Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Parashikimi i motit 9 Korrik 2025, bien ndjeshëm temperaturat

By: V K
9 July 2025 at 07:36

Këtë të mërkurë në vendin tonë, depërtimi i një masë ajrore të freskët dhe të lagësht me origjinë Veriore, do të diktojë kushtet atmosferike, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë orëve të paradites.

Në zonat veriore priten edhe rrebeshe shiu. Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave, duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, gjatë mbrëmjes pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale në Verilindje të territorit, deri në 32°C pritet maksimumi në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 9 Korrik 2025, bien ndjeshëm temperaturat appeared first on Albeu.com.

I nxehti afrikan në Shqipëri/ Meteorologia zbulon se kur pritet rënia e temperaturave

By: V K
7 July 2025 at 09:45

Ditët e fundit, valët e të nxehtit afrikan kanë përfshirë Shqipërinë duke çuar temperaturat deri në 41°C në disa zona, kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Moti përvëlues ka krijuar vështirësi në lëvizje dhe ka shtuar rrezikun për probleme shëndetësore tek të moshuarit dhe fëmijët.

Por sipas meteorologes Lajda Porja nga MeteoAlb, kjo situatë pritet të ndryshojë. Ajo deklaroi se duke filluar nga dita e mërkurë, do të ketë një ulje graduale të temperaturave, falë depërtimit të masave ajrore më të freskëta nga veriperëndimi i Europës.

Edhe pse pritet freskim, temperaturat mbeten verore, ndërsa netët dhe mëngjeset do të ndihen më të freskëta duke sjellë lehtësim nga kjo vapë ekstreme që ka përfshirë vendin.

The post I nxehti afrikan në Shqipëri/ Meteorologia zbulon se kur pritet rënia e temperaturave appeared first on Albeu.com.

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare

3 July 2025 at 15:28

Prokuroria e Fierit njoftoi të enjten se kishte lëshuar 14 masa sigurimi ndaj drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe disa personave me pozicione drejtuese në këtë kompani, që janë sipas prokurorisë të dyshuar për shmangie tatimore dhe vepra të tjera penale gjatë një periudhe 20-vjeçare. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hongping Xiao dhe […]

The post Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare appeared first on Reporter.al.

Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

1 July 2025 at 18:04

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka mbikëqyrur vënien e gur themelit për fillimin e ndërtimit të dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave Qeveria në detyrë ka thënë se synon ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare.

Ndërtimi i këtyre dy urave të reja – njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë – pritet të përfundojë në vjeshtë dhe kostoja e tyre kap shifrën e rreth 3 milionë eurove, sipas zyrtarëve.

“Jemi këtu ta tregojmë përkushtimin tonë që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime”, tha Kurti pas vënies së gur themeleve.

I pyetur nëse është koordinuar me Bashkimin Evropian për ndërtimin e këtyre dy urave, Kurti tha se “gjithçka që bëjmë ne është në përputhje me planet tona, sipas ligjit, dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata që kanë dilema, mund të na kontaktojnë lirisht dhe ne ua shpjegojmë me përpikëri”.

Sa i përket mundësisë së hapjes së urës kryesore mbi Ibër për qarkullimin e automjeteve – gjë që ka shkaktuar tensioneve vitin e kaluar – Kurti tha se “ne jemi për t’u hapur edhe ura kryesorë mbi lumin Ibër, ne nuk heqim dorë asnjëherë [nga hapja e urës]”.

Verën e vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndërmori një nismë për të hapur urën kryesore mbi Ibër për trafik – gjë që u kundërshtua nga popullsia lokale serbe dhe bashkësia ndërkombëtare.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR – ushtarët e të cilit janë të stacionuar në urën kryesore mbi lumin Ibër – kishte thënë atëkohë se çdo vendim për hapjen e urës, duhet të merret brenda kornizës së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kurti tha se hapja e urës kryesore varet nga “karabinierët italianë”.

