❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

5 February 2025 at 16:27

Qindra gra u përdhunuan dhe më pas u dogjën të gjalla pasi rebelët e mbështetur nga Ruanda krijuan kaos duke u futur në qytetin kongolez të Goma-s.

Mizoria ndodhi në burgun Munzenze javën e kaluar, ndërsa rebelët thuhet se u përleshën me ushtrinë kongoleze gjatë betejave vdekjeprurëse me armë, përcjell Telegrafi.

Sipas OKB-së, femrat e burgosura u vranë në burgun famëkeq të mbipopulluar pasi burrat hynë me forcë.

Ndërsa mijëra kriminelë meshkuj arritën të iknin nga bllokimi, zona e rezervuar për gratë u dogj deri në tokë, tha Vivian van de Perre, nënkryetari i forcës paqeruajtëse të OKB-së në Goma.

ËshtĂ« e paqartĂ« se kush qĂ«ndron pas masakrĂ«s sĂ« tĂ« burgosurve femra, pasi paqeruajtĂ«sit e OKB-sĂ« janĂ« ndaluar tĂ« hyjnĂ« nĂ« vend nga rebelĂ«t.

Megjithatë, raportet kanë sugjeruar se të paktën 141 gra të burgosura u vranë, së bashku me 28 fëmijë të vegjël, të cilët kishin qenë në paraburgim me nënat e tyre.

Raportet lokale pohojnĂ« se gjatĂ« kaosit, tĂ« burgosurit u qĂ«lluan me armĂ« nga rojet ndĂ«rsa ata u pĂ«rpoqĂ«n tĂ« ndalonin “shpĂ«rthimin masiv”.

NjĂ« javĂ« pas “tĂ«rbimit”, burgu qĂ«ndron nĂ« gĂ«rmadha dhe Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht bosh, me rojet qĂ« kanĂ« braktisur pikat e tyre.

Një pjesë e madhe e objektit është shkatërruar nga flakët, përfshirë zyrën e administratës së burgut. Edhe burgu u plaçkit pas arratisjes.

Para incidentit, Burgu Qendror i Munzenzes strehonte rreth 4,400 të burgosur, shumë përtej kapacitetit të tij. /Telegrafi/

The post Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos appeared first on Telegrafi.

Kongo/ Rebelët shpallin armëpushim për arsye humanitare

By: lia rda
3 February 2025 at 22:50

Aleanca rebele e Kongos Lindore, e cila përfshin Lëvizjen e 23 Marsit (M23), ka shpallur një armëpushim për arsye humanitare.

Në njoftimin e saj, Aleanca e Lumit Kongo tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi nesër, më 4 shkurt.

Aleanca shtoi se nuk ka ndërmend të pushtojë qytetin e Bukavu, kryeqyteti i provincës së Kivusë Jugore. Javën e kaluar ajo pushtoi Gomën, qyteti më i madh në Republikën Demokratike lindore të Kongos./abcnews.al

Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi

10 January 2025 at 19:57

Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar rebelët Huthi në Jemen më 10 janar, përfshirë një stacion të energjisë dhe portet detare, në përgjigje të sulmeve me dronë dhe raketa të kryera nga rebelët.

Izraeli po ashtu ka paralajmëruar se do të shënjestrojë udhëheqësit e grupit.

QĂ« kur ka nisur lufta nĂ« GazĂ« nĂ« tetor tĂ« vitit 2023, rebelĂ«t Huthi, qĂ« mbĂ«shteten nga Irani, kanĂ« gjuajtur dhjetĂ«ra raketa dhe dronĂ« drejt Izraelit, pĂ«r, siç kanĂ« thĂ«nĂ«, t’u solidarizuar me palestinezĂ«t nĂ« Rripin e GazĂ«s.

Sulmet ajrore izraelite vijnë pasi ushtria e Izraelit rrëzoi dy dronë që besohet se ishin lëshuar nga Jemeni një ditë më parë.

Ushtria izraelite tha se ka shënjestruar caqe ushtarake të rebelëve Huthi në zonën bregdetare dhe në pjesë të tjetra të Jemenit.

Sulmet, sipas Izraelit, ishin kundërpërgjigje ndaj sulmeve të rebelëve kundër këtij shteti.

Izraeli tha se në këtë sulm morën pjesë mbi 20 avionë luftarakë.

Më pas, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha përmes një deklarate se rebelët jemenas u ndëshkuan për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj shtetit të tij.

“Siç kemi premtuar, rebelĂ«t Huthi po paguajnĂ« dhe ata do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« paguajnĂ« çmim tĂ« lartĂ« pĂ«r agresionin kundĂ«r nesh”, tha ai, duke u zotuar se nuk do tĂ« tolerojĂ« sulme ndaj Izraelit.

Pavarësisht dëmeve minimale, për shkak se sistemet izraelite të mbrojtjes kanë rrëzuar shumicën e raketave dhe dronëve të rebelëve, rebelët jemenas kanë penguar në mënyrë të ndjeshme jetën e civilëve në Izrael.

NdĂ«rkaq, rebelĂ«t Huthi thanĂ« se nĂ« 48 orĂ«t e fundit kanĂ« shĂ«njestruar Jafan, emrin qĂ« ata pĂ«rdorin pĂ«r t’iu referuar qytetit Tel Aviv tĂ« Izraelit.

QĂ« nga 7 tetori 2023, Izraeli lufton nĂ« GazĂ« kundĂ«r Hamasit – grupit palestinez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – grup qĂ« ka dĂ«nuar sulmet e fundit izraelite nĂ« Jemen.

Rebelët Huthi që nga nisja e luftës në Gazë po ashtu kanë shënjestruar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke nxitur sulme hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi appeared first on Euronews Albania.

Rebelët sirianë zotohen të shkatërrojnë perandorinë e drogës së Assadit

By: lia rda
7 January 2025 at 20:05

Droga ‘kaptagon’ qĂ« njihet si “kokaina e tĂ« varfĂ«rve” siguronte pĂ«rfitime me vlerĂ« prej miliarda dollarĂ«sh nĂ« vit pĂ«r regjimin e Presidentit sirian Bashar al-Assad. Korrespondentja e ZĂ«rit tĂ« AmerikĂ«s Joan CabasĂ©s Vega njofton se tani, rebelĂ«t qĂ« e rrĂ«zuan atĂ« nga pushteti kanĂ« çmontuar fabrikat shtetĂ«rore qĂ« prodhonin drogĂ«n. Ata janĂ« zotuar se do tĂ« shkatĂ«rrojnĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si atĂ« qĂ« e quajnĂ« perandoria e drogĂ«s sĂ« Assadit.

Rreth 20 kilometra në verilindje të Damaskut, rruga të çon në zonën e largët të Douma-s ku gjendet një prej fabrikave.

Fabrika qĂ« mĂ« parĂ« prodhonte patate tĂ« skuqura u pĂ«rdor nga regjimi i Presidentit Bashar al-Assad pĂ«r tĂ« prodhuar ‘kaptagonin’, drogĂ«n qĂ« shpesh quhet “kokaina e tĂ« varfĂ«rve”.

“Klani i Assadit ishte prodhuesi mĂ« i madh i drogĂ«s nĂ« botĂ«â€, thotĂ« Basel-i, rebel nga grupi “Hyat Tahrir al-Sham” qĂ« nuk pranoi tĂ« japĂ« mbiemrin e tij.

Ky grup rebel e përmbysi Assadin dhe tani është në pushtet.

Brenda disa kutive elektrike, ai zbulon rezerva të fshehura të drogës që ka ngjashmëri me amfetaminën, gati për eksport.

“I gjithĂ« kaptagoni i fshehur kĂ«tu Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e Maher al-Assadit, vĂ«llait tĂ« Basharit. Ata e fshehĂ«n drogĂ«n brenda kĂ«tyre pajisjeve elektrike. Zakonisht kanĂ« futur deri nĂ« dy kilogramĂ« kaptagon nĂ« secilĂ«n pajisje dhe mĂ« pas i kanĂ« dĂ«rguar nĂ« vende tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s”.

