Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në Kçiq të Mitrovicës, një i lënduar pas përplasjes mes traktorit dhe automjetit

13 July 2025 at 23:30

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku janë përfshirë një automjet dhe një traktor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 21:34.

“Sot rreth orës 21:34 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Kçiq, të involvuar janë një automjet dhe një traktor, një person ka marrë lëndime”, ka deklaruar Pllana.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Autoritetet policore janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti./Telegrafi/

The post Aksident në Kçiq të Mitrovicës, një i lënduar pas përplasjes mes traktorit dhe automjetit appeared first on Telegrafi.

Durmishi për urat e reja mbi Ibër: Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë

12 July 2025 at 19:57

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për ecurinë e shpejtë të punimeve në dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Paradite themeli i bregorës, e pasdite themeli i mesit të urës. Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë. Në shtator do të kalojmë me vetura, e këmbë në trotuare”, ka shkruar Durmishi.

Projekti i ndërtimit të këtyre urave llogaritet se kap vlerën e afro 3 milionë euro.

Ndërkohë, për këtë kontratë ka nisur hetim Prokuroria Speciale, për të vlerësuar përputhshmërinë me procedurat ligjore të ndjekura gjatë tenderimit./Telegrafi/

The post Durmishi për urat e reja mbi Ibër: Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Theret me thikë një person në Mitrovicë, rasti po hetohet

10 July 2025 at 14:31

Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 11:45 i cili pas një përleshje fizike ishte sulmuar nga një person tjetër me mjet të mprehtë (thikë).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:45, policia në Mitrovicë ka pranuar informatë për një person të lënduar. Bazuar në  informatat fillestare bëhet e ditur se viktima m/k/sh, ka kërkuar tretman mjekësor pasi në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në një përleshje ishte sulmuar nga një person i dyshuar me një mjet i mprehtë”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Theret me thikë një person në Mitrovicë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë, dërgohen në mbajtje

9 July 2025 at 14:51

Dy persona janë arrestuar sot nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në një rast të zjarrvënies të një lokali në rrugën “Epiri”, në Prishtinë.

Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit janë F.S i moshës 36 vjeç dhe M.M i moshës 28 vjeç dhe arrestimi i tyre u bë në Shipol të Mitrovicës.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) -Prishtinë, sot në Shipol të Mitrovicës së jugut kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie. Rasti ka ndodhur me datë, 14.02.2025, në rrugën ‘Epiri’ në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë shkaktuar dëmë të konsiderueshme nga zjarri”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit  po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor.

“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policor  të NjHP-së , kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve; F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë, dërgohen në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Policia në Mitrovicë parandalon përleshje të planifikuar mes dy grupeve, arrestohen 15 persona

4 July 2025 at 22:39

Policia e Kosovës ka parandaluar një përleshje fizike të planifikuar mes dy grupeve të rinjsh në Mitrovicën e Jugut, duke arrestuar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, pas pranimit të informatave operative që tregonin për një konfrontim të mundshëm mes grupeve të të rinjve.

Reagimi i shpejtë dhe i koordinuar i njësive policore të Stacionit Jug ka bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe neutralizimin e situatës para përshkallëzimit të saj në dhunë fizike.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë ndaluar në dy lokacione të ndryshme dhe janë shoqëruar në stacionin policor.

Intervistimi i tyre po zhvillohet në praninë e prindërve dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale (QPS), ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me prokurorin kompetent.

Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe raportimin e rasteve që rrezikojnë sigurinë./Telegrafi/

The post Policia në Mitrovicë parandalon përleshje të planifikuar mes dy grupeve, arrestohen 15 persona appeared first on Telegrafi.

Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet

2 July 2025 at 10:36

Një person i cili kishte qenë duke marr tretman mjekësor në QKUK kishte ndërruar jetë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 05:00, në Mitrovicë.

Tutje thuhet se sipas familjarëve viktima kishte pësuar lëndime trupore.

“Është raportuar se viktima m/k i cili kishte qenë duke marr tretman mjekësor në QKUK kishte ndërruar jetë. Sipas familjarëve viktima kishte pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

The post Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Lumit Ibër do t’i shtohen edhe dy ura, Kurti: Ka kaluar koha e barrikadave

PRISHTINË, 1 korrik/ATSH/ Është vendosur gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër, në vlerë afro tre milionë euro. Aty kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e ka konfirmuar nëse janë koordinuar me Bashkimin Evropian sa i përket ndërtimit, duke thënë se punojnë në bazë të ligjit dhe në të mirë të qytetarëve, derisa theksoi se do të hapet edhe ura kryesore.

