Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Shehaj: Rama kërkon të implementojë planin e tij

By: Ardit
16 July 2025 at 21:54

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka deklaruar se debati politik drejtohet dhe orkestrohet nga Rama, sepse ai gjithnjë ka një plan, ndryshe nga opozita që nuk ka një agjendë të saj, të paktën që nga viti 2017 kur Shehaj është pjesë e politikës. Shehaj pohoi se të gjithë u habitën se si një ditë […]

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Shehaj: Rama kërkon të implementojë planin e tij appeared first on BoldNews.al.

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

15 July 2025 at 18:28

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Qeverisë, dhe jo siç ja kërkon detyra në krah të popullit. Në një dalje për mediat, Ballanca kërkonte denoncime me email që të niste verifikimet për terronin dhe dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Thethit për shembjen e ndërtesave, pasi nuk […]

The post Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth appeared first on BoldNews.al.

Shehaj: Ajo që po ndodh në Theth si “pika e vogël” e Kumbaros në jug

By: M C
13 July 2025 at 17:06

Agron Shehaj, deputet dhe kryetar i partisë “Mundësia”, reagoi për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, duke u shprehur se ajo që ndodhi atje ishte e njëjtë me atë “pikën e vogël” që ministrja e Turizmit Kumbaro tregonte për një investim në bregdetin e Jugut. Sipas Shehajt Rama ka një plan për Thethin që nuk ka lidhje me banorët, por me miqtë e ngushtë të kryeministrit.

Reagimi

Ajo që po ndodh në Theth nuk ndryshon shumë nga ajo që ka ndodhur në jug të Shqipërisë në vitet e fundit. Thethi po ndjek të njëjtin model si “pika e vogël” e Mirela Kumbaros. E kujtoni “pikën e vogël”? Aty ndërtuan me letra disa metra katrorë, dhe çdo metër katror u shumëfishua me 4 apo 5 mijë euro. Sot, ajo “pikë e vogël” vlen mbi 100 milionë euro.

Thethi, i tëri, mund të vlejë 200, 500 apo edhe mbi 1 miliard euro. Por problemi i madh është se pronarët e tokave në Theth, banorët e zonës, janë në thelb pronarët e ligjshëm, por nuk kanë dokumentet. Edhe sikur t’i kishin, s’mund të ndërtojnë dot, sepse kanë nevojë për leje, dhe leja jepet vetëm nga Edi Rama.

Një pronë merr vlerë vetëm kur ka leje ndërtimi. Nëse Edi Rama nuk e jep lejen, atëherë pronarët nuk mund ta gëzojnë pronën e tyre.

E vërteta është që Edi Rama ka një plan për Thethin, ashtu siç kishte për jugun. Por problemi i vërtetë është se në atë plan nuk ka vend për pronarët e tokës në Theth.

Kjo është arsyeja pse sot ai po i shemb ndërtimet e tyre, po i zhvesh nga prona dhe po i përjashton nga çdo zhvillim. Sepse Rama ka një plan. Dhe atë plan do ta zbatojë për veten dhe për miqtë e vet, siç e bëri me “pikat e vogla” të bregdetit shqiptar, që sot nuk i gëzojnë më pronarët e tokës, por miqtë e ngushtë të Edi Ramës.

The post Shehaj: Ajo që po ndodh në Theth si “pika e vogël” e Kumbaros në jug appeared first on Albeu.com.

Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023

By: Besnik
11 July 2025 at 13:50

Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fokusi”, duke kapur dhe arrestuar një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ishte në kërkim për disa vepra penale të rënda.

Në njoftimin e saj, Policia thotë se Orgest Mehi, alias Orgest Shehaj, në dhjetor të vitit 2023 kishte rrezikuar jetën e efektivëve të Policisë gjatë një ndjekjeje në Fushë Kuqe.

Në automjetin e braktisur prej tij ishte gjetur një armë snajper me precizion të lartë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të përdorej për të kryer një vrasje.

“Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M., alias O. Sh., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë në shërbim për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë”, thuhet në njoftimin e vitit 2023.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.

Lokalizohet në Fushë Kuqe, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore.

