Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Investimi në urën e re të Viroit, përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Po vijon puna për ndërtimin e urës së re të Viroit, e para nga 30 urat që do të ndërtohen ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, falë investimit të qeverisë me mbështetjen e Bankës Botërore.

Banka Botërore ndau foto nga puna që po zhvillohet për ndërtimin e urës së re të Viroit, teksa bëri të ditur se, ura është e vendosur në aksin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës me Greqinë dhe është thelbësore për lidhjen rajonale.

Ura do të jetë 33 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, me 2 korsi dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj. Ura e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit, përmirësojë sigurinë gjatë përmbytjeve dhe lidhë komunitetet e Jugut të Shqipërisë duke krijuar më shumë mundësi punësimi, arsimimi, të kujdesit shëndetësor dhe aksesit në tregje.

Sipas BB-së, në mungesë të rrugëve alternative, kur ura përmbytet, ndërtimi i urës së re do të sigurojë qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit .

“Mbi 200 000 drejtues mjetesh dhe 150 000 këmbësorë do të përfitojnë si pjesë e përpjekjeje për një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj klimës”, shkruan BB në rrjete sociale.

Punimet për urën e re të Viroit
1 nga 7
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit
Punimet për urën e Viroit

/e.xh//a.f//r.e/

The post Investimi në urën e re të Viroit, përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klima, BB: Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem

By: Ela
2 July 2025 at 12:28

I nxehti ekstrem që po bëhet i zakonshëm në periudha më të gjata dhe temperatura me ekstreme mund t’i kushtojnë vendeve anekënd globit humbje të konsiderueshme. Shqipëria vlerësohet se mund të ketë një ulje me 1.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto si efekt i nxehtësisë që përpos ndikimeve në sektorë të ndryshëm të […]

The post Klima, BB: Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem appeared first on BoldNews.al.

Sejko: Tarifat e SHBA-së ndikim të papërfillshëm në ekonominë tonë

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në Vareze, Itali.

Takimi bëri bashkë guvernatorët dhe ministrat e Financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.

Aktualisht, bota po përballet me sfida të reja gjeopolitike, gjeoekonomike dhe me kufizime tregtare, ndaj dhe në takim u diskutua rreth politikave industriale, të cilat mund të nxisin konkurrueshmërinë dhe rritjen ekonomike të vendeve.

Përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së prezantuan perspektivat e dy institucioneve për të garantuar stabilitet financiar dhe rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në stabilitetin makroekonomik. Ai paraqiti pikëpamjet e Bankës mbi temat kryesore të diskutimit, duke ndarë pikëpamje të ngjashme me institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, si parakusht për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Guvernatori u shpreh se për Shqipërinë, si një ekonomi e vogël dhe e hapur e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian, raundi fillestar i tarifave nga SHBA-ja ka një ndikim të papërfillshëm të drejtpërdrejtë në ekonominë tonë, pasi lidhjet tona tregtare dhe financiare me SHBA-në janë mjaft të kufizuara (rreth 0.2% e PBB-së). Megjithatë, ai vuri në dukje se një luftë tarifore në shkallë globale do të nënkuptonte rënie të kërkesës për eksporte, inflacion të importuar që do të rriste çmimet e brendshme, si dhe rreziqe potenciale në sektorin financiar, pasi kompanitë e ekspozuara ndaj tregtisë do të përballen me kushte më të vështira.

Nga ana tjetër, qëndrueshmëria mbetet thelbësore për të përballuar krizat e shpeshta dhe të mbivendosura që kërcënojnë zhvillimin ekonomik. Në mbarë botën, vendet po ekspozohen gjithnjë e më shumë ndaj rreziqeve dhe katastrofave natyrore. Kjo i vendos ato përballë zgjedhjeve për financimin dhe sigurimin e rreziqeve nga katastrofat, të cilat janë thelbësore për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe forcimin e qëndrueshmërisë, e që përfshijnë investime si në reduktimin fizik të rrezikut ashtu edhe në përgatitjen financiare.

Në përfundim, Guvernatori u shpreh se, “si bankë qendrore, përparësia jonë është ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve, garantimi i stabilitetit financiar dhe forcimi i qëndrueshmërisë së ekonomisë, duke u treguar të vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe rajonale, dhe përmirësuar vazhdimisht kuadrin tonë të politikës ekonomike”.

Gjatë takimit, duke diskutuar lidhur me zhvillimet në fushën e sistemeve të pagesave, inovacionin në teknologji dhe infrastrukturë, si dhe sfidat e lidhura me to, zëvendësguvernatori i Bankës së Italisë, Luigi Federico Signorini theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me Bankën e Shqipërisë lidhur me kontributin dhe lidershipin e treguar për modernizimin e sistemit të pagesave në vend dhe në nivel rajonal.

Republika e Shqipërisë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që prej muajit tetor të vitit 1991. Ajo është në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën dhe San Marinon. Drejtor ekzekutiv i Konstituencës është Riccardo Ercoli.

Republika e Shqipërisë është anëtare e Grupit të Bankës Botërore që prej vitit 1991. Ajo është në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën, San Marinon dhe Timorin Lindor. Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës (EDS21) është Matteo Bugamelli.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Sejko: Tarifat e SHBA-së ndikim të papërfillshëm në ekonominë tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

26 June 2025 at 15:29

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord me kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen nga niveli aktual, 2% në 5%. Objektivi gjithsesi parashikohet të realizohet jo më herët se sa viti 2035, ndërsa është rënë dakord për një rishikim në vitin 2029. Nga Gjergj Erebara Gjatë vitit 2025, Shqipëria pritet […]

The post Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen? appeared first on BoldNews.al.

Ekonomia u rrit me 3,39% në tremujorin e parë 2025

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Ekonomia shqiptare vijon të shfaqë shenja të qëndrueshme të rimëkëmbjes dhe rritjes.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma reale, u rrit me 3,39% në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave, kontributi më i madh në këtë rritje i përket sektorit të administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë, i cili shënoi një rritje të ndjeshme prej 18,92%, duke kontribuar me 2,24 pikë përqindje në totalin e PBB-së.

