Analisti Agim Baçi ishte i ftuar në një emision televiziv, i pyetur për zhvillimet më të fundit në vend, shkarkimet dhe dorëheqjet e kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtorët e bashkive dhe njësive administrative, u shpreh se kryeministri i ka bashkuar të gjitha pushtetet në një dorë.
“Mënyra si sillet zoti Rama, qoftë duke kërkuar shkrirjen e AKU në një mbledhje, as në mbledhje qeverie po në një forum politik, qoftë dhe duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve apo krerëve të njësive administrave, Rama është dhe kryeministër, kryebashkiak, kryetar parlamenti, pra i ka bashkuar të gjitha pushtetet në një dorë”, tha Baçi.
Sipas tij, Rama sot kërkon një platformë tjetër politike në një kohë kur nuk ka dhënë llogari në parlament për qeverisjen, duke munguar në interpelancat e ndryshme që ka kërkuar opozita.
“Më e ndershme do të ishte të shkonim në zgjedhje të parakoheshme të paktën lokale lokale dhe të pranonte që pushteti lokal sipas logjikës së tij ka dështuar.
Jo të ndërronte brenda ditës disa emra. Aty duhet të zëvendësohet koncepti politik, nuk janë korrupsion individual, largimet në grup janë filozofi. Rama po pranon që koncepti i tij politik për pushtetin lokal ka dështuar”, tha analisti Agim Baçi.
Agim Baçi: Mënyra si sillet zoti Rama, qoftë duke kërkuar shkrirjen e AKU në një mbledhje, as në mbledhje qeverie po në një forum politik, qoftë dhe duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve apo krerëve të njësive administrave, Rama është dhe kryeministër, kryebashkiak, kryetar parlamenti, pra i ka bashkuar të gjitha pushtetet në një dorë.
Ne kemi në një krah parlamentin që nuk e ka ushtruar të drejtën e vet kushtetuese për të përmirësuar qeverisjen duke kontrolluar qeverisjen, duke kontrolluar institucionet kushtetuese, ministrat dhe kryeministrin në interpelanca të ndryshme të kërkuara nga opozita, por ka pranuar që kryeministri të shkojë 1 herë në 6 muaj a më pak në parlament dhe të mos japë llogari sa herë i është kërkuar interpelanca dhe ai të mos paraqitet dhe mazhoranca ta justifikojë mungesën e tij, dhe tani është përballë situatës që kërkon një platformë tjetër politike.
Më e ndershme do të ishte të shkonim në zgjedhje të parakoheshme të paktën lokale lokale dhe të pranonte që pushteti lokal sipas logjikës së tij ka dështuar.
Jo të ndërronte brenda ditës disa emra. Aty duhet të zëvendësohet koncepti politik, nuk janë korrupsion individual, largimet në grup janë filozofi. Rama po pranon që koncepti i tij politik për pushtetin lokal ka dështuar.
Po ti emëronte kryetarët do i kishte shkarkuar por duke qenë se zgjidhen nga populli, do të shkonim në zgjedhje lokale.
Parimisht derisa i ka hequr nëpunësit që i ka vendosur vetë, në njëfarë mënyre ka pranuar dështimin e këtyre kryebashkiakëve.
The post “Kryeministër, kryebashkiak dhe kryetar Kuvendi”, Baçi akuzon Ramën për kapje totale të pushteteve: Duhet të shkojmë.. appeared first on Sot News | Lajme.