Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Orbán dhe Le Pen përgëzojnë zgjedhjen e Karol Nawrocki si president i Polonisë

By: Rovena
2 June 2025 at 18:58

Udhëheqësit e ekstremit të djathtë në Evropë kanë mirëpritur fitoren e kandidatit nacionalist të opozitës, Karol Nawrocki, në zgjedhjet presidenciale të Polonisë, një rezultat që i jep një goditje të madhe agjendës reformuese dhe pro-BE të kryeministrit të qendrës së djathtë Donald Tusk.

Nawrocki, një historian konservator dhe ish-boksier amator, fitoi zgjedhjet e së dielës me 50.89% të votave , treguan shifrat përfundimtare të hënën, përpara rivalit të tij, Rafał Trzaskoëski, kryetarit liberal të Varshavës dhe një aleat të Tusk, i cili siguroi 49.11%.

“Urime Presidentit NaërockiKn për fitoren e tij fantastike”, shkroi në rrjetet sociale kryeministri joliberal i Hungarisë, Viktor Orbán, duke shtuar se “mezi priste të punonte” me 42-vjeçarin, i cili nuk ka mbajtur kurrë një post të zgjedhur.

Liderja e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen , tha se fitorja e Naërocki-t ishte “lajm i mirë” dhe shënoi një “mohim të oligarkisë së Brukselit” që përpiqej të impononte “politikat e saj autoritare dhe ambiciet federaliste… në kundërshtim me vullnetin demokratik”.

Naërocki u mbështet nga partia populiste e djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila sundoi Poloninë deri në fitoren e Tusk në zgjedhjet parlamentare në fund të vitit 2023./abcnews.al

Tragjedia e Emmanuel Macron

24 May 2025 at 13:39

Gati një vit më parë, presidenti francez Emmanuel Macron mori një nga vendimet më të rëndësishme që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2017. Thirrja e tij për zgjedhje të parakohshme në Asamblenë Kombëtare, e konsideruar nga shumë si një lëvizje e dëshpëruar, pasoi zgjedhjet e Parlamentit Evropian të qershorit 2024, në të […]

The post Tragjedia e Emmanuel Macron appeared first on Reporter.al.

Dënimi i Le Pen/ Ekstremi i djathtë i Francës kërcënon me rrëzimin e qeverisë

By: user 8
7 April 2025 at 14:41

Pas vendimit gjyqësor që ndalon Marine Le Pen të kandidojë për presidente, drejtuesit më të lartë të Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella dhe Sébastien Chenu, kanë paralajmëruar publikisht se partia po shqyrton rrëzimin e qeverisë franceze. Deklaratat e tyre vijnë mes akuzave për “gjueti politike” ndaj Le Pen dhe zhgënjimit nga kryeministri François Bayrou, të cilin e akuzojnë për mosveprim ndaj çmimeve të energjisë dhe refuzimin për të reformuar sistemin zgjedhor. Tensioni politik në Francë po rritet, me një qeveri të pakicës që mbahet gjallë nga mbështetja e paqëndrueshme e opozitës.

Politico: 

Dy zyrtarë të lartë të partisë më të madhe të ekstremit të djathtë në Francë, sot hapën publikisht derën për rrëzimin e qeverisë, një javë pasi Marine Le Pen u shpall fajtore për shpërdorim fondesh dhe u ndalua të kandidojë për presidente.

Presidenti i partisë Tubimi Kombëtar, Jordan Bardella, dhe nënkryetari i partisë, Sébastien Chenu, zbuluan në intervista të ndara se partia po shqyrton mundësinë e rrëzimit të Kryeministrit François Bayrou, vetëm katër muaj pasi ata kishin mbështetur përpjekjen e të majtës për të rrëzuar paraardhësin e tij, Michel Barnier.

Të dy politikanët e Tubimit Kombëtar e paraqitën vendimin e partisë së tyre si reagim ndaj, sipas tyre, dështimeve të Bayrou-së për të vepruar mbi prioritetet e tyre legjislative, siç janë ulja e çmimeve të energjisë apo miratimi i një sistemi proporcional votimi.

Bardella i tha RTL-së se “kjo qeveri nuk po bën shumë”, ndërsa Chenu e akuzoi Bayrou-n se po përpiqet ta shtyjë çështjen dhe të lodhë deputetët e parlamentit.

Megjithatë, koha e këtij mesazhi nuk duket të jetë një rastësi. Javën e kaluar, Le Pen u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve të Parlamentit Europian dhe mori një ndalim të menjëhershëm prej pesë vitesh për të kandiduar për poste publike, gjë që e përjashton atë nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, përveçse nëse një gjykatë apeli vendos ndryshe.

Lexo më tej: Drejtësia franceze ekzekuton politikisht shefen e opozitës, Marine Le Pen 

Që nga vendimi, zyrtarët e partisë kanë përqendruar pjesën më të madhe të komunikimit të tyre publik në portretizimin e çështjes si një “gjueti shtrigash” gjyqësore ndaj Le Pen, e cila sipas sondazheve është pretendente kryesore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Por kërcënimi i nënkuptuar për të votuar eventualisht për të rrëzuar qeverinë ka qëndruar i pranishëm.

Zyrtarë brenda radhëve pro-qeveritare kishin shprehur shqetësim që përpara dhënies së vendimit, se problemet gjyqësore të Le Pen mund ta shtyjnë partinë të adoptojë një qëndrim më agresiv ndaj qeverisë së pakicës së Bayrou-së, e cila ka nevojë për mbështetjen, të paktën të heshtur, të një pjese të opozitës për të mbetur në pushtet.

