❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident masiv në Bulqizë/ Katër makina përfundojnë në kanal, raportohet për disa të plagosur

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Bulqizë, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir dhe kanë përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit, të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në një segment të dëmtuar ku për shkak të gropave, shpesh automjetet ndryshojnë korsi dhe bëhen burim aksidenti.

The post Aksident masiv në Bulqizë/ Katër makina përfundojnë në kanal, raportohet për disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin

✇Albeu
By: V K

GjatĂ« mesnatĂ«s, njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« fshatin Çukaste Lushnjes, ku njĂ« konflikt pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta ka pĂ«rfunduar me pĂ«rdorimin e armĂ«s sĂ« zjarrit.

Sipas Policisë, shtetasi R. G., 56-vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si R. M., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin appeared first on Albeu.com.

Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

✇Albeu
By: V K

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve, ka munsesi të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt.

Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme.

Të dhënat e fundit zyrtare, tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë, si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë.

Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare.

Në vitin 2020, shkalla e zëvendësimit për pensionet urbane të pleqërisë ishte 37.6%, por kjo ka rënë ndjeshëm në 31.2% në vitin 2024, një rënie prej 6.4 pikë përqindje në pesë vjet.

Kjo do të thotë se pensionistët në qytete, marrin gjithnjë e më pak për të kompensuar të ardhurat që kishin gjatë periudhës aktive të punës.

E njëjta tendencë vërehet edhe në zonat rurale, ku shkalla e zëvendësimit ka rënë nga 35.7% në vitin 2020 në 29.7% në vitin 2024. Në vitin 2023 dhe 2024, për herë të parë, kjo shkallë ra nën nivelin 30%.

Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto, shënoi 79,500 lekë me rritje 47% nga viti 2020. Ndërsa pensioni mesatar urban në vitin 2024, ishte 19,609 lekë me rritje 24% nga viti 2020.

Kjo prirje është veçanërisht shqetësuese në kushtet e plakjes së popullsisë dhe uljes së kontributeve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Një shkallë më e ulët zëvendësimi, nënkupton që të moshuarit po përballen me sfida të mëdha për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes në pension.

Rënia e shkallës së zëvendësimit, është një tregues i dobësimit të rolit mbrojtës të sistemit publik të pensioneve.

Në mungesë të reformave të qëndrueshme, pensionet nuk po arrijnë të ruajnë një lidhje të mjaftueshme me të ardhurat reale dhe inflacionin, duke i lënë pensionistët gjithnjë e më të pambrojtur financiarisht.

Rënia e shkallës së zëvendësimit të pensioneve ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të ndjeshme mbi cilësinë e jetës së pensionistëve, të cilat prekin aspektet ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar nuk është thjesht çështje financiare, por një problem social me pasoja të gjera për mirëqenien e të moshuarve dhe kohezionin e shoqërisë.

Ruajtja e një standardi të pranueshëm jetese për pensionistët është treguesi më i qartë i zhvillimit dhe drejtësisë sociale në një vend./MONITOR

The post Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare appeared first on Albeu.com.

Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

NĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« autostradĂ«n DurrĂ«s–TiranĂ«, nĂ« zonĂ«n e Sukthit, ku dy persona u pĂ«rplasĂ«n me armĂ« me PolicinĂ«.

Dy të rinjtë, që më 20 gusht kishin vjedhur një automjet në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, e kishin përdorur më pas për një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, në datën 21 gusht, rreth orës 03:40.

Mjeti i vjedhur u lokalizua nga patrullat e Policisë rreth orës 01:00 të natës së sotme.

Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, duke u drejtuar drejt Shijakut.

Nga brenda makinës autorët hapën zjarr ndaj efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur 28-vjeçari A. D., banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

NdĂ«rkohĂ«, bashkĂ«punĂ«tori i tij, 27-vjeçari L. Ç., po ashtu nga Bilalasi, u arrestua pasi rezistoi me armĂ« ndaj PolicisĂ«.