Në muajin dhjetor 2023, ky shtetas rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi, me automjetin në të cilin mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informaionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

M. alias O. Sh., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M. alias O. Sh. nuk i është bindur urdhrit të punojësve të Policisë në shërbim, për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi, me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 of 3

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023 appeared first on Euronews Albania.

“Situata me ‘Bankers Petroleum’ është e dyshimtë”/ Shpërthen ekspertja: Duan të prishin kontratën

4 July 2025 at 16:33

E ftuar në një emision televiziv Shehaj ngiti dyshime se ngjarja ndodhi për të prishur kontratën e hidrokarbureve që ka kjo kompani dhe që qeveria të marrë të preferuarin e radhës.

Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj foli sot lidhur me çështjen e lidhur me kompaninë ‘Bankers Petroleum’.

Brisida Shehaj:

“Për shkak të disa indicieve, ai i përdorimit të holluesit për naftën bruto. Indicia e dytë, kemi pasur rafineri që kishte jetike naftë bruto, dhe ato mbaheshin shumë familje me rrogë. Këto dy momente ishin pikënisja që nisëm konfrontim ligjor dhe kontroll mbi atë kompani. Nga kontrolli në bashkëpunim me AKBN, detyruam t’i paguante shtetit tatim fitim. Kjo fabulën e evazionit s’e besoj. Pas kontrollit të arbitrazhit, ku shteti e fitoi. Gjetën ca evazione miliona euro. Të futesh në procedurë para 20 vitesh të bëjnë dot, Bankers është toleruar.

Më ka ardhur në zyrë ambasadori kanadez e jam konfrontuar shumë keq për rafinerinë. Një pasuri e jona kombëtare, s’ka asnjë lloj investimi e shumë të varfër. Patëm konfrontim shumë të madh diplomatik e s’u tërhoqëm, të pakta Tatimet dhe AKBN, s’u tërhoqën, i vunë në fakt dhe sa kam qenë aty që kanë paguar.

Më pas ishim në arbitrazh, e fituam, më2024 morëm vendimin e arbitrazhit, atë formulë…krijuam një strukturë strukturë çfarë njihej e çfarë nuk njihej për të llogaritur shpenzimin. Kjo llogaritej 50% e fitimit. e ndante 50-50 me shtetin. Shtetit i duhet vetëm një gjë, që të aplikojë atë formula, dmth minimumi 400-500 mln euro tatim- fitim. Këta bëjnë një shoë me një evazion të supozuar.

Ato janë shërbime që i kanë bërë. Evazioni është faturosh për shërbime të pakryera. Nëse do hetonin, do merreshin me naftën, atë holluesin e dalluar, kush e sillte në Shqipëri, si ishte ne normat e perqindjes, pasi behej sikur indukohej ne puse e me pas dilte ne treg, i cili pas një aksioni të formalizimit, kishime mbi 4 mije pika nafte te paregjistruara në Shqiperi.

Edhe deri me 2016, pati konfrintim ligjor, sytë e shtetit, Tatimet dhe AKBN, kanë parë skandale që në doganë kanë hyrë në ministra për heqje gjobash, denoncime shkresa ministrash që kanë toleruar këto kompani. Deri me 2016 Tatimet e AKBN ishin sy e veshë për atë kompani. flasin për bursim tvsh, dhe rim ka kaluar të gjitha dhe i lanë vetëm kërkimet për ta tatuar. Po flasim për një veprim, për një milion evazion. Duhet të dimë sa është vlera e evazionit, fjalë për miliona euro.

Ajo kontrata me sa duket duhet prishur. Kur kompania kapet në evazion, është një ndër kushtet t’u prishur kontratat. Me ardhjen kineze, pas arbitrazhit që u largua nga kanadezët, me një kompani që ka konflikt me shtetin. Erdhën kinezët, e më pas Bankers ka pasur probleme që s’paguanin si nënkontraktorët. Shteti s’ka bërë fare hetim, që do merremi tani të gjithë me emrat, dhe mua më krijohet dyshimi për të prishur kontratën e hidrokarbureve që ka kjo kompani për të marrë të preferuarin e radhës”.

