Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Portugalia në betejë me zjarret prej disa ditësh, mbi 1600 zjarrfikës të angazhuar për të shuar flakët

Pavarësisht përmirësimit të situatës pas rënies së temperaturave, Portugalia ende po lufton me zjarre të ashpra, njëri prej të cilëve, është aktiv në qendër të vendit.

Të mobilizuar janë 1,600 zjarrfikës dhe gjithashtu pajisje ajrore për shuarjen e zjarreve.

“Ky është ndoshta zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në Portugali”, tha Paulo Fernandes, profesor në Departamentin e Shkencave Pyjore në Universitetin e Tras-Os-Montes, duke folur për zjarrin që filloi në Arganil dhjetë ditë më parë.

Sipas të dhënave deri më tani vlerësohet se ky zjarr ka djegur një sipërfaqe prej 600,000 hektarësh. Ashtu si Spanja fqinje, e cila është goditur rëndë nga zjarret, Portugalia ka parë një qetësi në zjarret pyjore që nga dje, falë një rënies së temperaturave që do të vazhdojë në ditët në vijim.

Që nga fundi i korrikut, zjarret kanë vrarë tashmë tre persona dhe kanë plagosur disa të tjerë, kryesisht zjarrfikës, ndërsa kanë shkatërruar shtëpi dhe të mbjella bujqësore.

Rutte vizitë në Kiev: SHBA dhe Europa po punojnë për garanci sigurie për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ishte në një vizitë në Kiev, ku diskutoi për garancitë e sigurisë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë një konference të përbashkët me liderin ukrainas, Rutte tha se Shtetet e Bashkuara dhe Europa po punojnë së bashku për garanci sigurie, që i ndau në dy shtresa.

E para ka të bëjë me një ushtri ukrainase të fortë për të mbrojtur vendin edhe në të ardhmen dhe tjetra janë garancitë e sigurisë të ofruara nga aleatët perëndimorë.

Rutte tha se presidenti amerikan e ka bërë të qartë se SHBA do të përfshihen në ofrimin e garancive për Ukrainën dhe shtoi se palët po punojnë bashkë që këto garanci të jenë të një niveli të tillë që Putin të mos sulmojë sërish.

Edhe Zelensky konfirmoi gatishmërinë e SHBA për të qenë pjesë e garancive të sigurisë dhe njoftoi se çdo ditë po mbahen bisedime për të diskutuar detajet.

Kreu i shtetit ukrainas akuzoi palën ruse se po bën çdo gjë për të shmangur një takim me të, pasi nuk duan ta përfundojnë luftën.

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë për NBC News tha se deri tani nuk është planifikuar asnjë takim mes dy liderëve, pasi një axhendë e detajuar nuk është përgatitur. Kjo mund ta bëjë me të vështirë arritjen e afatit për një takim Putin-Zelensky deri në fund të muajit gusht.

Një takim mes dy liderëve të vendeve në luftë u dakordësua pas zhvillimeve te fundit ne frontin diplomatik dhe pasi Donald Trump u takua si me Putin, ashtu edhe me Zelensky. Presidenti amerikan se fundmi i krahasoi dy liderët me vajin e uthullën, për të treguar se ata nuk shkojnë mirë për arsye që janë të dukshme.

Trump tha se nëse një takim mes tyre zhvillohet, ai do te preferonte të mos ishte pjese nëse nuk do të ishte nevoja.

Vizat amerikane, DASH verifikon 55 milionë persona në botë për shkelje që çojnë në deportim

Administrata e Donald Trump po kontrollon më shumë se 55 milion njerëz që kanë viza të vlefshme amerikane për çdo shkelje të mundshme që mund të çojë në deportimin e tyre.

Në një përgjigje për Associated Press, Departamenti i Shtetit tha se të gjithë ata që kanë viza amerikane, përfshirë këtu edhe ato turistike nga shumë vende, i nënshtrohen verifikimit të vazhdueshëm, të kujdesshëm ndaj çdo treguesi se ata mund të mos jenë të kualifikuar për leje për të hyrë ose qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

Nëse gjendet një informacion i tillë, viza do të revokohet dhe nëse mbajtësi i vizës është në Shtetet e Bashkuara, ai ose ajo do t’i nënshtrohet deportimit.

