Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Trafik i rënduar në Muriqan, udhëtarët presin në temperatura mbi 40 gradë

By: Elva
8 August 2025 at 11:49

Një fluks i madh automjetesh ka shkaktuar trafik të rënduar në pikën kufitare të Muriqanit, ku udhëtarët janë detyruar të presin orë të tëra në temperatura që arrijnë mbi 40 gradë Celsius. Për një distancë prej vetëm një kilometri, pritjet kanë zgjatur më shumë se dy orë. Shumë prej udhëtarëve vijnë nga Italia pas një […]

The post Trafik i rënduar në Muriqan, udhëtarët presin në temperatura mbi 40 gradë appeared first on BoldNews.al.

U aksidentua në kantierin e Paskuqanit, punëtori ndërron jetë pas 12 ditësh në koma

By: armand
7 August 2025 at 21:21

Petrit Alkollari, 58-vjeçari që u plagos më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në kujdesin e mjekëve Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i tij për News 24, i cili tha se Alkollari humbi jetën mbrëmjen e djeshme dhe u varros sot. Ngjarja që ndodhi […]

The post U aksidentua në kantierin e Paskuqanit, punëtori ndërron jetë pas 12 ditësh në koma appeared first on BoldNews.al.

I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu në Tiranë

By: Elva
5 August 2025 at 12:46

Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë duke përdorur identitet të rremë. Policia njoftoi se i riu, me inicialet E. H., banues në Paskuqan, u kap në flagrancë në momentin që po i merrte një shumë parash një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar edhe më herët në disa […]

The post I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

27 July 2025 at 16:29

Një punëtor është plagosur gjatë punës në një kantier ndërtimi në Paskuqan të Kamzës. Bëhet fjalë për shtetasin Petrit Alkollari, 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, Policia e Tiranës raporton se lidhur me rastin në fjalë ka arrestuar shtetasin A. S., 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi, si […]

The post EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

PAMJET/ Ministrja britanike e thesarit qan në parlament, bursat në kaos

By: user 6
3 July 2025 at 22:09

Rachel Reeves, ministrja britanike e Thesarit u pa duke qarë në sallën e Westminsterit kur fliste kryeministri Keir Starmer. Vetëm kaq mjaftoi që diferenca e obligacioneve qeveritare të rritet ndjeshëm duke fundosur paundin britanik si kundrejt dollarit ashtu edhe ndaj euros.

“Lotët më të shtrenjtë në histori”, i konsideroi një deputet konservator. Ishte një ditë dramatike, ajo që ndodhi dje brenda dhe jashtë Parlamentit Britanik, kulmi i një jave kaotike që pa autoritetin e qeverisë laburiste të udhëhequr nga Keir Starmer të binte.

Çfarë ndodhi?

Rachel Reeves hyri në sallë dukshëm e mërzitur dhe zuri vendin e saj pranë kryeministrit, siç është traditë. Ishte “Koha e Pyetjeve”, kur kreu i qeverisë i nënshtrohet një breshërie pyetjesh nga opozita: por kur Starmer nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të qartë se ministrja e Thesarit do të mbante vendin e saj, ajo fshiu një lot nga fytyra e saj gjithnjë e më e tronditur. Më vonë, kur doli nga salla, motra e saj Ellie, gjithashtu një deputete, e ngushëlloi duke i mbajtur dorën.
Këto skena sureale i lanë të gjithë pa fjalë, si dhe i çuan tregjet në kaos, për stabilitetin e të cilave Kancelarja e Thesarit supozohet të jetë roje. Ministria e saj nxitoi të thoshte se Rachel Reeves ishte e mërzitur për arsye personale që nuk dëshiron t’i bëjë publike: por nëse do të ishte ky rasti, kush e pati idenë “e shkëlqyer” ta dërgonte atë në sallë në atë gjendje para syve të medias dhe investitorëve ndërkombëtarë?

Gjatë pasdites, Downing Street u përpoq të rregullonte gjërat duke thënë se Kancelarja ka “mbështetjen e plotë” të Starmer, por dëmi ishte bërë dhe tregjet nuk treguan shenja qetësimi.

