Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë

Prokuroria e Posaçme deklaroi të premten se ka goditur një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila i pastronte paratë e pista në biznesin e ndërtimit të resorteve dhe pasurive të patundshme në Shqipëri. Akuza të reja janë ngritur edhe ndaj Franc Çopjes, alias Franc […]

The post Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë appeared first on Reporter.al.

Ish-deputeti Murrizi letër Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers”

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani për çështjen “Bankers Petroleum”. Murrizi kërkon nga drejtuesi i SPAK-ut të hedhë sytë nga Bankers dhe të hetohet nga SPAK si çështje. Ai shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin Bankers, nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991.

Source

Berisha: Altin Dumani mohon faktet, qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

✇Albeu
By: V K

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar përdorimin e mbi gjysmë miliard eurosh nga qeveria gjatë periudhës para zgjedhjeve të 11 majit 2025, për organizimin e aktiviteteve dhe prokurimeve me qëllim ndikimin e votës së qytetarëve shqiptarë.

Berisha tha se gjatë periudhës janar-maj, që sipas ligjit elektoral është e ndaluar për aktivitete që mund të ndikojnë në zgjedhje, u zhvilluan mbi 4,500 ngjarje kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe ‘Giro d’Italia’.

Ai theksoi se bashkitë e vendit kanë kryer prokurime me vlerë rreth 57 milionë euro, nga të cilat 14 milionë euro janë përdorur për blerje të përqendruara, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpenzuar 10 milionë euro në aktivitete elektorale.

Berisha kritikoi ashpër Altin Dumanin, duke e cilësuar si njeriun e dytë më përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve. Berisha shtoi duke thënë se Dumani mohon ekzistencën e fakteve dhe provave për shkeljet, duke e cilësuar atë si “avokat të verbër të krimit elektoral” dhe bashkëfajtor në farsën elektorale së bashku me qeverinë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë.

Në periudhën janar gjer në 11 Maj, periudhë në të cilën ligji elektoral, neni 91/3 i tij ndalon prokurimet, ndalon ngjarjet, aktivitetet, organizimin e tyre, aktivitetet që mund të kenë ndikim në zgjedhje dhe sipas raportit të OSBE-ODIHR, pikërisht në këtë periudhë u organizuan 4500 veprimtari kombëtarë dhe ndërkombëtare, përfshirë ‘Giro d’Italia’, 7 mln euro një organizate private ditën e votimit dhe një ditë para zgjedhjeve.

Pra përveç këtyre, bashkitë e vendit kanë prokuroruar tërësisht për qëllime elektorale në total 57 mln euro, nga të cilat rreth 14 mln para xhepi të themi, blerje të përqendruara. 32 mln bashkitë të ndryshme dhe Fondi shqiptar i grabitjes apo plaçkitjes, apo i zhvillimit siç quhet, ka përdorur për qëllime elektorale 10 mln euro.

Standardet e OSBE/ODIHR për ndarjen e shtetit nga partia, përfshirë Dokumenti i Kopenhagenit pika 5/4 dhe Kodi i Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, sanksionojnë të njëjtin parim.

Këtu kemi më poshtë tenderat e bashkive të vendit, të cilat nuk kanë respektuar asnjë ligj, as kushtetutën, por kanë bërë gjithçka që të ndikojnë në elektoratin e tyre në veprimtari kriminale antiligjore dhe për këtë njeriu i dytë më përgjegjës për farsën elektorale Altin Dumani, thotë se nuk kemi të dhëna, fakte dhe prova, sepse për Dumanin ligji është letër e vdekur, dokumentet zyrtare janë letra pa vlerë, mbasi ai është një fanatik i verbër, një avokat i verbër i krimit elektoral të qeverisë dhe bashkëfajtor në farsën elektorale, njëlloj me Edi Ramën dhe ministrat e tij.
Vazhdojmë …

Me blerje të përqendruara tani.
14.5 mln euro të ndaluara me ligj përdorimi i tyre dhe këto i ligjëron vetëm Altin Troplini, i cili bën mashtrimin publik se thotë nuk kemi prova dhe fakte.