EkspertĂ«t thonĂ« se tregtia me ‘kaptagon’ u bĂ« njĂ« metodĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e sigurimit tĂ« tĂ« ardhurave pĂ«r regjimin e Asadit, duke ndihmuar nĂ« zbutjen e ndikimit tĂ« sanksioneve ndĂ«rkombĂ«tare. Tregtia me kĂ«tĂ« drogĂ« siguroi afĂ«rsisht 2.4 miliardĂ« dollarĂ« fitim nĂ« vit pĂ«r familjen Assad, sipas Institutit ‘New Lines’.

NĂ« fabrikĂ«, mjetet dhe kimikatet e pĂ«rdorura pĂ«r prodhimin e ‘kaptagonit’ janĂ« ende tĂ« dukshme. KutitĂ« e mbushura me kĂ«tĂ« drogĂ« janĂ« tĂ« shpĂ«rndara gjithandej krahas materialeve tĂ« paketimit pĂ«r tĂ« maskuar tregtinĂ« e drogĂ«s. ‘Kaptagoni’ shpesh kontrabandohej edhe brenda kutive tĂ« lĂ«ngut tĂ« portokallit, komponentĂ«ve elektronikĂ« dhe madje edhe mobiljeve tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« lartĂ«.

Rebelët thonë se punëtorët i vunë zjarrin fabrikës përpara se të largoheshin, me gjasë në përpjekje për të shkatërruar provat.

Ata thonĂ« se kanĂ« zbuluar deri nĂ« 160 fabrika tĂ« ngjashme nĂ« tĂ« gjithĂ« SirinĂ«. Ata gjetĂ«n gjithashtu dokumente qĂ« tregojnĂ« me detaje aktivitetin tregtar, duke pĂ«rfshirĂ« tĂ« dhĂ«nat e blerĂ«sve nĂ« listĂ«n ku janĂ« tĂ« shkruara vendet, kompanitĂ« dhe individĂ«t. NĂ« vitin 2023, qeveria britanike vlerĂ«soi se 80 pĂ«r qind e furnizimit botĂ«ror me ‘kaptagon’ vinte nga Siria.

Tani, rebelĂ«t e grupit ‘Hayat Tahrir al-Sham’ thonĂ« se ka ardhur koha pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund prodhimit tĂ« drogĂ«s nĂ« vend.

Ata thonë se shitja e drogës për të financuar aktivitetet nuk përputhet me vlerat e tyre./rel

Sekretari i JashtĂ«m, David Lammy: Britania e Madhe nĂ« ‘kontakt diplomatik’ me rebelĂ«t sirianĂ«

By: Mirgen
15 December 2024 at 20:48

Sekretari i JashtĂ«m i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, David Lammy, ka thĂ«nĂ« se qeveria britanike ka pasur “kontakte diplomatike” me grupin rebel sirian qĂ« pĂ«rmbysi regjimin e Asadit. Lammy tha se Hayat Tahrir al-Sham (HTS) mbetet njĂ« organizatĂ« terroriste e ndaluar, por MbretĂ«ria e Bashkuar “mund tĂ« ketĂ« kontakt diplomatik dhe kĂ«shtu ne kemi kontakt diplomatik, [
]

The post Sekretari i JashtĂ«m, David Lammy: Britania e Madhe nĂ« ‘kontakt diplomatik’ me rebelĂ«t sirianĂ« appeared first on BoldNews.al.

Udhëheqësi i rebelëve në Siri: Izraeli e ka kaluar kufirin me veprimet ushtarake

By: armand
15 December 2024 at 13:02

UdhĂ«heqĂ«si i rebelĂ«ve nĂ« Siri thotĂ« se Izraeli i ka kaluar linjat e angazhimit me veprimet e tij ushtarake brenda vendit pas pĂ«rmbysjes sĂ« regjimit tĂ« Asadit. Ushtria izraelite i zhvendosi trupat e saj nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« çmilitarizuar brenda SirisĂ« pasi grupi Hayat Tahrir al Sham (HTS) hoqi Bashar al Asadin nga pushteti javĂ«n [
]

The post Udhëheqësi i rebelëve në Siri: Izraeli e ka kaluar kufirin me veprimet ushtarake appeared first on BoldNews.al.

Orët e fundit të Assad/ Si u arratis duke i tradhëtuar të gjithë

By: user 6
13 December 2024 at 23:29

NĂ« fshehtĂ«si tĂ« plotĂ« dhe pa thĂ«nĂ« asnjĂ« fjalĂ«, Bashar al-Assad i mbajti njerĂ«zit qĂ« i rrinin planĂ« nĂ« errĂ«sirĂ« pĂ«r planet e tij pĂ«r t’u larguar nga Siria teksa regjimi i tij ishte nĂ« rĂ«nie, pas avancimit tĂ« rebelĂ«ve dhe pushtimit tĂ« Damaskut. NdihmĂ«sit, zyrtarĂ«t dhe tĂ« afĂ«rmit e tij mendonin pĂ«r gjĂ«ra krejtĂ«sisht tĂ« tjera dhe po pĂ«rgatisnin “vijĂ«n e mbrojtjes” pas diskutimeve qĂ« kishin bĂ«rĂ« me tĂ«. Agjencia e lajmeve Reuters ka folur me njerĂ«z shumĂ« pranĂ« ish-diktatorit sirian. Ai po ua shiste tĂ« gjithĂ«ve si njĂ« “pĂ«rrallĂ«â€ atĂ« qĂ« po ndodhte nĂ« vend.

Të shtunën e kaluar, pak orë para se të ikte në Moskë, Assad zhvilloi një takim me rreth 30 shefa të ushtrisë dhe sigurisë në ministrinë e mbrojtjes ku u tha se mbështetja ushtarake ruse ishte rrugës për në Siri ndaj u bëri thirrje forcave tokësore të durojnë. Këtë e konfirmoi një komandant që ishte i pranishëm në mbledhje.

Pasi mbaroi mbledhjen, Assad informoi menaxherin e zyrĂ«s sĂ« tij presidenciale se po shkonte nĂ« shtĂ«pi, por nĂ« vend tĂ« kĂ«saj u nis pĂ«r nĂ« aeroport. Detajin e zbuloi njĂ« kĂ«shilltar i rrethit tĂ« tij tĂ« ngushtĂ«. Ai gjithashtu kishte thirrur kĂ«shilltarin e tij tĂ« komunikimit dhe i kĂ«rkoi qĂ« tĂ« vinte nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij pĂ«r t’i shkruar njĂ« fjalim. Por kur ai arriti atje, nuk gjeti askĂ«nd.

Ai nuk bëri asnjë përpjekje për të rezistuar

“Assad as qĂ« rezistoi, qoftĂ« edhe pĂ«r herĂ« tĂ« fundit. Ai as nuk i mblodhi trupat e tij”, – thotĂ« Nadeem Khoury, drejtor ekzekutiv i institutit rajonal tĂ« IniciativĂ«s pĂ«r Reforma Arabe. “Ai i la mbĂ«shtetĂ«sit e tij tĂ« pĂ«rballen me fatalitetin” – shtoi ai. Reuters thotĂ« se e pati tĂ« pamundur tĂ« kontaktonte Asadin nĂ« MoskĂ«, ku i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« azil politik, pĂ«r tĂ« konfirmuar ose mohuar akuzat ndaj tij.

