Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Abc News

Mbante drogë me vete, pranga belges në Rinas

21 July 2025 at 11:40

TIRANË- Një 25-vjeçare nga Belgjika është arrestuar në Rinas pasi u kap me një sasie lënde narkotike Amphetaminë, që mbante me vete.

Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria.

Lëna narkotike u sekuestruar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Greqi, temperaturat pritet të arrijnë në 44 gradë Celsius

21 July 2025 at 11:26

Nga sot deri të premten, Greqia pritet të përjetojë një valë të nxehti përvëlues, me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius dhe në disa vende që mund të arrijnë deri në 43-44 gradë Celsius.

Në deklaratat për agjencinë greke të lajmeve, ANA, drejtori i kërkimeve të Observatorit Kombëtar të Athinës (NOA), Kostas Lagouvardos shpjegoi se vala fillestare e temperaturave të larta filloi javën e kaluar, me temperatura që arritën në 37 gradë Celsius dhe se faza e dytë, më intensive, do të zgjasë afërsisht gjashtë ditë para një ftohjeje graduale në disa pjesë të Greqisë, të shtunën e ardhshme.

Sipas Lagouvardos, temperaturat më të larta do të jenë të martën, të mërkurën dhe të enjten dhe madje mund të shtrihen deri të premten, megjithëse temperaturat maksimale do të varen edhe nga modalitetet e erës.

“Sipas të dhënave të parashikimit, duke parë karakteristikat e temperaturës së masave të ajrit të nxehtë që presim, në disa zona mund të jemi afër një moti ekstrem”, vuri në dukje ai.

Temperaturat më të larta priten në Thesali, pjesë të Maqedonisë Qendrore dhe Trakisë, si dhe disa pjesë të Peloponezit, Greqisë Qendrore lindore, përfshirë Atikën. Një sfidë shtesë do të jenë temperaturat vazhdimisht të larta gjatë natës, të cilat do të rrisin stresin nga nxehtësia.

Lagouvardos theksoi se temperaturat gjatë javës së kaluar mbetën rreth 30°C deri në orët e para të mëngjesit në disa zona të Atikës, veçanërisht në rrethet qendrore dhe jugore.

Meteorologu i NOA-s, Stravros Dafis konfirmoi se temperaturat pritet të kalojnë 40°C dhe të jenë afër 35°C edhe në lartësi deri në 800 metra mbi nivelin e detit dhe të rriten deri në 25-26°C edhe në lartësi më të mëdha se 1 500 metra në javën e ardhshme.

Sipas profesoreshës, Klea Katsougianni të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës dhe profesoreshës së Shëndetit Publik në Imperial College London, temperaturat e larta mund të çojnë në shkallë më të lartë të vdekshmërisë.

“Nëse nuk marrim masa për të përmirësuar dhe përshtatur ndryshimet klimatike, do të kemi pasoja shumë serioze në shëndet”, vuri në dukje ajo.

Duke cituar një studim të botuar në “Nature Medicine”, ajo tha se Athina ishte një nga 10 qytetet evropiane në rrezik të një rritjeje të lartë të numrit të vdekjeve për shkak të rritjes së temperaturave deri në fund të shekullit, nëse nuk merren masa për të përmbajtur ndryshimet klimatike.

Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane

By: xhir jeta
21 July 2025 at 11:00

Zyrtarët iranianë pritet të takohen me homologë të tyre nga Britania, Franca dhe Gjermania më 25 korrik në Stamboll, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit, teksa vendet perëndimore e rrisin presionin ndaj Teheranit për të arritur marrëveshje, pasi në të kundërtën rrezikon të përballet me sanksione.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë më 20 korrik se bisedimet do të mbahen në nivel të zëvendësministrave të Jashtëm.

“Si përgjigje ndaj kërkesave të kombeve evropiane, Irani është pajtuar për të mbajtur rundin e ri të negociatave”, ka thënë Baghaei për televizionin shtetëror.

