Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

8 July 2025 at 19:13

Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson […]

The post BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni appeared first on Reporter.al.

SPAK sekuestron 4 milionë euro prona të Suel Çelës në Verona

3 July 2025 at 14:51

Prokuroria e Posaçme njoftoi të enjten sekuestrimin në Verona të Italisë të më shumë se 4 milion eurove pasuri të cilat sipas akuzës janë në pronësi të një organizate kriminale në Elbasan. Një burim nga prokuroria i tha BIRN se bëhej fjalë për grupin e Suel Çelës. Sekuestroja siç njoftoi SPAK u krye në një […]

The post SPAK sekuestron 4 milionë euro prona të Suel Çelës në Verona appeared first on Reporter.al.

Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike

26 June 2025 at 14:28

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten më 26 qershor të ndryshojë pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i deklaruar fajtor për deklarim të rremë të pasurisë. Më 17 mars, gjyqtari Bib Ndreca vendosi të dënojë Zenelajn me […]

The post Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike appeared first on Reporter.al.

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

2 June 2025 at 20:14

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së tij prej 200 miliardë dollarësh do të shpenzohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në Afrikë gjatë 20 viteve të ardhshme.

69-vjeçari tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.

Duke folur në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, ai u bëri thirrje gjithashtu inovatorëve të rinj të Afrikës të mendojnë se si të ndërtojnë Inteligjencën Artificiale (IA) për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent.

Gates njoftoi muajin e kaluar se do të dhuronte 99% të pasurisë së tij të madhe deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij planifikonte të përfundonte operacionet e tij.

 

 

The post Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën appeared first on Euronews Albania.

SPAK thotë se çifti Veliaj-Xoxa fshehu edhe dy pasuri të tjera

22 May 2025 at 17:52

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 22 maj se ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa kanë regjistruar dhe veprën penale të  fshehjes së pasurisë, pasi dyshohen se gëzojnë pronësi faktike në dy pasuri që nuk i kanë deklaruar. Sipas SPAK, nga […]

The post SPAK thotë se çifti Veliaj-Xoxa fshehu edhe dy pasuri të tjera appeared first on Reporter.al.

A është ndër zyrtarët më të pasur në vend – kjo është pasuria e Emanuel Bajrës, kryetar i Bordit të Trustit Pensinonal të Kosovës

29 April 2025 at 13:45

Kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Emanuel Bajra në deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar shuma të mëdha të parave të kursyera, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

deklarimin e pasurisë ai ka paraqitur dy shtëpi dhe dy banesa, në vlerë totale mbi 2 milionë euro.

Bajra po ashtu ka paraqitur në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit edhe vetura, metale të çmuara, bibliotekë, etj.

Kryetari i Bordit të Trustit ka përqindje të aksioneve edhe në dy shoqëri aksionare.

Bajra në deklarimin e pasurisë ka paraqitur 34 mijë funta kursime të tij në Kosovë dhe 704 funta, kursime të përbashkëta. /Telegrafi/

The post A është ndër zyrtarët më të pasur në vend – kjo është pasuria e Emanuel Bajrës, kryetar i Bordit të Trustit Pensinonal të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Hamza deklaron mbi 240 mijë euro pasuri të paluajtshme – tri banesa, një shtëpi, dy vetura e një parcelë tokë

25 April 2025 at 09:44

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka dorëzuar deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas deklarimit, Hamza ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 244 mijë e 700 euro. Ai ka gjithsej tre banesa, tre garazhe, një shtëpi dhe një parcelë tokë tokë 1 hektarë, shkruan Telegrafi.

Banesat janë: 98.00 m2, 120.00 m2 dhe 60.00 m2. Ndërsa, garazhet: 16.00 m2, 30.00 m2 dhe 35.00 m2. E, shtëpia është 72.00 m2.

Sipas këtij deklarimi, tre banesat janë të blera, dy garazhe janë të blera dhe një është e trashëguar, ndërsa shtëpia dhe toka janë të trashëguara.

Ndërsa, pasuri të luajtshme, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut ka mbi tre mijë euro, ku përfshihen dy vetura: Renault dhe Audi.

Bëhet e ditur se Hamza ushtron edhe profesionin e profesorit në kolegjin AAB që nga data 01.10.2017. /Telegrafi/

The post Hamza deklaron mbi 240 mijë euro pasuri të paluajtshme – tri banesa, një shtëpi, dy vetura e një parcelë tokë appeared first on Telegrafi.