Si partia e vetme më e madhe në Asamblenë Kombëtare Franceze, Tubimi Kombëtar luan një rol vendimtar në mbijetesën e qeverisë. Deri më tani, partia ka hezituar të mbështesë mocionet e mosbesimit ndaj Bayrou-t të paraqitura nga grupet opozitare të majta.

Zyrtarët pro-qeveritarë që e lidhin kërcënimin e Tubimit Kombëtar ndaj qeverisë me vendimin për Le Pen, referojnë rastin e Barnier, i cili dukej se kishte mbështetje të heshtur nga e djathta ekstreme gjatë pjesës më të madhe të mandatit të tij të shkurtër.

Megjithatë, pasi prokurorët paralajmëruan në nëntor se do të kërkonin ndalimin e Le Pen për të kandiduar për poste publike, Tubimi Kombëtar ndihmoi në shkatërrimin e qeverisë, pavarësisht se kishte siguruar lëshime të vlefshme në politikë.

Partia e Le Pen mund të përpiqet të ndryshojë objektivat e saj legjislative si një pretekst për të rrëzuar Bayrou-n. Gjatë intervistës së tij, Chenu përmendi debatin e vjetër për pensionet, të cilin Bayrou fillimisht e hapi për diskutim e më pas u tërhoq, si një arsye të mundshme për një mocion mosbesimi.

Rrëzimi i qeverisë do të rrisë presionin mbi Presidentin Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të reja këtë verë, pasi legjislatura e fragmentuar dhe pa shumicë e Francës vazhdon të përballet me paqëndrueshmëri dhe bllokim.

Le Pen, e cila drejton grupin e Tubimit Kombëtar në Asamblenë Kombëtare (Parlament), nuk do të lejohet të kandidojë për rizgjedhje, për shkak të vendimit të papërshtatshmërisë të dhënë kundër saj.

Përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Dënimi i Le Pen/ Ekstremi i djathtë i Francës kërcënon me rrëzimin e qeverisë appeared first on Lapsi.al.

Kërcënohet gjykatësja që dënoi Marine Le Pen, merret në mbrojtjen e policisë

2 April 2025 at 15:39

Gjykatësja që ka dënuar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, vendim i cili i ndaloi kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027, është vënë nën mbrojtjen e policisë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Benedikte de Perthuis është përballur me kërcënime me vdekje.

Policia e Parisit ka konfirmuar se ka nisur një hetim lidhur me këto kërcënimet.

Benedikte de Perthuis, kryetarja e një paneli prej tre gjyqtarësh që shpalli Le Penin fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së, tani është marrë në mbrojtje nga policia.

De Perthuis gjithashtu ka marrë kërcënime edhe në mediat sociale, pasi fotoja e saj është përhapur me shpejtësi në rrjetin platformë X .

/abcnews.al/

Analiza/ A ishte ky fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?

By: user 6
1 April 2025 at 21:13

Mëngjesin e së hënës (31.03.2025) në Paris u vendos të paktën tani për tani e ardhmja politike për Marine Le Pen. Gjykata Penale në ndërtesën moderne të kryeqytetit frances shqiptoi vendimin: Për 5 vitet e ardhshme politikania e djathtë nacionaliste me shumë popullaritet nuk do të lejohet të kandidojë për poste politike. Vendimi ka efekt veprimi të menjëhershëm.

Kjo nënkupton fundin e ambicjeve politike të saj, për të pasuar më 2027 presidentin francez Emmanuel Macron. Ndërkohë që në sondazhet e fundit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ajo kryesonte. Tri herë Marine Le Pen ka kandiduar për postin më të lartë në Francë, herën e katërt ajo nuk do të mund të kandidojë, të paktën jo më 2027.

Bashkë me një dyzinë të akuzuarish të tjerë, që punojnë për partinë “Rassamblement National (RN)”, Marine Le Pen u gjet fajtore për shpërdorim të parave publike.

Konkretisht në akuzë bëhej fjalë për punësime të rreme të punonjësve parlamentarë në Parlamentin e BE-së, të cilët në fakt tërësisht ose pjesërisht kanë punuar për partinë në Francë. Qëllimi nuk ka qenë përfitimi personal i së akuzuarës, por “përfitimi i partisë”, theksoi kryegjyqtarja gjatë shqiptimit të vendimit.

Gjykata: Marine Le Pen “në qendër” të një sistemi të punësimeve të rreme

Le Pen, kryetare e RN nga viti 2011 deri më 2022, sipas gjyqtares ka qenë “në qendër” të këtij operacioni. Gjithsej bëhet fjalë për një shumë prej disa miliona eurosh gjatë viteve 2004 deri më 2016. Për rolin e saj trupi gjykues e dënoi politikanen, që ka qenë vetë deputete në Parlamentin Europian në vitin 2017, me katër vjet burg – prej të cilave dy vjet me kusht dhe dy vjet me prangë sigurie në arrest shtëpie. Gjithashtu ajo duhet të paguajë edhe një gjobë 100.000 euro.

Këto detaje të dënimit Le Pen nuk i dëgjoi më. Pasi gjyqtarja bëri të ditur, se dënimi përfshin edhe kufizimin e së drejtës pasive të zgjedhjes me efekt të menjëhershëm, Le Pen u largua nga salla e gjyqit. Refuzimin e saj kundrejt këtij vendimi gjyqësor ajo e bëri të qartë qysh në fillim duke tundur kokën në mënyrë të përsëritur.

Vendimi si një bombë

Në Paris ky vendim u prit si një bombë. Kryetari i RN-së Jordan Bardella, i cili gjithashtu konsiderohet si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit, bëri thirrje për një “mobilizim paqësor” me një peticion online. Sipas tij ky vendim është një “skandal demokratik”. Edhe nga kampe të tjera politike pati kritika. Politikani i majtë Jean-Luc Mélenchon shkruajti, “shkarkimi i një përfaqësuesi të zgjedhur duhet t’i takojë popullit”.