Për atë dokumentet zyrtar dhe aktet në shkelje flagrante të ligjit për interesa të partisë shtet, nuk përbëjnë vepër penale.
Vazhdojmë …

Tenderat elektronik të Fondit shqiptar të grabitjes dhe plaçkitjes, të famozit Agolli që i dha 500 mln lekë djalit të vet për restorantin, për të bërë një manual për kuzhinën, nga kuzhinieri i restorantit të tij.
Këtu janë vlerat në lek, janë përpjekjet pra … poli i festivaleve të industrisë. E kuptoni ju terminologjinë e Lubi Ballukut.

The post Berisha: Altin Dumani mohon faktet, qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Berisha për Dumanin: Mashtroi për rastin e Thoma Gëllçit!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme mëngjesin e kësaj të hëne. Në një deklaratë për mediat, Berisha e akuzoi Dumanin për mashtrim lidhur me rastin e gazetarit Thoma Gëllçi, duke e quajtur “një të pacipë me formim ekstremisti […]

The post Berisha për Dumanin: Mashtroi për rastin e Thoma Gëllçit! appeared first on BoldNews.al.

Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

I përballur me një lumë kritikash nga drejtues të sistemit të drejtësisë, përfaqësues të Dhomës së Avokatisë, juristë dhe organizata të shoqërisë civile, kryeministri Edi Rama tentoi të distancohej nga përgjegjësia e qeverisë për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, i cili u publikua për konsultim publik një javë më parë. Në një […]

The post Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal appeared first on Reporter.al.

Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK

Gjatë një takimi informal me gazetarët, kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjes dhe në lidhje me hetimet për aferën e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, të cilat aktualisht janë në dorë të Prokurorisë së Fierit. Dumani tha se është në dorën e Prokurorisë së Fierit që të vendosë nëse do […]

The post Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK appeared first on BoldNews.al.

“21 janari”, Dumani: Dosje me prioritet. Veliaj? Dosja është ndarë, po hetohen disa fakte penale

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim që zhvilloi me gazetarët me dyer të mbyllura  është pyetur edhe në lidhje me hetimin për dosjen “21 janari”.

Dumani tha se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se është një nga dosjet prioritare.

Ai tha se SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Kreu i SPAK sqaroi se është prokurori ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

I pyetur për hetmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn dhe pyetjet që ai shtroi publikiusht per spakj,Dumani tha se dosja në ngarkim të Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër. ndërsa shtoi se nuk u përgjigjet pyetjeve të të pandehurve

“Ka një fraksion tjetër hetimor për Erion Veliajn. Po hetohen disa fakte penale”, është shprehur Dumani. Ndërkohë për shtatë pyetjet që Veliaj i drejtoi publikisht, kreu i sPAK është shprehur nuk i përgjigjet të pandehurve.“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.”,

Takimin që u zhvillua neë spak, Dumani e nisi me krimet zgjedhore duke u shprehur se strategjia e SPAK kishte efekt parandalues, ndërsa shtoi se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.

Kryeprokurori i Posaçëm ka bërë me dije se janë regjistruar 43 procedime penale ku një është dërguar për gjykim, ndërsa 39 procedime mbeten në hetim. Gjithashtu është shprehur se ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, ku janë gjetur prova të vlefshme materiale. Lidhur me tipologjinë e kallëzimeve nga subjektet politike, Dumani ka thënë se shumica ishin për shpërdorimi i asfaltit elektoral.

Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar, prokurorët kanë në prioritet këto hetime. Janë 43 materiale mosfillimi që u janë komunikuar denoncuesve. Vetëm tre prej tyre janë ankimuar në gjykatë, ku gjykata ka gjetur të drejta vendimet e mosfillimit nga prokurori, tha Dumani./abcnews.al

Deklaratat e Dumanit për krimet zgjedhore, Bardhi: SPAK ishte inekzistent

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot në lidhje me deklaratat e bëra nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, i cili tha se strategjia për krimet zgjedhore pati efekt parandalues dhe se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësues të subjekteve politike.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se SPAK ishte inekzistent në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas Bardhit nuk është thirrur kurrë për kallëzimet që ka bërë në qarkun e Fieriut ku edhe ishte drejtues.

“Me cilat parti politike ishin në kontakt ju, z. Prokuror? Ku dhe si? Nuk e di nëse vërtetë Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani e ka thënë apo jo këtë pohim në takimin off-records me gazetarët, por nëse nuk ka qenë një keqkuptim i medias, ai ka detyrimin të shpjegojë se me cilën parti politike ishte në kontakt. Me Partinë Socialiste për të intimiduar dhe shantazhuar opozitën?! Me Partinë Socialiste për të rakorduar kohën e kryerjes së krimeve zgjedhore dhe për të dhënë garanci për paprekshmëri?!

“Si Drejtues Politik i qarkut Fier deklaroj me përgjegjësi të plotë që jo vetëm nuk jemi thirrur kurrë për kallëzimet tona, por SPAK ka qenë tërësisht inekzistent, edhe pse qarku Fier, si qarku i dytë më i madh i vendit, ishte një skenë krimi elektoral çdo minutë”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, SPAK ishte inekzistent kur PD ka kallëzuar skemën e punësimeve elektorale në Fier, që përbën korrupsion zgjedhor.

“Taskforca e SPAK ishte alibia për të realizuar skenarin e njohur edhe në raportin paraprak nga OSBE-ODIHR të shkrirjes së “partisë, shtetit dhe krimit” në një të vetme në zgjedhje! Shndërrimi i SPAK nga shpresë në alibi është lajmi më i keq që shqiptarët morën në zgjedhjet e 2025!”, shkruan Bardhi ndër të tjera.

/m.q/r.e/

The post Deklaratat e Dumanit për krimet zgjedhore, Bardhi: SPAK ishte inekzistent appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

21 Janari, Dumani: Dosje prioritare, hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani bëri të ditur sot se po kryhen hetime intensive dhe të pandërprera për dosjen e vrasjes së 4 protestuesve para Kryeministrisë në protestën e 21 Janarit 2011.

Gjatë një bashkëbisedimi informal me gazetarët, kreu i SPAK tha se dosja e 21 Janarit është prioritare.

“Po kryhen hetime intensive për 2 vrasje, 3 plagosje dhe pengim të zbardhjes sa të vërtetës.  Është administruar kaseta audiovizive. Ajo është çështje prioritare”, është shprehur Dumani siç dhe raportojnë në medie gazetarët e pranishëm gjatë këtij takimi informal.

Ai theksoi se Prokuroria e Posaçme ka në vëmendje vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e Aleks Nikës.

“SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetojë dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Në nëntor të vitit 2023 Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, e cilësoi 21 Janarin si “krim shtetëror” dhe që duhet hetuar si i tillë.

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, në korrik 2024, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin.

/m.q/r.e/

The post 21 Janari, Dumani: Dosje prioritare, hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani: Strategjia për krimet zgjedhore e dha efektin parandalues, Kodi Penal ka nevojë për ndryshime

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, tha sot se strategjia e ndjekur gjatë zgjedhjeve për krimet zgjedhore pati efekt parandalues.

Në një takim informal me gazetarët, Dumani vlerësoi edhe bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Fokusi kryesor është krimi zgjedhor. Pritëm që KQZ-ja të shpërndante mandatet dhe të konsiderohej i mbyllur procesi zgjedhor. Jeni informuar herë pas here për krimin zgjedhor. SPAK ka qenë i angazhuar që nga marsi e deri në përfundim të procesit zgjedhor. Strategjia pati së pari, efekt parandalues dhe e ka dhënë këtë efekt. Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte efektiv”, u shpreh ai në bashkëbisedimin me gazetarët jashtë kamerave.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme tha se kallëzimet për shitblerje votash nuk janë shoqëruar me prova konkrete, por me indicie dhe dyshime.