The post “Situata me ‘Bankers Petroleum’ është e dyshimtë”/ Shpërthen ekspertja: Duan të prishin kontratën appeared first on Sot News | Lajme.

Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve hiqet si hero i tyre nëpërmjet kapjes së mediave

By: user 8
2 July 2025 at 20:30

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas përplasjes publike mes Edi Ramës dhe Nigel Farage, duke e cilësuar atë një “teatër liderash populistë”. Shehaj argumenton se forca e Ramës për të bërë shpëtimtarin e emigrantëve shqiptarë, edhe pse është përgjegjësi për ikjen e tyre, vjen nga kontrolli mbi mediat dhe manipulimi i opinionit publik.

“Një teatër dhe dy lidera populistë që përfitojnë: Farage ekstremisti që mbron anglezët nga shqiptarët, Rama kryeministri që pasi jua bën jetën të pamundur në Shqipëri, tani shitet si mbrojtës i shqiptarëve.”

Për Shehajn, problemi thelbësor nuk është aftësia politike e Ramës, por infrastruktura e propagandës që ai ka ndërtuar përmes kontrollit të mediave.

“Por kjo nuk është çështje zotësie. Është rezultat i kontrollit pothuajse absolut që Rama ka mbi mediat. Në këto 12 vite ka ndodhur pikërisht kjo gjë, është manipuluar opinioni publik nëpërmjet kontrollit të informacionit.”

Ai kujton disa nga skandalet më të mëdha të qeverisë Rama, që sipas tij janë relativizuar nga ky kontroll mbi informacionin.

“Raste si ky kanë ndodhur në mënyrë të përditshme në këto 12 vite, nga skandali i inceneratorëve te McGonigal, nga mungesa e ilaçeve te arrestimi i Veliajt.”

Në fund, Shehaj paralajmëron se nëse nuk kuptohet rrënja e këtij pushteti të pakontrollueshëm, përballja me Ramën do të mbetet e kotë.

“Cila është zgjidhja? Zgjidhja është që të jemi të vetëdijshëm se kontrolli mbi mediat është burimi i pushtetit absolut të Ramës. Zhvendosja e vëmendjes në çështje dytësore si treni bullgar, listat e hapura, opozita e pareformuar, apo votat e diasporës, thjesht do të forcojë edhe më tepër pushtetin e Ramës” – thekson Shehaj. ©Lapsi.al

Lexo më tej: Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage? 

The post Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve hiqet si hero i tyre nëpërmjet kapjes së mediave appeared first on Lapsi.al.

PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën

TIRANË, 29 qershor /ATSH/  Partia e Lirisë kërkon interplancë urgjente në Këshillin Bashkiak të Vlorës me kryetarin e Bashkisë së qytetit bregdetar, Ermal Dredha.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, së bashku me kryetaren e grupit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Vlorës, Anxhela Shenaj, në një deklaratë nga qyteti i Vlorës, u shprehën se mungesa e ujit të pijshëm është shkaktuar nga korrupsioni dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion hesht dhe nuk heton.

“Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë nuk është çështje thjesht papërgjegjshmërie, por një çështje abuzimi flagrant me taksat e qytetarëve të Vlorës”, tha Blushi.

“Brenda 2-3 viteve të fundit, në këtë bashki janë shpenzuar rreth 9 milionë euro për projektin e ujësjellësit të Unazës në Lungomare, 12 milionë euro për ujësjellësin e fshatrave të Novoselës, 2 milion euro për ujësjellësin që mbulon zonën e “Kuzum- Baba” dhe lagjes “Partizani”, sot e kthyer ne simbolin e mungesës së ujit të pijshëm dhe rreth 20 milionë euro pritet të hidhen për ujësjellësin e qytetit të Vlorës, në total pra rreth 43 milionë euro të avulluara, sepse sot Vlora nuk ka ujë të pijshëm, madje nuk ka as ujë për tu larë.
Dështimi i thellë i ujësjellësit të bashkisë së Vlorës në fakt është dështim i “Rilindjes”, e cila në këto 3 mandate nuk ka garantuar dot as ujë të pijshëm për vlonjatët e jo më për turistët e shumtë që janë sot në këtë qytet në kulmin e sezonit turistik”, vijoi Blushi