Krahas kritikës nga Rusia dhe SHBA, erdhën edhe të tjera reagime kritike nga kampi i djathtë europian. Holandezi Geert Wilders reagoi i “shokuar” ndaj këtij vendimi dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán shprehu solidaritetin e tij duke postuar në platformën X “Je suis Marine!”.

Avokati i Le Pen deklaron apelim të vendimit

Pak pas vendimit avokati i Le Pen deklaroi se do të apelojë vendimin. Megjithatë duket të jetë pothuajse e përjashtuar praktikisht, që të ndryshojë gjë lidhur me përjashtimin nga zgjedhjet, i tha DW-së historiani i jurispundencës, Pierre Allorant nga Universiteti i Orleanit. Sipas tij, shansi i vetëm i Le Pen është nëse procesi i apelit mbyllet shpejt.

Por sidoqoftë vendimi në procesin e apelit do të jepej pak para zgjedhjeve presidenciale dhe në këtë rast nuk ka kuptim që të ndryshohet kandidati. Po ashtu nuk mundtë parashikohet, se çfarë mund të vendosë instanca e apelit. Le Pen është deputete e Asamblesë Kombëtare franceze dhe mund të qendrojë deri në fund të mandatit deputete.

Në reagimin e saj të parë ndaj vendimit në televizionin francez Le Pen e cilësoi vendimin “politik” dhe sërish theksoi pafajësinë e saj. Gjyqi, sipas saj, ka dashur ta ndalojë atë në mënyrë eksplicite nga kandidatura më 2027. Le Pen tha, se do të angazhohet për një proces të shpejtë apeli, në mënyrë që të mund të kandidojë. Edhe pse ajo vet i konsideron si të pakta shanset. /DW

The post Analiza/ A ishte ky fundi i karrierës politike të Marine Le Pen? appeared first on Lapsi.al.

“Kjo është një çështje shumë e madhe”- Trump komenton dënimin e Marine Le Pen

By: user 4
1 April 2025 at 12:15

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e Gjykatës Franceze për të dënuar lideren e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.

Gjatë një konference me gazetarët nga Zyra Ovale, Trump tha se vendimi i gjykatës për të ndaluar kandidimin e Le Pen në zgjedhje ngjason shumë me procesin gjyqësor të bërë ndaj tij në SHBA, për ta ndaluar të garonte për president.

Pyetja: Zoti President, Marine Le Pen, liderja e ekstremit të djathtë, u dënua nga gjykata dhe tani i është ndaluar kandidimi për poste publike për pesë vjet. A keni ndonjë koment?

Përgjigjja e Trump: Kjo është një çështje e madhe. Është një çështje shumë e madhe. Di gjithçka rreth saj dhe shumë njerëz mendonin se ajo nuk do të dënohej. Nuk e di nëse kjo nënkupton një dënim të plotë, por asaj i është ndaluar kandidimi për pesë vjet, dhe ajo është kandidatja kryesore. Kjo më kujton këtë vend. Kjo më kujton shumë vendin tonë.

Politikania franceze e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen, u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian për një periudhë 12-vjeçare.

Përmes një vendimi që ka shkundur politikën franceze dhe atë evropiane, gjykata në Paris ka thënë se ajo nuk mund të garojë për asnjë pozitë politike publike – që nënkupton se ajo duket që do të jetë jashtë garës për zgjedhjet presidenciale, të cilat duhet të mbahen më së largu në pranverën e vitit 2027.

Ajo u largua nga seanca gjyqësore pa bërë asnjë koment. Ndonëse mund të apelojë vendimin, çdo hap mund të marrë vite, ka shumë mundësi që ky do të jetë fundi i karrierës së saj politike.

Le Pen, e cila ka garuar kundër presidentit aktual, Emmanuel Macron më 2017 dhe 2022, konsiderohej figura favorite për t’u bërë gruaja e parë presidente e Francës.

Më 2022, ajo pati fituar 41.5 për qind të votave në rundin e dytë, duke shënuar rezultatin më të mirë të një kandidati të së djathtës ekstreme në garën presidenciale të Francës. Meqë Macronit i ndalohet të garojë për një mandat të tretë, Le Pen konsiderohej figura më e njohur për zgjedhjet e ardhshme, dhe sondazhet e hershme sinjalizonin që ajo do të mposhtte kandidatët tjerë nga e majta dhe e djathta.

The post “Kjo është një çështje shumë e madhe”- Trump komenton dënimin e Marine Le Pen appeared first on Lapsi.al.

Meloni mbështet Le Pen: Askush që beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur!

1 April 2025 at 11:53

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka dalë në mbështetje të Marine Le Pen, pasi ajo u shpall fajtore me akuzën se ka shpërdoruar fondet e BE-së. Në një reagim në rrjetet sociale ajo shkruan se: “Kush beson në demokraci nuk mund të gëzohet për goditjen e një lidere të një partie të madhe dhe që i privon […]

The post Meloni mbështet Le Pen: Askush që beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur! appeared first on BoldNews.al.

Fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?

1 April 2025 at 08:38

Pas një vendimi gjyqësor për shpërdorim të parave publike populistja e djathtë Marine Le Pen përjashtohet nga gara presidenciale më 2027 në Francë. Ende nuk janë të qarta të gjitha pasojat e vendimit gjyqësor. Mëngjesin e së hënës (31.03.2025) në Paris u vendos të paktën tani për tani e ardhmja politike për Marine Le Pen. […]

The post Fundi i karrierës politike të Marine Le Pen? appeared first on BoldNews.al.

