Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Lajme Shqiperi

Shpejtësia e internetit në botë: Ku qëndrojnë Kosova dhe Shqipëria në listë?

By: Kult Plus
26 August 2025 at 23:50

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi me shpejtësinë më të lartë të internetit mobil në botë, duke arritur deri në 584.97 Mbps, të ndjekura nga Katari (507.47 Mbps) dhe Kuvajti (413.57 Mbps).

Në anën tjetër, Singapori kryeson për internetin fiks me 386.96 Mbps, i ndjekur nga Kili (332.41 Mbps) dhe Hong Kongu (324.97 Mbps).

Raporti i Indeksit Global të Speedtest sjell edhe një pasqyrë të situatës në Ballkanin Perëndimor:

Maqedonia e Veriut ka internetin më të shpejtë mobil në rajon me 161.53 Mbps,

ndërsa Serbia prin për internetin fiks me 92.21 Mbps.

Bosnja dhe Hercegovina ka mbetur pas, me vetëm 29.65 Mbps në celularë dhe 35.71 Mbps në internetin fiks.

Për Kosovën, shpejtësia e internetit mobil është 97.43 Mbps (renditet e 45-ta në botë), ndërsa ajo e internetit fiks është 82.24 Mbps (renditet e 82-ta).

Shqipëria qëndron disi më lart: interneti mobil arrin 104.11 Mbps (vendi i 41-të), ndërsa interneti fiks 84.64 Mbps (vendi i 76-të)./KultPlus.com

Festivali i Këngës i RTK-së do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor

By: Kult Plus
26 August 2025 at 23:29

Festivali i Këngës i RTK-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor. Drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, tregoi se përgatitjet këtë vit kanë nisur shumë më herët.

Ai tregoi se interesimi i artistëve për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë është shumë i madh, dhe se pjesëmarrësit do të jenë edhe nga Shqipëria dhe vende të tjera.

“Festivali në momentin që organizohet është risi, sepse sjellë këngë të reja, sjellë artistë që publiku nuk i ka parë. Ne jemi duke u munduar që kemi arritur me bë një shou solid, besoj që edhe sivjet kemi me sjellë edhe në mënyrë më profesionale edhe më të bukur para publikut dhe ato ndryshime me siguri kanë me u vrejtë sidomos në organizimin e festivalit dhe me kohë jemi mirë përkundër problemeve të janë të natyrshme në vendin tonë. Kemi ekipin e njëjtë prej njerëzve shumë të talentuar të orkestrës, po ashtu, edhe njerëz të cilët punojnë në Radiotelevizionin e Kosovës, që me të vërtetë e kanë marrë me një energji të mirë, seriozitet e profesionalizëm për ta kryer në mënyrën ma të mirë që mundemi me e bë. Normalisht që është krijuar edhe përvoja që ka me e sjellë ndryshimin që, gradualisht, me mbërri aty ku e kemi synimin dhe besojmë që shumë shpejt kënga të dërgohet në Eurosong”, tha Boshnjaku.

Konkursi për të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë është i hapur deri më datë 31 të këtij muaji./rtk/

Opozita e copëzuar e Berishës/ Petraj: Grupet parlamentare, skemë e tij! Nura: Të rinjtë në PD duhet të marrin stafetën!

26 August 2025 at 23:47

TIRANË- Sali Berisha, nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, por do të hyjë në kuvendin e ri si humbës, madje me tre grupe parlamentare.

Vetë doktori e justifikon këtë ndarje me votat e çdo subjekti të koalicionit opozitar. Por Berisha e la në ajër Gaz Bardhin deri në nisjen e legjislaturës, nëse do të vazhdojë të drejtojë grupin demokrat.

Berisha tha se për këtë do të vendosin forumet. E sigurt është që vetë doktori edhe pse më i moshuari në atë sallë, nuk do ta hapë seancën e parë të kuvendit.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News theksoi se krijimi i tre grupeve parlamentare është një skemë e njohur, e cila sipas tij është përdorur edhe më përpara.

