Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Main stream

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

By: A R
26 July 2025 at 09:04

Ditën e sotme (26 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era do të fryj me drejtim juglindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s. Deti do të jetë i valëzimit me forcë 1-2 ballë.

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 22 deri 40 °C

Në zonat e ulëta 26 deri 41 °C

Në bregdet 26 deri 40°C

The post Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 25 July 2025Main stream

Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale

By: M C
25 July 2025 at 20:07

Ministria e Drejtësisë ka publikuar draftin e plotë për Kodin e ri Penal, ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore.

Drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”, lidhur me keqpërdorimin e imazhit të një personi tjetër për të hapur një profil të rremë në rrjetet sociale apo në çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë dhe me 3 vite burg.

Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar.

“1. Përdorimi i imazhit të një personi për të bërë njoftime ose për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale, faqet e kontaktit ose në çdo mjet tjetër komunikimi publik, pa pëlqimin e mbajtësit të imazhit, kur i shkakton këtij të fundit gjendje ngacmimi, përndjekjeje ose poshtërimi, dënohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.

2. Ndjekja penale për veprën penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me heqjen dorë prej tij” – thuhet në draftin e Kodit të ri Penal.

The post Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

By: Ardit
25 July 2025 at 21:29

Nga Mimoza Picari Në Shqipëri sëmundjet jo të transmetueshme, ose siç njihen ndryshe sëmundjet kronike, po njohin rritje të vazhdueshme, ndërsa ekspertë të shëndetit publik konstatojnë mangësi në kujdesin e shëndetit parësor, hallka fillestare ku ndodh parandalimi dhe monitorimi i tyre. Përveç financimeve të ulëta, vihet re edhe një rol i dobët i mjekut të […]

The post Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar appeared first on BoldNews.al.

“Yahtzee” gjermane në Himarë, mbi 4.7 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit

By: A R
25 July 2025 at 19:16

Janë më shumë se 4.7 milionë turistë që kanë hyrë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit. Numri i të huajve që kanë ardhur kryesisht për pushime është zgjeruar me 5 për qind, krahasuar me janar-qershorin e vitit të shkuar. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 4.5 milionë janë turistë nga vendet Europiane, ndjekur nga ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azia Lindore dhe Afrika.

Quhet “Yahtzee”… një lojë gjermane, e ngjashme me “hedhjen e zareve në shqip.” Ndërsa këta janë Henryn dhe Bertha një çift turistësh gjermanë që po pushojnë në Himarë.

“Kjo është hera e parë në Shqipëri. Më herët ishim në Durrës dhe Vlorë. Himara është shumë e bukur, kemi 4 ditë këtu. Do të qëndrojmë edhe tre ditë të tjera e më pas do të shkojmë në Sarandë e më pas në Korfuz”, shprehet për A2 CNN Henry, turist gjerman.

“Yahtzee” gjermane në Himarë, mbi 4.7 milionë

“Plazhi është shumë i bukur. Plazhi është i pastër. Dhe udhëtuam me anije dhe pamë disa vende të çuditshme. Çmimet duken normale”, thotë për A2 CNN Bertha, turiste gjermane.

“Yahtzee” gjermane në Himarë, mbi 4.7 milionë

Janë më shumë se 4.7 milionë turistë që kanë hyrë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit. Numri i të huajve që kanë ardhur kryesisht për pushime është zgjeruar me 5 për qind, krahasuar me janar-qershorin e vitit të shkuar.

Vetëm gjatë qershorit, Shqipërinë e vizituan mbi 1.3 milionë të huaj nga rreth 1.2 milionë një vit më parë.

“Yahtzee” gjermane në Himarë, mbi 4.7 milionë

“Sezoni këtë vit është goxha pozitiv. Nuk po bëj krahasim me 2023, pasi ishte edhe më i suksesshëm. Por mendimi im është se ka nisur mirë dhe shpresojmë që të përmbyllet po kështu”, deklaron për A2 CNN, Luixhino Isufaj, sipërmarrës në sektorin e turizmit.

Pjesa më e madhe e tyre, mbi 4.5 milionë janë turistë nga vendet Europiane, ndjekur nga ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azia Lindore dhe Afrika.

“Yahtzee” gjermane në Himarë, mbi 4.7 milionë

“Kemi një lloj difersifikimi të vendeve nga po vijnë turistë këtë vit dhe ky është një fat i madh”, vijon për A2 CNN Luixhino Isufaj, sipërmarrës në sektorin e turizmit

E teksa turizmi shqiptar gjendet në kulmin e tij, fadromat dhe tritoli në Theth bashkë me aksionin për lirimin e hapësirave publike në pjesën të vendit pritet të ndikojnë negativisht në imazhin e vendit. Një kulm i ndritshëm mund të shndërrohet lehtë në hijen e një sezoni të trazuar.

The post “Yahtzee” gjermane në Himarë, mbi 4.7 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit first appeared on JavaNews.al.

Dredha: Gjoba për ndotësit e ambientit

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha sot se të do të ndëshkohen me gjoba të gjithë ata që nuk pyesin as për ambientin, as për qytetin dhe as për punën e njerëzve që pastrojnë mbetjet e hedhura ku t’iu teket bizneseve apo individëve.

Kryebashkiaku Dredha ndau në rrjetet sociale foto nga gjobat e vendosura sot ndaj subjekteve dhe individëve, që lënë thasët me mbetje jashtë kazanëve.

Dredha tha se “detyrohemi të marrim masa për sjellje bazike siç janë hedhjet e mbetjeve në kosh! Thasë të tërë, lihen në mes të ditës, menjëherë pas pastrimit të kontenierëve! Gjobat nuk do të ndalen”.

Edhe më herët, Dredha ka bërë thirrje publike për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, duke theksuar se Vlora është një qytet që u përket të gjithëve dhe kërkoi angazhim të përbashkët për ta mbajtur të pastër dhe të rregullt.

Në një reagim publik, Dredha apeloi për ndërgjegjësim qytetar për çështje të tilla si hedhja e mbeturinave jashtë orarit të përcaktuar, parkimet e paligjshme dhe mungesa e kujdesit ndaj hapësirave publike.

“Rregulli, pastërtia dhe qarkullimi nuk janë privilegj, janë detyrim kolektiv dhe kulturë urbane. Për këtë nevojitet edukim dhe disiplinë qytetare, jo thjesht ndëshkim”, u shpreh ai.