Reuters: Si Assad i mashtroi të gjithë me gënjeshtra dhe iku në Rusi - Fillimisht iku nga gruaja e tij, ia fshehu vëllait të tij

Sipas asaj që kanë zbuluar njerëzit që kishin dijeni për lëvizjet e tij ditët dhe orët e fundit të pushtetit të tij pikturohet figura e një lideri që kërkonte ndihmë nga jashtë për të zgjatur sundimin e tij 24-vjeçar, përpara se të zgjidhte fshehtësinë dhe mashtrimin e bashkëpunëtorëve të tij (nga ndihmësit në rrethin e tij të ngushtë, tek diplomatët rajonalë dhe zyrtarët e lartë iranianë), për të planifikuar largimin e tij nga Siria në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Nuk dinin asgjë as vëllai dhe as kushërinjtë e tij

Assad nuk e informoi as vĂ«llain e tij mĂ« tĂ« vogĂ«l Maher, komandant i Divizionit tĂ« 4-t tĂ« Blinduar elitar tĂ« ushtrisĂ«, pĂ«r planin e tij pĂ«r t’u larguar. Tre ndihmĂ«s tĂ« kĂ«tij tĂ« fundit e konfirmuan kĂ«tĂ«. VetĂ«m mĂ« pas, Maher fluturoi me helikopter nĂ« Irak dhe mĂ« pas shkoi Rusi, tha njĂ« nga burimet. KushĂ«rinjtĂ« e Asadit nga nĂ«na, Ehab dhe Eyad Maklouf, ndodheshin nĂ« Damask kur ai ra nĂ« duart e rebelĂ«ve, sipas njĂ« ndihmĂ«si sirian dhe njĂ« zyrtari libanez tĂ« sigurisĂ«.

Të dy u përpoqën të arratiseshin me një makinë për në Liban, por ranë në një pritë të kryengritësve që hapën zjarr ndaj tyre. Thuhet se Ehabi është vrarë dhe Eyadi është plagosur, por nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm për shëndetin e tyre.
Vetë Assad u largua nga Damasku me aeroplan të dielën, më 8 dhjetor, duke fluturuar nën zonën e radarëve me transponderin e avionit të fikur, thanë dy diplomatë rajonalë. Në këtë mënyrë ai u shpëtoi kthetrave të rebelëve që sulmuan kryeqytetin.

Ikja dramatike i dha fund sundimit të tij 24-vjeçar dhe pushtetit të pandërprerë gjysmë shekullor të familjes së tij. Kjo i dha fund edhe luftës civile 13-vjeçare të Sirisë. Diktatori sirian shkoi fillimisht në bazën ajrore ruse Khmeimim në qytetin bregdetar të Lattakia dhe prej andej fluturoi për në Moskë.

Reuters: Si Assad i mashtroi të gjithë me gënjeshtra dhe iku në Rusi - Fillimisht iku nga gruaja e tij, ia fshehu vëllait të tij

Ndërsa gruaja e tij Asma dhe tre fëmijët e tyre e prisnin tashmë në kryeqytetin rus, sipas tre ish-bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë dhe një zyrtari të lartë rajonal. Videot nga shtëpia e Asadit, të marra dhe të publikuara nga rebelët dhe civilët që u dyndën në kompleksin presidencial pasi ai u largua tregojnë se ai bëri një ikje me nxitim, duke lënë pas ushqime të gatuara dhe disa sende personale, duke përfshirë edhe albumet fotografike familjare.

“Jo” nga Rusia dhe Irani

Më herët, i ishte bërë e qartë vetë Assadit se nuk do të kishte ndërhyrje ushtarake nga Rusia, ndërhyrja e së cilës në vitin 2015 e kishte ndihmuar të kthente valën e luftës civile në favor të tij. Refuzim mori edhe nga aleati tjetër i tij i vendosur, Irani.

Assad e kishte vizituar Moskën më 28 nëntor, një ditë pasi forcat rebele siriane sulmuan provincën veriore të Aleppos dhe u përhapën si zjarr në të gjithë vendin, por lutjet e tij për ndihmë ushtarake ranë në vesh të shurdhër nga Kremlini, i cili nuk ishte i gatshëm të ndërhynte, thanë 3 diplomatë rajonalë për Reuters.

Hadi al-Bahra, kreu i grupit kryesor opozitar tĂ« SirisĂ« jashtĂ« vendit, thotĂ« se Assad nuk po u tregonte situatĂ«n e vĂ«rtetĂ« ndihmĂ«sve tĂ« tij, citon njĂ« burim i afĂ«rt me diktatorin dhe njĂ« zyrtar rajonal. “Ai u tha komandantĂ«ve dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«ve tĂ« tij pas udhĂ«timit tĂ« tij nĂ« MoskĂ« se mbĂ«shtetja ushtarake ruse po vinte. Ai i gĂ«njeu. Mesazhi qĂ« mori nga Moska ishte negativ” – thotĂ« Bahra.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të mërkurën se Rusia kishte bërë shumë përpjekje për të ndihmuar në stabilizimin e Sirisë në të kaluarën, por prioriteti i saj tani ishte konflikti në Ukrainë. 4 ditë pas këtij udhëtimi, më 2 dhjetor, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi u takua me Asadin në Damask.

Deri në atë moment, grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) kishte marrë kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Sirisë, Alepos, dhe po zgjerohej drejt jugut teksa forcat qeveritare po dorëzoheshin. Asadi, i alarmuar dhe duke parë se çfarë po vinte, pranoi gjatë takimit se ushtria e tij ishte shumë e dobësuar për të bërë një rezistencë efektive.

Megjithatë ai kurrë nuk i kërkoi Teheranit të vendoste forcat e saj në Siri. Këtë e konfirmojnë edhe dy zyrtarë të lartë iranianë për Reuters, të cilët vunë në dukje se ai e kuptonte se Izraeli mund ta përdorte këtë ndërhyrje të tillë si pretekst për të goditur forcat iraniane në Siri apo edhe vetë Iranin.

Momenti kur pranoi fundin

Pasi i shteroi të gjitha opsionet e tij, Assad më në fund pranoi të pashmangshmen dhe vendosi të largohej nga vendi, duke i dhënë fund sundimit dinastik të familjes së tij që daton që nga viti 1971. Tre anëtarë të rrethit të tij të brendshëm thanë se ai fillimisht donte të kërkonte strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi rebelët pushtuan Alepon dhe Homsin dhe po përparonin drejt Damaskut.

Por zyrtarët e Emirateve e hodhën poshtë çdo mendim të tillë që në fillim, duke pasur frikë nga një reagim ndërkombëtar për strehimin e një figure që ndodhet nën sanksione nga SHBA dhe Evropa mbi përdorimin e pretenduar të armëve kimike në një goditje ndaj rebelëve, akuza që Assad i ka mohuar si të falsifikuara.

Reuters: Si Assad i mashtroi të gjithë me gënjeshtra dhe iku në Rusi - Fillimisht iku nga gruaja e tij, ia fshehu vëllait të tij

Moska, nga ana e saj, ndonëse hezitonte të ndërhynte ushtarakisht, nuk ishte e gatshme të braktiste Assadin, sipas një burimi diplomatik rus që foli në kushte anonimiteti. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili mori pjesë në Forumin e Dohas në Katar të shtunën dhe të dielën, lëvizi fijet diplomatike për sigurinë e Asadit, duke u zotuar se Turqia dhe Katari do të përdorin lidhjet e tyre me rebelët për të garantuar kalimin e tij të sigurt në Rusi, thanë dy zyrtarë rajonalë.

LEXO EDHE: Fotot e grabitura/ Si jetonte Bashar al-Assad, brenda pallatit luksoz

NjĂ« burim perĂ«ndimor i sigurisĂ« theksoi se Lavrov bĂ«ri “gjithçka qĂ« mundi” pĂ«r tĂ« siguruar largimin e sigurt tĂ« Asadit. Katari dhe Turqia ranĂ« dakord me rebelĂ«t pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar daljen e Asadit, thanĂ« tre nga burimet, pavarĂ«sisht pretendimit zyrtar tĂ« tĂ« dy vendeve se nuk kishin kontakte me rebelĂ«t.

Moska u koordinua gjithashtu me shtetet fqinje për të siguruar se aeroplani rus që po largohej nga hapësira ajrore siriane me Asadin nuk do të kapej apo nuk do të shënjestrohej, thanë burimet. Ministria e Jashtme e Katarit nuk iu përgjigj pyetjeve të Reuters në lidhje me largimin e Asadit nga Siria, ndërsa rebelët ishte e mundur të kontaktoheshin për një koment.

