Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Abc News

Ministria e Mbrojtjes: Është vënë në kontroll vatra e zjarrit në segmentin Laç-Lezhë

By: Rovena
26 August 2025 at 14:43

Vatra e zjarrit e rënë në një objekt biznesi në krahë të segmentit Laç-Lezhë është vene nën kontroll.

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një njoftimi zyrtar informon se po punohet për fikjen e plotë të saj.

Forcat zjarrfikëse mbeten të angazhuara në terren. Kujtojmë se zjarri i rënë në segmentin Laç-Lezhë u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era, duke rrezikuar kështu edhe disa banesa që ndodheshin aty pranë./abcnews.al

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Kapen në Itali me qëllim ekstradimin dy vëllezër shqiptarë

By: Rovena
26 August 2025 at 14:23

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, kapen në Itali dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Shqipëri, dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkimn ndërkombëtar. H. alias E. L., 35 vjeç. Gjykata e Durrësit, në muajin janar 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 07.02.2021, ka vjedhur me dhunë, një automjet, një shumë parash dhe një celular, në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej shtetasin H.H, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;

H., 31 vjeç. Gjykata e Dibrës, në muajin korrik 2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2019, shtetasi K. H. është kapur në flagrancë brenda një sere në Martanesh, ku kishte kultivuar fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

Australia akuzon Iranin për dy sulme të vitit të shkuar

By: Rovena
26 August 2025 at 14:11

Australia ka njoftuar se do ta dëbojë ambasadorin e Iranit nga shteti, pas dyshimeve për përfshirjen direkte të qeverisë iraniane në sulmet antisemitike në Sydney dhe Melbourne.

Kryeministri Anthony Albanese ka thënë se sulmet ishin “akte të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme të agresionit, të orkestruara nga një shtet i huaj”. Askush nuk ishte lënduar në sulmet që ndodhën vitin e kaluar.

Shefi i organizatës së Inteligjencës së Sigurisë në Australi, Mike Burgess, ka thënë se informatat që posedon agjencia e tij janë se Irani ka shumë gjasa të ketë qenë prapa sulmeve ndaj komunitetit hebre në incidentet në Australi.

Ambasadori Ahmad Sadeghi dhe tre zyrtarë të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Australia brenda shtatë ditësh. Irani nuk ka komentuar akuzat.

Është hera e parë që Australia ka dëbuar një ambasador që prej Luftës së Dytë Botërore. Albanese po ashtu ka thënë se qeveria e tij do t’i shpallë Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane si organizatë terroriste.

Fieri tërheq gjermanët e anglezët/ Natyrë, arkeologji dhe gastronomi, rritet interesi i të huajve

By: xhir jeta
26 August 2025 at 13:52

Fieri po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët e huaj. Krahas trashëgimisë arkeologjike në Apoloni dhe Bylis, këtë verë vizitorët kanë zbuluar edhe plazhet e Semanit dhe Darëzezës.

Operatorët turistikë thonë se kryesisht janë gjermanë dhe anglezë ata që preferojnë natyrën dhe gastronominë vendase.

Sipas të dhënave, numri i vizitorëve është rritur me 15 për qind, por vetëm pak prej tyre qëndrojnë më shumë se një natë në Fier. Pasi vizitojnë parqet dhe bregdetin, shumica udhëtojnë drejt jugut ose Beratit, ku gjejnë një ofertë më të pasur akomodimi.

Fieri ka aktualisht 13 hotele me rreth 330 shtretër dhe vetëm një bujtinë, ndërsa operatorët turistikë shpresojnë që vitet e ardhshme bregdeti të pajiset me struktura të reja, për ta kthyer zonën në destinacion të mirëfilltë turistik.

VIDEO/ Zjarri në afërsi të superstradës Lezhë-Milot, raportohet për dëme të shumta materiale

By: Rovena
26 August 2025 at 13:51

Flakët që kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe ferra pranë një biznesi në afërsi të superstradës Lezhë-Milot, janë përhapur me shpejtësi duke kërcënuar edhe disa banesa e një restorant që ndodhet aty afër.