Ai tha se “43 milionë euro janë më pak se sa ryshfeti i paguar për tunelin e Llogarasë, që mund të zgjidhte njëherë e përgjithmonë çështjen e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës ose 43 milionë euro të shpenzuara dhe të avulluara deri tani janë të barabarta me fundin total që “Rilindja” ka përcaktuar për vitin 2025 për gjithë sektorin e bujqësisë.
Në fakt mungesa e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës lidhet vetëm me korrupsionin dhe me faktin se Institucioni, ujësjellësi i kësaj bashkie nuk është gjë tjetër veçse një strofull patronazhistësh që vetëm shpenzon në mënyrë barbare taksat e qytetarëve të Vlorës, të cilët sot vuajnë dhe për ujë të pijshëm”.

“Ku përfunduan miliona euro është pyetja të cilën ne sot ngremë nga ky qytet dhe për të cilën ftojmë edhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të përgjigjet.
Ky nuk është një krim “intelektual”, ky është një krim kundër njerëzimit, sepse ti mohosh Vlorës një nga elementët më bazike si ujin e pijshëm është vërtet një dramë e madhe.

“Gjithashtu dua t’ju informoj se grupi i këshilltarëve në Bashkinë e Vlorës, shumë shpejt do të depozitojnë në Këshill kërkesën për një interpelancë të menjëhershme me kryetarin e papërgjegjshëm të kësaj bashkie, i cili jo vetëm është përgjegjës për mungesën e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës, por sigurisht edhe përgjegjës për ndotjen alarmante të kësaj bashkie, landfilli i së cilës është një bombë ekologjike që ende vijon të ndoti këtë qytet”, deklaroi Blushi.

/a.f/

The post PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

By: Ela
20 June 2025 at 10:12

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 3 shkurt pushimin e gjykimit të vetingut të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, vendimarrje që e riktheu atë në  detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash, ku shumica çmoi se Shehaj kishte qenë student në kohën kur ka hyrë në fuqi legjislacioni për vetingun e […]

The post Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj appeared first on BoldNews.al.

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

By: Ardit
19 June 2025 at 22:38

Deputeti dhe Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, e quan absurd pretendimin e PD-së për të marrë mandatin e 14-të në Qarkun e Tiranës pas rinumërimit të votave. Sipas Shehajt, Partia “Mundësia” është e detyruar të monitorojë procesin e rinumërimit, pasi nuk dihet se çfarë ndodh me procesverbalet. Shehaj thotë se nuk mund të përmbysen […]

The post “Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi në Tiranë/ “Na rrëmbyen votat në dy kuti”, Shehaj akuzon: PS ka shtuar vetes qindra vota

19 June 2025 at 17:33

Në një nga qendrat e rinumërimit të votave në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procesin, kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, ka akuzuar Partinë Socialiste për manipulim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit.

Deklaroi se në dy kuti janë shtuar qindra vota për PS-në dhe janë hequr nga Partia Mundësia. Sipas tij, procesi i rinumërimit do të zgjasë të paktën dy javë. Shehaj thekson se po të mos kujdeseshin për çdo votë do ua rrëmbenin mandatin e dytë në Tiranë.

‘Për dy kuti i kanë shtuar vota PS dhe na kanë hequr ne, dhe ne kemi folur edhe me KAS dhe kemi kërkuar rinumërim dhe fillimisht nuk pranuan. Pastaj kur u bë rinumërimi pranuan që procesverbali që ata kishin firmosur ishte gabim. Këtu procesi do të zgjas të paktën nja dy javë dhe ne kemi vëzhgues gjithëandej dhe po të mos kishim qenë në të vëmendshëm, po të mos kujdeseshim për çdo votë rezultati do ishte ndryshe dhe do të kishte tentativa për të rrëmbyer mandatin’, tha ai.

Një koment e pati edhe sa i përket mungesës së kandidatëve të PD, në qendrat ku po bëhet rinumërimi i votave.