Sipas tij, Bashkia do të përcaktojë orare të qarta për hedhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, duke i bërë ato publike dhe të detyrueshme për t’u respektuar nga qytetarët, bizneset dhe shërbimet përkatëse.

“Kjo është një thirrje për reflektim dhe bashkëpunim, që të gjithë të japin kontributin e tyre me propozime konkrete në dëgjesa publike dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve,” përfundoi Dredha.

Ai shtoi se qyteti do të jetë ashtu siç sillemi me të, duke e konsideruar Vlorën si shtëpinë e përbashkët të të gjithëve.

Foto nga gjobat e vendosura për ndotësit e ambientit në Vlorë
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Dredha: Gjoba për ndotësit e ambientit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA”, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët

By: E S
25 July 2025 at 13:10

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA.

Sipas Ambasadës, është Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ai që përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA.

“Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

“Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën ‘prano deri më…’ në momentin e mbërritjes, jo nga data e skandencës së vizës”, thuhet më tej në njoftim.

The post “Kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA”, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët first appeared on JavaNews.al.

MBZHR, varietetet autoktone kthehen në qendër të sistemit ushqimor

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me donatorët po punojnë për rikthimin e varieteteve autoktone bujqësore, në qendër të sistemit tonë ushqimor.

Aktualisht institucionet e linjës janë duke mbështetur fermerët dhe agroturizmat që t’i kultivojnë këto varietete produktesh me kujdes dhe sipas standardeve më të mira të prodhimit.

Pjepri i Qarres, me aromë intensive dhe shije natyralisht të ëmbël, është një prej tyre.

Sot varieteti autokton i pjeprit të Qarres është i pranishëm në kuzhinat e agroturizmit dhe i disponueshëm si farë, për t’u kultivuar nga fermerët kryesisht në zonën e Shqipërisë së mesme dhe atë juglindore.

MBZHR dhe programi gjerman për Zhvillimin e qëndrueshëm rural, përmes kësaj iniciative kanë për qëllim të ruajnë produktet bujqësore autoktone, shijet e së kaluarës dhe t’i bëjë pjesë të së ardhmes në kulinarinë shqiptare. /j.p/

The post MBZHR, varietetet autoktone kthehen në qendër të sistemit ushqimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Harrojini Karaibet!”, El Nacional: Eksploroni Shqipërinë, perlën e Mesdheut

By: A R
25 July 2025 at 08:45

Nëse dëshironi të udhëtoni dhe zbuloni vende që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv, ju rekomandojme destinacionin evropian, Shqipërinë, shkruan Alba Solé Ingla në një artikull të botuar në revistën katalanase “El Nacional.cat”.

Shqipëria është e rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Vendi jetoi i izoluar nga bota nën regjimin diktatorial deri në vitet 1990.

Plazhe parajsore

Ky vend ballkanik po fiton titullin si parajsa e panjohur e Mesdheut.

Riviera Shqiptare shtrihet nga veriu në jug të vendit. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Një nga zonat më të famshme të plazhit në jug të vendit është Ksamili – me rërën e tij të bardhë dhe ujërat e kristalta që magjepsin çdo vizitor.

Shumica e plazheve në Shqipëri janë private, dhe për t’i shijuar ato, duhet të merrni me qira një shezlong dhe një ombrellë dielli. Çmimi zakonisht është midis 5 dhe 8 euro gjatë gjithë ditës; komoditeti ia vlen!

Ksamili ndodhet pranë ishullit grek, Korfuzit dhe është i njohur si për turistët vendas ashtu edhe për ata ndërkombëtarë, veçanërisht nga Italia.

Ksamili është vendi ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare, siç është Syri i Kaltër – një atraksion turistik popullor, me ujëra bruz që mund të shihet nga një thellësi mbi 50 metra.

Gjithashtu, ju mund të vizitoni Parkun Natyror të Butrintit, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ecje malore dhe fshatra magjepsës

Nëse jeni adhurues të maleve, janë me fat, sepse Shqipëria veriore është gjithashtu një parajsë për alpinistët.

Shqipëria është një nga vendet më malore në botë, me dy të tretat e territorit të saj të mbuluara nga male. Prandaj, mos e humbisni Thethin.

Ky fshat, i vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare, ju lejon të zbuloni thelbin e vërtetë të banorëve të tij.

Thethi është një fshat i vogël që për vite me radhë mbeti i izoluar – falë vendndodhjes së tij të largët dhe një rruge – praktikisht e pa-aksesueshme për shumicën e turistëve.

Në ditët e sotme, është më e lehtë të shkosh atje, dhe shumë turistë udhëtojnë atje për të bërë ecje malore – nga Valbona në Theth.

Nëse nuk keni dëshirë të bëni shëtitje të gjata, ju rekomandojmë gjithashtu të vizitoni dy qytete mahnitëse, Gjirokastrën dhe Beratin.

Gjirokastra, është një qytet i bukur me një qendër historike – që është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një kështjellë spektakolare dhe një pazar ku do të humbisni mes dyqaneve të vogla.

Berati, më pak se dy orë larg nga kryeqyteti, Tirana, njihet si “qyteti i një mbi një dritareve”.

I vendosur pranë lumit Osum, Berati është qyteti më i vjetër në Shqipëri dhe shquhet për qendrën e tij historike – të përbërë nga tre lagje të vjetra që ruajnë arkitekturën osmane dhe bizantine në ndërtesa, xhami dhe kisha të shumta.

Gjithashtu, Berati është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gastronomia shqiptare

Kuzhina shqiptare është një ndërthurje unike e ndikimeve turke, ballkanike dhe mesdhetare.

Nga mishi dhe peshku i pjekur në skarë me çmime jashtëzakonisht të përballueshme deri te gjirotë greke, kuzhina shqiptare magjeps çdo vizitor.

Pjata më tipike shqiptare, byreku, mund të jetë një nga më të njohurat midis vizitorëve të huaj dhe vendasve.

ATA

The post “Harrojini Karaibet!”, El Nacional: Eksploroni Shqipërinë, perlën e Mesdheut first appeared on JavaNews.al.

Before yesterdayMain stream

Zgjedhja e kreut të BKH, amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit! Nga informacionet për konflikt mes prokurorëve, te pyetjet e kandidatëve

By: E S
24 July 2025 at 17:56

Amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit të procesit prej nga ku do të përzgjidhet drejtori i ri i BKH.