Në vendin e ngjarjes ndodhet forcat zjarrfikëse të cilat po luftojnë me flakët për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i ABC News, Gjergj Figuri, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar./abcnews.al

Rama, gati qeveria e re/ Meçe: Misioni i tij është të përgatisë ndryshime të reja

By: Rovena
26 August 2025 at 13:43

Analisti Arben Meçe i ftuar në “News Line” në ABC News, komentoi të reja e fundit sa i takon ndryshimeve që pritet të bëjë kryeministri i vendit Edi Rama, për nisjen e legjislaturës së re parlamentare.

Meçe tha se kryeministri në një mënyrë apo në një tjetër ka paralajmëruar ndryshime. Analisti shtoi se pritet të shohim një qeveri me një natyrë të panjohur më parë për ne, ku do të lartësohet të gjitha figurat politikë që kanë spikatur. Sipas Meçes, kësaj here jo si zgjatime të Ramës, por si figura individuale.

“Pjesën tjetër e vë në dyshim nëse kanë një forcë të pavarur. Rama duhet të përgatisë një strukturë të re evidente. Ministrat nuk duhet të jenë teknikë, duhet që të jenë edhe politikë. Ky është misioni i Ramës. Unë mendoj se Rama në kuadrin e gjithë kësaj skeme që ndërton, qeveria do të jetë e një natyre të panjohur që ne jemi mësuar të shikojmë. I ka dhënë shenjat, por mendoj të mos e vazhdojë këtë skemë në qeveri, sepse ministrat duhet që të jenë ikonat. Rama në kuadër të këtij plani, do të bëjë që këto figura që kanë arritur të evidentohet, do i ngrejë në nivele të larta, por jo si zgjatimi i Ramës, por si individë më vete. Në parim jo më qeveri teknike”, tha analisti./abcnews.al

“Beteja e Berishës, justifikimi i humbjes”, Meçe: Në Parlament do të hyjë me strategjinë e zhurmës

By: Rovena
26 August 2025 at 13:36

Në një intervistë për “News Line” në ABC News, analisti Arben Meçe ka komentuar zhvillimet më të fundit në opozitë, duke theksuar se strategjia politike e Sali Berishës është e përqendruar tek justifikimi i humbjes dhe prodhimi i zhurmës.

Sipas tij, Berisha nuk synon më fitoren, por ruajtjen e një ndikimi të vetëm personal në të djathtën shqiptare. Meçe thekson se opozita ka dështuar të paraqitet si një alternativë reale për qytetarët dhe se veprimet aktuale nuk i shërbejnë ndërtimit të një opozite funksionale, por vetëm tensionimit të qëllimshëm të skenës politike.

“Justifikimi i humbjes është e gjithë beteja e Berishës. Doktorit i intereson që të justifikojë humbjen. Ajo që është më kryesorja është e nesërmja se çfarë parlamenti do të kemi. Strategjia e Berishës është që të prodhojë sa më shumë gjëra për të prodhuar një opozitë që nuk vjen vetëm nga Berisha. Situata politike është ‘pro-Rama’, ‘anti-Rama’, nuk ka anë tjetër. Pritshmëria më pozitive është që t’u jepet hapësirë këtyre partive që t’u jepet terren. Por, pse Berisha po krijon këto grupe?!

Berisha edhe kur nuk është në Parlament dhe e ke në televizor për gati 6 orë. Berisha e ka pasur gjithmonë të njëjtën strategji. Berisha e ka pasur gjithmonë të njëjtën strategji, çdo opozitë të re e ka neutralizuar për të qenë e vetmja frymë e djathtë në Shqipëri. Por, cila do të jetë strategjia e Berishës në parlament?! Unë mendoj se Berisha nuk di të bëjë gjë tjetër vetëm se të bëjë rrëmujë në Parlament. Do të vazhdojnë që të kërkojnë komisione nga më absurdet.