‘Ne jemi në fillim nëse shohim ndryshe mes rinumërimit dhe rezultatit të numërimit të parë dhe nëse gjenden gabime domethënëse e dimë që problemi nuk çalon tek numërimi, më mirë që është bërë. Jetojmë në një shoqëri që dyshimet janë më se të justifikueshme kushdo që ka dyshim është mirë që të verifikohet, sa i takon prezencës së kandidatëve unë di që nuk mund të hyjnë sepse nuk ju lejohet’, tha ai.

 

The post Rinumërimi në Tiranë/ “Na rrëmbyen votat në dy kuti”, Shehaj akuzon: PS ka shtuar vetes qindra vota appeared first on Sot News | Lajme.

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

19 June 2025 at 15:17

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 3 shkurt pushimin e gjykimit të vetingut të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, vendimarrje që e riktheu atë në  detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash, ku shumica çmoi se Shehaj kishte qenë student në kohën kur ka hyrë në fuqi legjislacioni për vetingun […]

The post Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj appeared first on Reporter.al.

Rinumerimi i votave në Tiranë/ Shehaj akuzon: KAS po u shton vota të pavlefshme partive të mëdha

18 June 2025 at 13:41

Ka nisur këtë të mërkurë procesi rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, ku prezent ishte dhe kreu i Partisë “Mundësia“, Agron Shehaj. Në një intervistë, Shehaj tha se teksa janë hapur 25 kutitë e para diferencat e votave janë shumë të papërfillshme. Megjithatë ai denoncoi anëshmërinë e KAS në këtë proces rinumërimi, ku tha se merren pararasysh dhe miratohen vetëm kërkesat e bëra nga partitë e mëdha.

“Procesi sapo ka filluar, kanë gjetur diferenca shumë të vogla. Ne po monitorojmë votat tona, votat e partisë që pretendon të marrë vendin tonë. Ne e kemi bërë një kontroll paraprak, kemi kontrolluar filmimet e numërimit të parë që është bërë i cili ka dhe më shumë vlerë në fakt. Ne presim që mos të ketë asnjë ndryshim. Nuk besoj se do ketë ndryshim. Janë numëruar pothuajse 25 kuti“, tha Shehaj.

Më tej, ai shpjegon se si qëndrojnë të dhënat deri më tani nga procesi i rinumërimit. Shehaj vë në dukje se KAS merr vendime në favor të PD-së dhe PS-së pasi vetë komisioni është i përbërë nga anëtarë të këtyre dy partive. Kreu i “Mundësia“ denoncoi shtimin e votave të pavlefshme për partitë e mëdha.

“Votat e Partisë “Mundësia“ janë identike. Janë shtuar 4 vota Partisë Demokratike në këto 25 kuti. Janë shtuar sepse KAS ka rivlerësuar vota që ishin quajtur të pavlefshme. Të gjitha votat e pavlefshme që janë shtuar PS-së dhe PD-së, janë vota të cilat kanë një problem, dhe tani KAS merr vendim dhe thotë se nuk është problem, janë vota të vlefshme. KAS po vendos ti shtojë vota PS-së dhe PD-së.

Të gjitha votat çohen për rivlerësim tek KAS nga numëruesit dhe vendimet e KAS janë në favor të PS-dhe PD-së, është fakt. Nëse cënohet rezultati, ne jemi këtu, kemi vëzhgues dhe po kujdesemi që votat e partisë “Mundësia“ të mos preken, dhe votat për partitë e tjera të mos shtohen. Nëse ka tentativa për të rrëmbyer mandatin e partisë Mundësia, do ta denoncojmë“, tha Shehaj.

The post Rinumerimi i votave në Tiranë/ Shehaj akuzon: KAS po u shton vota të pavlefshme partive të mëdha appeared first on Sot News | Lajme.

Shehaj live nga rinumërimi: KAS po u shton vota të pavlefshme partive të mëdha

18 June 2025 at 13:30

Ka nisur këtë të mërkurë procesi rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, ku prezent ishte dhe kreu i Partisë “Mundësia“, Agron Shehaj.

Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, Shehaj tha se teksa janë hapur 25 kutitë e para diferencat e votave janë shumë të papërfillshme.