Sipas tij, përmes kësaj formule, opozita do përpiqet të ngrejë më shumë mocione dhe interpelancë në Kuvend.

“Nuk i dihet se çfarë plani ka, nuk i dihet e çfarë xhiron Berisha. Këtë skemë që përdor Berisha është një skemë e njohur. Kjo ka lindur që nga  2005. Pjesa për të cilën po ë bën Berisha është një skemë, e cila synon organizmin e opozitës. Do të grenë mocione të ndryshe dhe mund të ngrenë disa shqetësime dhe janë problematike në të cilat qeveris mazhoranca”, tha ai.

Analisti Artur Nura u shpreh se Sali Berisha “de facto” i ka njohur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit dhe kjo faktohet shtoi ai nga deklarata se do të shkojë në Kuvend, në fillim shtatori.

Sipas Nurës, nëse Berisha do t’i njihte zgjedhjet edhe  “de jure”, atëherë ai fillimisht do duhej të respektonte statutin e partisë dhe të largohej nga kryetari i Parisë Demokratike.

“Është një njohje “de facto” dhe jo “de jure” e zgjedhjeve. Nëse do i pranonte dhe de jure, duhet të jepte dorëheqjen dhe të hapte garën Brenda Partisë Demokratike. Po e menaxhon në interes të tij, por jo në interes të partisë”, tha ai.

Analisti Nura thekson se ringritja e Partisë Demokratike nuk mund të bëhet kurrsesi me Sali Berishës, por shton se stafeta duhet t’u kalojë të rinjve, të cilët janë gati të krijojnë një ofertë politike fituese.

“Të rinjtë në PD duhet të marrin stafetën. Ringritja e partisë bëhet vetëm me largimin e Sali Berishës”, tha ai/abcnews.al

 

Armando Broja debuton me asist/ Sulmuesi kuqezi luan si titullar në Kupë te Burnley

26 August 2025 at 23:15

Armando Broja pati një debutim shumë të mirë tek Burnley, duke qene protagonist në ndeshjen e Kupës së Ligës.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte titullar dhe shërbeu pasimin për golin e avantazhit shënuar nga Ramsej në minutën e katërt.

Ylli kuqezi ishte në fushë 68 minuta në ndeshjen ndaj Derbi Kauntit.

Shpresohet që Broja të mos ketë probleme fizike dhe të kthehet në formën e dikurshme. Burnley e bleu këtë verë kartonin e tij nga Çelsi për 23 milionë euro.

Përshkallëzohet protesta në Novi Sad, studentët e Juridikut “pushtojnë” ambientet e Fakultetit të Filozofisë

26 August 2025 at 23:06

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad kanë hyrë brenda në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani Milivoj Alanoviç i kishte përzënë ato.

Në fakultet më pas, me thirrjen e dekanit, kanë arritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (të njohura si “marica”).

Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë. Studentëve dhe profesorëve gjatë ditës iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarësh, për t’u dhënë mbështetje.

Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore.

Dekani Alanoviç që nga mëngjesi ka qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh.

Broja debuton me asist te skuadra e Burnley-t (VIDEO)

By: rozalb
26 August 2025 at 22:58

Armando Broja ka nisur mbarë aventurën e tij te Burnley. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë menjëherë gjurmë në ndeshjen e tij debutuese, duke dhënë një asist në fitoren ndaj Derby County në raundin e 1/32 të Carabao Cup. Broja e nisi sfidën si titullar dhe që në minutën e 5-të tregoi aftësitë e tij, duke shërbyer një pasim perfekt për Ramsey, i cili realizoi golin e avantazhit.

