Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zjarret në Konispol dhe Dukat, një i arrestuar dhe dy nën hetim

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar dhe ka nisur hetimet për dy të tjerë, si autorë të dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat.

Policia njoftoi sot se “strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve në territor, bënë të mundur identifikimin e dy shtetasve të dyshuar për zjarrvënie në Konispol.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 25 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. I., 51 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol”.

Sipas policisë nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. L., më datë 27.07.2025, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe rreth orës 23:30, në bashkëpunim me shtetasin S. I., ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullote, në fshatin Janjar, Konispol, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 8 hektarë me barishte dhe shkurre.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 15-vjeçar, i dyshuar për zjarrvënie në një sipërfaqe toke me bimësi, në fshatin Dukat.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum është bërë identifikimi i autorit të një rasti tjetër të zjarrvënies, në fshatin Dukat. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Fëngu i Bozhanajve”, në fshatin Dukat, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të ndryshme”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse.

/m.q/r.e/

The post Zjarret në Konispol dhe Dukat, një i arrestuar dhe dy nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Po ndërtonin pa leje një TEC në pronë publike, arrestohen dy inxhinierë në Delvinë

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Në kuadër të masave të ndërmarra për ndërtimet e paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin Policia e Vlorës në bashkëpunim me IKMT-në ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Policia njoftoi sot se gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

Sipas Policisë, në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/r.e/

The post Po ndërtonin pa leje një TEC në pronë publike, arrestohen dy inxhinierë në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishin konflikte të vjetra, zbardhet dinamika e plagosjes së 25-vjeçarit në Vlorë, autori ende në arrati

By: M C
28 July 2025 at 23:02

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja me thikë e 25-vjeçarit Margarit Shakaj në Vlorë. Burime bëjnë me dije se ky i fundit ishte kursant në berberhanen ku u plagos nga Shkëmbor Skënderaj 24 vjeç.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ka një konflikt i mbëhershëm mes të dy personave në fjalë ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.

25-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

The post Kishin konflikte të vjetra, zbardhet dinamika e plagosjes së 25-vjeçarit në Vlorë, autori ende në arrati appeared first on Albeu.com.

Ngjarja në Vlorë/ “Dhuna s’ka vend për vetëgjyqësi”, Karamuço: Nuk mund të tolerohet

28 July 2025 at 23:51

Ish-policit  Ardian Isufi dhunoi një kamerier 18-vjeçar në Vlorë për shkak se i ngatërroi porosinë.

Pas kësaj, Pronari i barit  kur ka parë skenën ka ndërhyrë duke e rrahur. Eksperti i Kriminalistikës, në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, u shpreh se në asnjë rast dhuna nuk duhet të ketë vend për vetëgjyqësi, sepse kjo më pas sjell pasoja shumë më të mëdha.

“Dhuna nuk ka vend për vetëgjyqësi. Nëse Policia e Shtetit do të ishte njoftuar menjëherë duhej të merreshin masa dhe të neutralizohej mundësia për të ndodhur ajo që ndodhi. Mungesa e forcave të Policisë së Shtetit aty, nuk e di nëse ka pasur njoftim apo jo, duhet ta bënte lokali vet njoftim dhe kjo ka çuar në një ngjarje të dytë që është shumë më e rëndë se e para. Duhet thënë që është edhe e patolerueshme sjellja ndaj kamerierit, një 18-vjeçar, ai është për një punë. Por ngjarja e dytë është akoma shumë më e rëndë sepse sjell pasoja të mëdha. Nuk mundet dot të masakrohet efektivi i policisë së shtetit, është e patolerueshme”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mazniku: Ristrukturimi vendor për t’i dhënë energji të re Vlorës

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Në Vlorë u zhvillua një takim pune me grupin e ngritur për ristrukturimin e qeverisjes vendore, nën drejtimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe kryetarit të bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Ky takim u organizua në kuadër të vizionit për transformimin e qytetit, me synimin për të forcuar kapacitetet institucionale dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët.

Ministri Mazniku deklaroi se ristrukturimi vendor është një domosdoshmëri për t’i dhënë energji të re Vlorës, për të garantuar standarde të reja europiane në administrim dhe për të ndërtuar një bashki që ecën në hap me vizionin e Shqipërisë 2030.

Ai nënvizoi rëndësinë e këtij procesi për modernizimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin e qëndrueshëm të territorit.

Kryebashkiaku Ermal Dredha the se përmes një riorganizimi institucional dhe qeverisjeje më efikase, po ndërtohet një strukturë që u shërben më mirë qytetarëve dhe i jep qytetit më shumë kapacitete për zhvillim.

