❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

Një nga njerëzit më të pasur të Hungarisë, Istvån Tiborcz, dhëndri i kryeministrit Viktor Orbån, është vënë në qendër të kritikave për pasurinë e tij, në një kohë kur opinioni publik po shpreh gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj nepotizmit dhe rënies së standardeve të jetesës në vend. Tiborcz, i martuar me vajzën e kryeministrit, [
]

The post Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm? appeared first on BoldNews.al.

Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës

Kryeministri hungarez thotĂ« se duhet tĂ« vendosen sanksione ndaj udhĂ«heqĂ«sve tĂ« UkrainĂ«s – njĂ« deklaratĂ« e papritur e nxitur nga vdekja e hungarezit Jozsef Sebestyen.

Autoritetet hungareze pretendojnë se ai u rrah për vdekje nga punonjës të zyrës ushtarake të regjistrimit në Ukrainë. Kjo e fundit e mohon një gjë të tillë.

“Jozsef Sebestyen u rrah pĂ«r vdekje gjatĂ« mobilizimit tĂ« detyruar nĂ« Zakarpattia. Sot nĂ« Bruksel, qeveria hungareze nisi pĂ«rfshirjen e menjĂ«hershme tĂ« zyrtarĂ«ve ukrainas pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r vdekjen e njĂ« qytetari hungarez nĂ« listĂ«n e sanksioneve pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut tĂ« BE-sĂ«â€, shkroi Viktor Orban nĂ« Facebook.

Forcat TokĂ«sore tĂ« UkrainĂ«s hodhĂ«n poshtĂ« akuzat hungareze. Sipas tyre, Sebestyen la njĂ«sinĂ« e tij ushtarake pa leje pas mobilizimit dhe u shtrua nĂ« spital, ku mjekĂ«t diagnostikuan “njĂ« reagim akut stresi” dhe e pranuan pĂ«r kujdes psikiatrik.

Dy javë më vonë, ai vdiq. Një autopsi zyrtare konkludoi se shkaku i vdekjes ishte embolia pulmonare. Nuk u gjetën lëndime ose shenja dhune në trup.

Më parë, Ministria e Jashtme e Hungarisë thirri ambasadorin ukrainas për të shprehur protestë. Sebestyén kishte shtetësi të dyfishtë.

Dhe pĂ«r qindra etnikĂ« hungarezĂ« nga Zakarpattia tĂ« vrarĂ« nga forcat ruse nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ« pushtuese? Kjo nuk duket se shqetĂ«son “humanistin e madh” Orban. /Telegrafi/

The post Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës appeared first on Telegrafi.

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundĂ«r BE pĂ«r ParadĂ«n e KrenarisĂ«

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur ParadĂ«n e KrenarisĂ« tĂ« mbajtur tĂ« shtunĂ«n nĂ« Budapest si “tĂ« neveritshme dhe tĂ« turpshme”, duke e akuzuar Bashkimin Evropian se u ka kĂ«rkuar politikanĂ«ve opozitarĂ« qĂ« tĂ« merren me organizimin, i cili u shndĂ«rrua edhe nĂ« protestĂ« kundĂ«r QeverisĂ«, kanĂ« raportuar mediat lokale tĂ« dielĂ«n.

Marshi në Budapest është kthyer në një prej zërave më të fuqishëm opozitarë kundër Orbanit në vjetët e fundit, dhe besohet se mbi 100.000 njerëz e kanë sfiduar ndalesën policore dhe kërcënimet me gjoba.

Duke folur nĂ« njĂ« grup online tĂ« mbyllur me mbĂ«shtetĂ«sit e tij, Orbani citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« se politikanĂ«t e udhĂ«zuar nga “Brukseli” u kanĂ« kĂ«rkuar votuesve qĂ« tĂ« marrin pjesĂ«, sipas medias lokale Index, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Prej ditĂ«s sĂ« djeshme ne jemi edhe mĂ« tĂ« sigurt se kĂ«ta njerĂ«z [politikanĂ«t opozitarĂ«] nuk duhet tĂ« lejohen nĂ« kryesim tĂ« QeverisĂ«. Dhe nuk do t’i lejojmĂ«â€, citohet t’iu ketĂ« thĂ«nĂ« Orbani mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« tij. Ai nuk ka ofruar asnjĂ« dĂ«shmi pĂ«r komentet qĂ« ka bĂ«rĂ«.Ngjarja Ă«shtĂ« organizuar nga komuna e Budapestit, e udhĂ«hequr prej Gergely Karacsonyt, tĂ« cilin Qeveria e Orbanit e ka akuzuar ndĂ«r vite se Ă«shtĂ« “kukull” e Brukselit.

Komisioni Evropian nuk i ka komentuar deklaratat e Orbanit. Orbani u ka thĂ«nĂ« mbĂ«shtetĂ«sve se marshi ka qenĂ« “i neveritshĂ«m”, duke pĂ«rmendur nĂ« mĂ«nyrĂ« specifike momentin kur disa burra kanĂ« qenĂ« me taka dhe me mbishkrime nĂ« duar pĂ«r terapi hormonale.

Marshi është ndaluar me arsyetimin se ligji i miratuar në mars i pamundëson Paradat e Krenarisë, sepse duhet mbrojtur fëmijët nga ai stil jetese.

Kundërshtarët e Orbanit e shohin ndalesën si një tjetër vendim në drejtim të shtypjes së lirive demokratike para zgjedhjeve në nivel kombëtar që do të mbahen vitin tjetër. Partia e Orbanit e ka dominuar jetën politike në Hungari në 15 vjetët e fundit.

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest, pasi policia e ndaloi zhvillimin e saj.

NĂ« njĂ« reagim nĂ« platformĂ«n X, kryeministri i HungarisĂ«, Viktor Orban, tha se Komisioni Evropian duhet tĂ« pĂ«rmbahet nga ndĂ«rhyrjet nĂ« çështjet e zbatimit tĂ« ligjit nĂ« vendet anĂ«tare tĂ« bllokut, “ku nuk ka asnjĂ« rol pĂ«r tĂ« luajtur”.

Policia hungareze ndaloi javën e kaluar marshimin e caktuar për të shtunën nga komuniteti LGBTQ, duke u thirrur mbi një ligj të miratuar në mars, i cili thotë se mbrojtja e fëmijëve duhet të ketë përparësi ndaj të drejtës për tubim.

Megjithatë, kryetari liberal i Budapestit dhe organizatorët e aktivitetit deklaruan se marshimi do të zhvillohej pavarësisht ndalimit, pasi ai cilësohet si aktivitet komunal dhe nuk ka nevojë për leje nga autoritetet qendrore.

“U bĂ«j thirrje autoriteteve hungareze pĂ«r ta lejuar zhvillimin e ParadĂ«s sĂ« KrenarisĂ« nĂ« Budapest pa frikĂ« nga ndonjĂ« sanksion penal apo administrativ ndaj organizatorĂ«ve apo pjesĂ«marrĂ«sve”, tha von der Leyen nĂ« njĂ« video tĂ« postuar nĂ« X tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« mbrĂ«mje.

“NĂ« EvropĂ«, tĂ« marshosh pĂ«r tĂ« drejtat e tua Ă«shtĂ« liri themelore”, shtoi ajo.

I pyetur nĂ«se policia mund ta shpĂ«rndajĂ« me forcĂ« marshimin tĂ« shtunĂ«n, Orban tha tĂ« enjten nĂ« Bruksel se Hungaria Ă«shtĂ« “vend i civilizuar, nuk e lĂ«ndojmĂ« njĂ«ri-tjetrin”.