Siç raport gazetarja e Top Channel Anila Hoxha pranë Akademisë së Sigurisë po mbahet këtë të enjte si dhe të premten testi me makinën e të vërtetës ndaj shtatë pretendentëve. Ajo që u vu re gjatë ditës ishte vëzhgimi i procesit sidomos nga amerikanët, ndërkohë që pyetjet përmes poligrafit u kryen nga ekspertë të AMP që janë trajnuar në ShBA.

Ndërkombëtarët po tregohen të vëmendshëm ndaj procesit jo vetëm për shkak të rëndësisë që ka përzgjedhja e shefit të ri të BKH, por sidomos pas të dhënave se ka patur konflikte mes tre prokurorëve të posaçëm që do të zgjedhin drejtorin e ardhshëm.

Debatet kanë ndodhur mes kryeprokurorit të SPAK dhe kryeprokurorit të SPAK, dhe jo zyrtarisht thuhet se pavarësisht formaliteteve dhe kushteve të garës që po i nënshtrohen garuesit, i preferuari pa nisur gara ka qenë vetëm njëri prej tyre.

Gjatë ditës pyetjet ndaj kandidatëve kanë qenë të shumta mes tyre, ‘a keni përdorur substanca narkotike, a njihni persona problematikë, a e keni shkelur ligjin, a keni marrë ndonjëherë ryshfet?’ /tch/

The post Zgjedhja e kreut të BKH, amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit! Nga informacionet për konflikt mes prokurorëve, te pyetjet e kandidatëve first appeared on JavaNews.al.

“New York Times” përzgjedh Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale

By: E S
24 July 2025 at 17:38

Gazeta prestigjioze amerikane ”Neë York Times” ka përzgjedhur edhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale.

”Një tjetër verë me temperatura përvëluese në të gjithë Evropën i ka nxitur turistët të kërkojnë mënyra krijuese për të mposhtur vapën”, shkruan Gabe Castro-Root për ”Neë York Times”.

Kur temperaturat rriten ndjeshëm, Akropoli apo maja e Kullës Eiffel ndonjëherë mund të mbyllen, por plazhet janë të hapura dhe në formën e tyre më të mirë.

Mund të vallëzoni gjithë natën në rërë në Shqipëri, të bëni ëindsurf në Sardenjë ose të bëni ecje në një dunë gjigante në Francë. Ose mund të shijoni ditët e gjata të diellit arktik në Norvegji.

Por, plazhi i Dhërmiut, në Rivierën Shqiptare, tërheq adhuruesit e diellit dhe turistët e shumtë me festivale të shumta muzikore gjatë gjithë verës.

Riviera Shqiptare është vendosur si një alternativë ndaj brigjeve të mbushura me njerëz të Kroacisë dhe Greqisë, falë plazheve si Dhërmiu.

Pak më shumë se një kilometër i gjatë, me shezlongë në dispozicion dhe gjire shkëmbore të izoluara, që shpërndahen në skajin jugor të plazhit, Dhërmiu është gjithashtu një destinacion kryesor për ata që duan të festojnë, pasi zona organizon disa festivale të mëdha muzikore gjatë gjithë verës.

Kajaku dhe zhytja me maskë janë aktivitete të njohura dhe rrënojat e një aeroplani luftarak të epokës sovjetike vetëm disa qindra metra larg bregut të plazhit të afërt të Dhrimadhes janë një atraksion i veçantë për zhytësit.

Shtigjet e ecjes dhe ullishtat në zonë ofrojnë pamje panoramike të detit dhe malet Kerautine, që ngrihen në lindje, janë piktoreske si nga plazhi ashtu edhe gjatë ecjeve përgjatë rrugës dredha-dredha bregdetare./ATA

The post “New York Times” përzgjedh Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale first appeared on JavaNews.al.

Muzhaqi: 25 mijë të rinj përfitues nga Thirrja V për 32 projekte

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka nënshkruar kontratat me organizatat fituese të Thirrjes V për zbatimin e 32 projekteve në 42 bashki.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale.

“Këto projekte kanë fokus në teknologji, sipërmarrje, kulturë, sport, mirëqenie sociale dhe përfshirje qytetare, duke sjellë mundësi të reja për mbi 25,000 të rinj në gjithë Shqipërinë”, theksoi Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi u shpreh se “ky është një tjetër hap konkret në zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022–2029, ku përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, nëpërmjet thirrjeve publike deri tani kemi financuar 85 projekte të organizatave, duke mbështetur rreth 43,600 të rinj në 61 bashkitë e vendit”.

 

/k.s/j.p/

The post Muzhaqi: 25 mijë të rinj përfitues nga Thirrja V për 32 projekte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Laborator reference në Universitetin e Mjekësisë, Manastirliu: Mbështesim zhvillimin e kërkimit shkencor

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, do të financojë një laborator kombëtar reference në fushën e farmaceutikës, në kuadër të mbështetjes për kërkimin shkencor në universitetet tona.

Gjatë prezantimit të projektit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cilësoi këtë investim si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e mjekësisë dhe theksoi rëndësinë strategjike të këtij investimi për sistemin shëndetësor, akademik dhe për industrinë farmaceutike.

“Vijmë në një moment pikë kthese sepse sot ne jemi duke bërë një investim i cili do të shënojë një tjetër hap në drejtim të fuqizimit të infrastrukturës së kërkimit shkencor në një prej degëve të mjekësisë që është e lidhur horizontalisht me të gjithë specialistët dhe mbi të gjitha është e lidhur me trajtimin e sëmundshmërisë e gjithashtu në parandalimin e sëmundjeve që pikërisht lidhen me farmaceutikën. Ky projekt i ri i cili tashmë do të nisë në këtë universitet do të jetë një projekt që do të ngrejë për herë të parë një laborator të mirëfilltë të farmaceutikës i cili do të jetë dhe një laborator reference në nivel kombëtar duke realizuar në këtë laborator më shumë se 70 % të analizave që sot Farmakopea europiane kërkon”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal dhe te ndikimi që ky projekt madhor do të ketë në zhvillimin e kërkimit shkencor, programet e doktoraturës dhe të ardhurat e vetëqëndrueshme për universitetin përmes akreditimeve dhe standardeve ndërkombëtare.