“Vlora 2030 është vizioni afatgjatë për një qytet që shkëlqen në çdo hallkë, nga turizmi te ekonomia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke e kthyer Vlorën në një model suksesi në nivel kombëtar”, tha Dredha.

The post Mazniku: Ristrukturimi vendor për t’i dhënë energji të re Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

By: redi
28 July 2025 at 19:40

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës, dhe se gjendet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse. Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital. Nuk dihen motivet e plagosjes së tij me thikë, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë…

Source

E rëndë Vlorë, i riu mbërrin në spital i plagosur me thikë, detajet e para

By: M C
28 July 2025 at 19:46

Një 25-vjeçar dyshohet se është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se i riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës dhe se aktualisht po i nënshtrohet kontrolleve.

Sipas informacioneve paraprake ai ka mbërritur në spital në gjendje koshiente. Momentalisht nuk dihen motivet e plagosjes së tij me thikë, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post E rëndë Vlorë, i riu mbërrin në spital i plagosur me thikë, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Avokati Cakrani publikon videon e dhunës ndaj policit: U bë për spital nga miqtë e Ramës

By: Ardit
28 July 2025 at 19:22

Ditën e djeshme, dhunimi i një kamarieri 18-vjeçari brenda një lokali në Vlorë, solli reagime të shumta në rrjet. I riu u qëllua brenda ambientit të punës, me shpullë dhe grushte për një shishe uji nga dy persona, një prej tyre ish-drejtuesi i Qarkullimit Rrugor në Vlorë. Por ngjarja nuk u ndal këtu. Pronari i […]

The post Avokati Cakrani publikon videon e dhunës ndaj policit: U bë për spital nga miqtë e Ramës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Plagosja në Vlorë, 25-vjeçari u godit me thikë pranë zemrës, pamje nga vendngjarja

28 July 2025 at 19:47

VLORË- Një person është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini””, pranë një berberhane në qytetin bregdetar.

ABC News mëson se i plagosur ka mbetur një 25-vjeçar M. Shaka. I riu është goditur me thikë pranë zemrës. 25-vjeçari është transportuar në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin  e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe kapjen e autorit, shtetasin Sh. S., 24 vjeç.

/abcnews.al/

 

Dhuna ndaj kamarierit Aron Balaj në Vlorë/ Flet avokati i efektivit Ardian Isufi: Të hapen kamerat, klienti im nuk e goditi

By: V K
28 July 2025 at 13:27

Kujtim Cakrani, avokati mbrojtës i Ardian Isufi, efektivit të policisë që u përfshi në incidentin e dhunshëm ndaj kamarierit në Vlorë, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen që ka ngjallur reagime të forta publike.

Në fjalën e tij, Cakrani theksoi se klienti i tij nuk e ka goditur kamarierin, por vetëm e ka shtyrë, një veprim që sipas tij është i dënueshëm moralisht, por jo penalisht.

“Gjestin nuk e justifikoj, është i dënueshëm moralisht, por nuk mund të lejojmë që një punonjës policie të bëhet mish për top për publikun, që kërkon dënim të ashpër për çdo incident,” u shpreh ai.

Avokati ngriti gjithashtu pretendime për pamjet filmike, duke theksuar se ato që janë vënë në dispozicion të publikut janë “të cunguara”. Sipas tij, pas incidentit me kamarierin, ka pasuar një konflikt i dhunshëm ku rreth 15 persona kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë.

I pyetur për rolin e klientit të tij në incident, Cakrani theksoi se dhuna ndaj kamarierit është ushtruar nga një mik i efektivit, ndërsa Ardian Isufi nuk ka përdorur dhunë fizike, por ka përgjegjësi morale për faktin që nuk e ndaloi mikun e tij.

“Klienti im nuk ka ushtruar dhunë, por është për t’u kritikuar që nuk ndaloi shokun e tij,” tha Cakrani.

Ai shtoi se edhe dhuna ndaj efektivit të policisë duhet të hetohet dhe dënohet, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kushte të vetëmbrojtjes dhe se “fakti që është goditur kamarieri, nuk do të thotë që efektivi të dhunohet dhe dhunës t’i përgjigjemi me dhunë”.

Sa i përket pretendimeve se ka qenë pikërisht efektivi Isufi ai që ka goditur fillimisht pronarin e biznesit, avokati u shpreh se edhe nëse ky version është i vërtetë, pronari i hotelit duhet të kishte thirrur policinë, jo të përfshihej fizikisht në përleshje.

Në përfundim, Cakrani kërkoi që të bëhen publike të gjitha pamjet filmike të plotë, duke deklaruar se nëse ato tregojnë qartë se klienti i tij ka dhunuar kamarierin dhe ka goditur pronarin e biznesit, “nuk do të dalë më askund në publik”.