“The Guardian”: Mohimi i ëndrrës presidenciale për Marine Le Pen

By: user 6
31 March 2025 at 23:42

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen e ka quajtur “vendim politik” atë të një gjykate të Parisit për ta ndaluar atë të konkurrojë për presidencën në vitin 2027. Ndalimi që ajo të kandidojë për poste publike ajo e konsideroi si “një mohim i demokracisë”.

Në një ditë drame të lartë politike, Le Pen u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian, një dënim për të cilin ajo u dënua gjithashtu me 2 vjet burg, nga të cilat 2 vite iu pezulluan dhe 2 për t’u vuajtur jashtë burgut me një byzylyk elektronik. Ajo u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 100,000 €.

Le Pen e tërbuar njoftoi se do të bënte një apel kundër vendimit, pasi figura nacionaliste dhe populiste nga e gjithë bota nxituan për ta mbështetur atë. Elon Musk, pronari miliarder i Tesla-s, i cili ka mbështetur të djathtën ekstreme në Gjermani dhe luan një rol të madh në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, tha se dënimi ndaj Le Pen do të “dështonte si sulmet ligjore kundër presidentit Trump”.

Vendimi i gjyqtarëve, i mbështetur në më shumë se 150 faqe justifikime ligjore pas një gjyqi 9-javor, ishte i nevojshëm sepse askush nuk kishte të drejtën e “imunitetit në shkelje të sundimit të ligjit”, tha kryegjyqtari, Bénédicte de Perthuis.

Megjithatë, kjo u konsiderua si një tërmet politik në Francë pasi Le Pen kishte shpresuar të zhvillonte një fushatë të katërt për t’u bërë presidente e partisë së saj kundër imigracionit Rally National (RN).

Duke folur për herë të parë në publik për vendimin, Le Pen i tha televizionit TF1 në mbrëmje se ajo do të “ndiqte çdo rrugë ligjore” që të mundte për të parandaluar veten nga “eliminimi”. “Unë nuk do t’i nënshtrohem kaq lehtë mohimit të demokracisë,” tha ajo.

Le Pen, e cila nuk doli të kishte përfituar personalisht nga përvetësimi, këmbënguli se nuk kishte bërë asgjë të keqe. “Unë do të apeloj sepse jam e pafajshme” – tha ajo. “Unë nuk do ta lejoj veten të eliminohem kështu. Unë do të ndjek çdo rrugë ligjore që mundem” – shtoi ajo.

RN, partia e vetme më e madhe në parlamentin francez, e quajti dënimin një turp. Presidenti i RN, Jordan Bardella, 29 vjeç, i cili mund të konsiderohet si një kandidat zëvendësues për president pavarësisht mungesës së përvojës së tij relative, tha: “Sot nuk është vetëm Marine Le Pen ajo që u dënua padrejtësisht: demokracia franceze u vra”.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të partisë që të “mobilizohen” në mënyrë paqësore për të treguar “se vullneti i popullit është më i fortë”, duke filluar një peticion në mbështetje të Le Pen dhe një fushatë me fletëpalosjeje në të gjithë vendin që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Ndalimi për të kandiduar për poste publike, që zgjat 5 vjet, u urdhërua të fillojë me efekt të menjëhershëm, që do të thotë se do të zbatohet edhe pse Le Pen, 56 vjeç, po apelon kundër vendimit. As dënimi me burg dhe as gjoba nuk do të zbatohen derisa të shteren ankesat e saj, një proces që mund të zgjasë me vite.

Në rreshtin e parë në gjykatë, Le Pen nuk bëri asnjë reagim të menjëhershëm kur gjyqtari e shpalli fajtore. Por ajo u bë më e shqetësuar dhe tundi kokën në mosmarrëveshje pasi gjykatësi tha se partia e saj kishte përdorur në mënyrë të paligjshme fondet evropiane për përfitimin e saj.

Në një moment, Le Pen pëshpëriti: “E pabesueshme”. Më pas ajo u largua papritur pa paralajmërim, para se të jepej dënimi i saj.

Përpara vendimit të së hënës, ajo e kishte konsideruar garën presidenciale të vitit 2027 si shansin e saj më të mirë për të fituar më shumë terren në një platformë kundër emigracionit, ndërsa kundërshtarët e saj sulmojnë politikën e partisë së saj si raciste, ksenofobike dhe anti-islamike.

Partia Socialiste Franceze tha në një deklaratë se “pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe sundimi i ligjit” duhet të respektohen nga të gjithë. Ish-presidenti socialist, François Hollande, tha se vendimi i gjykatësit ishte “i bazuar në ligj” për akuza “serioze”. Por Laurent Wauquiez, nga partia tradicionale e djathtë Les Républicains, tha se ishte një “fjali shumë e rëndë dhe e jashtëzakonshme” që “nuk ishte shumë e shëndetshme në demokraci”.

Mathieu Lefèvre, një deputet i partisë së “Renaissance” së Emmanuel Macron, tha në BFMTV: “Marine Le Pen nuk është viktimë e një komploti politik apo gjyqësor. Ajo është ndoshta viktima e parë e vetes dhe e një sistemi përvetësimi”.

Le Pen dhe 24 anëtarë të partisë, duke përfshirë 9 ish-deputetë të Parlamentit Evropian dhe 12 asistentët e tyre parlamentarë, u shpallën fajtorë për një skemë të madhe gjatë shumë viteve për përvetësimin e fondeve të Parlamentit Evropian, duke përdorur paratë e destinuara për asistentët e Parlamentit Evropian për të paguar punonjësit e partisë në Francë.

