Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/7/2025

ABERDIN (Mbretëria e Bashkuar) – Vizitë e presidentit Donald Trump.

MARBEJA (Spanjë) – The ”Beach Boys” performojnë në Starlite Marbella.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Jubileu i të Rinjve, si pjesë e “Vitit të Shenjtë” të organizuar çdo 25 vjet nga Kisha Katolike.

BELFAST (Mbretëria e Bashkuar) – Njëzet vjet më parë, Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) hodhi armët pas 35 vitesh konflikti.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Premiera britanike e filmit “Lufta e Trëndafilave”.

PARIS (Francë) – FAO publikon raportin e saj të vitit 2025 mbi gjendjen e sigurisë ushqimore dhe të ushqyerit në botë.

OKB – Konferencë e OKB-së mbi çështjen palestineze dhe zgjidhjen me dy shtete.

OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë.

KARAKAS (Venezuelë) – Festimi i përvjetorit të parë të rizgjedhjes së presidentit Nicolas Maduro.

BOGOTÁ (Kolumbi) – Drejtësia kolumbiane shpall vendimin kundër ish-presidentit Álvaro Uribe.

LIMA (Peru) – Presidentja Dina Boluarte i drejtohet kombit me rastin e Ditës Kombëtare të Pavarësisë./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/7/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti 28 korrik, mot i paqëndrueshëm me vranësira kryesisht në veri

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në zonën e veriut dhe qendrës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e veriut dhe qendrës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi 5-8 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 22/32 Diell re shi

Kukës 21/31 Diell re shi

Lezhë 23/30 Diell re shi

Dibër 17/30 Diell re shi

Durrës 19/31 Diell re shi

Tiranë 23/31 Diell re shi

Elbasan 22/32 Diell re shi

Berat 21/30 Diell re

Vlorë 22/30 Diell re

Korçë 17/29 Diell re

Gjirokastër   23/33 Diell re

Sarandë 21/31 Diell re

 

The post Moti 28 korrik, mot i paqëndrueshëm me vranësira kryesisht në veri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut të Dejës e më tutje e Çorovodës, Kuçovës apo Klosit do të vijojnë të paguajnë më pak detyrim për taksën e ndërtesës së banimit sesa qytetet e tjera.

Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës. Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.

“Monitor” zbardh llogaritjet se sa do të rritet detyrimi për taksës e ndërtesës së banimit për 119 zonat kadastrale në 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve të propozuara për rritjen e çmimeve të referencave.

Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.

 

 

Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit.

Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.

Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës.

Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit. Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.

Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023.

Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës nisi të paguhet prej muajit gusht 2023.

Ndërsa për referencat e reja qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026. Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës do të nisin nga 1 janari 2026.

Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj.

Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës.

Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.

Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.

Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale. Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.

Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.

Në projektvendim Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani).

Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2.

Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.

Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%.

Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit.

Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryhsojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës.

Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.

Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj.

Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.

Për të parë zonat në hartë kliko: https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/

Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.

Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.

P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj. Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.

Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj. Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj.

Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.

Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit. / Monitor

Shqiptarët pa para letër?

FATOS ÇOÇOLI

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje ngjalli debat të fortë. Të duket e vështirë ta imagjinosh të shkëputemi nga paraja “e dashur” letër. Sidomos, duke parë sjelljen tonë ndaj parasë, fetishizimin e “shukave” me para fizike, si të ishin perëndi. Një sjellje e tillë ka shënuar 35 vitet e fundit të transformimit tonë. Për t’u bërë më pak e dukshme në pesë vitet e fundit, që nga Pandemia e COVID-19.

A mundet vendi ynë të shndërrohet në pesë vitet e ardhshme, duke i ngjarë Norvegjisë apo Finlandës së sotme, ku paraja fizike (letër) përdoret vetëm në 5-7 për qind të shitblerjeve? Edhe mundet. Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike, ku transaksionet kryhen përmes mjeteve digjitale si kartat bankare, aplikacionet celulare dhe transfertat “online”, përfaqëson një hap modernizues për Shqipërinë. Ky transformim do të na sjellë një sërë përfitimesh në fusha të ndryshme të jetës sonë ekonomike, sociale dhe institucionale. Së pari, do të fuqizohet ndjeshëm lufta kundër ekonomisë informale dhe evazionit fiskal. Një nga përfitimet më të rëndësishme të një sistemi pa para fizike (në anglisht “cashless”) është kufizimi i mundësive për fshehje të të ardhurave apo mosdeklarim të shitjeve.

