❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanĂ« ndikuar negativisht nĂ« prodhimin e energjisĂ« nga kaskada e lumit Drin, burimi kryesor i energjisĂ« nĂ« vend.

Si pasojë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka ndërhyrë në tregun ndërkombëtar për të garantuar furnizimin me energji elektrike në vend.

KESH ka realizuar blerjen e 71 561 megavat-orĂ« (MWh) energji elektrike pĂ«r periudhĂ«n 18–24 gusht, pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rkesĂ«n nĂ« rritje dhe reduktimin e prodhimit vendas pĂ«r shkak thatĂ«sirĂ«s sĂ« zgjatur.

KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në tre lote.

Në lotin e parë KESH bleu 45 696 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 138,31 euro/MWh.

Çmimi mĂ« i lartĂ« i kontraktuar ishte 142,50 euro/MWh, ndĂ«rsa çmimi mĂ« i ulĂ«t i kontraktuar ishte 119,30 euro/MWH.

NĂ« lotin e dytĂ«, KESH bleu 20 825 MWh me çmim tĂ« ponderuar 136,24 euro/MWh. Çmimi mĂ« i lartĂ« i kontraktuar ishte 139,40 euro/MWh, ndĂ«rsa çmimi mĂ« i ulĂ«t i kontraktuar ishte 132,88 euro/MWh.

NĂ« lotin e tretĂ«, KESH bleu 5 040 MWh me çmim tĂ« ponderuar 126,06 euro/MWh. Çmimi mĂ« i lartĂ« i kontraktuar ishte 139,70 euro/MWh, ndĂ«rsa çmimi mĂ« i ulĂ«t i kontraktuar ishte 109 euro/MWh.

/a.f//r.e/

The post KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Procedurat për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga zjarret do të kryhen nga bashkitë

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bĂ«ri tĂ« ditur sot se procesi i vlerĂ«simit dhe kompensimit tĂ« dĂ«meve tĂ« shkaktuara nga zjarret nĂ« territorin e vendit do tĂ« zhvillohet nĂ« çdo bashki tĂ« prekur, sipas njĂ« procedure tĂ« strukturuar qĂ« synon tĂ« sigurojĂ« njĂ« trajtim tĂ« drejtĂ« dhe transparent pĂ«r tĂ« gjitha subjektet e dĂ«mtuara.

Ky proces nis me ngritjen e Grupit të Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, një strukturë që ngrihet me urdhër të kryetarit të bashkisë dhe ka për detyrë të evidentojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, si dhe në objekte me funksion social apo kulturor

Ministri informoi se grupi plotëson formularët përkatës, ku pasqyrohen dëmet së bashku me vlerësimin financiar të tyre, duke krijuar një pasqyrë të qartë të nevojave për ndërhyrje dhe mbështetje.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, që i paraprin fazës së vlerësimit përfundimtar

Pasi të jetë përcaktuar kostoja e dëmeve, vuri n[ dukje Vengu, çdo bashki angazhohet të realizojë kompensimin përkatës për banorët dhe subjektet e dëmtuara, duke përdorur fondet e saj të dedikuara për mbrojtjen civile.

“Ky mekanizĂ«m synon tĂ« sigurojĂ« njĂ« reagim tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« koordinuar ndaj pasojave tĂ« fatkeqĂ«sive natyrore, duke vendosur nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes mbĂ«shtetjen ndaj komuniteteve tĂ« prekura dhe rivendosjen e normalitetit nĂ« jetĂ«n e tyre tĂ« pĂ«rditshme”, deklaroi ministri.

1 nga 4

The post Vengu: Procedurat për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga zjarret do të kryhen nga bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dogana fton bizneset të aplikojnë për statusin OEA: Lehtësira në tregti dhe njohje rajonale

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Doganave u bĂ«n thirrje bizneseve qĂ« operojnĂ« nĂ« fushĂ«n e tregtisĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r marrjen e Statusit tĂ« Operatorit Ekonomik tĂ« Autorizuar (OEA), njĂ« standard ndĂ«rkombĂ«tar i njohur qĂ« garanton njĂ« sĂ«rĂ« lehtĂ«sirash nĂ« marrĂ«dhĂ«niet me autoritetet doganore.

Ky status u ofron bizneseve besueshmëri të lartë, procedura të thjeshtuara dhe trajtim prioritar në kontrollet doganore, duke ndikuar drejtpërdrejt në eficiencën e operacioneve tregtare dhe në uljen e kostove.

Përfitimi nga ky status shkon përtej kufijve të Shqipërisë, pasi ai njihet reciprokisht edhe nga vendet e rajonit, duke lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe duke krijuar avantazhe konkurruese.

Njëkohësisht, OEA përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së bizneseve për tregun europian, duke ndihmuar në forcimin e imazhit, rritjen e besueshmërisë dhe aftësinë për të vepruar në një treg gjithnjë e më të integruar dhe të ndërlidhur.