Kritikët e shohin ndalimin e Paradës si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj lirive demokratike para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, ku nacionalisti Orban do të përballet me një kundërshtar të fortë opozitar.

Orban, që është në pushtet nga viti 2010, e paraqet veten si mbrojtës të vlerave familjare dhe në shkurt tha se organizatorët as nuk duhet të përpiqen të mbajnë Paradë Krenarie në Budapest këtë vit.

TĂ« martĂ«n, ministri hungarez i DrejtĂ«sisĂ« ia dĂ«rgoi njĂ« letĂ«r disa ambasadave tĂ« huaja, duke i njoftuar se Parada e KrenarisĂ« Ă«shtĂ« “tubim i ndaluar ligjĂ«risht, organizimi dhe shpallja e tĂ« cilit pĂ«rbĂ«n vepĂ«r penale tĂ« dĂ«nueshme me burg deri nĂ« njĂ« vit, sipas ligjit hungarez”.

Ministri Bence Tuzson e dërgoi letrën një ditë pasi diplomatët nga Britania, Franca, Gjermania dhe 30 vende të tjera shprehën mbështetje për komunitetin LGBTQ të Hungarisë dhe Paradën e Krenarisë në Budapest./REL

E ardhmja e aseteve të ngrira të Rusisë: Rrugët drejt dëmshpërblimeve

Pritet një përplasje mes BE-së dhe dy anëtarëve më pro-rusë të bllokut, Hungarisë dhe Sllovakisë, në lidhje me raundin e ri të sanksioneve kundër Kremlinit, gjatë samitit të ardhshëm të liderëve të BE-së në Bruksel, më 26-27 qershor. E shpallur më 10 qershor nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, paketa e propozuar [
]

The post E ardhmja e aseteve të ngrira të Rusisë: Rrugët drejt dëmshpërblimeve appeared first on Reporter.al.

Doktrina Trump

Administrata e dytë e presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbushur vetëm katër muaj në detyrë, por që tani ka shenja të një doktrine politike të jashtme në zhvillim. Dhe si shumë gjëra të tjera në lidhje me presidencën e tij, ajo përfaqëson një shkëputje të habitshme nga e kaluara. Doktrinat luajnë një rol të rëndësishëm [
]

The post Doktrina Trump appeared first on Reporter.al.

“Solli shpresĂ«n pĂ«r paqe dhe njĂ« jetĂ« normale”/ Kryeministri Hungarez: Donald Trump, pikĂ« kthese

GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij hapĂ«se nĂ« njĂ« konferencĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« mbajtur nĂ« Budapest, ku morĂ«n pjesĂ« figura tĂ« njohura tĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ«, populistĂ« dhe mbĂ«shtetĂ«s tĂ« RusisĂ«, Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka cilĂ«suar presidencĂ«n e Donald Trump si njĂ« “pikĂ« kthese tĂ« vĂ«rtetĂ« kulturore”.

“Ish-presidenti amerikan Donald Trump dĂ«rgoi njĂ« pĂ«rshĂ«ndetje pĂ«rmes njĂ« mesazhi video qĂ« u transmetua gjatĂ« konferencĂ«s, duke e lavdĂ«ruar Orbanin si njĂ« “njeri tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m qĂ« gĂ«zon respekt tĂ« madh nga tĂ« gjithĂ«â€.

Donald Trump i ktheu planetit shpresĂ«n pĂ«r njĂ« jetĂ« normale dhe paqe,” deklaroi Orban gjatĂ« KonferencĂ«s pĂ«r Veprim Politik Konservator (CPAC), e cila po zhvillohet nĂ« kryeqytetin hungarez.

Ka bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« tĂ« shkĂ«lqyer si lider dhe Ă«shtĂ« njĂ« person shumĂ« i veçantĂ«,” tha Trump nĂ« mesazhin e tij.

Konferenca dyditore ka mbledhur një numër figurash të njohura të politikës së ekstremit të djathtë në Evropë, përfshirë Alice Weidel, lidere e partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), Herbert Kickl, kreu i Partisë së Lirisë në Austri, Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë dhe Irakli Kobakhidze, kryeministër i Gjeorgjisë.

The post “Solli shpresĂ«n pĂ«r paqe dhe njĂ« jetĂ« normale”/ Kryeministri Hungarez: Donald Trump, pikĂ« kthese appeared first on Sot News | Lajme.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të ndërpresë fondet e BE-së për Hungarinë

Një grup eurodeputetësh i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të ngrijë fondet e BE-së për Hungarinë me efekt të menjëhershëm për shkak të shkeljes së supozuar të sundimit të ligjit nga qeveria e kryeministrit Viktor Orbån.

Letra, e botuar të martën, iu drejtua Komisionerit Evropian për Buxhetin, Piotr Serafin dhe Komisionerit për Demokraci dhe Drejtësi, Michael McGrath dhe u nënshkrua nga 26 eurodeputetë nga pesë grupe të ndryshme politike, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

“Ne, 26 anĂ«tarĂ« tĂ« Parlamentit Evropian, po shkruajmĂ« pĂ«r tĂ« shprehur shqetĂ«simin tonĂ« tĂ« thellĂ« nĂ« lidhje me zhvillimet e fundit nĂ« Hungari. Ne i kĂ«rkojmĂ« Komisionit Evropian tĂ« rrisĂ« presionin mbi qeverinĂ« e Viktor OrbĂĄn qĂ« tĂ« ndalojĂ« shkeljen e vlerave tĂ« BE-sĂ« dhe ligjeve tĂ« BE-sĂ« duke pezulluar menjĂ«herĂ« tĂ« gjitha fondet e BE-sĂ« pĂ«r HungarinĂ« nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi pĂ«r tĂ« mbrojtur interesin financiar tĂ« Bashkimit”, thuhet nĂ« letĂ«r.

Letra kujton se Komisioni aktualisht po i “mban” 18 miliardĂ« euro tĂ« HungarisĂ« pĂ«rmes mekanizmave tĂ« ndryshĂ«m tĂ« aktivizuar nĂ« dhjetor 2022 kryesisht “pĂ«r shkak tĂ« korrupsionit tĂ« pĂ«rhapur” dhe “shkeljeve serioze tĂ« sundimit tĂ« ligjit nga qeveria”.

“Me keqardhje, qĂ« nga vendimet e dhjetorit 2022, Hungaria jo vetĂ«m qĂ« nuk ka arritur tĂ« bĂ«jĂ« pĂ«rparim domethĂ«nĂ«s drejt pĂ«rmbushjes sĂ« kushteve dhe/ose objektivave tĂ« pĂ«rcaktuara, por nĂ« vend tĂ« kĂ«saj ka parĂ« regres tĂ« mĂ«tejshĂ«m alarmues”, thuhet nĂ« letĂ«r. /Telegrafi/

The post Eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të ndërpresë fondet e BE-së për Hungarinë appeared first on Telegrafi.

Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi

NjĂ« thriller spiunazhi me UkrainĂ«n, njĂ« lamtumirĂ« e mentalitetit tĂ« paqes, njĂ« shpallje lufte ndaj opozitĂ«s: Hungaria po kalon njĂ« periudhĂ« tĂ« trazuar kĂ«to ditĂ«. Spiunazhi, lufta e shĂ«rbimeve sekrete, epoka e akullnajave diplomatike me UkrainĂ«n, fushata propagandistike pro-ruse, fjalimi luftarak i ministrit tĂ« Mbrojtjes dhe sĂ« fundmi hetimi i dyshimtĂ« kundĂ«r kundĂ«rshtarit mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m [
]

The post Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi appeared first on BoldNews.al.