“Prej neve është kërkuar t’i bëjmë matjet për ta vlerësuar qëndrueshmërinë e urës. I kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Se kur do të hapet ura varet edhe nga karabinierët italianë. Ne nuk duam të krijojmë kurrfarë fërkimesh me askënd, përfshirë karabinierët italianë, prandaj po i presim kur të binden ata, siç jemi të bindur edhe ne se ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve jo për persona të uniformuar”, shtoi ai.

Qeveria në detyrë e Kosovës, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha më herët se projekti për ndërtimin e urave është iniciuar me kërkesë të dy komunave, si rezultat i krijimit të Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

 

 

The post Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës appeared first on Euronews Albania.

DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve

20 June 2025 at 14:24

Zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë janë takuar me zyrtar të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Policisë së Kosovës dhe të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërkaq kanë biseduar rreth problemeve me të cilat po përballen bizneset dhe sidomos bizneset e veturave me qira, lizingut, taksive, transportuesve, etj, të cilave u tha se po u pamundësohet regjistrimi i automjeteve, shkaku i gjobave të papaguara.

Anëtarja e Bordit, Aida Selimi – Shabani, ka shprehur shqetësimin e DhTIK-së dhe bizneseve të saj, në lidhje me këtë veprim, duke vënë theksin në dëmin që po u shkaktohet bizneseve nga aplikimi i një dispozite (Neni 89, paragrafi 4 i Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor), e cila kushtëzonte regjistrimin me pagesën e gjobave duke i bllokuar flotat e automjeteve të tyre, si dhe duke i obliguar që të paguajnë të gjitha gjobat përnjëherë duke i vendosur në situatë të vështirë financiare e pa mundësi ankese.

Në njoftimin e DHTIK thuhet se Selimi – Shabani, ka shtuar se ky kushtëzim shkel të drejtat themelore të personave fizik/juridik siç është e drejta e pronës, dhe si mase është joproporcionale, duke inkurajuar gjithashtu në mënyrë të tërthortë rritjen e numrit të automjeteve të paregjistruara që qarkullojnë në trafik.

“Në këtë takim nga Agjencia e Regjistrimit Civil, jemi njoftuar se është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm të këtij vendimi deri në zgjidhjen e kësaj çështje.

Dhoma thotë se do të vazhdojë ta përcjell për së afërmi këtë proces”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve appeared first on Telegrafi.

‘Ferma e Fluturave’, e para në Shqipëri dhe në Ballkan

By: Kult Plus
19 June 2025 at 09:30

Në Shqipëri, për herë të parë është hapur “Ferma e Fluturave”.

Ajo drejtohet nga Marko Prendi, një 26-vjeçar nga fshati Mjedë në Vaun e Dejës. Brenda kopshtit, rriten 1500 flutura.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë fermë e ka quajtur sipërmarrje unike.

“Marko Prendi, djaloshi 26 vjeçar nga fshati Mjedë, në Vaun e Dejës ka ngritur nje sipërmarrje unike, ‘’Fermën e Fluturave’’, e para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan. I diplomuar për Biologji Mjedisi, ai nuk ka vendosur të largohet nga vendi, por ka ditur të kombinojë më së miri profesionin e tij me biznesin që ka hapur, duke rritur 1500 flutura brenda një kopshti përrallor, të cilin synon ta zhvillojë më tej si një destinacion modern për turizëm, edukim dhe kërkim shkencor”, ka shkruar Rama në Facebook./ KultPlus.com

“Ferma e fluturave”, Rama: Sipërmarrje unike e të riut në fshatin Mjedë

TIRANË,18 qershor/ATSH/ Në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës, një i ri 26-vjeçar ka ngritur një sipërmarrje të veçantë, “Fermën e fluturave”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale iniciativën e 26-vjeçarit, Marko Prendi.

“Marko Prendi djaloshi 26-vjeçar nga fshati Mjedë, në Vaun e Dejës ka ngritur një sipërmarrje unike, “Fermën e Fluturave’’, e para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “Prendi i diplomuar për Biologji Mjedisi, nuk ka vendosur të largohet nga vendi, por ka ditur të kombinojë më së miri profesionin e tij me biznesin që ka hapur, duke rritur 1500 flutura brenda një kopshti përrallor, të cilin synon ta zhvillojë më tej si një destinacion modern për turizëm, edukim dhe kërkim shkencor”.