Dogana shqiptare thekson se përfshirja në këtë program është një partneritet strategjik midis administratës doganore dhe sektorit privat, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt, më transparent dhe më të lehtësuar për tregtinë, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e Bashkimit Europian.

Autoritetet inkurajojnë të gjitha bizneset e interesuara që të informohen mbi kriteret dhe procedurat për aplikim, në mënyrë që të përfitojnë nga të gjitha avantazhet që ky status ofron dhe të pozicionohen më mirë në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

/r.e//a.f/

The post Dogana fton bizneset të aplikojnë për statusin OEA: Lehtësira në tregti dhe njohje rajonale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Rama uron besimtarët ortodoksë

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Me rastin e festĂ«s sĂ« Fjetjes sĂ« HyjlindĂ«ses Mari, e njohur edhe si Pashka e verĂ«s pĂ«r besimtarĂ«t ortodoksĂ«, kryeministri Edi Rama pĂ«rcolli urimet e tij tĂ« pĂ«rzemĂ«rta pĂ«r kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« shĂ«nuar tĂ« kalendarit fetar.

“GĂ«zuar FestĂ«n e Fjetjes sĂ« HyjlindĂ«ses Mari pĂ«r tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«t ortodoksĂ«â€, uroi Rama.

Festa e Shën Marisë përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të vitit liturgjik për Kishën Ortodokse.

Ajo ngjall ndjenja të thella përkushtimi, reflektimi dhe shprese, duke bashkuar mijëra besimtarë në lutje, përkushtim dhe kremtim të jetës dhe shenjtërisë së Hyjlindëses.

/a.f/

The post Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Rama uron besimtarët ortodoksë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses


TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi besimtarĂ«t ortodoksĂ« me rastin e festĂ«s tĂ« Fjetjes sĂ« HyjlindĂ«ses, e njohur ndryshe edhe si Pashka e VerĂ«s, pĂ«rmes njĂ« videoje tĂ« veçantĂ« ku shfaqen tri kisha tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« VoskopojĂ«s, tashmĂ« tĂ« restauruara.

Në këtë mesazh urimi, ai solli në vëmendje Kishën e Shën Marisë, Kishën e Shën Mëhillit dhe Manastirin e Shën Prodhomit, monumente të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore që, pas ndërhyrjeve restauruese, janë rikthyer në identitetin dhe madhështinë e dikurshme.

Ai theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore që përfaqësojnë këto kisha.

Festa e Shën Marisë, që përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe ngjall një ndjesi të thellë shpirtërore për të gjithë të krishterët ortodoksë, është një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit liturgjik.

/r.e//a.f/

The post Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në vend, Kingji: FA me guxim në vijën e parë të përballjes me flakët

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Situata e zjarreve nĂ« vend mbetet shqetĂ«suese, ndonĂ«se nĂ« disa zona ka pasur njĂ« qetĂ«sim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« vatrave falĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« strukturave pĂ«rgjegjĂ«se.

Në këtë situatë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, shprehu mirënjohjen për efektivat e FA që me guxim, sakrificë dhe përkushtim kanë qëndruar në vijën e parë të përballjes me flakët, duke shpëtuar jetë dhe prona.

“NĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« sfiduese pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s sĂ« zjarreve nĂ« vend, mirĂ«njohja mĂ« e madhe shkon pĂ«r efektivat tanĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura qĂ« me guxim, sakrificĂ« dhe pĂ«rkushtim kanĂ« qĂ«ndruar nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« pĂ«rballjes me flakĂ«t, ku shumĂ« jetĂ« dhe prona janĂ« shpĂ«tuar”, u shpreh Kingji.

Ai i ka cilësuar ata si krenarinë e vendit dhe shembullin më të mirë të shërbimit ndaj atdheut.

Gjenerallejtënant Kingji u drejtoi një apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e flakëve në natyrë apo djegia e mbeturinave.

Ai kërkoi gjithashtu që çdo vatër e re zjarri të raportohet menjëherë pranë shërbimeve të emergjencës, për të mundësuar një reagim sa më të shpejtë dhe efektiv.

“Ndiqni udhĂ«zimet e autoriteteve, shmangni ndezjen e zjarreve apo çdo veprim qĂ« mund tĂ« rrezikojĂ« pĂ«rhapjen e flakĂ«ve, si dhe njoftoni menjĂ«herĂ« shĂ«rbimet e emergjencĂ«s nĂ«se vini re çdo vatĂ«r tĂ« re zjarri”, theksoi ai.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Zjarret në vend, Kingji: FA me guxim në vijën e parë të përballjes me flakët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QELQ Tirana’s Glass Hub, tĂ« rinjtĂ« mĂ«sojnĂ« tĂ« projektojnĂ« artin e projektimit me qelq

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ NĂ« zemĂ«r tĂ« TiranĂ«s, njĂ« udhĂ«tim kreativ mori jetĂ«, duke i dhĂ«nĂ« njĂ« dimension tĂ« ri artit tĂ« qelqit dhe duke i frymĂ«zuar tĂ« rinjtĂ« tĂ« shprehin veten pĂ«rmes njĂ« materiali sa delikat, aq edhe magjepsĂ«s.