Reuters: Si Assad i mashtroi të gjithë me gënjeshtra dhe iku në Rusi - Fillimisht iku nga gruaja e tij, ia fshehu vëllait të tij

Një zyrtar i qeverisë turke tha se nuk kishte asnjë kërkesë nga Rusia për të përdorur hapësirën ajrore turke për fluturimin e Asadit, por nuk tha nëse Ankaraja ka punuar me rebelët për të lehtësuar arratisjen. Kryeministri i fundit i Asadit, Mohammed Jalali, tha se ai foli me presidentin e tij në telefon të shtunën mbrëma në orën 22:30.

“NĂ« bisedĂ«n tonĂ« tĂ« fundit telefonike, i thashĂ« atij se sa e vĂ«shtirĂ« ishte situata dhe se kishte njĂ« lĂ«vizje tĂ« madhe (njerĂ«zish) nga Homs nĂ« Lattakia
 se kishte panik dhe terror nĂ« rrugĂ«â€ – rrĂ«feu ai pĂ«r kanalin saudit Al Arabiya TV .

“Ai m’u pĂ«rgjigj: “NesĂ«r do tĂ« shohim. NesĂ«r. NesĂ«r”. Ishte gjĂ«ja e fundit qĂ« mĂ« tha”, – tregoi Jalali, duke shtuar se u pĂ«rpoq tĂ« kontaktonte sĂ«rish me Asadin nĂ« telefon herĂ«t mĂ«ngjesin e sĂ« dielĂ«s, por nuk mori pĂ«rgjigje. ©PĂ«rgatiti LAPSI.al

The post Orët e fundit të Assad/ Si u arratis duke i tradhëtuar të gjithë appeared first on Lapsi.al.

Siria| Blinken takon Erdogan, kreu i rebelëve apel qytetarëve

By: fra nc
13 December 2024 at 15:27

Qytetarët sirianë morën pjesë në lutjet e së premtes, për herë të parë që nga rënia e regjimit të Assad, një javë më parë.

Në një video, kreu i rebelëve Ahmad al Shara, i njohur më parë si Abu Mohamed al Jolani, ftoi njerëzit që të festonin në mënyrë paqësore pas lutjeve.

“I ftoj t’u drejtohen shesheve pĂ«r tĂ« treguar gĂ«zimin e tyre, pa qĂ«lluar plumba dhe pa trembur njerĂ«zit. Dhe mĂ« vonĂ«, pasi ne tĂ« punojmĂ« pĂ«r ndĂ«rtimin e kĂ«tij vendi, tĂ« festojnĂ« si fitimtarĂ« me ndihmĂ«n e Zotit”, deklaroi Ahmad al-Sharaa, lider i rebelĂ«ve sirianĂ«.

Krerët e vendeve të grupimit G7 u shprehën në një deklaratë se janë gati të mbështesin një tranzicion politik që garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë pakicat etnike dhe fetare.

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan priti në një takim sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili e vuri theksin tek rëndësia për të ruajtur vigjilencën në luftën kundër Shtetit Islamik.

“Ne diskutuam pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e vazhdimit tĂ« luftĂ«s ndaj ISIS. Vendet tona kanĂ« punuar shumĂ« ndĂ«r vite dhe kanĂ« dhĂ«nĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« siguruar eliminimin e kalifatit, si dhe pĂ«r tĂ« garantuar qĂ« kĂ«rcĂ«nimi i tij tĂ« mos ngrejĂ« kokĂ« sĂ«rish. ËshtĂ« jetike qĂ« t’i vazhdojmĂ« kĂ«to pĂ«rpjekje”, tha Blinken.

Në përpjekje për të moderuar retorikën dhe për të vendosur marrëdhënie me Perëndimin, qeveria e përkohshme siriane është zotuar për sundimin e ligjit dhe respektimin e diversitetit fetar në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Siria| Blinken takon Erdogan, kreu i rebelëve apel qytetarëve appeared first on Euronews Albania.

Udhëheqësi i rebelëve në Siri: Bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga qeveria e re siriane

By: M C
10 December 2024 at 17:09

Kreu i grupit Hayat Tahrir al Sham (HTS) ka thënë se bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga një qeveri e re siriane. Abu Mohammed al Jolani, në komentet e tij të para për mediat perëndimore që kur koalicioni i tij rebel përmbysi qeverinë e Bashar al Asadit, tha se nuk do të ketë kthim në panik.

I pyetur nga Sky News se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebel tha se frika e tyre është e panevojshme, ndërsa u shpreh se vendi do të rindërtohet.

“Frika ishte nga prania e regjimit, vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindĂ«rtimit, po shkon drejt stabilitetit.”, ka thĂ«nĂ« ai. UdhĂ«heqĂ«si i HTS po fliste jashtĂ« xhamisĂ« Imam al Shafi’i nĂ« Damask, nĂ« tĂ« cilĂ«n ai kishte marrĂ« pjesĂ« kur ishte djalĂ«. Jolani tha gjithashtu se populli sirian Ă«shtĂ« i lodhur nga lufta dhe nuk Ă«shtĂ« gati pĂ«r njĂ« tjetĂ«r.

“Burimi i frikĂ«s sonĂ« ishte nga milicitĂ« iraniane, Hezbollahu dhe regjimi qĂ« kreu masakrat qĂ« po shohim sot. Pra, largimi i tyre Ă«shtĂ« zgjidhja pĂ«r SirinĂ«. Situata aktuale nuk do tĂ« lejojĂ« rikthimin nĂ« panik.”, tha Jolan.

The post Udhëheqësi i rebelëve në Siri: Bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga qeveria e re siriane appeared first on Albeu.com.

SIRI – RebelĂ«t e mbĂ«shtetur nga Turqia marrin qytetin verior tĂ« Manbixhit

10 December 2024 at 15:33

DAMASK, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – RebelĂ«t e mbĂ«shtetur nga Turqia morĂ«n qytetin verior tĂ« SirisĂ«, Manbixh nga milicitĂ« kurde, pas luftimeve tĂ« ashpra.

Ndryshimi i pushtetit nënvizon se si rënia e papritur e regjimit të Bashar al-Assad në Damask ka pasoja në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta, ku fraksione të ndryshme mbajnë pushtetin me ndihmën e mbështetësve të jashtëm.

”Ushtria KombĂ«tare Siriane (SNA) e mbĂ«shtetur nga Turqia ka marrĂ« kontrollin e Manbixhit”, sipas Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut.

Banorët brenda qytetit të Manbixhit deklaruan se rebelët tani kontrollojnë qytetin, i cili është 80 kilometra në lindje të Alepos.

Rebelët arritën të pushtonin qytetin pas dy javësh luftime me Këshillin Ushtarak të Manbixhit, të lidhur me Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët.

Turqia e konsideron milicinë e SDF-së një degë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe për këtë arsye një organizatë terroriste.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan theksoi se nuk do tĂ« tolerojĂ« praninĂ« e “terroristĂ«ve” nĂ« kufirin me TurqinĂ«./   /os/

The post SIRI – RebelĂ«t e mbĂ«shtetur nga Turqia marrin qytetin verior tĂ« Manbixhit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HARTA/ Kush e kontrollon në të vërtetë sot Sirinë

By: user 6
9 December 2024 at 21:33

Në vetëm dy javë, rebelët sirianë dolën nga enklava e tyre në veriperëndim të vendit për të kapur më pas një varg qytetesh të mëdha, përpara se të arrinin në kryeqytetin Damask dhe të rrëzonin presidentin Bashar al-Assad, 13 vjet pas fillimit të luftës civile në këtë vend.

Me kolona automjetesh të vogla dhe motoçikletash, luftëtarët e udhëhequr nga grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) lëvizën me shpejtësi përgjatë një autostrade veri-jug e cila formon shtyllën kurrizore të vendit për të marrë Damaskun pa rezistencë.

Por, teksa shumë në vend po festojnë rënien e një dinastie familjare që sundoi Sirinë me dorë të hekurt, e ardhmja është e pasigurt dhe situata në terren mbetet e ngatërruar pasi ka një numër grupesh të ndryshme rebele që kontrollojnë pjesë të ndryshme të vendit.

Si arritën rebelët deri në Damask?

