Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, dënohet me burgim të përjetshëm Azgan Mërnica

By: V K
30 July 2025 at 15:57

Gjykata e Fierit, ka pranuar pretencën e Prokurorisë dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën.

Ai është shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Azgan Mernica, ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, ku krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjëve mesditën e 13 Majit të vitit të kaluar në fshatin Baltëz të Fierit.

Sipas organit të akuzës, shkaku i sherrit ka qenë futja e Azgan Mernicës me automjet me shpejtësi në kthesë dhe pa kontrolluar rrugën, duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës.

“Nga hetimi dhe gjykimi , u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri Azgan Mërnica ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit Novruz Cenalia, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri Azgan Mërnica duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës Nevruz Cenalia duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme”, – thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Sherri dyshohet se ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Azgan Mërnica, e ka qëlluar me plumb në kokë efektivin, i cili ishte i veshur me uniformë, pasi ishte nisur për të marrë shërbimin.

Autori ndodhej me një automjet tip “Audi” bashkë me nënën e tij, Ajete Mërnica, teksa pas krimit është arratisur, ndërsa automjetin e kishte lënë tek shtëpia e dajës, rreth 4 km larg vendit të krimit.

Prej dy ditësh, Azgan Mërnica ishte në kërkim, teksa Policia kishte ofruar edhe 30 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për kapjen e tij. Ai u vetëdorëzua pas negociatave me Policinë, teksa fshihej në fshatin Dërmenas.

The post Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, dënohet me burgim të përjetshëm Azgan Mërnica appeared first on Albeu.com.

Sfida me Serbinë, FSHF dënohet nga FIFA

By: V K
23 July 2025 at 10:28

Federata Shqiptare e Futbollit, është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren.

FSHF, u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm, mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton.

The post Sfida me Serbinë, FSHF dënohet nga FIFA appeared first on Albeu.com.

I dënuar me 12 vjet burg, arrestohet tetovari në Durrës/ Çfarë do ndodhë me ekstradimin?

13 June 2025 at 13:04

Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në informacionin e shkëmbyer ndërmjet FAST Albania dhe FAST Maqedonia e Veriut.

Në qytetin e Durrësit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Ermir Sadiki, 37 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Tetovës e ka dënuar në mungesë, me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë se Veriut.

Në muajin shkurt 2023, shtetasi Ermir Sadiki ka hyrë gjatë natës, në një banesë në fshatin Prshovcë, Tetovë, ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, dhe i ka marrë një shumë parash.

The post I dënuar me 12 vjet burg, arrestohet tetovari në Durrës/ Çfarë do ndodhë me ekstradimin? appeared first on Sot News | Lajme.

Vrau bashkëjetuesen dy vite më parë në Itali, dënohet me 22.5 vite shqiptari

By: Mirgen
10 June 2025 at 19:25

Gjykata e Krimeve të Rënda e Pavias, e kryesuar nga Elena Stoppini, dha sot dënimin kundër Osman Bylykut, 32 vjeç, një bashkatdhetar i viktimës me të cilin ai jetonte. Ai u dënua me 22 vjet e 6 muaj për vrasjen e Anila Rucit, 38 vjeçe, me origjinë shqiptare, e cila ndodhi më 19 prill 2023 […]

The post Vrau bashkëjetuesen dy vite më parë në Itali, dënohet me 22.5 vite shqiptari appeared first on BoldNews.al.

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22 May 2025 at 22:47

Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet i PD-së që mbeti jashtë Kuvendit, edhe pse siguroi mbi 18 mijë vota në Tiranë, i pyetur nëse a do të merrte mandatin e Sali Berishës, nëse ai dënohej GJKKO për dosjen “Partizani”, u përgjigj duke thënë se “ligji duhet zbatuar”. Alimehmeti deklaroi në News 24 se ligji, i pëlqen […]

The post A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet! appeared first on BoldNews.al.

GJKKO shpall vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, ja me sa vite burg e dënoi

By: V K
20 May 2025 at 10:47

Gjykata e Posaçme, ka dënuar me 4 vite burgim Aurel Zarkën, ish-prokurorin e Vlorës. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vite e 8 muaj burgim.

Zarka është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Çfarë zbuluan hetimet?

SPAK, më 30 korrik 2024, zbuloi se nga hetimet paraprake procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Aurel Zarka, Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë.