“SPAK ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë, me përfaqësues të subjekteve politike, me policinë dhe prokuroritë e rretheve. Prokurorët e deleguar në rrethe kanë dëgjuar të gjitha pretendimet që kanë pasur edhe subjektet politike në kohë reale”, tha Dumani.

Sipas Dumanit, në total janë administruar 193 materiale kallëzuese, ku 80 prej tyre janë bërë nga qytetarët.

Kreu i SPAK tha se nga 43 raste të regjistruara, një është dërguar në gjyq, një është pezulluar dhe një tjetër është përcjellë për kompetencë.

“Janë arrestuar dy vetë në flagrancë. Ka 16 vendime gjykate për kontrolle. Rezultatet kanë qenë të kënaqshme. Janë gjetur prova për çështjet që i kemi në proces. Prokurorët i kanë prioritet çështjet e krimeve zgjedhore”, tha ai. Kreu i SPAK-ut shtoi se në 43 raste është vendosur mosfillim, pasi nuk ka pasur elementë të veprës penale.

Dumani komentoi edhe draftin për Kodin e ri Penal.

Siç raportuan mediet duke publikuar detaje nga bashkëbisedimi informal, Dumani ka theksuar se Kodi Penal ka nevojë për ndryshime, ndërsa shtoi se SPAK nuk është përfshirë në hartimin e tij.

“Për debatin e Kodit të ri Penal, ka një rëndësi jetike për shtetin ligjor, priten diskutime, është normale. Debati i parë që duhej të ishte bërë: A ishte i nevojshëm Kodi i ri apo të punohej mbi Kodin aktual? Unë vetë besoj që ka nevojë për ndryshime, për shembull neni për narkotikët, të ndahet sipas sasisë dhe llojit të drogës. Është një draft. Ne nuk e kemi marrë zyrtarisht. Nuk jemi përfshirë në hartimin e tij. Kur të na vijë do ta analizojmë dhe do të mbajmë një qëndrim”, është shprehur Dumani sipas raportimeve në medie nga gazetarët e pranishëm në takimin informal.

Dumani është pyetur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së sekuestrimit të celularëve pa vendim gjykate, duke deklaruar se “nuk komentojmë, jemi të detyruar t’i zbatojmë”.

Për fitoren e Thoma Gëllçit në Strasburg, Dumani tha se nuk ishin vënë në dijeni nga Avokatura e Shtetit për rastin. Dumani tha për gazetarët se në Strasburg kanë shkuar të dhëna të pasakta.

“Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni për rastin “Gëllçi” në Strasburg. Ka pasur një mungesë të theksuar koordinimi, duke na ulur mundësinë për të mbrojtur vendimmarrjet tona. Kanë shkuar të dhëna të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar”, tha Dumani.

I pyetur nga gazetarët nëse kanë frikë se mund t’u kufizohen kompetencat, Dumani u shpreh se “nëse politika vendos të mos bëjë ndryshime apo që SPAK nuk është më i nevojshëm, apo t’i reduktojmë pavarësinë, ky është vendim i politikës”.

“SPAK u krijua edhe si rezultat i vullnetit të partnerëve ndërkombëtarë. Është institucioni më i besuar. E kemi ndërtuar këtë besim në 5 vite e 8 muaj punë”, tha Dumani.

Kreu i SPAK është pyetur nga gazetarët gjatë këtij takimi informal edhe për rastin e Erion Veliajt dhe akuzat e tij ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatët. Kjo është forma proceduriale. Dosja “Veliaj” është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani.