Asnjëherë opozita nuk u ngrit në një perceptim që qytetari ta shihte si zgjidhjen e probleme të tij, ky ishte dhe shkaku që opozita nuk fitoi kurrë. PD asnjëherë nuk u prodhua si një alternativë zgjidhje. Kërkojnë të marrin fitoren në tavolinë, por nuk funksionon kështu. Duan të fitojnë nëpërmjet zhurmës. Farsa e Berishës ra dhe nuk ka qytetar në Shqipëri që ta besojë atë”, tha analisti Meçe./abcnews.al

VIDEO/ Zjarr pranë një biznesi në afërsi të superstradës Lezhë–Milot, flakët rrezikojnë banesat përreth

By: Rovena
26 August 2025 at 13:15

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një biznesi në afërsi të superstradës Lezhë–Milot.

Për shkak të përhapjes së flakëve nga era, në rrezik janë edhe disa banesa përreth, si dhe një restorant i madh dasmash që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar në terren për të penguar përhapjen e flakëve dhe për t’i vendosur ato nën kontroll.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të vënë nën kontroll flakët./abcnews.al

Thatësira shton importin e energjisë/ KESH blen 8.3 milionë euro energji elektrike për një javë

By: xhir jeta
26 August 2025 at 13:11

Mungesa e reshjeve përgjatë verës dhe temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike e si pasojë edhe importin e saj. Të dhënat e Korporatës Elektroenergjitike shqiptare tregojnë se për periudhën 25 deri në 31 gusht është blerë energji në vlerën e 8.3 milionë eurove.

Sasia e energjisë së nevojshme është siguruar nëpërmjet tre loteve dhe është blerë me një çmim mesatar që varion nga 115 euro deri në 125 euro për megavator. Moti i nxehtë ka bërë që konsumi i energjisë elektrike të pësoj rritje nxitur edhe nga përdorimi i kondicionerëve jo vetëm nga konsumatorët familjarë por edhe në biznese.Madje sipas të dhënave tashmë në Shqipëri konsumi më i lartë regjistrohet gjatë verës duke tejkaluar periudhën e dimrit dhe periudhën e festave të fundvitit.

Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit të energjisë në vend nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me mbi 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.

Për të ulur varësinë nga prodhimi i energjisë hidro, tashmë fokusi është vendosur në prodhimin energjisë elektrike nga dielli. Nga të dhënat zyrtare konfirmohet se gjatë vitit të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme te prodhimit të energjisë nga parqet Fotovoltaike të cilat prodhuan një sasi prej prej 489 mijë mëh, ose rreth 16% të prodhimit total./abcnews.al

Fiton braziliani “i përjetshëm”/ Rubens Barrichello triumfon në Brazil në moshën 53 vjeç

By: xhir jeta
26 August 2025 at 12:47

Në Formula 1 mbetet një emër i respektuar.

Të paktë janë pilotët që kujtohen aq shumë nga tifozët ndër ata që nuk u shpallën kurrë kampionë të botës, dhe Rubens Barrikelo tregoi se meriton gjithçka.

Veterani brazilian arriti një sukses të madh në një moshë tepër të shtyrë për sport, sidomos për ata të shpejtësisë.

Pasi mbushi 53 vjeç në maj të këtij viti, Barrikelo u shpall kampion I garës së shquar NASCAR në Brazil.

Në edicionin debutues ai I la pas të gjithë, me fitoren e raundit të gjashtë të serisë në qytetin e tij të lindjes, Sao Paulo.

Kjo, më shumë se 14 vite pasi I mbiquajturi “Rubinjo” I dha fund karrierës në Formula 1, gjë që ndodhi në Interlagos të Brazilit në 2011 në timonin e një Uilliamsi.

Pasi hoqi kokoren e pilotit në elitën e automobilizmit, ai u shpall dy herë kampion I Stok Kar Pro Series në 2014 e 2022, ndërsa duket se ka ndërmend të vazhdojë derisa t’i afrohet të 60-ve.

Në Formula 1, Barrikelo doli dy herë nënkampion I botës në 2002 e 2004, në pilotimin e një Ferrari, i lënë pas vetëm nga legjenda Mikael Shumaher.