“Ky është një laborator reference i cili do të mundësojë jo vetëm aspektet e kërkimit shkencor, do të mundësojë më shumë doktoratura të kryera në këtë universitet me mjete dhe infrastrukturë të kërkimit shkencor moderne, do të mundësojë një tjetër hap cilësor drejt inovacionit në farmaceutikë, që shpresojmë të marrë një akreditim të shpejtë të standardeve ISO 17025 që të realizohet ai që quhet misioni i tretë i universitetit, pra shërbimi ndaj shoqërisë, por nga ana tjetër krijon mundësinë që universiteti të mundet të përfitojë të ardhura nga të tretët. Ky laborator i cili ngrihet me fondet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, por edhe si një bashkëfinancim me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, vjen në një moment të rëndësishëm edhe për reformat që ne si qeveri do të ndërmarrim sa i përket furnizimit me barna, por nga ana tjetër dhe garancisë që ne duhet të shtojmë për standardet e tregtimit të barnave dhe mbi të gjitha cilësisë së tyre”, nënvizoi Manastirliu.

Në përfundim, ministrja Manastirliu u ndal te rëndësia e kontrollit cilësor të barnave, ndikimi në formimin profesional të studentëve dhe te roli i laboratorit në zhvillimin e kërkimit të avancuar në farmaceutikë.

“Ky projekt lidhet me sigurinë, me kërkimin shkencor, me garancinë që ne u japim qytetarëve për më shumë standarde në shërbimin farmaceutik, por më shumë mbi të gjitha lidhet me aspekte të kërkimit shkencor, që do të thotë do të kemi staf akademik më të përgatitur, studentë më të përgatitur, por mbi të gjitha profesionistë që i përgjigjen nevojave të tregut. Është një nga projektet më të mëdha që ne financojmë në këtë vit nga projektet e kërkimit shkencor dhe inovacionit në programin e infrastrukturës së kërkimit shkencor. Kemi investuar në funksion të kërkimit shkencor fonde që i kanë shkuar universiteteve me qëllimin për të zgjeruar bazën e infrastrukturës së kërkimit shkencor, por edhe të projekteve të kërkim-zhvillimit dhe projekteve të lidhura me akademinë dhe biznesin”, theksoi Manastirliu.

Sipas saj, janë 181 projekte të financuara për këto programe.

“55 projekte ndër to janë me bashkëfinancim, duke përfshirë diasporën akademike. Ne përgjatë mbështetjes që kemi dhënë sa i përket projekteve në Fakultetin e Mjekësisë, kemi angazhuar më shumë se 60 kërkues shkencorë në programet dhe projektet e kërkimit dhe zhvillimit dhe të infrastrukturës së kërkimit shkencor. Ligji i Kërkimit Shkencor gjithashtu hap një tjetër dritare për sa i përket shkencës së hapur dhe mbështetjes së kërkimit shkencor në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Ky investim do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për Departamentin e Farmacisë të UMT-së, si dhe për institucione si QSUT, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Kanabisit dhe industria farmaceutike shqiptare.

Laboratori do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë: Analiza të cilësisë së barnave, kozmetikës dhe suplementeve, për certifikim dhe regjistrim pranë autoriteteve përkatëse; Analiza të bimëve mjekësore dhe produkteve bimore, duke ndihmuar kompanitë eksportuese shqiptare të rrisin besueshmërinë dhe vlerën në tregun ndërkombëtar; Analiza për kanabisin mjekësor dhe industrial në përputhje me ligjin nr. 61/2023 dhe standardet evropiane, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit.

Këto shërbime do të mbështesin sektorin farmaceutik, do të përmirësojnë cilësinë e produkteve dhe do të gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme për universitetin, duke forcuar njëkohësisht lidhjen midis arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe industrisë.

/k.s/j.p/

The post Laborator reference në Universitetin e Mjekësisë, Manastirliu: Mbështesim zhvillimin e kërkimit shkencor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ura e Zogut” në Milot mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin

By: E S
24 July 2025 at 13:59

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. Megjithatë, nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar nëse do të ndërhyhet për riparimin e saj apo cili do të jetë fati përfundimtar i kësaj ure strategjike.

Kjo situatë vjen në një moment kritik, kur trafiku në aksin Milot–Lezhë është në kulmin e tij për shkak të fluksit turistik. Mungesa e urës pritet të krijojë kaos dhe radhë të gjata në hyrje-dalje të qytetit të Lezhës, duke ndikuar ndjeshëm në lëvizjen e banorëve dhe pushuesve.

The post “Ura e Zogut” në Milot mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin first appeared on JavaNews.al.

Fortlumturi Joani u flet të rinjve se si të gjejnë paqen e brendshme: Ja këshillat e tij

By: E S
24 July 2025 at 13:10

“Krishti është paqja jonë”

(Efesianët 2:14)

Temë e mbajtur nga Kryepiskopi Joan, tek kampi i djemve

Gëzohem që kam ardhur t’ju takoj, keni një temë shumë të rëndësishme, sepse të gjithë flasim për paqen por paqe nuk ka. Këto janë fjalët e profetit Jeremia, thotë “paqe- paqe thonë të gjithë por paqe nuk ka!” Nuk ka paqe sepse nuk ka paqe të brëndshme. Nuk mund të ketë dot paqe nga jashtë nëse nuk do të ketë paqe nga brënda. Dhe tema e kampit sot që thotë “Krishti është paqja jonë” pikërisht këtë gjë tregon, paqja që vjen nga Zoti është një paqe që na ndryshon ne të gjithëve. Por paqja nuk do të vij aq lehtë sa mendojmë ne, nëse nuk do të kemi një jetë shpirtërore dhe një jetë shpirtërore, njerëzit kanë një ide pak të gabuar, një lloj misticizmi, romantizmi. Jeta shpirtërore është shumë e thjeshtë, jeta shpirtërore është një përpjekje e vazhdueshme për të jetuar sipas mësimeve që vijnë nga Zoti. Si i tha Zoti atij djalit të ri, që erdhi dhe e pyeti, se çfarë duhet të bëj që të fitoj jetën e përjetshme? Dhe ai i tha! Ndiq urdhërimet, do të thotë pra ndiq mësimin të cilin i jeni ofruar besimit. Nëse fillon njeriu dhe përpiqet t’a përjetojë atë, paqja dalëngadalë do vij, por nëse nuk përqëndrohet dhe çoroditet me historira të ndryshme, njerëzit nuk do të kenë paqe. Paqja do të fitohet shumë më lehtë se sa ne mendojmë, nëse do të përqëndrohemi në jetën shpirtërore.