I ashtuquajturi sistem i punëve të rreme mbulonte kontratat e asistentëve parlamentarë nga 2004 në 2016 dhe ishte i paprecedentë në shkallë dhe kohëzgjatje, duke shkaktuar një humbje prej 4.5 milion € nga fondet e taksapaguesve evropianë. Asistentët e paguar nga Parlamenti Evropian duhet të punojnë drejtpërdrejt në çështjet parlamentare të Strasburgut, gjë që gjyqtarët zbuluan se nuk kishte ndodhur.

Le Pen mund të mbajë postin e saj aktual si anëtare e parlamentit francez, por nuk do të jetë në gjendje të kandidojë përsëri as në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Le Pen mori drejtimin e Frontit Kombëtar nga babai i saj, Jean-Marie Le Pen, në vitin 2011 dhe nisi përpjekjet për të pastruar imazhin antisemitik të partisë.

Ajo e riemëroi partinë në “Rally National” në 2018, duke dashur që ajo të shihet si një forcë e mundshme qeverisëse, jo thjesht një lëvizje proteste dhe ka kandiduar për presidente 3 herë, 2 herë duke arritur në balotazhin përfundimtar kundër Emmanuel Macron.

Në vitin 2022, Le Pen i dha të djathtës ekstreme rezultatin e saj më të lartë ndonjëherë në zgjedhjet presidenciale franceze, duke fituar më shumë se 13 milionë vota.

Një sondazh i Ifop i publikuar nga gazeta “Journal du Dimanche” këtë fundjavë zbuloi se Le Pen mund të kishte fituar 34-37% që në raundin e parë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe fati i saj në raundin e dytë të balotazhit do të varej nëse të gjithë kundërshtarët e saj do të bashkoheshin për të votuar kundër saj.

Partia tani do të duhet të vendosë se kush do të zërë vendin e saj në garën e ardhshme presidenciale franceze. Bardella, një anëtar i Parlamentit Evropian, është popullor në mesin e votuesve, por shihet se ka pak përvojë. ©The Guardian, LAPSI.al

The post “The Guardian”: Mohimi i ëndrrës presidenciale për Marine Le Pen appeared first on Lapsi.al.

U shpall fajtore për vjedhjen e fondeve të BE, Le Pen: Nuk do më eleminoni kaq lehtë

By: redi
31 March 2025 at 21:40

Një “vendim politik” i stisur për të “bllokuar qëllimisht” karrierën dhe që në asnjë mënyrë nuk do të thotë fundi i jetës së saj politike. Kështu u mbrojt liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, pasi u dënua me pamundësi për të kandiduar për poste publike për pesë vjet, pasi akuzohet për devijimin e fondeve evropiane për partinë e saj, Fronti Kombëtar. Në një intervistë për TF1…

Source

U shpall fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së, Le Pen do të apelojë vendimin e gjykatës

31 March 2025 at 15:20

Marine Le Pen, liderja e Ekstremit të Djathtë, së bashku me 8 deputetë të saj, u shpall fajtore nga një gjykatë në Paris, për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, avokati i Marine Le Pen, Rodolphe Bosselut, ka thënë se do të apelojë vendimin e gjykatës.

Len Pen, lideres së ekstremit të djathtë francez, iu ndalua të kandidojë në poste publike për pesë vjet. Vendimi i gjykatës e ndalon atë të kandidojë në garën presidenciale të vitit 2027.

/abcnews.al/

Marine Le Penit i ndalohet të kandidojë për poste publike për 5 vjet – “i shuhen shpresat” për zgjedhjet presidenciale të 2027

31 March 2025 at 13:17

Udhëheqëses së “Tubimit Kombëtar” në Francë, Marine Le Pen, i është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet.

Le Pen, e cila u largua nga gjykata përpara se të lexohej vendimi, u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të BE-së, përcjell Telegrafi.

Ajo u dënua gjithashtu me katër vjet burg, me dy vjet me kusht.

Megjithatë, është e paqartë nëse ajo do të vuajë ndonjë dënim me burg.

Sidoqoftë, ndalimi do të shuajë shpresat e saj për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale në 2027.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë dhe 24 zyrtarë të tjerë nga partia e saj u akuzuan për devijimin e më shumë se 3 milion euro të fondeve të Parlamentit Evropian për të paguar stafin me bazë në Francë midis 2004 dhe 2016.

Gjykatësja dha vendime fajësie edhe për tetë anëtarë të tjerë aktualë ose ish-anëtarë të partisë së Le Pen, të cilët, si ajo, më parë kanë shërbyer si deputetë në Parlamentin Evropian.

E ulur në rreshtin e parë në gjykatën në Paris, Le Pen nuk tregoi asnjë reagim të menjëhershëm ndërsa kryegjyqtari lexoi vendimin.

Le Pen mohoi akuzat se ajo ishte në krye të “një sistemi” që synonte të merrte fondet e BE-së për të përfituar partia e saj.

Edhe të pandehurit tjerë thuhet se mohuan çdo keqbërje dhe pretenduan se paratë ishin përdorur në mënyrë legjitime.

Gjyqi nëntë-javor u zhvillua në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/

The post Marine Le Penit i ndalohet të kandidojë për poste publike për 5 vjet – “i shuhen shpresat” për zgjedhjet presidenciale të 2027 appeared first on Telegrafi.

VENDIMI/ Marine Le Pen i ndalohet të garojë për presidente! Dënohet dhe me 4 vite burg, por…

31 March 2025 at 13:41

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Parisit, e cila e shpalli fajtor këtë të hënë udhëheqësen e partisë së djathtë në France, Marine Le Pen dhe 8 eurodeputetë të tjerë për përvetësim të paligjshëm të fondeve publike. Mediat vendase raportojnë se Le Pen është dënuar me 4 vjet burgim, si dhe ndalimi për të kandiduar […]

The post VENDIMI/ Marine Le Pen i ndalohet të garojë për presidente! Dënohet dhe me 4 vite burg, por… appeared first on BoldNews.al.