Sipas biologëve në vendin tonë janë 205 lloje fluturash dhe më e bukura prej tyre mban emrin “Danaus chrysippus” dhe gjendet më së shumti në zonën e Karavastasë.

Fluturat janë terapi për njerëzit. Për fëmijët ato janë ilaç dhe nxitës i ndërgjegjes në zhvillimin mendor. Ashtu si bletët, ato janë përgjegjëse për vazhdimësinë e jetës në tokë. Falë pllenimit të luleve ato realizojnë frutifikimin dhe shtimin e bimëve.

1 nga 5

/k.s/j.p/

 

 

 

The post “Ferma e fluturave”, Rama: Sipërmarrje unike e të riut në fshatin Mjedë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohet arsyeja pse kaq shumë makina luksoze në SHBA kanë targa të Montana-s

7 June 2025 at 09:32

Ndërsa Zvicra njihet si një “parajsë për taksat”, në SHBA, shteti i Montanës po kthehet në një destinacion të preferuar për të pasurit që duan të shmangin taksat për makinat luksoze.

Montana nuk aplikon taksë mbi shitjet dhe nuk kërkon kontrolle teknike apo teste emisioni për automjetet.

Pavarësisht kërkesës për banim në shtet, shumë të pasur përdorin një zgjidhje ligjore duke krijuar një LLC (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar) në Montana, e cila figuron si pronare e makinës.

Kjo u kushton rreth 1,825 dollarë, përfshirë edhe një taksë luksi prej 825 dollarësh — shumë më pak se taksat shtetërore që do të paguanin në shtete si Kalifornia apo Teksasi.

Për shembull, për një makinë si Aston Martin Valkyrie me çmim 3.5 milionë dollarë, taksa në Teksas do të arrinte 218,750 dollarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, autoritetet nuk po qëndrojnë duarkryq.

Në Kaliforni, Departamenti i Automjeteve po përdor lexues të targave për të identifikuar ata që shmangin taksat.

Vetëm që nga viti 2022, janë regjistruar mbi 10,000 makina të shitura nga shitës kalifornianë përmes LLC-ve në Montana, me një vlerë totale prej 2 miliardë dollarësh. Deri tani, janë rikuperuar 1.6 milionë dollarë në taksa dhe gjoba.

Autoritetet theksojnë se nëse të pasurit i përdorin rrugët publike, duhet edhe të kontribuojnë për mirëmbajtjen e tyre. /Telegrafi/

The post Zbulohet arsyeja pse kaq shumë makina luksoze në SHBA kanë targa të Montana-s appeared first on Telegrafi.

Rritja e temperaturave sjell fluks, udhëtarët i drejtohen bregdetit shqiptar

By: user 11
31 May 2025 at 20:25

Rritja e temperaturave ka sjellë sot fluks të shtuar në pikën kufitare të Morinës, të kalimit të automjeteve që vijnë nga Kosova. Shqiptarët e Kosovës siç duket kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Sipas raportimeve që në orët e para të mëngjesit, sportelet kufitare kanë funksionuar me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin e kalimeve.

Ndërkohë autoritetet janë shprehur se falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, procedurat janë përshpejtuar ndjeshëm, duke e bërë kalimin më të shpejtë dhe më të lehtë. Lëvizja është zhvilluar në mënyrë të qetë, por me kontrolle të shtuara për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje për kalime të paligjshme.

The post Rritja e temperaturave sjell fluks, udhëtarët i drejtohen bregdetit shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit 30 Prill 2025, kthjellime dhe rritje e ndjeshme e temperaturave

By: V K
30 April 2025 at 07:32

Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan, do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata, të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 28°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 30 Prill 2025, kthjellime dhe rritje e ndjeshme e temperaturave appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 24 Prill 2025, si priten të jenë tenë teperaturat

By: V K
24 April 2025 at 07:28

Ditën e sotme në vendin tonë, aarkullimi i masave ajrore me origjinë Perëndimore-Veriperëndimore, do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin Shqiptar.

Vranësirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, të cilat në zonat Qëndrore dhe Juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim moti të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin, ku në Qendër dhe Lindje do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera maksimale, e cila pritet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët.

The post Parashikimi i motit 24 Prill 2025, si priten të jenë tenë teperaturat appeared first on Albeu.com.

Anamorava përgatitet për një javë të qetë – mot pa reshje në horizont

21 April 2025 at 07:23

Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, Anamorava do të përjetojë një mot të qëndrueshëm dhe të favorshëm, me temperatura pranverore dhe pa luhatje të mëdha atmosferike. 

Moti në Gjilan


Në Gjilan, parashikimi për dhjetëditëshin e ardhshëm tregon mot të kthjellët me temperatura që do të sillen mes 12°C dhe 24°C. Dita do të jetë e ndriçuar nga dielli, ndërsa netët relativisht të freskëta, pa reshje të dukshme në horizont.

Moti në Kllokot

Kllokoti do të ketë mot të ngjashëm me Gjilanin, me temperatura që do të variojnë nga 14°C deri në 28°C. Qielli do të jetë kryesisht i pastër, ndërsa era e lehtë do të sjellë freski të lehtë gjatë pasditeve.

Moti në Partesh

Në Partesh, temperaturat do të ngjiten deri në 30°C gjatë ditës, ndërsa mëngjeset do të jenë të buta me rreth 16°C. Mungesa e reshjeve dhe kthjelltësia e motit do të krijojnë kushte të mira për bujqësi dhe qëndrime të gjata në natyrë.

Moti në Ranillung


Ranilluni do të përjetojë mot të qëndrueshëm, me temperatura midis 15°C dhe 29°C. Ndonëse pritet ndonjë vranësirë e lehtë, reshje nuk janë të parashikuara, duke mbajtur ditët të thata dhe të ngrohta.

Moti në Viti


Vitia do të ketë mot më të butë krahasuar me komunat e tjera, me temperatura që sillen nga 11°C në mëngjes deri në 23°C gjatë ditës. Kthjelltësia do të mbizotërojë, duke krijuar kushte të favorshme për punë dhe pushim.

Anamorava pritet të kalojë një dhjetëditësh të qëndrueshëm dhe të thatë, me kushte ideale për angazhime bujqësore, lëvizje të lirë dhe organizime në natyrë. Ky parashikim pozitiv atmosferik i jep kohës një ritëm të qetë, duke i mundësuar rajonit të ecë me vrull drejt përgatitjeve për sezonin e verës.

The post Anamorava përgatitet për një javë të qetë – mot pa reshje në horizont appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit 16 Prill 2025, kthjellime dhe rritje e ndjeshme e temperaturave

By: V K
16 April 2025 at 07:30

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë temperatura shumë të larta në të gjithë territorin Shqiptar.

Për pasojë, orët e paradites do të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Parashikohet që pasditja të mbetet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare, duke lënë pjesën tjetër të territorit me vranësira dhe shira të pakët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në orët e mëngjesit edhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent jugor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

The post Parashikimi i motit 16 Prill 2025, kthjellime dhe rritje e ndjeshme e temperaturave appeared first on Albeu.com.

A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit? Kriza ekologjike dhe ndryshimet klimatike, problem shumë serioz…

16 April 2025 at 08:33

Rreziqet rriten me rritjen e temperaturave, ndërsa emetimet e gazrave të dëmshëm vazhdojnë të rriten. Një raport i ri tregon mënyrat për tejkalimin e gjendjes.

Kriza ekologjike dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë bërë prej kohësh një problem shumë serioz i njerëzimit. Kjo nuk është asgjë e re. Megjithatë, njerëzit djegin më shumë qymyr, naftë dhe gaz se kurrë më parë, prodhojnë më shumë mbeturina dhe konsumojnë më shumë burime sesa mund të mbajë planeti.