Gjithashtu, kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

SPAK informoi se ndaj kreut të Prokurorisë së Vlorës është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim (iii)“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

The post GJKKO shpall vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, ja me sa vite burg e dënoi appeared first on Albeu.com.

Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg

2 May 2025 at 20:35

Një pronar shtëpie në Illinois, i cili goditi për vdekje me thikë një djalë gjashtëvjeçar palestinezo-amerikan dhe plagosi rëndë nënën e tij, është dënuar me 53 vjet burg.

Joseph Czuba, 73 vjeç, u dënua për vrasje dhe krime të urrejtjes për vdekjen e Wadee Alfayoumi dhe plagosjen e nënës së tij në vitin 2023, pak pas fillimit të luftës Izrael-Gaza.

Familja kishte qenë qiramarrëse në shtëpinë e Czubas në Plainfield, afërsisht 64 kilometra larg Çikagos. Prokurorët thanë se ai i kishte vënë në shënjestër për shkak të besimit të tyre mysliman.

Czuba kishte deklaruar se nuk ishte fajtor, por juria e dënoi atë pasi u këshillua për më pak se 90 minuta.

Gjyqi përfshiu dëshminë e nënës së Alfayoumit, e cila e përshkroi takimin me detaje të llahtarshme, dhe të ish-gruas së Czubas, e cila tha se ai ishte shqetësuar nga lufta.

The post Vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, burri dënohet me 53 vite burg appeared first on Euronews Albania.

Ish-kongresmeni George Santos dënohet me shtatë vjet burg

By: Mirgen
25 April 2025 at 21:09

Ish-kongresmeni republikan, George Santos është dënuar me më shumë se shtatë vjet burg për mashtrim me tela dhe vjedhje të rëndë identiteti. 36-vjeçari u deklarua fajtor për akuzat federale në gjykatën e Nju Jorkut gushtin e kaluar. Prokurorët kishin kërkuar 87 muaj, mbi 7 vjet, burg, ndërsa avokatët e Santos kishin kërkuar që ai të […]

The post Ish-kongresmeni George Santos dënohet me shtatë vjet burg appeared first on BoldNews.al.

I krishteri dënohet me vdekje në Pakistan, dyshohet se ka përdhosur Kuranin

19 April 2025 at 20:24

Gjykata kundër terrorizmit në qytetin lindor pakistanez Jaranwala ka dënuar me vdekje një të krishterë 36-vjeçar për blasfemi të dyshuar, tha sot avokati i tij Akmal Bati.

“Ne do ta apelojmë vendimin në Gjykatën e Lartë”, i tha Bati Reuters.

Një burrë është dënuar për blasfemi me akuzat se ka përdhosur librin e shenjtë mysliman, Kuranin, një pretendim që nxiti sulmet ndaj një vendbanimi të krishterë në Pakistan në vitin 2023, kur qindra shtëpive dhe kishave u dogjën dhe mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, sipas Reuters.

Në Pakistan, blasfemia dënohet me vdekje, dhe megjithëse shteti nuk ka ekzekutuar zyrtarisht askënd për të, shumë të akuzuar janë linçuar për vdekje nga turmat.

Në Karaçi të premten, një turmë prej 100-200 vetësh rrahën për vdekje me tulla dhe shkopinj një burrë, një anëtar i grupit musliman ahmedian, i cili ishte pronar i një punishteje makinash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post I krishteri dënohet me vdekje në Pakistan, dyshohet se ka përdhosur Kuranin appeared first on Euronews Albania.

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, ja dënimi për Lefter Kokën

By: V K
16 April 2025 at 13:58

Këtë të mërkurë, GJKKO ka shpallur vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës. Raportohet se Gjykata e Posaçme, ka vendosur 3 vite burg për Lefter Kokën, që u konvertua në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dënimi ndaj Kokës për këtë çështje shuhet, pasi është shlyer prej periudhës së qëndrimit në paraburgim.

Por ish-ministri i Mjedisit nuk përfiton lirinë, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat edhe dosjet e tjera të inceneratorëve.

GJKKO vendosi:

Dënim për Lefter Kokën me 3 vite burg, i zbret 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund vendoset shuarja e masës. Pa të drejtë funksionesh publike për 5 vite.

Bledar Karoli – 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike, shuarje mase arresti në burg.

Taulant Tusha – 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg.