Megjithatë ai denoncoi anëshmërinë e KAS në këtë proces rinumërimi, ku tha se merren pararasysh dhe miratohen vetëm kërkesat e bëra nga partitë e mëdha.

“Procesi sapo ka filluar, kanë gjetur diferenca shumë të vogla. Ne po monitorojmë votat tona, votat e partisë që pretendon të marrë vendin tonë. Ne e kemi bërë një kontroll paraprak, kemi kontrolluar filmimet e numërimit të parë që është bërë i cili ka dhe më shumë vlerë në fakt. Ne presim që mos të ketë asnjë ndryshim. Nuk besoj se do ketë ndryshim. Janë numëruar pothuajse 25 kuti“, tha Shehaj.

Më tej, ai shpjegon se si qëndrojnë të dhënat deri më tani nga procesi i rinumërimit. Shehaj vë në dukje se KAS merr vendime në favor të PD-së dhe PS-së pasi vetë komisioni është i përbërë nga anëtarë të këtyre dy partive. Kreu i “Mundësia“ denoncoi shtimin e votave të pavlefshme për partitë e mëdha.

“Votat e Partisë “Mundësia“ janë identike. Janë shtuar 4 vota Partisë Demokratike në këto 25 kuti. Janë shtuar sepse KAS ka rivlerësuar vota që ishin quajtur të pavlefshme. Të gjitha votat e pavlefshme që janë shtuar PS-së dhe PD-së, janë vota të cilat kanë një problem, dhe tani KAS merr vendim dhe thotë se nuk është problem, janë vota të vlefshme. KAS po vendos ti shtojë vota PS-së dhe PD-së.

Të gjitha votat çohen për rivlerësim tek KAS nga numëruesit dhe vendimet e KAS janë në favor të PS-dhe PD-së, është fakt. Nëse cënohet rezultati, ne jemi këtu, kemi vëzhgues dhe po kujdesemi që votat e partisë “Mundësia“ të mos preken, dhe votat për partitë e tjera të mos shtohen. Nëse ka tentativa për të rrëmbyer mandatin e partisë Mundësia, do ta denoncojmë“, tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shehaj live nga rinumërimi: KAS po u shton vota të pavlefshme partive të mëdha appeared first on Euronews Albania.

“Opozita me një emër për kryebashkiak në Tiranë” – “Kushti” i Shehajt: Të jetë jo partiak që t’ju flasë qytetarëve, jo kryetarëve

By: D Marku
14 June 2025 at 16:15

Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, i ftuar në “Opinion” në News24, shpjegoi pse një kandidat i përbashkët i opozitës për kryetar bashkie të Tiranës mund të ketë shanse të fitojë.

Shehaj pohoi se kandidati duhet të jetë jo partiak dhe jo politik, një figurë përfaqësuese e gjithë opozitës. Shehaj nuk ka një emër konkret, së pari, të bëhet bashkë e gjithë opozita për këtë çështje, pastaj diskutohet emri.

Agron Shehaj: “Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën arrest dhe do të kemi zgjedhje për kryetar. Nëse ne duam, si opozitë, të fitojmë kundër Edi Ramës, atëherë duhet të kemi një kandidat të përbashkët.

Kjo është e vetmja mënyrë që ne kemi. E vështirë, por kemi mundësi të fitojmë. PD thuajse e ka të pamundur po doli me kandidat të tyre.

Ka dallime mes zgjedhjeve të 11 majit dhe tani për kryetar, sepse ne nuk po themi të shkrihemi në një parti. Tjetra është që kandidati i përbashkët të jetë jo partiak, mundësisht dhe jo politik.

Në zgjedhjet e 11 majit kishim difereëncë me PD për t’u bërë bashkë. Ndërsa për zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Tiranë është vetëm një kauzë, të zgjedhim një figurë, pasi nuk ka zgjedhje për këshill bashkia.

Nuk po them të bëhemi shok e miq, por të nxjerrim një kandidat që të përfaqësojë opozitën. Mendoj që jashtë politikës ka shumë njerëz që mund të jepnin kontributin e tyre.

Emër nuk kam, por jam i bindur që ka plot jashtë politikës që mund të adminstrojë edhe qeverisë mirë Tiranën. Jemi të hapur për emra, pastaj, së pari, të vendosim në parim këtë propozim.