Edhe ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Aragchi ka konfirmuar se po punohet në mbajtje të takimit.

Këto tri vende evropiane kanë paralajmëruar që nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin deri në fund të gushtit, ato do t’i rikthejnë të gjitha sanksionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër Iranit, përmes të ashtuquajturit “mekanizëm rikthimi”. Më 18 korrik, Aragchi u ka bërë thirrje fuqive evropiane që t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rikthim sanksionesh.

Nën marrëveshjen e arritur më 2015 mes Teheranit dhe fuqive botërore, këto të fundit i kanë hequr kufizimet në shitje armësh, sektorin bankar dhe teknologjinë e lidhur me çështje bërthamore.

Qeveritë evropiane mund të shfrytëzojnë mekanizmin e OKB-së deri më 15 tetor.

Irani e ka pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike pas bombardimeve amerikane dhe izraelite në qendrat e tij bërthamore një muaj më parë. Evropianët janë duke iu bërë presion inspektorëve bërthamorë të OKB-së që të rikthejnë bashkëpunimin me Iranin, për të parandaluar Teheranin që të riorganizojë programin bërthamor, pas dëmit që i është shkaktuar nga sulmet.

Irani dhe SHBA-ja ishte planifikuar që të takoheshin në Oslo më herët gjatë këtij muaji, mirëpo takimi është shtyrë, pa caktuar një datë të re.

Ndonëse të dyja palët pretendojnë se mbështesin diplomacinë, Irani kërkon garanci se nuk do të ketë sulme tjera në të ardhmen.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sinjalizuar se është i interesuar në një marrëveshje më të gjerë, mirëpo ka paralajmëruar për sulme të reja, nëse Irani rinis pasurimin e uraniumit në nivele të larta.

Një pikëpyetje e madhe ekziston për vendndodhjen e uraniumit të pasuruar të Iranit – mbi 60 për qind – shifër mbi nivelet e nevojshme për përdorim civil dhe nën nivelin e kërkuar për prodhim armësh.

Irani besohet se i ka rreth 400 kilogramë të uraniumit të pasuruar në atë shkallë./rel

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

By: xhir jeta
21 July 2025 at 10:55

Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, një muaji pasi ka rënë në duart e autoriteteve.

Më 2024, ai pati ikur nga një burg i sigurisë së lartë.

Zyra e Prokurorit në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar aktakuzën kundër tij në prill.

I përshkruar si kreu i bandës “Los Choneros”, Macias akuzohet për shpërndarje të kokainës, për komplot dhe dhunë me armë, përfshirë kontrabandë të armëve.

Në një letër të lëshuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë është thënë se Macias do të paraqitet në gjykatën federale të hënën.

Ky shtetas ekuadorian, dikur një shofer taksie, por i shndërruar në bos krimi, është pajtuar në gjykatë një javë më parë që të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat.

Ai është shtetasi i parë i Ekuadorit që ekstradohet nga vendi i tij prej hyrjes në fuqi të ligjit të ri një vit më parë.

Ligji është miratuar pas një referendumi të mbajtur nga presidenti Daniel Noboa me qëllim të sigurimit të mbështetjes për t’i luftuar bandat kriminale./rel

Përhapet zjarri në Dukat/ Dhjetëra hektarë të djegur, flakët vijojnë prej tre ditësh

21 July 2025 at 10:52

VLORË– Vijon prej tre ditësh zjarri në malin e dukatit në Vlorë. Aktualisht vijon puna nga toka edhe pse është terren mjaft i vështirë.

Në vend ndodhen 30 efektivë të Forcave të Armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe të pyjores.

Pritet në varësi të situatës të këtë sërish ndërhyrje nga ajri ndërsa qëllimi mbetet lokalizimi i zjarrit për të mos vijuar drejt Parkut Kombëtar te Llogarasë.

Nga zjarri deri me tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, pemë dhe shkurre në zonë.