Lefter Koka – 2 vite burg

Bledar Karoli – Dënohet përfundimisht me 2 vite

Erjon Murataj – 2 vite burgim

Taulant Tusha – 2 vite burgim

Namik Simixhiu – 2 vite burgim. I hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike 5 vjet

Valbona Ballgjini – 2 vite burgim (Pezullohet dënimi dhe vihet në shërbim prove)

Jetmir Llapaj – Pafajësi

The post Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, ja dënimi për Lefter Kokën appeared first on Albeu.com.

VENDIMI/ Marine Le Pen i ndalohet të garojë për presidente! Dënohet dhe me 4 vite burg, por…

31 March 2025 at 13:41

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Parisit, e cila e shpalli fajtor këtë të hënë udhëheqësen e partisë së djathtë në France, Marine Le Pen dhe 8 eurodeputetë të tjerë për përvetësim të paligjshëm të fondeve publike. Mediat vendase raportojnë se Le Pen është dënuar me 4 vjet burgim, si dhe ndalimi për të kandiduar […]

The post VENDIMI/ Marine Le Pen i ndalohet të garojë për presidente! Dënohet dhe me 4 vite burg, por… appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, dënohet me 18 vite burg autori

By: V K
31 March 2025 at 09:27

Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj. Ai është shpallur për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Prill, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”.

Fajtor për moskallëzim krimi është shpallur edhe i riu Ensi Maze, i pranishëm me autorin në momentin e krimit. Dy të rinjtë ishin në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili përfundoi me fatalitet.

Sipas togave të zeza, ky konflikt edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar dy grupet shoqërore të të pandehurit dhe viktimës, në gjetjen e informacioneve dhe vendndodhjes së njëri-tjetrit.

Me gjithë angazhimin e tyre, takimi në mesnatën e 18 Prillit të 2 viteve më parë, është konsideruar nga gjykata si rastësor.

Si ndodhi vrasja e 20-vjeçarit në kryeqytet dhe cilat ishin arsyet e sherrit mes të rinjve?

Vrasja e 20-vjeçarit dyshiohet se ishte derivat i një konflikti të mbartur me dy të rinjve, pasi më parë ishin konfliktuar edhe fizikisht për një vajzë, që ishte angazhuar në një lidhje dashurie me Toshkëzin.

Ishte Axel Hoxhaj, i cili së bashku me mikun e tij Enzi Maze (18-vjeç) dyshiohet se i zuri pritë të ndjerit shumë pranë banesës së tij.

Rreth dy javë më parë, 20-vjeçari e kishte rrahur atë pas një përplasje fizike në afërsi të Rrugës së Elbasanit, sepse i ngacmonte të dashurën e tij.

Të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin mbrëmjen e së hënës për t’u sqaruar. Toshkëzi, i cili sapo kishte mbyllur punën si montazhier në një televizion në kryeqytet ra në pritën e dy 18-vjeçarëve, me Hoxhajn që sipas raportimeve e ka goditur me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve, duke i shkaktuar vdekjen.

The post Vrasja e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, dënohet me 18 vite burg autori appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Stiven Toshkëzit, dënohet me 18 vite burg autori

30 March 2025 at 21:39

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj. Ai është shpallur për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Prill, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Fajtor për moskallëzim krimi është shpallur edhe i riu Ensi Maze, i pranishëm me […]

The post Vrasja e Stiven Toshkëzit, dënohet me 18 vite burg autori appeared first on BoldNews.al.

U akuzua për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, GJKKO dënon me 35 vite burg Jemin Sherën

By: S. H
12 March 2025 at 12:52

GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 35 vite burg, Jemin Sherën, i akuzuar si organizator i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021.

Shera akuzohet për “Vrasja me paramendimin”, e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturor kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturor kriminal”.

Njoftimi:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Jemin
Shera, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendimin”, e kryer në
bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe
prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në
formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturar kriminal”, të
parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Etleva
Deda, me vendimin Nr. 24, datë 12.03.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës
penale “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, në bashkëpunim, në
kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës B.S, parashikuar
nga nenet 78, pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe
në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vite burgim.
2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jemin Ali Shera, akuzuar për
kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve
shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit
të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4
dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të
K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën
akuzohet.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jemin Ali Shera, për kryerjen e veprës
penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i
Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite
burgim.
4. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Jemin
Ali Shera dënohet me një dënim të vetëm prej 35 (tridhjetë e pesë) vite
burgim.
5. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi me
burgim nga i pandehuri Jemin Ali Shera do të vuhet në një burg të sigurisë

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020
“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
6. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara provë
materiale, te bashkohen me fashikullin e gjykimit.
7. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit
përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i
ngarkohen të pandehurit të deklaruar fajtor me këtë vendim.
8. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve,
duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

The post U akuzua për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, GJKKO dënon me 35 vite burg Jemin Sherën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

I dënuari ekzekutohet me pushkatim në SHBA, i pari rast që nga viti 2010

8 March 2025 at 21:27

Një burrë i dënuar me vdekje në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut (juglindje), Brad Sigmon, 67 vjeç, u qëllua për vdekje nga skuadra e pushkatimit, për herë të parë në vend që nga viti 2010.