Ata janĂ« shtetasit Lorenc Çali dhe shtetasi i plagosur Ardit Domi.

Nga vendi i ngjarjes, forcat e rendit sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra fishekësh.

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.

DINAMIKA E NGJARJES

Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orĂ«s 01:00 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, nĂ« autostradĂ«n DurrĂ«s-TiranĂ«, te “Çifligu” nĂ« Sukth, shĂ«rbimet e PolicisĂ« konstatuan automjetin e vjedhur mĂ« datĂ« 20.08.2025, nĂ« orĂ«n 20:30, nĂ« Sektor Rinia, DurrĂ«s, me tĂ« cilin, mĂ« datĂ« 21.08.2025, rreth orĂ«s 03:40, sipas njoftimit tĂ« njĂ« shtetasi tĂ« punĂ«suar nĂ« njĂ« karburant nĂ« Sukth, ishte grabitur me dhunĂ« shuma e lekĂ«ve tĂ« xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetĂ«r, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues nĂ« Bilalas, Shijak, pasi bĂ«ri rezistencĂ« me armĂ« ndaj punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«, duke rrezikuar jetĂ«n e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shĂ«rbimet e PolicisĂ« DurrĂ«s.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.

The post Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë

✇Albeu
By: V K

Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi, pas vrasjes së bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje e rëndë që ndodhi në qytetin e Volosit, para syve të fëmijëve të tyre.

Pas krimit, ai arriti t’i shpĂ«tonte policisĂ« pĂ«r mbi 30 orĂ«, duke u fshehur nĂ« njĂ« parcelĂ« me shkurre vetĂ«m 200 metra larg banesĂ«s sĂ« familjes.

Arrestimi u bë pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00, falë një telefonate nga një banor që kishte vënë re lëvizjet e tij.

Nakoleci u kap pa bĂ«rĂ« rezistencĂ« dhe, sapo iu vunĂ« prangat, tha pĂ«rpara oficerĂ«ve: “MĂ« tradhtonte. ÇfarĂ« duhej tĂ« bĂ«ja ndryshe”?

Sipas hetimeve, 40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten, Marjola Nakoleci, dy herë: njëherë në qafë dhe më pas në shpinë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, ndihmuan policinë të rindërtonte itinerarin e tij pas ngjarjes dhe të zbulonte vendstrehimin.

Autoritetet greke bënë me dije se Nakoleci nuk kishte precedentë për dhunë në familje, por në të kaluarën kishte qenë i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët.

Po ashtu, më 28 qershor 2025, me urdhër të prokurorisë, ai ishte dërguar për ekzaminim dhe trajtim në një klinikë psikiatrike.

The post Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë appeared first on Albeu.com.

Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor i shënoi Sakariaspor.

Skuadra e dy futbollistëve të Kombëtares, fitoi 3-1 përballë Sakariaspor.

Dhe pse fillimisht kaluan në avantazh miqtë e Sakariaspor, Bodrumspor vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën ishin Ajeti dhe Seferi që morën skenën.

Fillimisht, Ajeti në minutën e 60-të dhe më pas Seferi, vulosën fitorën për javën e tretë të Ligës së Parë.

Bodrumspor ishte një nga skuadrat e Superligës turke, që ra nga kategoria.

Boshti i skuadrës është ruajtur, pasi synim është rikthimi në elitë. Dhe pse pas 3 javësh kanë 5 pikë.

 

The post Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 24 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102 lekë, ndërsa në shitje me 103.2 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.9 lekë dhe shitet me 112.3 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 24 Gusht 2025/ Si do variojnë teperaturat gjatë ditës

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme deri në orët e mesditës, i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën Perëndimore.

Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat e thella malore, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu.

Ndërsa qytetet bregdetare, do të vijojnë të jenë me kthjellime edhe përgjatë pasdite dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes, por rriten në vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët, e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 24 Gusht 2025/ Si do variojnë teperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Zjarr në zonën mes Dërmishit dhe Rumanxës, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mesditën e sotme, një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq.