Transaksionet digjitale lënë gjurmë dhe janë më të lehta për t’u monitoruar nga administrata tatimore, duke rritur të ardhurat në arkën e përbashkët të Buxhetit të Shtetit dhe duke siguruar një konkurrencë më të ndershme në treg. Së dyti, fuqizohet lufta ndaj korrupsionit. Pagesat elektronike ulin mundësinë për korrupsion administrativ dhe ryshfet, veçanërisht në institucionet publike. Kur çdo pagesë është e dokumentuar dhe e gjurmueshme, hapësirat për abuzim zvogëlohen ndjeshëm. Së treti, një ekonomi dhe shoqëri pa paranë letër jep siguri më e lartë për qytetarët dhe bizneset. Paraja fizike mbart rrezikun e humbjes, vjedhjes apo dëmtimit të saj. Me një sistem “cashless”, qytetarët dhe bizneset ndihen më të sigurt, pasi fondet e tyre mbrohen nga masat e sigurisë kibernetike dhe nga institucionet financiare. Sidomos bankat. Së katërti, Shqipëria pa paranë letër na bën të fitojmë kohë dhe para. Transaksionet digjitale janë më të shpejta dhe më të lehta për t’u kryer. Ato reduktojnë nevojën për numërim, transport dhe ruajtje të parasë fizike.

Kjo kursen kohë dhe para për qytetarët, bizneset dhe bankat. Së pesti, sistemi pa para fizike nxit përfshirjen financiare të popullsisë. Një ekonomi pa para fizike i shtyn qytetarët të përdorin shërbime bankare dhe financiare, gjë që rrit aksesin e tyre në kredi, sigurim dhe produkte të tjera financiare që mund të përmirësojnë standardin e jetës. Sidomos për të rinjtë, gratë dhe bizneset e vogla. Së gjashti, sistemi “cashless” jep mbështetje për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit. Kalimi në pagesa digjitale stimulon zhvillimin e kompanive të reja fintech të aplikacioneve të pagesave dhe shërbimeve të reja financiare, duke nxitur ekosistemin inovativ në vend dhe duke hapur vende të reja pune në sektorin teknologjik për të rinjtë tanë dhe jo vetëm. Së shtati, me një Shqipëri pa para letër, politikat fiskale të qeverisë dhe monetare të Bankës së Shqipërisë menaxhohet më lehtë dhe më mirë.

Një sistem ku paraja është e gjitha e gjurmueshme, i jep Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave më shumë të dhëna dhe kontroll mbi qarkullimin monetar, inflacionin dhe sjelljen e konsumatorit tonë, duke i ndihmuar këto dy institucione bazë në vendimmarrje më të sakta financiare dhe ekonomike. Banka e Shqipërisë ka punuar mirë me uljen e tarifave bankare për transfertat bankare ‘online’ mes bankave tregtare. Pra, lëvizjet e parasë jo letër. Mirëpo, krahas punës së bankës sonë qendrore, për të përfituar sa më shpejt dhe plotësisht nga një ekonomi pa para fizike, ne duhet të investojmë shumë, si qeveri, biznese e qytetarë. Duhet të investojmë në edukimin tonë financiar.

Duhet të rrisim besimin e qytetarëve te sistemet digjitale. Do të jetë shumë e vështirë të ndahemi nga paraja që preket dhe shihet. Përmirësimi i infrastrukturës së pagesave, rregullimi në ulje të mëtejshme i komisioneve bankare për pagesat elektronike, si garantimi i mbrojtjes së të dhënave personale të çdo qytetari që përdor paranë jofizike, por edhe i sigurisë kibernetike, janë masa thelbësore që të shkëputemi nga zgjedha dhe hipnoza e parasë letër. Kalimi drejt një Shqipërie pa para fizike nuk është vetëm një hap teknologjik, por një reformë gjithëpërfshirëse. Ajo do të kontribuojë në ndërtimin e një ekonomie më të ndershme, efiçiente dhe transparente. Me mbështetje institucionale dhe ndërgjegjësim qytetar, ky vizion mund të bëhet realitet në pesë vitet e ardhshme. Por duhet të fillojmë nga puna e fortë që sot./Gazeta Panorama 

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec– Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Fatkeqësisht si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Arjani më ofroi lekë”/ Konomi i përgjigjet ashpër Shabanit: Unë të jap para, boll kam…

Një nga mbështetasit më të afërt të Adriatik Lapajt dhe kandidati për deputet i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Arjan Konomi, u është përgjigjur akuzave të rënda të Endri Shabanit, sipa të cikit ai i ka ofruar para që të tërhiqet. Në një intervistë  për një emision televiziv, Konomi thotë se është absurde fakti që mund ti ketë dhënë lekë Shabanit. Më tej argumenton se ‘boll para ka shpenzuar për fushatën’.