Kursi intensiv nĂ« QELQ Tirana’s Glass Hub shndĂ«rroi ditĂ«t e zakonshme nĂ« pĂ«rvoja tĂ« jashtĂ«zakonshme, ku energjia rinore u pĂ«rzie me ide tĂ« guximshme, duke prodhuar vepra qĂ« mbartnin jo vetĂ«m formĂ«, por edhe histori e qĂ«llim.

Nga momentet e para të punës, gjithçka filloi me një skicë, një ide e vogël në letër, që më pas u shndërrua në objekt.

Pjesëmarrësit mësuan të thyejnë qelqin me kujdes, duke e trajtuar atë jo si një material të zakonshëm, por si një mundësi për të folur ndryshe, për të treguar rrëfime personale dhe për të eksperimentuar me format dhe ngjyrat.

Ky kurs nuk ishte thjesht një trajnim mbi teknikat e punimit me qelq, por edhe për të reflektuar mbi mënyrën se si e trajtojmë mjedisin dhe materialet që na rrethojnë.

Të rinjtë u bënë pjesë e një filozofie që vlerëson riciklimin, kujdesin dhe përdorimin me vetëdije të burimeve.

Projekti u kthye kështu në një pikë takimi mes artit, kreativitetit dhe ndërgjegjësimit ekologjik, duke krijuar një hapësirë ku çdo fragment qelqi mbartte një mesazh.

Mbështetja e MEKI bëri të mundur këtë përvojë transformuese, duke u ofruar të rinjve një platformë për të mësuar, për të krijuar dhe për të lënë gjurmën e tyre përmes një materiali që deri dje mund të ishte parë thjesht si mbetje.

/r.e//a.f/

The post QELQ Tirana’s Glass Hub, tĂ« rinjtĂ« mĂ«sojnĂ« tĂ« projektojnĂ« artin e projektimit me qelq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje ekonomike në gjashtëmujorin e parë, konsumi, turizmi dhe kredia mbështesin zhvillimin

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ NĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2025, ekonomia shqiptare ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme, e mbĂ«shtetur kryesisht nga sektori i turizmit, investimet private dhe zgjerimi i konsumit familjar.

Banka e Shqipërisë vlerëson se ky 6-mujor është vijim të tendencave pozitive të vitit të kaluar, ku rritja ekonomike ka vijuar me ritme të ngjashme.

Sipas drejtorit të Politikës Monetare, pranë BSH-së, Erald Themeli, rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3,4%, dhe të dhënat e deritanishme për tremujorin e dytë tregojnë për një ritëm të ngjashëm.

Rritja është ndikuar pozitivisht nga eksporti i shërbimeve, si dhe nga një rritje e ndjeshme e eksportit të mallrave, e cila është veçanërisht e dallueshme për këtë periudhë.

Një nga faktorët që ka kontribuar dukshëm në këtë ecuri ekonomike është shtimi i ndjeshëm i kredisë në të gjithë sektorët.

Si bizneset, për investime apo kapital qarkullues, ashtu edhe familjet, për konsum apo blerje banesash, kanë përfituar nga një ofertë e bollshme kredie nga bankat.

Kjo ka mbështetur aktivitetin ekonomik në mënyrë të dukshme dhe ka ndikuar pozitivisht në rritjen e kërkesës së brendshme.

“Aktiviteti ekonomik Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur edhe nga njĂ« kredi e bollshme nĂ« tĂ« gjithĂ« sektorĂ«t e saj, qoftĂ« pĂ«r bizneset pĂ«r investime ose kapital qarkullues, qoftĂ« edhe pĂ«r familjet pĂ«r konsum tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m dhe pĂ«r blerje banese”, u shpreh Themeli, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r mediet.

Pavarësisht rreziqeve që vijnë nga ambienti i jashtëm, siç janë paqëndrueshmëria e tregjeve ndërkombëtare apo ndikimet gjeopolitike, Banka e Shqipërisë vlerëson se perspektiva për zhvillimet ekonomike në vend mbetet pozitive.

Parashikimi është që rritja ekonomike do të vijojë në intervalin 3,5-4% dhe se inflacioni, i cili aktualisht është mesatarisht në nivelin 2,3%, do të kthehet në objektivin prej 3% brenda gjysmës së parë të vitit 2026.

“Perspektiva e zhvillimeve ekonomike nĂ« vend Ă«shtĂ« pozitive, do tĂ« vijojĂ« rritjen me 3,5-4%, dhe inflacioni brenda gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« 2026-s do tĂ« kthehet nĂ« objektiv prej 3%. Rreziqet kryesisht nga ambienti i jashtĂ«m mbeten tĂ« mĂ«dha”, pohon Themeli.