Braziliani fitoi 11 gara në 19 sezone, 14 vende të para në provat zyrtare, 17 xhiro më të shpejta dhe 68 podiume, një rekord ndër pilotët që nuk u shpallën kampionë të botës.

“Turpi” i koshit amerikan/ SHBA mundet nga Uruguaj në Kupën kontinentale 2025

By: xhir jeta
26 August 2025 at 12:46

Me sa duket dalë nga dalë po realizohet profecia e Moxartit të këtij sporti. Drazhen Petroviç, ylli i ndjerë i basketbollit jugosllav e kroat, parashikoi në 1992 se vendeve të tjera do t’u duhen 50 vjet për të arritur nivelin e “Skuadrës Ëndërr” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Atë verë, kombëtarja e ajkës së NBA-së, me të tillë si Majkëll Xhordan, Mexhik Xhonson, Lerri Bërd, Patrik Juing, Dejvid Robinson, Klajd Dreksler, Çarls Barkli apo Skoti Pipen, sa për të përmendur më të mirët, stërfitoi në Lojrat Olimpike të Barcelonës duke mundur në finale Kroacinë 117-85.

Kanë kaluar më pak se 50 vjet, saktësisht 33, dhe amerikanët po e kanë gjithnjë e më të vështirë, ndërsa kur nuk janë në parket yjet e NBA-së, shpesh munden.

Kjo ndodhi kur seleksioni i tyre luajti në Kupën e Amerikës 2025 ndaj Uruguajit, dhe u mposht me shifrat 86-85.

Në ekipin e drejtuar nga trajneri Stefën Silas nuk ka asnjë profesionist të Ligës më të fortë të Botës, por vetëm basketbollistë që luajnë në Europë si Itali, Greqi, Spanjë apo Turqi, si dhe në kontinente të tjera.

Më të mirët ishin Gallouej që luan në Turqi me 25 pikë me Ramsej që militon në Itali me 19, ndërsa Grant I Panathinaikosit shërbeu 7 asistë.

Uruguaj u udhëhoq nga Veskovi me 24 pikë e Rodrigez me 23, ndërsa kapi 45 topa në tabela ndaj 33 të amerikanëve.

Më herët, Shtetet e Bashkuara, mezi ia dolën ndaj Bahamasit 105-93 pas kohës shtesë, madje ishin në humbje deri në sekondat e fundit të 40 minutave të rregullta.

Të mos harrojmë, se edhe me profesionistët e NBA-së është gjithnjë e më e vështirë, siç u pa në Lojrat Olimpike në Paris vitin e kaluar.

Amerikanët vërtet morën medaljet e arta, por shpëtuan mirë ndaj Serbisë në gjysmëfinale, ndërsa në finalen kundër Francës duhet t’i puthin duart Stefën Kërrit që bëri një paraqitje të mrekullueshme.

Ancelotti “tradhton” madrilenët/ Asnjë futbollist i Real në listën e Kombëtares së Brazilit

By: xhir jeta
26 August 2025 at 12:44

Karlo Ançeloti zbuloi listën e tij të dytë si trajner i kombëtares së Brazilit, duke lënë jashtë të gjithë lojtarët e Real Madrid, me të cilët jetoi sezone triumfi në vitet e fundit.

Tekniku italian nuk ftoi asnjë prej Vinucuis Junior, Rodrygo, Eder Militaio apo Hendrik për dy sfidat e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 në zonën e Amerikës së Jugut.

Pesë herë kampionët e botës do të luajnë më 5 shtator në “Marakana” kundër Kilit dhe më 10 shtator në transfertë kundër Bolivisë.

Përveç lënies jashtë të “madrilenëve”, Ançeloti ka zhgënjyer pritshmëritë e mëdha të mediave braziliane për Neymar.

Sulmuesi duhet të presë ende për rikthimin e tij te “Selecao”, ndërsa objektivi i tij për të luajtur në finalet e Kupës së Botës ka marrë një tjetër goditje të rëndë.