Kjo rritje lidhet ngushtë me rritjen e shpenzimeve publike dhe investimeve në shëndetësi e arsim, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizimin e kërkesës së brendshme dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Po ashtu, sektori i pasurive të paluajtshme vijoi trendin pozitiv, me një rritje prej 8,03% dhe një kontribut prej 0,43 pikë përqindje në PBB.

Edhe grupi i tregtisë, transportit dhe akomodimit shënoi rritje të qëndrueshme prej 2,12%, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 1,78% rritje.

Në kahun tjetër, disa sektorë kyç si industria, energjia dhe uji pësuan rënie të ndjeshme me 5,66%, duke kontribuar negativisht me 0,66 pikë përqindje, ndërsa bujqësia, pyjet dhe peshkimi ranë me 2,76%.

Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024, PBB e përshtatur sezonalisht shënoi një rritje prej 0,65%. Sërish, rritja më e madhe u regjistrua në administratë publike, arsim dhe shëndetësi me 3,90%, si dhe në ndërtim me 3,69%.

Në të kundërt, sektori i informacionit dhe komunikacionit pësoi rënie me 3,94%, i ndjekur nga financat dhe sigurimet me 1,58%.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se konsumi final i popullatës shënoi një rritje prej 2,47%, ndërsa konsumi final i qeverisë u rrit ndjeshëm me 7,34%.

Investimet po ashtu u rritën me 2,89%, ndërsa eksportet shënuan një rritje të fortë me 9,51%, përballë një rritjeje më të ngadaltë të importeve prej 1,69%.

1 nga 2

/a.gj//a.f//r.e/

The post Ekonomia u rrit me 3,39% në tremujorin e parë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“5% e PBB për mbrojtje deri në 2035”, gjeneral Kollçaku: Çfarë parashikon plani i ri

By: Besnik
25 June 2025 at 22:04

Gjeneral Bardhyl Kollçaku ishte i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku shpjegoi mënyrën se si do të shpenzohet 5 përqind e PBB-së për ushtrinë, që synohet të arrihet brenda vitit 2035 nga vendet e NATO-s.

Sipas Kollçakut, 3.5% do të shkojë për shpenzime drejtpërdrejt ushtarake: pagesa për personelin, pajisje, armatim, zhvillim të industrisë ushtarake, infrastrukturë, stërvitje, gatishmëri dhe kapacitete mbrojtëse kundër-ajrore.

“Plani afatgjatë dhjetëvjeçar parashikon që deri në vitin 2035, shpenzimet për mbrojtjen të arrijnë në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo do të realizohet gradualisht, me rritje vjetore. Aktualisht, në vitin 2025, kjo përqindje është 2.03%. Nga kjo shifër prej 5%, në vitin 2035, 3.5% do të shkojë për shpenzime drejtpërdrejt ushtarake: pagesa për personelin, pajisje, armatim, zhvillim të industrisë ushtarake, infrastrukturë, stërvitje, gatishmëri dhe kapacitete mbrojtëse kundër-ajrore. Ndërsa 1.5% do të përfaqësojë shpenzime me natyrë të dyfishtë – të tipit porte, aeroporte, rrugë, mbrojtje kibernetike – që ne i bëjmë edhe sot. Këto janë shpenzime ku përqindje të caktuara të buxhetit shkojnë për infrastrukturë që i shërben njëkohësisht ushtrisë dhe popullsisë civile. Pra, 3.5% është drejtpërdrejt për ushtrinë: pagesa për personelin, pajisje, armatim, industria ushtarake, infrastrukturë, stërvitje, gatishmëri, kapacitete mbrojtëse kundër-ajrore – çdo gjë e mirëfilltë ushtarake. Ndërsa 1.5% është me natyrë të dyfishtë, të tipit infrastrukturë, rrugë, ura ku do të kalojnë makineritë ushtarake që normalisht u shërbejnë edhe qytetarëve”, tha ai.

Gjenerali evidentoi edhe rreziqet kryesore që i paraqiten aleancës, ku në një periudhë afatgjatë ekziston rreziku nga Rusia dhe po ashtu terrorizmi.

“Në dokumentet strategjike të aleancës, identifikohen dy kërcënime kryesore për sigurinë: një afatgjatë që vjen nga Rusia dhe tjetri nga terrorizmi. Përveç këtyre, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që trajtohen në dokumente të klasifikuara, ku çdo vend ka peshën e vet specifike dhe kontributet që i kërkohen, në përputhje me nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit. Shpesh përmendim nenin 5 për mbrojtjen kolektive, por harrojmë që para 5-ës është neni 3, i cili përcakton që çdo vend, në mënyrë individuale, të dakordësuar me aleancën, duhet të zhvillojë dhe përgatisë kapacitete dhe t’i vërë në dispozicion të saj”, tha Kollçaku.

Kujtojmë që deri në vitin 2035, shtetet anëtare synojnë të shpenzojnë pesë përqind të prodhimit të tyre ekonomik përkatës për mbrojtje çdo vit. Kjo u deklarua në deklaratën përfundimtare të samitit të NATO-s në Hagë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i përshkroi rezultatet e samitit si një moment historik, duke thënë se ai do të mbetet në histori si “Angazhimi i Mbrojtjes i Hagës”.

Në deklaratën përfundimtare të samitit të tyre në Hagë, shtetet e NATO-s u zotuan të arrijnë objektivin e ri të investimit, deri në vitin 2035, prej 5% të Produktit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB) në mbrojtje dhe “shpenzime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë” – një nivel që nuk është arritur që nga Lufta e Ftohtë. Deri tani, objektivi ishte 2%.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pranoi se një rritje e tillë nuk do të kishte qenë e mundur pa presionin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Rutte e vlerësoi republikanin për arritjen e “asaj që asnjë president amerikan nuk e ka arritur në dekada”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “5% e PBB për mbrojtje deri në 2035”, gjeneral Kollçaku: Çfarë parashikon plani i ri appeared first on Euronews Albania.