Në ceremoninë e vendosjen e gurthemelit morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri të ditur se ura pranë komunës së Mitrovicës së Veriut do të jetë e dedikuar për automjete dhe këmbësorë, ndërsa tjetra në Jug do të funksionojë vetëm për këmbësorë.

Kurti sqaroi se ura për automjete dhe këmbësorë do të jetë 51 metra e gjatë dhe 10 metra e gjerë, ndërsa ajo vetëm për këmbësorë, do të ketë një gjatësi prej 41 metrash dhe gjerësi prej 37 metrash.

Ai shtoi se përfundimi i punimeve të këtyre dy urave pritet të të përmbyllet në vjeshtën e vitit 2025.

“Po tregojmë përkushtimin tonë që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime. Këto dy ura që janë në të dy anët e urës kryesore mbi Ibër njëra prej tyre do të jetë edhe për automjete edhe këmbësorë, ndërkaq tjetra do të jetë vetëm për këmbësorë. Ajo që do të jetë për automjete dhe këmbësorë është e gjatë 51 metra dhe e gjerë 10 metra. Ndërkaq, kjo ku jemi tash këtu do të jetë vetëm për këmbësorë me gjatësi 41 metra dhe gjerësi 37 metra. Mbi lumin Ibër gjithsej janë 77 ura në tri shtete, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi. Pa i numëruar hekurudhat. Prej tyre 35 në Kosovë…Së shpejti në vjeshtë do ta inaugurojmë si përmbyllje e punimeve. Jemi shume të gëzuar sepse përfitojnë të gjithë qytetarët pa dallim”, tha Kurti.

Ai u pyet nëse është dakorduar me Bashkimin Evropian për vendosjen e gurthemeleve, për çka tha se gjithçka që bëjnë është në përputhje me planet, sipas ligjit dhe në të mirë të qytetarëve.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti  tha se u tregua efikasiteti i qeverisë kur u pyet se pse përfundoi për dy javë tenderimi për këto dy ura.

Ndër të tjera në përgjigjet e gazetarëve, Kurti tha se do të hapet edhe ura kryesore mbi lumin Ibër. Ai rinpotencoi qëndrimin se nuk do të heqin dorë nga kjo.

Sipas Kurtit, sa më shpejtë të hapet Ura e Ibrit është më e arsyeshme, duke theksuar se kjo varet edhe nga karabinierët italian që qëndrojnë aty.

Sipas tij, ka kaluar koha e barrikadave.

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se vlera e të dy urave në Veri dhe Jug është rreth tre milionë euro.

Aliu potencoi se këto ura do t’i lidhin komunën e Veriut me atë të Jugut.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se vendosja e gurthemelit të dy urave në Ibër është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut.

Krasniqi tha se përveç urave, prioritet po i jepet edhe projekteve infrastrukturore, duke përmendur transportin urban të përbashkët.

Gurthemeli i urës për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve u vendos në afërsi të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut. Ndërkaq, gurthemeli i urës për kalimin e këmbësorëve u vendos përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Mitrovicën e Jugut.

/Kosovapress/

The post Lumit Ibër do t’i shtohen edhe dy ura, Kurti: Ka kaluar koha e barrikadave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

1 July 2025 at 13:14

Procesi i ndërtimit të dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se synon ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare – do të fillojë në pasditen e 1 korrikut, ka bërë të ditur Qeveria në detyrë.

Gurthemelet e dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë, do të vendosen të martën, në orën 17:00.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti; kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq; nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri; ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave; Elbert Krasniqi; si dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Qeveria në detyrë e Kosovës, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha më herët se projekti për ndërtimin e urave është iniciuar me kërkesë të dy komunave, si rezultat i krijimit të Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.

Memorandumi i mirëkuptimit, thuhet në deklaratë, parashikon që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) t’i financojë dhe zbatojë këto projekte infrastrukturore – që përfshijnë ndërtimin e urave për këmbësorë dhe automjete mbi lumin Ibër – me qëllim të lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.