Sa I përket lojtarëve të grumbulluar, trajneri italian ka dërguar ftesa për shumë prej futbollistëve që po shkëlqejnë në Europë, përfshirë edhe disa veteranë, si portieri Alison, mbrojtësit Marquinos e Alex Sandro, apo mesfushori Kasemiro.

Nuk mungojnë talentet e reja të futbollit brazilian, përfshirë dy sulmuesit e Chelsea, Estevao dhe Joao Pedro.

Po ashtu, Ançeloti ka kthyer në kombëtaren e Brazilit, mesfushorin e Uest Ham, Lukas Paqueta dhe sulmuesin e Tottenham, Richarlison.

Në dy ndeshjet e para si trajner i “Selecao”, Anceloti ka marrë një fitore dhe një barazim, ndërsa skuadra e tij e ka siguruar kualifikimin për në finalet e “Botërorit 2026”.

“Magjia” e futbollit/ Spektakël në ndeshjen Newcastle-Liverpool në Premier League

By: xhir jeta
26 August 2025 at 12:40

Një ndeshje nga ato që do të mbahen mend gjatë. Një shfaqe e vërtetë e futbolli, e mbushur me spektakël, gola, përmbysje rezultati dhe surpriza si ajo e 16 vjeçarit Rio Ngumoha. Një hero I papritur, ai që vendosi në minutën e 100-të fitoren 3-2 të Liverpool në transfertën e Neëcastle.

Sfida e luajtur në “Saint James Park” ishte emocionuese që në nisje të topit të parë.

Të ndihmuar nga atmosfera elektrizuese në tribuna, të zotët e shtëpisë ishin më kërkues, por festimet i nisën kampionët anglezë, që kaluan në epërsi me Gravenbersh në minutën e 35-të.

Njukasllëll mori një tjetër goditje në shtesën e pjesës së parë, kur Gordon la fushën me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë në dëm të Van Dijk.

Pas pushimit, fati I sfidës u duk se u vendos shpejt.

Ekitike shënoi golin e dytë për Liverpool, duke dhënë përshtypjen se gara do mbyllej para kohe.

Por këto pritshmëri u rrëzuan shpejt.

Me forca më të pakta në fushë, Njukasëll reagoi dhe I shkoi shumë pranë një përmbysje të madhe.

Bruno Guimaraes ngushtoi diferencën në minutën e 57-të, ndërsa vetëm dy minuta nga fundi I kohës së rregullt, Osula barazoi shifrat.

Me entuziazmin në krah, të zotët e shtëpisë provuan të kthenin rezultatin, por shpresat e tyre u shuan në minutën e dhjetë shtesë.

Vetëm pak minuta në fushë, Rio Ngumoha do të jetonte debutimin magjik, duke shënuar golin e fitores për Liverpool, që ruan nisjen perfekte në sezonin e ri të Premier League me pikë të plota pas dy javëve të para.

Inter e nis me “manita”/ Torino dorëzohet pa kushte. Fitorja për të harruar turpin në finalen e Ligës se Kampionëve

By: xhir jeta
26 August 2025 at 12:39

Pranvera nuk vjen me një lule, dhe këtë film e kemi parë edhe më parë.

Interi e nisi Serinë A me një sukses të madh, 5-0, përballë Torinos në “San Siro”, dhe më shumë se 75 000 tifozët në stadium padyshim që ishin të lumtur.

Trajneri Kristian Kivu hyri në kampionat me këmbën e djathtë, siç thuhet, dhe shpresa është që të harrohet katastrofa në finalen e Championsit, me humbjen 5-0 ndaj PSG-së, por sidomos që të fitohen trofe.

Nga ajo që u pa, objektivat mund të arrihen.

Markus Turam ishte më I miri në fushë, dhe jo vetëm sepse shënoi dy gola, ndërsa kapiteni Lautaro Martinez e tundi një herë rrjetën.

Dyshja e sulmit duket “top”.

Në mesfushë, kroati Suçiç nuk bëri të qahej mungesa e mjeshtrit Çalhanoglu, ndërsa presingu ishte asfiksues që në fillim.