 

 

Në vendgjarje ndodhet sherbimi zjarrfikës, si dhe një helikopter. Era që fryn e favorizon zjarrin drejt fshatit Rumanxa.

The post Zjarr në zonën mes Dërmishit dhe Rumanxës, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

✇Albeu
By: V K

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bën publike se 13 gushti, ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025.

Ajo theksoi se konsumi i energjisë në 2025, është rritur me 2.2%, krahasuar me 2024.

Ministrja Balluku, pohoi se furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira

“E megjithĂ«se sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janĂ« ekspozuar nĂ« kĂ«rkesĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« historike tĂ« konsumit, furnizimi me energji elektrike nĂ« vend edhe nĂ« zonat me interes nĂ« ekonominĂ« e turizmit, ka vijuar tĂ« jetĂ« nĂ« standardet mĂ« tĂ« mira tĂ« tij”, shtoi ai.

“KĂ«tu nga salla SCADA e Operatorit tĂ« Transmetimit tĂ« energjisĂ« po bĂ«j njĂ« pasqyrim tĂ« pĂ«rmbledhur mbi situatĂ«n energjetike nĂ« vend, nivelin e konsumit tĂ« energjisĂ« gjatĂ« sezonit turistik veror dhe angazhimin e tĂ« gjithĂ« strukturave publike tĂ« sektorit pĂ«r tĂ« garantuar furnizim tĂ« pandĂ«rprerĂ« me energji gjatĂ« kĂ«tij sezoni turistik kaq tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r ekonominĂ« e vendit.

Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.

Nëse do ta krahasonim me vitin 2019, si viti para pandemisë dhe krizës energjetike, në muajin qershor dhe korrik të vitit 2025 kemi një rritje respektive të konsumit mujor me 21.5% dhe 30.7%. E përkthyer në sasi energjie elektrike, rritja vetëm për këto dy muaj është sa konsumi i total i konsumatorëve familjarë për muajin Prill 2025 apo rreth 217,000 MWh.

Sa i përket konsumit ditor, tashmë mund të klasifikojmë hapur se dita me konsumin më të lartë në vend nuk i përket muajve të dimrit, por muajve të verës. Data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh. Konsumi mesatar ditor në vitin 2025 në rang vendi është 20,856 MWh, ndërkohë që në vitin 2024 ishte 20,610 MWh dhe në vitin 2023 ishte 18,593 MWh, rritje që tregon dukshëm zhvillmini e qëndrushëm ekonomik të vendit sidomos në dy viteve të fundit.

E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.

Ka qenë një sezon i vështirë dhe për shkak të situatës së zjarreve që kanë kërcënuar në jo pak raste nënstacionet dhe linjat e transmetimit. Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe janë angazhuar në mënyrë aktive në fikjen e zjarreve dhe mbrojtjen e aseteve tona energjetike.

Ndaj dua të përgëzoj dhe të falënderoj të gjithë ata punonjës të cilët jo vetëm qëndruan në gatishmëri për të rivënë në punë rrjetin e ndikuar nga zjarret, por dhanë dhe ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në shuarjen e zjarreve, anembanë Shqipërisë.

Ndërkohë, të dhënat e rrjetit të shpërndarjes, vijojnë të tregojnë trendin rënës të humbjeve në rrjet, çka ndihmon edhe më shumë në rritjen e performancës financiare, por dhe teknike të operatorëve të sistemit energjetik.

1.45% është shënuar rënia e humbjeve teknike në rrjet ose e thënë ndryshe janë kursyer 21,699 MWh. Ashtu siç e kemi bërë me dije 1% humbje të rikuperuara në 1 vit, ekuivalojnë në një kursim financiar rreth 7 milionë euro, duke forcuar kështu financat e sektorit e duke na dhënë mundësi të punojmë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas uljes 10.5% që aplikuam në fillim të vitit 2025.