Deklarimi i pasurisë e nxjerr kryetarin e Ferizajt në mesin e kryetarëve më të varfër në Kosovë

24 April 2025 at 17:40

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar rreth 150 mijë euro pasuri të paluajtshme.

Në regjistrin e fundit të deklarimit të pasurisë, ai ka treguar se në pronësi ka tokë të trashëguar në vlerë prej 25 mijë eurosh, pastaj një shtëpi dhe një oborr rreth 35 mijë euro. Po ashtu, dy prona të tjera nga 10 mijë euro, banesë në vlerë prej 63 mijë euro, tokë tjetër rreth katër mijë euro.

Sipas regjistrit të deklarimit të pasurisë, kryetari Aliu renditet në mesin e kryetarëve më të varfër në Kosovë.

Si pasuri të luajtshme ka publikuar një veturë në vlerë prej 6 mijë e 800 eurosh për bashkëshorten dhe një tjetër personale në vlerë prej 4 mijë e 200 euro.

Aliu s’para të gatshme në llogari rrjedhëse, në depozita dhe në huadhënie ka publikuar 35 mijë e 198 euro. Ndërkaq në dy banka të tjera valuta në vlerë prej 650 euro dhe 786 euro.

Të ardhurat vjetore, personale dhe familjare, Aliu i ka deklaruar 15 mijë e 818 euro, pastaj si mëditje nga këshilli i Evropës rreth dy mijë euro.

Mëditje nga udhëtimet zyrtare nga komuna e Ferizajt ai ka deklaruar 320 euro, udhëtime të tjerash si në Bruksel një mijë e 210 euro.

Baga vjetore e bashkëshortes së Aliut është publikuar në vlerë prej 6 mijë e 240 euro, ndërkaq pensioni i prindit 100 euro në muaj./Telegrafi/

The post Deklarimi i pasurisë e nxjerr kryetarin e Ferizajt në mesin e kryetarëve më të varfër në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Kryetari Shaqir Totaj deklaron 500 mijë euro pasuri të paluajtshme

24 April 2025 at 09:25

Kryetari i Komunës së Prizrenit, që njëherësh është edhe kryetar i Degës së PDK-së, Shaqir Totaj, ka deklaruar 500 mijë euro pasuri të paluajtshme.

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë për vitin 2025, ai ka theksuar se ka në pronësi një truall prej 221 metrave katrorë në vlerë prej 300 mijë euro, si dhe një objekt afarist prej 680.06 metrash katrorë në vlerë 200 mijë euro, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, Totaj i ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit tri vetura në shfrytëzim nga familja. Personalisht ka thënë se posedon veturë Audi të cilën e ka vlerësuar me 25 mijë euro. Ndërsa, dy veturat e tjera ka deklaruar se janë në pronësi të fëmijëve të tij. Njëra veturë është vlerësuar 10 mijë euro, ndërsa tjetra është vlerësuar 19 mijë euro.

Totaj ka deklaruar se në vitin 2022 ka marrë 11 mijë euro kredi për blerje të veturës dhe se i kanë mbetur edhe 5 mijë e 500 euro për t’i kthyer.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në bankë posedon 11 mijë e 355 euro e 74 centë kursime nga të hyrat vjetore, si dhe 11 mijë e 681 euro në llogarinë rrjedhëse po ashtu kursime nga të hyrat vjetore.

Pagë vjetore si kryetar i Komunës, Totaj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit i ka deklaruar 16 mijë e 486 euro e 92 centë, ndërsa 2 mijë e 92 euro i ka shkruar si mëditje për udhëtime jashtë vendit.

Në deklarim të pasurisë, ai e ka paraqitur si të hyrë edhe qiranë që merr për objektin afarist në vlerë prej 28 mijë e 447 euro e 44 centë.

Ai ka paraqitur edhe të hyrat vjetore të prindit nga pensioni bazë, në lartësi prej 1 mijë e 260 euro si dhe pagat e fëmijëve në vlerë 13 mijë e 800 euro, pastaj 8 mijë e 895 euro dhe 5 mijë e 180 euro e 60 centë. /Telegrafi/

The post Kryetari Shaqir Totaj deklaron 500 mijë euro pasuri të paluajtshme appeared first on Telegrafi.

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në “Tesla” dhe Netflix

23 April 2025 at 23:55

Ministri në dorëheqje dhe deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), para të gatshme 16 mijë e 300 euro apo 4 mijë e 920 euro më pak se një vit më parë.