A graphic showing how quickly the rebels have advanced across the northern parts of Syria down towards Homs. In October, the HTS controlled a small area around Idlib near the border with Turkey. But after a few days of fighting, by 3 Dec they had taken control of Aleppo and were heading south towards Hama. By 4 Dec, they had surrounded Hama. By 5 Dec, they had taken Hama and were pushing south towards the city of Hom

Pas vitesh të izoluar pas vijave të frontit të ngrirë, rebelët bënë një përparim të rrufeshëm, duke kulmuar me rrëzimin e presidentit dhe marrjen e kryeqytetit në fundjavë.
Pasi pushtuan qytetin e dytë të Sirisë Aleppo në fund të nëntorit, rebelët vazhduan ofensivën e tyre, duke lëvizur në jug për të marrë kontrollin e qytetit Hama të enjten e kaluar.

Përparimi vazhdoi me ritëm, me qytetin e tretë të Sirisë, Homs, që ra të shtunën pak para se forcat qeveritare të humbnin gjithashtu kontrollin mbi kryeqytetin.

Kush kontrollon çfarë në Siri?

Rënia e regjimit të Asadit u shkaktua nga përparimi i papritur dhe i rrufeshëm nga rebelët e HTS, por megjithëse grupi kontrollon qytetet kryesore të Sirisë, ai nuk qeveris të gjithë vendin.

Siria është kontrolluar prej vitesh nga lloj-lloj grupe rebelësh, duke përfshirë HTS në Idlib dhe grupe të udhëhequra nga kurdët në verilindje të vendit, disa prej të cilëve kanë marrë gjithashtu territore ditët dhe javët e fundit.

Map of Syria with areas shaded in to show who is in control. Most of the country is shaded to show that it was previously held by the Syrian government. An area to the west stretching almost from north to south and including major cities, shows the area held by the Syrian opposition led by Hayat Tahrir al-Sham.

Asnjë nga grupet rebele nuk do të vajtojë për rënien e regjimit të Asadit, por për gjetjen e një konsensusi mbi mënyrën e drejtimit të vendit që mund të jetë ende e vështirë pasi në veri të vendit ka pasur përplasje midis fraksioneve konkurruese.

ÇfarĂ« po ndodh nĂ« veri tĂ« SirisĂ«?

Në qytetin verior të Manbixh ka pasur përleshje midis forcave të mbështetura nga Turqia dhe rebelëve të udhëhequr nga kurdët.

Të dyja palët pretendojnë se kanë marrë pjesë të qytetit dhe luftimet raportohet se po vazhdojnë në disa lagje.

Map showing which groups are in control of northern Syria - with Kurdish led rebels to the east and Turkish-backed groups to the west

Analistët në Institutin për Studimin e Luftërave thonë se nuk mund të përcaktonin ende se kush e kishte kontrollin e Manbixhit.

Harta: Ku ndodhet Siria dhe si përfshihen fqinjët e saj?

Siria, me një popullsi prej rreth 22 milionë banorësh, ndodhet në bregun lindor të detit Mesdhe. Kufizohet me Turqinë në veri, me Libanin dhe Izraelin në perëndim dhe jugperëndim, me Irakun në lindje dhe me Jordaninë në jug.

Turqia, fuqitë perëndimore dhe disa shtete arabe të Gjirit kanë mbështetur elementë të ndryshëm të opozitës siriane në shkallë të ndryshme gjatë konfliktit.

Lëvizja Hezbollah me bazë në Liban, e mbështetur nga Irani, ka luftuar së bashku me ushtrinë e regjimit sirian, por u dobësua rëndë nga konflikti i saj me Izraelin. Kjo është parë si një arsye kryesore pse përparimi i rebelëve ishte kaq i suksesshëm.

Map showing Syria and its neighbours with Turkey to the north, Iraq to the east, Jordan in the south and Lebanon and Israel to the south west. Some of Syria's western border meets the Mediterranean Sea.

Izraeli, i shqetĂ«suar nga ajo qĂ« e quan “ngulje ushtarake” e Iranit nĂ« Siri, ka nisur sulme ajrore kundĂ«r ushtrisĂ« siriane.

Si është përgjigjur Izraeli?

Disa nga fqinjët e Sirisë janë përgjigjur tashmë ushtarakisht dhe të hënën Izraeli tha se po kryen sulme ajrore në Siri duke synuar objekte të dyshuara se kanë armë kimike dhe raketa.
Izraeli tha gjithashtu se kishte marrĂ« pĂ«rkohĂ«sisht kontrollin e njĂ« zone tampon tĂ« çmilitarizuar nĂ« LartĂ«sitĂ« Golan, duke deklaruar se marrĂ«veshja e shkĂ«putjes e vitit 1974 me SirinĂ« ishte “pĂ«rmbysur” me marrjen e vendit nga rebelĂ«t.

Map showing south west Syria and the Golan Heights, where Israel says its forces have created a buffer zone and taken positions vacated by the fleeing Syrian army

Lartësitë Golan janë një pllajë shkëmbore rreth 60 km në jug-perëndim të Damaskut.
Izraeli e pushtoi kĂ«tĂ« territor nga Siria nĂ« fazat pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« “LuftĂ«s GjashtĂ« Ditore” tĂ« vitit 1967 dhe e aneksoi atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme nĂ« 1981. Kjo nuk u njoh ndĂ«rkombĂ«tarisht, megjithĂ«se SHBA-ja e bĂ«ri kĂ«tĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme nĂ« vitin 2019. ©BBC, LAPSI.al

The post HARTA/ Kush e kontrollon në të vërtetë sot Sirinë appeared first on Lapsi.al.

Kush është lideri i rebelëve që mund të marrë pushtetin në Siri, e shkuara e errët

By: fra nc
9 December 2024 at 09:25

Lideri i rebelëve sirianë, i njohur për dekada si Abu Mohammed al-Jawlani , ka bërë një hap simbolik drejt riformimit të imazhit të tij publik. Duke filluar që nga e enjtje, teksa trupat rebele po i afroheshin Damaskut, ai ka përdorur në deklaratata zyrtare emrin e tij të vërtetë, Ahmed al-Sharaa.

Kjo lĂ«vizje nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« ndryshim emri, por pjesĂ« e njĂ« strategjie tĂ« kujdesshme pĂ«r tĂ« forcuar legjitimitetin e tij politik dhe pĂ«r tĂ« distancuar grupimi n e tij nga rrĂ«njĂ«t e tij tĂ« hershme xhihadiste. Dikur i lidhur ngushtĂ« me Al-KaedĂ«n dhe me veshjen tradicionale tĂ« luftĂ«tarĂ«ve xhihadistĂ«, sot Ahmed al-Sharaa – paraqitet si njĂ« komandant ushtarak dhe udhĂ«heqĂ«s politik qĂ« synon stabilitetin dhe qeverisjen efektive nĂ« zonat e kontrolluara nga rebelĂ«t.

Nga një luftëtar në Irak te udhëheqësi i Idlibit

I lindur në vitin 1982 në Arabinë Saudite, Ahmed al-Sharaa u kthye në Siri me familjen e tij kur ishte ende fëmijë. Rrugëtimi i tij në botën militante filloi pas pushtimit të Irakut nga SHBA më 2003, kur ai u bashkua me Al-Kaedën dhe më vonë me Shtetin Islamik të Irakut (ISI).

Pas burgosjes në kampin famëkeq të Bucca në Irak, ai u njoh me figura kyçe si Abu Bakr al-Baghdadi. Në vitin 2011, me mbështetjen e Bagdadit, Jawlani  u dërgua në Siri për të themeluar Frontin al-Nusra, që shpejt u bë një forcë e rëndësishme në konfliktin sirian.

Megjithatë, lidhjet me Al-Kaedën dhe përplasjet me Shtetin Islamik çuan në ndarje të thella. Jawlani  refuzoi brutalitetin ekstrem të IS dhe, më 2016, ndërpreu lidhjet me Al-Kaedën, duke riemërtuar grupin e tij si Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Ky ishte një hap i rëndësishëm për të riformuluar identitetin e tij dhe për të fituar mbështetjen e popullsisë vendase, duke shmangur stigmatizimin ndërkombëtar.