Përvetësim parash nga Parlamenti Evropian, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetët shpallen fajtorë

By: lindita
31 March 2025 at 11:27

Liderja e Ekstremit të Djathtë në Francë, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë u shpallën fajtorë për përvetësim të fondeve të BE-së. Por dënimet e tyre do të raportohen individualisht, thonë mediat franceze. Vendimi u morr nga Gjykata e Parisit. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ku nuk u lejua asnjë kamer apo regjistrime audio në sallën e gjyqit. Propozimi i prokurorit…

Source

Marine Le Pen shpallet fajtore për “përvetësim të fondeve të BE-së”

31 March 2025 at 11:18

Marine Le Pen, liderja e “Tubimit Kombëtar” të ekstremit të djathtë, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve publike, vendosën të hënën gjykatësit e Parisit, në një moment vendimtar për Le Pen, pasi mund të vendosë për të ardhmen e saj politike.

Le Pen dhe 24 kolegë të tjerë të Tubimit Kombëtar janë akuzuar për përvetësim të parave të destinuara për ndihmësit e Parlamentit Evropian për të paguar stafin që punonte për partinë gjatë një periudhe katërvjeçare, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pas përfundimit të gjyqit në nëntor, prokurori i shtetit kërkoi vendime fajësie për Le Pen dhe bashkë-pandehurit e saj, të cilët kanë mohuar çdo keqbërje.

Prokurori kërkoi gjithashtu që Le Pen të gjobitet me 300 mijë euro, të vuajë deri në 10 vjet burg dhe, më e rëndësishmja, të ndalohet nga kandidimi për poste publike me efekt të menjëhershëm për pesë vjet nëse shpallet fajtor.

Tre gjyqtarët nuk ishin të detyruar të ndiqnin rekomandimet e prokurorit.

Megjithatë, një vendim si fajtore për Le Pen mund ta ndalojë atë të kandidojë në garën presidenciale të vitit 2027 në atë që ajo e përshkroi si “vdekje politike”.

Ajo mohoi akuzat se ishte në krye të “një sistemi” që synonte të nxirrte paratë e parlamentit të BE për të përfituar partia e saj, duke argumentuar në vend të kësaj se ishte e pranueshme të përshtatej puna e ndihmësve parlamentar me nevojat e ligjvënësve të partisë së saj.

Ndërsa dëshmonte, Le Pen i tha gjykatës: “Unë absolutisht nuk ndjej se kam kryer parregullsinë më të vogël, lëvizjen më të vogël të paligjshme”. /Telegrafi/

The post Marine Le Pen shpallet fajtore për “përvetësim të fondeve të BE-së” appeared first on Telegrafi.

Përvetësim fondesh të BE-së, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetët shpallen fajtorë

By: user 11
31 March 2025 at 11:25

Gjykata e Parisit e ka shpallur fajtore udhëheqësen e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë për përvetësim të fondeve të BE-së. Le Pen dhe 24 zyrtarë të tjerë nga partia e saj u akuzuan për përvetësimin e më shumë se 3 milionë eurove të fondeve të Parlamentit Evropian. Fondet u përdorën për të paguar stafin me bazë në Francë midis 2004 dhe 2016. Të pandehurit i kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se paratë ishin përdorur në mënyrë legjitime.

Gjyqi nëntë-javor u zhvillua në fund të vitit të kaluar. Prokurorët kërkuan që Le Pen të përballet me një ndalim të menjëhershëm 5-vjeçar nga postet publike nëse shpallet fajtore. Liderja e ekstremit të djathtë ka akuzuar prokurorët se po kërkojnë “vdekjen e saj politike”. Le Pen ka thënë se prokurorët kërkojnë të privojnë votuesti francezë nga mundësia pëër të votuar kë kandidat të duan. 56-vjeçarja ka kandiduar 3 herë për presidente. Ajo ka thënë se viti 2027 do të ishte hera e saj e fundit që do të garonte.

The post Përvetësim fondesh të BE-së, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetët shpallen fajtorë appeared first on Lapsi.al.

Marine Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve të BE, e ardhmja e saj politike në rrezik

31 March 2025 at 11:27

Liderja e së djathtës në Francë, Marine Le Pen është shpallur këtë të hënë fajtore bashkë me 8 eurodeputetë të tjerë të “Frontit Kombëtar” nga Gjykata e Parisit për përvetësim të fondeve të BE-së. Mediat franceze raportojnë se dënimet e tyre do të raportohen individualisht. Vendimi për ta shpallur fajtore Marine Le Pen, mund të […]

The post Marine Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve të BE, e ardhmja e saj politike në rrezik appeared first on BoldNews.al.

Të hënën vendimi/ Ç’do ndodhë me të ardhmen e Marine Le Pen (por edhe të Francës)

By: user 6
30 March 2025 at 23:41

E ardhmja e lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, por edhe peizazhit politik të Francës do të vendoset të hënën kur një gjykatë do të japë vendimin e saj mbi akuzat se ajo dhe zyrtarë të partisë së saj kanë përvetësuar para nga Parlamenti Evropian. Nëse dënohet, kandidatja e 3 herëve në zgjedhjet presidenciale mund të ndalohet nga të kandidojë për herë të katërt për të pasuar Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës.