Source

Nga kritika tek urimet: Trump reagon për fejesën e Swift dhe Kelce

By: gaze tare
26 August 2025 at 23:38

Lajmi i fejesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce ka surprizuar shumë, përfshirë edhe presidentin Donald Trump. Pavarësisht tensioneve të mëparshme mes tij dhe këngëtares, Trump u shpreh gjatë një takimi të kabinetit se uroj që çifti të ketë “shumë fat”.

Trump filloi duke lavdëruar Kelce, duke e përshkruar si një “lojtar të shkëlqyer” dhe “njeri të mirë”. Më pas, ai u shpreh edhe për Swift: “Mendoj se është një person i mrekullueshëm, kështu që uroj që të dy të jenë të lumtur.” Ky koment i Trump duket si një harresë e kritika të mëparshme, duke përfshirë momentin kur ai e cilësoi Swift si “singer të zgjuar” dhe “jo më të nxehtë” vetëm tre javë më parë.

Feuda njëanshme e Trump me Swift kishte nisur në vitin 2018, kur këngëtarja mbështeti kandidatin demokrat për Senatin, Phil Bredesen, duke shkaktuar reagimin e presidentit. Megjithatë, lajmi i fejesës duket se e ka zbutur retorikën e tij.

Ndërkohë, Kelce nuk ka komentuar publikisht për Trump. Para Super Bowl-it të këtij viti, ai u shpreh se ishte nder të luante në prani të presidentit, pavarësisht se kush ishte në detyrë.

Postimi i çiftit për fejesën u shoqërua me një fotografi romantike dhe mbishkrimin: “Mësuesi juaj i Anglishtes dhe mësuesi i palestrës po martohen,” duke reflektuar lidhjen e tyre të veçantë dhe humorin e tyre.

The post Nga kritika tek urimet: Trump reagon për fejesën e Swift dhe Kelce appeared first on iconstyle.al.

Astrologjia dhe karriera: 6 shenjat që nuk humbasin motivimin profesional

By: gaze tare
26 August 2025 at 23:23

Disa shenja të zodiakut posedojnë tipare që i bëjnë të qëndrojnë të motivuar dhe të vendosur në karrierën e tyre. Puna e palodhur, etika profesionale dhe vendosmëria i dallojnë ata nga të tjerët, duke i ndihmuar të arrijnë sukses të lartë.

Dashi është energjik dhe konkurrues. Ky shenjë prosperon përballë sfidave dhe nuk ka frikë të marrë rreziqe. Entuziazmi dhe shpirtin pionier e mbajnë të motivuar, duke e shtyrë të ndjekë objektivat me përkushtim.

Binjakët janë të adaptueshëm dhe kuriozë. Dashuria për të mësuar dhe për përvoja të reja i ndihmon të mbeten të angazhuar në punë, duke shmangur monotoninë. Ata kërkojnë vazhdimisht sfida që i mbajnë aktivë dhe të motivuar.

Luani është udhëheqës natyror me dëshirë të fortë për njohje. Ambicia e tyre i shtyn të shkëlqejnë në karrierë, shpesh duke marrë role që i lejojnë të dallohet. Konfidenca dhe kreativiteti i mbajnë të fokusuar në objektivat e tyre.

Akrepi është pasionant dhe i vendosur. Fokusimi dhe vendosmëria i lejojnë të përballojnë sfidat me guxim. Pasi vendosin një objektiv, e ndjekin pa u lodhur, duke arritur shpesh sukses të madh.

Bricjapi njihet për disiplinën dhe etikën e fortë të punës. Qasja praktike dhe ambicia i mbajnë të motivuar afatgjatë, gati për të bërë përpjekjet e nevojshme për të arritur majat profesionale.

Shigjetari është optimist dhe aventurier, duke kërkuar kuptim në punën e tij. Dëshira për rritje personale dhe eksplorim i shtyn të ndjekë karriera që përputhen me pasionet dhe vlerat e tij, duke siguruar motivim të vazhdueshëm.