Megjithatë, rritja e konsumit ekspozon nevojën për të forcuar kapacitetet tona në të gjitha hallkat e zinxhirit energjetik nga prodhimi, te transmetimi dhe shpërndarja, e deri te efiçenca në konsum.

Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon të ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme. Të gjitha këto nisma synojnë jo vetëm përballimin e kërkesës në rritje, por edhe mundësimin e aksesit të produktit energjetik në tregun rajonal të energjisë, madje mbrojtje të plot të konsumatorit, mjedisit dhe ekonomisë tonë nga luhatjet e mundshme të tregjeve ndërkombëtare të energjisë.

Sezoni turistik tashmĂ« shkon pĂ«rtej muajit gusht qĂ« Ă«shtĂ« piku i tij dhe ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« me pĂ«rkushtim pĂ«r tĂ« ofruar njĂ« shĂ«rbim energjetik cilĂ«sor e tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. FundjavĂ« tĂ« mbarĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€.

The post Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar

✇Albeu
By: V K

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin e tij të porsalindur.

Artisti ka bërë me dije përmes një postimi prekës në rrjete sociale, se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë të mërkurën në mëngjes.

Në postimin e tij, Marin shprehet se kjo ishte menduar të ishte një lajm i gëzueshëm për ardhjen në jetë të vogëlushit, por fatkeqësisht jeta ka marrë një kthesë të dhimbshme për familjen e tij.

“Disa njerĂ«z vetĂ«m Ă«ndĂ«rrojnĂ« engjĂ«j, por ne patĂ«m nderin tĂ« mbanim njĂ« nĂ« krahĂ«t tanĂ«â€, shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikĂ«llimin e madh qĂ« po pĂ«rjetojnĂ«.

Reperi thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij Alba, por megjithatë po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria e ndërsjellë dhe tek përkrahja e miqve e familjarëve.

Ai falenderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këtë periudhë të vështirë të tyre.

Kujtojmë se Marin dhe partnerja e tij Alba, janë prindër të tre vajzave: Milana, Melody dhe Marina.

 

 

Humbja e djalit ka lënë një plagë të madhe në zemrat e tyre, por çifti shprehet se do të vazhdojnë të ecin përpara me besimin se një ditë do ta takojnë sërish engjëllin e tyre në parajsë.

“Deri sa tĂ« shihemi pĂ«rsĂ«ri, engjĂ«lli ynĂ«, do tĂ« na mungosh çdo ditĂ«,” pĂ«rfundon mesazhi i reperit, i shoqĂ«ruar me fjalĂ« ngushĂ«llimi pĂ«r bashkĂ«shorten e tij, tĂ« cilĂ«n e quan “njeriu mĂ« i fortĂ« dhe gruaja mĂ« e mirĂ« qĂ« ka ekzistuar ndonjĂ«herĂ«â€.

 

The post E rëndë/ Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar appeared first on Albeu.com.

Kapiteni i Juventusit flet pĂ«r ardhjen e De Bryjne dhe Modriç nĂ« Seria A: ÇfarĂ« legjendash, kam shumĂ« gjĂ«ra pĂ«r tĂ« mĂ«suar nga ata

✇Albeu
By: V K

Kapiteni i Juventusit, Manuel Lokatelli, foli për Sky Sport, ku komentoi mbi ardhjen e lojtarëve të mëdhenj si De Bryjne dhe Modriç në Serie A.

“De Bryjne dhe Modriç janĂ« dy kampionĂ«, dy legjenda tĂ« futbollit tĂ« sotĂ«m. ËshtĂ« njĂ« nder t’i sfidoj, tĂ« pĂ«rballem me ta. Kam luajtur kundĂ«r tyre mĂ« parĂ« dhe ka kaq shumĂ« gjĂ«ra qĂ« mund tĂ« mĂ«soj nga tĂ« dy, por gjĂ«ja vĂ«rtet e bukur Ă«shtĂ« tĂ« konkurrosh me ta”.