Në lidhje me politikën monetare, Erald Themeli ka sqaruar edhe vendimin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e datës 6 gusht, për të mos ndryshuar normën bazë të interesit.

Ky vendim pason një reduktim të normës bazë që ndodhi në fillim të korrikut dhe, sipas tij, koha e shkurtër që ka kaluar nga ky ndryshim nuk lejon ende të shihet plotësisht ndikimi i tij në tregjet financiare dhe në aktivitetin ekonomik.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, u vlerĂ«sua e nevojshme qĂ« t’i jepet mĂ« shumĂ« kohĂ« transmetimit tĂ« plotĂ« tĂ« efektit tĂ« kĂ«saj mase.

Aktualisht, norma bazë e interesit mbetet në nivelin 2,5%, në fuqi që prej korrikut 2025.

/r.e//a.f/

The post Rritje ekonomike në gjashtëmujorin e parë, konsumi, turizmi dhe kredia mbështesin zhvillimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet kontrolle për faturimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale


TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Administrata Tatimore ka nisur kontrollet nĂ« tĂ« gjithĂ« tregjet ushqimore tĂ« vendit, me fokus tĂ« veçantĂ« monitorimin e zbatimit tĂ« ligjit pĂ«r faturimin e produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale.

Këto kontrolle janë pjesë e një fushate të gjerë për formalizimin e tregut, rritjen e transparencës dhe gjurmueshmërinë e produkteve, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.

Përmes këtyre veprimeve, Administrata synon të sigurojë që çdo transaksion i kryer në tregjet ushqimore të regjistrohet në mënyrë të rregullt, duke forcuar kontrollin fiskal dhe ulur informalitetin në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Zbatimi korrekt i këtij ligji ndihmon jo vetëm në rritjen e të ardhurave të deklaruara, por edhe në krijimin e një sistemi të qartë gjurmueshmërie për origjinën dhe cilësinë e produkteve që vihen në treg për konsum publik.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha bashkitë e vendit.

Administrata Tatimore është e pranishme në çdo treg ushqimor të Shqipërisë për të kontrolluar zbatimin e ligjit për faturimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, për formalizimin e tregut dhe gjurmueshmërinë që, mbi gjithçka, garanton rritjen e sigurisë ushqimore.

/r.e//a.f/

The post Tatimet kontrolle për faturimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata nga zjarret në vend, MM: 23 vatra aktive

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Situata nga zjarret nĂ« vend paraqitet e stabilizuar nĂ« shumĂ« prej zonave qĂ« ishin mĂ« parĂ« problematike, pas njĂ« angazhimi tĂ« gjerĂ« tĂ« forcave tĂ« emergjencĂ«s.

Aktualisht janë raportuar 23 vatra aktive zjarri në gjithë territorin, ndërsa puna për shuarjen e tyre vijon pa ndërprerje në terren dhe nga ajri.

Në lartësitë e Malit të Sopotit, pranë Syrit të Kaltër në Delvinë, operacionet për shuarjen e flakëve po vazhdojnë me një angazhim të gjerë forcash. Në këtë zonë janë vendosur 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 punonjës të bashkisë, 80 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 automjete, si dhe 30 forca mbështetëse.

PĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rballimin e flakĂ«ve, Ă«shtĂ« angazhuar edhe avioni italian “Canadair”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« vendngjarje ndodhen edhe 6 autoambulanca pĂ«r çdo rast emergjent.

Edhe në zonat e Pecës, Sirikatit dhe Kardhikaqit në bashkinë e Finiqit, vatrat e përhapura në shkurre dhe pyje po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat vendore.

Në Kuç të Himarës dhe Brataj të Selenicës, forcat zjarrfikëse janë aktive në terren duke ndërhyrë në zona me bimësi të dendur dhe të thata.

NĂ« veri tĂ« vendit, dy vatra janĂ« regjistruar nĂ« zonĂ«n e mbrojtur Mali me Gropa – Val nĂ« BulqizĂ«. PĂ«r shkak tĂ« terrenit tĂ« thyer, ndĂ«rhyrja Ă«shtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ«, por situata po monitorohet nga punonjĂ«s tĂ« AdministratĂ«s sĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura dhe forca vullnetare.

Në Tërnovë, gjithashtu në Bulqizë, zjarri në pyjet e dendura ka kërkuar ndërhyrjen e 8 zjarrfikësve, përveç forcave pyjore dhe ushtarake, me ndihmën e një helikopteri.

NjĂ« situatĂ« e rĂ«nduar Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« ZhapokikĂ«, Plashnik dhe nĂ« Rezervatin Balloll tĂ« Poliçanit, ku pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rhapjes sĂ« shpejtĂ« tĂ« flakĂ«ve u bĂ« e domosdoshme evakuimi i 20 banorĂ«ve. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« po operojnĂ« tre helikopterĂ«, dy prej tĂ« cilĂ«ve janĂ« nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njĂ« nga Çekia, sĂ« bashku me forcat zjarrfikĂ«se dhe tĂ« ushtrisĂ«.