Mediat amerikane shkruajnë se Sigmon u qëllua me plumba në gjoks.

Ai u dënua me vdekje në vitin 2002 për rrahjen për vdekje të prindërve të ish-të dashurës së tij, David dhe Gladys Larke, me shkop bejsbolli përpara se të tentonte ta rrëmbente atë.

“Ekzekutimi u krye në orën 18:05 nga një skuadër pushkatimi me tre persona dhe ai u shpall i vdekur nga një mjek në orën 18:08”, tha zëdhënësja e korrigjimeve shtetërore Chrysti Shain.

Ky është ekzekutimi i gjashtë i kryer në Shtetet e Bashkuara në vitin 2025, të gjithë të tjerët me injeksion vdekjeprurës, përveç njërit me frymëthithje azoti në Alabama (juglindje), shtet i cili inauguroi në janar 2024 këtë metodë deri atëherë të re dhe të diskutueshme, krahasuar nga ekspertët e OKB-së me një formë “torture”.

Por një shtet tjetër në jug të vendit, Luiziana, do të rifillojë ekzekutimet pas një ndërprerjeje 15-vjeçare, duke përdorur gjithashtu frymëthithjen e azotit më 18 mars.

Autoritetet e Karolinës së Jugut caktuan një datë ekzekutimi për Brad Sigmon një muaj më parë.

Ligji i shtetit e bën karrigen elektrike metodën e paracaktuar të ekzekutimit, por i lejon të dënuarit mundësinë e vdekjes me pushkatim ose me injeksion vdekjeprurës.

Tre ekzekutimet e mëparshme në Karolinën e Jugut që nga shtatori – pas një pauze prej më shumë se 13 vitesh – të gjitha zgjodhën injeksion vdekjeprurës.

Por Brad Sigmon zgjodhi skuadrën e pushkatimit, nga dëshpërimi, sipas avokatëve të tij.

Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet amerikane. Gjashtë të tjerë (Arizona, Kalifornia, Ohio, Oregon, Pensilvania dhe Tenesi) respektojnë një moratorium mbi ekzekutimet me vendim të guvernatorit.

‘Luftoi për Ukrainën’, britaniku dënohet me 19 vjet burg në Rusi

5 March 2025 at 14:06

Një britanik është dënuar me 19 vite burg.

22-vjeçari është dënuar pasi një gjykatë ruse e shpalli fajtor për luftimin e Ukrainës në rajonin Kursk.

James Scott Rhys Anderson, 22 vjeç, ishte akuzuar për vepra terroriste dhe mercenare dhe u shpall fajtor pas një gjyqi të zhvilluar me dyer të mbyllura.

/abcnews.al/

Vrau dhe groposi Kejsi Hysën, dënohet 30 vite burg Agron Tufa

By: V K
25 February 2025 at 15:57

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën. Ai akuzohet për vrasjen e Kejsi Hysës.

Dyshohet se ai ka vrarë dhe më pas groposur viktimën Hysa. Tufa u arrestua nga autoritetet italiane dhe më pas u ekstradua në vendin tonë.

“Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Mbi bazën e materialit referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2018, i cili lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 07.07.2018, ku shtetasi me iniciale S. H në Komisariatin e Policisë Laç ka bërë kallëzim për zhdukjen e djalit të tij me iniciale K. H.

Pas marrjes në pyetje të shtetasit me iniciale H. R, ky i fundit ka deklaruar se ai së bashku me shtetasin A. T e kishin vrarë dhe groposur pranë varrezave të lagjes shtetasin me iniciale K. H.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, është zhvilluar gjykimi i çështjes penale ndaj:.

të pandehurit me iniciale Agron Tufa (në mungesë), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 76-25, 278/1-25 dhe 303-25 të Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin nr. 99, datë 17.06.2021, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të pandehurit A.T për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-25 të Kodit Penal dhe në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 20 (njëzet) vite burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurit A. T për kryerjen e veprës penale të “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 278/1 -25 të Kodit Penal dhe në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurit A. T për kryerjen e veprës penale të “fshehja ose asgjësimi i kufomës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 303-25 të Kodit Penal dhe në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve për të pandehurin A. T, duke u dënuar me një vendim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A. T të kryehet në një burg të sigurisë së lartë.