Edi Rama drejt mandatit të ri, vijnë urimet nga liderët botërorë

Partia Socialiste e Edi Ramës, sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 11 majit del të jetë partia fituese, ku pritet të ketë 82 mandate.

Menjëherë pas këtyre rezultateve kanë nisur urimet e liderëve botërorë për Edi Ramën.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“I dashur Edi Rama, urime pĂ«r fitoren tuaj zgjedhore! NĂ«n udhĂ«heqjen tuaj, ShqipĂ«ria ka bĂ«rĂ« pĂ«rparim tĂ« madh drejt Bashkimit tonĂ«. Le tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« ngushtĂ« sĂ« bashku pĂ«r reformat e BE-sĂ«. ShqipĂ«ria i pĂ«rket BE-sĂ«! Pres me padurim t’ju pĂ«rgĂ«zoj personalisht nesĂ«r nĂ« TiranĂ«â€, ka shkruar ajo.

Dear @ediramaal, congratulations on your electoral victory!

Under your leadership, Albania has made great progress towards our Union.

Let’s keep working closely together on EU reforms. Albania belongs in the EU!

Looking forward to congratulate you in person tomorrow in Tirana. pic.twitter.com/Lneh8LPh3D

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 14, 2025

Ramën e ka uruar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Urime Edi Rama mik i dashur, pĂ«r fitoren tĂ«nde nĂ« zgjedhjet parlamentare. Franca do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« nĂ« krah tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« rrugĂ«n e saj drejt Bashkimit Europian. Do tĂ« takohemi qĂ« tĂ« premten nĂ« Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe pĂ«r njĂ« vizitĂ« qĂ« duhet tĂ« na lejojĂ« tĂ« forcojmĂ« edhe mĂ« shumĂ« partneritetin tonĂ«â€, ka shkruar Macron nĂ« X.

Dear @ediramaal, congratulations on your electoral victory!

Under your leadership, Albania has made great progress towards our Union.

Let’s keep working closely together on EU reforms. Albania belongs in the EU!

Looking forward to congratulate you in person tomorrow in Tirana. pic.twitter.com/Lneh8LPh3D

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 14, 2025

Edhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social “X”, lideri i Emirateve shprehu urimet e tij tĂ« sinqerta, ndĂ«rsa vlerĂ«soi marrĂ«dhĂ«niet gjithnjĂ« nĂ« rritje mes dy vendeve.

“Urime tĂ« sinqerta pĂ«r Kryeministrin Edi Rama pĂ«r rezultatin e zgjedhjeve parlamentare nĂ« ShqipĂ«ri. MarrĂ«dhĂ«niet mes Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe dhe ShqipĂ«risĂ« kanĂ« njohur njĂ« rritje tĂ« fortĂ« vitet e fundit dhe jam i bindur se sĂ« bashku mund tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« zgjerojmĂ« bashkĂ«punimin dhe tĂ« promovojmĂ« zhvillim tĂ« mĂ«tejshĂ«m nĂ« dobi tĂ« kombeve dhe popujve tanĂ«â€, shkroi bin Zayed.

Sincere congratulations to Prime Minister Edi Rama (@ediramaal) on the result of the Albanian parliamentary election. Ties between the UAE and Albania have witnessed strong growth in recent years, and I am confident that together we can continue to expand collaboration and


— Ù…Ű­Ù…ŰŻ ŰšÙ† ŰČŰ§ÙŠŰŻ (@MohamedBinZayed) May 14, 2025

Urim për Edi Ramën për rezultatin e arritur pati edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Obran njĂ« postimi nĂ« platformĂ«n “X” e cilĂ«soi rezultatin si njĂ« “fitore dĂ«rrmuese”, ndĂ«rsa shprehu entuziazmin pĂ«r takimin me RamĂ«n kĂ«tĂ« tĂ« premte nĂ« TiranĂ«, ku do tĂ« mbahet Samiti i radhĂ«s i Komunitetit Politik Europian (EPC).

“Urime Kryeministrit Edi Rama pĂ«r fitoren e tij dĂ«rrmuese nĂ« zgjedhjet parlamentare shqiptare. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh kĂ«tĂ« tĂ« premte nĂ« TiranĂ« nĂ« atĂ« qĂ« mund tĂ« rezultojĂ« tĂ« jetĂ« njĂ« Samit historik tĂ« Komunitetit Politik Europian (EPC)”, shkroi Orban. /Telegrafi/

Congratulations to Prime Minister @ediramaal on his landslide victory in the Albanian parliamentary elections.
Dear Edi, looking forward to seeing you this Friday in Tirana at what may prove to be a historic EPC Summit.

— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) May 14, 2025

The post Edi Rama drejt mandatit të ri, vijnë urimet nga liderët botërorë appeared first on Telegrafi.

Kush Ă«shtĂ« hungarezi qĂ« mund tĂ« jetĂ« pasardhĂ«si i Papa Françeskut dhe ‘lidhjet e tij’ me Viktor Orbanin?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Një nga kandidatët kryesorë është Peter Erdo, kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit.

Kardinali hungarez 72-vjeçar ka mbajtur poste të rëndësishme në Kishën Katolike gjatë dekadave të fundit dhe u përmend si kandidat potencial edhe në vitin 2013, kur përfundimisht u zgjodh Papa Françesku.

A ka shanse Erdo të pasojë argjentinasin? Dhe, ndoshta më intriguese, cila është marrëdhënia e tij me kryeministrin gjithnjë e më autoritar të Hungarisë, Viktor Orban?

Kush është Peter Erdo?

Erdo konsiderohet gjerĂ«sisht si “papabile” – njĂ« term qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r kandidatĂ«t me gjasa reale pĂ«r t’u bĂ«rĂ« papĂ«.

Teorikisht, çdo mashkull i pagëzuar katolik është i pranueshëm për papatin, por që nga shekulli i 14-të, vetëm kardinalët janë zgjedhur.

Aktualisht ka 252 kardinalë, por vetëm 135 prej tyre kanë të drejtë vote, pasi vetëm ata nën moshën 80-vjeçare mund të marrin pjesë në konklavë.

Erdo mund të arrijë të sigurojë dy të tretat e votave në Konklavën Papnore që pritet të nisë në fillim të majit (jo më herët se 16 ditë pas ndarjes nga jeta të papës, sipas rregullave aktuale).

Kredencialet e tij janĂ« tĂ« fuqishme: nga viti 2006 deri mĂ« 2016 ai ka drejtuar KĂ«shillin e Konferencave Ipeshkvnore Evropiane – njĂ« organizatĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« pĂ«rfaqĂ«son ipeshkvijtĂ« katolikĂ« nĂ« EvropĂ«.

Kjo është me peshë, pasi kardinalët evropianë vazhdojnë të përbëjnë bllokun më të madh të votuesve.

Por Erdo nuk ka ndërtuar lidhje vetëm në Evropë.

NĂ«pĂ«rmjet punĂ«s sĂ« tij nĂ« kĂ«shill, ai ka krijuar kontakte tĂ« rregullta me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« KishĂ«s nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine – rajone qĂ« po fitojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« ndikim nĂ« KishĂ«n Katolike.

Ai flet rrjedhshĂ«m italisht dhe latinisht – gjuhĂ« kyçe nĂ« hierarkinĂ« e Vatikanit – dhe Ă«shtĂ« njĂ« ekspert i njohur i sĂ« drejtĂ«s kanonike, qĂ« rregullon funksionimin e brendshĂ«m tĂ« KishĂ«s.