Sa i përket mundësisë së hapjes së urës kryesore mbi Ibër për qarkullimin e automjeteve – gjë që ka shkaktuar tensioneve vitin e kaluar – Qeveria ka theksuar se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar:

“Ura kryesore mbi Ibër duhet të jetë e hapur për qarkullim të plotë, ndërsa ndërtimi i dy urave të reja do të kontribuojë më shumë në frymën e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave dhe lëvizjen e lirë në të dyja anët e lumit Ibër”.

The post Kosova nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës appeared first on Euronews Albania.

Kosovë – Kur mund të hapet ura e Ibrit?

PRISHTINË, 26 qershor /ATSH/ Hapja për qarkullim të automjeteve e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe, po konsiderohet domosdoshmëri. Pas testimit të sërishëm të qëndrueshmërisë së urës, kësaj radhe nga një kompani e kontraktuar nga Bashkimi Evropian, vlerësohet nevoja që pas këtyre matjeve të arrihet pajtimi për hapjen e saj në tërësi, raporton KosovaPress.

Në qeverinë në detyrë thonë se, pavarësisht kësaj, do të vazhdojnë planifikimet për ndërtimin edhe të dy urave të tjera mbi lumin Ibër, derisa thonë se s’kanë pasur asnjë informacion zyrtar për këto testime. Megjithatë, nga partitë politike janë ngritur edhe shqetësime se tema e hapjes së urës së Ibrit mund të jetë e ndërlidhur me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2025.

Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka tentuar të hapë urën e Ibrit, mirëpo pas presionit ndërkombëtar është tërhequr nga kjo ide, përkundër faktit që ka testuar qëndrueshmërinë dhe ka bërë rehabilitimin e saj.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Bashkimin Evropian në lidhje me testimin e qëndrueshmërisë së urës kryesore mbi lumin Ibër dhe nëse ka dakordim në Bruksel për hapjen e saj, mirëpo nuk kemi marrë përgjigje. Të paqasshëm kanë qenë edhe në zyrën e zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrime Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi, lidhur me atë nëse hapja e urës është diskutuar në takimet e fundit të dialogut.

Megjithatë, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thotë për KosovaPress se nuk ka pasur nevojë të bëhen testime të sërishme të urës së Ibrit, pasi e njëjta është stabile për çfarëdo ngarkese që mund të kalojë mbi të.

Ai deklaron se nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar në lidhje me testimet e së martës në urën mbi lumin Ibër, ndërsa shton se planifikimet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut do të vazhdojnë.

Synimi për ndërtimin e këtyre dy urave në lumin Ibër u tha pasi Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi memorandum bashkëpunimi për projekte infrastrukturore me Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

“Asnjë informacion zyrtar nuk kemi pasur që do të ketë testime. Ata i kanë bërë testimet, ne kemi bërë testimet tona dhe kemi marrë rezultatin dhe raportin. Ura është stabile për çfarëdo ngarkese që mund të kalojë mbi të. Për çfarë i kanë bërë ato testime nuk e kam idenë, mirëpo kjo nuk lidhet fare me dy urat e tjera… Ne do të vazhdojmë me ndërtimin e dy urave të tjera dhe ndoshta edhe shumë të tjerave përgjatë lumit Ibër”, thekson Durmishi.

Në anën tjetër, kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, e mirëpret testimin e urës së Ibrit nga Bashkimi Evropian, por thekson nevojën që tani Bashkimi Evropian të pajtohet për hapjen e saj.

Madje, sipas saj, tani është momenti unik që ura të hapet edhe para zgjedhjeve lokale dhe të jetë në funksion të asaj për çka është ndërtuar – lirisë së lëvizjes.

“Qëndrueshmëria e urës së Ibrit është diskutuar disa herë. Mirë që po testohet, por duhet të pasojë edhe vendimi për lirimin e saj për qarkullim. Gjithmonë funksioni i urës është lidhja dhe qarkullimi, jo bllokimi. Është e pakuptimtë që, në një situatë kur kanë ndryshuar rrethanat e sigurisë për të mirë në katër komunat në veri, të mbahet ajo urë e bllokuar. Ka mbetur si një sinonim i një periudhe gati dydekadëshe të frikës dhe ndarjes. Është momenti unik dhe pozitiv që edhe para zgjedhjeve lokale të merret një vendim dhe të ketë një dakordim të përbashkët që ajo urë të jetë në funksion të asaj për çfarë është ndërtuar”, thekson Kusari-Lila.

Hapjen për qarkullim të urës së Ibrit e kërkon edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, mirëpo ai për KosovaPress thotë se një ide e tillë mund të jetë iniciuar nga qeveria në detyrë në mënyrë që Lëvizja Vetëvendosje të përfitojë poena politikë në prag të zgjedhjeve lokale.