Thashethemet, përgojimet, nuk po flas për shpifje e gjëra tjera, por këto e largojnë paqen nga shpirti i njeriut. Natyra njerëzore, ndoshta është e prirur për të dëgjuar thashethemet. Ja, të gjithë secili nga ju, të fillojë të thotë dikush : ja e morët vesh për atë?!

Të gjithë i ngrenë veshët hapur për të dëgjuar, në fakt nuk mëson asgjë, sikur të dish të gjithë historinë, duke filluar nga Adami dhe deri tek njeriu i fundit, nuk do të fitosh asgjë shpirtërisht, as paqe nuk do të fitosh. Largohuni sa të mundeni nga bisedat e kota, sepse bisedat e kota e largojnë paqen. Prandaj dhe Shën Efremi, në lutjen që bëhet në lutjen e kreshmës së madhe, thotë për katër gjëra të vogla, që i lutet Perëndisë që mos t’ja japi. Dhe e para është që mos t’i japë frymë kureshtje. Përse ky mjeshtër kaq i madh i jetës shpirtërore, i kërkon diçka që duket shumë e thjeshtë? Sepse ai e di që këto gjërat e vogla, sjellin ato problemet e mëdha. Kureshtja gjithmonë njeriun e shpërqëndron, do merret me të tjerët, dhe një njeri që merret me të tjerët nuk do të gjejë paqe, sepse të gjesh paqe do dhe një lloj përulësie, vetëm të përulurit meren me veten, krenarët merren me të tjerët, se çfarë do të bëjnë të tjerët. Duke u larguar nga këto, ju do të fitoni. Shpeshherë, gjërat që janë shumë të rëndësishme, njerëzit nuk i japin vëmendje, vetëm po të jetë një thashethem, dhe përqendroheni tek ajo gjë.

Do t’ju tregoj, një histori shumë të bukur, që vjen nga antikiteti, për të mësuar shpesh herë se si vepron natyra jonë njerëzore. Demosteni, orator i famshëm i antikitetit, u përpoq që t’ju shpjegonte banorëve të Athinës në atë kohë, për rrezikun Maqedonas, sepse Filipi, mbreti i Maqedonisë po fillonte pushtimin e Greqisë Veriut, dhe po zbriste poshtë. I fliste dhe askush nuk dëgjonte, dhe një herë mendoi që të përdorte një truk, që t’i mbante njerëzit afër dhe i thotë: burra të Athinës, do t’ju tregoj një histori, dhe ndaluan disa veta dhe vazhdoi të tregonte historinë, …- një Athinas donte të shkonte në Korinth, por nuk kishte gomar dhe shkon tek njëri dhe i thotë, më jep gomarin, dhe ai i tha, t’a jap me qera por duhet të vijë dhe unë me ty. -Mirë! I tha ai. Njerëzit filluan dhe i grumbulluar dhe më shumë. Duke ecur rrugës në drekë, në vapë të madhe, ndaluan për të pushuar dhe ky që kishte marë gomarin me qera, donte të rrinte në hijen e gomarit, ai tjetri thoshte: -jo, unë të kam dhënë gomarin me qera, hija me takon mua!

Sheshi ishte mbushur plot. Kur pa sheshin plot, ai filloi t’i fliste pikërisht për këtë gjë të rëndësishme, për rrezikun. Dhe njerëzit filluan dhe thërrisnin: – po lëre atë, por kush qëndroi në hijen e gomarit, atë na thuaj!