Në Velçan të Beratit, ndërhyrja nga toka dhe ajri që prej mesditës ka bërë të mundur shmangien e rrezikut për banesat. Situata po monitorohet nga afër nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ndërkohë që 20 efektivë shtesë të FA dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore do të vijojnë operacionin derisa vatra të neutralizohet plotësisht.

Në Orizaj të Skraparit dhe në Vokopolë të Poliçanit, zjarret në shkurre po mbahen nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për banesat.

E njëjta situatë raportohet edhe në Mbrakull të Poliçanit dhe në zonën e Ibës në Tiranë, ku është shmangur rreziku për komunitetin.

Vatra të tjera që janë vënë nën kontroll janë ato në Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, si dhe ato në Ferraj dhe Zall-Herr, ku ndërhyrja është bërë e vështirë për shkak të terrenit.

Në zonën e Rrogozhinës, vatrat në Spanesh dhe Kazie janë të izoluara dhe nën vëzhgim.

Në Dhuvjan, Lugar dhe Frashtan të Dropullit, situata paraqitet e qetë pas shuarjes së flakëve. Ndërkohë, në lartësitë e Majës së Golikut në Hormovë të Tepelenës, si dhe pranë antenave të RTSH, zjarret janë ende aktive por po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Në Gramsh, përhapja e zjarrit në fshatin Nartë është ndalur falë punës së forcave zjarrfikëse, bashkiake dhe ushtarake, të mbështetur nga vullnetarë. Ndërhyrja po vijon edhe në Mukaj e Sojnik, ku vatrat nuk paraqesin rrezik për banesat.

SituatĂ« mĂ« e rĂ«nduar paraqitet nĂ« zonĂ«n KunorĂ« DardhĂ« – Laku Klyz dhe Rrafshi i Sakatit nĂ« FushĂ«-ArrĂ«z, ku flakĂ«t po pĂ«rparojnĂ« nĂ« terren tĂ« vĂ«shtirĂ« malor dhe po pĂ«rballohen nga mbi 150 forca tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga punonjĂ«s bashkiakĂ«, pyjorĂ«, vullnetarĂ« dhe efektivĂ« tĂ« FA.

Në Gërmenj të Kolonjës dhe në Velës të Mirditës, zjarret në pyje pishe po luftohen nga forcat zjarrfikëse dhe forca të tjera mbështetëse, megjithë vështirësitë që sjell dendësia e bimësisë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në gjithë vendin, strukturat e emergjencës po punojnë për të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e mbetura dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre.

/a.f//r.e/

The post Situata nga zjarret në vend, MM: 23 vatra aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bazë e re ajrore në Rinas, më shumë destinacione dhe vende pune

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i TiranĂ«s (TIA) shpalli sot zyrtarisht hapjen e bazĂ«s sĂ« re tĂ« kompanisĂ« ajrore “Ryanair”, e cila pritet tĂ« nisĂ« operimet nĂ« prill 2026.

Kjo bazë e re do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës ajrore dhe turizmit në Shqipëri.

Në bazën e re do të stacionohen tre avionë Boeing 737-800, të cilët do të operojnë fluturime drejt 10 destinacioneve të reja: Birmingam (MB); Dublin (IR); Milano (IT); Maltë (MT); Napoli (IT); Peskara (IT); Poznan (PL); Trieste (IT); Torino (IT); Verona (IT).

Krahas destinacioneve tĂ« reja, “Ryanair” do tĂ« rrisĂ« edhe frekuencat nĂ« linjat ekzistuese mĂ« tĂ« kĂ«rkuara, duke sjellĂ« njĂ« rrjet total prej 33 destinacionesh nĂ« 13 shtete tĂ« ndryshme.

Ky zgjerim pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, me një rritje të pritshme të trafikut vjetor të pasagjerëve në 4 milionë dhe mbështetje për mbi 3 mijë vende pune në Shqipëri.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.

/r.e//a.f/

The post Bazë e re ajrore në Rinas, më shumë destinacione dhe vende pune appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Masa për të parandaluar dëmtimet në monumentet historike dhe kulturore

TIRANË, 13 gushtATSH/ Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, reagoi sot lidhur me situatĂ«n alarmante tĂ« zjarreve qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« disa zona tĂ« vendit ditĂ«t e fundit, duke theksuar pĂ«rkushtimin maksimal tĂ« institucioneve pĂ«r tĂ« mbrojtur trashĂ«giminĂ« kulturore kombĂ«tare nga rreziku i flakĂ«ve.

Gonxhja bëri me dije se MEKI në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe drejtoritë rajonale po ndjek në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në terren dhe ka marrë masa konkrete për të parandaluar dëmtimet në monumentet historike dhe kulturore.

Sipas tij, në qarqet Dibër dhe Shkodër, pavarësisht përhapjes së zjarreve në disa vatra, nuk janë raportuar dëmtime në objekte të trashëgimisë kulturore.

