NĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« autostradĂ«n DurrĂ«sâTiranĂ«, nĂ« zonĂ«n e Sukthit, ku dy persona u pĂ«rplasĂ«n me armĂ« me PolicinĂ«.
Dy të rinjtë, që më 20 gusht kishin vjedhur një automjet në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, e kishin përdorur më pas për një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, në datën 21 gusht, rreth orës 03:40.
Mjeti i vjedhur u lokalizua nga patrullat e Policisë rreth orës 01:00 të natës së sotme.
Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, duke u drejtuar drejt Shijakut.
Nga brenda makinës autorët hapën zjarr ndaj efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur 28-vjeçari A. D., banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
NdĂ«rkohĂ«, bashkĂ«punĂ«tori i tij, 27-vjeçari L. Ă., po ashtu nga Bilalasi, u arrestua pasi rezistoi me armĂ« ndaj PolicisĂ«.
Ata janĂ« shtetasit Lorenc Ăali dhe shtetasi i plagosur Ardit Domi.
Nga vendi i ngjarjes, forcat e rendit sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra fishekësh.
Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.
DINAMIKA E NGJARJES
Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.
Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.
Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.
Rreth orĂ«s 01:00 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, nĂ« autostradĂ«n DurrĂ«s-TiranĂ«, te âĂifliguâ nĂ« Sukth, shĂ«rbimet e PolicisĂ« konstatuan automjetin e vjedhur mĂ« datĂ« 20.08.2025, nĂ« orĂ«n 20:30, nĂ« Sektor Rinia, DurrĂ«s, me tĂ« cilin, mĂ« datĂ« 21.08.2025, rreth orĂ«s 03:40, sipas njoftimit tĂ« njĂ« shtetasi tĂ« punĂ«suar nĂ« njĂ« karburant nĂ« Sukth, ishte grabitur me dhunĂ« shuma e lekĂ«ve tĂ« xhiros.
Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.
Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Personi tjetĂ«r, shtetasi L. Ă., 27 vjeç, banues nĂ« Bilalas, Shijak, pasi bĂ«ri rezistencĂ« me armĂ« ndaj punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«, duke rrezikuar jetĂ«n e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shĂ«rbimet e PolicisĂ« DurrĂ«s.
Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.
Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.
The post Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.