Dhe sikur t’a dinin se kush qëndroi, asgjë nuk fiton. E njëjta gjë shpeshherë dhe me shpërqendrimet tona. Që përqëndrohemi në gjëra që nuk kanë asnjë lloj vlerë dhe nuk përqëndrohemi në paqen brënda thellë nesh. Prandaj dhe duke mos patur përqendrim, ne nuk kemi as paqe dhe nëse nuk kemi paqe, nuk mund të vendosim paqe me të tjerët. Një sherrxhi, nuk mund të përhapë paqe.Zoti na kërkon jo vetëm të jemi njerëz paqtorë por na kërkon pak më tepër. Tek lumurimet nuk thuhet “lum paqtorët” por thuhet “lum paqebërësit”, ata njerëz që jo vetëm thjesht kanë paqe brënda, por e përhapin dhe tek të tjerët. Ne nuk mund të drejtojmë tek të tjerët, diçka që është shtrembëruar tek vetja jonë. Duke mos patur paqe, s’mund t’ju përhapim paqe tek të tjerët. Prandaj dhe bota nuk ka paqe. Dhe Zoti thotë në Ungjill, “Unë do t’ju jap paqen time” jo siç e jep bota, flet për paqen e brendshme, për paqen e brendshme është dhurata më e madhe që një njeri mund të ketë në jetën e tij. Një njeri që arrin paqen brënda vetes së tij. Thënia e famshme e shumë etërve, e shumë shenjtorëve, e thënë në forma të ndryshme, pak a shumë thonë këtë gjë, “paqtohu me veten dhe do të paqtosh me mijëra njerëz rrotull teje.” Ne nuk përhapim paqen sepse nuk kemi paqen brënda vetes, dhe paqja me Zotin, është një dhuratë jashtëzakonisht e madhe. Nëse do t’a kemi atë paqe, jeta jonë do të ndryshojë dhe një njeri që ka paqe të brëndshme, nuk tronditet as nga fjalët që i thonë, as kur e shajnë dhe as kur shpifin kundër tij, sepse ai ka arritur një paqe me Zotin, që nuk tronditet nga gjërat e kota. Është si një oqean i thellë, sado të ketë stuhi jashtë, thellë brënda është i qetë. Dhe një njeri që është i thellë shpirtërisht, pikërisht këtë gjë realizon. Realizon një qetësi shumë të madhe, që i jep jetës së tij gëzim. Por nuk mund të ketë paqe atje ku është e keqja. Është një varg i profetit Isaia, një varg që unë e citoj shpesh “Nuk ka paqe për të paudhët!” Çfarë do të thotë që nuk ka paqe për të paudhët? Nuk ka paqe atje ku është e keqja, nëse ne do të kemi diçka të keqe brenda vetes tonë, nuk do të kemi paqe. Një njeri që grindet me të tjerët, tallet me të tjerët, nuk do të ketë paqe as në jetën e tij, që të kërkosh paqe brënda, kërkohet një shpirt i pastruar. Fjala paqe, hebraisht, ka kuptimin dhe të një përparimi shpirtëror, dhe ka kuptimin dhe të gëzimit, sepse nëse nuk do të kemi paqe brënda nuk do të kemi as gëzim. Ja jeta e sotme e njeriut modern, dallohet pikërisht se nuk ka as paqe dhe as ka gëzim, dhe të jetë miliarder, nuk ka gëzim. Njerëzit mendojnë se kur nuk i kanë shumë pasurira, mendojnë se po ti kenë ato, do të realizojnë gjithçka, por praktika dhe realiteti tregon se nuk është e vërtetë dhe nëse njeriu nuk ka Zotin brenda vetes së tij, dhe kur themi që nuk ka Zotin, do të thotë që nuk bën një jetë sipas mësimeve të Perëndisë, nuk do të ketë paqe dhe pa paqe nuk do të ketë gëzim. U them dhe shumë njerëzve për paqen, në Septuaxhindë, që është përkthimi i të 70-të përkthyesve, është përkthimi i parë që është bërë Dhjatës së Vjetër. Kur Diaspora Hebraike e kishte humbur gjuhën hebraike, dhe flisnin në Aleksandri gjithë Greqisht, menduan se do të përkthehej Bibla Hebraike, në greqisht dhe ky është përkthimi i parë. Sipas traditës u përkthye nga 70-të vetë, dhe prandaj dhe quhet i të 70-tëve. Dhe këtë fjalën “paqe” nuk e kanë përkthyer paqe, por e kanë përkthyer “gëzim” nuk ka gëzim atje ku është e keqja, sepse gëzimi është një dhuratë që vjen nga Perëndia, dhe nëse ne nuk do të kemi paqe në shpirt, nuk do të kemi as gëzim. Prandaj mundohuni në jetën tuaj ti largoheni thashethemeve të kota, sherreve me njëri-tjetrin tjetrin, sepse shpirti juaj do të trazohet dhe duke u trazuar, nuk do të ketë paqe. Paqja nuk është thjesht një ndjesi, është një shpëtim, kur njeriu realisht realizon atë për të cilën është krijuar. Të krishterët besojnë në diçka shumë të rëndësishme, dhe antropologjia e krishterë, e shpjegon njeriun kështu. Njeriu është një qënie e rënë, por njeriu është krijuar sipas ikonës së Perëndisë dhe ikona mbetet aty, mund të deformohet, mund të nxihet, por ikona aty mbetet. Detyra e njeriut, është pikërisht që t’a restauruojë këtë ikonë, sepse nëse ne restaurojmë ikonën, që të fillojë të ndriçojë përsëri, do të kemi dhe paqe dhe shpëtim dhe gëzim. Gjithë botën të sundosh, gjithë pasurinë të kesh, po nuk pati njeriu gëzim në jetën e tij, jeta e tij fillon dhe thahet dhe paqja mund të vijë vetëm kur njeriu ka një dimension të përjetësisë. Sepse ne e shikojmë jetën vetëm të kësaj kohe, sa mund të jetojmë, 70-80 të, por një ditë kjo mbaron dhe dimensioni i përjetësisë e ndihmon njeriun të ketë një jetë shpirtërore dhe që të largohet nga çoroditjet e kota, fjalët e kota dhe nuk përqëndrohet tek thelbi i jetës së njeriut. Shpeshherë gjërat që do t’i fitoni në këtë moshë, do të mbeten gjithmonë tek ju, rruga që do të zgjidhni do të mbetet gjithmonë, dhe rruga që do të zgjidhni dhe hija nuk hiqet shumë lehtë. Ju porosis gjithmonë, mos i bëni zakon përgojimet, thashethemet, talljet për të tjerët, sepse nga këto vjen çorientimi, dhe ky çorientim nuk sjell paqe por gjithmonë do të sjellë konflikt, njeri do të ofendohet për fjalën që ke thënë ti, do filloni të grindeni dhe shpeshherë mund të marin përmasa të mëdha, dhe sa më shumë trazohet shpirti, aq mëndja nuk është më e ndriçuar. Madje dhe shumë gjëra po të kuptoheshin lehtë, do të lehtësohen. Është në interesin tuaj, që të filloni që tani të kultivoni dimensionin e paqes.

Shkrimet e para, kështu shkruanin se të krishterët janë një rracë paqësore, që do të thotë se përhapin vazhdimisht paqe. Kush ka frikë Perëndinë, nuk i ka frikë njerëzit, por është paqtor. Ata që nuk kanë frikë Perëndinë tremben nga njerzit. Nëse do të arrini një paqe të thellë brënda shpirtit tuaj, nuk do të keni frikë. Është koha që secili nga ju do të vendosë se çfarë do të ndjekë në jetën e tij, do të fillojë udhëtimin e tij. Kisha beson se jeta e njeriut është një udhëtim dhe ky udhëtim presupozon se ka një destinacion përfundimtar, që ka një dimension të përjetshëm, që ka diçka që ne nuk e mbarojmë vetëm me jetën këtu, por e vazhdojmë edhe më pas. Nëse ne çorientohemi vetëm nga shqetësimet e kësaj bote dhe çoroditjet dhe zbavitjet dhe e neglizhojmë këtë dimension, as këtë kohë nuk do e gëzojmë dot, sado që mund të duket si paradoks, por njerëzit që e shikojnë përjetësinë dhe e jetojnë atë, e gëzojnë dhe këtë kohë të përkohshme, ndërsa njerzit që nuk e kanë këtë dimension të përjetësisë, as këtë kohë nuk e gëzojnë dot. Ndoshta për ju nuk janë akoma këto shqetësime, por nëse nuk mbillet fara e mirë që tani nuk do të japë fruta kur të rritet, sepse çfarë do të mbjellim dhe do të korrim. Mundohuni të mbillni farat e mirësisë dhe një njeri i mirë, është shumë e rëndësishme për të fillimisht. Në kuptimin e krishterë, të jesh i mirë ose i keq, nuk është çështje vetëm etike, por teologjike, sepse më tepër i bëjmë keq vetes se sa të tjerëve. Duke shpikur për të tjerët, duke tallur të tjerët, duke ofenduar të tjerët, më shumë dënojmë veten tonë, sepse nuk na lejon që të kemi një jetë shpirtërore dhe pa një jetë shpirtërore, nuk mund të kemi dot paqe, prandaj dhe paqja është kaq e rëndësishme. Të gjithë luten për paqe, të gjithë duan paqe, por pak njerëz përpiqen për paqen, së pari për të paqtuar veten dhe se dyti për të transmetuar atë paqe dhe tek të tjerët që janë rrotull. Prandaj dhe është shumë e rëndësishme për secilin nga ju, le të bëhet një puntor i paqes.