Departamenti i Shtetit tha se po kërkon tregues që deklasifikojnë këta njerëz, duke përfshirë ata që qëndrojnë përtej afatit kohor të autorizuar të përcaktuar në një vizë, aktivitet kriminal, kërcënime për sigurinë publike, përfshirje në çdo formë aktiviteti terrorist ose ofrimin e mbështetjes për një organizatë terroriste.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, vitin e kaluar në SHBA kishte 12.8 milionë mbajtës të kartës së gjelbër dhe 3.6 milionë njerëz me viza të përkohshme.

Shifra prej 55 milionësh tregon që disa njerëz që i nënshtrohen shqyrtimit janë aktualisht jashtë Shteteve të Bashkuara me viza turistike.

Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se nuk do të jepen më viza për ata që kërkojnë të punojnë si shoferë kamioni në SHBA, pasi numri i madh i këtyre të huajve, po u rrezikon jetën amerikanëve.

Që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën, administrata e tij është përqendruar në deportimin e emigrantëve që ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara,. Në shenjestër të kanë qenë edhe ata që mbajnë viza studentore, për shkak të përfshirjes në protestat pro Palestinës në kampuset universitare.

“Berisha mbështeti humbësin Basha”/ Bejko: PD është pronë e ish-kryeministrit, duhet të ribëhet!

Analisti Roland Bejko në një intervistë në “Tirana Live” foli për zhvillimet politike, duke u ndalur tek situata në Partinë Demokratike.

Gjatë intervistës, Bejko u shpreh se PD fillimisht duhet ‘që të ribëhet’, duke nënkuptuar që të ndryshojnë të gjitha, pasi sipas tij aktualisht “është pronë e Berishës”.

“Berisha ka qenë aty, në vendimet e mëdha. Sa për hapjen kemi gjithë jetën që themi për hapje në PD. Ka humbur besimi…Ndaj hape sa të duash Partinë Demokratike… Edhe gjatë kësaj kohe që Berisha u kthyer për të shpëtuar PD, por ai vetëm e thelloi krizën në PD. Berisha pas zgjedhjeve të 2021 u kthye dhe mbështeti Bashën që humbi… në atë kohë po të ndërhynte dhe të tregonte se ishte koha për PD për ta shpëtuar…Por ai e ndau e përçau, u rrahën e fyen me njëri tjetrin…Duke qenë edhe me një status non grata e bëri edhe më keq. Pra e bëri më personale dhe kjo u manifestua atje ku ai tha se nuk do ta bënte më se e kishte bërë paraardhësi i tij…”, tha Bejko.

Gjithashtu gjatë intervistës, Ilir Alimehmeti bëri edhe një koment, për zbatimin e nenit “Basha” në PD…

“Nëse dikush mendon që ky statut nuk është zbatuar mund t’i drejtohet organeve ligjore. Ndaj na lejoni në forumet e brendshme të bëjmë punën e brendshme. Por ajo që na intereson rikthimi tek meritokracia…Sa më pranë bazës shkon aq më e qartë bëhet situata…A është zbatuar apo jo statuti, unë jurist nuk jam. Ka një gjykatë aty…Por nuk di të ketë çështje që të jetë çuar nga ndonjë prej anëtarëve”, tha ai.

Nga ana e tij, Bejko, shtoi se ‘Berisha është Berishizmi’, pra konfliktuazime dhe mosrespektim i rregullave.

“Brenda partisë kanë frikë nga berishizmi…Berisha duhet të bëjë një hap pas, të bëhet një proces përbashkues…të jetë i ndershëm pa delfinin e kryetarit, por edhe me Berishës sado të riformatohen këta, nuk fitojnë dot më besim. Zotëria mori vota sepse qytetarët patën besim të ky”, tha Bejko.

Bashkëngjitur bisedës në studion e “ABC News”, në analizën e tij Ilir Alimehmeti, tha se një ndër gabimet më të mëdha si këndvështrimit të tij që ka bërë PD, është bojkotimi.

