Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

By: Oldi
15 July 2025 at 11:06

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut. Sipas policisë, shtetasi me iniciale A. H., rreth 55 vjeç, është aksidentuar teksa punonte me një sondë shpimi, duke pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, i cili po punon […]

The post Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik appeared first on BoldNews.al.

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

By: Oldi
15 July 2025 at 10:54

Deputetja demokrate Ina Zhupa dha më shumë detaje për Komisionin e Dezinformimit, që sipas saj rrezikon kontrollin e plotë të informacionit, i cili përdoret jo vetëm në median audio-vizive por edhe në atë online. Edhe si Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Zhupa tha se administrata e re amerikane me presidentin […]

The post “Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike appeared first on BoldNews.al.

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

By: Oldi
15 July 2025 at 10:40

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në QSUT. Sipas raportimeve mediatike, mësohet se Ilir Beqaj prej 4 ditësh ka pasur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë. Burime të Top Channel pranë drejtorisë së Burgjeve, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Beqajt është e pastabilizuar dhe mbetet nën kontrollin […]

The post Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet appeared first on BoldNews.al.

Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e Qarkut të Elbasanit

By: Oldi
15 July 2025 at 10:23

Urdhri i kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive ka vijuar edhe ditën e sotme ku kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë. Në Bashkinë Belsh kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj. Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, […]

The post Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e Qarkut të Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

By: Oldi
15 July 2025 at 09:40

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish- kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe ish-drejtorin Vasillaq Strakosha. SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për Goron që konvertohet në 1 vit e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë që për Vasillaq Strakoshën, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 […]

The post SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë appeared first on BoldNews.al.

Dënohet bosi i Camorrës që e kërcënoi me vdekje, Roberto Saviano s’mban dot lotët: Më vodhën jetën

By: Oldi
15 July 2025 at 09:30

Emocione të forta në sallën e Gjykatës së Apelit në Romë, e cila konfirmoi dënimin për bosin e mafias napoletane, Francesco Bidognetti, i njohur ndryshe edhe si “Cicciotto ‘e mezzanotte”, sepse në vitet 1980 sipas dissave ai ishte i aftë të sillte errësirë edhe në mes të ditës. Ai që shpërtheu në lot ishte shkrimtari […]

The post Dënohet bosi i Camorrës që e kërcënoi me vdekje, Roberto Saviano s’mban dot lotët: Më vodhën jetën appeared first on BoldNews.al.

“Ferr” deri në fund të muajit/ Meterologia: Ja çfarë na pret pas datës 21 korrik

By: Oldi
15 July 2025 at 08:54

Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji korrik do të jetë i nxehtë, me temperatura tipike për stinën e verës. Xhakollari u shpreh se në mes të korrikut, temperaturat do të shkojnë deri në 41 gradë. “Dita e djeshme është regjistruar 37 gradë në disa qytete. Edhe nesër, do të kemi rritje 1-2 gradë, por ende […]

The post “Ferr” deri në fund të muajit/ Meterologia: Ja çfarë na pret pas datës 21 korrik appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 14 July 2025Main stream

Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakastrës

By: Oldi
14 July 2025 at 15:27

Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zonën e Drenovës në Mallakastër. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë. Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë. Shërbimet zjarrfikëse po përpiqen të mbajnë nën kontroll përhapjen e zjarrit, në pritje të ndërhyrjes nga ajri me helikopter. Terreni i thyer […]

The post Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakastrës appeared first on BoldNews.al.

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

By: Oldi
14 July 2025 at 13:47

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kushtetutës dhe përpjekje për të grumbulluar të gjitha pushtetet në duar. Nga selia blu, Berisha theksoi se Rama po tenton të bëhet kryetar i bashkisë së Shqipërisë dhe të kontrollojë çdo nivel të administratës vendore. Sipas Berishës, pushteti vendor duhet të […]

The post “Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ E mitura dërgohet në spital me plumb në kokë

By: Oldi
14 July 2025 at 13:28

Një vajzë 17-vjeçare është transportuar paraditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës pasi ka mbetur e plagosur me armë zjarri. Adoleshentja me inicialet H.H është shoqëruar në spital nga familjarët e saj, ndërsa Policia e Vlorës zyrtarisht njofton se dyshohet se është vetëplagosur me një plumb në kokë. Burimet nga stafi mjekësor, bëjnë […]

The post Vlorë/ E mitura dërgohet në spital me plumb në kokë appeared first on BoldNews.al.

Lezhë/ Konsumoi fotoksinë, 72-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

By: Oldi
14 July 2025 at 13:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë. Sipas policisë, një 72-vjeçar dyshohet se në kushte depresioni ka konsumuar fotoksinë në banesë. Bëhet me dije se i moshuari është transportuar në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 13.07.2025, është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi H. V., […]

The post Lezhë/ Konsumoi fotoksinë, 72-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital appeared first on BoldNews.al.