NjĂ« nga arritjet e tij mĂ« tĂ« mĂ«dha Ă«shtĂ« sjellja e Kongresit NdĂ«rkombĂ«tar Eukaristik nĂ« Budapest, nĂ« vitin 2021 – njĂ« ngjarje madhore e cila mblodhi klerikĂ« dhe besimtarĂ« nga mbarĂ« bota, pĂ«rfshirĂ« edhe papĂ«n.

Ky aktivitet i dha Erdos një platformë të fuqishme për të rritur dukshmërinë dhe për të ndërtuar rrjete të rëndësishme si në Vatikan, ashtu edhe në famullitë katolike në mbarë globin.

Por, ndoshta arma e tij më e fortë është pragmatizmi.

Edhe pse konsiderohet konservator – pĂ«r shembull, ai Ă«shtĂ« kundĂ«r dhĂ«nies sĂ« Kungimit tĂ« ShenjtĂ« pĂ«r katolikĂ«t e divorcuar – Erdo ka bashkĂ«punuar me Papa Françeskun dhe ka shmangur kritikat publike ndaj tij, ndryshe nga shumĂ« figura tĂ« krahut tradicionalist.

Papa Françesku madje e kishte përfshirë Erdon në organizimin e takimeve të posaçme të Vatikanit për çështjet familjare, dhe vizitoi Hungarinë dy herë gjatë mandatit të tij.

A ka lidhje Erdo me Viktor Orbanin?

Por, çfarĂ« mund tĂ« thuhet pĂ«r lidhjet e Erdos me QeverinĂ« e Viktor Orbanit dhe partinĂ« nĂ« pushtet, Fidesz – qĂ« vetĂ«identifikohet si mbrojtĂ«se e vlerave judeo-kristiane dhe shpeshherĂ« pĂ«rballet me institucionet e Bashkimit Evropian?

Shteti hungarez financon Kishën Katolike dhe komunitete të tjera fetare të njohura përmes mbështetjes për edukimin fetar, kompensimit për pronat e konfiskuara nga regjimi komunist dhe organizimin e ngjarjeve si Kongresi Eukaristik.

GjatĂ« krizĂ«s sĂ« emigrantĂ«ve nĂ« vitin 2015, Erdo e krahasoi pranimin e emigrantĂ«ve me ndihmĂ«n ndaj trafikimit tĂ« qenieve njerĂ«zore – njĂ« qĂ«ndrim qĂ« pĂ«rputhej mĂ« shumĂ« me retorikĂ«n e Orbanit sesa me qĂ«ndrimin mĂ« tolerant tĂ« PapĂ«s Françesku.

MegjithatĂ«, ai mĂ« pas paralajmĂ«roi kundĂ«r pĂ«rplasjes sĂ« feve dhe vuri nĂ« pikĂ«pyetje nĂ«se njĂ« kontinent mund tĂ« quhet vĂ«rtet i “krishterĂ«â€, duke iu kundĂ«rvĂ«nĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« tĂ«rthortĂ« retorikĂ«s kundĂ«r “islamizimit tĂ« EvropĂ«s” nga ana e Orbanit.

Erdo duket se ndjek të njëjtën qasje pragmatike ndaj Qeverisë hungareze si ndaj fraksioneve brenda Kishës Katolike.

Ai nuk e ka mbështetur publikisht partinë në pushtet, megjithatë shumë priftërinj në Hungari u kanë bërë thirrje besimtarëve që të votojnë për Fidesz.

Ai ka zgjedhur me kujdes betejat e tij me Budapestin. Ka qĂ«ndruar i heshtur ndaj disa ligjeve tĂ« debatueshme, por Ă«shtĂ« shprehur hapur pĂ«r tĂ« tjera. PĂ«r shembull, ai nuk e kritikoi ndalimin e njerĂ«zve tĂ« pastrehĂ« nĂ« vitin 2018 – njĂ« masĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me mĂ«simet e PapĂ«s Françesku.

Por, kur Qeveria ndërmori hapin për të shtetëzuar klinikat e fertilizimit (IVF) një vit më vonë, Erdo nuk kurseu kritikat.

Edhe pse shumë vëzhgues të Vatikanit mendojnë se mund të zgjidhet papa i parë afrikan apo aziatik, një kandidat kompromisi për të stabilizuar Kishën pas viteve progresive e sfiduese të Françeskut mund të jetë pikërisht primati i Hungarisë. /REL/

The post Kush Ă«shtĂ« hungarezi qĂ« mund tĂ« jetĂ« pasardhĂ«si i Papa Françeskut dhe ‘lidhjet e tij’ me Viktor Orbanin? appeared first on Telegrafi.

Profil/ Kush është njeriu që po trondit pushtetin e Orban në Hungari

Ish-mbështetësi i Fidesz tani kundërshtar i Orbanit, Peter Magyar, është tani politikani më i preferuar në Hungari. Partia e tij Tisza kryeson dukshëm në sondazhe kundrejt partisë së Orbanit. Si e ka arritur ai këtë?

Kudo, ku ai shfaqet ndĂ«rkohĂ« nĂ« Hungari, njerĂ«zit vĂ«rshojnĂ« drejt tij. Ata e brohorasin atĂ«, duan t’i shtrĂ«ngojnĂ« duart me tĂ« dhe tĂ« bĂ«jnĂ« selfies. Ose duan t’i thinĂ« atij, se nuk mund tĂ« vazhdohet mĂ« si deri tani dhe se ai Ă«shtĂ« shpresa e tyre e madhe.

Ai, të cilin madje disa e adhurojnë sikur të ishte një Mesia, është Peter Magyar, 44 vjeç, avokat nga Budapesti, i ri në politik dhe një njeri, që mund të fitojë në zgjedhjet parlamentare pranverën 2026 kundrejt Viktor Orbanit autoritar që qeveris prej shumë vitesh.

Magyar, qĂ« duket i ri, tĂ« shumtĂ«n e kohĂ«s vishet me jeans, me kĂ«mishĂ« tĂ« bardhĂ« dhe atlete, nĂ« bazĂ« tĂ« sondazheve Ă«shtĂ« politikani mĂ« i preferuar aktualisht nĂ« Hungari. Ai ia del rregullisht, qĂ« tĂ« mbledhĂ« qindra mijĂ« vetĂ« nĂ« demonstrata. Prej javĂ«sh ai ndodhet nĂ« njĂ« turn Ă« qytetet e fshtrat e HungarisĂ« – ndryshe nga Orbani, qĂ« mburret se Ă«shtĂ« njĂ« “djalĂ« fshati” dhe “luftĂ«tar i rrugĂ«s”, por qĂ« rrallĂ«herĂ« e ndesh nĂ« rrugĂ«.

Partia e Magyars Tisza (Respekt dhe Liri) ndërkohë është e preferuar nga zgjedhësit dhe kryeson deri në tetë përqind kundrejt partisë së Orbanit Fidesz (Lidhja e Demokratëve të Rinj). Edhe pse me këtë ende nuk po konturohet fundi i sistemit të Orbanit, është e qartë, se shumë hungarezë janë të pakënaqur me rendin e korruptuar dhe autorkratik të kryeministrit dhe dëshirojnë ndryshimin e pushtetit.

Rritet pakënaqësia ndaj Orbanit

Viktor Orban është pandërprerje në pushtet që nga viti 2010. Deri tani askush nuk i aka dalë që arrijë një ndryshim të tillë të frymës si Magyar. Si i aka arritur ai kësaj?