Sipas regjistrit të deklarimit të pasurisë, Hekuran Murati ka letra në vlerë në disa kompani të mëdha ndërkombëtare.

Në deklarimin e fundit, letrat me vlerë në “Tesla Inc” kapin shifrën e 39 mijë e 112 euro apo 14 mijë e 449 euro më shumë se një vit më parë.

Çmimi i letrave me vlerë u rrit edhe tek “Netflix Inc”. Në deklarimin e fundit, letrat me vlerë kapin shifrën e 17 mijë e 952 euro ose 6 mijë e 732 euro.

Anëtari i Vetëvendosjes ka deklaruar të hyra nga letrat me vlerë edhe në “Allianz SE” në vlerë prej 7 mijë e 138 euro dhe në “Volkswagen AG” në vlerë prej 2 mijë e 104 euro.

Po ashtu, Hekuran Murati ka deklaruar se në emrin e tij ka një banesë në vlerë prej 38 mijë eurove dhe një tokë në vlerë prej 23 mijë eurove.

Ai ka deklaruar pagën vjetore të ministrit prej 19 mijë e 596 euro ndërsa si dividentë Murati deklaroi 335 euro.

KËTU mund ta gjeni të plotë deklarimin e pasurisë së Hekuran Muratit. /Telegrafi/

 

The post Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në “Tesla” dhe Netflix appeared first on Telegrafi.

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi…

23 April 2025 at 23:54

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, ka raportuar një rritje të konsiderueshme të vlerës së kriptovalutave që posedon, sipas deklarimit të pasurisë së dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Krasniqi kishte investuar gjithsej 841.23 euro në kriptovaluta që nga viti 2016, ndërsa sot ato kanë arritur vlerën 78,773.02 euro.

Ai ka deklaruar posedimin e 146,772 kriptovalutave, të ndara në 25 lloje të ndryshme, përfshirë: Bitcoin, Ether, Binance Coin, Cake, Ripple, Internet Computer dhe të tjera.

Ndër investimet më të mëdha janë:

2 Bitcoin, të blera më 24 qershor 2016 për 570 euro, në kohën e deklarimit të pasurisë janë vlerësuar 76,150 euro, tani një bitcoin, ka vlerën 91.600 euro.

10 Ether, të blera po atë ditë për 12 euro, tani vlejnë 1,690 euro.

200 Binance Coin, të blera më 15 janar 2018 për 20 euro, sot kanë vlerën 555 euro.

20 Monero, të blera më 20 qershor 2017 për 41 euro, tani vlejnë 198 euro.

Investimi i fundit është bërë më 8 gusht 2024, kur Krasniqi bleu 5,000 Cardano për 0.34 euro, të cilat tani vlejnë vetëm 0.65 euro.

Pasuria e paluajtshme dhe financat personale

Krasniqi ka deklaruar gjithashtu:

Një banesë prej 110 m² me vlerë 120,000 euro, të përfituar me ndërrim nga një apartament paraprak.

Një shtëpi prej 202 m² me vlerë 180,000 euro, në pronësi të përbashkët, të përfituar me kredi, kursime dhe kontribut familjar.

Në llogaritë rrjedhëse, Krasniqi ka deklaruar:

3,194 euro në pronësi të tij

32,092.68 euro në pronësi të bashkëshortes.

Të ardhurat dhe kreditë

Të ardhurat vjetore të deklaruara për vitin e fundit janë:

20,091.21 euro nga pagat neto të Krasniqit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

13,935.05 euro nga pagat neto të bashkëshortes në Institutin Albanologjik të Kosovës.

2,108 euro nga punët me kontratë të bashkëshortes në Shtëpinë Botuese “Albas”.

Krasniqi ka deklaruar dy kredi aktive:

65,000 euro për blerjen e shtëpisë (2018–2025)

30,000 euro për renovimin e shtëpisë (2020–2025)

Po ashtu, ai ka deklaruar 4,150 euro si huazim i përkohshëm familjar në emër të bashkëshortes.

Të pasuritë e luajtshme

Në pasurinë e luajtshme përfshihen:

Bibliotekë me vlerë 15,000 euro (pronësi e përbashkët)

Vepra arti në vlerë 9,000 euro (pronësi e përbashkët)

Vetura në vlerë 20,000 euro (në pronësi të bashkëshortes), etj.

 

The post Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi… appeared first on Telegrafi.