Mbasi mbaroi kjo, filluan ‘hajde gjejmë një zgjidhje’. E kupton? Vinte Arjan Konomi ‘jo po sa lekë do ai’, e të tjera… nuk shesin njerëzit dinjitetin“, kështu u shpreh Shabani për Konomin gjatë intervistës për gazetaren Kristi Gongo.

Arjan Konomi u përgjigj duke thënë: “Si mund të shpifë njeriu gjëra të tilla?! Unë po ofroj para? Para përse? Boll kam shpenzuar (qesh). Ti ofroj para Zeqirit? Është absurde! Pastaj çfarë është kjo? Unë nuk jam as oligark, as biznesmen, që të kem dhe para, se Zeqiri kërkon para shumë ndoshta. Nuk kërkon një biletë për Antalyia. Unë i kam mesazhet me Endrin, i kam thënë ‘do të bëhesh deputet? Do të mbështes, të flas me Adritaikun’ dhe i kam folur gjera politike që të kënaqë egoizmin e Endrit në mënyrë që të arrinim një marrëveshje politiken dhe Zeqiri të tërhiqej. Unë i kam thënë që nuk e kemi bërë këtë sakrificë… i jam lutur, përgjëruar, i kam kërkuar, kam dhjetëra mesazhe për t’i kërkuar që të arrihej një përfundim. Duke i ofruar gjëra politike, absolutisht para jo”./E.T

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV, që i përkiste degës anësore të dinastisë së Anzhuinëve të Napolit. Ajo lindi në vitin 1347 në qytetin e Durrësit, atëherë pjesë e Mbretërisë së Shqipërisë që kontrollohej nga Anzhuinët.

Ajo ishte vajza e Ludovikut të Napolit, Duka i Durrësit dhe mbesë e mbretit Robert të Napolit. Familja e saj kishte një pozitë të lartë në hierarkinë aristokratike të mbretërisë napolitane, por me influencë të veçantë në territoret shqiptare, ku titujt e Durrësit dhe të Mbretërisë së Shqipërisë mbaheshin nga degë të veçanta të familjes mbretërore.

Në shkurt të vitit 1369, Margaret u martua me Karlin (Carlo), djalin e madh të Gjon Gravinës, i cili kishte mbajtur titujt e Dukës së Durrësit dhe Mbretit të Shqipërisë në vitet 1332–1336. Kjo martesë përforcoi pozitat politike të degës së Durrësit brenda strukturës së gjerë të dinastisë Anzhuine.

Më vonë, në vitin 1381, pas trazirave dhe luftës civile në Mbretërinë e Napolit, burri i saj Karli u ngjit në fron si mbret i Napolit me emrin Karli III i Napolit. Me këtë rast, Margaret u bë zyrtarisht Mbretëresha e Napolit. Ajo mbajti këtë pozitë deri në vrasjen e burrit të saj në vitin 1386.

Pas vdekjes së Karlit III, Margaret jetoi në hijen e pushtetit dhe ndikimit të saj politik ra ndjeshëm. Megjithatë, ajo mbeti një figurë simbolike e degës durrësake të Anzhuinëve, që përfaqësonte një bashkim të botës shqiptare me atë italiane në një kohë kur lidhjet ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut ishin të forta dhe me ndikim të ndërsjellë.

Margaret vdiq në vitin 1412, duke lënë pas një trashëgimi historike që shpesh është lënë në harresë në rrëfimet tradicionale, por që mbetet pjesë e rëndësishme e ndërthurjes shqiptaro-italiane në Mesjetë.

Përgatiti: L.Veizi

Parashikimi i motit për sot, 28 korrik 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit.

Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era e lehtë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë./e.t

Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertën tradicionale të akomodimit në Durrës

Në zonat turistike të Durrësit, një model i ri akomodimi po ndryshon ekuilibrat e sezonit veror. Rritja e prenotimeve në sistemin “bed and breakfast” (B&B) ka shtyrë shumë familje dhe biznese të vogla që japin dhoma apo apartamente me qira drejt një modeli fleksibël dhe më fitimprurës, por edhe më të lodhshëm. Në vend të […]

The post Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertën tradicionale të akomodimit në Durrës appeared first on Reporter.al.

Zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja humb jetën nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Pogradecit. Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në një banesë.

Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se si pasojë e asfiksimit nga tymi ka humbur jetën një grua 52-vjeçare, banuese në këtë adresë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./euronewsalbania/

 

The post Zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja humb jetën nga asfiksia appeared first on Telegrafi.

Cili është sekreti i pamjes gjithmonë të kuruar të 80-vjeçares Helen Mirren – thyen rregullat e modës dhe injoron trendet

Duke thyer rregullat, injoruar trendet dhe duke e mbajtur modën, Helen Mirren tregon se mosha nuk ndikon në stilin jetëgjatë.

Konkretisht, kjo aktore 80-vjeçare është shpesh e pranishme në ekranin e madh, dhe gjatë gjithë karrierës së saj ka fituar një Oscar, katër çmime BAFTA, një çmim TONY dhe pesë çmime Emmy, dhe roli i saj më domethënës është ai i Mbretëreshës Elizabeth II në filmin e vitit 2006 “The Queen”.

Pavarësisht roleve, Mirren njihet për zellin e saj për jetën dhe qëndrimin ndaj standardeve të bukurisë dhe plakjes. Zgjedhjet e modës janë shpesh të përjetshme dhe të guximshme, dhe ajo gjithashtu tregon një dashuri për kujdesin e duhur. Stili i saj gjithashtu nuk ka ndryshuar edhe pas më shumë se 50 vitesh në skenën publike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Telegraph (@telegraph)

Sipas Rachel Fanconit, stilistes së Helen Mirren, e cila kaloi 20 vjet me të, pamja e saj ka filluar gjithmonë me vetëbesim.

Për tapetin e kuq, Helen shpesh zgjedh fustane joshëse, ndërsa për momente më modeste zgjedh kostume me pantallona.

“Qasuni modës pa frikë. Mendoj se gjërat që ndihen moderne ju bëjnë super të rëndësishëm”, tha Fanconi.

Gjithashtu, Helen nuk i përmbahet standardeve të bukurisë të shoqërisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për plakjen, kështu që ajo refuzon t’i presë flokët e saj të gjatë shkurt dhe t’i lyejë flokët e saj gri.

Foto: EPA-EFE

“Më pëlqen fakti që ishte disi kundër rregullave që gratë e moshës sime të kishin flokë të gjatë. Ekziston një rregull i pathënë që nuk duhet të kesh flokë të gjatë, ose nëse i ke, duhet t’i kesh të lidhur në topuz. Por mendoj se gjetja e vetëbesimit është këshilla më e mirë e bukurisë”, tha Mirren për British Vogue në vitin 2023.

Për të qëndruar vitale, ylli i famshëm theksoi se që nga viti 2014 ka praktikuar ushtrime 12-minutëshe që përfshijnë prekjen e gishtërinjve të këmbëve, lëvizje me duar dhe ulje-ngritje.

“Këto janë ushtrime që i bëj herë pas here, ato të ndihmojnë shumë që të vish në formë”, tha ndër tjerash ajo. /Telegrafi/

The post Cili është sekreti i pamjes gjithmonë të kuruar të 80-vjeçares Helen Mirren – thyen rregullat e modës dhe injoron trendet appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe identifikimin e një 33-vjeçari që dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 14:30, viktima dyshohet se është hedhur në liqen për t’u larë dhe që atëherë nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

“E saktë është që një person ka kërcy nga ura dhe nuk ka dal nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjenca, janë thirrë njësia e zhytsave”, ka thënë shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.

Në kërkim të tij janë angazhuar edhe njësitet e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim të Kosovës, të cilët po punojnë në terren për të ndihmuar në gjetjen e trupit.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar sot, më 27 Korrik 2025, në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, për identifikimin dhe gjetjen e një personi 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe ekipet specializuese të terrenit dhe zhytjes. Ekipi ynë po vazhdon me përkushtim maksimal për të ofruar ndihmë në këtë situatë të rëndë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupit./Telegrafi/

 

 

The post Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit appeared first on Telegrafi.

Shkencëtarët zbulojnë fosilin e një dinosauri që mund të ketë cicëruar si zog

Shkencëtarët kanë zbuluar një fosil dinosauri në Kinë që mund të ketë bërë tinguj të ngjashëm me cicërimat e zogjve, gjë që mund të nënkuptojë se rrënjët e këngës së zogjve janë shumë më të vjetra nga sa mendohej më parë.

