Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

E rëndë në Golem, përplasen në det dy të rinjtë me Jet Ski, njëri përfundon në spital e tjetri në Komisariat

By: M C
13 July 2025 at 19:47

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Golem ku në vendin e quajtur “Manhatan” janë përplasur dy motorë ujë.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:36 ku 25-vjeçari me ininciale S.D, duke drejtuar një motor uji është përplasur në det me një tjetër motor uji i cili drejtohej nga 31-vjeçari me ininciale P.B, banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 25-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

Njoftimi i policisë:

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:36, në Golem, Kavajë, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë,(zonë detare për lundrim jo zonë plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

The post E rëndë në Golem, përplasen në det dy të rinjtë me Jet Ski, njëri përfundon në spital e tjetri në Komisariat appeared first on Albeu.com.

Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët

By: M C
13 July 2025 at 17:41

Një aksident rrugor ka ndodhu pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin.

Blutë bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën dhe të plagosur kanë ngelur dy drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu mësohet se ata janë dërguar menjëherë për ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

The post Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët appeared first on Albeu.com.

Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona

By: Oldi
13 July 2025 at 17:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Raportohet se të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit […]

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

By: Oldi
13 July 2025 at 16:11

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit ku një furgon me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një mjet tjetër më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë është dëmtuar 21-vjeçarja e cila ishte pasagjere në automjet, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 12.07.2025, në Rrugën e Elbasanit, […]

The post Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet i riu në Tiranë

By: Rovena
13 July 2025 at 15:02

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar dhe mbeti i dëmtuar pasagjeri tjetër.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti  ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durrës, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia e Tiranës./abcnews.al

Aksidenti me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi 19-vjeçar

By: Ela
13 July 2025 at 15:12

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar dhe mbeti i dëmtuar pasagjeri tjetër. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka […]

The post Aksidenti me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi 19-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Qafë Mali- Fierz/ Turisti kroat rrëzohet nga motomjeti dhe përfundon në spital

By: Rovena
13 July 2025 at 13:37

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele, rreth orës 12:25, në aksin rrugor ” Qafë Mali- Fierz “, ku turisti kroat  D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Turisti është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina pranë rrethrrotullimit të Shkozës

By: Ardit
12 July 2025 at 18:14

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të shtune në unazën e Tiranës, pranë rrethrrotullimit të Shkozës. U raportua se në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Trafiku në zonë paraqitet i ngarkuar, ndaj […]

The post Aksident në Tiranë, përplasen dy makina pranë rrethrrotullimit të Shkozës appeared first on BoldNews.al.

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

By: M C
12 July 2025 at 17:56

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip “Mercedes-Benz” u përplasën me njëra-tjetrën.

Për pasojë, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Të dyja makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa përplasja ka rrezikuar edhe kalimtarët në trotuar dhe një shitës pranë vendit të ngjarjes.

Sipas banorëve të zonës, në këtë kryqëzim mungon sinjalistika rrugore, pavarësisht lëvizjes së dendur të automjeteve dhe kalimtarëve. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.

The post Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në autostradë/ 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit, vdes pasagjeri 19-vjeçar. Dy të tjerë të lënduar

12 July 2025 at 08:25

TIRANË- Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, një 18 vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, një 19 vjeçar , ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave./abcnews.al

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb jetën 19-vjeçari, pamje nga vendi i ngjarjes

By: V K
12 July 2025 at 08:32

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:40, një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë–Durrës, në afërsi të zonës së Marikajt, ku ka humbur jetën një 19-vjeçar dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, një 18-vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, një 19-vjeçar, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

 

The post Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb jetën 19-vjeçari, pamje nga vendi i ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

12 July 2025 at 08:37

Një aksident tragjik është regjistruar pas mesnatës së kaluar, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj” në Vorë. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, […]

The post Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Berat: Motorri përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

10 July 2025 at 21:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si “NShG-ja”. Një motor me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi Agim Serani, 32 vjeç, ka përplasur biçikletistin Afrim Likaj, 54 vjeç.

Të dy persona kanë marrë ndihmën e menjëhershme mjekësore dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po kryejnë hetime për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e aksidentit. Autoritetet janë në proces të vlerësimit të dëmeve dhe shkaqeve të mundshme të këtij incidenti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në Berat: Motorri përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Berat, motori me targa të huaja përplas biçikletën, dy drejtuesit dërgohen në spital

By: M C
10 July 2025 at 20:46

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë ku një motor më targa të huaja ka përplasu një biçikletë.

Bëhet me dije se drejtuesi i motorit ishte Agim Serani, 32-vjeç, ku ka përplasur Afrim Likaj, 54-vjeç i cili ishte duke ngarë biçikletën.

Blutë bëjnë me dije se të dy janë plagosur dhe dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhej e ngjarjes.

The post Aksident në Berat, motori me targa të huaja përplas biçikletën, dy drejtuesit dërgohen në spital appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në vend/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletën, dy drejtuesit përfundojnë në spital

10 July 2025 at 20:53

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në zonën e njohur si “NShG-ja”.

Një motor me targa të huaja, i drejtuar nga 32-vjeçari Agim Serani.

ani, është përplasur me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi Afrim Likaj, 54 vjeç.

Përplasja mes mjetit motorik dhe biçikletës ka shkaktuar lëndime për të dy drejtuesit, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Fatmirësisht, burime zyrtare bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

The post Aksident i rëndë në vend/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletën, dy drejtuesit përfundojnë në spital appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Berat, motori përplas biçikletën, dy të lënduar/ EMRAT

By: Oldi
10 July 2025 at 20:28

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë. Një motor me targa të huaja, i drejtuar nga 32-vjeçari Agim Serani, është përplasur me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi Afrim Likaj, 54 vjeç. Përplasja mes mjetit motorik dhe biçikletës ka shkaktuar lëndime për të dy drejtuesit, të […]

The post Aksident në Berat, motori përplas biçikletën, dy të lënduar/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës

10 July 2025 at 09:44

TIRANË- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatës natës në autostradën Tiranë-Durrës.

Një 38-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një 66-vjecar, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

 

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, ndërron jetë 66-vjeçari

By: user 11
10 July 2025 at 09:55

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një biçikletë me të cilën po udhëtonte shtetasi E. M., 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, ndërron jetë 66-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë–Durrës

By: V K
10 July 2025 at 09:51

Mbrëmjen e djeshme, më 09 korrik 2025, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës, u regjistrua një aksident me pasojë vdekjen e një personi, në një segment të dyshuar si i paaksesueshëm për qarkullim.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi F. Z., rreth 38-vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një biçikletë me të cilën po udhëtonte shtetasi E. M., 66-vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje nëse 66-vjeçari ishte në një segment të lejuar për lëvizjen me biçikletë.

The post Aksident me vdekje në autostradën Tiranë–Durrës appeared first on Albeu.com.

Makina përplas për vdekje 66-vjeçarin me biçikletë në autostradën Tiranë–Durrës

10 July 2025 at 09:47

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi E. M., rreth 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka humburt jetën në […]

The post Makina përplas për vdekje 66-vjeçarin me biçikletë në autostradën Tiranë–Durrës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