“Kam qenë pjesë e nënshkrimit dhe involvimit që ura është dashur të hapet shumë më herët, por që fatkeqësisht ka mbetur kështu. Mirëpo, edhe këtu tash shoh që, në prag të zgjedhjeve lokale, ka lojëra dhe nuk pres që testimet janë problemi kryesor i urës… Këto janë pjesë e lojës politike për shkak të zgjedhjeve lokale,” thekson Shala.

Hapja për qarkullim e urës kryesore mbi lumin Ibër ishte paraparë në vitin 2017, në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Kur mund të hapet ura e Ibrit? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kush po e teston Urën e Ibrit?, Kastrati: Është qesharake të mos dijë Qeveria për këtë rast

24 June 2025 at 17:44

Ndonëse një vit më parë ishin kryer testime për stabilitetin e infrastrukturës së Urës mbi lumin Ibër, sot po ashtu janë parë punëtorë në terren të cilët po kryejnë inspektime të reja në këtë urë.

I ftuar në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, gjeneral Kadri Kastrati, Gjeneral i FSK-së në pension, ka komentuar raportimet për testimin e fundit të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai kujtoi se edhe vitin e kaluar ishin bërë testime nga Qeveria, me pretendimin se ura do të hapej për qarkullim, por pas ndërhyrjes së NATO-s, Brukselit dhe KFOR-it, veprimet ishin ndalur.

“Mu më duket shumë qesharake, por mund të them se ndoshta ka ardhë dikush nga jashtë që po i teston urat këtu brenda – dhe Qeveria e Kosovës nuk e di”, tha Kastrati.

Sipas tij, është e papranueshme që Qeveria të mos jetë në dijeni për lëvizje të tilla, kur vetë Policia e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës dhe komunat e Mitrovicës kanë kapacitet të plotë për të kontrolluar çdo aktivitet në atë zonë.

“Ne kemi polici shteti që në çdo moment e di çka ndodh – e sidomos atje. Mos të flasim që Ministria apo zëvendësministri i Infrastrukturës nuk e di. Kjo për mua është jo serioze”, u shpreh ai. Gjenerali Kastrati kërkoi më shumë transparencë dhe koordinim institucional për çështje të tilla që kanë ndjeshmëri të lartë politike dhe sigurisht edhe simbolike në veri të vendit.

Ndryshe, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se nuk është në dijeni për natyrën e punimeve që po zhvillohen aktualisht në urë.

“Sipas të dhënave që kemi si ministri, testimet për stabilitetin e urës janë përfunduar vitin e kaluar dhe rezultatet kanë konfirmuar se ura është në gjendje shumë stabile. Aktualisht nuk kam informacione shtesë për aktivitetet që po zhvillohen ”, ka deklaruar Durmishi.

Nga burime të Telegrafit mësohet se inspektimet po kryhen nga ekspertë të kontraktuar nga Bashkimi Evropian (BE), i cili është financuesi kryesor i ndërtimit dhe revitalizimit të kësaj ure.

Sipas të njëjtave burime, qëllimi i këtyre punimeve është pikërisht inspektimi teknik dhe mirëmbajtja e urës në kuadër të projekteve të mbështetura nga BE-ja.

The post Kush po e teston Urën e Ibrit?, Kastrati: Është qesharake të mos dijë Qeveria për këtë rast appeared first on Telegrafi.

BE Kurtit: Kujdes me urën/ Brukseli e paralajmëron për projektin mbi Ibër në Mitrovicë

20 June 2025 at 17:09

Bashkimi Evropian dekalron se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër – i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë – duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

Autoritetet kosovare synojnë t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi të enjten një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura.

Siç shihet në fotografitë e publikuara, urat e reja do të ndërtoheshin në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, të arritur në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – reagoi një ditë më parë, edhe lidhur me ndërtimin e këtyre dy urave, duke thënë se Kurti “po e zbaton me shpejtësi dhe pa asnjë fshehje planin për spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.

Veprime te pakoordinuara me nderkombetaret derguan Kosoven nen sanksionet e Bashkimit Europian dhe demtuan raportet e vendit me nderkombetaret, duke i cilesuar veprime te tilla te njeanshme.