Një ditë me parë veç ndërhyrjes nga toka , në ndihmë gjatë gjithë ditës u punua edhe nga ajri me helikopter për të mos lejuar avancimin e flakëve./abcnews.al

 

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri masivi pyjor në Shkopet

21 July 2025 at 10:34

SHKOPET- Zjarri i përmasave të mëdha në Shkopet.

Zjarri ka përshkuar dhe zonën e Lurthit në Malësinë e Mirditës dhe atë të Ulzës një park natyror të Matit.

Zjarri është riaktivizuar gjatë natës, duke u djegur masiv pyjor dhe bimësi.

Rreth 50 hektarë pyje janë shkrumbuar, ndërsa vijon zjarri aktiv.

Forca të shumta nga ushtria ndodhen në terren, por e pamundur izolimi i vatrave.

Pritet ndërhyrja nga ajri, ndërsa situata mbetet problematike në zonën e mbrojtur të Shkopetit nga zjarri/ abcnews.al

Forcat izraelite nisin sulmet tokësore dhe ajrore në Gazën Qendrore

21 July 2025 at 10:25

Siç edhe paralajmëruan një ditë më parë, Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore.

Kjo ka shkaktuar valë të reja zhvendosjeje të civilëve.

Operacioni filloi herët të hënën, vetëm disa orë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime për evakuim për banorët e gjashtë blloqeve të banimit në pjesën jugperëndimore të qytetit.

Zona është aktualisht e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur nga Rafah dhe Khan Younis, në Gazën jugore.

/abcnews.al/

Zjarri në Shkopet përfshin sipërfaqe të mëdha, pritet ndërhyrja me helikopter

21 July 2025 at 09:39

Zjarri që ka përfshirë Shkopetin është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po vijon të përhapet në pyje.

Ndërkohë Forcat zjarrfikëse dhe ato të Ushtrisë ndodhen në terren, por izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur për shkak të terrenit.

Ndërkohë pritet edhe mbërritje e helikopterit të Ushtrisë për të shuar flakët.

/abcnews.al/

“Inceneratori”, operacion në Elbasan, kontrolle në dhjetëra banesa

21 July 2025 at 09:34

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së hënës një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit.

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje.

Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024. Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.

Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja dhe ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive.

/abcnews.al/

“Thethi nuk është vendi për resorte e hotele të mëdha”/ Rama: Kapitulli i ri i hapësirës publike, fillimi i një punë kolosale

21 July 2025 at 09:18

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe njëherë se në Theth nuk do të ketë zhvillime pas aksionit të zhvilluar më herët për lirimin e hapësirave të zaptuara. Rama nënvizoi se Thethi nuk është vendi për resorte me hotele të mëdha, ndërsa shtoi se “kapitulli i ri i hapësirave publike”, është fillimi i një pune kolosale katër vjeçare.

“Në Theth nuk do të ketë zhvillime pas atij pastrimi përveçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty. Nuk është Thethi vendi për resorte me hotele të mëdha apo histori që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi. Ky kapitull i i ri i hapësirës publike, nuk është një përsëritje e një kapitulli të vjetër, por fillimi i një punë kolosale katër vjeçare, por do të jenë elementë të tjerë që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës”, tha mes të tjerash Rama.

Po ashtu Rama nënvizoi se turizmi duhet të ketë vëmendje të shtuar për shkak se fokusi duhet të jetë edhe tek cilësua estetike e shërbimeve, duke nënvizuar se është koha që të marrin zgjidhja edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e ujit, apo kontrollit të sigurisë ushqimore.

“Nëse nuk japim cilësi estetike shërbimeve tona, mund të humbasim bastin e madh për turizmin. Dhe ky është momenti që t’i japim më shumë zgjidhje, cilësisë së ujit, kontrollit të sigurisë ushqimore, janë piketa që janë kyçe për mandatin e katërt dhe që lidhin drejtpërdrejt me anëtarësimin në BE”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Dorëheqjet e drejtorëve/ Rama: Domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive

21 July 2025 at 09:06

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh gjatë komunikimit “Sy m’Sy”  se dorëheqjet e drejtorëve ishin një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive të vendit.

“Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat janë një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive. Për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkie dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhete të mëdha, por më vëmendje të madhe dhe Vlora është rasti tipik.

Nuk është një ndryshim me buxhet shtesë, por një vëmendje të shtuar ku janë  përfshirë të gjithë deputetë bashkë me kryetarin e bashkisë dhe ku është hapur një proces për të ftuar djem dhe vajza të reja, që të aplikojnë dhe kandidojnë për të qenë drejtues të rinj në bashkinë e Vlorë.

Asnjëri nga ata që drejtuan për vite nuk ka pse të qëndrojë aty për vite të tjera, ndërkohë që ka të tjerë që ka vite që thonë se nuk do t’u vijë radha, ku duhet ta kenë këtë mundësi në të gjithë bashkitë e mëdha të vendit”, theksoi ai.

Kryeministri tregoi edhe arsyet se pse u angazhua personalisht në aksionin për heqjen e hapësirave publike dhe zaptimet e paligjshme.

“U detyrova të ndërhyj duke parë që disa gjëra kishin nevojë për një shtytje të fortë nga lart, A duhet të ishin bërë pa nevojë e kësaj ndërhyrje, po patjetër, por nuk jemi ende një shoqëri demokratike e konsoliduar, ku secili e di se ku e ka kufirin se këtu fillon gjëja, nuk fillon nga inspektori, por gjëja fillon nga gjithkush që e di se ku e ka kufirin.”, theksoi ai./abcnews.al

Rama: Transformimi i administratës publike, një nga pikat më të forta

21 July 2025 at 09:00

“Një nga pikat më të fortat tonat është transformimi i administratës publike”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në komunikimin e zhvilluar këtë të hënë me ndjekësit e tij në “Facebook”.

“Një nga pikat tona më të forta është transformimi i administratës publike. Akoma sot në 2025 ku turistët të ndërtojnë pa leje këtë duhet ta mendojnë vetë ngelen apo jo pa një të ardhur unë dhe ne jemi këtu për të menduar për 99 % të shqiptarëve që jo vetëm nuk ndërtojnë pa leje, por edhe i kanë zët. Sa për rastin në fjalë, duhet ta dini të gjithë që nuk kemi dhënë asnjë dëmshpërblim për atë rast. Kur të vijë në pushtet Luli le të ja bëjë vetes, por sa të jem unë këtu kjo nuk do të ndodhë sepse ka plot të tjerë përpara që meritojnë të dëmshpërblehen përpara Lulit”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Veliaj në burg/ Rama: Tirana në një situatë jo të zakonshme, i mungon drejtimi, por jemi riorganizuar

21 July 2025 at 08:56

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në bashkëbisedimin me ndjekësit në “Facebook” duke iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të ndryshme.

I ndalur tek aksioni për zaptimin e hapësirave publike, Rama tha se ishte e domosdoshme dhe se ishte kërkesë e vazhdueshme e komunitetit. Megjithatë nuk la pa theksuar se Tirana është në një situatë jo të zakonshme pasi prej kohësh i mungon drejtimi. Megjithatë siç nënvizoi ai fokusi aktualisht është te punët për qytetarët

“Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet. Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre. Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike”, tha Rama.

/abcnews.al/

“Zaptimet s’do lejohen”, Rama: Do krijojmë harmoni mes interesit të qytetarëve dhe shërbimeve

21 July 2025 at 08:54

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama,u ndal te aksionet për çlirimin e hapësirave publike.

Ai theksoi se aksioni do të vijojë, ndërsa synohet të krijohet një harmoni mes interesit të qytetarëve dhe atyre që ofrojnë shërbime apo bëjnë biznes në këto hapësira të vogla.