Prokurorët kanë kërkuar që Le Pen t’i jepet një gjobë prej 300 000 €, një dënim me burg dhe që ajo të ndalohet të mbajë ose të kërkojë të mbajë një post politik për 5 vjet.
Të premten, në një rast që nuk kishte të bënte me Le Pen, këshilli kushtetues i Francës i dha një goditje lideres së Frontit Nacional (FN) kur vendosi që politikanët mund të ndalohen menjëherë nga detyra nëse dënohen për një krim. Le Pen ka akuzuar prokurorët se kërkojnë “vdekjen e saj politike” dhe tha se ndalimi i saj për të kandiduar do të anulonte dëshirat e votuesve dhe do të kërcënonte procesin demokratik.

Një sondazh në “Le Figaro” në fillim të këtij muaji sugjeronte se 42% e francezëve dëshironin që ajo të zgjidhej Presidente në vitin 2027. Le Pen emëroi Jordan Bardella, 29 vjeç, si president të FN në 2021, por një anëtar i lartë i partisë tha se “nuk kishte një plan B” nëse Le Pen shpallej menjëherë e papërshtatshme për të kandiduar në 2027 dhe kritikoi partinë se po “fshihte kokën në rërë”.

Le Pen dhe 24 të tjerë nga partia e saj duke përfshirë zyrtarë partiakë, punonjës, deputetë dhe asistentë u gjykuan nëntorin e kaluar me akuzën e marrjes së parave nga Parlamenti Evropian si pjesë e një mashtrimi me vende pune. Në vend që paratë të shpenzoheshin për stafin e BE-së, ata u akuzuan se i kishin përdorur për të paguar stafin e partisë së tyre në Francë.

Parlamenti Evropian vlerësoi se fondet e supozuara të përvetësuara arrinin në rreth 7 milionë euro. Le Pen dhe të tjerët i kanë mohuar akuzat. Çdo vendim që nuk e pastron Le Pen nga akuzat do ta lërë të ardhmen e saj politike në dyshim të madh. Nëse ajo shpallet fajtore për përvetësim, ajo pothuajse me siguri do të apelojë, gjë që do të kërkojë mbajtjen e një gjyqi të ri dhe çdo dënim me burg ose gjobë do të shtyhet derisa të gjykohet seanca e apelit.

Nëse asaj i jepet një dënim për të mos mbajtur poste publike për 5 vite me efekt të menjëhershëm, nuk ka gjasa që ajo të mund të hyjë në garën presidenciale të vitit 2027, përveç nëse procesi i apelimit nuk përshpejtohet dhe ajo nuk lirohet në kohë. Nëse gjyqtarët vendosin që ndalimi i mbajtjes së pozitave të shtyhet, ajo do të jetë si “shpata e Demokleut” e varur mbi fushatën e saj politike. ©The Guardian, LAPSI.al

The post Të hënën vendimi/ Ç’do ndodhë me të ardhmen e Marine Le Pen (por edhe të Francës) appeared first on Lapsi.al.

Le Pen kritikon Trump për ndërprerjen e ndihmës ndaj Ukrainës

By: redi
4 March 2025 at 21:45

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka dënuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke e quajtur masën “shumë mizore” për ushtarët ukrainas që luftojnë kundër pushtimit të Rusisë, ndërsa theksoi se elementët më kritikë të ndihmës së Uashingtonit janë në formën e inteligjencës, asistencës teknike dhe operacioneve…

Source

Profil/ Jean-Marie Le Pen, “gogoli” që hodhi farën e populizmit në mbarë Europën

By: user 6
7 January 2025 at 21:34

Herën e parë që Jean-Marie Le Pen doli në zgjedhjet presidenciale franceze, në vitin 1974, ai fitoi 0.75% të votave. Gjysmë shekulli më vonë, vajza e tij Marine drejton partinë më të madhe në parlamentin francez dhe mund të bëhet kreu i ardhshëm i shtetit.

Plaku Le Pen, i cili vdiq këtë të martë në moshën 96-vjeçare, ishte për dekada bajraktari i ekstremit të djathtë të politikës franceze, një provokator i përjetshëm, racizmi dhe antisemitizmi i paturpshëm i të cilit, thuhej se ai e bënte më shumë për të ngjallur zemërim sesa për të marrë pushtetin.

Por trashëgimia e tij është thelbësore. Një vështrim i shpejtë në vendin e pushtuar tashmë nga e djathta ekstreme në politikën franceze dhe evropiane tregon se sa jashtëzakonisht i fuqishëm ishte mesazhi i tij kundër imigracionit, anti-elitës, anti-globalizimit, anti-BE-së.
Ndoshta nuk ishte koha e duhur dhe ai nuk ishte personi i duhur për ta ofruar.

Një ish-parashutist, Le Pen u zgjodh për herë të parë në parlament në moshën 27-vjeçare, si deputeti më i ri i Francës, nën mbrojtjen e Pierre Poujade, kreut të një lëvizjeje populiste, kundër taksave, kundër modernizimit, anti-shtet të mbështetur nga tregtarë dhe pronarë të bizneseve të vogla.

Ai kaloi pjesën më të madhe të viteve 1960 në një sërë partish të vogla të krahut të djathtë, duke e vënë përfundimisht fokusin si opozitar nacionalist ndaj Charles de Gaulle, të cilin ai e akuzoi se “e bëri Francën përsëri të vogël” duke i dhënë Algjerisë pavarësinë.

Në vitin 1972 ai bashkëthemeloi Frontin Kombëtar “kombëtar, social dhe popullor” mbështetësit e të cilit varionin nga fondamentalistët katolikë deri tek tifozët e Philippe Petain, udhëheqësit të qeverisë kolaboracioniste të Francës gjatë kohës së Luftës së Dytë, nga mbështetësit e mbretërisë e deri tek ish-kolonialistët.