ShumĂ« hungarezĂ« prej kohĂ«sh janĂ« tĂ« pakĂ«naqur me sistemin e Orbanit. Kryeministri dhe rrethi i pushtetit tĂ« tij shĂ«rbejnĂ« vetĂ«m klientelĂ«n e tyre, qĂ« pĂ«rbĂ«n gati njĂ« tretĂ«n e elektoratit nĂ« vend. LehtĂ«sime fiskale dhe favorĂ« financiare janĂ« tĂ« pĂ«rshtatura pĂ«r kĂ«tĂ« klientelĂ«, sĂ« cilĂ«s i jepen poste nĂ« shtet dhe administratĂ«, firmat e tyre pĂ«rfitojnĂ« nga tenderat shtetĂ«rorĂ«. TĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t rropaten pĂ«r t’ia dalĂ« disi jashtĂ« kĂ«tij sistemi ose jetojnĂ« nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira.

PĂ«rkundĂ«r retorikĂ«s sĂ« Orbanit, se nĂ« Hungari Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« se kudo tjetĂ«r nĂ« BE, nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe infrastruktura Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« pasdore – duke nisur qĂ« nga rrugĂ«t e kĂ«qia, spitalet e prapambetura dhe shkollat e shĂ«rbimet publike nĂ« kushte kaotike.

Dalje nga sistemi

Morali i dyfishtë që po del gjithnjë e më shumë në pah i Orbanit me spektakle të propagandës nacionaliste, e ka favorizuar ngjitjen e Peter Magyars. Vëzhguesit e kishin parashikuar, se sistemi nuk po kërcënohet nga opozita e të majtëve dhe liberalëve, por nga brenda nga një renegat prej radhëve të tij. E kështu ka ndodhur.

Ka vite që në Hungari pëshpëritet se një ditë Orbanindo e rrëzojë nga karrigia një prej njerëzve që ka afër. Dhe Magyar është pikërisht një i tillë, ai vjen nga rrethi i ngushtë i Orbanit. Juristi 43 vjeçar është edhe biznesmen dhe ka qenë martuar me ish-ministren e drejtësisë, Judit Varga. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në sistemin e Orbanit dhe ka qenë mik ose shok me disa nga funksionarët më të lartë të partisë së Fidesz-it. Që prej prezantimit të parë publik në shkurt të 2024-ës, ai e ka prezantuar veten si një lloj alternative më të pastër konservatore se sa ajo e Orbanit, si një njeri që ndan të njëjtat vlera si ato të Fidesz-it, por që nuk është i korruptuar.

Fitili ndizet nga afera e shpërdorimit të postit

Magyar, mbiemri i tĂ« cilit do tĂ« thotĂ« shprehimisht “hungarez”, u shfaq nĂ« shkurt 2024 duke dalĂ« nga hiçi. Ai doli nĂ« publik, mbasi presidentja e shtetit Katalin Novak dha dorĂ«heqjen nĂ« kuadĂ«r tĂ« sĂ« ashtuquajturĂ«s aferĂ« shpĂ«rdorimi. Ajo i pati dhĂ«nĂ« falje njĂ« personi tĂ« dĂ«nuar pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« abuzimin e fĂ«mijĂ«ve. NĂ« kuadĂ«r tĂ« aferĂ«s u largua nga politika edhe ish- bashkĂ«shortja e Magyarit, deri nĂ« ato momente kryesuese e listĂ«s sĂ« Fideszit pĂ«r zgjedhjet europiane. Afera shkaktoi indinjim tĂ« madh tĂ« publikut, sepse qeveria e Orbanit e pati kthyer mbrojtjen e fĂ«mijĂ«ve nĂ« qendĂ«r tĂ« politikĂ«s sĂ« tij, duke bĂ«rĂ« shumĂ« punĂ« propagandistike.

Në fillim Peter Magyar foli vetëm si njeri i indinjuar, që presidentja e shtetit dhe ish-bashkëshortja e tij janë koka turku të sistemit të Orbanit, por më pas bëri të ditur se do të hyjë në politikë.

Brenda katĂ«r muajve ai arriti tĂ« merrte nĂ« zgjedhje njĂ« rezultat tĂ« lartĂ« dyshifror me partinĂ« e tij Tisza, duke inicuar pranimin e kĂ«saj partie nĂ« PartitĂ« Popullore Europiane (EVP), prej tĂ« cilave Orbani e nxorri partinĂ« e tij Fidesz nĂ« vitin 2021, pĂ«r t’i paraprirĂ« njĂ« pĂ«rjashtimi tĂ« mundshĂ«m.

“Orbani nuk e ka menduar kurrĂ« se mund t’i ndodhĂ« diçka e tillĂ«,” thotĂ« sociologu, Zoltan Somogyi. “PĂ«rveç kĂ«saj Magyari arriti tĂ« gjitha kĂ«to pa ndonjĂ« buxhet tĂ« madh fushate zgjedhore, ndryshe nga Fidesz, qĂ« harrxhoi miliarda pĂ«r propagandĂ«n.”

Dhe kështu shton Somogyi, Tisza e Magyarit është forca e parë opozitare politike që prej vitit 2010, që nuk ka pranuar financimin e partisë nga shteti.

Ndryshimi i pushtetit në Hungari në 2026?

Më të dukshmet janë ndoshta rezultatet e zgjedhjeve evropiane dhe ato lokale në Hungari, të cilat u mbajtën në të njëjtën kohë. Për herë të parë në një zgjedhje evropiane që nga viti 2009, aleanca e partisë nacionaliste të krahut të djathtë të Orbanit, Fidesz dhe partisë së vogël Kristiandemokrate KDNP nuk fitoi një shumicë absolute, por mori më pak se 45 për qind. Edhe pse Fidesz fitoi në krahasim me të gjitha partitë e tjera, vëzhguesit e shohin rezultatin si një shuplakë për kryeministrin Orban, i cili është mësuar me suksese të bindshme.

Kritiku mĂ« i madh i Orbanit, Peter Magyar, i cili hyri sĂ« fundi nĂ« skenĂ«n politike me partinĂ« e tij Tisza, vetĂ«m pak javĂ« para zgjedhjeve, arriti rreth 30 pĂ«r qind – deri tani rezultati mĂ« i lartĂ« i arritur nga njĂ« parti opozitare kundĂ«r Orbanit qĂ« nga viti 2010 kur erdhi nĂ« pushtet. Magyar Ă«shtĂ« njĂ« renegat i Fidesz-it, ka mbajtur poste tĂ« paguara mirĂ« nĂ« aparatin shtetĂ«ror tĂ« Orbanit viteve tĂ« fundit dhe u shfaq nĂ« publik pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« shkurt 2024 si politikan opozitar. Magyar pĂ«rfaqĂ«son pozicionet konservatore tĂ« Fidesz-it tĂ« krahut tĂ« djathtĂ« nĂ« shumĂ« aspekte, pĂ«r shembull nĂ« politikĂ«n e migracionit, por premton tĂ« pastrojĂ« korrupsionin e sistemit Orban dhe problemet nĂ« sistemet shĂ«ndetĂ«sore dhe arsimore. PĂ«rveç kĂ«saj, ndryshe nga Orban, ai Ă«shtĂ« shprehimisht pro-evropian.

Peter Magyar premtoi pas zgjedhjeve evropiane (qershor 2024) njĂ« ndryshim pushteti nĂ« zgjedhjet e ardhshme parlamentare nĂ« 2026 dhe njoftoi: “Tani fillon vallĂ«zimi!”