Pas Thethit/ Valbona, Vlora, Saranda, Velipoja, Shiroka, Shqipëria e ‘Xanun’ në shitjen Rama

By: Oldi
14 July 2025 at 13:02

Nga Basir Çollaku Gënjeshtrat e Ramës nuk njohin orar as vend. Thethianët nuk janë nga Thethi thotë gjatësia e tij. Ndërsa para kamerave kanë folur me dhjetëra banorë vendas të prekur nga sulmi qeveritar. Ai që po fsheh projektin e ortakëve në këtë histori është KM. Teksa thekson se nuk paskan prerë njeri në besë. […]

The post Pas Thethit/ Valbona, Vlora, Saranda, Velipoja, Shiroka, Shqipëria e ‘Xanun’ në shitjen Rama appeared first on BoldNews.al.

Varrezat mbulohen nga barishtet dhe plehrat, Rexha i Tropojës urdhër banorëve: Pastrojeni vetë!

By: Oldi
14 July 2025 at 11:59

Në fshatin Margegaj të Tropojës, varrezat e komunitetit ndodhen në një gjendje të turpshme dhe të braktisur, të mbuluara nga barërat e gjatë dhe mbeturinat. Pamjet e fundit nga terreni tregojnë një situatë që ka shkaktuar indinjatë të thellë tek banorët, të cilët prej muajsh kërkojnë zgjidhje nga autoritetet lokale, por pa asnjë rezultat. Pavarësisht […]

The post Varrezat mbulohen nga barishtet dhe plehrat, Rexha i Tropojës urdhër banorëve: Pastrojeni vetë! appeared first on BoldNews.al.

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës

By: Oldi
14 July 2025 at 11:37

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në nivelet drejtuese të pushtetit vendor, kanë nisur dorëheqjet e para në juglindje të vendit. Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të […]

The post Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Liridonës/ Dëshmon në gjyq i vëllai: Si e gjeta Naimin pas krimit në hotel

By: Oldi
14 July 2025 at 11:28

Ka vijuar të hënë e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës procesi gjyqësor ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Në këtë seancë dëshmoi vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili tregoi momentet dramatike pas ngjarjes tragjike të 29 nëntorit 2023. “Unë kam thanë që ku janë fëmijët dhe […]

The post Vrasja e Liridonës/ Dëshmon në gjyq i vëllai: Si e gjeta Naimin pas krimit në hotel appeared first on BoldNews.al.

Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar

By: Oldi
14 July 2025 at 11:14

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një mesazh të qartë këtë të hënë gjatë ceremonisë së prezantimit të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Vëllimi II”, ku të pranishëm ishin gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Zaçaj i dha një mesazh të drejtpërdrejtë Kryetares së Kuvendit Elisa […]

The post Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut

By: Oldi
14 July 2025 at 11:05

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Bledar dhe Ina Spahiut, prindër të të miturit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare. Prindrit e 3-vjeçarit kërkuan që gjykata të detyronte prokurorinë të informonte familjen mbi ecurinë e hetimeve ndaj dentistes që kishte marrë përsipër trajtimin. Çifti Spahiu kërkoi të njihej me veprimet […]

The post Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut appeared first on BoldNews.al.

Rama “i heq” bashkive menaxhimin e ujësjellsave: Do krijojmë Operatorin Kombëtar të shpërndarjes së ujit

By: Oldi
14 July 2025 at 09:41

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër ndryshim në shërbimet publike, duke i hequr bashkive kompetencat për shpërndarjen e ujit të pijshëm. Në një takim me drejtuesit politikë të Tiranës, deputetët dhe drejtorët e bashkive, Rama tha se do të krijohet një Operator Kombëtar i ngjashëm me OSHEE-në për të menaxhuar ujin. “Kemi ngritur punët […]

The post Rama “i heq” bashkive menaxhimin e ujësjellsave: Do krijojmë Operatorin Kombëtar të shpërndarjes së ujit appeared first on BoldNews.al.

Blegtoria në harresë/ Rama mburret: Kemi nisur bllokimin e qumështit dhe bulmetit

By: Oldi
14 July 2025 at 09:25

Duke folur në takimin me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, kryeministri Edi Rama njoftoi se këtë të hënë ka nisur procesi i bllokimit dhe konfiskimit të qumështit dhe produkteve të bulmetit që tregtohen nga fshatarët pa faturë. “Nga sot, dhe po shikoja informacionet para se të vija këtu, ka filluar procesi i kontrolleve […]

The post Blegtoria në harresë/ Rama mburret: Kemi nisur bllokimin e qumështit dhe bulmetit appeared first on BoldNews.al.

Autoritetet amerikane do t’i deportojnë emigrantët në vendet e treta, ja çfarë tregon urdhri i ri

By: Oldi
14 July 2025 at 09:14

ICE, agjencia federale e zbatimit të ligjit për imigracionin, mund të deportojë emigrantë të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara në vende të treta, jo në vendet e tyre të origjinës, vetëm gjashtë orë pasi ai të jetë njoftuar. Kështu tha një zyrtar i lartë i administratës në një dokument të brendshëm që duket se tregon […]

The post Autoritetet amerikane do t’i deportojnë emigrantët në vendet e treta, ja çfarë tregon urdhri i ri appeared first on BoldNews.al.

❌
❌