Running in the 1974 French presidential election for the National Front, Jean-Marie Le Pen hails supporters at a campaign meeting in Paris. His wife Pierrette is on his right. AFP

Edhe pse disa pranë tij ishin ish-bashkëpunëtorë të nazistëve, Le Pen gjithmonë mohonte çdo prirje fashiste, duke e portretizuar veten si trashëgimtar i një ideologjie ultra-nacionaliste shekullore dhe qartësisht franceze.

Dalëngadalë, ai filloi të fitonte më shumë se vetëm të djathtët nostalgjikë dhe ish-kolonialistët e zemëruar.

Fundi i bumit ekonomik të njohur si “les trente glorieuses”, (e tridhjeta e lavdishme) emigracioni që rritej me shpejtësi nga ish-kolonitë e Francës dhe rënia e industrisë së qymyrit dhe çelikut çuan më shumë votues të klasës punëtore, shpesh ish-të majtë në radhët e Frontit Kombëtar.

Në vitet 1980 partia po fitonte 10% e më shumë në zgjedhjet parlamentare dhe evropiane, duke u rritur në 15% në zgjedhjet presidenciale të 1995-ës dhe në 2002-in arriti në 16.7% duke e shkaktuar një tërmet politik që e çoi Le Pen deri në balotazhin e dytë.

Në fund të fundit, megjithatë, ishte vetë Le Pen ai që provoi pengesën e madhe për rritjen e mëtejshme të partisë së tij. Etja e tij e pashuar për provokime i shkaktoi dënime të shumta për nxitje të urrejtjes racore dhe faljen e krimeve të luftës.

Ai u shpreh atëherë se presidenti i ardhshëm Nicolas Sarkozy, djali i një emigranti hungarez, nuk ishte mjaftueshëm francez për të mbajtur atë detyrë dhe ekipi francez i futbollit fitues i Kupës së Botës kishte shumë “lojtarë me ngjyrë” për të qenë francez.

Le Pen gives a speech to the French Parliament in April 1986. AFP

Ai deklaronte se imigracioni afrikan do ta “zhyste” vendin dhe se pushtimi nazist i Luftës së Dytë Botërore në Francën veriore “nuk ishte veçanërisht çnjerëzor”. Ai e përshkruante vazhdimisht Holokaustin si një “detaj” të historisë.

Në një epokë tjetër, atë të ekstremizmit të qëllimshëm të përçarjes, polemizuese dhe të drejtuar nga mediat sociale, të populluar nga njerëz si Donald Trump dhe liderë evropianë të ekstremit të djathtë si Geert Wilders dhe Alice Weidel e AfD-së së Gjermanisë, ai edhe mund të kishte funksionuar.

Në atë kohë, nuk ndodhi. Le Pen u tërhoq nga politika e vijës së parë në vitin 2011 kur vajza e tij, Marine mori detyrën si udhëheqëse e Frontit Kombëtar. Ajo nisi një fushatë afatgjatë për të pastruar imazhin e partisë nga ajo që e quajti “demonizim”, një pranim i nënkuptuar i ndikimit të babait të saj.

Marine Le Pen, France’s National Front party leader, embraces her father, Jean-Marie Le Pen

Të dy u grindën keq 4 vjet më vonë, në vitin 2015, kur Marine e përzuri babanë e saj nga partia që ai kishte bashkëthemeluar pasi ai përsëriti përsëri në publik fjalët e tij për Holokaustin. Ajo tha se ishte krejtësisht kundër qasjes së tij duke i hequr atij edhe titullin e presidentit të përjetshëm të partisë.

3 vjet pas kësaj, në një poshtërim përfundimtar për të atin, ajo e quajti partinë që drejtonte tashmë të “detoksifikuar”. Ajo ka kapur balotazhin në dy zgjedhjet e fundit presidenciale franceze, duke shënuar 34% në 2017 dhe 41% në 2002 dhe është kryesuese për garën e 2027-ës.

Por ndërkohë, platforma kryesore politike e Jean-Marie Le Pen është bërë normale. Ajo është përqafuar nga partitë kryesore të qendrës së djathtë në të gjithë Evropën, të dëshpëruara për të tërhequr votuesit. Stili i tij polarizues i të bërit politikë po bëhet i tillë gjithashtu.

LEXO EDHE: Franca drejt ekstremit të djathtë/ A do ta ndjekë pjesa tjetër e Europës?

Partitë e ekstremit të djathtë që mbajnë të njëjtat pikëpamje, kundër imigracionit, kundër elitave dhe anti-BE aktualisht udhëheqin qeveritë kombëtare në 3 vende të BE-së, janë në (ose mbështesin) koalicionet e krahut të djathtë në 3 të tjera dhe së shpejti mund të jenë në pushtet në 4 të tjera.

Giorgia Meloni flashes thumbs up sign with president-elect Donald Trump

Partitë e mëdha konservatore vijojnë të besojnë se nëse marrin politika të ashpra mbi imigracionin do t’u pëlqejë votuesve të zhgënjyer duke i larguar nga ekstremi, por provat po tregojnë zgjedhje pas zgjedhjesh se e kundërta është e vërtetë.

Në një nga analizat e tij në vitin 1990, Le Pen e shpjegoi kështu këtë situatë duke folur për presidentin e atëhershëm francez Valéry Giscard d’Estaing. “Ai preferon më mirë të zgjidhet sipas ideve tona, sesa të luftojë për të tijat. Por në përgjithësi, njerëzit preferojnë më shumë origjinalin sesa kopjen” – tha Le Pen.

©Marrë nga The Guardian, përshtati në shqip LAPSI.al

The post Profil/ Jean-Marie Le Pen, “gogoli” që hodhi farën e populizmit në mbarë Europën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