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

23 April 2025 at 23:40

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se paga vjetore që ai ka marrë gjatë vitit 2024 ishte 35 mijë e 875 euro.

Kursime nga të ardhurat personale ai ka deklaruar 7 mijë e 620 euro, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, i cili është bërë publik.

Konjufca ka deklaruar se në vitin 2018 ka blerë një banesë në vlerë 60 mijë e 793 euro, ndërsa dy banesa të tjera janë në pronësi të prindërve të tij, të cilat së bashku vlejnë 136 mijë euro.

Pjesë e pasurisë se deklaruar nga Konjufca është edhe një shtëpi me hapësirë 130 m2, pronësi e prindërve të tij, vlera e cilës është 45 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë Konjufca ka deklaruar edhe katër parcela të cilat janë në pronësi të prindërve të tij.

Prona e parë e deklaruar është 50 ari tokë në vlerë 10 mijë euro, prona e dytë 12.49 ari e vlerësuar në shumën 24 mijë e 980 euro, prona e tretë sipas renditjes në formularin e APK-së është 27.50 ari në vlerë prej 27 mijë e 500 Euro dhe prona e fundit e deklaruar është 8.53 ari tokë vlera e së cilës është 80 mijë euro.

Konjufca ka deklaruar se në vitin 2019 kishte marrë një kredi në vlerë mbi 61 mijë euro për blerjen e banesës ndërsa tani detyrime për pagesa sipas deklarimit ka edhe 31 mijë e 746 euro.

Ivetmi deklarim në pronësi të bashkëshortes së Konjufcës, sipas deklarimit, është vetura e tipit “Chevrolette” në vlerë 3 mijë euro.

Deputeti Glauk Konjufca ka deklaruar edhe një parking  në vlerë 12 mijë euro dhe një depo në vlerë 500 euro.

Ndërsa nga mëditjet, Konjufca ka deklaruar se ka fituar 501 euro. /Telegrafi/

Ky është linku i deklarimit të pasurisë së Glauk Konjufcës.

The post Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve appeared first on Telegrafi.

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë – banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

23 April 2025 at 17:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shtuar 250 euro në kursimet e tij krahasuar me një vit më parë, sipas deklarimit të pasurisë të cilin e ka bërë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Kurti i ka deklaruar 1 mijë e 800 euro të gatshme kursime nga paga, ndërsa në deklarimin e kaluar ka pasur 1 mijë e 550 euro.

Sipas deklarimit, Kurti ka pasur të ardhura vjetore 20 mijë e 278.12 euro nga paga neto si kryeministër.

Kurti s’ka deklaruar të ketë përfituar nga mëditjet nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Në formularin e pasurisë, Kurti ka shënuar se nuk ka asnjë lloj të ardhure tjetër përpos pagës si kryeministër.

Te pronat e paluajtshme, ai ka deklaruar banesën 67 metra katrorë në emër të bashkëshortes.

Sipas tij, vlera e kësaj prone është 400 mijë euro që sipas deklarimit është marrë me kredi që zgjat deri më 2052. Banesa është blerë në vitin 2018.

Paga neto e bashkëshortes së tij e deklaruar është 44 mijë e 100 euro, e punësuar në “NUPI” në Norvegji.

Ai ka deklaruar detyrime me vlerë 250 euro për qiranë e banesës dhe 170 mijë euro të mbetura për ta paguar blerjen e apartamentit në emër të bashkëshortes. /Telegrafi/

 

The post Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë – banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes appeared first on Telegrafi.

I shpallur në kërkim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë

27 March 2025 at 10:48

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, është sekuestruar pasuria e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafik droge dhe mbajtje armësh.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi I.D. ndodhet nën hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”. Hetimi pasuror për periudhën 2011-2024 ka vërtetuar se të ardhurat e tij nuk justifikojnë investimet dhe shpenzimet e kryera, duke dëshmuar përfshirjen e tij në aktivitet kriminal.

Bazuar në rezultatet e hetimeve, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e disa pasurive, të cilat gjykata i pranoi. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një truall prej 850 m² në Zall Herr, një apartament me sipërfaqe totale 113.8 m², si dhe një njësi me sipërfaqe 98.8 m² dhe dy vende parkimi.

The post I shpallur në kërkim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë nuk po merret seriozisht

22 March 2025 at 21:30

Afro 11 mijë zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë e tyre, kur kanë kohë vetëm deri më 31 mars.