Një qeveri civile dhe sundimi në Idlib

Nën udhëheqjen e Jawlani t, HTS është bërë forca dominuese në provincën Idlib, bastioni i fundit i madh i rebelëve në veri-perëndim të Sirisë. Për të qeverisur këtë zonë, në vitin 2017, HTS krijoi një strukturë civile të quajtur Qeveria e Shpëtimit Sirian. Kjo qeveri mbikëqyr sektorë kyç si arsimi, shëndetësia dhe rindërtimi, duke funksionuar praktikisht si një shtet brenda shteti.

Jawlani , i cili dikur paraqitej me veshje tradicionale xhihadiste, sot shihet nĂ« uniforma ushtarake dhe kostume tĂ« stilit perĂ«ndimor. Ai ka vizituar kampe refugjatĂ«sh, ka mbikĂ«qyrur projekte ndihmash dhe ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« ngjarje publike pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« imazh mĂ« tĂ« moderuar. “Ne nuk jemi kĂ«rcĂ«nim pĂ«r komunitetin ndĂ«rkombĂ«tar”, ka thĂ«nĂ« ai nĂ« deklarata tĂ« fundit, duke u pĂ«rpjekur tĂ« fitojĂ« mbĂ«shtetje mĂ« tĂ« gjerĂ« politike.

Kritikat dhe sfidat

PavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« riformuar imazhin e HTS, kritikat nuk kanĂ« munguar. AktivistĂ«t sirianĂ« dhe grupe tĂ« tjera rebele e akuzojnĂ« HTS pĂ«r sundim autoritar. Forcat e sigurisĂ« tĂ« grupit janĂ« krahasuar shpesh me “Shabbiha”, mbĂ«shtetĂ«sit e regjimit tĂ« Assadit. Protesta tĂ« vazhdueshme nĂ« Idlib kanĂ« kĂ«rkuar lirinĂ« e tĂ« burgosurve dhe kanĂ« kundĂ«rshtuar taktikat e kontrollit tĂ« HTS.

NĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« eliminuar kĂ«to shqetĂ«sime, HTS ka nisur disa reforma, pĂ«rfshirĂ« shpĂ«rndarjen e forcave tĂ« diskutueshme tĂ« sigurisĂ« dhe krijimin e njĂ« “Departamenti tĂ« Ankesave” pĂ«r qytetarĂ«t. Por kritikĂ«t mbeten skeptikĂ«, duke i quajtur kĂ«to masa njĂ« fasadĂ« pĂ«r tĂ« ruajtur pushtetin.

Një udhëkryq për Sirinë

Me avancimin e fundit të HTS drejt Damaskut, Jawlani  ka bërë hapa të mëdhenj për të paraqitur veten si një lider pragmatik, jo vetëm si një komandant ushtarak. Ai ka premtuar siguri për të gjitha komunitetet siriane dhe ka sinjalizuar një gatishmëri për të bashkëpunuar me fuqitë ndërkombëtare. Mesazhet e tij drejtuar Rusisë, ku ai ka garantuar se bazat e tyre ushtarake do të mbeten të paprekura, tregojnë një ndryshim të qartë në strategjinë e tij.

Ky pragmatizĂ«m mund tĂ« jetĂ« njĂ« shembull i ri pĂ«r grupet militante islamike nĂ« rajon, duke sinjalizuar njĂ« epokĂ« tĂ« “xhihadizmit tĂ« moderuar”. Jawlani  duket se po pĂ«rpiqet tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« model qeverisjeje tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« Idlib, duke balancuar identitetin islamist tĂ« grupit tĂ« tij me nevojat praktike tĂ« popullsisĂ« siriane.

Por ndërsa HTS përparon, pyetja mbetet: A është ky ndryshim i Jawlani t një hap drejt stabilitetit dhe paqes, apo thjesht një strategji tjetër për të konsoliduar pushtetin? Përgjigja e kësaj pyetjeje do të formësojë të ardhmen e Sirisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kush është lideri i rebelëve që mund të marrë pushtetin në Siri, e shkuara e errët appeared first on Euronews Albania.

RebelĂ«t rrĂ«zojnĂ« nga pushteti Assadin, analiza e VOA: ÇfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ«?

By: Java News
8 December 2024 at 18:46

Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të ikte dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.

RebelĂ«t i dhanĂ« gjithashtu njĂ« goditje tĂ« madhe ndikimit tĂ« RusisĂ« dhe Iranit nĂ« Siri nĂ« zemĂ«r tĂ« rajonit – aleatĂ« qĂ« kishin mbĂ«shtetur al-Assadin gjatĂ« periudhave kritike tĂ« konfliktit.

Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.

Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.

Të tjerë plaçkitën pallatin presidencial dhe rezidencën e familjes Assad pasi presidenti Bashar al-Assad dhe zyrtarë të tjerë të lartë u larguan nga vendi, ndërsa vendndodhja e tyre nuk dihet. Rusia, një aleate e ngushtë, tha se al-Assad u largua nga vendi pas negociatave me grupet rebele dhe kishte dhënë udhëzime për të transferuar pushtetin në mënyrë paqësore.

Televizioni shtetĂ«ror sirian transmetoi njĂ« deklaratĂ« video herĂ«t tĂ« dielĂ«n nga njĂ« grup rebelĂ«sh duke thĂ«nĂ« se al-Assad ishte rrĂ«zuar nga pushteti dhe tĂ« gjithĂ« tĂ« burgosurit ishin liruar. Ata u bĂ«nĂ« thirrje njerĂ«zve qĂ« tĂ« ruajnĂ« institucionet e “shtetit tĂ« lirĂ« sirian”.

Rebelët thanë se liruan personat e mbajtur në burgun famëkeq Saydnaya, ku grupet e të drejtave thonë se mijëra u torturuan dhe u vranë.

Komandanti rebel Anas Salkhadi, i cili u shfaq nĂ« televizionin shtetĂ«ror mĂ« vonĂ« gjatĂ« ditĂ«s, u pĂ«rpoq tĂ« qetĂ«sonte pakicat fetare dhe etnike tĂ« SirisĂ«, duke thĂ«nĂ«: “Siria Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«, pa pĂ«rjashtime. Siria Ă«shtĂ« pĂ«r druzĂ«t, sunitĂ«t, alavitĂ«t dhe tĂ« gjitha sektet.”

Ndërsa sirianët po festonin, kryeministri Mohammad Ghazi al-Jalali bëri thirrje për zgjedhje të lira.

Jalali tha gjithashtu se kishte qenë në kontakt me drejtuesin e rebelëve, Abu Mohammed al-Golanin për të diskutuar mbi menaxhimin e periudhës së tranzicionit, duke shënuar një zhvillim të dukshëm në përpjekjet për të formësuar të ardhmen politike të Sirisë.

“Sinqerisht e them, isha i befasuar nga sa shpejt ndodhi. Nuk prisja qĂ« do tĂ« duheshin vetĂ«m dhjetĂ« ditĂ« qĂ«, rebelĂ«t qĂ« u nisĂ«n nga Idlibi tĂ« mbĂ«rrinin nĂ« Damask. Por ishte lĂ«vizje e madhe. Irani dhe Rusia janĂ« dobĂ«suar me kĂ«to zhvillime sepse al-Assadi ka qenĂ« aleati kryesor pĂ«r dekada. UnĂ« mendoj pĂ«r RusinĂ«, interesi Ă«shtĂ« tĂ« mbajĂ« njĂ« bazĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« Lindjes sĂ« Mesme. Dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja qĂ« unĂ« parashikoj se Rusia Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r njĂ« lloj negociatash me Golanin dhe me TurqinĂ«. Irani mendoj se do ta ketĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, thotĂ« Andre Banks- ekspert pĂ«r SirinĂ« nĂ« Institutin Giga pĂ«r Studimet e Lindjes sĂ« Mesme nĂ« Hamburg.