“Ky nuk është një proces, që synon dhe nuk merr parasysh këto, por duhet të krijojmë bashkëjetesë në harmoni të plotë mes interesit të qytetareve, ata që kanë të drejtë për hapësirat e tyre, për të ecur në këmbë, për të qëndruar në hapësirat komunitare dhe atyre që ofrojnë shërbime apo biznes të vogël në këto hapësira”, tha ai.

Ai pohoi se zaptimet e patolerueshme dhe që shkojnë kundër interesit të vendit nuk do lejohen.

“70% parimisht e trotuarit të jetë e lirë dhe 30% duhet të jetë për shërbimet. Ne jemi vend mesdhetar dhe është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Nga ana tjetër që është e shëmtuar dhe e patolerueshme është që këto të kthehen në zaptime dhe në presion ndaj komunitetit për të pasur jetën normale”, theksoi ai./abcnews.al

Rama me ndjekësit: Jemi në proces për të nisur monitorimin teknologjik të territorit

21 July 2025 at 08:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, u shpreh se janë bërë studimet dhe po përgatitet një proces për të nisur monitorimin teknologjik të territorit.

Ky tregues thotë ai do shtrihet në gjithë vendin dhe survejimi do të bëhet përmes dronëve.

“Kemi nisur punën për monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi pjesë të këtij plani është monitorimin e shkollave, jemi në një proces për të nisur monitorimin teknologjik të territorit, ku mund të ndjekim çfarë ndodh përmes dronëve. Puna e inspektorëve dhe e syve në terren të ballafaqohen me syrin e teknologjisë në terren”, theksoi ai.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama në “Sy më Sy”: Kërkesë e komunitetit sepse ishte baza e shqetësimeve

21 July 2025 at 08:44

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish diskutimet në “Sy më SY” në Facebook ku është ndalur gjerësisht në aksioni për lirimin e hapësirave publike.

“Si pjesë e skuadrës së Tiranës kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe kam kaluar në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë shumë përshtypje, nga njëra anë transformimet e mëdha pozitive dhe nga ana tjetër edhe negative, për një zgjerim të kufijve të veprimtarisë të njësive të shërbimit. Kjo ishte si të thuash baza e një shqetësimi. Më pas nëse  keni vënë re, ne nuk kemi ndenjur rehat, por pak ditë, pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat që ishte i jashtëzakonshëm, por që vjen edhe me një përgjegjësi kemi diskutuar për domosdoshmërinë që të kthehemi në territore dhe të shohim shqetësimet që ka komuniteti. Pra deputetët e PS kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, në Vlorë kam ndjekur vetë. Në kushtet kur kemi pasur në Tiranë edhe një situatë jo të zakonshme, Tiranës praktikisht i mungon drejtimi dhe kjo është histori tjetër. Kemi riorganizuar veten duke vendosur deputetët në një pozicion edhe më kërkues. Ka qenë absolutisht nga të katër anët e qartë kërkesa numri një e komunitetit, na çlironi hapësirat publike. Tani ka lloj-lloj qasjesh dhe duhet ta prekja një pikë që e shoh të rishfaqur shpesh. Ka një problematikë dhe ne na duhet të rikthehemi herës pas here sepse ka ende punë që duhet bërë, por jo sepse gjërat janë në situatën që ishin më parë. Kjo nuk është çështje vetëm inspektorësh, por e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë dhe jemi shumë afër në këtë aspekt”, tha ndër të tjera ai.

Humbi zgjedhjet, por kryeministri i Japonisë zotohet të qëndrojë në detyrë

21 July 2025 at 08:05

Koalicioni qeverisës i Japonisë ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka thënë se nuk ka plane të japë dorëheqjen.

Qytetarët votuan të dielën. Pasi qendrat e votimit u mbyllën të dielën, kryeministri japonez tha se ai pranon “solemnisht” “rezultatin e ashpër”, por nënvizoi se fokusi i tij ishte te negociatat tregtare.

Duke humbur tashmë shumicën në dhomën e ulët më të fuqishme të Japonisë vitin e kaluar, humbja do të minojë ndikimin e koalicionit.

/abcnews.al/

❌
❌