Raporte problematike me gazetarët

Lidhur me temĂ«n e migracionit Magyar do tĂ« vazhdojĂ« linjĂ«n e Orbanit – por akuzon kryeministrin pĂ«r moral tĂ« dyfishtĂ«, se ndĂ«rkohĂ« ka tĂ«rhequr dhjetra mijĂ«ra migrantĂ« pune nga vendet jo anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«. Paraqitjet e tij publike kanĂ« ngjashmĂ«ri me populizmin e Orbanit, ndonĂ«se Magyar kujdeset qĂ« tĂ« pĂ«rçojĂ« mesazhe pozitive, nĂ« vend qĂ« tĂ« tĂ« yshtĂ« vazhdimisht kundĂ«r tĂ« tjerĂ«ve si Orbani. Magyar prezantohet si jĂ« nacional-konservator i suksesshĂ«m, i sinqertĂ« dhe mĂ« i mirĂ«, i cili e ka seriozisht me unitetin e kombit hungarez. NdonjĂ«herĂ« ai duket arrogant dhe narcizist. Lidhur me gazetarĂ«t e pavarur ose rolin e tij si person publik deri tani ai ka njĂ« raport po aq problematik sa edhe Orbani.

Në qershor 2024 ai u largua i fyer nga emisioni i drejtpërdrejtë i lajmeve në televizionin ATV, sepse atij nuk i pëlqyen pyetjet kritike. Pak pas kësaj ai ia hodhi në Danub celularin një të panjohur, kur ai po e filmontë atë gjatë një feste. Të gjitha këto deri tani nuk e kanë dëmtuar atë. Pa rënë në rolin e viktimës, deri tani Magyar ia ka dalë që prezantohet si luftëtari i Hungarisë për ligj dhe drejtësi, që do të të preferonte ta spostonte qeverinë e Orbanit. Atij i ndihmon edhe fakti, që mediat besnike të qeverisë në mënyrë të ekzagjeruar yshtin papushim kundër tij, gjë që u duket jo e besueshme edhe shumë mbështetësve të partisë Fidesz. /DW

The post Profil/ Kush është njeriu që po trondit pushtetin e Orban në Hungari appeared first on Lapsi.al.

SHBA heq sanksionet ndaj anëtarit të kabinetit të Orbanit

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet që kishin vendosur në janar ndaj, Antal Rogan, kreut të kabinetit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Sanksionet ishin vendosur nën akuzat për korrupsion dhe klientelizëm.

Në një njoftim të publikuar më 15 prill në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit u tha se Rogan është fshirë nga lista e sanksioneve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka biseduar të martën me kryediplomatin hungarez, Peter Szijjarto, dhe e ka informuar atë me këtë vendim, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Ruboi i tha Szijjartos se Rogan është hequr nga lista e sanksioneve të Departamentit të Thesarit, tha Bruce përmes një njoftimi, duke shtuar se vazhdimi i mbajtjes së tij në listën e sanksioneve nuk është në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.

Dy kryediplomatët po ashtu kanë biseduar për forcimin e rreshtimit SHBA-Hungari për çështje kritike dhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, tha Bruce.

Orban dhe partia e tij, Fidesz kanë qenë në mesin e mbështetësve më të zëshëm në Evropë të presidentit amerikan, Donald Trump.

MĂ« herĂ«t gjatĂ« kĂ«tij viti, Uashingtoni njoftoi mĂ« 7 janar pĂ«r sanksionet ndaj Roganit nĂ«n dyshimet se ai ishte pĂ«rfshirĂ« nĂ« korrupsion, duke thĂ«nĂ« se ai “pĂ«rdori rolin e tij pĂ«r ta pasuruar veten dhe besnikĂ«t e partisĂ« sĂ« tij”.

Ambasadori i atĂ«hershĂ«m amerikan nĂ« Hungari, David Pressman, kishte deklaruar se “korrupsioni sistematik po ndikon nĂ« vendimmarrjen e HungarisĂ« pĂ«r çështje qĂ« kanĂ« ndikim nĂ« sigurinĂ« e SHBA-sĂ« dhe aleatĂ«ve tanĂ«â€.

Pressman u largua nga posti i ambasadorit para se Trump të merrte detyrën e presidentit më 20 janar

Qeveria e Orbanit, qĂ« i ka quajtur sanksionet ndaj Roganit si “hakmarrje personale e ambasadorit”, ka mirĂ«pritur njoftimin e ri tĂ« Uashingtonit pĂ«r heqjen e sanksioneve, duke thĂ«nĂ« se kjo Ă«shtĂ« “shenjĂ« e qartĂ« se gjĂ«rat kanĂ« ndryshuar nĂ« Uashington”.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i QeverisĂ« hungareze, Zoltan Kovacs, shkroi nĂ« X se vendimi “konfirmon ndryshimin e politikĂ«s amerikane me kthimin e Trumpit, duke zhbĂ«rĂ« vendimet qĂ« Hungaria i sheh si vendime tĂ« padrejta qĂ« janĂ« ndĂ«rmarrĂ« nĂ« shenjĂ« hakmarrjeje”./REL

Hungaria miraton amendamentin kushtetues për të ndaluar ngjarjet publike LGBTQ+

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament në kushtetutë, që i lejon qeverisë të ndalojë ngjarjet publike nga komunitetet LGBTQ+.

Studiuesit juridikë dhe kritikët e quajnë vendimin e së hënës një hap tjetër drejt autoritarizmit, pasi qeveria populiste vazhdon të kufizojë të drejtat e komuniteteve LGBTQ+, transmeton Telegrafi.

Amendamenti kaloi sipas linjave partiake, me 140 vota pro dhe 21 kundër. Ai u propozua nga koalicioni qeverisës Fidesz-KDNP i udhëhequr nga kryeministri populist Viktor Orbån, të cilin kritikët e kanë akuzuar për përdorimin e taktikave gjithnjë e më autokratike gjatë sundimit të tij 15-vjeçar.

Përpara votimit, politikanët e opozitës dhe protestuesit e tjerë u përpoqën të bllokonin hyrjen e një garazhi të parkimit të parlamentit, për të parandaluar hyrjen e ligjvënësve të partisë në pushtet.

Policia largoi fizikisht demonstruesit qĂ« kishin pĂ«rdorur zinxhirĂ« pĂ«r t’u lidhur.

Amendamenti kodifikon një ndalim të ngjarjeve publike LGBTQ+ duke përfshirë ngjarjen popullore Pride, që tërheq mijëra njerëz çdo vit në kryeqytetin, Budapest.

Ai deklaron se tĂ« drejtat e fĂ«mijĂ«ve pĂ«r zhvillim moral, fizik dhe shpirtĂ«ror zĂ«vendĂ«sojnĂ« çdo tĂ« drejtĂ« tjetĂ«r themelore pĂ«rveç tĂ« drejtĂ«s pĂ«r jetĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« atĂ« pĂ«r t’u mbledhur nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore.

Amendamenti i ri gjithashtu lejon qĂ« hungarezĂ«t qĂ« kanĂ« shtetĂ«si tĂ« dyfishtĂ« nĂ« njĂ« vend jo tĂ« ZonĂ«s Ekonomike Evropiane, t’u pezullohet shtetĂ«sia nĂ«se konsiderohen se pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r rendin publik, sigurinĂ« publike ose sigurinĂ« kombĂ«tare.

