Tiranë/ I dënuar për vrasje dhe pjesë e një grupi kriminal, sekuestrohen mbi 26 milionë euro pasuri të 45-vjeçarit
Tiranë- Finalizohet operacioni i koduar “Fortesa”. Nga ky operacion janë sekuestruar pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, Kriastian Koni alias Olsi Meta, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.
Sipas policisë, pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.