Tema e paqes, që thotë “Krishti është paqja jonë” është shumë e rëndësishme sepse është ndryshe nga paqja e botës, jo nga mungesa e luftës, por është një gjëndje e thjeshtë shpirtërore dhe një gëzim i thellë shpirtëror që vjen nga prania e Zotit në jetën tonë, dhe prania e Zotit në jetën tonë është dhe vjen kur shpirti jonë është në paqe, një shpirt i trazuar nuk mund të gjej dot paqe.

Do të doja që gjithsecili nga ju, duhet të përpiqet t’a kultivojë paqen, sepse si çdo gjë, nëse nuk kultivohet nuk rritet dhe ajo do të thahet. E njëjta gjë është dhe me virtytet e mëdha që njerëzit duhet të mbjellin në shpirtin e tyre, duhet të përpiqen dhe t’i rrisin ato virtyte, sepse njeriu nuk është një qënie statike është një qënie dinamike. Në jetën shpirtërore gjithmonë do thuhen këto fjalë, nëse nuk do të rritemi shpirtërisht, nuk do të thotë se do të qëndrojmë neutral, por do të fillojmë dhe të biem, ndaj nëse nuk jemi duke u rritur do të jemi duke rënë. Nëse nuk do të jemi paqtor, do të jemi më shumë agresiv dhe duke u bërë konfliktual me njerëzit rrotull. Dhe një jetë me konflikte, një jetë me sherre do të sjellë shqetësime dhe probleme të mëdha.

Prandaj do ju uroja të gjithëve ju, të përpiqeni për paqen dhe le t’i merrni seriozisht ato fjalë që thotë “Krishti është paqja jonë.” Sepse realisht Ai është paqja jonë, vetëm nëpërmjet mësimit të Tij, ne mund të realizojmë një paqe që mund të qëndrojë vazhdimisht dhe sikur të ketë sherre përsëri nëse do të keni paqen e brendshme, përsëri do të keni paqe. Mundohuni t’i kultivoni këto fjalë, sepse mund të mbjellësh por nëse nuk e kultivon, nuk do të prodhojë. Përpiquni për këtë, sepse të parët që do të përfitoni do të jeni ju, por jo vetëm ju por dhe shumë njerëz rrotull jush.

Dhe një herë ju uroj gjithë të mirat.

The post Fortlumturi Joani u flet të rinjve se si të gjejnë paqen e brendshme: Ja këshillat e tij first appeared on JavaNews.al.

Himarë, tabela mirëseardhjeje në rrugët hyrëse të qytetit

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Bashkia e Himarës po merr një sërë masash për përmirësimin e sinjalistikës në rrugët e saj.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ndau në rrjetet sociale momente nga puna e punonjësve të bashkisë për vendosjen e tabelave informuese në rrugët hyrëse në Himarë.

“Me mesazhin “Mirësevini në Himarë – Aty ku dielli prek detin”, i urojmë çdo vizitori një përvojë të paharrueshme në këtë copëz parajse mes detit dhe malit. Tabelat e mirëseardhjes nuk janë thjesht sinjalistikë, janë përqafimi i parë që i bëjmë kujtdo që zgjedh të vizitojë vendin tonë”, tha Tavo.

Kryebashkiaku Tavo tha se rrugët hyrëse në Himarë përshëndesin vizitorët vendas e të huaj me ngrohtësinë dhe identitetin që e karakterizon këtë vend.

Ndërkohë që ekipet e Bashkisë Himarë kanë nisur edhe vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë (shiritave ngadalësues) në disa nga zonat më të frekuentuara të qytetit dhe përgjatë bregdetit.

“Ky investim synon të rrisë sigurinë rrugore për qytetarët, turistët dhe veçanërisht për fëmijët që lëvizin në këto hapësira”, tha Tavo.

Kryebashkiaku Tavo i bëri apel drejtuesve të mjeteve të ngadalësojnë dhe respektojnë sinjalistikën rrugore.

/k.s/j.p/

The post Himarë, tabela mirëseardhjeje në rrugët hyrëse të qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

By: b b
24 July 2025 at 11:16

Dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri ka shënuar një rritje alarmante gjatë vitit 2024.

Të paktën sipas Raportit Kombëtar për Sigurinë në Internet për Fëmijët dhe të Rinjtë, të publikuar pak ditë më parë, nga Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt (iSIGURT.al).

Raporti zbulon se në periudhën nga janari deri në dhjetor të vitit 2024, janë evidentuar 407 incidente serioze, që përbëjnë një rritje prej 67% krahasuar me vitin e mëparshëm. Kjo është një shifër shqetësuese që nxjerr në pah rreziqet në rritje me të cilat përballen fëmijët në hapësirën dixhitale.

Tirana, si qarku më i madh dhe më i urbanizuar, mban vendin e parë për numrin e raportimeve, me 48% të rasteve, e ndjekur nga Durrësi dhe Kukësi. Ndërkohë, vajzat dhe gratë rezultojnë si viktimat më të shpeshta të dhunës digjitale, me 62% të raportimeve, ndërsa 34% vijnë nga djemtë dhe në 4% të rasteve gjinia nuk është deklaruar.

Grupmosha më e prekur është ajo 15–18 vjeç, që përbën 43% të totalit të raportimeve, e ndjekur nga të rinjtë 19–24 vjeç. Për herë të parë, janë regjistruar edhe 4 raste nga fëmijë 6–10 vjeç, të cilët më parë nuk kishin raportuar incidente, me shumicën e viktimave sërish vajza.

Incidentet më të zakonshme përfshijnë kërcënime, përndjekje dhe shantazh online, që përbëjnë rrezikun kryesor për fëmijët dhe të rinjtë. Pas tyre renditen bullizmi kibernetik dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale.

TikTok rezulton të jetë platforma me numrin më të madh të incidenteve të raportuara (209 raste), e ndjekur nga Facebook dhe Instagram. Megjithatë, raporti vlerëson se TikTok ka reaguar me efikasitet, duke mbyllur ose bllokuar shumicën e faqeve problematike brenda një kohe të shkurtër.

Raporti thekson gjithashtu nevojën për forcimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijëve online, si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit tek fëmijët, të rinjtë dhe prindërit në lidhje me rreziqet e hapësirës digjitale.

