Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përplasi për vdekje 65-vjeçaren në Pogradec, arrestohet 45-vjeçari

Policia ka arrestuar një 45-vjeçar nga Korça, pasi përplasi me makinë dy këmbësore, një 65-vjeçare dhe një 17-vjeçare, në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Si pasojë e plagëve, 65-vjeçarja Manushaqe Gjoka ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa e mitura u dërgua për trajtim mjekësor. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan […]

The post Përplasi për vdekje 65-vjeçaren në Pogradec, arrestohet 45-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë/ Policia del me njoftim zyrtar

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

Sipas uniformave blu, 43-vjeçari në momentin e ndalimit, ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, policia njofton se; gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte shtetasin R. Z.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”, nga strukturat e hetimit të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim, pas lokalizimit në Korçë, i cili, në muajin korrik, në Sarandë, tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetas, në një lokal.

43-vjeçari, në momentin e ndalimit, ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

Në pranga edhe një shtetas që e strehonte në qytetin e Fierit dhe e ndihmonte t’i shmangej Policisë, i shpallur më herët për armëmbajtje pa leje, po në kuadër të këtij operacioni.

Sekuestrohen gjatë operacionit gjithsej 5 armë zjarri (4 pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, dhe 1 automatik), një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Në vijim të veprimeve operacionale bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur me armë zjarri 2 shtetas, shërbimet e DVP Vlorë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

R. Z., alias R. C., 43 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit, me vendimin e datës 24.07.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit, në qytetin e Korçës, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte shtetasin R. Z.

50-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, pasi falë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe punës së strukturave të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, në vijim të veprimeve operacionale për finalizimin e këtij operacioni, u ushtrua kontroll konkretisht në banesën e shtetasit A. I., në qytetin e Fierit, ku dyshohej se fshihej shtetasi i kërkuar R. Z.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh dhe sendesh të tjera, konkretisht: 3 armë zjarri pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, një armë zjarri automatik, një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë/ Policia del me njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Shokë burgu në Greqi/ Kush e shoqëronte Ramadan Zoton në Korçë, në shtëpinë e tij në Fier u gjet arsenal armësh

KORÇË- Merr fund arratia e Ramadan Zoto. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia pasi akuzohet për plagosje të dyfishtë në Sarandë në korrik të këtij viti.

Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.

Ai u prangos këtë të premte në qytetin e Korçës, ndërsa ishte nën shoqërimin e Arben Ismailaj, një lidhje e ngushtë e tij.

Zoto dhe Ismailaj kanë qenë së bashku në një burg në Greqi. Edhe Ismailaj u vu në pranga, pasi në një aksion të ndërmarrë për arrestimin e Ramadan Zotos në Fier, në banesën e tij u gjet një arsenal i madh luftarak.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

“Gjithashtu me këtë shtetas u kap dhe shtetasi ne kerkim Arben Xhevit Ismailaj, i datëlindjes 07.08.1975, banues në Fier, i shpallur në kërkim nga DVP Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi ne daten 17.08.2025, gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e ketij shtetasi nga strukturat e hetimit ne DVP Vlore, ne bashkepunim me strukturat e Drejtorise se Forces se Posaçme Operacionale Tirane, iu sekuestruan nje arme zjarri automatik model 56, nje silenciator, dy pistoleta TT model 54, nje pistolete model kaliber i vogel dhe nje sasi e konsiderueshme municioni luftarak”, njofton policia.

Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

News24, ka siguruar pamje nga arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë vetëm pak minuta më parë.

Në video shihet se si tre persona janë të shtrirë në tokë, ndërsa forca të shumta procedojnë me arrestimin e tyre.

 

The post Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, vihet në pranga një person

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit. Sipas burimeve paraprake, ndërhyrja është kryer vetëm pak momente më parë dhe lidhet me kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i […]

The post Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, vihet në pranga një person appeared first on BoldNews.al.

Humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga, përfundon te Trauma 30-vjeçari

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi E. D., rreth 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksioni “blic” në Korçë/ Kush është i arrestuari, i dyshuar për plagosje të dyfishtë në Sarandë

KORÇË- Arrestohet nga Policia e Vlorës, Operacionalija e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Policia e Korçës, autori i dyshuar i ngjarjes në Sarandë, i akuzuar për plagosjen e dy personave.

I prangosur është Ramadan Zoto, 43 vjeç.
Sipas burimeve, janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.

Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e sotme, teksa lëvizte me një makinë “Audi” dhe ndërhyrja ishte e befasishme, mes bashkëpunimit të tre sektorëve të policisë.

Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.

/abcnews.al

Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, bie në pranga një person

✇Albeu
By: V K

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

Sipas burimeve paraprake, ndërhyrja është kryer vetëm pak momente më parë dhe lidhet me kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të ndaluarit.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihet se forcat e policisë kanë bllokuar një automjet tip “Audi”, nga i cili është nxjerrë një person dhe është shoqëruar nga uniformat blu.

Raportohet se ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.

The post Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, bie në pranga një person appeared first on Albeu.com.

Pezullohet për shkelje inspektori i PKK Qafë-Thanë

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë reagoi sot lidhur me një video të postuar në rrjete sociale, që pasqyron denoncimin e një qytetari për veprimet e një punonjësi policie në detyrë, në PKK Qafë-Thanë.

Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se drejtori i DVKM Korçë, sapo u njoh me rastin, ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë që shfaqet në video, inspektor R. S.

Gjithashtu, drejtori i DVKM Korçë ka nisur ndaj punonjësit të Policisë hetim disiplinor, në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, për “Kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi”.

Në pamje shihet që efektivi lejon drejtuesin e një mjeti që të kryejë shkelje, duke kaluar në krahun tjetër pranë pikës kufitare, për të qenë më afër radhës për veprime në sportel.

Materialet i kaluan Drejtorisë së Standardeve Profesionale në DPPSH e cila do të kryejë hetim më të thelluar për rastin.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo paligjshmërie që konstatojnë, dhe i garanton ata se do të ketë një reagim të menjëhershëm, konform ligjit.

/m.m/j.p/

The post Pezullohet për shkelje inspektori i PKK Qafë-Thanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korçë/ Tentoi të kontrabandonte naftë në depozitën rezervë të makinës, arrestohet 61-vjeçari

Një 61-vjeçar u arrestua nga Policia në Pikën Kufitare Goricë, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte të fshehur në depozitën rezervë të makinës që drejtonte. Automjeti dhe nafta u sekuestruan nga autoritetet, ndërsa drejtuesi i tij, D. Xh., banues në fshatin Belorta, akuzohet për kontrabandë me mallra të akcizueshme. Materialet procedurale i janë referuar […]

The post Korçë/ Tentoi të kontrabandonte naftë në depozitën rezervë të makinës, arrestohet 61-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët një mjet në lëvizje në unazën e Korçës

Një automjet u përfshi nga flakët gjatë lëvizjes në unazën e qytetit të Korçës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në mjet. Ngjarja ka ndodhur papritur ndërsa automjeti ishte në lëvizje, duke shkaktuar frikë tek drejtuesi dhe kalimtarët e tjerë. Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë.

The post Përfshihet nga flakët një mjet në lëvizje në unazën e Korçës appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Arrestohet 25-vjeçari në Korçë, pagoi karburant me para false

Një 25-vjeçar, i identifikuar si Kledion Bregu, është arrestuar në Korçë pasi pagoi furnizimin e automjetit me karburant duke përdorur një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, u sekuestruan disa kartëmonedha të falsifikuara dhe katër pasaporta që 25-vjeçari kishte deklaruar të humbura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së […]

The post EMRI/ Arrestohet 25-vjeçari në Korçë, pagoi karburant me para false appeared first on BoldNews.al.

“Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë!

✇Albeu
By: M C

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo doli nga klinika dentare.

Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të afërt. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë “S’jam mirë”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt. Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.

Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.

Për rastin është marrë në pyetje dentisti 36-vjeçar, i cili ka shpjeguar përpara bluve të Devollit, procedurën e ndjekur në trajtimin dentar të 59-vjeçarit që ka ndëruar jetë.

The post “Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë! appeared first on Albeu.com.

“Festa e birrës”, Filo: Korça mirëpriti mbi 10 mijë pjesëmarrës

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Korça mirëpriti nga 13-17 gusht “Festën e Birrës”, një event i përvitshëm që nxit turizmin në qytetin juglindor.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ndau në rrjetet sociale momentet më të bukura të natës së fundit të Festës së Birrës.

Në këtë mbrëmje performuan këngëtarët e njohur si Anxhela Peristeri, Fifi, Aurel Thëllimi, etj, të cilët elektrizuan atmosferën me këngët e tyre.

Në këtë festë gjatë 5 netëve morën pjesë mbi 10 mijë pjesëmarrës, ku festuan, kënduan dhe shijuan atmosferën e mrekullueshme të krijuar me këtë rast.