The post Kapiteni i Juventusit flet pĂ«r ardhjen e De Bryjne dhe Modriç nĂ« Seria A: ÇfarĂ« legjendash, kam shumĂ« gjĂ«ra pĂ«r tĂ« mĂ«suar nga ata appeared first on Albeu.com.

Krimi i rĂ«ndĂ« nĂ« familjen shqiptare nĂ« Greqi/ Zbardhet dĂ«shmia e vajzĂ«s sĂ« çiftit: Babi ishte xheloz


✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.

Mediat greke, kanë publikuar edhe momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen makabre të 36-vjeçares shqiptare në Greqi.

Njëra nga vajzat është shprehur për mediat se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Vajza gjithashtu, është shprehur 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

Sakaq, mediat greke kanë publikuar edhe momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.

“Nuk e di pse u grindĂ«n”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz pĂ«r nĂ«nĂ«n e saj dhe pĂ«r njĂ« kohĂ« ajo e kishte larguar nga shtĂ«pia.

Pas sherrin në banesë me bashkeshortin, 36-vjeçarja vrapoi për t`u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.

Pastaj ai e shtyu gruan në deren prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.

Gruaja 36-vjeçare, pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë. Sipas informacioneve nga protothema.gr, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.

The post Krimi i rĂ«ndĂ« nĂ« familjen shqiptare nĂ« Greqi/ Zbardhet dĂ«shmia e vajzĂ«s sĂ« çiftit: Babi ishte xheloz
 appeared first on Albeu.com.

“Air Albania”, linja ajrore qĂ« mban gjallĂ« flamurin shqiptar nĂ« qiell

✇Albeu
By: V K

PĂ«rtej problematikave tĂ« pĂ«rditshme tĂ« udhĂ«timit ajror, “Air Albania”, po konsolidohet dhe po krijon profilin e saj si kompani kombĂ«tare.

Ajo u prezantua për herë të parë në mars 2017 dhe u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018, duke i dhënë Shqipërisë një linjë ajrore të vetën, ashtu si shumica e vendeve të Europës.

Dy vite pas nisjes së operimeve, kompania u përball me sfidën më të madhe globale, pandeminë e COVID-19.

Teksa shumĂ« linja ajrore ndĂ«rprenĂ« aktivitetin, “Air Albania”, vijoi tĂ« kryente fluturime riatdhesimi pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ« dhe transportin e ngarkesave mjekĂ«sore.

Pikërisht kjo kompani, solli në Tiranë avionin me dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, duke u shndërruar në një hallkë jetike të komunikimit me botën.

Deri nĂ« vitin 2021, tre avionĂ«t e saj, ambasadorĂ«t e “Air Albania”: Migjeni, Lasgushi dhe Naimi, vijonin fluturimet, duke u kthyer nĂ« simbol tĂ« pranisĂ« shqiptare nĂ« qiell.

Në shumë prej linjave, kompania ende përfshin në çmim një bagazh të regjistruar dhe ofron vakte të ngrohta gjatë udhëtimit.

Kujdesi ndaj pasagjerëve nuk mbetet vetëm slogan: asistencë për pasagjerët e moshuar ose me probleme shëndetësore, oksigjen kur kërkohet nga ana mjekësore, mbështetje me mirëkuptim për ata që udhëtojnë në raste familjare të dhimbshme dhe trajtim i menjëhershëm i ngarkesave mjekësore urgjente. Janë këto zgjedhje konkrete që dëshmojnë filozofinë e kompanisë.

MĂ« shumĂ« se 300 tĂ« rinj shqiptarĂ«, janĂ« trajnuar nĂ« fushĂ«n e aviacionit falĂ« “Air Albania”-s. NjĂ« pjesĂ« e tyre sot janĂ« pjesĂ« e linjave mĂ« tĂ« mira europiane dhe globale, duke e shndĂ«rruar kompaninĂ« nĂ« njĂ« trampolinĂ« profesionale.

Si kompani me kapital shqiptar, ajo kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, përmes qindra mijëra transaksioneve bankare dhe fuqizimit të zinxhirit ekonomik vendas.