“Në mënyrë figurative, ne po shikojmë në humnerë. Ne dimë si të kthehemi prapa. Megjithatë ne po vazhdojmë të shkojmë drejt saj,” tha Shen Xiaoming, drejtor i Institutit Universitar të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Sigurinë Njerëzore (UNU-EHS).

Pse është kështu dhe cilat janë rrugët e mundshme për të dalë nga humnera? Një raport i publikuar sot nga instituti i saj, i titulluar “Kthimi mbi një gjethe të re”, përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ky raport vjetor analizon se si rreziqet dhe fatkeqësitë natyrorejanë të ndërlidhura dhe ndikohen nga njerëzit dhe cilat janë strategjitë e mundshme për adresimin e këtyre problemeve.

Shumë kriza, pak ndryshime thelbësore

Lajmi i mirë: Sipas studiuesve, një e ardhme më e mirë është e mundur. Megjithatë, shumë nga qasjet e sotme synojnë kryesisht luftimin e simptomave, në vend të shkaqeve themelore, sipas shkencëtarëve në UNU-EHS, me qendër në Bon.

Për shembull, plazhet ose lumenjtë e ndotur mund të pastrohen vetëm me sisteme më të mira riciklimi. Megjithëse riciklimi është një mënyrë e vlefshme për të zgjidhur problemin, problemet kryesore qëndrojnë diku tjetër – në sistemin e ambalazhimit dhe prodhimit masiv për një përdorim. Nëse qëllimi është një e ardhme pa mbeturina, atëherë është e nevojshme të ndryshohet sistemi i një shoqërie që i hedh gjërat pas një përdorimi të vetëm, thuhet në raport. Pikërisht këtu duan të ndërhyjnë autorët e raportit.

Teoria e ndryshimit radikal

Për të zbuluar shkaqet më të thella të problemeve globale, studiuesit kanë zhvilluar të ashtuquajturën “Teoria e ndryshimit të thellë”. Ai shqyrton strukturat shoqërore dhe modelet e të menduarit që kanë çuar në probleme të caktuara që vazhdojnë edhe sot. Autorët e shohin shoqërinë si një konstrukt shoqëror.

Disa mënyra të të menduarit kanë çuar në krijimin e strukturave që kanë shkaktuar pasoja të paparashikuara, si ndryshimet klimatike, mungesa e ujit, mbiprodhimi dhe mbishfrytëzimi i burimeve globale.

“Hulumtimi ynë ka treguar se këto procese dhe struktura bazohen kryesisht në supozimin se njerëzit mund dhe duhet të sundojnë mbi natyrën”, thotë Caitlin Eberle në një intervistë për DW që ka punuar në këtë raport.

Ky supozim bazë shfaqet, në forma të ndryshme, në ligje, letërsi, filma dhe kontekste fetare, thonë autorët. Dhe kjo nga ana tjetër ndikon në qëllimet dhe strukturat e shoqërisë.

Rezultati: monokulturat, rregullimi i rrjedhës së lumenjve, zbutja e kafshëve dhe ruajtja e bimëve, si dhe përdorimi i pesticideve dhe herbicideve – të gjitha konsiderohen mjete legjitime për të arritur qëllimet sociale.

Supozimi ose modeli i mendimit “njeriu sundon natyrën” mbart kështu rreziqe dhe përfaqëson një pengesë për ndryshime të mundshme, pohojnë autorët.

“Ndryshimi i kësaj mendësie do të thotë të pranojmë se njerëzit janë pjesë e natyrës, vetëm një specie në një ekosistem të gjerë. Dhe kjo do të thotë që ne duhet të përpiqemi t’i përshtatim më mirë sistemet tona me nevojat e natyrës”, thotë Eberle.

Gjithashtu, supozimet e përhapura se rritja e pafundme ekonomike sjell me të vërtetë prosperitet, ose se planeti ka kapacitet të pakufizuar për të thithur ndotjen dhe për të siguruar burime, paraqesin pengesa për ndryshim. Kjo mënyrë e të menduarit, nga pikëpamja shkencore, është thjesht e gabuar, thotë Eberle.