“Korça tregoi edhe një herë se di të presë, të argëtojë dhe të dhurojë emocione të paharrueshme”, tha Filo.

Festa e Birrës në Korçë është një nga ngjarjet më të mëdha festive në Shqipëri, që prej 19 vitesh mbledh mijëra vizitorë çdo gusht. E njohur për atmosferën unike, organizimin gjithnjë në rritje dhe ndikimin në turizëm, kjo festë është kthyer në një simbol të verës shqiptare. Edicioni i vitit 2025 shënon 19 vjet traditë e suksese.

 

/k.s//a.f/

The post “Festa e birrës”, Filo: Korça mirëpriti mbi 10 mijë pjesëmarrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mes të arrestuarve edhe një punonjës i tatimeve, detaje të reja nga sherri në Festën e Birrës në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga sherri që ndodhi gjatë Festës së Birrës në Korçë, ku u arrestuan tre persona. Mes të arrestuarve është edhe punonjësi i tatimeve Aurel Mullalli, 51 vjeç, së bashku me dy shokët e tij: M., 23 vjeç dhe B., 40 vjeç, të tre nga fshati Zëmblak. Sipas raportimeve, të tre […]

The post Mes të arrestuarve edhe një punonjës i tatimeve, detaje të reja nga sherri në Festën e Birrës në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me thikë të riun në Korçë, burg për Aleks Qiqin

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Aleks Qiqi, i akuzuar për plagosjen me thikë të një 27-vjeçari në fshatin Dvoran. Vendimi u dha sot, gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar në ambientet e spitalit, ku ndodhet i shtruar i akuzuari. Ngjarja pak ditë më parë, kur Qiqi dhe […]

The post Plagosi me thikë të riun në Korçë, burg për Aleks Qiqin appeared first on BoldNews.al.

Sherr në Korçë, arrestohen 3 persona, shoqërohen 7 të tjerë

Tre persona janë arrestuar në Korçë pasi u përfshinë në një sherr dhe më pas kundërshtuan punonjësit e policisë. Ngjarja ndodhi gjatë natës, në lagjen nr. 17, aty ku po zhvillohej Festa e Birrës. Sipas burimeve zyrtare, personat e përfshirë janë shoqëruar në Komisariat, por kanë kundërshtuar me forcë uniformat blu. Të arrestuarit janë: M., […]

The post Sherr në Korçë, arrestohen 3 persona, shoqërohen 7 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e 27-vjeçarit, Gjykata e Korçës jep masat e sigurisë për të akuzuarit

Janë caktuar sot masat e sigurisë  Gjykata e Korçës për katër të arrestuarit, të cilët akuzohen për përfshirje në plagosjen e 27-vjeçarit, në fshatin Dvoran të Korçës. Gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve: Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi. Ndërsa për Thanas Paskalin është vendosur që të hetohet në gjendje […]

The post Plagosja e 27-vjeçarit, Gjykata e Korçës jep masat e sigurisë për të akuzuarit appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë! Gjykata cakton masat e sigurisë për katër të arrestuarit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Gjykata e Korçës, ka caktuar masat e sigurisë për katër të arrestuarit, që akuzohen për përfshirje në plagosjen e 27-vjeçarit, në fshatin Dvoran të Korçës.

Burime bëjnë me dije se Gjykata vendosur masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve: Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi.

Ndërsa për Thanas Paskalin, është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Aleks Qiqi, i cili mbeti i plagosur ka pësuar dëmtime të lehta nga të katërt personat e arrestuar.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti, kur Qiqi goditi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra. Në reagim ndaj këtij akti, katër të arrestuarit e kanë goditur Qiqin, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Sa i përket autorit të plagosjes me thikë, Ari Kodra, masa e sigurisë ndaj tij pritet të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, pasi ai vijon të jetë nën kujdes mjekësor për shkak të plagëve të marra gjatë ngjarjes.

Hetimet për këtë rast vijojnë ndërkohë që autoritetet po zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

The post Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë! Gjykata cakton masat e sigurisë për katër të arrestuarit appeared first on Albeu.com.

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

Enedio Guri, 14-vjeçari që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo, u shfaq i përlotur në sallën e gjyqit, ku gjykata e Korçës e la në arrest me burg. Avokati i tij, Ledian Spaho, tha për mediat se i mituri ka shprehur pendesë dhe se nuk kishte qëllim që veprimet e tij të sillnin […]

The post Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit appeared first on BoldNews.al.

❌