Gonxhja pret menaxherin e ri të BB-së, diskutim për projektet strategjike

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti sot në një takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci, një profesionist me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe partner të çmuar për axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e disa projekteve strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

“Në fokus të bisedimeve ishin programi për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, një projekt strategjik që synon modernizimin e pikave kufitare, rritjen e efikasitetit logjistik dhe përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në tregjet rajonale dhe europiane, si dhe ligji “Për regjistrat e kredive”, një reformë e rëndësishme që synon të zgjerojë aksesin në financë për individët dhe bizneset, duke ndërtuar një sistem të vlerësimit të kredisë më transparent, gjithëpërfshirës dhe të besueshëm”, theksoi ministri Gonxhja.

Partneriteti me Bankën Botërore, vijoi ministri, mbetet jetik për përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe do të vijojë të sjellë rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare. /j.p/

The post Gonxhja pret menaxherin e ri të BB-së, diskutim për projektet strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BB, trajnim mbi modelimin dhe hartimin e taksave mjedisore

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Ditët e fundit, Banka Botërore me mbështetjen e Fondit të Besimit për Qeverisjen Fiskale në Ballkanin Perëndimor dhe me financim nga Bashkimi Evropian organizoi një trajnim praktik mbi Modelimin dhe Hartimin e Taksave Mjedisore, me qëllim nxitjen e një Reforme Fiskale të Zgjuar ndaj Klimës në Shqipëri.

Trajnimi bashkoi ekspertë nga Ministria e Financave, Doganat dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të cilët përdorën mjetet e vlerësimit të politikave klimatike (CPAT) për të simuluar skenarë të ndryshëm të taksave mbi lëndët djegëse fosile dhe për të analizuar ndikimet e tyre në të ardhura, mjedis dhe barazinë sociale.

Rezultatet e këtij trajnimi synojnë të arrijnë, një bazë më e fortë për politika fiskale të bazuara në prova dhe të ndjeshme ndaj klimës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të zbatimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave të Shqipërisë 2024–2027, duke hapur rrugën për një të ardhme më të gjelbër dhe më të drejtë. /j.p/

1 nga 3

The post BB, trajnim mbi modelimin dhe hartimin e taksave mjedisore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Misteri i Luftës së Ftohtë për zhdukjen e “palombarit”

6 May 2025 at 11:43

Nga: Myles Burke / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Më 9 maj 1956, 68 vjet më parë, kryeministri britanik, Sir Anthony Edenm më në fund iu dorëzua presionit të mediave dhe turpit ndërkombëtar, dhe urdhëroi një hetim mbi zhdukjen misterioze të palombarit [zhytësit] të Marinës Mbretërore, kapitenit Lionel “Buster” Crabb.

Ky palombar i dekoruar u zhduk gjatë një vizite miqësore të udhëheqjes sovjetike, në Mbretërinë e Bashkuar, në kulmin e tensioneve të Luftës së Ftohtë. Kur u përhap lajmi se Crabbi ishte zhdukur, Admiraliteti, departamenti qeveritar përgjegjës për Marinën, publikoi një deklaratë të paqartë, duke thënë se palombari po testonte pajisjet nënujore në Gjirin Stoks në bregun e Hempshirit, ndërsa mendohej se ishte mbytur.

Por, historia u përmbys kur vizitorë rusët akuzuan mikpritësit e tyre për spiunazh. Sovjetikët pretenduan se kishin parë një zhytës pranë anijes “Ordzhonikidze” – anija që solli udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov [Khrushchev] në Mbretërinë e Bashkuar – ndërsa ajo ishte ankoruar në Portin e Portsmuthit. Pavarësisht se pyetjet u shtruan vazhdimisht në Parlament, Edeni refuzoi të jepte më shumë informacion, duke thënë: “Nuk do të ishte në interesin publik të zbuloheshin rrethanat në të cilat supozohet se kapiteni Crabb ka humbur jetën”. Refuzimi i qeverisë për të dhënë shpjegime vetëm sa shtoi dyshimet se Crabbi kishte qenë në një mision të fshehtë spiunazhi.

Katërmbëdhjetë muaj pas zhdukjes së Crabbit, një trup pa kokë dhe pa duar, i veshur me kostum palombari, u gjet nga peshkatarët në portin e Çiçesterit në bregun jugor të Anglisë. Mungesa e gjurmëve të gishtave dhe dhëmbëve e bëri të vështirë identifikimin e trupit të gjymtuar, por një hetim i mëvonshëm përcaktoi se ishte trupi i Crabbit. E gjithë ngjarja turpëroi publikisht Edenin dhe dëmtoi përpjekjet e tij për të ndërtuar një marrëdhënie më miqësore me Bashkimin Sovjetik post-stalinist.

Kur u zhduk në vitin 1956, Crabbi veçse ishte i njohur për aventurat e tij të guximshme nën ujë. Me nofkën “Buster”, sipas notarit olimpik dhe aktorit amerikan Buster Crabbe – i famshëm në vitet ‘30 të shekullit XX – ai ishte ekspert në çmontimin e bombave nën ujë. Guximi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore i solli Medaljen [mbretërore] Xhorxh për heqjen e minave italiane nga anijet britanike në Maltë, si dhe Dekoratën e Perandorisë Britanike (OBE) për pastrimin e minave në Livorno në Itali. Aventurat e tij amfibe, gjatë luftës, u dramatizuan më vonë në filmin e vitit 1958, Armiku i heshtur [The Silent Enemy], ku Crabbin e luante aktori Laurence Harvey. Edhe pasi u lirua zyrtarisht nga ushtria në vitin 1947, ai vazhdoi të zhytej për Ushtrinë – në funksione të ndryshme, përfshirë hetimet mbi nëndetëset e fundosura.