Në një punim të botuar në revistën PeerJ, një ekip ndërkombëtar paleontologësh përshkruan një fosil 163 milionë vjeçar të gjetur në provincën Hebei të Kinës.

Dinosauri, të cilin e quajtën Pulaosaurus qinglong, ishte vetëm 72 centimetra i gjatë dhe fosili është ruajtur pothuajse plotësisht, duke u dhënë studiuesve një vështrim tepër të detajuar në anatominë e tij – duke përfshirë një fyt që çuditërisht i ngjan atij të një zogu.

“Edhe kur keni një skelet dinosauri të ruajtur mirë, kockat individuale të shoqëruara me kafkën rrallë ruhen”, tha paleontologu Xing Xu i Akademisë Kineze të Shkencave në Pekin për New York Times.

“Këto kocka janë shumë të holla, të ndjeshme dhe të vështira për t’u ruajtur.”

Tek vertebrorët, organet vokale mbrojnë rrugët e frymëmarrjes dhe prodhojnë tinguj – nga fishkëllimat dhe rënkimet deri te një sërë vokalizimesh të tjera.

Tek shumica e zvarranikëve modernë, këto organe janë të thjeshta dhe të përbëra nga kërc.

Nga ana tjetër, zogjtë kanë struktura të ndjeshme, kockore dhe fleksibile që lejojnë një larmi të gjerë tingujsh.

Fyti i Pulaosaurusit duket të jetë një pikë kalimtare midis këtyre dy botëve.

Kjo ngre mundësinë që rrënjët e këngës së zogjve të shkojnë më shumë se 230 milionë vjet më parë. /Telegrafi/

The post Shkencëtarët zbulojnë fosilin e një dinosauri që mund të ketë cicëruar si zog appeared first on Telegrafi.

Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave në Kosovë

Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të  herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të  shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e hënë, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të sillen nga  15 – 18°C, kurse, temperaturat maksimale nga 27-31°C

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryj erë lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit./Telegrafi/

The post Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Horoskopi ditor, e hënë 28 korrik 2025

Dashi

Dite here pas here problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ndiheni aspak mire kur te debatoni me partnerin, megjithatë çdo gjë do kaloje pas disa orësh. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër nëse duan ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Ai do jete rreth e rrotull tyre. Ne planin financiar kërkoni edhe këshillat e miqve sot nëse përballeni me vështirësi.

Demi

Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete e bukur dhe e mbushur me emocione te forta sot. Shfrytëzojeni çdo minute kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar nuk do arrini dot ta shtrëngoni rripin dhe kjo mund te sjelle probleme me vone. Kujdes!

Binjaket

Duke qene se Marsi do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift, asgjë nuk do shkoje si me pare. Mundohuni te paktën te mos tregoheni kokëfortë dhe te toleroni me tepër. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe jo te pranojnë çdo lloj ftese qe do iu behet. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Nuk pritet as problemi me i vogël.

Gaforrja

Marrëdhënia me partnerin do jete e paqëndrueshme sot. Here do dashuroheni ne mënyrë pasionante dhe here do keni debate te zjarrta. Beqaret nuk do e kenë mendjen për te filluar histori dashurie dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat qe do iu bëhen. Sektori i financave do jete ne një gjendje shume me te mire se kohet e fundit. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Sot do i shihni gjerat me një sy tjetër ne planin sentimental. Nuk do kërkoni me nga partneri gjera te pamundura, përkundrazi do i merrni gjerat si t’iu vijnë. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe përsëri do mbeten vetëm. Ne planin financiar planetë do iu ndihmojnë t’i zgjidhni problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.

Virgjeresha

Perspektivat për jetën ne çift janë shume te mira sot. Do bëni gjithçka qe ndjeni dhe do merrni shume dashuri nga ai qe keni ne krah. Beqaret do e kenë gjithmonë e me te vështirë te bëjnë për vete dike qe pëlqejnë. Financat për pjesën me te madhe do jene te mira. Do kryeni shpenzimet e dëshiruara dhe situata do mbetet e njëjtë.

Peshorja
Çiftet do kenë një dite te vështirë. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ata e kishin menduar dhe here pas here do vuajnë ne qetësi. Takimet e beqareve do jene shume vendimtare sot. E ardhmja do ndryshoje ne pa momente. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarre shume rreziqe edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire te mundshme.