Pas gjithçkaje qëndron fiaskoja dërrmuese e reformës së mirëqenies, e damkosur nga Reeves, e cila duhej t’i kishte kursyer arkës së shtetit 5 miliardë paund duke shkurtuar ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe ata në nevojë.

Megjithatë, deputetët laburistë u rebeluan masivisht kundër kësaj mase që do të kishte shtyrë qindra mijëra njerëz përsëri në varfëri (jo diçka për t’u mburrur për një qeveri të krahut të majtë) dhe kështu Starmer u detyrua ta “shkarkonte” plotësisht atë në momentin e fundit, për të shmangur humbjen në dhomë.

Për një qeveri që në letër gëzon një shumicë dërrmuese, kjo është një humbje katastrofike e besueshmërisë dhe tani Kancelarja e Thesarit ka shumë të ngjarë të detyrohet të thyejë premtimin e saj për të mos rritur taksat. Nëse ajo qëndron mjaftueshëm gjatë në detyrë për ta bërë këtë. ©LAPSI.al

The post PAMJET/ Ministrja britanike e thesarit qan në parlament, bursat në kaos appeared first on Lapsi.al.

Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

27 June 2025 at 08:40

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një dyqan në Fushë-Krujë në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ku ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para appeared first on Euronews Albania.

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan/ Automjeti përfundon ne kanal, plagosen dy persona

By: M C
23 June 2025 at 20:30

Një automjet është aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Muriqan, duke përfunduar jashtë rruge në një kanal anësor.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulanca dhe forcat e rendit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Shkodër–Muriqan/ Automjeti përfundon ne kanal, plagosen dy persona appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan/ Automjeti përfundon ne kanal, plagosen dy persona

23 June 2025 at 19:41

Një automjet është aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Muriqan, duke përfunduar jashtë rruge në një kanal anësor.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulanca dhe forcat e rendit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Shkodër–Muriqan/ Automjeti përfundon ne kanal, plagosen dy persona appeared first on Sot News | Lajme.

Shiste karburant të kontrabanduar, arrestohet 47-vjeçari në Paskuqan, i bllokohet dhe biznesi

By: Elva
20 June 2025 at 13:37

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi është kapur duke shitur në karburantin e tij lëndë hidrokarbure, pa kuponë, për të cilat nuk disponoheshin as fatura blerjeje. 47-vjeçari me iniciale B.M e ushtronte biznesin në rrugën “Hasan Zylfia”, në Paskuqan. Ndërkohë karburanti është bllokuar deri në verifikimin e plotë të rastit. “Si rezultat i kontrolleve […]

The post Shiste karburant të kontrabanduar, arrestohet 47-vjeçari në Paskuqan, i bllokohet dhe biznesi appeared first on BoldNews.al.

Qëllon në ajër me automatik pasi i dhunoi të bijën, arrestohen dy vëllezërit

By: user 11
10 June 2025 at 10:32

Policia ka arrestuar një 61-vjeçari i cili ka qëlluar me automatik në ajër për të kërcënuar vëllain e tij, pasi ky i fundit i dhunoi të bijën. Ngjarja mes vëllezërve ka ndodhur në Paskuqan.

Ndërkohë në pranga ra edhe 63-vjeçari, pas dhunës së ushtruar ndaj vajzës së vëllait të tij. Blutë gjetën armën gjatë kontrolleve në banesë të fshehur nën dysheme.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, në një familje në Paskuqan.

Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, për të kanosur vëllanë e tij, arrestohet 61-vjeçari (shtetas me precedent).

Në pranga dhe vëllai, pasi dhunoi vajzën e 61-vjeçarit. Gjenden në banesën e 61-vjeçarit dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Qëllon në ajër me automatik pasi i dhunoi të bijën, arrestohen dy vëllezërit appeared first on Lapsi.al.

Qëlloi me armë në ajër për të kanosur të vëllanë, arrestohet 61-vjeçari në Paskuqan

10 June 2025 at 10:29

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve në Paskuqan që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qëlloi me armë në ajër për të kanosur të vëllanë, arrestohet 61-vjeçari në Paskuqan appeared first on Euronews Albania.