Për dekada të tëra pas zhdukjes së palombarit, qeveria britanike ruajti me ngulm heshtjen mbi incidentin. Vetëm pas vitit 2006, falë kërkesave për informacion të lirë nga BBC-ja dhe pas deklasifikimit të dokumenteve sipas rregullit 50-vjeçar, nisën të dalin në dritë rrethanat e errëta të zhytjes fatkeqe të fundit të Crabbit.

Dosjet e deklasifikuara treguan se, që në fillim, shërbimet e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar ishin të etura për të shfrytëzuar vizitën e Hrushovit për të mbledhur informacion mbi kundërshtarët e tyre të Luftës së Ftohtë. Ata kishin propozuar vendosjen e mikrofonave të fshehtë në hotelin “Claridge’s”, ku udhëheqësia sovjetike do të qëndronte gjatë vizitës. Por, kryeministri e kundërshtoi kategorikisht idenë dhe e bëri të qartë se “aventura të natyrës së ngjashme ishin të ndaluara”.

Megjithatë, MI6-shi rekrutoi Crabbin për të ndërmarrë një “veprim jozyrtar” me qëllim të hetimit të anijes ruse “Ordzhonikidze”. Natyra e saktë e misionit mbetet ende e paqartë, por ish-agjenti i MI5-shit, Peter Wright, sugjeroi në librin e tij Zbuluesi i spiunëve [Spycatcher, 1987] se misioni kishte për qëllim të ekzaminonte dhe fotografonte dizajnin e avancuar të helikave të anijes.

Dy ditë para misionit, Crabbi dhe një tjetër agjent i MI6-shit, me emrin Bernard Smith, u regjistruan në hotelin “Sally Port” në Portsmuth. Më 17 prill 1956, në mbrëmje, Crabbi u takua me një koleg ushtarak në një bar lokal. Ky koleg, emri i të cilit ishte hequr nga dosja, ishte një kapiten i Marinës Mbretërore, i cili pranoi ta ndihmonte Crabbin për të hyrë në portin e Portsmuthit për zhytjen e tij të fundit. Në vitin 2006, gazetari i BBC-së, Michael Buchanan, pati mundësinë të shqyrtonte deklaratën e dhënë nën betim, dikur të klasifikuar, të “njeriut të fundit që pa Crabbin të gjallë”.

“Ai thotë se kapiteni iu afrua disa ditë para zhytjes së fundit dhe e pyeti ‘nëse do të isha i gatshëm ta ndihmoja, krejtësisht në mënyrë jozyrtare dhe në kapacitet privat, në lidhje me një zhytje që do të bënte një ditë apo dy më vonë’. Ai theksoi më tej se në asnjë rrethanë nuk duhej të kontaktohej ndonjë autoritet përgjegjës detar”, ka thënë Buchanan.

Pak para orës shtatë, më 19 prill, kapiteni pa emër shkoi me Crabbin në Portin e Portsmuthit dhe e ndihmoi të vishte pajisjet dhe të kontrollonte pajisjet e zhytjes. Crabbi më pas notoi drejt anijes ruse, dhe nuk u pa më kurrë i gjallë. Marina Mbretërore nuk bëri asnjë përpjekje për të kërkuar zhytësin e zhdukur, nga frika se do të alarmonte ekuipazhin e “Ordzhonikidze”-s. “Dokumentet zbulojnë më tej se nuk u bë asnjë përpjekje për kërkim dhe shpëtim për Crabbin, pasi ky nuk ishte një operacion i mirëfilltë”, ka thënë Buchanan. “Dhe, ata i detajuan përpjekjet e gjera [nga Admiraliteti] për t’u siguruar që të mos implikoheshin në një mision të dështuar për të cilin nuk kishin asnjë dijeni”.

Shërbimet e inteligjencës arritën në përfundimin se Crabbi ose ishte kapur nga sovjetikët, ose ishte eliminuar nga “reagimi” rus, ose kishte pësuar një “fatkeqësi natyrore”. Smith, agjenti i MI6-shit, hoqi sendet personale të Crabbit dhe u largua nga hoteli “Sally Port”. Disa ditë më vonë, policia hoqi faqet me të dhënat e tyre nga regjistri i hotelit “Sally Port”, gjë që vetëm e forcoi dyshimin për një mision të fshehtë. Nën presionin e MI6-shit dhe të qeverisë, Admiraliteti shpiku me ngut historinë e rreme se Crabbi ishte zhdukur gjatë një testi zhytjeje në Gjirin Stoks.

Të dhënat e takimeve tregojnë për panikun në nivelet më të larta të qeverisë. Zyrtarët kishin frikë se, nëse trupi do të gjendej, sovjetikët mund ta përdornin vdekjen e Crabbit për qëllime propagandistike. Howard Davis nga Arkivat Kombëtare i tha BBC-së, në vitin 2006, se dosja “e bën shumë të qartë se nuk ishte një operacion i Admiralitetit; ata nuk kishin asnjë lidhje me të dhe shohim se si përpiqen të ndërtojnë një histori të cilën mund ta tregojnë, në mënyrë të besueshme, për të përballuar pyetjet e pashmangshme nga shtypi”.

Por, pavarësisht publikimit të disa dokumenteve të klasifikuara të qeverisë, ajo që ndodhi saktësisht me palombarin, atë ditë të vitit 1956, mbetet ende e panjohur. Në vitin 1990, Joseph Zwerkin, një ish-agjent i inteligjencës detare sovjetike, pretendoi se një snajper sovjetik mbi kuvertën e “Ordzhonikidze”-s kishte parë zhytësin në ujë dhe e kishte qëlluar. Ndërsa, në vitin 2007, Eduard Koltsov, një ish-palombar 74-vjeçar rus, deklaroi se ia kishte prerë fytin Crabbit gjatë një përleshjeje nën ujë, pasi e kishte kapur duke vendosur një minë në “Ordzhonikidze”.

