Zjarret rrezikojnë banesat, evakuohen banorët në Spanesh dhe Kazie
TIRANĂ, 12 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bĂ«n tĂ« ditur se nĂ« fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencĂ«s dhe Forcat e Armatosura po evakuojnĂ« banorĂ«t nga banesat pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« situatĂ«s nga zjarret.
Sipas ministrisë, terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Ministria e Mbrojtjes ka raportuar sot për disa vatra aktive në qarkun e Tiranës.
VatĂ«r zjarri aktive Ă«shtĂ« raportuar nĂ« vendin e quajtur âMali i BĂ«rzhitĂ«sâ, fshati IbĂ«, ku po forcat operacionale vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r shuarjen e tij.
Në lartësitë dominuese të fshatit Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Aktualisht, edhe pse terreni është i vështirë, po veprojnë 6 mjete dhe rreth 40 forca nga strukturat operacionale si dhe një avion Canadair kroat.
Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë, në zjarrin e përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, po operojnë në automjete zjarrfikëse nga MZSH, por situata paraqitet e ndërlikuar dhe rrezikohen banesa. Forcave në terren u janë bashkuar 2 helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në kodrat e Selitës, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk ka akses për kalueshmëri mjetesh. Situata po monitorohet nga forcat bashkiake.
Në fshatin Stërbeg, bashkia Rrogozhinë, ku zjarri ka kaluar në fshatin Spanesh.
Në vendngjarje ndodhen forca dhe mjete nga MZSH Rrogozhinë të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Në fshatin Hajdaraj, bashkia Kavajë, vatrat janë drejt shuarjes së plotë, ku forcat në terren janë mbështetur edhe nga ajri, me një avion, që po punon aktualisht për shuarjen e vatrës së fundit.
/j.p/
The post Zjarret rrezikojnë banesat, evakuohen banorët në Spanesh dhe Kazie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.