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

13 May 2025 at 08:21

Edhe pse Partia Demokratike është duke fituar në Kamëz, Partia Socialiste ka fituar për herë zonën e Paskuqanit në 35 vjet, teksa është mbyllur numërimi në këtë njësi. Gjithsesi, diferenca mes PS dhe PD ka qenë vetëm 45 vota, ku përmbysja ka ardhur vetëm në kutitë e fundit. Forcë e tretë në këtë zonë ka […]

The post Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota appeared first on BoldNews.al.

Shehaj në Paskuqan: Votoni Partinë Mundësia, ne jemi zëri i qytetarëve të ndershëm në Parlament

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se pas 12 majit, do të jetë hera e parë që një parti e re hyn në Parlament pa asnjë mbështetje nga partitë e mëdha dhe përballë të gjitha partive të tjera.

Shehaj deklaroi se, Mundësia do të ketë një grup parlamentar që do të përfaqësojnë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një parti e re politike do hyjë në Parlament jo vetëm pa ndihmën e partive të mëdha, por duke i patur të gjitha partitë e tjera kundër. Pavarësisht sulmeve, sot jemi këtu dhe nesër do kemi një grup parlamentar që do përfaqësojnë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Nuk ka votë më me vlerë se vota për Partinë Mundësia, pasi është e vetmja votë që përfaqëson interesin e qytetarëve.

Nuk duhet t’i dëgjojmë, duhet të vazhdojmë përpara. Do të habiten zgjedhjet e ardhshme, por do habiten edhe më shumë kur ne të vazhdojmë të ngulim këmbë. Kjo është e vërteta, dhe prandaj janë të shqetësuar”, tha Shehaj.

Kreu i “Mundësisë” u shpreh se, kjo forcë politike u krijua prej zhgënjimit nga politika në këto 34 vite, teksa shtoi se ato që Mundësia ka bërë në këto 10 muaj, i ka shqetësuar të gjithë.

“Të gjithë jemi zhgënjyer nga politika dhe kjo është arsyeja pse krijuam një forcë politike, sepse na erdhi në majë të hundës. Do thonë lloj lloj broçkullash. E vërteta është që çfarë kemi bërë ne në këto 10 muaj, i ka shqetësuar të gjithë, dhe nuk kanë argumenta.

Pasi merrnin fjalët tona, i prisnin dhe i nxirrnin në rrjetet sociale, tani kanë filluar në këto mashtrime. Janë shumë të shqetësuar, sepse sipas sondazheve, ne kemi me qindra-mijëra vota, dhe në datën 12 këtu do jemi, dhe aty do shqetësohen me të vërtetë”, u shpreh Agron Shehaj.

/r.e/a.f/

The post Shehaj në Paskuqan: Votoni Partinë Mundësia, ne jemi zëri i qytetarëve të ndershëm në Parlament appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Skifter” prej vitesh/ Ky është Jorgo Kumaraku që grabiti dyqanin dhe tentoi të përdhunojë shitësen

3 May 2025 at 10:19

Personi që shihni në foton e mësipërme është 48-vjeçari Jorgo Kumaraku, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës. Ai akuzohet se ditën e djeshme, në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar ka grabitur një shumë prej 600 mijë lekësh të vjetra nga një dyqan, si dhe ka tentuar të kryejë marëdhënie seksuale me […]

The post “Skifter” prej vitesh/ Ky është Jorgo Kumaraku që grabiti dyqanin dhe tentoi të përdhunojë shitësen appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet në Tiranë grabitësi i syzeve, 7 palë me vlerë 11 200 euro në katër muaj

By: Mirgen
25 April 2025 at 09:12

Arrestohet në Tiranë një 40 -vjeçar, i cili brenda katër muajve ka grabitur në një dyqan, 7 palë syze me vlerë 11 200 euro. Ai është identifikuar përmes kamerave të sigurisë. Autori i dyshuar me iniciale Elson(Durim) Doku, rezulton i dënuar edhe me parë për vjedhje. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Logo”. Gjatë 4 muajve, […]