“NdĂ«rhyrja e shpejtĂ« e strukturave tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe e ushtrisĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« mundur qĂ« monumente si Muzeu i KastriotĂ«ve dhe KĂ«shtjella e Fletit tĂ« mbeten tĂ« paprekura dhe jashtĂ« rrezikut”, tha ai.

Ndërsa në qarkun e Vlorës, ministry informoi se zjarret kanë prekur zonën pranë Manastirit të Shën Mërisë së Krimanovës në fshatin Piqeras, ku është dëmtuar vetëm bimësia në oborrin e pasëm të objektit, pa u cenuar struktura arkitektonike e Manastirit.

Ai vuri në dukje se situata më problematike është regjistruar në qarkun Gjirokastër, ku Kisha e Shën Ilias në fshatin Lekël, një monument kulture i kategorisë së dytë, ka pësuar dëmtime si pasojë e përhapjes së flakëve. Megjithatë, falë reagimit të menjëhershëm, pjesa më e madhe e kishës është shpëtuar dhe tashmë është në proces hartimi një projekt ndërhyrjeje për restaurim dhe rikuperim të dëmeve.

Ministri Gonxhja theksoi se të gjitha Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndërmarrë masa parandaluese për të mbrojtur monumentet.
“Ato kanĂ« krijuar breza sigurie pĂ«rreth objekteve, kanĂ« larguar vegjetacionin e thatĂ«, kanĂ« ngritur grupe kontakti me strukturat e zjarrfikĂ«sve dhe kanĂ« bashkĂ«punuar ngushtĂ« me autoritetet lokale, duke pajisur stafin me mjetet dhe materialet e nevojshme pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s nĂ« terren”, tha ai.

Gonxhja bëri thirrje për vigjilencë dhe përgjegjësi nga ana e qytetarëve, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë apo gjatë pastrimit të parcelave dhe të raportojnë menjëherë çdo sinjal tymi apo flake që mund të vënë re.

/r.e//a.f/

The post Gonxhja: Masa për të parandaluar dëmtimet në monumentet historike dhe kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve


TIRANË, 13 gushtATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bĂ«ri tĂ« ditur sot se Forcat Komando kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhuara nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« pĂ«rpjekjes gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se pĂ«r shuarjen e vatrave tĂ« zjarrit qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« territorin e vendit gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Të dislokuara në zona me rrezik të lartë dhe akses të kufizuar, efektivët e Komandove kanë ndërhyrë në pika kyçe për të ndalur përhapjen e flakëve, duke ndihmuar në menaxhimin e situatës në kushte ekstreme.

Sipas ministrit Vengu, ndërhyrjet e tyre kanë qenë vendimtare për të frenuar përhapjen e zjarreve në Dropull, Delvinë, Fushë-Arrëz, Tepelenë, Tiranë dhe Berat.

“Forcat Komando kanĂ« ndihmuar ShqipĂ«rinĂ« tĂ« marrĂ« frymĂ« nĂ« kulmin e pĂ«rvĂ«limit, duke ndĂ«rprerĂ« fronte tĂ« rrezikshme flakĂ«sh nĂ« disa prej zonave mĂ« tĂ« goditura”, deklaroi Vengu, duke vlerĂ«suar vendosmĂ«rinĂ« dhe profesionalizmin e trupave tĂ« angazhuara nĂ« operacionet e terrenit.

“Kur Atdheu thĂ«rret! MirĂ«njohje pĂ«r ajkĂ«n e forcĂ«s sonĂ«, pĂ«r tĂ« cilĂ«t asnjĂ« sfidĂ« nuk Ă«shtĂ« shumĂ« e madhe dhe asnjĂ« betejĂ« shumĂ« e vogĂ«l”, u shpreh ministri duke vlerĂ«suar vendosmĂ«rinĂ« dhe profesionalizmin e trupave tĂ« angazhuara nĂ« operacionet e terrenit.

/r.e//a.f/

The post Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Hoxha: Janë stabilizuar 90% e vatrave, 12 të arrestuar sot

TIRANË, 13 gushtATSH/ Ministri i BrendshĂ«m, Ervin Hoxha, bĂ«ri tĂ« ditur sot se gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit janĂ« arrestuar 12 persona pĂ«r zjarrvĂ«nie tĂ« qĂ«llimshme.

Në një deklaratë për mediet, ministri Hoxha tha se situata e zjarreve mbetet e rënduar, por është arritur të stabilizohen rreth 90% e vatrave falë angazhimit të strukturave të Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe forcave të tjera të operacionit në terren.

“Kemi pĂ«rballuar njĂ« situatĂ« me pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha zjarresh dhe reagimi i institucioneve ka qenĂ« vendimtar pĂ«r tĂ« mbajtur situatĂ«n nĂ«n kontroll”, u shpreh ai.

Ministri theksoi gjithashtu se hetimet për rastet e zjarrvënieve po vijojnë dhe se do të ketë ndëshkime për çdo person që ka vepruar në mënyrë të qëllimshme, duke rrezikuar jetën, pronën dhe mjedisin.