The post Astrologjia dhe karriera: 6 shenjat që nuk humbasin motivimin profesional appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
26 August 2025 at 23:48

Dashi
Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni probleme me partnerin. Çdo gjë do shkojë ashtu si duhet edhe pse ambienti do jetë më i qetë. Beqarët duhet të përdorin të gjitha armët që kanë nëse duan të bëjnë për vetë dikë. Në punë do jeni të matur dhe do qëndroni me këmbë në tokë. Disa miq do iu ndihmojnë të arrini më shpejt atje ku doni.
Demi
Do keni ide të ndryshme lidhur me disa çështje këto ditë dhe marrëdhënia në çift mund të bëhet delikatë në disa momente. Tregohuni më realistë dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe të bëjnë kujdes nga disa persona që duke ju ndihmuar më një çështje do iu joshin. Në punë do ketë vonesa me përmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni në situata delikate.
Binjakët
Duhet ta kontrolloni veten këto ditë ju që jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashë të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Beqarët do bien në dashuri me një mik të ngushtë të fëmijërisë. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Do përkujdeseni për veten. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematikë.
Gaforrja
Marrëdhënia në çift do vazhdojë të mbetet e keqe. Për asgjë nuk do merreni vesh dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Disa mund të mendojnë edhe për një ndarje. Beqarët do jenë gjithë kohës në lëvizje nëpër qytete dhe personin e përshtatshëm do e gjejnë aty ku nuk e prisin. Nuk do merreni vesh për asgjë Gjendja financiare do mbetet delikatë edhe për disa kohë. Mos kryëni në asnjë moment shpenzime te mëdha.
Luani
Kohë të vështira priten të vijnë këto ditë për ata që janë në një lidhje. Në shumë momente nuk do dini se çfarë të bëni. Beqarët do jenë si të përhumbur dhe ka rrezik të mos përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen .Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë
Virgjëresha
Mos bëni gabimin të abuzoni me durimin dhe tolerancën e partnerit tuaj gjatë këtij muaji sepse do keni probleme serioze të cilat mund të çojnë deri në ndarje. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem të madh. Kujdesuni vetëm për ushqimin. Në punë duhet të jeni të qartë para se te hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini para se të konsultoheni me kolegët tek të cilët besoni
Peshorja

Sot do i kushtoni shumë rëndësi jetës suaj sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë e ngrohtë dhe e bukur. Beqarët do kenë disa takime, por duhet të marrin kohën e duhur për t’u njohur Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur.

Akrepi
Gjatë këtyre ditëve duhet të qëndroni pak më shumë kohë me partnerin tuaj dhe madje të provoni edhe eksperienca të reja së bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Beqarët ka shumë gjasa ta gjejnë personin e përshtatshëm në rrethin familjar të disa miqve. Shëndeti mund të ketë herë pas here disa probleme të vogla, megjithatë asgjë për t’u alarmuar nuk do ndodhë.
Shigjetari
Do bëni disa gabime këto ditë në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do jetë elektrizuese. Partneri nuk do jetë i gatshëm t’iu falë kollaj kështu që përgatituni për një peiudhë aspak të qetë. Në punë do jeni të vendosur të bëni gjithçka duhet për të arritur suksesin e madh. Nga ana tjetër do iu bindeni edhe shefave.
Bricjapi
Sot pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë e ngrohtë dhe e bukur. Beqarët do kenë disa takime, por duhet të marrin kohën e duhur për t’u njohur. Në planin financiar duhet më tepër vigjilencë dhe kujdes. Po shpenzuat pa menduar do keni tronditje. Në jetën profesionalë do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur.
Ujori
Mos i lejoni as miqtë më të ngushtë të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Diskutoni hapur me partnerin dhe bëni ato që iu duken më të përshtatshme. Beqarët nga ana tjetër do ndikohen shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jetë një gabim. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sepse të ngelni më vonë pa asnjë para.
Peshqit
Muaj harmonik dhe i paqtë ky për ju. Do ndiheni mirë dhe gjatë fundjavave do dilni e do argëtohëni me atë që keni në krah. Beqarët do kenë dyshime për ata që do ju vijnë rreth e rrotull dhe vetëm në fund të muajit do hedhin ndonjë hap. Kujdesuni pak më tepër për vetën. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. Bravo!

