OKB ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. “Fëmijët e uritur të Gazës “kanë arritur limitin, ku janë limitet tuaja?”, kështu u shpreh kreu i i organizatës “ Save the Children”, Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në këtë tryezë ai foli me detaje për shkatërrimin e ngadaltë psikologjik të fëmijëve, të cilët nuk kanë më forcë as të qajnë, siç tha ai.
E ftuar të shprehte qëndrimin e saj gjatë një takimi të Këshillit mbi konfliktin izraelito-palestinez, Inger Asching këmbënguli se uria e shpallur në Gaza javën e kaluar nga OKB-ja nuk është vetëm një “term teknik”.
“Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute, pastaj vdesin ngadalë dhe me dhimbje. Kjo, me fjalë të thjeshta, është uri», tha ajo, përpara se të përshkruante fazat e këtij dobësimi të organizmit brenda pak javësh, trupi ‘shkatërron veten’, ‘gërryen muskujt dhe organet jetësore’, deri në frymën e fundit. E megjithatë, në klinikat tona heshtje. Fëmijët nuk kanë më forcë të flasin ose të qajnë, pasi po vdesin nga gjakderdhja. Ata shtrihen të dobësuar, duke humbur fjalë për fjalë forcën e tyre para syve tanë, trupat e tyre të vegjël të rraskapitur nga uria dhe sëmundjet’, tregoi ajo.
Të gjithë në këtë dhomë kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të vepruar për të ndaluar këtë mizori, theksoi më tej.
“Përfundimi i kësaj krize të shkaktuar nga njeriu kërkon që ne të sillemi sikur të ishim nëna, babai, fëmija ynë, familja jonë, që luftojnë për të mbijetuar në Gazën e sotme”, tha Joyce Msuya, zëvendës shefe humanitare e OKB-së.
/abcnews.al/