Amendamenti është i 15-ti i kushtetutës së Hungarisë që kur partia e Orbanit autorizoi dhe miratoi në mënyrë të njëanshme dokumentin në vitin 2011. /Telegrafi/

 

The post Hungaria miraton amendamentin kushtetues për të ndaluar ngjarjet publike LGBTQ+ appeared first on Telegrafi.

Sondazhet e nxjerrin para Orbanit – udhĂ«heqĂ«si i opozitĂ«s hungareze mban njĂ« tubim masiv nĂ« Budapest

Udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare të Hungarisë të dielën u tha mijëra mbështetësve se ai do ta nxirrte vendin e tij nga izolimi ndërkombëtar nëse mposht kryeministrin Viktor Orbån në zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Péter Magyar, kreu i partisë Respekt dhe Liri (Tisza), përfaqëson sfidën më serioze ndaj pushtetit të Orbanit që kur lideri populist i krahut të djathtë mori detyrën në vitin 2010, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sondazhet e fundit sugjerojnĂ« se Tisza ka kaluar partinĂ« Fidesz tĂ« Orbanit, ndĂ«rsa Hungaria po pĂ«rballet me njĂ« ekonomi nĂ« stagnim dhe Ă«shtĂ« “anashkaluar politikisht” nĂ« Bashkimin Evropian pĂ«r politikat e Orbanit.

Duke folur në një tubim në Budapest të dielën, Magyar tha se, nëse zgjidhet, ai do të rivendoste marrëdhëniet dhe reputacionin e Hungarisë mes aleatëve të saj që kanë vuajtur pasi Orbån ka sulmuar BE-në dhe ka ndjekur marrëdhënie të ngushta me autokracitë si Rusia dhe Kina.

Magyar theksoi: “Atdheu ynĂ«, Hungaria, do tĂ« jetĂ« edhe njĂ« herĂ« njĂ« aleat krenar dhe i besueshĂ«m i NATO-s. Hungaria do tĂ« jetĂ« pĂ«rsĂ«ri njĂ« anĂ«tare e plotĂ« e Bashkimit Evropian”.

OrbĂĄn, njĂ« lider i vetĂ«-pĂ«rshkruar “joliberal”, Ă«shtĂ« akuzuar nga kritikĂ«t se e ka nxjerrĂ« HungarinĂ« jashtĂ« komunitetit tĂ« demokracive evropiane duke “gĂ«rryer” institucionet demokratike, duke shkelur pavarĂ«sinĂ« e gjyqĂ«sorit dhe duke marrĂ« nĂ«n kontroll pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« mediave tĂ« HungarisĂ«.

Që nga marrja e pushtetit në vitin 2010, ai dhe partia e tij Fidesz kanë udhëhequr vendin me dy të tretat e shumicës në parlament dhe kanë mundur lehtësisht çdo opozitë.

Por sondazhet e fundit sugjerojnë se Tisza ka dalë përpara Fidesz në popullaritet pasi fushata e Magyar fokusohet në çështjet ekonomike dhe sociale me të cilat përballet vendi si inflacioni i vazhdueshëm, një sistem i dobët shëndetësor dhe korrupsioni i supozuar i qeverisë.

Nóra Farkas, një mbështetëse e Magyarit në tubim, tha se kishte shpresuar për humbjen e Orbanit në zgjedhjet e fundit kombëtare të Hungarisë në vitin 2022, por se me rreth një vit deri në zgjedhjet e ardhshme, ajo është më e sigurt se ndryshimi është i mundur.

“Kushdo qĂ« mendon se gjĂ«rat po shkojnĂ« mirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vend Ă«shtĂ« i verbĂ«r. OrbĂĄn dhe rrethi i tij janĂ« arsyeja kryesore pĂ«r problemet”, mendon ajo.

Magyar tha se sistemi i Orbanit “nuk mund tĂ« reformohet, nuk mund tĂ« rregullohet, nuk mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet.

“Ky sistem mund tĂ« zĂ«vendĂ«sohet vetĂ«m dhe kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« ne do tĂ« bĂ«jmĂ« – ligjĂ«risht, nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike, por me vendosmĂ«ri, ne do tĂ« rrĂ«zojmĂ« regjimin”. /Telegrafi/

The post Sondazhet e nxjerrin para Orbanit – udhĂ«heqĂ«si i opozitĂ«s hungareze mban njĂ« tubim masiv nĂ« Budapest appeared first on Telegrafi.

Orban dhe Netanyahu qĂ«ndruan para flamujve “tĂ« gabuar”

GjatĂ« konferencĂ«s nĂ« Budapest, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe homologu i HungarisĂ«, Victor Orban ndĂ«rruan pozitat dhe qĂ«ndruan para “flamujve tĂ« gabuar.”

Konkretisht, në kundërshtim me atë që parashikon protokolli, Orban qëndroi para flamurit të Hungarisë, ndërsa Netanyahu para flamurit të Izraelit.

Netanyahu erdhi në Budapest edhe pse kishte një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte në Gaza, dhe për ta mundësuar ardhjen e tij, Hungaria doli nga kjo organizatë.

Orban gjatĂ« fjalimit tha se “Hungaria ka qenĂ« me Izraelin gjatĂ« gjithĂ« periudhĂ«s sĂ« luftĂ«s dhe se Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Izraeli tĂ« mbetet i fortĂ« dhe i qĂ«ndrueshĂ«m”, duke e quajtur atĂ« “ngulitje nĂ« Lindjen e Mesme”.

Ai shprehu shqetĂ«sim pĂ«r njĂ« rritje tĂ« mundshme tĂ« antisemitizmit nĂ« EvropĂ«, duke theksuar se “nĂ« Hungari nuk fluturonin flamuj tĂ« Hamasit”.

Orban tha se imigracioni ilegal nĂ« EvropĂ« Ă«shtĂ« shkaku i antisemitizmit dhe se “elitat nĂ« Bruksel nuk po merren me kĂ«tĂ« çështje.”

Lideri hungarez theksoi se Budapesti nuk do të pranojë asnjë marrëveshje të BE-së për migrimin që do të mundësonte hyrjen e kërkuesve të azilit. /Telegrafi/

The post Orban dhe Netanyahu qĂ«ndruan para flamujve “tĂ« gabuar” appeared first on Telegrafi.

Tarifat e Trump, Hungaria akuzon BE-në: Paaftësi

Shumë liderë evropianë këtë mëngjes kanë dënuar tarifat e Trump. Disa më me forcë se të tjerët, por shumica prej tyre bien në një mendje, kur bëhet fjalë për ndikimin që do të kenë këto tarifa në vendet e tyre.

PĂ«rballĂ« shumicĂ«s “dĂ«shpĂ«ruese” nga tarifat e SHBA-sĂ«, Ă«shtĂ« Hungaria, kryeministri i sĂ« cilĂ«s Viktor Orban Ă«shtĂ« njĂ« aleat kyç i Trump.

Ministri i JashtĂ«m Peter Szijjarto nuk i pĂ«rbuzi fjalĂ«t e tij mĂ«ngjesin e sotĂ«m kur fajin pĂ«r tarifat e hodhi nĂ« kĂ«mbĂ«t e BE-sĂ«, duke thĂ«nĂ«: “ËshtĂ« vĂ«rtetuar sĂ«rish se nĂ« Bruksel institucionet evropiane po drejtojnĂ« njerĂ«z tĂ« paaftĂ«, tĂ« cilĂ«t po vuajnĂ« edhe nga njĂ« ‘Trumpfobi’ shumĂ« e rĂ«ndĂ«â€.