The post Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

By: M C
26 August 2025 at 23:28

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik në një kopsht të mbushur me trëndafila.

Por ndërsa fotot intime të çiftit bënë xhiron e botës, gjithë vëmendja u përqendrua tek unaza gjigante e fejesës që këngëtarja e famshme mbante në dorë.

Sipas Page Six, bëhet fjalë për një diamant “Old Mine cut” të markës Artifex Fine Jewelry, një prerje e rrallë që daton që nga shekulli i 18-të dhe i 19-të. Diamantët e këtij lloji njihen për formën e tyre të ngjashme me jastëk, qoshet e rrumbullakëta dhe dritën unike që reflektojnë. Çdo gur është prerë me dorë, duke e bërë secilin të papërsëritshëm.

Unaza është bashkë-dizajnuar nga Kindred Lubeck dhe vetë Travis Kelce, duke e kthyer në një dhuratë edhe më personale. Versionet e zakonshme të Lubeck fillojnë nga 4,300 dollarë, ndërsa dizajnet më të punuara me diamante 5 karatësh shkojnë deri në 38,000 dollarë. Por rasti i Taylor është krejt ndryshe.

Ekspertët thonë se unaza e saj është një pjesë e personalizuar, unike, me një diamant të vendosur në stil “bezel setting” një rrethim i artë që mban gurin kryesor dhe është aktualisht një nga trendet më të kërkuara në botën e bizhuterive.

Çmimi? Raportimet fillestare e vlerësojnë nga 750,000 deri në 1 milion dollarë. Por sipas George Khalife, i njohur si George the Jeweler dhe një nga bizhuterët më të famshëm të Hollywood-it, shifra mund të jetë edhe më e lartë. Ai beson se diamanti i Taylor Swift mund të jetë mes 10 deri në 20 karatë, duke ngritur vlerën e tij në një shifër marramendëse prej 1 deri në 5 milionë dollarësh.

“E gjithë pamja e unazës është antike, elegante dhe i përshtatet në mënyrë perfekte Taylor-it. Ky stil nuk është vetëm i bukur, por edhe i përjetshëm”, tha Khalife.

Unaza e fejesës së Taylor Swift pritet të bëhet një nga më të famshmet në botë, duke shënuar jo vetëm një moment të veçantë në jetën e saj, por edhe një ikonë të re në botën e modës dhe bizhuterive.

The post I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift appeared first on Albeu.com.

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

By: M C
26 August 2025 at 23:19

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari i Komitetit Ushtarak të aleancës, Giuseppe Cavo Dragone, në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera.

Ai bëri të ditur se vendet anëtare kanë siguruar tashmë mbi 33 miliardë dollarë që nga janari dhe planifikojnë të barazojnë kontributet e vitit të kaluar.

Dragone theksoi se NATO do të vazhdojë dhe do të rrisë ndihmën ushtarake për Kievin, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për paqe mes SHBA-së dhe Rusisë.

Ai gjithashtu akuzoi Moskën për zvarritje të dialogut dhe u shpreh në favor të ashpërsimit të mëtejshëm të sanksioneve perëndimore kundër Kremlinit, me synim rritjen e presionit të brendshëm ndaj Presidentit Vladimir Putin.

The post NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit appeared first on Albeu.com.

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

By: A R
26 August 2025 at 23:00

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.

Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.

Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme; Raportimin periodik për rastet problematike dhe ndihmesë në hartimin e masave disiplinore; Bashkëpunimin me strukturat përkatëse për rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës; Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për çështje të sigurisë dhe rendit.