Sipas tij, numri total i të arrestuarve për këtë vepër penale ka shkuar në 40. Po ashtu, mbi 140 persona janë proceduar penalisht për shkaktim zjarresh në të gjithë vendin.

/a.f/

The post Zjarret, Hoxha: Janë stabilizuar 90% e vatrave, 12 të arrestuar sot appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gramsh, takim për koordinimin e masave ndaj zjarreve në njësinë Skënderbegas

TIRANË, 13 gushtATSH/ Kryetari i bashkisĂ« sĂ« Gramshit, Besian Ajazi zhvilloi sot pasdite njĂ« takim me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« strukturave qendrore dhe lokale tĂ« emergjencave civile, me fokus koordinimin e planit tĂ« masave pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« zjarreve nĂ« njĂ«sinĂ« administrative SkĂ«nderbegas.

NĂ« takim morĂ«n pjesĂ« drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« sĂ« Mbrojtjes Civile, Haki Çako, prefekti i Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, gjenerali i ForcĂ«s TokĂ«sore, Ilir Xhebexhia, si dhe pĂ«rfaqĂ«sues nga strukturat pĂ«rkatĂ«se tĂ« sistemit tĂ« mbrojtjes civile.

Takimi kishte për qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin efektiv të veprimeve për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në zonat e prekura nga zjarret.

Situata nga zjarret në zonën e Gramshit mbetet kritike, me disa vatra aktive që vijojnë të përhapen në territorin e bashkisë.

Në njësinë administrative Skënderbegas, zjarri i nisur në fshatin Kullollas është përhapur edhe në drejtim të fshatrave përreth, përfshirë zonën e Harunasit. Flakët po avancojnë në drejtim të fshatit Nartë, ku autoritetet kanë dhënë njoftim për evakuim, për shkak të rritjes së intensitetit të zjarrit dhe rrezikut ndaj banesave.

Të gjitha kapacitetet e emergjencës në qarkun e Elbasanit janë të përqendruara aktualisht në bashkinë Gramsh, ku janë angazhuar edhe dy helikopterë të EBA për ndërhyrje nga ajri. Ndërkohë, në terren po punojnë dy mjete zjarrfikëse në zonën e Nartës dhe tri të tjera mbi fshatin Skënderbegas.

Situatë problematike paraqitet edhe në njësinë administrative Kukur, ku vatra aktive zjarri vijojnë në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët.

Forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit, të mbështetura nga punonjës të bashkisë dhe banorë të zonës, janë në terren pranë fshatrave Snosëm dhe Sojnik për të frenuar përhapjen e flakëve.

Autoritetet vijojnë të mbajnë në gatishmëri strukturat operacionale dhe i bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet për sigurinë, duke raportuar menjëherë çdo vatër të re zjarri.

/a.f//r.e/

The post Gramsh, takim për koordinimin e masave ndaj zjarreve në njësinë Skënderbegas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori

TIRANË, 13 gushtATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bĂ«ri tĂ« ditur  sot se Autoriteti KombĂ«tar i VeterinarisĂ« dhe Mbrojtjes sĂ« BimĂ«ve (AKVMB) dhe AgjencitĂ« Rajonale tĂ« Zhvillimit BujqĂ«sor dhe Rural (AREB) janĂ« tĂ« angazhuara nĂ« terren pĂ«r tĂ« evidentuar dĂ«met e shkaktuara nga zjarret nĂ« tĂ« gjitha vatrat e pĂ«rfshira.

Ministrja Denaj theksoi se këto ekipe po punojnë intensivisht për vlerësimin e humbjeve të shkaktuara tek fermerët, si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe në atë të blegtorisë.

“NĂ« terren janĂ« ekipet e AKVMB-sĂ« dhe AREB-ve, tĂ« angazhuara pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve nĂ« bujqĂ«si dhe blegtori”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, ministrja u bëri apel fermerëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve në terren, për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme.

Ajo i ftoi ata të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri, në mënyrë që të ndërhyhet me shpejtësi dhe të minimizohen pasojat e shkaktuara.

/a.f//r.e/

The post Zjarret, Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mallra pa faturë, gjobitet kampingu në Kavajë

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Pas njĂ« denoncimi tĂ« bĂ«rĂ« publik nĂ« rrjetet sociale, Administrata Tatimore ka zbuluar njĂ« tjetĂ«r subjekt qĂ« ushtronte aktivitet nĂ« shkelje tĂ« ligjit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, një kamping në zonën e Kavajës u inspektua nga Taskforca, e cila verifikoi në vend se subjekti ushtronte aktivitet pa respektuar detyrimet ligjore.

Gjatë kontrollit u konstatua se nuk lëshoheshin fatura tatimore dhe se në ambientet e subjektit ndodheshin mallra pa dokumentacion të rregullt tatimor.

Ndaj subjektit u morën masa administrative, sipas parashikimeve ligjore.