“A duhet të hyjmë në parlament, mendoj se po. Unë jam shumë i qartë me të gjithë diskutimin. Në mendimin tim këto ishin votime dhe jo zgjedhje absolute… Gabimi madhor që ka bërë PD është bojkotimi…Në fund je zgjedhur përfaqësues i njerëzve për elemente të rëndësishme dhe të paktën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore duhet të jetë e pranishme. Nëse nuk kemi një census të partisë nuk bëjmë dot një organizim pune afatgjate…”

/abcnews.al/

Riorganizim dhe hapje të PD? Alimehmeti: Meritokracia, elementi kryesor që nevojitet!

Ish kandidati për deputet në PD, Ilir Alimehmeti foli për situatën në Partinë Demokratike dhe nëse do të ketë një hapje të kësaj partie. Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, ai tha se hapja e Partisë Demokratike është e rëndësishme dhe se sipas ka ende punë për të bërë.

“Meritokracia nënkupton edhe garë…Unë besoj te demokracia nga poshtë lart dhe vendimi i këtij lloj vektori është ai që duhet pranuar dhe të mbështetet nga lidershipi”, tha ai.

Më tej nënvizoi se meritokracia është elementi kryesor që duhet.

“Unë mendoj që është bërë njëfarë hapje e vogël. Në shoqëri brezat lëvizin, zëvendësojnë njëri tjetrin…Pra një proces i tillë është normal, por nuk bëhet si një e ‘prerë me thikë’. Në duhet të kemi një hapësirë kohorë për të përmbyllur këto lloj procesesh. Pra ne do të kthehemi te një zinxhir hallk pas hallke dhe kjo na kushton kohë. Ne nuk jemi parti që përgjithësohemi të gjithë bashkë, dhe të vendosim të gjithë me një thes. Ne brenda nesh e dimë shumë mirë, kush ka punuar dhe kush jo…”, tha ai.

/abcnews.al/

Guterres: Uria në Gaza, katastrofë e shkaktuar nga njeriu

Sekretari i përgjithshëm i OKB,së, Antonio Guterres e përshkroi sot situatën në Rripin e Gazës si një katastrofë të shkaktuar nga njeriu – pasi autoriteti ndërkombëtar i sigurisë ushqimore shpalli zyrtarisht zi në e bukës – në një pjesë të territorit bregdetar për herë të parë.

Në një raport të publikuar të premten, Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) tha se ka prova të arsyeshme se zia e bukës ka ndodhur në Gazë, një rajon administrativ që përfshin Qytetin e Gazës, që nga 15 gushti.

Duke iu përgjigjur njoftimit të IPC-së në një postim në X, Guterres i përshkroi kushtet në Gazë si një “ferr i gjallë”.

Ai theksoi se situata nuk ishte një mister, por përkundrazi një katastrofë e shkaktuar nga njeriu, një padi morale dhe një dështim i vetë njerëzimit.

Vrasja e 36-vjeçares shqiptare në Greqi, daja i autorit të krimit: Ka pasur probleme të shëndetit mendor, të dorëzohet!

Një krim i rëndë i regjistrua në një familje shqiptare në Greqi. Panteli Nakoleci vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçe duke lënë pas katër fëmijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Volos të Greqi, ku e vrarë mbeti Marjeta Nakoleci. I afërmi i autorit të dyshuar, daja, Jentor Lumani i cili jeton në Korçë ka thënë se nipi i tij ka pasur probleme të shëndetit mendor. Gjithashtu ai i bën thirrje që të dorëzohet në polici. 40-vjeçari pas krimit është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“Atë e bëri si të tërë. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetëdije nuk e bëri pa vetëdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për çfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve. Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu ne Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

QUINT-i dhe BE reagim për moscertifikimin e Listës Serbe: Minim i parimeve të demokracisë

QUINT-i dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar minim të parimeve të demokracisë moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në reagimin zyrtar nënvizon se çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara, sipas Quint dhe BE minon parimet demokratike dhe shkatërron besimin në institucionet e Kosovës.

“Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar dëmshpërblim”, thuhet në reagimin e Quint-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Reagimi vjen pasi KQZ-ja refuzoi të certifikojë Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit.

/abcnews.al/

Lista serbe nuk regjistrohet ne zgjedhje/ Reagon SHBA: I kuptojmë veprimet e Albin Kurtit

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka i ka shprehur kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për çdo përpjekje për t’ua kufizuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të tetorit.

“Që të jemi të qartë, ne besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, tha ajo, ndërsa shtoj se SHBA-te po e kuptojnë se kryeministri ne detyre dhe Vetëvendosja po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja ne zgjedhje, po kjo nuk është demokratike.

Edhe Lista Serbe reagoj pas vendimit te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e saj për zgjedhjet lokale të tetorit, duke e quajtur atë të paligjshëm dhe diskriminues, duke ruajtur të njëjtën linje me Beogradin zyrtar qe reagoj përmes ministrit të jashtëm Marko Gjuric, madje duke e lidhur këtë situatë edhe me moskonsituimin e Kuvendit.

“Është e qartë se Kurti dhe anëtari i tij në KQZ, para së gjithash mendoj për Alban Krasniqin, bashkëshortin e ministres në detyrë të Drejtësisë Albulena Haxhiut, nuk mund t’ia falin Listës Serbe faktin që ajo nuk u zgjodh në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës”-deklaron Lista Serbe

Ankesa ndaj vendimit të KQZ-së u shkrua menjëherë pas vendimit, me destinacion Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 21 gusht, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan.

Për certifikimin e Listës Serbe votuan vetëm anëtarja e kësaj partie, Gordana Llaban dhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka rrezuar edhe me pare  një vendim të ngjashëm të KQZ-së për zgjedhjet parlamentare, duke ia mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vuçiç fton protestuesit në dialog, studentët e refuzojnë: Fillimisht zgjedhje të reja!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ftuar protestuesit në një debat publik. Ai e bëri ftesën publike përmes një videoje në ‘Instagram’.

“Së pari protestat u paraqitën si kërkesa për drejtësi, e më pas hapur filluan të flasin për ndryshime politike dhe për kërkesa për zgjedhje, edhe pse më parë i mohonin. Pavarësisht gjithçkaje të keqe që mendoj për kërkesat e tyre, besoj se është shumë e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin. Mendoj se është me rëndësi vendimtare që të rifillojmë dialogun në Serbinë tonë”, tha Vuçiç.

Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit iu përgjigjën thirrjes së Vuçiçit, duke thënë se me presidentin e Serbisë do të bisedojnë vetëm kur ai të shpallë zgjedhje të reja.

“Është e qartë se nuk ka përgjigje ndaj revoltës së popullit, prandaj tani do të flasë me ne, të cilët prej muajsh na quan terroristë. Për vizionet dhe programet për të ardhmen do të debatojmë gjatë fushatës parazgjedhore, kur të shpallë zgjedhje”, thanë studentët.

Në Serbi, për më shumë se nëntë muaj po mbahen protesta, ku kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Studentët, që udhëheqin protestat, i konsiderojnë zgjedhjet e reja si hap të pashmangshëm, pasi “shteti nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë” në Novi Sad.

Ndërkohë, pushteti në Serbi ka refuzuar që të shpallë zgjedhje të parakohshme.

/abcnews.al/

Ngërçi politik në Kosovë/ “Procesi mund të zhbllokohet”, Haliti: ‘Vetëvendosja’ e zvarrit duke injoruar opozitën

Një odise politike e qëllimshme duket se është ajo qe po ndodh ne Kuvendin e Kosovës. Edhe këtë të premte nuk është arritur konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Albina Haliti-redaktore politike në ATV në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, tha se procesi mund të zhbllokohet nëse arrihet një marrëveshje politike.

Gjithashtu nënvizoi se Vetëvendosje po e zvarrit zgjidhjen  e ngërçit duke injoruar opozitën.