Oficeri i Sigurisë do të rekrutohet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil, ku përfshihen. Për kualifikim kandidatët duhet të përmbushin kriteret bazë të arsimimit, ku përcaktohet se duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë. Si dhe të kenë përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.

Pak ditë më parë me nisjen e vitit shkollor 2025–2026, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për organizimin e procesit mësimor në shkollat parauniversitare. Udhëzimi u fokusua në rregullat për regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve falas për arsimin bazë, ndalimin e përdorimit të celularëve në ambientet shkollore, si dhe masat kundër dhunës dhe bullizmit. Prioritet i veçantë i jepet zbatimit të Planit Kombëtar për parandalimin e dhunës, krijimin e ekipeve “antibulling” dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatë vitit shkollor./Marrë nga Monitor

The post Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 26 August 2025Lajme Shqiperi

Robert De Niro zbulon aktorët dhe filmat e tij të preferuar

By: Kult Plus
26 August 2025 at 22:40

Robert De Niro, i njohur si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka lënë gjurmë të paharrueshme me rolet në filmat klasikë si Goodfellas, The Godfather II dhe Taxi Driver.

Legjendari regjisor Martin Scorsese, bashkëpunëtori i tij i gjatë, e ka cilësuar dikur De Niron si “aktorin më të madh të brezit të tij”. Megjithëse në ekran shfaqet me role të vendosura dhe të forta, De Niro në jetën private është më i tërhequr, por ka ndarë disa nga preferencat e tij personale,raporton Express.co.uk.

Në një intervistë me Kenneth Branagh, ai ka zbuluar aktorët e tij të preferuar, duke përfshirë emra si Marlon Brando, James Dean dhe Kim Stanley. Në ceremoninë e Golden Globes, De Niro konfirmoi gjithashtu se disa nga filmat e tij të preferuar janë pikërisht ata ku luajnë këta legjendarë: East of Eden, On the Waterfront dhe Rebel Without a Cause.

Në East of Eden (1955) dhe Rebel Without a Cause (1955), James Dean interpreton rolet kryesore dhe u bë simbol i rebelimit të rinisë, ndërsa karriera e tij u ndërpre tragjikisht në një aksident automobilistik në moshën 24-vjeçare. Marlon Brando, nga ana tjetër, u bë yll ndërsa Dean nuk kishte arritur ende famën dhe performanca e tij në On the Waterfront (1954) ka pasur një ndikim të madh në kinematografi.

Këto role dhe filmat e tyre mbeten ndër kryeveprat që kanë formësuar kinemanë dhe frymëzuar breza të tërë spektatorësh dhe aktorësh./KultPlus.com

HJK Helsinki zyrtarizon afrimin e Ardit Tahirit nga Llapi

By: Kult Plus
26 August 2025 at 22:13

Një nga klubet më të mëdha të Finlandës, HJK Helsinki, ka zyrtarizuar sot afrimin e sulmuesit kosovar Ardit Tahiri.

22-vjeçari do t’i bashkohet ekipit finlandez në formë huazimi njëvjeçar nga Llapi, me mundësi blerjeje verën e ardhshme.

Klubi finlandez ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta prezantuar transferimin, duke publikuar një video me një skenë ikonike të filmit “Pulp Fiction”.

Pas prezantimit, Tahiri shprehu emocionet e para për aventurën e tij të re në Finlandë, duke theksuar se mezi pret të ndihmojë HJK Helsinkin në objektivat e sezonit./KultPlus.com

Migjeni dhe portreti i fëmijërisë në “Luli i Vocër”

By: Kult Plus
26 August 2025 at 21:30

“Luli i Vocër” është një nga tregimet më prekëse të Migjenit, ku autori shfaq në mënyrë të hollë dhe të ndjeshme botën e brendshme të një fëmije të varfër, që përpiqet të gjejë vendin e vet në një shoqëri të vështirë.