Në Ballkan, vetëm Serbia ka një kompani tjetër ajrore të suksesshme me kapital 100% shtetëror. Vetëm në vitin 2024, xhiroja e saj arriti në rreth 700 milionë euro dhe ajo mbajti mbi 52% të tregut.

Ky është një shembull që tregon se një linjë ajrore vendase, mund të jetë shumë më tepër sesa një operator transporti: ajo mund të shndërrohet në urë zhvillimi për ngritjen e një Akademie Edukimi dhe Trajnimi, ku të formohen teknikë të lartë, pilotë, ekuipazhe profesionale, duke gjeneruar një ekonomi të re të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Aviacioni Ă«shtĂ« njĂ« industri ku sfidat nuk mungojnĂ«: avionĂ«t pĂ«rballen me defekte teknike, furnizimet shpesh vonohen, moti mbyll aeroportet, ekuipazhet arrijnĂ« kufirin e orareve tĂ« punĂ«s, ndĂ«rsa konkurrenca ul çmimet nga ora nĂ« orĂ«. “Air Albania” nuk ka qenĂ« e imunizuar ndaj problemeve dhe kritikave, por gjithsesi ka vijuar tĂ« qĂ«ndrojĂ« e pranishme nĂ« njĂ« treg tepĂ«r konkurrues.

Mesazhi i saj Ă«shtĂ« i qartĂ«: nĂ«se njĂ« biletĂ« pĂ«rfshin bagazh tĂ« regjistruar, njĂ« vakt tĂ« ngrohtĂ« dhe politika humane pĂ«r pasagjerĂ«t qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ« shtesĂ«, atĂ«herĂ« diferenca prej disa eurosh nuk Ă«shtĂ« njĂ« “ndĂ«shkim”. PĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« njĂ« zgjedhje pĂ«r llojin e ekosistemit tĂ« udhĂ«timit qĂ« duam tĂ« mbĂ«shtesim dhe tĂ« ruajmĂ«.

The post “Air Albania”, linja ajrore qĂ« mban gjallĂ« flamurin shqiptar nĂ« qiell appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë/ Policia del me njoftim zyrtar

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

Sipas uniformave blu, 43-vjeçari në momentin e ndalimit, ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, policia njofton se; gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte shtetasin R. Z.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”, nga strukturat e hetimit tĂ« DVP VlorĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me DrejtorinĂ« e ForcĂ«s Operacionale nĂ« Departamentin e PolicisĂ« Kriminale nĂ« DPPSh, pĂ«r kapjen e njĂ« shtetasi me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« shoqĂ«rore, tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim pĂ«r tentativĂ« vrasjeje.

Vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim, pas lokalizimit në Korçë, i cili, në muajin korrik, në Sarandë, tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetas, në një lokal.

43-vjeçari, në momentin e ndalimit, ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

NĂ« pranga edhe njĂ« shtetas qĂ« e strehonte nĂ« qytetin e Fierit dhe e ndihmonte t’i shmangej PolicisĂ«, i shpallur mĂ« herĂ«t pĂ«r armĂ«mbajtje pa leje, po nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij operacioni.

Sekuestrohen gjatë operacionit gjithsej 5 armë zjarri (4 pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, dhe 1 automatik), një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Në vijim të veprimeve operacionale bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur me armë zjarri 2 shtetas, shërbimet e DVP Vlorë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

R. Z., alias R. C., 43 vjeç, banues nĂ« SarandĂ«, ndaj tĂ« cilit, me vendimin e datĂ«s 24.07.2025, tĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m SarandĂ«, Ă«shtĂ« caktuar masa e sigurimit personal “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, e mbetur nĂ« tentativĂ«, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve dhe municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit, në qytetin e Korçës, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte shtetasin R. Z.