Qeveria e Kosovës synon të ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë

PRISHTINË, 20 qershor/ATSH/ Qeveria në detyre e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, të cilat do ta lidhnin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën Jugore të banuar me shumicë shqiptare.

Synimi për ndërtimin e tyre vjen disa ditë pasi Mitrovica – qyteti i ndarjes më të theksuar etnike në Kosovë – e themeloi Bordin e Përbashkët mes komunës jugore dhe asaj veriore.

Themelimi i bordit u përshëndet nga Qeveria në detyrë e vendit, ashtu si edhe nga dy komunat, të cilat e kanë cilësuar si mundësi për të sjellë projekte të përbashkëta, që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura.

Siç shihet në fotografitë e publikuara, urat e reja do të ndërtoheshin në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, të arritur në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe do të shërbejë si një infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim midis dy pjesëve të qytetit”, sipas njoftimit të Vetëvendosjes më 19 qershor.

Një ditë më parë, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se nënshkroi një “memorandum për mbështetje të projekteve të infrastrukturës midis Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të dy komunave, për një qytet më të lidhur, funksional dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”, me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Ariana Tahiri, në prani të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – reagoi një ditë më parë, ndër të tjera, edhe lidhur me ndërtimin e këtyre dy urave, duke thënë se Kurti “po e zbaton me shpejtësi dhe pa asnjë fshehje planin për spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.

Ura kryesore mbi Ibër, e cila e ndan Mitrovicën në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore me shumicë serb, është e hapur vetëm për këmbësorët.

Njoftimi i Qeverisë së Kosovës në korrik të vitit të kaluar se planifikon ta hapë këtë urë për trafik ngriti tensione dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është i vendosur në këtë urë. KFOR-i i tha Radios Evropa e Lirë asokohe se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian.

Ata deklaruan se NATO e mbështet këtë dialog dhe se KFOR-i është aty për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“Kjo përfshin një prani të përhershme në urën në Mitrovicë dhe patrullime të rregullta në zonën përreth”, tha KFOR-i.

Bashkimi Evropian gjithashtu kujtoi se çështja e hapjes së urës ishte tema e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se për këtë arsye të gjitha vendimet duhet të merren brenda dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit. /rel/

The post Qeveria e Kosovës synon të ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë

PRISHTINË, 12 qershor/ATSH/ Bordi i Përbashkët i Mitrovicës ka mbajtur të enjten takimin e parë, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut dhe anëtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Takimi u kryesua nga ministri në detyrë i administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në cilësinë e përfaqësuesit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Krasniqit, ky bord vendos “një model të ri të bashkëpunimit institucional që synon përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve”.

Sipas Qeverisë në detyrë të Kosovës, ky bord ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin mes këtyre dy komunave.

Formimi i tij, sipas ekzekutivit, është bërë në përputhje me Ligjin për kufijtë administrativ të komunave.

“Përmes bashkërendimit në fusha kyç si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, ky Bord do të ofrojë një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe ndërtimin e besimit reciprok. Me pjesëmarrje të barabartë nga të dy komunat dhe nën kryesimin e përfaqësuesit të kryeministrit, ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit ndaj interesit të të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim”, u tha në njoftim.

Ligji për kufijtë administrativ të komunave parasheh që Bordi i Mitrovicës të përbëhet nga 11 anëtarë. Nga pesë anëtarë do të jenë nga dy komunat dhe një nga ekzekitivi.

Ligji kishte pësuar ndryshime më 2012, pasi në versionin e parë, kryesuesi i Bordit ishte paraparë të zyra e përfaqësuesit ndërkombëtar. Por, pas ndryshimeve, kryesimi kaloi te përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës.

Në këtë rast, kryesues i Bordit është zgjedhur ministri në detyrë, Elbert Krasniqi.

Bordi, sipas ligjit, konstituohet brenda një afati të caktuar kohor pas konstituimit të kuvendeve komunale të komunave përkatëse “dhe do të zhvillojë bashkëpunim funksional në bazë të marrëveshjes së komunave”.

“Në rast se Bordi nuk konstituohet, brenda një afati të caktuar kohor, kryesuesi i Bordit ushtron funksionet e përcaktuara në paragrafin 2 të nenin 7 të këtij ligji deri në konstituimin e Bordit”, thuhet në ligj, duke iu referuar bashkëpunimit në sferat e kompetencave vetanake të komunave.

Kurti ishte i pranishëm në takimin e parë të Bordit dhe tha se formalizimi i këtij bordi është “një detyrë e rëndësishme”.