Szijjarto argumentoi se Evropa ka një tarifë 10% për SHBA-në në sektorin e automobilave kundrejt tarifës 2.5% të SHBA-së për Evropën. Sipas tij tarifat evropiane duhet të ishin ulur në 2.5% ndaj SHBA-së dhe më pas mund të ishte krijuar një pozicion negociues.

“Ne i bĂ«jmĂ« thirrje me forcĂ« Komisionit tĂ« BE-sĂ« qĂ« tĂ« bashkohet dhe tĂ« negociojĂ« me amerikanĂ«t, tĂ« negociojĂ« pĂ«r bashkĂ«punimin doganor, sepse nĂ«se vazhdojnĂ« kĂ«shtu, do tĂ« jetĂ« njĂ« goditje tjetĂ«r pĂ«r komunitetin evropian”, tha Szijjarto./abcnews.al

Netanjahu pritet të viziojë Hungarinë, Orban kundërshton GJNP: Nuk do arrestohet

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu fillon një vizitë katër-ditore në Hungari të enjten, duke sfiduar një urdhër arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare mbi akuzat për krime lufte në Gaza.
Si njĂ« anĂ«tar themelues i GJNP-sĂ«, Hungaria Ă«shtĂ« teorikisht e detyruar tĂ« arrestojĂ« dhe tĂ« dorĂ«zojĂ« kĂ«do qĂ« i nĂ«nshtrohet njĂ« mandati nga gjykata, por kryeministri hungarez Viktor Orban e bĂ«ri tĂ« qartĂ« kur lĂ«shoi ​​ftesĂ«n se Hungaria nuk do ta respektonte vendimin.
Netanyahu, i cili po pĂ«rballet me njĂ« “stuhi politike” nĂ« vendin e tij pĂ«r njĂ« hetim mbi lidhjet e dyshuara midis Katarit dhe tre ndihmĂ«sve tĂ« tij, do tĂ« takohet me Orbanin pĂ«rpara njĂ« konference pĂ«r shtyp rreth orĂ«s 10:00.
Netanyahu ka hedhur poshtĂ« akuzat pĂ«r ndihmĂ«sit e tij si “lajme tĂ« rreme”. NjĂ« zyrtar i Katarit i ka hedhur poshtĂ« akuzat si pjesĂ« e njĂ« “fushate shpifjeje” kundĂ«r Katarit.
Në Budapest, punëtorët po ndërtonin një skenë në Kalanë e Budës të mërkurën, ku Orban ishte planifikuar të priste Netanyahun në një ceremoni me nderime ushtarake të enjten në mëngjes dhe forcat e sigurisë mund të shiheshin pranë hotelit qendror të Budapestit ku do të qëndrojë Netanyahu.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanjahu pritet të viziojë Hungarinë, Orban kundërshton GJNP: Nuk do arrestohet appeared first on Euronews Albania.

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Qeveria e ardhshme e GjermanisĂ« thotĂ« se do t’i bĂ«jĂ« presion Bashkimit Evropian qĂ« mĂ« nĂ« fund “t’i shtojĂ« pak veprimet” pĂ«r vendet qĂ« sillen keq – nĂ« njĂ« referencĂ« tĂ« fshehtĂ« pĂ«r HungarinĂ« e Viktor Orbanit.

Konservatorët e kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz dhe partneri i tyre i mundshëm i koalicionit të qendrës së majtë, Partia Social Demokrate (SPD), kanë rënë dakord të kërkojnë që blloku të ndalojë fondet dhe të pezullojë të drejtat e votës nga vendet që shkelin parimet kryesore si sundimi i ligjit, sipas një projekt-marrëveshjeje koalicioni të parë nga Politico, përcjell Telegrafi.

NdĂ«rsa Hungaria nuk u pĂ«rmend me emĂ«r, draft-marrĂ«veshja i referohet qartazi shkelĂ«sit mĂ« tĂ« keq tĂ« BE-sĂ«, i cili prej vitesh Ă«shtĂ« akuzuar pĂ«r “shkatĂ«rrimin” e normave demokratike, duke kufizuar lirinĂ« e shtypit dhe duke kufizuar pavarĂ«sinĂ« e gjyqtarĂ«ve.

PartitĂ« gjermane – ajo e Merzit dhe SPD-ja qĂ« udhĂ«hoqi qeverinĂ« e fundit – janĂ« aktualisht duke negociuar pĂ«r tĂ« formuar njĂ« koalicion dhe duhet tĂ« bien dakord mbi parimet themelore pĂ«rpara se tĂ« marrin detyrĂ«n.

NjĂ« marrĂ«veshje pĂ«r t’i bĂ«rĂ« presion BE-sĂ« qĂ« tĂ« ndjekĂ« vende si Hungaria, Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« sĂ«rĂ« marrĂ«veshjesh tĂ« pĂ«rkohshme qĂ« mbulojnĂ« çështje tĂ« ndryshme si politika e migracionit, heqja graduale e qymyrit dhe shpenzimet e mirĂ«qenies.

“Instrumentet ekzistuese mbrojtĂ«se, nga procedurat e shkeljes dhe mbajtja e fondeve tĂ« BE-sĂ« deri te pezullimi i tĂ« drejtave tĂ« anĂ«tarĂ«simit, si tĂ« drejtat e votĂ«s nĂ« KĂ«shillin e BE-sĂ«, duhet tĂ« zbatohen shumĂ« mĂ« konsistente se mĂ« parĂ«â€, shkruanin negociatorĂ«t nga blloku konservator i Merz-it dhe SPD nĂ« njĂ« projekt-marrĂ«veshje koalicioni mbi politikĂ«n e BE-sĂ«.

Kujtojmë se në vitin 2022, Komisioni Evropian vendosi të bllokojë rreth 22 miliardë euro para të gatshme të BE-së të destinuara për Hungarinë mes shqetësimeve për të drejtat e njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ai pĂ«rfundimisht “shkriu” mĂ« shumĂ« se 10 miliardĂ« euro vitin e kaluar, duke shkaktuar njĂ« reagim tĂ« ashpĂ«r.

Një pikë mosmarrëveshjeje midis BE-së dhe qeverisë së Hungarisë ka qenë miqësia e Orbanit ndaj Moskës, me Budapestin duke përdorur vazhdimisht të drejtën e vetos për të bllokuar sanksionet ndaj oligarkëve dhe shefave ushtarakë rusë.

PĂ«r tĂ« anashkaluar kĂ«tĂ« tĂ« drejtĂ« vetoje, qeveria gjermane e ardhshme dĂ«shiron tĂ« “mbrojĂ« njĂ« zgjerim tĂ« votimit tĂ« shumicĂ«s sĂ« cilĂ«suar nĂ« KĂ«shillin e BE-sĂ«â€, veçanĂ«risht pĂ«r disa çështje tĂ« PolitikĂ«s sĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« Jashtme dhe tĂ« SigurisĂ« (CFSP), siç Ă«shtĂ« vendosja e sanksioneve.

Kjo do të mundësonte marrjen e vendimeve pa nevojën e miratimit hungarez. /Telegrafi/

The post Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Netanyahu viziton Hungarinë javën e ardhshme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të udhëtojë në Hungari këtë javë.

Netanyahu pritet të takohet me homologun e tij Viktor Orban, ka bërë të ditur të dielën zyra e kryeministrit.

Ai do të largohet të mërkurën dhe do të kthehet në Izrael të dielën, thuhet në njoftimin e zyrës, raportojnë mediat e huaja.

❌