50-vjeçari ishte shpallur mĂ« herĂ«t nĂ« kĂ«rkim pĂ«r veprĂ«n penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve dhe municionit”, pasi falĂ« informacioneve tĂ« siguruara nĂ« rrugĂ« operative dhe punĂ«s sĂ« strukturave tĂ« DVP VlorĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me DrejtorinĂ« e ForcĂ«s Operacionale nĂ« Departamentin e PolicisĂ« Kriminale nĂ« DPPSh, nĂ« vijim tĂ« veprimeve operacionale pĂ«r finalizimin e kĂ«tij operacioni, u ushtrua kontroll konkretisht nĂ« banesĂ«n e shtetasit A. I., nĂ« qytetin e Fierit, ku dyshohej se fshihej shtetasi i kĂ«rkuar R. Z.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh dhe sendesh të tjera, konkretisht: 3 armë zjarri pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, një armë zjarri automatik, një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë/ Policia del me njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i 32-vjeçarit për kanalin vaditës, autori i dyshuar paraqitet në gjykatë

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit 25-vjeçari Xhesion Toromëni, i dyshuar si autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në ambientet e jashtme të një lokali, në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pas një konflikti që përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë. Viktima, 32-vjeçari Besmir Kumria, u godit me thikë dy herë dhe fillimisht mbeti i plagosur rëndë, teksa ndodhej në shoqërinë e miqve të tij.

PavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« dĂ«shmitarĂ«ve pĂ«r ta ndihmuar, ai nuk arriti t’u mbijetojĂ« plagĂ«ve tĂ« marra.

Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendngjarja, duke përfituar nga errësira, por u arrestua pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Konflikti qe çoi ne vrasje

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se konflikti mes palëve ka pasur rrënjë të hershme, të lidhura me një kanal vaditës në fshat, për të cilin familjet kishin pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme. Megjithatë, motivet konkrete të krimit mbeten ende të paqarta.

Viktima, Besmir Kumria, punonte bashkë me vëllain e tij në zonën e Himarës gjatë muajve të verës, ndërsa Xhesion Toromëni, sipas burimeve, nuk kishte shkelur në Kryekuq prej rreth 7 vitesh.

Sot, ToromĂ«ni do tĂ« dalĂ« pĂ«rpara trupit gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Aurora Tushe. Ndaj tij rĂ«ndojnĂ« akuzat pĂ«r “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« ftohta”.

 

The post Ekzekutimi i 32-vjeçarit për kanalin vaditës, autori i dyshuar paraqitet në gjykatë appeared first on Albeu.com.

Neda Balluku: E kam vendosur, vitin e ardhshëm do bëj gjoksin, do ja bwj dhuratë vetes
 (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Neda Balluku, gjatĂ« njĂ« interviste teksa ishte e ftuar nĂ« “Live From Tirana” me Ronaldo SharkĂ«n, ka folur mĂ« shumĂ« pĂ«r eksperiencĂ«n e saj si opinioniste nĂ« edicionin e fundit tĂ« “Big Brother VIP 4”, marrĂ«dhĂ«niet qĂ« ka sot me ish-banorĂ«t dhe jo vetĂ«m


Vitin e ardhshĂ«m e kam vendosur seriozisht qĂ« tĂ« bĂ«j ndĂ«rhyrje kirurgjikale estetike. Mbase gjoksin. (Jo buzĂ« e mollĂ«za) se mendoj qĂ« ia kam treguar mjaftueshĂ«m fytyrĂ«m shqiptarĂ«ve. KĂ«shtu qĂ« çdo lloj ndryshimi nuk bĂ«n asnjĂ« farĂ« diference. Shpresoj tĂ« kem treguar njĂ« fytyrĂ« pozitive e tĂ« mirĂ«, siç mendoj se e kam. Por pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« ndĂ«rhyrje nĂ« gjoks mendoj se po, sepse unĂ« kam dhĂ«nĂ« gji 4 vite e gjysmĂ« tre fĂ«mijĂ«ve, duke i mbledhur bashkĂ« dhe sigurisht ti e ndien tek gjoksi kĂ«tĂ« gjĂ«. Dhe mendoj qĂ« vitin e ardhshĂ«, pĂ«r 35-vjetorin tim do tĂ« jetĂ« njĂ« dhuratĂ« qĂ« dua t’ia bĂ«j vetes. Por tĂ« jemi mirĂ« deri atĂ«herĂ«.