Transformimi i domosdoshëm

Për një ndryshim vërtet të qëndrueshëm dhe të thellë, nevojiten ndryshime të brendshme dhe të jashtme. Nga njëra anë, kjo nënkupton besimet dhe vlerat personale të njerëzve – domethënë levat e brendshme. Dhe leva të jashtme mund të jenë ligjet e përshtatshme, rregullimet e sistemeve tatimore dhe subvencionet që mbështesin ndryshimet.

Edhe pse ndryshimi i vlerave dhe besimeve të ngulitura thellë është i vështirë, nuk është i pamundur. Historia e tregon këtë, thonë studiuesit. Për shembull, pirja e duhanit ishte e pranuar nga shoqëria deri disa dekada më parë dhe në shumë kultura shoqërohej me status më të lartë shoqëror dhe madje konsiderohej i shëndetshëm. Sot, të gjithë e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme dhe është e ndaluar pothuajse në të gjitha ambientet e brendshme.

Ky ndryshim ndodhi si në nivel individual ashtu edhe në atë shoqëror. Në mesin e shekullit të 20-të, shkencëtarët filluan të zbulojnë rreziqe serioze për shëndetin dhe përmes fushatave publike, ndalimeve dhe ndryshimeve në rregulla, qëndrimi i shoqërisë ndaj pirjes së duhanit ndryshoi.

Ndryshimi tashmë ka filluar

Për të kapërcyer rreziqet e sotme mjedisore, studiuesit besojnë se nevojitet një ndryshim në ndërgjegjësimin në pesë fusha: të trajtohen mbetjet si lëndë e parë, të heqësh dorë nga ideja se njeriu është i ndarë nga natyra, të kuptojmë se njerëzimi ndan një përgjegjësi të përbashkët, të zëvendësojë planifikimin afatshkurtër me atë afatgjatë dhe të rishqyrtojë atë që është me të vërtetë e vlefshme – pasuria ekonomike apo shëndeti i planetit.

Sipas Caitlin Eberle, nuk janë sfidat teknike apo logjistike ato që i pengojnë njerëzit nga arritja e këtyre qëllimeve, por mendësia: “Ajo që nevojitet janë ndryshime vërtet rrënjësore në mendësitë që formojnë kulturën dhe filozofinë tonë. Ne gjithashtu duhet të besojmë se ndryshime të tilla janë të mundshme dhe se ne mund t’i arrijmë ato.”

Ky proces ndryshimi nuk mund të ndodhë pa rezistencë, pranojnë studiuesit. Konfliktet e interesit, frika dhe inercia strukturore janë normale. Por ka shpresë, thotë studimi. Janë pikërisht këto konflikte që tregojnë se shoqëria tashmë ka filluar të ndryshojë./DW

The post A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit? Kriza ekologjike dhe ndryshimet klimatike, problem shumë serioz… appeared first on Sot News | Lajme.

Parashikimi i motit 9 Prill 2025/ Largohet i ftohti, rriten temperaturat

By: V K
9 April 2025 at 07:41

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore-Lindore, duke sjellë ngrohje graduale të motit në territorin shqiptar.

Për rrjedhojë, zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 9 Prill 2025/ Largohet i ftohti, rriten temperaturat appeared first on Albeu.com.

16 mijë punonjës nuk e plotësuan në kohë deklaratën e të ardhurave vjetore

6 April 2025 at 13:39

Deklarata vjetore e të Ardhurave për vitin 2024 është plotësuar nga 127 mijë individë. Shifra tregon se 16 mijë të tjerë, ose 10% e të punësuarve, nuk e plotësuan formularin, deri në datën 1 prill.

Por, për këtë grup punonjësish, ka edhe një tolerim të dytë në afate, me thirrjen që u bën Drejtoria e Tatimeve, për ta plotësuar sa më shpejt, në mënyrë që të shmangin gjobën me vlerë 3000 lekë.

Të drejtën për të plotësuar vullnetarisht formularin DIVA, për të ardhurat e vitit të kaluar e kishin 143 mijë individë, ndërsa për vitin 2023 numri ishte afërsisht 74 mijë.