“Ai falënderoi kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, për propozimet e tyre për anëtarë të këtij Bordi. Anëtarët, kryeministri Kurti i uroi për detyrën e re dhe u dëshiroi shumë suksese dhe punë të mbara e të mira, teksa u zotua për mbështetje të plotë përballë sfidave që mund të kenë”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Mbledhja e këtij bordi u mbajt dy ditë pasi Kurti qëndroi në këto dy komuna, ku zhvilloi takime me dy kryetarët.

Ndryshe, krijimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte paraparë në Planin e Ahtisarit që çoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, kjo komunë u zyrtarizua më 2013, pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Komuna e Mitrovicës së Jugut është e banuar me shumicë shqiptare, ndërsa ajo e Veriut me shumicë serbe. /rel/

The post Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë

12 June 2025 at 15:56

Bordi i Përbashkët i Mitrovicës ka mbajtur të enjten takimin e parë, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut dhe anëtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Takimi u kryesua nga ministri në detyrë i administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në cilësinë e përfaqësuesit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas Qeverisë në detyrë të Kosovës, ky bord ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin mes këtyre dy komunave.

Formimi i tij, sipas ekzekutivit, është bërë në përputhje me Ligjin për kufijtë administrativ të komunave.

“Përmes bashkërendimit në fusha kyç si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, ky Bord do të ofrojë një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe ndërtimin e besimit reciprok. Me pjesëmarrje të barabartë nga të dy komunat dhe nën kryesimin e përfaqësuesit të kryeministrit, ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit ndaj interesit të të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim”, u tha në njoftim.

Edhe Kurti ishte i pranishëm në takim dhe tha se formalizimi i këtij bordi është “një detyrë e rëndësishme”.

“Ai falënderoi kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, për propozimet e tyre për anëtarë të këtij Bordi. Anëtarët, kryeministri Kurti i uroi për detyrën e re dhe u dëshiroi shumë suksese dhe punë të mbara e të mira, teksa u zotua për mbështetje të plotë përballë sfidave që mund të kenë”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Mbledhja e këtij bordi u mbajt dy ditë pasi Kurti qëndroi në këto dy komuna, ku zhvilloi takime me dy kryetarët.

Ndryshe, krijimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte paraparë në Planin e Ahtisarit që çoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, kjo komunë u zyrtarizua më 2013, pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë. Komuna e Mitrovicës së Jugut është e banuar me shumicë shqiptare, ndërsa ajo e Veriut me shumicë serbe. REL/

The post Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë appeared first on Sot News | Lajme.

Shfaqja e teatrit të Mitrovicës do të merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Rumani

9 June 2025 at 10:43

Shfaqja “Kontesha Arduini” e teatrit të Mitrovicës “Muharrem Qena” është përzgjedhur për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrit, “Festivalul Babel Târgoviște” në Rumani.

Në këtë festival do të marrin pjesë 34 shtete nga të gjitha kontinentet, shkruan Telegrafi.

Në njoftimin e teatrit thuhet se ky është “një mision artistik”.

“Ekipi i Teatrit ‘Muharrem Qena’ nuk po merr vetëm një shfaqje me vete – por gjithë shpirtin e Mitrovicës, historinë tonë, dhe ëndrrat kolektive të një populli që jeton me artin!”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Rumania po hap dyert për artin dhe krijimtarinë tonë skenike.

“Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë – pa pasaporta diplomatike, por me pasaportën më të fortë: ARTIN!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

The post Shfaqja e teatrit të Mitrovicës do të merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Rumani appeared first on Telegrafi.

Incident teknik në “Trepçë”, nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale

4 June 2025 at 14:44

Sot rreth orës 10:15, ka ndodhur një incident teknik në ndërmarrjen publike “Trepça”.

Sipas njoftimit, ky incident ka ndodhur gjatë procesit të zbrazjes së hirit nga një cisternë transportuese në ambientet operative të Trepça Sh.A, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se gjatë kyçjes së zorrës së kamionit, është dëgjuar një zhurmë në pjesën e sipërme të cisternës dhe është konstatuar dëmtimi i kapakut, duke sjellë daljen e një sasie të vogël hiri në sipërfaqe dhe krijimin e një shtrese pluhuri para objektit.