Më datën 06.01.2024, nga Autoritetet Italiane është bërë i mundur arrestimi i të pandehurit me iniciale A.T me qëllim ekstradimin e tij nga Roma në Shqipëri; ekstradim ky, i cili është kryer në datë 13.09.2024.

Mbi kërkesën me objekt: “Rivendosje në afat të ankimit ndaj vendimit nr. 99, datë 17.06.2021 të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë” të paraqitur nga ana e përfaqësuesit ligjor të të dënuarit me iniciale A.T , Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1244, datë 10.12.2024 ka vendosur:

“Rivendosjen e të dënuarit A.T në afat për të bërë ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, kundër vendimit nr 99, datë 17.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë…”

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga i pandehuri me iniciale A. T, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me një tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 25.02.2025 Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 99, datë 17.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë”, thuhet në vendim.

The post Vrau dhe groposi Kejsi Hysën, dënohet 30 vite burg Agron Tufa appeared first on Albeu.com.

Mashtrim me bursat/ U prezantua si “mbesa e Ramës”, dënohet me burg Ermes Hoxhalli

By: V K
28 January 2025 at 14:29

Gjykata e Tiranës, ka dënuar me dy vite burg Ermes Hoxhallin, i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në Shtetet e Bashkuara, duke mashtruar zyrtarë të ministrisë së Arsimit nëpërmjet falsifikimit.

Hoxhalli u dënua për falsifikim dokumentash dhe falsifikim kompjuterik, teksa përfitoi zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shktuar, dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.

I riu krijoi një identitet të rremë si Klea Rama, ku prezantohej si mbesa e kryeministrit Edi Rama, duke u hequr si një diplomate të lartë e Ambasadës.

Ai pretendonte se ishte udhëheqës i një projekti për të rinjtë dhe 19 certifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë.

“Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarë rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbështetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane”, tha organi hetues.

Dokumentet e falsifikuara si certifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot e këqyrura dhe të sekuestruara nga Prokuroria Tiranë gjatë hetimeve mbi këtë procedim penal, iu gjetën shtetasit Ermes Hoxhalli në laptopin e tij dhe aparatët celularë.

Po aty, u gjet edhe adresa e e-mailit klearama25@gmail.com me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

I riu akuzohet për “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Ky personazh, arriti të depërtonte në Ministrinë e Arsimit, teksa ishin shërbimet e Ambasadës Amerikane që ngritën alarmin.

The post Mashtrim me bursat/ U prezantua si “mbesa e Ramës”, dënohet me burg Ermes Hoxhalli appeared first on Albeu.com.

Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës

By: V K
24 January 2025 at 14:05

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO), ka dënuar me një vit burg kryebashkiakun e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Sipas vendimit të shpallur, Memolla ka ndikuar në procesin e votimit gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale të datës 6 mars 2022, duke kërkuar favore në këmbim të shërbimeve dhe punësimeve në administratën lokale.

Në të njëjtin vendim, është dënuar edhe Blerim Xhamani, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje, i cili u dënua gjithashtu me një vit burg.

Xhamani, në detyrën e tij si elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, dyshohet se ka shpërdoruar pozitat për të ndikuar në votën e një abonenti debitor, duke mos i ndërprerë energjinë elektrike në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.

Rasti ka nxjerrë gjithashtu në pah falsifikimin e dokumenteve të energjisë elektrike, ku Xhamani dhe Isuf Tosku, i akuzuar po ashtu për shpërdorim detyre, paraqitën të dhëna të rreme në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë.

Ky dënim vjen si pjesë e hetimeve të nisura nga SPAK, që po lufton korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit. Dënimet ndaj Memollës dhe Xhamanit, mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në perceptimin e qytetarëve mbi integritetin e zgjedhjeve dhe administratës lokale.

The post Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës appeared first on Albeu.com.

Korrupsion në zgjedhje/ Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës

24 January 2025 at 13:57

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor kryetarin socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Ai është dënuar me 1 vit burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare. Këtë dënim kishte kërkuar në pretencë edhe prokurori […]

The post Korrupsion në zgjedhje/ Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