I diskuton këto pasiguri tek vetja me partnerin?

Kryesisht jo. Nuk jam unĂ« rehat qĂ« tĂ« thoja kĂ«tĂ« pjesĂ«, sepse tendencialisht pĂ«rgjigjja Ă«shtĂ« gjithmonĂ« ‘je shumĂ« mirĂ«, ke bĂ«rĂ« tre fĂ«mijë’. Por nuk Ă«shtĂ« arsye kjo qĂ« tĂ« thuash se kam bĂ«rĂ« tre fĂ«mijĂ«, se unĂ« mbetem Neda.

 

The post Neda Balluku: E kam vendosur, vitin e ardhshëm do bëj gjoksin, do ja bwj dhuratë vetes
 (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Njihuni me surprizĂ«n e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur qĂ« pĂ«rfolet se do tĂ« bĂ«het pjesĂ« e shtĂ«pisĂ« mĂ« tĂ« famshme nĂ« ShqipĂ«ri

✇Albeu
By: V K

KĂ«ngĂ«tarja Lore, ka qenĂ« e ftuar nĂ« emisionin radiofonik “She’s On Air” nĂ« Top Albania Radio, ku ka ndarĂ« disa detaje ekskluzive rreth projekteve dhe planeve tĂ« saj.

E pyetur pĂ«r mundĂ«sinĂ« e njĂ« dissi muzikor, ajo e lidhi pĂ«rgjigjen me pĂ«rmendjen e “Big Brother VIP”, duke pranuar se ka marrĂ« ftesĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e formatit.

“Mua mĂ« ka ardhur njĂ« ftesĂ« edhe vjet, por unĂ« nuk isha gati. A jam gati tani? Nuk e di, do ta zbuloj kur tĂ« mĂ« vijĂ« ftesa”, shprehet kĂ«ngĂ«tarja.

Edhe pse nuk dha njĂ« konfirmim tĂ« prerĂ«, Lore e la tĂ« hapur mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’u parĂ« nĂ« edicionin e ardhshĂ«m tĂ« reality show-t mĂ« tĂ« ndjekur nĂ« vend, ç’ka do ishte njĂ« surprizĂ« pĂ«r publikun.

The post Njihuni me surprizĂ«n e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur qĂ« pĂ«rfolet se do tĂ« bĂ«het pjesĂ« e shtĂ«pisĂ« mĂ« tĂ« famshme nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Albeu.com.

Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi (EMRAT+FOTO)

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.

Sipas mediave greke, krimi ndodhi në ndërtesën ku jetonte familja, në rrugën Konstanda.

Mësohet se sherri mes tyre filloi brenda apartamentit dhe vazhdoi në hyrje të ndërtesës.

Ai qëlloi me thikë për vdekje Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.

 

The post Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi (EMRAT+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Arrestohet vajza e Eli Farës/ Kapet me k*kainë në Vorë, ja çfarë tha në polici

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, policia e Tiranës, ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina Fara.

Marina Fara, emrin në dokumente e ka Roxhensa Kapurani.

Në njoftimin e policisë, thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës, i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.

Njoftimi:

“U arrestua shtetasja R. K., 39-vjeçe, pasi gjatĂ« kontrollit fizik, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« VorĂ« i gjetĂ«n njĂ« sasi tĂ« dyshuar narkotike kokainë’, thuhet nĂ« njoftimin e uniformave blu. MĂ«sohet se policia i ka gjetur Marina FarĂ«s 4 doza kokaine, nĂ« total 4.4 gram.

Lënda narkotike i është gjetur në automjet. Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës, u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.

Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak./ B.W

 

 

The post Arrestohet vajza e Eli Farës/ Kapet me k*kainë në Vorë, ja çfarë tha në polici appeared first on Albeu.com.

❌