“Nuk është e lehtë që për një subjekt politik që politika të dirigjohet nga opozita. Nuk duan të përmbushin kërkesën e opozitës. VV edhe në të kaluarën është njohur për këtë formë, që nuk merr shumë direktiva nga jashtë. VV atë emër që opozita nuk e do, më së shumti e propozon”, u shpreh Haliti.

Janë propozuar edhe disa emra të tjerë përveç Albulena Haxhiu, por sërish ka vijuar e njëjta situatë, nënvizoi ajo.

‘Inatet personale’, siç theksoi Haliti, po dëmtojnë sistemin.

“Glauk Konjufca do të jetë zëvendëskryeministri, kjo ka qenë kërkesë specifike ndaj edhe nuk është kandiduar. Kjo i është dashur të jetë numri dy i qeverisë. Këto partitë e vogla duhet të lëshojnë pe në njëfarë mënyrë dhe të kontribuojnë në zhbllokimin e situatës së krijuar në Kosovë”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Shuhen 9 vatra zjarri, 2 të tjera ende aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë për të shuar zjarrin në Finiq

Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Në Finiq të Vlorës, dy helikopterë të FA janë duke kryer operacione intensive nga ajri, duke mbështetur forcat tokësore në shuarjen e flakëve.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat:

– 9 vatra janë shuar,
– 2 vatra janë aktive,
– 2 vatra janë në monitorim.

Aktualisht aktive mbeten vatrat në:

* Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë: Vatra e zjarrit po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur.
* Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë: Është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku një vatër u shua një ditë më parë. Terreni është i paarritshëm për mjetet zjarrfikëse. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë 12 forca zjarrfikëse me pajisje individuale dhe 4 forca të APR.

* Parku Natyror Gërmenj, njësia Leskovik: Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 3 mjeteve dhe 14 efektivëve zjarrfikës të MZSH Kolonjë, si dhe 6 forcave policore.

* Fshati Dërmish, njësia Finiq, Vlorë: Vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre. Në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

“Maratonomaku” shqiptar/ Nga Tepelena në Fier, ecën në këmbë për 8 orë

Një sfidë e vështirë, por e përfunduar me sukses. Ky është Ferdinand Varfi. 64-vjeçari vrapoi nga Tepelena drejt Fierit, përgjatë aksit nacional.

Nuk ka marre pjesë në eventet zyrtare të këtij sporti. Nëse do ta bënte, trofetë nuk do t’i mungonin dhe ndoshta rekordet e tij personale do të ishin bërë kombëtare.

Kjo është maratona e tij e radhës, pasi sikurse tregon, ka nisur të merret me sport që fëmijë.

64-vjeçari ecën në shtigje malesh, pa shoqërues, thyen rekorde personale.

Maratonën tjetër ëndërron ta zhvilloje në një vend të largët si Dubai, një sfidë që do ta bënte të njohur ndërkombëtarisht sportistin 64 vjeçar.

/abcnews.al/

“Berisha mban në këmbë Metën”, Kthupi: Grupi parlamentar i PL me deputetë të PD! Rada: Një makinacion që e kemi parë

Juristi Rezart Kthupi në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për lëvizjen e fundit të Berishës, që i dha tre deputetë Metës, për të formuar grup parlamentar.

Gjatë intervistës, Kthupi tha se grupin parlamentar i Partisë së Lirisë tashmë pritet ta shohim me deputetë të Partisë Demokratike.

Berisha i ka dhënë tre deputetë metës për të formuar grup parlamentar. Ai tha se nuk është një gjëje e jashtëzakonshme dhe thjesht e bën partinë me një peshë parlamentare që ajo nuk do e kishte pa ndihmën e Berishës. Nuk mendoj se ka një vlerë, përpos faktit që po krijohen tre grupe parlamentare. Në aspektin politik e vetmja gjë e mirë edhe dhënia peshë e Partisë së Lirisë gjë që në bazë të rezultatit të fundit nuk e ka. Nëse do bënim skenarë pse është zgjedhur kjo rrugë, e para është çështje procedurash parlamentare. Dhe tjetra krijohet një trupë e mesme politike që mund të negociojë pa komplekse me qeverinë…Kjo do ishte një vijë logjike…”, theksoi ai.