Është sugjeruar gjithashtu se, pasi Crabbi ishte një bashkëpunëtor i Sir Anthony Bluntit – i cili u zbulua si spiun sovjetik në vitin 1979 – ai mund të ketë dezertuar. Nicholas Elliott, një ish-agjent i lartë i MI6-shit, që thuhet se ishte i përfshirë në zhytjen e fundit të Crabbit, besonte se zhytësi 47-vjeçar, i njohur për dashurinë e tij ndaj uiskit dhe cigareve, mund të kishte vdekur nga helmimi me oksigjen ose nga një sulm në zemër për shkak të lodhjes gjatë qëndrimit nën ujë.

Mund të kalojë edhe shumë kohë përpara se të dalin më tepër detaje mbi fatin e Crabbit. Ndërsa disa dokumente për këtë çështje janë bërë publike, të tjerat i janë nënshtruar zgjatjes së statusit të klasifikuar nga qeveria dhe nuk pritet të publikohen para vitit 2057. /Telegrafi/

 

The post Misteri i Luftës së Ftohtë për zhdukjen e “palombarit” appeared first on Telegrafi.

Rama: Mbi gjysmë miliard euro eksporte në bujqësi, 2,5 herë rritje e PBB-së

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se në një dekadë është rritur 2 herë e gjysmë Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit nga 10 miliardë euro, në 25 miliardë e 100 milionë euro dhe do të shkojë në 35 miliardë në 2030-n.

Gjatë një interviste televizive, Rama u shpreh se bujqësia është në rritje dhe kjo faktohet nga eksportet.

Por, shtoi Rama, “për të parë nëse ka rënë apo është rritur ne i referohemi eksporteve. Si paska rënë bujqësia kur ne kemi pasur rreth 150 milionë eksporte, përfshirë dhe peshkimin, dhe sot jemi mbi gjysmë miliard eksporte, si ka rënë?!”.

Dhe, si ka rënë, shtoi Rama, “kur përveç rritjes së eksporteve me mbi gjysmë miliard kemi edhe një ndryshim të deficitit tregtar. Kur ne kemi marrë detyrën ishim 1 me 9. Pra Shqipëria importonte 9 dhe eksportonte 1 dhe sot jemi 1 me 3. Si ka rënë?!”.

Rama u shpreh se, ka shumë më tepër prodhim të brendshëm në tregun tonë.

“Ne kemi një nivel rritje ekonomike që është solid dhe kemi një balancim të ekonomisë që na ka bërë që në vitet e fundit 2 herë agjencitë e ratingut të na ndryshojnë ratingun. Pra kjo është diçka që është pasqyrë e asaj që është ekonomia”, tha Rama.

Ne, shtoi Rama, “në një dekadë kemi rritur 2 herë e gjysmë PBB-në. Kemi pasur në total më pak se 10 miliardë, sot kemi 25 miliardë e 100 milionë dhe do ta ҫojmë 35 miliardë në 2030-ën. Dhe në rritjen e PBB-së ne jemi të parët në rajon. Jo me statistikat tona, me statistikat e FMN-së. Ne kemi një rritje të PBB-së më shumë se 100%, ndërkohë që mesatarja e rajonit është diku tek 64%”.

“Ndërtimi është në një fazë që lidhet me zhvillimin e vendit dhe turizmin”, theksoi Rama.

/r.e/a.f/

The post Rama: Mbi gjysmë miliard euro eksporte në bujqësi, 2,5 herë rritje e PBB-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Rritja më e lartë në rajon e prodhimit të brendshëm bruto me 2,5 herë

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i PS-së gjatë takimit sot  me qytetarët në Kukës, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit, tha se “në një dekadë prodhimi i përgjithshëm kombëtar është rritur 2,5 herë, rritja më e lartë në rajon”.

Rama shtoi se, nëse mesatarja e rritjes së PBB për vendet e tjera është afro 65%, për Shqipërinë është mbi 100%.

Sa i përket të ardhurave për frymë, Rama theksoi se “në 2013-ën ishin 3330 euro. 10 300 euro janë në 2024-ën, 3 herë më shumë. Projeksioni i Shqipërisë 2030 është 15 mijë euro”.

Gjithashtu theksoi ai, “borxhi publik është një nga pikat kyçe ku kemi shënuar përmirësim të ndjeshëm të treguesve”.

“Në vitin 2013 e gjetëm borxhin publik në nivelin 70.4%, teksa në fund të 2024-ës e kemi ulur në 54.0 %”, tha Rama.

(vijon…)

The post Rama: Rritja më e lartë në rajon e prodhimit të brendshëm bruto me 2,5 herë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BB: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor 3,2%, ndikim pasiguritë në rritje në tregtinë globale

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 3,2% në vitin 2025 dhe 3,1% në afat të mesëm, pavarësisht pasigurisë së politikave tregtare globale dhe ndryshimeve që po ndodhin në perspektivën globale.

Sipas raportit të pranverës, të publikuar nga Banka Botërore, kjo rritje ekonomike e parashikuar do të ndikojë uljen e varfërisë në vendin tonë, në 16%, teksa do të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe të ardhurave nga turizmi.

BB vëren se, inflacioni pritet të rritet dhe të arrijë objektivin prej 3,0% dhe të luhatet rreth atij niveli në afat të mesëm.

Sipas BB, kjo trajektore do të formësohet nga presionet e vazhdueshme të brendshme,  përfshirë rritjen e pagave si dhe zinxhirët e furnizimit, të ndërprerë të nxitur nga ndryshimet në politikën tregtare.

Ndërkohë deficiti i llogarisë rrjedhëse pritet të luhatet rreth 3,7% të PBB-së nga viti 2025, duke u rritur në 4,1% deri në vitin 2027, por të mbetet nën mesataren historike.