Në këtë tregim, Luli, një djalë i vogël, nuk njihet nga shokët e tij, të cilët merren me lojën dhe punët e tyre, ndërsa ai i vëzhgon gjithçka nga korniza e tij personale. Autori përshkruan detajet e vogla të përditshmërisë së Lulit: rruga drejt shkollës, mbështetja te muri, ngrohtësia e diellit, dëshira për të pasur çizme si shokët e tjerë dhe dhembshuria për trupin e tij të vogël e të zhveshur, shkruan KultPlus.

Një nga momentet më të bukura të tregimit është afërsia me mësuesin, ku Luli përjeton dashuri dhe kujdes, por ndjen mungesën e asaj që do t’i jepte diçka mësuesit, përveç tollumbave të tij të vegjël. Migjeni përdor këto detaje për të treguar vulnerabilitetin, pastërtinë dhe ndjeshmërinë e fëmijërisë, si dhe hendekun mes nevojave materiale dhe shpirtërore.

Në këtë tregim, varfëria dhe ndjeshmëria shprehen me një gjuhë të pasur figurative, ku çdo objekt i vogël, si: dielli, çizmet, tollumbat, merr një kuptim emocional dhe simbolik. Luli nuk është vetëm një fëmijë i vogël; ai është pasqyra e një shoqërie që shpesh nuk vlerëson të vegjëlit dhe pafajësinë e tyre.

“Luli i Vocër” vazhdon të mbetet një nga tregimet më të njohura dhe më prekëse të letërsisë shqiptare, duke ofruar një lexim që emocionon dhe reflekton mbi gjendjen sociale, ndjeshmërinë njerëzore dhe bukurinë e botës së fëmijërisë.

Tregimi i plotë:

Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke fillue me shikue punën tande!
Kur Luli hyn n’oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s’i thotë. Ecë ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera e rruginës shkollore, shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa, hundën picrroke të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe…shikon. Gjaja që ma tepër tërhjek vëmendjen janë çizmet që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa te bukura janë! Si shkëlqejnë! – mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë ndër tullumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna – aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t’i ngrohi kambët. – Por kur s’ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis… Noshta, ndoshta…
Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t’i falë diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hanger mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin. /KultPlus.com

Madeline Kahn: Mjeshtëria e humorit dhe elegancës në skenë dhe ekran

By: Kult Plus
26 August 2025 at 21:00

Madeline Kahn, e lindur më 29 shtator 1942 në Boston, mbeti një nga figurat më të paharrueshme të komedisë dhe muzikës teatrale dhe kinematografike. Një artistë e kompletuar, ajo shkëlqeu si në skenë, ashtu edhe në ekran, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me talentin e saj të rrallë dhe humorin e pakrahasueshëm.

Në vitin 1978, gjatë provave për muzikalen On the Twentieth Century, drejtori Harold Prince komentoi:„Nuk ka asgjë që ajo të mos mund ta bëjë – përveç, ndoshta, të jetë e zakonshme.” Kjo ishte një përshkrim i përsosur i Kahn, e cila kishte një aftësi të jashtëzakonshme të ndërthurte komedinë me muzikën, duke ruajtur gjithmonë një energji të magjishme pa ego, shkruan KultPlus.

E rritur kryesisht në New York, Kahn u edukua nën influencën e nënës së saj, Paula, një këngëtare e trajnuar dhe më pas menaxhere skene. Madeline ndoqi Universitetin Hofstra, ku zhvilloi talentin e saj klasik si soprano dhe ëndrrat për operë, por pasioni i saj për komedinë dhe prezenca magnetike e drejtuan drejt skenës dhe kinemasë.

Debutimi i saj në film erdhi me What’s Up, Doc? (1972), ku shfaqi talentin e saj të veçantë duke lënë gjurmë menjëherë. Mel Brooks, i cili e pa filmin, e ftoi menjëherë për Blazing Saddles, ku si Lily Von Shtupp mori nominim për Oscar për Aktoren më të Mirë Mbështetëse. Bashkëpunimi i tyre i radhës në Young Frankenstein e bëri Kahn ikonë të komedisë, duke kthyer çdo skenë modeste në art komik të pakrahasueshëm.