Publikimi i raportit u bë i mundur me mbështetjen e nismës netSMARTkids Shqipëri, bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe CRCA-ECPAT Shqipëri, në partneritet me ALO 116 Shqipëri dhe iSIGURT.al./tvklan

Cilësia e jetesës/ Në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

By: Ke Si
24 July 2025 at 09:32

Pensionistët në zonat rurale e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet tregojnë të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n. Koha e gëzimit të pensionit mbeti e pandryshuar në 10 vitet e fundit, pasi edhe në 2015 ishte 22.3 vite.

Por duke analizuar ndarjen fshat-qytet, shihet së në zonat rurale pensionistët e gëzojnë pensionin shumë më gjatë se në qytete. Në vitin e 2024 koha mesatare e gëzimit të pensionit në fshat ishte 28.2 vite, ndërsa në qytet 20.9 vite. Të dhënat e katër viteve të fundit tregojnë se për pensionit e qytetit koha e gëzimit të pensionit po vjen duke u ulur ndërsa atyre në fshat po rritet.

Gez

Në zonat urbane, koha e përfitimit të pensionit ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë katër viteve të fundit, duke u luhatur lehtësisht nga 20.9 vite nga 2021 në 2025. Jeta në qytete po ndikohet faktorë të tillë si nivelet më të larta të stresit, ritmi më i lartë i jetës, cilësi e dobët ajrit dhe jetës sedentare.

 

 

Ndërkohë, në zonat rurale vërehet një rritje më e fortë dhe e qëndrueshme. Në vitin 2021, koha e përfitimit të pensionit në këto zona ishte 26.5 vite, dhe në vitin 2024 ajo ka arritur në 28.4 vite. Kjo rritje mund lidhet edhe me stilin e jetesës më të qetë në zonat rurale, me më pak ndotje, lidhje më e fortë me natyrën dhe jetë më aktive për të moshuarit, të cilat ndikojnë pozitivisht në jetëgjatësi.

Arsyet pse koha e gëzimit të pensionit në zonat rurale është dukshëm më e gjatë se në zonat urbane lidhen edhe me faktin se shumë banorë të zonave rurale, veçanërisht ata që kanë punuar në bujqësi, dalin në pension në një moshë më të re krahasuar me punonjësit në sektorin urban dhe shtetëror.

Po nga ana tjetër jeta në fshat përfshin më shumë aktivitet fizik, punë në tokë, ecje, kontakt me natyrën, më pak ndotje ajri dhe zhurmë, si dhe një regjim ushqimor më të natyrshëm dhe tradicional. Këta faktorë kontribuojnë në një jetë më të gjatë dhe shpesh më të shëndetshme pas daljes në pension. Gjithashtu ritmi i jetës në zonat rurale është më i qetë dhe lidhjet familjare dhe komunitare janë më të ngushta.

Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës.

Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm.

Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç.

Ndryshimi më i madh është bërë ngjate 1960-1990. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç./ Monitor

Nga 43 gradë celsius në breshër dhe mot të freskët, ndryshimi drastik i motit në vend

By: A R
24 July 2025 at 09:30

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, ka paralajmëruar se ditët e premte dhe e shtunë do të shënojnë temperatura të larta, që mund të arrijnë deri në 43-44 gradë Celsius, duke qenë kështu ditët më të nxehta të verës 2025.

Sipas saj, edhe dita e enjte dhe dita e premte në Shqipëri do të regjistrojnë temperatura të larta, ndërsa vendet fqinje, si qendra e Italisë dhe zonat jugore, do të përjetojnë temperatura edhe më të larta.

Megjithatë, ndryshimi i madh i motit pritet të nisë që nga dita e diel, kur termometri do të zbresë me rreth 5 gradë Celsius. Në veri dhe në zonat malore do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa të hënën temperaturat do të ulen edhe më tej, por nuk priten më reshje shiu.

Ky ndryshim i papritur i motit vjen si një kthesë e fortë pas ditëve të nxehta dhe paralajmëron për një fundjavë me kontraste të forta klimatike, nga vapë e madhe në mot më të freskët dhe me reshje.

The post Nga 43 gradë celsius në breshër dhe mot të freskët, ndryshimi drastik i motit në vend first appeared on JavaNews.al.

Cilësia e jetës, në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

By: Ela
24 July 2025 at 08:52

Pensionistët në zonat rurale e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet tregojnë të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n. […]

The post Cilësia e jetës, në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet appeared first on BoldNews.al.

Shtatë gurore të braktisura në Dajt do të kthehen në zona të gjelbra/ Nis projekti për rehabilitimin e zonës

By: E S
23 July 2025 at 22:40

Mali i Dajtit, simboli natyror i Tiranës dhe një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët, do të përfshihet në një projekt të gjerë për rikthimin e natyrës së dëmtuar nga ndërhyrjet njerëzore.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka shpallur një tender publik për rehabilitimin e shtatë guroreve të braktisura dhe zonave përreth tyre që janë dëmtuar nga ndërtimet e paligjshme, rrëshqitjet e dheut dhe marrja e inerteve.

Gurorët e identifikuar janë të shpërndarë përgjatë rrugëve që përshkojnë Dajtin, nga Qafë-Mollë e deri në rrugën drejt Bulqizës, dhe përbëjnë disa nga plagët më të dukshme të mjedisit në këtë park kombëtar. Në to është ndërprerë çdo aktivitet prej vitesh, por pasojat kanë mbetur të hapura: shpate të zhveshura, terrene të rrezikshme dhe një peizazh i cënuar.

Qëllimi i projektit është që këto hapësira të mos mbeten më “gropa të harruara”, por të shndërrohen në zona të gjelbëruara, me pyllëzim, rigjenerim natyror dhe potencial për përdorim edukativ apo rekreativ.

Ndërhyrjet përfshijnë edhe zona të tjera në Park, ku tokat janë dëmtuar rëndë nga erozioni apo ndërtime të mëparshme, duke i kthyer ato në hapësira të pashfrytëzueshme dhe të rrezikshme për biodiversitetin dhe për vizitorët.

Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të AKZM për të rregulluar trashëgiminë mjedisore të dëmtuar dhe për ta kthyer malin e Dajtit në një destinacion të qëndrueshëm turistik dhe ekologjik.

The post Shtatë gurore të braktisura në Dajt do të kthehen në zona të gjelbra/ Nis projekti për rehabilitimin e zonës first appeared on JavaNews.al.

❌
❌