The post “Opozita me një emër për kryebashkiak në Tiranë” – “Kushti” i Shehajt: Të jetë jo partiak që t’ju flasë qytetarëve, jo kryetarëve appeared first on Albeu.com.

Pas refuzimit të Berishës, Shehaj ngulmon me të tijën: “Një kandidat i përbashkët jo partiak është çelësi i…”

14 June 2025 at 14:31

Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, shpjegoi pse një kandidat i përbashkët i opozitës për kryetar bashkie të Tiranës mund të ketë shanse të fitojë.

Shehaj gjithashtu pohoi se kandidati duhet të jetë jo partiak dhe jo politik, një figurë përfaqësuese e gjithë opozitës. Shehaj nuk ka një emër konkret, së pari, të bëhet bashkë e gjithë opozita për këtë çështje, pastaj diskutohet emri.

Agron Shehaj: “Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën arrest dhe do të kemi zgjedhje për kryetar. Nëse ne duam, si opozitë, të fitojmë kundër Edi Ramës, atëherë duhet të kemi një kandidat të përbashkët. Kjo është e vetmja mënyrë që ne kemi. E vështirë, por kemi mundësi të fitojmë. PD thuajse e ka të pamundur po doli me kandidat të tyre.

Ka dallime mes zgjedhjeve të 11 majit dhe tani për kryetar, sepse ne nuk po themi të shkrihemi në një parti. Tjetra është që kandidati i përbashkët të jetë jo partiak, mundësisht dhe jo politik. Në zgjedhjet e 11 majit kishim difereëncë me PD për t’u bërë bashkë. Ndërsa për zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Tiranë është vetëm një kauzë, të zgjedhim një figurë, pasi nuk ka zgjedhje për këshill bashkia.

Nuk po them të bëhemi shok e miq, por të nxjerrim një kandidat që të përfaqësojë opozitën. Mendoj që jashtë politikës ka shumë njerëz që mund të jepnin kontributin e tyre. Emër nuk kam, por jam i bindur që ka plot jashtë politikës që mund të adminstrojë edhe qeverisë mirë Tiranën. Jemi të hapur për emra, pastaj, së pari, të vendosim në parim këtë propozim. Duhet dikush që nuk përfaqëson parti, por gjithë opozitën.

Po Ilir Alimehmeti?

Nuk dua të hyj në emra. E vlerësoj, por nuk do të hyj me emra të përveçëm.”

The post Pas refuzimit të Berishës, Shehaj ngulmon me të tijën: “Një kandidat i përbashkët jo partiak është çelësi i…” appeared first on Sot News | Lajme.

Kandidat i përbashkët bashkie/ Berisha i përgjigjet Shehajt

By: user 8
13 June 2025 at 13:12

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar propozimin e Agron Shehajt që partitë opozitare të krijojnë koalicion dhe të dalin me kandidat të përbashkët, por jo politik, në garën për Bashkinë Tiranë.

Berisha u shpreh se është dakord që të dalin me kandidat të përbashkët, duke theksuar se e mbështet plotësisht propozimin.

Por theksoi ish-kryeministri “që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë”.

“Të paktën duhet të ketë një program ku çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit”, deklaroi Berisha.

Pyetje: Agron Shehaj ka deklaruar se partitë opozitare do të duhet të dalin me një kandidat jopolitik në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës? A e mbështesni?

Sali Berisha: Për të dalë partitë opozitare me një kandidat këtë e mbështes plotësisht, por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Sepse të paktën duhet të ketë një program ku çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit. Nuk e di ç’nënkuptohet me një kandidat jo politik, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë.

The post Kandidat i përbashkët bashkie/ Berisha i përgjigjet Shehajt appeared first on Lapsi.al.

Propozimi i Shehajt: Opozita me kandidat të përbashkët në zgjedhjet për Bashkinë

By: user 8
13 June 2025 at 12:34

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shuar zërat se ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Shehaj propozoi bashkëpunim mes të gjitha forcave opozitare dhe mbështetjen e një kandidature të përbashkët, jo politike, me qëllim maksimizimin e shanseve për të fituar Bashkinë e Tiranës. Ai e konsideroi këtë si alternativën e vetme reale për një përmbysje të balancave aktuale në kryeqytet.