“Menjëherë është ndërhyrë nga ekipi teknik, janë kryer kontrollet e nevojshme, dhe është konstatuar se pajisjet ndihmëse (gypi i sillosit dhe zorra e zbrazjes) ishin funksionale. Sipas vlerësimeve fillestare, shkaktari i mundshëm është dobësimi i bulonave të kapakut, që ka lejuar rritjen e presionit dhe dëmtimin e tij”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se nuk është raportuar asnjë lëndim dhe asnjë dëm material dhe pas ndërhyrjes teknike, pajisja është rikthyer në funksion të rregullt. /Telegrafi/

 

The post Incident teknik në “Trepçë”, nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale appeared first on Telegrafi.

Funksionalizohet QKMF-ja e re në Mitrovicë

1 June 2025 at 21:41

Qytetarët e Mitrovicës kanë filluar të marrin shërbime shëndetësore në Qendrën e re Kryesore të Mjekësisë Familjare që u funksionalizua këtë javë.

“Hapësira është më e madhe, pastërtia, është objekt i ri dhe normal që kushtet janë më mira këtu. Edhe atje trajtimi i mjekëve ka qenë shumë i mirë po hapësira ka qenë shumë e ngushtë”, tha Bajram Zeneli.

“Është dasht me prit nga 1 orë e gjysmë, dy orë në rend, unë vet kam prit se nuk kishte vend, jo që nuk kishte staf, po për shkak të hapësirës, edhe e vjetër po, nuk kanë qenë kushtet sikur këtu”, tha Tefik Hasani për RTK.

Por jo të gjitha shërbimet janë bartur në këtë Qendër.

Disa nga shërbimet shëndetësore vazhdojnë të ofrohen në Qendrën e vjetër të Mjekësisë Familjare.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, tregon kur do të transferohen edhe shërbimet e tjera shëndetësore në qendrën e re.

“Në një fazë të dytë shumë të afërt do të transferohen edhe shërbimet e vaksinimit dhe imunizimit shërbimet e kabinetit radiologjik, shërbimet e edukimit shëndetësor si dhe disa pjesë të administratës, tha Fahri Shabani, drejtor i Shëndetësisë në Mitrovicë.

Shabani thekson se qytetarët tashmë në këtë qendër mund të marrin shërbimet e mjekësisë familjare të sektorit të shëndetit oral apo stomatologjisë, shërbimet e infermierisë, laboratorit të analizave dhe shërbimet e barnatores qendrore dhe këshillimores për sëmundje kronike.

The post Funksionalizohet QKMF-ja e re në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Shefja e UNMIK-ut viziton Mitrovicën

PRISHTINË, 30 maj/ATSH/ Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, vizitoi sot Mitrovicën, ku u takua me drejtues të institucioneve lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ziadeh vizitoi administratën e Spitalit të Mitrovicës së Veriut, kryetarin e Kryqit të Kuq, drejtues shkollash, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të grave.

Në takime u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike, sigurisë dhe ekonomike në rajon. Bashkëbiseduesit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ndikimin e këtyre zhvillimeve në jetën e përditshme dhe mirëqenien e komunitetit lokal, raporton KosovaPress.

Ziadeh rikonfirmoi përkushtimin e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim. /KosovaPress/

The post Shefja e UNMIK-ut viziton Mitrovicën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë

29 May 2025 at 18:48

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë së përhershme në Urën e Ibrit.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet sekarabinierët italianë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it, pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë me përkushtim angazhimin e tyre në komunën e Mitrovicës, duke mbështetur komunitetet lokale përmes prezencës së rregullt dhe patrullimeve të përditshme.

Me praninë fikse në urën kryesore të Ibrit, e cila historikisht ka qenë një pikë e ndjeshme ndarjeje në qytet, si dhe me patrullime në zonat përreth, karabinierët synojnë të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në veri të Kosovës.

Këto veprime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet pa dallim etnik apo përkatësie. NATO, përmes KFOR-it, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e paqes afatgjatë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë.

Përfaqësues të KFOR-it kanë theksuar se prania e tyre synon të forcojë besimin ndërmjet komuniteteve dhe të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit në një zonë me ndjeshmëri të lartë politike dhe etnike. /Telegrafi/

The post Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Policia në Mitrovicë arreston një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

29 May 2025 at 14:48

Sot rreth orës 06:30, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.

Sipas njoftimit, i dyshuari ishte i dënuar me 12 muaj burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Telegrafi.

“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

The post Policia në Mitrovicë arreston një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës appeared first on Telegrafi.

❌
❌