Bastoni shënoi në 18’, Turam dyfishoi që në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit, Lautaro realizoi në 51’, Turam në 62’ dhe Boni mbylli spektaklin gati 20 minuta para fundit.

“Dallga Inter, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – super nisje e Kivut, 5 gola Torinos! Spektakël I Turamit, shënojnë Lautaro, Bastoni, Boni, paraqitje e bukur nga Suçiç! Asllani te “granatat”!”

“Një manitë fshin tjetrën, – ngushëllohet “Il Korriere delo Sport”, – Interi provon të harrojë Mynihun dhe asfalton Torinon, 5-0! Spektakël nga Kivu! Çfarë filmi me Turam-Lautaro!”

Kristian Kivu është një trajner pa përvojë, por pjesë e Interit të madh të Murinjos, e ndoshta do ta ketë karakterin që të mos lejojë një dështim si ai i sezonit të kaluar.

Gola shkodrane në Rusi/ Belajdi Pusi është në krye të renditjes në Ligen e Parë

By: xhir jeta
26 August 2025 at 12:38

Mirlind Daku mesa duket do të ketë shoqëri. Një tjetër yll shqiptar ka nisur të shkëlqejë fort në Rusi, edhe pse ende nuk ka arritur në elitë. Ky është sulmuesi shkodran, Belajdi Pusi, që në moshën 27-vjeçare është bindur të krijojë një karrierë ndërkombëtare.

Pusi realizoi golin e radhës në ndeshjen që ekipi I tij, Fakel i Voronjezhit, e fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Njeftehimikut. Shqiptari është shënuesi i dytë më i mirë i ligës së parë ruse, me 4 rrjeta në 6 ndeshje, vetëm një pas dy të parëve, Kalmikov e Karajev.

Futbollisti 27-vjeçar realizoi që në javën e parë, në portën e Spartakut të Kostromës, në fitoren 1-0, pastaj bëri pushim në dy ndeshje. U rikthye tek rrjeta në 11 gusht ndaj Kamazit, ku edhe shërbeu asist, pra ishte protagonist në të dy golat në suksesin 2-1.

Nuk u ndal as në 17 gusht sërish jashtë fushe, në Novorosijsk, duke shënuar golin e vetëm në triumfin 1-0 kundër Çernomoretsit vendas, dhe vazhdoi serinë edhe një ditë më parë.

Fakel I Voronjezhit mban vendin e parë në renditje me 18 pikë, pra me gjashtë fitore të plota, dhe me golaverazhin 7-1. Kjo do të thotë se sulmuesi shkodran ka për momentin më shumë se gjysmën e rrjetave të ekipit të tij.

Dy vendet e para ngjiten direkt në Premier Ligë, ndërsa dy vendet e tjera luajnë në plej of për t’u kualifikuar për më lart./abcnews.al

Torino “zbulon” Asllanin: Shumë i kënaqur që erdha, do të shihemi në stadium

By: xhir jeta
26 August 2025 at 12:36

Më mirë vonë se kurrë.

Kristian Asllani dhe Torino u vonuan disa ditë, pot gjithsesi në prag të duelit të kampionatit italian ndaj Interit, erdhi momenti I prezantimit.

Me mesfushorin kuqezi që nuk mundej të luante ndaj ish-ekipit të tij, e që mbeti në tribunë ashtu si ylli tjetër kuqezi, Ardian Ismajli, klubi piemontez ua paraqiti tifozëve dhe gjithë botës.

Në faqen e tij zyrtare postoi një video, në të cilën futbollisti shqiptar paraqitej me fanelën e tij të re dhe si një mjeshtër I bilardos.

Lojtari kuqezi foli shkurt dhe thjeshtë për tifozët.

“Përshëndetje djema. Shumë i kënaqur që erdha në Torino, dhe mezi pres t’iu shoh të gjithëve në stadium. Shihemi shpejt!”

Asllani kaloi tek Torino në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerje përfundimtare të kartonit verën e ardhshme.