Ndërsa investimet e mëdha kapitale publike do të nxisin importe më të larta, përmirësimet e vazhdueshme të eksporteve të shërbimeve do të ndihmojnë në mbajtjen e deficitit nën nivelet historike.

Paralelisht, Banka Botërore bën me dije se, bilanci fiskal primar i Shqipërisë pritet të mbetet pozitiv nga viti 2025 e tutje, mesatarisht 0,4% të PBB-së. Ky parashikim supozon ekzekutim të pjesshëm të shpenzimeve kapitale dhe nuk pasqyron plotësisht Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2025-2027.

Ndërkohë, borxhi publik do të bjerë më tej, duke arritur një mesatare prej 52,8% të PBB-së gjatë periudhës 2025-2027.

“Rreziqet për perspektivën përfshijnë tensione të larta gjeopolitike dhe pasiguri të mëtejshme rreth politikave globale tregtare dhe ekonomike. Këta faktorë mund të ndikojnë më tej në rritjen afatshkurtër në BE, e cila mbetet partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë. Rreziqet fiskale vendase nga partneritetet publik-private dhe ndërmarrjet shtetërore shtojnë dobësitë. Megjithatë, zbatimi efektiv i Agjendës së Rritjes së BE-së dhe të ardhurat e forta nga turizmi përfaqësojnë anët pozitive të pasigurisë”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

 

BB: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor mbetet e qëndrueshme përballë pasigurisë globale

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar në vitin 2025, për shkak të kërkesës së jashtme më të ulët si dhe pasigurisë ekonomike të krijuar si rezultat i ndryshimeve që po ndodhin në politikat tregtare globale, të cilat mund të ndikojnë në besimin e bizneseve dhe të konsumatorëve, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

Banka Botërore parashikon se norma e përbashkët e rritjes ekonomike për Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të arrijë në 3.2% në vitin 2025, që përbën një rishikim me 0.5 pikë përqindje më pak nga parashikimi i mëparshëm. Rritja parashikohet të përshpejtohet në 3.5% në vitin 2026.

“Ne po vërejmë disa tendenca pozitive ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të cilat nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e rajonit dhe mund të mbështesin rritjen solide të tij. Inflacioni i ulët dhe rritja e pagave mbështesin konsumin, ndërsa investimet publike po rriten,” thotë Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Nga ana tjetër, po vërejmë rritje të pasigurisë së brendshme në disa nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në Bashkimin Europian dhe pasiguritë në rritje në tregtinë globale mundet gjithashtu të ndikojnë negativisht perspektivën e rritjes ekonomike të rajonit”.

Pasiguria në tregtinë globale ka gjasë të prekë Ballkanin Perëndimor, kryesisht si rrjedhojë e ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në zonën e euros. Ky ngadalësim mund të pakësojë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe investimet dhe dërgesat.

Raporti sugjeron se strategjitë më efikase për ruajtjen e stabilitetit ekonomik gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike janë diversifikimi i burimeve të rritjes dhe rinovimi i agjendës së reformave strukturore. Masat kryesore përfshijnë eliminimin e barrierave në tregun e punës – përfshirë ato që prekin gratë – forcimin e integrimit ekonomik rajonal, përmirësimin e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e konkurrencës në treg për të nxitur produktivitetin dhe mbështetur rritjen afatgjatë.

Veç kësaj, përshpejtimi i zbatimit të reformave të anëtarësimit në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor –siç janë anëtarësimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe futja e “korsive të gjelbra” për të përmirësuar tregtinë ndërkufitare – mund të nxisin rritjen e mëtejshme të besimit të biznesit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.

Raporti thekson gjithashtu, se si rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, shoqëruar me kalimin drejt një ekonomie me nivele të ulëta karboni, po riformësojnë modelet sektoriale të punësimit në rajon, që kërkon përshtatje të konsiderueshme të forcës së punës. Reformimi i sistemeve të mbrojtjes sociale dhe shërbimeve të punësimit duhet të jetë prioritet për të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Kjo do t’i ndihmonte forcat e punës në këto vende të përballojnë ndikimet negative të shkaktuara nga ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet, thatësirat dhe zjarret, si dhe për të qenë të përgatitura për mundësi të reja punësimi si rezultat i tranzicionit të gjelbër.

Forcimi i sistemeve të mbrojtjes së të ardhurave nga puna për t’iu përgjigjur goditjeve ndaj punësimit dhe përmirësimi i fleksibilitetit të sistemeve të mbrojtjes sociale do të ndihmonte në parandalimin e rënies së individëve në varfëri. Gjithashtu, rikualifikimi i punëtorëve për punë të gjelbra do të ndihmonte për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për aftësi, duke nxitur produktivitetin dhe rritjen ekonomike.

/r.e/

The post BB: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor 3,2%, ndikim pasiguritë në rritje në tregtinë globale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme, rritja vjetore 3.5% – 4%

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Në Uashington, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB).

Në këto mbledhje marrin pjesë ministrat e financave të vendeve anëtare, guvernatorë të bankave qendrore, drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të botës akademike, biznesit dhe shoqërisë civile.

Në deklaratën për shtyp të Kryetarit të Komitetit Ndërkombëtar Monetar Financiar të FMN-së konstatohet se: “Ekonomia botërore ndodhet në një pikë kthese vendimtare. Pas disa viteve me shqetësime në rritje lidhur me tregtinë, presionet tregtare janë përshkallëzuar papritur, duke nxitur pasigurinë, paqëndrueshmërinë e tregut dhe rreziqet ndaj rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar. Rritja në afatshkurtër parashikohet të vijë duke u ngadalësuar, ndërkohë që dezinflacioni pritet të vazhdojë, por me një ritëm më të ngadaltë. Perspektiva ekonomike mbizotërohet nga intensifikimi i rreziqeve të kahut të poshtëm, në një kontekst tashmë sfidues, ku rritja ekonomike është e dobët dhe borxhi publik i lartë. Luftërat dhe konfliktet kanë sjellë pasoja të rënda ekonomike dhe njerëzore. Forcat shndërruese, të tilla si digjitalizimi/inteligjenca artificiale, ndryshimet demografike dhe tranzicionet klimatike kanë krijuar mundësi të reja, por edhe sfida.”