Ai theksoi se ngjarja duhet të hetohet në të gjitha detajet, jo vetëm për përgjegjësinë e klientit të tij, por edhe për ata që ushtruan dhunë ndaj tij pas incidentit fillestar.

The post Dhuna ndaj kamarierit Aron Balaj në Vlorë/ Flet avokati i efektivit Ardian Isufi: Të hapen kamerat, klienti im nuk e goditi appeared first on Albeu.com.

Muskujt kundër mendjes

By: V K
28 July 2025 at 10:28

Nga; Lutfi Dervishi

Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i RENEAs mbi çatitë alpine.

Ku ishte polici, inspektori, deputeti, kryeplaku, kryetari i bashkisë kur hapeshin themelet?

Pse shteti zgjohet vetëm kur përfundon çatia?

Zgjidhja? Dhunë. Madje sa më spektakolare.

Dhe nga malet dhuna zbret në studio. Zënka reale dhe të stisura. Për audiencë.

Dhunë në TV.

Dhunë në Parlament.

Dhunë në shkollë.

Dhunë në familje.

Dhunë online.

Një gjol komentuesish, që “në vend të truve kanë byk”, mezi presin të zbrazin mllefin.

Nuk ka vend për argument e logjike.

Një filozof francez thotë se dhuna është treguesi më i vërtetë i mungesës së fjalorit. Komunikimi shndërrohet në konfrontim.

Idhujt e rinj janë të fortit.

E kemi bërë dhunën pjesë të gjuhës, sjelljes, dhe pjesë të zgjidhjes.

Nuk flasim, godasim.

Nuk dëgjojmë, bërtasim.

Nuk bindim, kërcënojmë.

Në vend të fjalës, kemi grushtin.

Në vend të mendjes, kemi muskujt.

Dhunë verbale

Dhune psikologjike

Dhunë fizike!

Dhe arroganca e të fortit shfaqet sa te polici halabak që godet një 18-vjeçar (dhe nuk kërkon as ndjesë) deri te ligjvënësit pa tru dhe pa nder që miratojnë me dhunën e kartonit ligje në dëm të interesit publik.

Dhuna sjell dhunë!

Është më lehtë të sundosh një turmë të frikësuar për bukën e gojës, sesa qytetarë të vetëdijshëm.

Edhe tradita nuk na ndihmon shumë : “kush të rreh, të do”, “dajaku ka dalë nga xheneti”…

Fjala e ka humbur vlerën. Edukimi duket demode. Injorantët janë më të bindur se kurrë dhe budallenjtë kanë marrë kot.

Lajmi mirë është që disa libra ende shiten për t’u përdorur si aksesor në plazh.

The post Muskujt kundër mendjes appeared first on Albeu.com.

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

27 July 2025 at 22:44

Flamur Isufi, vëllai i efektivit të Policisë Ardian Isufi, që u përfshi në dhunimin e kamarierit në Vlorë, ka folur për A2 CNN, ku e mohon se ka qenë valli i tij, ai i cili e ka qëlluar kamarierin, por personi që ndodhej me të. Sipas tij, kamarieri i ka provokuar dhe efektivi i ka […]

The post “Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani appeared first on BoldNews.al.

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

27 July 2025 at 22:29

Valentina Veshaj, mësuesja e kamarierit 18-vjeçar Aron Balaj i cili u dhunua nga një efektiv policie dhe miku i tij në Vlorë, ka folur në A2 CNN, ku shprehu keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe të shëmtuar në të cilën u përfshi nxënësi i saj. Sipas saj, 18-vjeçari është një fëmijë i mrekullueshëm dhe nxënës […]

The post Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë appeared first on BoldNews.al.

“Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

27 July 2025 at 18:32

Vali Veshajh, mësuesja e kamarierit 18-vjeçar Aron Balaj i cili u dhunua nga një efektiv policie dhe miku i tij në Vlorë, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen në fjalë. Mësuesja e të riut shprehet se 18-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer, me nota 10-ta dhe se punonte për të siguruar […]

The post “Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici appeared first on BoldNews.al.

Efektivi rrahu kamarierin në Vlorë/ “Shqipëria Bëhet”: Nevojitet një reformim i thellë në Polici!

27 July 2025 at 18:17

“Nevojitet një reformim i thellë institucional në Polici, ku duhet të ndahet nga politika, e cila i shpërblen me poste më të ‘devotshmit’ e vet në radhët e uniformave blu.” Kështu shprehet partia politike “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt në një reagim lidhur me pamjet e publikuara në media, ku një efektiv i Policisë Kufitare […]

The post Efektivi rrahu kamarierin në Vlorë/ “Shqipëria Bëhet”: Nevojitet një reformim i thellë në Polici! appeared first on BoldNews.al.