“Regjimi i al-Assadit ishte i kalbur nga brenda dhe i korruptuar, si njĂ« shtet mafioz. Kishte shumĂ« pak besnikĂ«ri tĂ« vĂ«rtetĂ«. KĂ«shtu qĂ« i gjithĂ« ky sistem u mbajt i bashkuar nga frika. Dhe pastaj kemi natyrisht RusinĂ«. DitĂ«t e fundit Rusia ka larguar anijet e saj nga baza ushtarake nĂ« Tartous. Gjithashtu, personeli i rangut tĂ« lartĂ« ushtarak Ă«shtĂ« larguar. Irani ka dhĂ«nĂ« njĂ« lloj sigurie, por nuk po jepnin mĂ« ndihmĂ«. Hezbollahu Ă«shtĂ« dobĂ«suar shumĂ« dhe ishte tĂ«rhequr nga disa pozicione edhe rreth Alepos pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s me Izraelin pas 7 tetorit. TĂ« gjithĂ« kĂ«ta elementĂ« sollĂ«n njĂ« dobĂ«sim tĂ« pushtetit tĂ« Assadit”, shprehet Carsten Wieland, ish-kĂ«shilltar i lartĂ« i tĂ« dĂ«rguarit special tĂ« OKB-sĂ« nĂ« Siri.

Fundi i sundimit të al-Assadit i jep një goditje të madhe Iranit dhe aleatëve të tij, tashmë të dobësuar nga më shumë se një vit konflikt me Izraelin. Rebelët tani përballen me detyrën për të kapërcyer problemet e mëdha në një vend të shkatërruar nga lufta dhe ende të ndarë mes fraksioneve të ndryshme të armatosura.

Luftëtarët e opozitës të mbështetur nga Turqia po luftojnë me forcat kurde aleate të SHBA-së në veri dhe grupi i Shtetit Islamik është ende aktiv në disa zona të largëta.

Rebelët udhëhiqen nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, i cili e ka origjinën në al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Abu Mohammed al-Golani, një ish komandant i Al-Kaidës, i cili ndërpreu lidhjet me grupin vite më parë thotë se është pro pluralizmit dhe tolerancës fetare, si dhe udhëheq fraksionin më të madh rebel ndërsa është i gatshëm të punojë për drejtimin e ardhshëm të vendit. (VOA) a.m.

The post RebelĂ«t rrĂ«zojnĂ« nga pushteti Assadin, analiza e VOA: ÇfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ«? first appeared on JavaNews.al.

“RebelĂ«t rrĂ«zojnĂ« nga pushteti Assadin”/ VOA: ÇfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ«

8 December 2024 at 17:40

Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të ikte dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile. Rebelët i dhanë gjithashtu një goditje të madhe ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Siri në zemër të rajonit aleatë që kishin mbështetur al-Assadin gjatë periudhave kritike të konfliktit.

Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.

Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.

Të tjerë plaçkitën pallatin presidencial dhe rezidencën e familjes Assad pasi presidenti Bashar al-Assad dhe zyrtarë të tjerë të lartë u larguan nga vendi, ndërsa vendndodhja e tyre nuk dihet. Rusia, një aleate e ngushtë, tha se al-Assad u largua nga vendi pas negociatave me grupet rebele dhe kishte dhënë udhëzime për të transferuar pushtetin në mënyrë paqësore.

Televizioni shtetĂ«ror sirian transmetoi njĂ« deklaratĂ« video herĂ«t tĂ« dielĂ«n nga njĂ« grup rebelĂ«sh duke thĂ«nĂ« se al-Assad ishte rrĂ«zuar nga pushteti dhe tĂ« gjithĂ« tĂ« burgosurit ishin liruar. Ata u bĂ«nĂ« thirrje njerĂ«zve qĂ« tĂ« ruajnĂ« institucionet e “shtetit tĂ« lirĂ« sirian”.

Rebelët thanë se liruan personat e mbajtur në burgun famëkeq Saydnaya, ku grupet e të drejtave thonë se mijëra u torturuan dhe u vranë.

Komandanti rebel Anas Salkhadi, i cili u shfaq nĂ« televizionin shtetĂ«ror mĂ« vonĂ« gjatĂ« ditĂ«s, u pĂ«rpoq tĂ« qetĂ«sonte pakicat fetare dhe etnike tĂ« SirisĂ«, duke thĂ«nĂ«: “Siria Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«, pa pĂ«rjashtime. Siria Ă«shtĂ« pĂ«r druzĂ«t, sunitĂ«t, alavitĂ«t dhe tĂ« gjitha sektet.”

Ndërsa sirianët po festonin, kryeministri Mohammad Ghazi al-Jalali bëri thirrje për zgjedhje të lira.

Jalali tha gjithashtu se kishte qenë në kontakt me drejtuesin e rebelëve, Abu Mohammed al-Golanin për të diskutuar mbi menaxhimin e periudhës së tranzicionit, duke shënuar një zhvillim të dukshëm në përpjekjet për të formësuar të ardhmen politike të Sirisë.

“Sinqerisht e them, isha i befasuar nga sa shpejt ndodhi. Nuk prisja qĂ« do tĂ« duheshin vetĂ«m dhjetĂ« ditĂ« qĂ«, rebelĂ«t qĂ« u nisĂ«n nga Idlibi tĂ« mbĂ«rrinin nĂ« Damask. Por ishte lĂ«vizje e madhe. Irani dhe Rusia janĂ« dobĂ«suar me kĂ«to zhvillime sepse al-Assadi ka qenĂ« aleati kryesor pĂ«r dekada. UnĂ« mendoj pĂ«r RusinĂ«, interesi Ă«shtĂ« tĂ« mbajĂ« njĂ« bazĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« Lindjes sĂ« Mesme. Dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja qĂ« unĂ« parashikoj se Rusia Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r njĂ« lloj negociatash me Golanin dhe me TurqinĂ«. Irani mendoj se do ta ketĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, thotĂ« Andre Banks- ekspert pĂ«r SirinĂ« nĂ« Institutin Giga pĂ«r Studimet e Lindjes sĂ« Mesme nĂ« Hamburg.

“Regjimi i al-Assadit ishte i kalbur nga brenda dhe i korruptuar, si njĂ« shtet mafioz. Kishte shumĂ« pak besnikĂ«ri tĂ« vĂ«rtetĂ«. KĂ«shtu qĂ« i gjithĂ« ky sistem u mbajt i bashkuar nga frika. Dhe pastaj kemi natyrisht RusinĂ«. DitĂ«t e fundit Rusia ka larguar anijet e saj nga baza ushtarake nĂ« Tartous. Gjithashtu, personeli i rangut tĂ« lartĂ« ushtarak Ă«shtĂ« larguar. Irani ka dhĂ«nĂ« njĂ« lloj sigurie, por nuk po jepnin mĂ« ndihmĂ«. Hezbollahu Ă«shtĂ« dobĂ«suar shumĂ« dhe ishte tĂ«rhequr nga disa pozicione edhe rreth Alepos pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s me Izraelin pas 7 tetorit. TĂ« gjithĂ« kĂ«ta elementĂ« sollĂ«n njĂ« dobĂ«sim tĂ« pushtetit tĂ« Assadit”, shprehet Carsten Wieland, ish-kĂ«shilltar i lartĂ« i tĂ« dĂ«rguarit special tĂ« OKB-sĂ« nĂ« Siri.

Fundi i sundimit të al-Assadit i jep një goditje të madhe Iranit dhe aleatëve të tij, tashmë të dobësuar nga më shumë se një vit konflikt me Izraelin. Rebelët tani përballen me detyrën për të kapërcyer problemet e mëdha në një vend të shkatërruar nga lufta dhe ende të ndarë mes fraksioneve të ndryshme të armatosura.

Luftëtarët e opozitës të mbështetur nga Turqia po luftojnë me forcat kurde aleate të SHBA-së në veri dhe grupi i Shtetit Islamik është ende aktiv në disa zona të largëta.

Rebelët udhëhiqen nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, i cili e ka origjinën në al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Abu Mohammed al-Golani, një ish komandant i Al-Kaidës, i cili ndërpreu lidhjet me grupin vite më parë thotë se është pro pluralizmit dhe tolerancës fetare, si dhe udhëheq fraksionin më të madh rebel ndërsa është i gatshëm të punojë për drejtimin e ardhshëm të vendit./VOA

The post “RebelĂ«t rrĂ«zojnĂ« nga pushteti Assadin”/ VOA: ÇfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ« appeared first on Sot News | Lajme.