/m.q/r.e/

The post Dumani: Strategjia për krimet zgjedhore e dha efektin parandalues, Kodi Penal ka nevojë për ndryshime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar këtë të enjte një takim informal jashtë kamerave me gazetarët që ndjekin çështjet e drejtësisë dhe mbulojnë institucionin e SPAK. Nga Kodi i ri Penal, kufizimi i konmpetencave të SPAK, apo tek çështjet e Veliajt me Gëllçit, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjeve për disa çështje […]

The post Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve appeared first on BoldNews.al.

Dumani për dosjen ”21 Janari”: Hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani thotë se po zhvillohen hetime intensive në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011, konkretisht për dy vrasje, tre plagosje dhe pengim të zbardhjes së të vërtetës. Ai theksoi se Prokuroria e Posaçme ka në vëmendje vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e Aleks Nikës, një prej viktimave të protestës së asaj dite. ”Po kryhen hetime intensive për…

Source

Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër, po hetohen disa fakte penale

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u shpreh se nuk i përgjigjet 7 pyetjeve të drejtuara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Kreui i SPAK, tha se dosja e Veliajt është ndarë në fraksion tjetër.

Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, po heton disa fakte penale.

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.

Dosja “Veliaj” është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani.

The post Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër, po hetohen disa fakte penale appeared first on Albeu.com.

Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin

Në një takim informal të zhvilluar këtë të enjte me gazetarët që ndjekin çështjet e drejtësisë, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, ka komentuar Kodiin e ri Penal, të prezantuar nga Ministria e Drejtësisë. Dumani tha se SPAK nuk është përfshirë në hartimin e draftit dhe se ende nuk e ka marrë zyrtarisht dokumentin […]

The post Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin appeared first on BoldNews.al.

Krimet zgjedhore/ Dumani: Në total ka pasur 193 materiale të administruara

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, ku në qendër të diskutimit ishte krimi zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Dumani bëri me dije se janë depozituar disa kallëzime për shitblerje votash, por sipas tij, ato nuk janë shoqëruar me prova konkrete. “Strategjia e […]

The post Krimet zgjedhore/ Dumani: Në total ka pasur 193 materiale të administruara appeared first on BoldNews.al.

“Kodi i ri Penal ka nevojë për ndryshime”, Dumani: Nuk jemi të përfshirë në hartimin e draftit

Edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është i mendimit se drafti i prezantuar për Kodin e ri Penal ka nevojë për ndryshime. Në një takim informal me gazetarët Dumani u shpreh se drafti ende nuk i është dorëzuar zyrtarisht për shqyrtim, duke theksuar se nuk ka marrë pjesë në hartimin e tij.

“Po, unë e kam ndjekur diskutimin që është bërë për këtë temë, me të drejtë pasi pas kushtetusës, vjen kodi penal praa është shumë e rëndësishme. Ne vet, nuk kemi qenë pjesë sepse sjemi njoftuar, por une vet kam mendimin se do duhej të nisnim fillimisjt me pyetjen, a na duhet te ndryshojmë kodin penal?”

Unë mendoj se kodi ka nevojë për disa rishikime, përshembull sa i takon dënimeve për lëndët narkotike ne smund të kemi të njëjtin dënim edhe për një person që është kapur me kokainë, edhe për një që është kapur me kanabis apo nje tjetër me drogra sintetike./abcnews.al

Krimet zgjedhore/ Kreu i SPAK, Altin Dumani: 43 procedime penale, vendime edhe për kontrolle banesash dhe zyrash

Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se janë 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.

Në një konferencë me gazetarët, Dumani u shpreh se ka pasur 43 procedime penale, teksa 17 vendime ka pasur për kontrille banesazh, zyrash apo kontrolle personale, prej të cilave janë gjetur prova të qenësishme.