The post Arrestohet në Tiranë grabitësi i syzeve, 7 palë me vlerë 11 200 euro në katër muaj appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të kalonte kufirin në Muriqan, policia arreston 41 vjeçarin të shpallur në kërkim

By: Oldi
12 April 2025 at 10:56

Policia kufitare në Muriqan ka ndaluar një shtetas 41 vjecar i cili po tentonte të kalonte kufirin. Ky shtetas ishte në kërkim nga policia, pasi në një magazinë në Elbasan ka vjedhur materiale të ndryshme. “Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin F. Ll., 41 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, […]

The post Tentoi të kalonte kufirin në Muriqan, policia arreston 41 vjeçarin të shpallur në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Skandal/ “E legalizojmë ne”, inspektorët e IMT i kërkojnë 4 mln lekë ryshfet pronarit të dyqanit

9 April 2025 at 21:31

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tiranë, ku dy inspektorë të IMT-së, i kërkojnë një ryshfet prej 4 milionë lekësh të vjetra një qytetari. Në redaksinë e emisionit u ankua Ilir Haxhillari, i cili ka një dyqan te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Ai pohon se tregton lodra për fëmijë, […]

The post Skandal/ “E legalizojmë ne”, inspektorët e IMT i kërkojnë 4 mln lekë ryshfet pronarit të dyqanit appeared first on BoldNews.al.

Gerta thyen kutinë e emergjencës, përfundon duke qarë me dënesë në oborr – nuk i jepet benefiti për të folur me fëmijët

By: D Marku
27 March 2025 at 19:09

Një moment i fortë dhe emocional ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku gazetarja Gerta Gixhari ka thyer kutinë e emergjencës, duke shkaktuar një ngjarje që ka tronditur të gjithë banorët dhe ka lënë pasojë të thella në emocionet e saj.

Kutia, e cila mbahej si një mundësi e pazakontë për një telefonatë nga jashtë, ka treguar një zhvillim të papritur.

Kur Gerta e ka hapur, ajo ka zbuluar se përmbajtja e zarfit ishte shumë e dhimbshme, pasi telefonata nuk do të kalonte tek ajo, por tek një tjetër banor.
Ky zbulim ka tronditur shumë gazetarën, e cila vendosi ta dhurojë mundësinë e telefonatës për Aldon, një tjetër banor, pa mundësi kthimi mbrapsht.

Kjo situatë ka rënduar shumë emocionalisht Gerten, e cila është ndjerë e thelluar në një shqetësim të madh. Pas dhurimit të mundësisë për telefonatën, Gerta ka kaluar një moment të vështirë, duke u tërhequr në oborrin e shtëpisë dhe duke shpërthyer në lot, e mbushur me emocione të thella dhe të vështira për t’u përballuar.

E vetmja që i është gjendur pranë gjatë këtij momenti ka qenë Loredana, e cila ka mbështetur dhe inkurajuar Gertën, duke i ofruar ngushëllim dhe mbështetje.

The post Gerta thyen kutinë e emergjencës, përfundon duke qarë me dënesë në oborr – nuk i jepet benefiti për të folur me fëmijët appeared first on Albeu.com.

Rrahu për vdekje të moshuarin se nuk i dha birra, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim Ilir Nukajn

22 March 2025 at 11:35

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim 47-vjeçarin Ilir Nukaj nga fshati Povelçë, i cili akuzohet për dhunimin e çiftit të bashkëshortëve Namik dhe A. Rustemi, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e 12 Tetorit të vitit të kaluar. Ilir Nukaj është marrë i pandehur për veprën penale “Plagosje e rëndë […]

The post Rrahu për vdekje të moshuarin se nuk i dha birra, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim Ilir Nukajn appeared first on BoldNews.al.

Shkodër/ Iu gjet kanabis në makinë, arrestohet shtetasi turk, procedohet një tjetër

19 March 2025 at 13:53

Shkodër- Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, kanë vijuar kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, goditën një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me lëndë narkotike me vete.

Mësohet se gjatë këtyre kontrolleve është arrestuar shtetasi turk Oguz Taskiran 25 vjeç dhe ka nisur procedimi penal për një tjetër shtetas turk për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjetin me të cilin ata udhëtonin, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/abcnews.al/

❌
❌