“Jo, nuk kam ndër mend të kandidoj. Mendoj se mundësitë që opozita të mundë kandidatin e PS-së janë shumë të vogla sidomos në kushtet që jemi, ku thjesht shohim rezultatet e zgjedhjeve të Tiranës. Ekziston një mundësi për këtë, dhe mundësia është nëse ne do vendosim të gjithë bashkë të kandidojmë dhe mbështesim një kandidat jo politik. Të gjejmë një kandidat, anëtar të asnjë partie politike, por një kandidat teknik që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare”, deklaroi Shehaj në emisionin Now në Euronews.

The post Propozimi i Shehajt: Opozita me kandidat të përbashkët në zgjedhjet për Bashkinë appeared first on Lapsi.al.

“Opozita me kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet Agron Shehajt

13 June 2025 at 13:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të premte në një konferencë për mediat ku është pyetur ndër të tjerat edhe për një deklaratë të kryetarit të partisë “Mundësia” Agron Shehaj, i cili mbrëmjen e djeshme deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se partitë politike opozitare duhet të dalin me një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Shehaj propozioi që kandidati i përbashkët nuk duhet të jetë një kandidat politik, por një teknik që respektohet nga shoqëria.

Berisha tha se e mbështet mendimin për të pasur një kandidat të përbashkët, por sipas tij ai nuk mund të jetë jopolitik.

“Për të dalë partitë opozitare me një kandidat këtë e mbështes plotësisht, por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Sepse të paktën duhet të ketë një program ku çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit. Nuk e di ç’nënkuptohet me një kandidat jo politik, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Opozita me kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet Agron Shehajt appeared first on Euronews Albania.

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Shehaj

12 June 2025 at 22:38

Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet në  një studio televizive nëse janë mundësitë e kandidimit të tij në Bashkinë e Tiranës.

Duke analizuar forcat politike, Shehaj shprehu skepticizëm për një fitore të opozitës në vend, përveç në rastin kur bëhet fjalë që të mbështetet një kandidat jashtë politikës.

 

 

“Jo, nuk kam ndër mend të kandidoj. Mendoj se mundësitë që opozita të mundë kandidatin e PS-së janë shumë të vogla sidomos në kushtet që jemi, ku thjesht shohim rezultatet e zgjedhjeve të Tiranës.

Ekziston një mundësi për këtë, dhe mundësia është nëse ne do vendosim të gjithë bashkë të kandidojmë dhe mbështesim një kandidat jo politik. Të gjejmë një kandidat, anëtar të asnjë partie politike, por një kandidat teknik që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare”, tha Shehaj.

The post A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Shehaj appeared first on Sot News | Lajme.

Shehaj: Të dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

12 June 2025 at 22:23

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shuar zërat se ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për Euronews Albania, Shehaj u pyet mbi mundësinë e përfshirjes së tij në garën për kryetar bashkie, por e përjashtoi kategorikisht këtë opsion.

Në analizën e tij, Shehaj vuri theksin te nevoja për bashkëpunim mes të gjitha forcave opozitare dhe mbështetjen e një kandidature të përbashkët, jo politike, me qëllim maksimizimin e shanseve për të fituar Bashkinë e Tiranës. Ai e konsideroi këtë si alternativën e vetme reale për një përmbysje të balancave aktuale në kryeqytet.

“Jo, nuk kam ndër mend të kandidoj. Mendoj se mundësitë që opozita të mundë kandidatin e PS-së janë shumë të vogla sidomos në kushtet që jemi, ku thjesht shohim rezultatet e zgjedhjeve të Tiranës. Ekziston një mundësi për këtë, dhe mundësia është nëse ne do vendosim të gjithë bashkë të kandidojmë dhe mbështesim një kandidat jo politik. Të gjejmë një kandidat, anëtar të asnjë partie politike, por një kandidat teknik që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare”, deklaroi Shehaj.

The post Shehaj: Të dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