“Më qëlloi 3 herë për një shishe ujë”/ Dhunohet kamarieri 18-vjeçar në Vlorë, nënkomisari përfundon në reanimacion pas përplasjes me stafin e hotelit

By: gaze tare
27 July 2025 at 17:21

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar është dhunuar brutalisht nga një oficer policie jashtë detyrës dhe një person tjetër me precedentë penalë.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një hoteli të frekuentuar, gjatë orarit të punës së të riut. Kamarieri ka rrëfyer momentet e tensionit, të cilat nisën për një keqkuptim banal në porosi.

“Para gjysmë ore erdhën dy zotërinj, u ulën në tavolinë. Porosinë e mori kamarieri tjetër dhe më thanë ta çoja unë. Ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato. Kur ia çova, njëri prej tyre më tha: ‘Veç një ujë sill se ai tjetri është i trashë’ dhe filloi të shante.”

“I thashë, ‘o vëlla, ta heq unë ujin, nuk ka nevojë të shash, edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë’. Pasi ia hoqa ujin, vijnë të dy burrat, nga 40 vjeç e sipër, më ndjekin deri në banak. Njëri më qëllon tre herë: një herë me shpullë dhe dy herë me grusht. Vetëm se i çova një bidon më tepër. Edhe syzet m’i hodhi në tokë, mirë që nuk m’i theu. Më goditi dhe tri herë të tjera në qafë.”

Personat e përfshirë në dhunë janë identifikuar si Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor në Vlorë dhe aktualisht nënkomisar në Policinë Kufitare Dibër dhe Leart Bimo, një person me precedent penal. Ngjarja ndodhi në prani të klientëve, të cilët u larguan menjëherë të tronditur.

Pas dhunës ndaj kamarierit, konflikti ka vazhduar me stafin dhe pronarët e hotelit. Sipas burimeve, Isufi është përplasur fizikisht edhe me ta, dhe si pasojë ka përfunduar në reanimacion me dëmtime në kokë, fytyrë dhe shpatull. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj tij është marrë masa e pezullimit nga detyra, ndërsa policia ka nisur hetimet për të dyja palët e përfshira.

The post “Më qëlloi 3 herë për një shishe ujë”/ Dhunohet kamarieri 18-vjeçar në Vlorë, nënkomisari përfundon në reanimacion pas përplasjes me stafin e hotelit appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Volumin e muzikës popullore në maksimum, gjobitet me 2 mln lekë një lokal në Dhërmi

27 July 2025 at 17:43

Policia e Vlorës ka gjobitur me 2 milion lekë të vjetra administratorin e një “beach bar-i” në Dhërmi, pasi akuzohet se ka prishur qetësinë publike. Siç dëgjohet edhe në videon e mëposhtme, ai ka vendosur muzikës popullore në lokal me volum mbi normat e lejuara, teksa uniformat blu i kanë zbarkuar me matës akustik. “Shërbimet […]

The post VIDEO/ Volumin e muzikës popullore në maksimum, gjobitet me 2 mln lekë një lokal në Dhërmi appeared first on BoldNews.al.

Konflikti i shëmtuar fizik në Vlorë/ Rama: Sapo të dalë nga spitali, të përjashtohet pa kthim efektivi i policisë që u përfshi, t’i dorëzohet drejtësisë

By: V K
27 July 2025 at 15:55

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me dhunimin e një kamarieri në Vlorë, prej një efektivi policie.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, efektivi u pezullua nga detyra, por Rama ka shkuar më tej, teksa kërkon përjashtimin përgjithmonë nga radhët e policisë, madje t’i dorëzohet organeve të drejtësisë.

Postimi i Ramës:

Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.

The post Konflikti i shëmtuar fizik në Vlorë/ Rama: Sapo të dalë nga spitali, të përjashtohet pa kthim efektivi i policisë që u përfshi, t’i dorëzohet drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

27 July 2025 at 15:50

Edi Rama ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara në media, ku një efektiv i Policisë Kufitare të Dibrës, shtetasi A.I., i cili së bashku me mikun e tin dhunoi një kamarier në qytetin e Vlorës. Sipas Ramës, pezullimi nga detyra është vetëm hapi i parë, pasi ai duhet të përjashtohet pa kthim nga […]

The post Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi 18-vjeçarin në Vlorë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Një oficer policie i komisariatit të Policisë Kufitare në Dibër është pezulluar nga detyra, pasi është përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës.

Policia njoftoi sot se “pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër”.

Sipas policisë “nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M”.

Aktualisht sipas policisë nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për: raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës; kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

/m.q/j.p/

The post Dhunoi 18-vjeçarin në Vlorë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