“193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese. Në këto subjekte përfshihen parti politike, Policia e Shtetit, si edhe çështje të nisura nga vetë SPAK. Ka pasur 43 procedime penale të regjistruara, ndërsa mbeten në hetim 39 procedime. Ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, që kanë dhënë rezultate të kënaqshme pasi janë gjetur prova të qenësishme. Nga 43 vendime mosfillimi, vetëm 3 prej tyre janë ankimuar në gjykatë, por edhe këto të fundit janë rrëzuar nga gjykata duke i dhënë të drejtë SPAK”, theksoi ai./abcnews.al

Krimet zgjedhore, Altin Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, morëm 193 kallëzime

Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, ku në qendër të diskutimit ishte krimi zgjedhor në lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. “Strategjia e SPAK-ut ka pasur efekt parandalues, por edhe bashkëpunim. Statistikat dhe të dhënat mund t’i sjell para jush, janë administruar 193 materiale, 35 nga policia e shtetit, 80 nga qytetarët…

Source

Kodi i ri Penal/ Dumani: Nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kryeprokurorit Çela bie dakord

✇Albeu
By: V K

Gjatë takimit me dyer të mbyllura me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani ka komentuar edhe Kodin e ri Penal. Ai u shpreh se debati për draftin është i pritshëm, si në nivel profesional ashtu edhe në atë shoqëror.

Sipas tij debati që duhet të ishte bërë në lidhje me këtë temë qëndron në nevojën që ekzistonte apo jo për të.

“A ishte i nevojshëm një kod i ri? Ky ishte debati që duhet të ishte bërë. Apo mund të bëheshin ndryshime në kodin aktual”, mësohet të jetë shprehur Dumani gjatë takimit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Dumani theksoi se mendon që ka nevojë për ndryshime në kodin aktual, por theksoi se diskutimi duhet të fillonte në këtë mënyrë, pra nëse kishte nevojë për një kod të ri.

Dumani tregoi gjithashtu se SPAK nuk është përfshirë në hartimin e këtij drafti dhe se ky i fundit nuk u është vendosur në dispozicion, ndërsa sqaroi se në momentin që kjo do të ndodhë do të ketë edhe një dhënie mendimi.

Ai shtoi se ka ndjekur edhe reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela në lidhje me draftin dhe u shpreh se në disa aspekte ndante të njëjtat mendime me të.

Kujtojmë se Çela u tregua kritik ndaj draftit të Kodit të ri Penal duke thënë mes të tjerash se në të përfshihen nene të paqarta dhe se ky kod do të krijojë konfuzion.

The post Kodi i ri Penal/ Dumani: Nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kryeprokurorit Çela bie dakord appeared first on Albeu.com.

Altin Dumani takim me gazetarët për krimin zgjedhor: 193 materiale të paraqitura në prokurori

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kreu i SPAK Altin Dumani, po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me gazetarët. Raportohet se në fokus të takimit është tema e krimit zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjithashtu, raportohet se kryeprokurori i posaçëm ka zbuluar se strategjia e SPAK ka dhënë efekt parandalues, ndërsa tha se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.

Në këto subjekte përfshihen parti politike, policia e shtetit, si edhe çështje të nisura nga vetë SPAK.

Dumani ka zbuluar se ka pasur 43 procedime penale të regjistruara, ndërsa mbeten në hetim 39 procedime.

Ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, të cilat sipas Dumanit kanë dhënë rezultate të kënaqshme pasi janë gjetur prova të qenësishme.

Nga 43 vendime mosfillimi, vetëm 3 prej tyre janë ankimuar në gjykatë, por edhe këto të fundit janë rrëzuar nga gjykata duke i dhënë të drejtë SPAK.

Mësohet se pjesa më e madhe e kallëzimeve të bëra nga subjketet politike lidhet me asfaltin elektoral dhe punëimet në kundërshtim me ligjin, të cilat janë hetuar dhe janë mosfilluar.

The post Altin Dumani takim me gazetarët për krimin zgjedhor: 193 materiale të paraqitura në prokurori appeared first on Albeu.com.

❌