Ai besohet se do të marrë një rrogë prej 2 milionë eurosh në vit, ndërsa kostoja e përgjithshme e operacionit mund të arrijë deri në 15 milionë euro.

Në tre sezone me zikaltërit, lojtari I Shqipërisë luajti 99 ndeshje, duke shënuar 4 gola e shërbyer 5 asistë, por nuk mundi të ishte titullar.

Shiste i armatosur kanabis në doza/ Velipojë, pranga 22 vjeçarit, kishte masë sigurie ‘arrest në shtëpi’

26 August 2025 at 12:34

Policia e Velipojës ka arrestuar në flagrancë mbrëmjen e së hënës një 22 vjeçar gjatë shitjes së një sasie lënde narkotike. Ky i ri, i identifikuar si Flavio Gropaj banues në fshatin Pulaj, kishte të caktuar nga Gjykata e Shkodrës masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë arrestimit dhe kontrolleve në banesën e tij u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Ndaj të dyshuarit Gropaj rëndojnë akuzat për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ abcnews.al /

Kombëtarja kthehet me risi/ Cristian Shpendi pritet të jetë emri i ri në listen e Sylvinho

By: xhir jeta
26 August 2025 at 12:34

Numërimi mbrapsht ka nisur. Kombëtarja e Shqipërisë do të kthehet në fushën e lojës në fillim të shtatorit, me kuqezinjtë që kanë në program dy sfida, atë miqësore kundër Gjibraltarit në datën 4 dhe pesë ditë më pas kundër Letonisë në eliminatoret e Botërorit 2026.

Edhe koha e Silvinjos për të plotësuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për këto sfida po përfundon. Me sezonin që sapo ka nisur dhe shumë futbollistë që kanë bërë lëvizje në merkato, për teknikun kuqezi, ashtu si edhe për të gjithë kolegët e tij, kjo nuk është periudha më e mirë për të zgjedhur.

Por ky është kalendari dhe për sfidat e shtatorit Silvinjo duhet të ketë në dispozicion lojtarët më në formë dhe më gati. Për këtë arsye, lista e ardhshme e kombëtares pritet të ketë risi.

Një prej tyre mban emrin e Cristian Shpendit. Pasi ka kaluar të gjithë zinxhirin e skuadrave kuqezi të moshave, sulmuesi që luan me Cesena në Serie B italiane pritet të debutojë edhe me përfaqësuesen e madhe. Emri i tij është përmendur edhe më parë, por tashmë grumbullimi i tij gjen konfirmim edhe në mediat përtej Adriatikut, që zbulojnë ftesën që tashmë ka mbërritur në klubin e tij.

Shpendi është vetëm një nga risitë e mundshme, ndërsa Silvinjo pritet të kalojë në sitë formën dhe situatën e shumë prej lojtarëve që e kanë patur të sigurtë grumbullimin. Armndo Broja ende nuk e ka bërë debutimin me Burnley, Jasir Asani zgjodhi të transferohej në Iran, Ernest Muçi sapo është rikuperuar nga dëmtimi te Beshikash, ndërsa Nedim Bajrami duhet të gjejë një skuadër tjetër në ditët e fundit të merkatos së verës.

Në mbrojtje, dyshimet lidhen me Ismajlin që vazhdon rikuperimin pas dëmtimit me Torinon. Me të njëjtën skuadër, Kristjan Asllani duhet ende të debutojë pas largimit nga Inter. Në një analizë në vija të trasha, situata e lojtarëve shqiptarë nuk është nga më të mirat në këtë moment. Të gjitha këto dyshime do të marrin përgjigje të premten, kur Silvinjo pritet të publikojë listën dhe të shpjegojë zgjedhjet e tij në konferencën për mediat.

Deri atëherë e sigurtë është, që tekniku duhet të gjejë zgjidhje, sidomos për sfidën e 9 shtatorit kundër Letonisë, e cila është shumë e rëndësishme në fushatën eliminatore të Kupës së Botës./abcnews.al

❌
❌