Administrata Tatimore thekson se mbetet e përkushtuar në trajtimin me seriozitet të çdo denoncimi të ardhur nga qytetarët, duke synuar garantimin e një zbatimi të barabartë të ligjit për të gjithë subjektet ekonomike.

/r.e//a.f/

The post Mallra pa faturë, gjobitet kampingu në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Point of View”, urĂ« krijuese mes artistĂ«ve shqiptarĂ« dhe austriakĂ«

TIRANË, 13 gushtATSH/ Projekti artistik “Point of View” u zhvillua si pjesĂ« e shkĂ«mbimit kulturor ndĂ«rmjet ShqipĂ«risĂ« dhe AustrisĂ«, njĂ« nismĂ« qĂ« synon tĂ« forcojĂ« lidhjet artistike ndĂ«rkombĂ«tare dhe tĂ« promovojĂ« krijimtarinĂ« bashkĂ«kohore.

Organizuar nga platforma “Satellite Zone”, e njohur pĂ«r mbĂ«shtetjen e ndĂ«rveprimit ndĂ«rkulturor mes artistĂ«ve, ky projekt solli nĂ« vĂ«mendje zĂ«ra tĂ« rinj dhe vizione origjinale nga skena artistike shqiptare.

Dy artistet shqiptare, Inda Sele dhe Kristanja Çene, ishin pjesĂ« e kĂ«saj nisme, duke prezantuar punĂ«t e tyre pĂ«rmes njĂ« qasjeje personale dhe eksperimentale.

Veprat e tyre shpalosën perspektiva unike mbi realitetin, identitetin dhe përkatësinë kulturore, duke krijuar një hapësirë të hapur për dialog, reflektim dhe komunikim përmes artit.

“Point of View” nuk ishte vetĂ«m njĂ« ekspozitĂ« apo shfaqje, por njĂ« takim krijues qĂ« theksoi fuqinĂ« e artit pĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer kufijtĂ« gjeografikĂ« dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar ura mes kulturave tĂ« ndryshme.

Projekti u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), si një dëshmi e angazhimit për nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e artit bashkëkohor.

/r.e//a.f/

The post “Point of View”, urĂ« krijuese mes artistĂ«ve shqiptarĂ« dhe austriakĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka ndezin skenën e Porto Palermo Festival


TIRANË, 13 gushtATSH/ NjĂ« mbrĂ«mje klasike nĂ« Porto Palermo Festival. Qielli mbi KalanĂ« e Ali PashĂ«s u mbush me tinguj qĂ« preknin shpirtin.

Dy prej emrave më të mëdhenj të skenës së muzikës klasike shqiptare, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka u bashkuan në një koncert, që ishte më shumë se një performancë, ishte një përjetim.

Serenata të ëmbla dhe perla të muzikës së kultivuar shqiptare u ndërthurën me sfondin magjik të detit dhe mureve shekullore të kalasë.

Çdo notĂ«, çdo fjalĂ«, çdo melodi dukej se ngjallej pĂ«r tĂ« treguar histori dashurie, kujtimesh dhe Ă«ndrrash tĂ« harruara.

1 nga 4

/a.f/r.e/

The post Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka ndezin skenën e Porto Palermo Festival appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret rrezikojnë banesat, evakuohen banorët në Spanesh dhe Kazie

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bĂ«n tĂ« ditur se nĂ« fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencĂ«s dhe Forcat e Armatosura po evakuojnĂ« banorĂ«t nga banesat pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« situatĂ«s nga zjarret.

Sipas ministrisë, terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar sot për disa vatra aktive në qarkun e Tiranës.
VatĂ«r zjarri aktive Ă«shtĂ« raportuar nĂ« vendin e quajtur “Mali i BĂ«rzhitĂ«s”, fshati IbĂ«, ku po forcat operacionale vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r shuarjen e tij.

Në lartësitë dominuese të fshatit Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Aktualisht, edhe pse terreni është i vështirë, po veprojnë 6 mjete dhe rreth 40 forca nga strukturat operacionale si dhe një avion Canadair kroat.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë, në zjarrin e përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, po operojnë në automjete zjarrfikëse nga MZSH, por situata paraqitet e ndërlikuar dhe rrezikohen banesa. Forcave në terren u janë bashkuar 2 helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në kodrat e Selitës, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk ka akses për kalueshmëri mjetesh. Situata po monitorohet nga forcat bashkiake.

Në fshatin Stërbeg, bashkia Rrogozhinë, ku zjarri ka kaluar në fshatin Spanesh.
Në vendngjarje ndodhen forca dhe mjete nga MZSH Rrogozhinë të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Hajdaraj, bashkia Kavajë, vatrat janë drejt shuarjes së plotë, ku forcat në terren janë mbështetur edhe nga ajri, me një avion, që po punon aktualisht për shuarjen e vatrës së fundit.

/j.p/

The post Zjarret rrezikojnë banesat, evakuohen banorët në Spanesh dhe Kazie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