Paketa e Maleve/ Cilat do të jenë zonat prioritare për investim, aplikuesit duhet të paraqesin një plan zhvillimi konkret, në shtator përcaktohen territoret që përfitojnë
Zonat malore tĂ« vendit, veçanĂ«risht ato nĂ« veri, do tĂ« jenĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« zbatimit tĂ« ligjit âPĂ«r PaketĂ«n e Maleveâ, qĂ« nis nĂ« shtator me pĂ«rzgjedhjen dhe shpalljen e territoreve ku do tĂ« aplikohen lehtĂ«sitĂ« fiskale dhe procedurale tĂ« parashikuara.
Fokusi është që bashkitë të identifikojnë zonat me potencial zhvillimi, bazuar në kërkesat e qytetarëve që kanë aplikuar gjatë fazës së parë të procesit.
Qëllimi i kësaj pakete është të krijojë kushte të favorshme për investime në zonat e thella malore dhe të nxisë zhvillimin ekonomik përmes legalizimit të pronësisë, lehtësimit të barrës fiskale dhe orientimit të planeve të territorit drejt rigjallërimit rural.
BashkitĂ« do tĂ« paraqesin propozimet pĂ«r territoret qĂ« duan tĂ« shpallin pĂ«r zhvillim malor dhe qeveria do tâu japĂ« atyre status tĂ« posaçëm, ç`ka do tĂ« mundĂ«sojĂ« zbatimin e tĂ« gjithĂ« instrumenteve qĂ« pĂ«rmban ligji.
Sipas Ministrisë për Pushtetin Vendor, ky proces është një mekanizëm i ri bashkëpunimi, ku njësitë vendore kanë rol vendimtar në përcaktimin e zonave me interes më të lartë për zhvillim, duke u bazuar jo vetëm në analizat e tyre, por edhe në shprehjen konkrete të interesit nga qytetarët.
Ligji parashikon se poseduesit jopronarë të pasurive të paluajtshme shtetërore në këto zona do të mund të blejnë tokën që kanë në përdorim me çmim simbolik prej 1 euro.
Pas regjistrimit të kontratës së shitjes, ata ose investitorët që lidhin marrëveshje me ta mund të aplikojnë për leje ndërtimi për zhvillimin e sipërfaqes përkatëse.
Këto veprime do të kryhen në përputhje me rregullat e ligjit të ri dhe me legjislacionin në fuqi për territorin, për aq sa nuk ka kundërshtim midis tyre.
Përfituesit e parë të kësaj pakete do të jenë 500 aplikuesit që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kriteret ligjore.
Ata do të përjashtohen për 10 vjet nga tatimi mbi të ardhurat, TVSH-ja, taksa për pasuritë e paluajtshme dhe ajo për ndikimin në infrastrukturë.
NjĂ« nga kriteret kryesore pĂ«r pĂ«rfitim, Ă«shtĂ« qĂ« prona tĂ« jetĂ« nĂ« pĂ«rdorim faktik nga aplikuesi pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« vazhdueshme dhe tĂ« jetĂ« pjesĂ« e njĂ« zone, qĂ« do tĂ« shpallet me vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave si âzonĂ« malore me pĂ«rparĂ«si zhvillimiâ.
Aplikuesit duhet, gjithashtu, të paraqesin një plan zhvillimi konkret, që të jetë në përputhje me qëllimet e ligjit dhe të mos cenojë mjedisin apo strukturën tradicionale të territorit. Një rast i veçantë është zona e Thethit, e cila pavarësisht ndërtimeve të fundit pa leje, do të vijojë të mbetet park kombëtar.
Zhvillimi në këtë zonë do të jetë i kontrolluar dhe i orientuar drejt trashëgimisë kulturore dhe turizmit natyror, pa devijuar nga kufizimet e statusit të mbrojtur.
Synimi është që modeli i suksesshëm i Thethit të aplikohet edhe në zona të tjera të vendit me karakteristika të ngjashme malore.
Paketa synon të kthejë në resurse ekonomike zonat e braktisura, të ndalojë fragmentimin e tokës dhe të krijojë një valë të re investimesh në agroturizëm, bujqësi, zejtari dhe shërbime, duke ofruar siguri pronësore dhe përfitime konkrete për banorët dhe investitorët.
Procesi i aplikimeve mbetet i hapur, ndërsa muaji shtator pritet të jetë vendimtar për përcaktimin e hartës së parë të zhvillimit malor në Shqipëri.
KRITERET E LIDHURA ME PRONĂN
a) Të jetë pasuri shtetërore. Objekt i procedurave sipas këtij ligji janë edhe tokat në pronësi shtetërore, që janë inventarizuar në përgjegjësi administrimi të institucioneve qendrore, si dhe ato që janë transferuar në pronësi ose në përdorim te njësitë e vetëqeverisjes vendore, me kusht që sipërfaqja e pretenduar nga subjekti të mos përfshijë gjurmën e objekteve shtetërore.
b) TĂ« mos jetĂ« pronĂ« publike e patjetĂ«rsueshme. NĂ« kuptim tĂ« kĂ«tij ligji dhe tĂ« ligjit nr.8743, datĂ« 22.2.2001, tĂ« ndryshuar, llojet e pasurisĂ« âpyllâ, âkullotĂ«â âlivadhâ nuk janĂ« tĂ« patjetĂ«rsueshme dhe mund tâu nĂ«nshtrohen procedurave tĂ« kalimit tĂ« pronĂ«sisĂ« sipas kĂ«tij ligji;
c) Nuk i shërben operacionalitetit të Forcave të Armatosura, sipas legjislacionit në fuqi për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë;
ç) Të mos rëndojnë mbi të të drejta reale të të tretëve;
d) Të mos jetë objekt i procedurave të fitimit të pronësisë sipas ligjit nr.20/2020 dhe ligjeve të tjera të posaçme, që parashikojnë fitimin e pronësisë nëpërmjet procedurave administrative.
dh) Të mos jetë marrë për të vendimi i kthimit ose i kompensimit fizik ish-pronarëve, sipas legjislacionit përkatës.
Ligji ka për objekt përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të posaçme për:
a) shpalljen e zonave malore me përparësi zhvillimi;
b) zhvillimin e pasurive shtetërore të poseduara pa titull pronësie nga subjektet private në këto zona, në harmoni me rregullat e legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
c) kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 (një) euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë.
The post Paketa e Maleve/ Cilat do të jenë zonat prioritare për investim, aplikuesit duhet të paraqesin një plan zhvillimi konkret, në shtator përcaktohen territoret që përfitojnë appeared first on Albeu.com.