Kush janë rebelët e Sirisë?/ Rrëzuan regjimin e Assad për 11 ditë: Do ringremë shtetin

By: lia rda
8 December 2024 at 15:11

Hayat Tahrir al-Sham janë grupimi rebel që përmbysën regjimin e Bashar al-Assad dhe morën pushtetin në Sirinë e shkatërruar nga shumë vite luftë civile.

Ata nisën ofensivën e papritur më 27 nëntor dhe pushtuan Aleppon, qytetin më të madh të Sirisë, dhe qytetin qendror të Hamës.

Hayat Tahrir al-Sham u krijua me një emër tjetër, Jabhat al-Nusra, në vitin 2011 si një degë e drejtpërdrejtë e al-Kaedës.

Udhëheqësi i grupit të vetëquajtur Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi, ishte gjithashtu i përfshirë në formimin e tij.

Themeluesi i HTS-sĂ«, Abu Muhammad al-Golani, dikur ishte pjesĂ«marrĂ«s nĂ« kryengritjen irakiane kundĂ«r SHBA-sĂ«, por pĂ«rfundimisht i prishi lidhjet nĂ« vitin 2016 dhe grupimi  u riemĂ«rua ashtu siç njihet sot,l Organizata pĂ«r Çlirimin e Levantit.

HTS tani është fraksioni më i fuqishëm rebel në Siri, por përpjekja e tyre drejt legjitimitetit është njollosur nga akuzat për shkelje të të drejta e njeriut në zonat që kontrollon.

Ata thuhet se kanë ekzekutuar ata që akuzohen për lidhje me grupet rivale, për blasfemi dhe tradhti bashkëshortore.

Grupi i gjithashtu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe shumë vende të tjera në botë.

HTS dhe Ushtria Kombëtare Siriane kanë qenë aleatë herë pas here dhe rivalë, dhe qëllimet e tyre mund të ndryshojnë.

Mënyra se si do të zhvillohet e ardhmja e menjëhershme politike e Sirisë nuk do të varet vetëm nga synimet dhe aftësitë e organizatës, si dhe nga pretendimet dhe presionet konkurruese nga grupet e tjera, por edhe nga pjesa që fuqitë e jashtme të mëdha që kanë qenë të përfshira do të luajnë.

Irani dhe Rusia kanë mbështetur Bashar al-Assad, Turqia ka qenë krah grupeve rebele dhe Shtetet e Bashkuara kanë ende një prezencë ushtarake në lindjen e vendit të mbajtur ku janë kurdët./abcnews.al

Ku është Bashar al-Assad? Një avioni i Sirisë u zhduk nga harta

8 December 2024 at 15:07

Rebelët sirianë kanë marrë kontrollin e Damaskut dhe kanë njoftuar mëngjesin e sotëm se kanë rrëzuar qeverinë e Bashar al-Assad, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet. Megjithatë, aktualisht është e paqartë se ku ndodhet Assad, i cili nuk ka folur në publik që nga avancimi i papritur i rebelëve një javë më parë, [
]

The post Ku është Bashar al-Assad? Një avioni i Sirisë u zhduk nga harta appeared first on BoldNews.al.

Rebelët sirianë pushtuan 80% të territorit të kontrolluar nga kurdët

By: lia rda
8 December 2024 at 12:38

Luftëtarët sirianë të mbështetur nga Turqia kanë marrë mbi 80% të Manbixhit në Sirinë veriore dhe janë afër fitores kundër forcave kurde në rajon, tha një burim turk i sigurisë.

Syrian rebels entering Manbij pic.twitter.com/nFahh7rRHi

— Dennis Kurt | Defense Observer (@byz_observer) December 8, 2024

“Beteja kundĂ«r YPG/PKK-sĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« afĂ«r fitores. Operacionet ajrore dhe tokĂ«sore janĂ« duke u zhvilluar pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« Manbixhin nga duart e YPG/PKK-sĂ«â€, tha burimi.

Gestern Abend feierten die kurdischen KrĂ€fte den international orchestrierten Fall der Assad-Regierung. Wenige Stunden spĂ€ter werden sie, dieser tĂŒrkischen Quelle zufolge, aus der eigenen Hochburg Manbij verdrĂ€ngt. Ebenfalls durch „Rebellen“. Bleibt spannend. https://t.co/wVkD7N76sF

— Benedikt Kaiser (@benedikt_kaiser) December 8, 2024

YPG (Njësitë e Mbrojtjes së Popullit) është milicia kurde siriane që ka kontrolluar Manbixhin prej vitesh. Ankaraja e konsideron atë një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)./abcnews.al

VOA: Kryengritësit i japin fund sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad

8 December 2024 at 11:55

Qeveria e Presidentit sirian Bashar al Assad ra të dielën përballë një sulmi të rrufeshëm të kryengritësve që morën kontrollin mbi Damaskun, ku turmat dolën në rrugë për të kremtuar fundin e 50 viteve të sundimit të hekurt të familjes Assad. Televizioni shtetëror sirian transmetoi një video deklaratë të një grupi burrash duke thënë se [
]

The post VOA: Kryengritësit i japin fund sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad appeared first on BoldNews.al.

Rebelët sirianë marrin Damaskun, nuk dihet ende vendndodhja e Assadit

8 December 2024 at 09:54

RebelĂ«t sirianĂ« pretenduan herĂ«t nĂ« mĂ«ngjesin e 8 dhjetorit se kanĂ« marrĂ« nĂ«n kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas njĂ« ofensive tĂ« shpejtĂ« tĂ« nisur ditĂ«ve tĂ« fundit. Damasku Ă«shtĂ« “tani i lirĂ« nga Assadi”, thanĂ« rebelĂ«t nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« publikuar nĂ« rrjetet sociale. Vendndodhja e presidentit Bashar al-Assad nuk dihet, megjithĂ«se VĂ«zhguesi sirian pĂ«r tĂ« [
]

The post Rebelët sirianë marrin Damaskun, nuk dihet ende vendndodhja e Assadit appeared first on BoldNews.al.

Trupat siriane raportohet kanë penguar avancimin e rebelëve drejt bazës ajrore ruse

4 December 2024 at 17:48

Një monitorues i luftës dhe media shtetërore thanë se forcat qeveritare siriane kanë nisur një kundërofensivë ndaj rebelëve të udhëhequr nga islamikët, të cilët po i afrohen një baze ajrore që operohet nga Rusia, pasi morën nën kontroll një sërë qytetesh dhe rrethuan qytetin kyç, Hama.

Ofensiva e forcave qeveritare erdhi pas një avancimi të shpejtë të rebelëve në ditët e fundit. Ofensiva po udhëhiqet nga grupi islamist, Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Rebelët kanë marrë Alepon, por edhe 14 fshatra dhe qyteza dhe janë 35 kilometra larg nga Baza Ajrore Khmeimim.

Regjimi i presidentit, Bashar al-Assad, ia ka dhënë këtë bazë ajrore Rusisë më 2015, pasi Moska e ndihmoi Damaskun që ta ndryshonte në favorin e tij rrjedhën e luftës civile.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA, tha se rebelët më 4 dhjetor u tërhoqën rreth 20 kilometra nga Hama, që është nën kontrollin e forcave qeveritare, pasi forcat e Assadit, të mbështetur nga sulmet ajrore ruse, zmbrapsën rebelët nga periferitë e qytetit.

VĂ«zhguesi sirian pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut – grup monitorues i luftĂ«s nĂ« Siri, qĂ« ka bazĂ«n nĂ« Britani – tha se rebelĂ«t janĂ« tĂ«rhequr vetĂ«m afĂ«r 10 kilometra.

Hama, që është kyç për mbrojtjen e Damaskut, është portë për qytetet detare të Tartusit dhe Latakias. Në Tartus, Rusia ka një bazë detare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trupat siriane raportohet kanë penguar avancimin e rebelëve drejt bazës ajrore ruse appeared first on Euronews Albania.

❌
❌