Nga ana e tij gazetari Ardit Rada tha se e sheh si një makinacion. Ndërsa nënvizoi se është e rëndësishme që Partia Demokratike të reflektojë dhe të sjellë një vizion të qartë.

“Kanë ato benefitet që mund të marrin, por në thelb një makinacion që në e kemi parë edhe më parë. Nuk është një gjë e re. Pra edhe vetë aleatët e Berishës janë bashkuar herë pas herë për të marrë këto benefite. Ajo që e bën të fortë përballë kundërshtarit, nuk është organizimi në grupe të tilla sesa vizioni apo qasja që do ketë opozita…pra mbetet për t’u parë nëse PD do të reflektojë në radhë të parë në raport me sjelljen e saj apo do shohim po ato akuza të përsëritura”, tha Rada.

/abcnews.al/

Shkëlqejnë shqiptarët e tjerë, Shkëndija dhe Drita afrohen me grupet e Europa dhe Conference League

Ndryshe nga Dinamo Siti, mbrëmja e plej-of në Kupat e Europës ishte e suksesshme për dy skuadrat e tjera shqiptare, Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit. Formacioni tetovar mundi me përmbysje 2-1 kampionët e Bullgarisë, Ludogorets, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës së grupeve në Europa Ligë.

Latifi në pjesën e parë dhe Ibrahimi në të dytën shënuan golat e fitores për Shkëndijën, që i mjafton barazimi në ndeshjen e kthimit për të festuar kualifikimin historik.

I njëjti diskutim vlen për Dritën. Skuadra e Kosovës mundi në Prishtinë 2-1 Diferdanzh nga Luksemburgu dhe afrohet me kualifikimin historik në fazën e grupeve të Konference League.

“Blindohet” Shqipëria me paratë e BE-së, vendi do të marrë mjetet e para LMV2 përmes mekanizmit europian

Forcat e Armatosura Shqiptare po modernizohen me mjete të blinduara LMV2. Lajmi u konfirmua në mediat sociale të Iveco Defence Vehicles.

Kjo pritet të ndodhë së shpejti falë një programi të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Mekanizmit Evropian të Paqes dhe i zbatuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim.

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në sigurinë rajonale. Dorëzimi nënvizon rolin e Bashkimit europian në konsolidimin e krahut jugor të NATO-s dhe në pajisjen e Shqipërisë me mjete të avancuara të lëvizshmërisë ushtarake.

LMV2 është gjenerata e dytë e automjeteve të blinduara shumërolëshe e zhvilluar nga Iveco Defence Vehicles, me mbrojtje dhe performancë të rritur krahasuar me modelin origjinal LMV.

Këto mjete kanë një mbrojtje të avancuar, me strukturë të përforcuar kundër minave dhe zjarrit balistik. Mund të transportojnë 5 deri në 7 trupa përballojnë terrene të vështira dhe kushte ekstreme.

Hungaria e gatshme të presë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Hungaria është ofruar dy herë per të organizuar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës dhe oferta është ende në fuqi, tha sot ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, sipas “Reuters”.

Szijjarto reagoi ndaj raportimeve se Shtëpia e Bardhë po e shqyrtonte kryeqytetin hungarez, Budapestin si një vend për një takim të mundshëm tripalësh midis presidentit të SHBA-së Donald Trump, Vladimir Putin të Rusisë dhe Volodymyr Zelensky të Ukrainës.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë kushte të përshtatshme, të drejta dhe të sigurta për negociata të tilla paqeje. Jemi gati të kontribuojmë në suksesin e përpjekjeve për paqe”, tha Szijjarto.

Megjithatë, ministri i Jashtëm hodhi poshtë raportet e medias se presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte telefonuar kryeministrin hungarez Viktor Orban – për të folur për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian pas samitit të së hënës me presidentin e Ukrainës dhe udhëheqësit evropianë.

“Dua ta bëj të qartë se nuk është zhvilluar një telefonatë të tillë”, tha Szijjarto.

❌