Akrepi

Dite e zymte edhe për ju kjo e sotmja. Nuk do kuptoheni si duhet me partnerin tuaj dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Kujdes edhe me xhelozinë. Ata qe deri me sot kane qene vetëm do marrin disa propozime interesante te cilat nuk duhen humbur për asnjë moment. Ne planin financiar nuk do keni probleme, por as fushe me lule nuk do e keni situatën.

Shigjetari

Do e dyfishoni maturinë ne jetën tuaj ne çift dhe do mundoheni ne çdo moment t’ia bëni qejfin njeri-tjetrit. Do i sqaroni sa hap e mbyll sytë edhe problemet e vogla. Beqaret do tregohen shume kërkues dhe nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë. Ne planin financiar situata do jete e qete për pjesën me te madhe. Nuk priten probleme dhe vështirësi.

Bricjapi

Te dashuruarit do ndihen te qete dhe do dashurohen ashtu si ta ndiejnë. Dita do jete pozitive. Ka shume mundësi qe beqaret te bien ne dashuri me një peron qe e kane njohur prej kohesh, por qe nuk mendonin se mund ta kishin ndonjëherë me shume sesa mik. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse mund te bëni gabime.

Ujori

Do jeni sensuale dhe te dashur me partnerin tuaj sot. Gjerat do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar gjithmonë. Shfrytëzojeni çdo minute apo sekonde. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te zgjedhin menjëherë një person për ta pasur ne krah sepse mund te bëjnë gabime te cilat do i lëndojnë me vone. Buxhetin duhet ta menaxhoni me sa me shume kujdes dhe maturi.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft pasionante. Emocionet do jene te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim, por ende nuk do e gjejnë personin e duhur. Financat do arrini t’i mbani te stabilizuara edhe pse dëshira për shpenzime do jete e papërmbajtshme. Disa miq do iu gjenden pranë dhe do iu këshillojnë ne çdo moment.

The post Horoskopi ditor, e hënë 28 korrik 2025 appeared first on iconstyle.al.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

 

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 103.1 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 110.3 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Pogradec/ Banesa e saj u përfshi nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit, në banesën e shtetases K. T., ka rënë zjarr ende në rrethana të paqarta.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, 52-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet janë duke kryer veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

The post E rëndë në Pogradec/ Banesa e saj u përfshi nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Papa Leo XIV paralajmëron se civilët në Gaza po “shtypen nga uria”, po ekspozohen ndaj dhunës

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, Papa Leo XIV, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për krizën humanitare “jashtëzakonisht të rëndë” në Gaza , duke thënë se popullsia civile po “shtypet nga uria” dhe vazhdon të përballet me “dhunë dhe vdekje” mes sulmeve dhe rrethimit të vazhdueshëm të Izraelit.

“Po e ndjek me shqetësim të thellë situatën jashtëzakonisht të rëndë humanitare në Gaza, ku popullsia civile po shtypet nga uria dhe vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj dhunës dhe vdekjes”, tha Papa gjatë lutjes së tij javore Angelus, raportoi Vatican News.

Komentet e tij vijnë pas zemërimit global në rritje për kushtet katastrofike në enklavën e rrethuar, ku agjencitë e ndihmës raportojnë zhvendosje masive, uri dhe rritje të vdekshmërisë foshnjore për shkak të kufizimeve disamujore izraelite në ushqim, ilaçe dhe akses humanitar.

Leo përsëriti thirrjen e tij urgjente për një armëpushim, duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve dhe akses të papenguar për ndihmë humanitare, duke theksuar se çdo person “ka një dinjitet të brendshëm të dhuruar nga vetë Zoti”.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe të gjitha palëve në konflikt që ta “njohin këtë dinjitet” dhe “të ndërpresin të gjitha veprimet që e shkelin atë”.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë gati 60,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi.

Në nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale, lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu, me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

The post Papa Leo XIV paralajmëron se civilët në Gaza po “shtypen nga uria”, po ekspozohen ndaj dhunës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 28 Korrik 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu, me intensitet të ulët kryesisht në Veri e qendër të vendit.

Në relievet e larta kodrinore-malore, priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 28 Korrik 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Pogradec/ Banesa shkrumbohet nga zjarri, humb jetën 52-vjeçarja (EMRI)

Një banesë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Autoritetet policore raportojnë se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën pronarja e banesës, shtetasja Kozeta Teco, rreth 52 vjeçe, e cila është asfiksuar nga tymi. Policia thotë se grupi […]

The post Tragjedi në Pogradec/ Banesa shkrumbohet nga zjarri, humb jetën 52-vjeçarja (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

❌