Megjithatë, duket se ata këtë obligim nuk po e marrin shumë seriozisht.

Kjo pasi që numri i deklarimeve deri tani nuk është i kënaqshëm, e drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit shpreson që ky obligim të kryhet nga ta.

”Deri sot i kemi 2270 zyrtarë që e kanë që e kanë përfundu aplikimin nga ta janë 1 e 500 që e kanë fillu deklarimin e pasurisë, e derisa janë 11 mijë në tërësi që e kanë të obliguar ta kryejnë  këtë obligim të rëndësishëm ligjor, kjo do thotë që shumë nga ta nuk e kanë filluar procesin e fillimit të mbushjes së formularit”, ka thënë Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Nëse deklarimi nuk bëhet brenda afateve ligjore atëherë pason një dënim për 30% të pagës për muajin e parë, dhe i jepet  edhe një afat kohor shtesë prej 15 ditësh.

E nëse nuk respektohet as ky afat që zyrtari publik ta deklarojë pasurinë, atëherë ka veprime ligjore.

“Përveç gjobës bëhet edhe objekt i kallëzimit penal në prokurorinë e shtetit që ajo pastaj e trajton dhe e edhe ata pastaj kryesisht shqiptojnë gjobë dhe pastaj një masë tjetër që shtrënguese që është burg me kusht”, ka thënë Buleshkaj, për RTV Dukagjini.

Këtë proces e monitorojnë edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët thonë se Agjencia duhet të marrë disa veprime sidomos gjatë verifikimit të pasurisë së deklaruar.

“Deri më tani nuk është marrë diçka në këtë drejtim dhe janë dy arsyeje e para është që nuk ka pasur një hetim dhe trajtim adekuat të deklarimit të pasurisë. Arsyeja e dytë është që edhe në këto raste janë krijuar ndoshta dilema të caktuara ligjore dhe që rastet nuk kanë shkuar tutje”, ka thënë Gzim Shala nga IKD.

Në vitin e kaluar janë shqiptuar 49 dënime nga APK, ndërkaq asnjë rast nuk ka përfunduar me kallëzim penal. /Dukagjini/

The post Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë nuk po merret seriozisht appeared first on Telegrafi.

Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj shpallet fajtor për deklarim të rremë të pasurisë

17 March 2025 at 15:21

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar shpalli të hënën më 17 mars vendimin ndaj ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, të akuzuar për deklarim të rremë të pasurisë, duke e deklaruar atë fajtor për këtë vepër penale. Gjykimi i Zenelajt u zhvillua me gjykim të zakonshëm. Gjyqtari […]

The post Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj shpallet fajtor për deklarim të rremë të pasurisë appeared first on Reporter.al.

Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj

12 March 2025 at 16:18

Prokuroria e Tiranës njoftoi të mërkurën më 12 mars se gjykata respektive ka pranuar kërkesën për kofiskimin e pasurive të Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë, që i’u zbuluan shuma të konsiderueshme monetare, pasi shtëpia e saj u vodh nga pastruesja. Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben […]

The post Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj appeared first on Reporter.al.

Procesi i vetingut po shkon drejt fundit, po tani?

6 March 2025 at 17:12

Në një tryezë të rrumbullakët në tetor 2024, disa prej pjesëmarrësve, gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga procesi i vetingut, e kritikuan reformën që tashmë po i afrohet fundit, duke e cilësuar atë: “tentativë të pushtetit ekzekutiv për të kontrolluar gjyqësorin”. Në opinionin e tyre, reforma nuk ka sjellë ndryshime për mirë në sistemin gjyqësor, […]

The post Procesi i vetingut po shkon drejt fundit, po tani? appeared first on Reporter.al.

Sekuestrohen 92 pasuri që dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës

6 March 2025 at 14:14

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 6 mars sekuestrimin e 92 pasurive të paluajtshme e të luajtshme të drejtuesve të organizatës kriminale që kishin rekrutuar dhe katër funksionarë të Policisë së Shtetit, të arrestuar të dielën, me akuzën e bashkëpunimit në trafikun e drogës. Pasuritë e sekuestruara […]

The post Sekuestrohen 92 pasuri që dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erivs Martinajt

28 January 2025 at 13:55

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 28 janar se i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt dhe personave të lidhur me të. Në njoftim sqarohet se Ervis Martinaj është i dyshuar për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e Indrit Dokles, kryer […]

The post SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erivs Martinajt appeared first on Reporter.al.

❌
❌