Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtuan këtë të hënë Ditën e Ujit të Bekuar, një ngjarje e rëndësishme fetare që simbolizon Pagëzimin e Zotit Jezu Krisht në lumin Jordan. Kjo ditë shënon një moment të shenjtë në kalendarin kishtar, dhe si çdo vit, në qytetet kryesore të Shqipërisë ukrye rituali i hedhjes së Kryqit në det.
Korçë: Elvis Rakip Fiton Përsëri Gara për Kapjen e Kryqit
Në qytetin e Korçës, qindra besimtarë morën pjesë në ceremoninë e Ujit të Bekuar, që u zhvillua në shatërvanin kryesor të qytetit. Pas meshës së falënderimit, Mitropoliti i Korçës, Hiresia e Tij Imzot Joan Pelushi, hodhi kryqin në ujë, ku dhjetra djem të rinj u hodhën për ta kapur. Përsëri, Elvis Rakip arriti të kapte kryqin për të dytën herë radhazi, duke e ndjerë këtë si një bekim të madh. Pas ceremonisë, besimtarët morën ujin e bekuar për ta ruajtur në shtëpitë e tyre, si një simbol të mbrojtjes dhe shëndetit shpirtëror.
Vlorë: Bledi Dhima shpallet fitues i ritualit të Ujit të Bekuar
Në Vlorë, ceremonia e hedhjes së kryqit u zhvillua në një atmosferë festive, pavarësisht temperaturave të ulëta të janarit. Bledi Dhima u shpall fitues i garës për kapjen e kryqit, pasi së bashku me dy të rinj të tjerë sfiduan ujërat e ftohta për të realizuar këtë ritual të shenjtë.
Durrës: Vasil Aleksi kap Kryqin për herë të dytë
Në Durrës, qindra qytetarë ndoqën ceremoninë e Ujit të Bekuar, që u zhvillua në Portin e Durrësit. Pas riteve fetare, të rinjtë garuan për kapjen e kryqit që u hodh në ujërat e detit. Vasil Aleksi, 18 vjeç, u shpall fitues i garës për herë të dytë. Ai ka theksuar se kapja e kryqit në vitin e kaluar i solli fat dhe bekim, çka e motivoi të garonte dhe këtë vit.
Berat: Kostandin Boçi fiton garën për kapjen e Kryqit
NĂ« Berat, festivitetet pĂ«r DitĂ«n e Ujit tĂ« Bekuar u zhvilluan me njĂ« ceremoni tĂ« veçantĂ« nĂ« lumin Osum. Pas riteve fetare nĂ« KishĂ«n e ShĂ«n Dhimitrit, Mitropoliti i Beratit, Imzot Asti, hodhi kryqin nĂ« ujĂ«rat e ftohta tĂ« lumit, ku 7 tĂ« rinj u hodhĂ«n pĂ«r ta kapur. Kostandin Boçi, njĂ« 16-vjeçar nga lagjia âGoricĂ«â, arriti tĂ« kapte kryqin pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« radhazi, njĂ« fitore qĂ« ka simbolizuar pĂ«r tĂ« njĂ« bekim tĂ« madh.
Fier: Samuel Kola fiton garën për kapjen e Kryqit
NĂ« Fier, ceremonia e Ujit tĂ« Bekuar bashkoi besimtarĂ«t ortodoksĂ«, katolikĂ« dhe myslimanĂ«, tĂ« cilĂ«t ndanĂ« sĂ« bashku kĂ«tĂ« ngjarje shpirtĂ«rore. Pas meshĂ«s sĂ« mbajtur nĂ« KishĂ«n âShĂ«n Gjergjiâ, besimtarĂ«t u drejtuan nĂ« shatĂ«rvanin e qytetit ku kryqi u hodh nĂ« ujĂ« nga HirĂ«sia e Tij At Nikolla. Samuel Kola, njĂ« 18-vjeçar nga Rroskoveci, u shpall fitues i garĂ«s pĂ«r kapjen e kryqit, duke marrĂ« edhe shpĂ«rblimin prej 5 mijĂ« lekĂ«sh, tĂ« cilin e ofroi kisha.
Lushnje: Sonja Mahmuti fiton garën për kapjen e Kryqit
Në Lushnje, pas meshës dhe ankandit të ikonave, At Josif Muço hodhi kryqin në shatërvanin e qytetit. Sonja Mahmuti, një besimtare nga qyteti, arriti të kapte kryqin, duke i dhënë kështu një dimension të veçantë kësaj dite të shenjtë.
Edhe në Elbasan besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar. Kryqi fatsjellës u kap nga 14-vjeçari Emanuel Sholla.
Dita e ujit të Bekuar u festua dhe në Gjirokastër dhe qytete të tjera të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
The post Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar, fituesit që kapën Kryqin appeared first on Euronews Albania.