Numri i individëve u dyfishua, pasi kufiri i të ardhurave vjetore bruto, zbriti në 1.2  mln lekë nga 2 mln që ishtr pragu.

Gjithashtu, detyrimin e kishin edhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatuara të fituara nga të ardhurat nga qira ditore të apartamenteve.

Ndërsa, për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2024 nuk ndryshoi.

 

 

The post 16 mijë punonjës nuk e plotësuan në kohë deklaratën e të ardhurave vjetore appeared first on Euronews Albania.

Afati i deklarimit të të ardhurave/ Tatimet: Penalitete pas 31 marsit, përfshihen pagat mbi 100 mijë lekë

By: V K
11 March 2025 at 14:56

Deri më 31 mars punëmarrësit që preken nga deklarimi vjetor i të ardhurave, do të kenë afat për të plotësuar formularin.

Për të shmangur paqartësitë, tatimet kanë vënë në funksion një aplikacion të posaçëm, për të marrë informacion nëse një individ përfshihet apo jo në këtë detyrim.

Ky test përmban katër pyetje të thjeshta. Me ndryshimet në ligj detyrimin për plotësimin e deklarimit e kanë të gjithë atë me mbi 100 mijë lekë të ardhura.

Nëse ky veprim nuk bëhet brenda afatit Tatimeve, u lind e drejta e vendosjes së gjobave.

 

The post Afati i deklarimit të të ardhurave/ Tatimet: Penalitete pas 31 marsit, përfshihen pagat mbi 100 mijë lekë appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 4 Mars 2025/ Troket pranvera, temperaturat rriten me disa gradë

By: V K
4 March 2025 at 07:41

Ditën e sotme në vendin tonë, zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët gjatë gjithë paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore Verilindore dhe Juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites, të vijojnë nën ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si vlerat minimale edhe ato maksimale, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale 38 km/h nga drejtimi kryesisht permanent, Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 4 Mars 2025/ Troket pranvera, temperaturat rriten me disa gradë appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Drejtësia nuk mund të survejojë partitë politike gjatë procesit zgjedhor është lajthitje, të ndalet menjëherë

By: V K
20 February 2025 at 09:39

Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në rubrikën “Sy më sy”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shprehur kundërshtinë e tij lidhur me iniciativën e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ngritjen e strukturave që synojnë monitorimin e krimeve zgjedhore.

Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaroi se është kategorikisht kundër çdo forme survejimi të partive politike, gjatë procesit zgjedhor dhe kërkoi që çdo lloj survejimi në terren i partive politike të ndalet menjëherë.

“Drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe institucionale, duke respektuar të drejtat e njeriut. Profesionalizmin në drejtësi duhet ta konsolidojmë të gjithë së bashku. Nuk mund të justifikohen qasje dhe metoda të sigurimit të shtetit nga drejtësia. Pushtetet janë të ndara dhe nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral. Unë uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe që menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në terren”, deklaroi Rama.

Më tej, ai e cilësoi një praktikë të papranueshme monitorimin e partive politike, duke e krahasuar atë me kohë të errëta të së kaluarës.

“Nuk mundet kurrë që të kthehemi pas në kohëra kaq të errëta, ku ata që merren me politikë survejohen. Përpjekja për të luftuar krimet elektorale duhet të bëhet duke respektuar rolin kushtetues të secilit institucion. Çdo dalje nga këto pozicione përbën një ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre”, theksoi ai.

Megjithatë, Rama shtoi se mbështet institucionet e drejtësisë, në përmbushjen e detyrës së tyre kushtetuese.

The post Edi Rama: Drejtësia nuk mund të survejojë partitë politike gjatë procesit zgjedhor është lajthitje, të ndalet menjëherë appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 18 Janar 2025, rritje e lehtë e temperaturave

By: V K
18 January 2025 at 07:30

Ditën e sotme vendi ynë, prite të jetë mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta e kalimtare.Më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore, megjithatë nuk priten reshje.

Pjesa e dytë e ditës, do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit 18 Janar 2025, rritje e lehtë e temperaturave appeared first on Albeu.com.

❌
❌