Edhe rolet më të vogla, si në Paper Moon, treguan fuqinë e saj si aktore dhe aftësinë për të transformuar çdo karakter në një përvojë të paharrueshme. Megjithëse shpesh sfidoi regjisorët me improvizimet e saj, kjo vetëm e forcoi reputacionin e saj si një artistë që kërkonte të arrinte më të mirën.

Në fund të viteve 1980, Kahn u rikthye fuqishëm në skenë, duke fituar Tony Award në 1993 për The Sisters Rosensweig. Edhe kur u përball me sëmundjen e kancerit të vezoreve, ajo vazhdoi të punonte me pasion dhe energji të jashtëzakonshme. Një nga rolet e saj të fundit ishte në sitcomin Cosby, ku shfaqi ngrohtësi dhe humor të pakrahasueshëm.

Madeline Kahn u martua me John Hansbury në 1999, vetëm dy muaj para ndarjes nga jeta më 3 dhjetor, në moshën 57-vjeçare. Një martesë e vogël në Central Park reflektonte qetësinë dhe humorin e saj unik: “Dua të qesh edhe në mes të momenteve më të vështira”, i tha ajo miqve të saj.

Trashëgimia e Madeline Kahn është një kombinim i mjeshtërisë artistike, energjisë komike dhe elegancës së saj të natyrshme. Ajo vazhdon të frymëzojë breza të tërë aktorësh dhe adhuruesish të humorit dhe muzikës./KultPlus.com

“Le të fillojë ftesa”, Bieta i vuri pikat mbi i për sezonin e ri të emisionit!

By: gi ada
26 August 2025 at 21:06
Bieta Sulo ka konfirmuar rikthimin e saj në moderimin e programit të dashur “Ftesë në Pesë” për sezonin e ri në Top Channel, përmes një postimi tërheqës në Instagram. “Le të fillojë festa… ftesa doja të thoja 😅 Duke u bërë gati, sezon i ri, studio e re dhe një Bietë e re??????” – shkruan […]

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

By: e xh
26 August 2025 at 22:36

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së shtetit palestinez, por nënvizoi se duhet të jetë demokratik.

“Ne nuk po i themi jo njohjes së një shteti palestinez. Ne jemi pro. Kemi qenë pro prej kohësh. Por padyshim që duhet të sigurohet që të jetë shtet demokratik”, tha ndër të tjera ajo.

Më tej Frederiksen deklaroi se vazhdimi i politikës së Netanyahut në Gaza është i papranueshëm.

Njohja e një shteti palestinez duhet t’i shërbejë “kauzës së mirë”. Nga ana tjetër Danimarka do të përdorë presidencën e saj të BE-së për të rritur presionin.

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

By: e xh
26 August 2025 at 22:04

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i flakëve ka qenë djegia e panelit elektrik. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur ta vendosin nën kontroll, duke shmangur përhapjen në katet e tjera.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe ankth tek  banorët e pallatit, të cilët u detyruan të dilnin me nxitim jashtë.

Aktualisht, në ndërtesë mungon energjia elektrike, ndërsa ashensorët kanë dalë jashtë funksionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

By: e xh
26 August 2025 at 21:32

“Izraeli dëshiron një marrëveshje të plotë dhe që i sjell pengjet në shtëpi”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite David Mencer. Këtë të martë është mbledhur edhe kabineti i sigurisë izraelite.

Mencer u pyet gjithashtu nëse Izraeli do të dakordohet me Hamasit për të arritur një marrëveshje, duke thënë se “ne do të shqyrtojmë çdo veprim që çon në lirimin e pengjeve”.

Mencer shton se të gjitha mediat ndërkombëtare duhet të ushtrojnë presion mbi Hamasin që të lirojë pengjet.

❌
❌