Banka e Shqipërisë u përfaqësua në këto takime me një delegacion të nivelit të lartë, të kryesuar nga Guvernatori, Gent Sejko.

Me këtë rast, Guvernatori Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilët veçojmë: Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli; Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN, Alfred Kammer; Asistentedrejtore e Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale, zj. Jennifer Elliott; Shefen e Misionit të FMN-së Anke Weber, Zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në BB, Antonella Bassani; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, Matteo Bugamelli, Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB, Xiaoqing Yu.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan zhvillimet më të fundit makroekonomike dhe financiare në Shqipëri, politikat makroekonomike, si dhe zhvillimet në sektorin financiar e atë bankar. Në fokus të bisedimeve ishin dhe qëndrueshmëria e rritjes ekonomike, kontrolli i inflacionit, konsolidimi fiskal, reformat strukturore dhe politikat monetare të ndjekura nga Banka e Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të zhvillimeve ekonomike, Guvernatori Sejko theksoi stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë, e cila vazhdon të konfirmojë rritjen ekonomike të qëndrueshme, të mbështetur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe sektorët që po rriten, veçanërisht turizmi dhe konsumi privat.

Guvernatori nënvizoi përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit financiar të sektorit bankar, duke vënë në dukje se bankat mbeten të mirëkapitalizuara, likuide dhe fitimprurëse, me një nivel të ulët të kredive me probleme. Sipas të dhënave, trendet pozitive në performancën financiare dhe zgjerimi i kreditimit dëshmojnë për besimin në sistemin financiar dhe në aftësinë e tij për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme.

Në lidhje me inflacionin, Shqipëria ka arritur të ketë një inflacion të ulët si rezultat i politikave të qëndrueshme monetare të ndjekura nga Banka e Shqipërisë dhe përmirësimit të kushteve financiare. Aktualisht, inflacioni në vendin tonë është më i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian.

Në lidhje me perspektivat e ardhshme, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e reformave strukturore, si një mundësi kyçe për përparimin e Shqipërisë. U vu theksi veçanërisht te nevoja për të forcuar transparencën, për të reduktuar nivelin e informalitetit në ekonomi dhe për të përgatitur vendin për fazat e ardhshme të integrimit në Bashkimin Evropian.

Guvernatori vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në m zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin financiar të vendit dhe për të adresuar sfidat e mundshme në të ardhmen.

Vlerësimet e përgjithshme ishin pozitive, duke evidentuar se ekonomia shqiptare po ruan një trajektore të qëndrueshme me rritje vjetore prej 3.5% – 4%, inflacion të ulët rreth 2%, i cili pritet të kthehet në objektiv gjatë vitit 2026, borxh publik dhe të jashtëm në rënie, si dhe rezerva valutore në rritje.

Gjithashtu gjatë takimeve u theksua performanca e mirë e sistemit bankar, i cili mbetet likuid, me tregues të shëndetshëm financiarë dhe me një nivel të ulët të kredive me probleme (NPL), që ka rënë nga 25% në vitin 2014, në 4% në 2025. Sistemi bankar ka vijuar të mbështesë kreditimin e ekonomisë, me një kornizë rregullatore të përforcuar dhe përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e FMN-BB përgëzuan Bankën e Shqipërisë dhe autoritetet përkatëse për punën e shkëlqyer që çoi në anëtarësimin e suksesshëm të Shqipërisë në SEPA (Tregun Unik të Pagesave në Euro), si dhe ndjekjen e hapave të mëtejshëm për zbatim e standardeve të SEPA në praktikë dhe finalizimin me sukses të transaksioneve të para në tetor 2025. Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit tonë me tregun evropian dhe hap perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e besimit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë.

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një histori suksesi në rajon, falë reformave ekonomike dhe politikave të kujdesshme të ndjekura nga autoritetet dhe Banka e Shqipërisë. Në një periudhë globale sfiduese, vendi ka treguar stabilitet makroekonomik, rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të klimës së biznesit. Një ndër faktorët kyç të këtij suksesi ka qenë politika e kujdesshme monetare, e ndjekur me një qasje të balancuar nga Banka e Shqipërisë, e cila ka arritur të ruajë stabilitetin e çmimeve, duke mbështetur njëkohësisht rritjen ekonomike. Normat e interesit janë mbajtur në nivele që stimulojnë kreditimin, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e investimeve private dhe konsumit.

Në përfundim të takimeve, Guvernatori Sejko vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm me FMN-në dhe Bankën Botërore, duke nënvizuar rolin e tyre kyç në mbështetjen e reformave ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Sejko mori pjesë edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe në Komitetin e Zhvillimit të BB-së.

Guvernatori ishte gjithashtu i ftuar në një mëngjes pune me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, të organizuar nga Drejtori i Departamentit Evropian pranë FMN-së, Alfred Kammer, gjatë të cilit ai prezantoi zhvillimet makroekonomike në Shqipëri, sektorët kryesorë të zhvillimit, si dhe potencialin që ajo paraqet për investitorët e huaj.

The post Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme, rritja vjetore 3.5% – 4% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko me drejtorin e BB: Reformat, përmirësim klimës së biznesit dhe zhvillim ekonomisë

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Uashington, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi një takim të frytshëm me Matteo Bugamelli, drejtor ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet më të fundit makroekonomike në vend, me theks në rritjen ekonomike, inflacionin dhe rolin e politikës monetare në ruajtjen e stabilitetit financiar.

Guvernatori Sejko theksoi ecurinë pozitive të sistemit bankar shqiptar, i cili vijon të mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe i mirëkapitalizuar, duke mbështetur kreditimin për ekonominë dhe bizneset.

“Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i ngushtë me Bankën Botërore, veçanërisht në drejtim të reformave strukturore, përmirësimit të klimës së të bërit biznes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë”, u shpreh Sejko.

/r.e/a.f/

The post Sejko me drejtorin e BB: Reformat, përmirësim klimës së biznesit dhe zhvillim ekonomisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko me FMN dhe BB në Uashington: Shqipëria në SEPA, më 7 tetor nisin pagesat

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të grupit të Bankës Botërore që u zhvillua në Uashington DC, SHBA.

Guvernatori Sejko ishte i pranishëm në takimin me ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me zhvillimet e sistemeve të pagesave, ecurinë e projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimin për të ardhmen.

Sejko bëri të ditur se, “Shqipëria, vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që aplikoi dhe u pranua për t’u bërë pjesë e SEPA, duke hapur rrugën për një sistem pagesash më të lehtë, më të shpejtë dhe me kosto më të ulët për qytetarët dhe bizneset”.

“Të 11 bankat shqiptare janë tashmë të pranuara për pjesëmarrje në skemën SEPA Credit Transfer dhe pritet të jenë operacionalisht gati për të kryer pagesa nga data 7 tetor 2025”, u shpreh Guvernatori.

Sejko vlerësoi se, anëtarësismi në SEPA do të ndihmojë qytetarët dhe biznesin në: Uljen e përdorimit të parasë fizike; Thjeshtimin e pagesave për turistët dhe bizneset; Rritjen e remitancave dhe formalizimin e ekonomisë; Nxitjen e investimeve të huaja; Përshpejtimin e integrimit drejt BE-së.

“Në bashkëpunim me Banca d’Italia dhe bankat qendrore të rajonit, Banka e Shqipërisë po punon për krijimin e një sistemi të pagesave të menjëhershme (TIPS-clone), që pritet të jetë funksional në 2026”, theksoi Guvernatori, ndërsa adresoi falënderim të veçantë për asistencën e vazhdueshme nga Banka Botërore në këtë proces transformues.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post Sejko me FMN dhe BB në Uashington: Shqipëria në SEPA, më 7 tetor nisin pagesat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BEJRUT – Liban-BB marrëveshje kredie prej 250 milionë dollarësh në sektorin energjetik

24 April 2025 at 15:47

BEJRUT, 24 prill /ATSH-DPA/- Ministri libanez i Financave, Yassine Jaber nënshkroi një marrëveshje kredie prej 250 milionë dollarësh me Bankën Botërore (BB), që synon të zbusë krizën e gjatë të energjisë elektrike në Liban, tha sot ministra në një deklaratë.

“Nënshkrimi u bë gjatë takimeve të nivelit të lartë në Uashington të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore”, thuhet në deklaratë.

Jaber njoftoi gjithashtu se Libani ka siguruar miratimin paraprak për të rritur vlerën e kësaj kredie në 400 milionë dollarë, ndërkohë që bisedimet vazhdojnë me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Ousama Wieden.

Qeveria libaneze nuk ka arritur t’i sigurojë vendit një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike gjatë dekadave të fundit.

Pjesa më e madhe e vendit mbështetet te gjeneratorët me naftë pasi energjia nga kompania shtetërore shpërndahet në intervale të parregullta dhe ndonjëherë është e disponueshme vetëm për dy orë në ditë.

Kredia prej 250 milionë dollarësh do të fokusohet në riparimin e sektorit të energjisë elektrike, me theks në rehabilitimin e rrjeteve të transmetimit dhe përmirësimin e besueshmërisë së shërbimit.

Ky komponent është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të reformës së energjisë elektrike që përfshin gjithashtu ndryshime strukturore të qeverisjes dhe investime në infrastrukturën e energjisë së pastër.

Kredia është pjesë e një programi më të gjerë rindërtimi që pritet të arrijë në 1 miliard dollarë, i cili do të financohet nëpërmjet ndihmës shtesë ndërkombëtare.

Kreditë do të ofrohen me kushte koncesionare, me afate shlyerje deri në 50 vjet.

Jaber theksoi se këto fonde do të mbështesin axhendën e rimëkëmbjes dhe reformës së Libanit, duke theksuar momentin e fundit legjislativ dhe angazhimin ndërkombëtar. //a.i/

The post BEJRUT – Liban-BB marrëveshje kredie prej 250 milionë dollarësh në sektorin energjetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria, kur PS erdhi në pushtet, prodhonte më pak se 10 miliardë euro në totalin e vet.

Sot, theksoi Rama,prodhon 25 miliardë euro dhe në 2030 PBB do të shkojë në 35 miliardë euro.

Gjatë një takimi në Milano, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, Rama premtoi se të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro dhe paga mesatare 1200 euro.

“Kur ne morëm detyrën, Shqipëria prodhonte më pak se 10 miliardë euro në totalin e vet sot prodhon 25 miliardë euro dhe në 2030 ne do ta çojmë në 35 miliardë euro! Vetëm kështu ne mund të rrisim të ardhurat për frymë. Ato ishin 3 mijë e pak euro kur ne e morëm detyrën, sot janë 10 400 euro dhe në Shqipërinë 2030, ne do t’i çojmë në 15 000 euro!Vetëm kështu ne mund të rrisnim pagën mesatare në sektorin publik që e gjetëm, parafytyrojeni, e gjetëm vetëm 370 euro, sot e kemi çuar 1 000 euro dhe në Shqipërinë 2030 do ta çojmë të paktën 1200 euro”, deklaroi Rama.

Sipas tij, të votosh për Shqipërinë 2030 në BE, do të thotë të investosh për një Shqipëri në aspektin e të drejtave dhe në aspektin financiar.

Sepse, shtoi Rama, me uljen në atë sofër të familjes së bashkuar europiane, Shqipëria do të ketë falë arkës së përbashkët të asaj familjeje një buxhet solidariteti ekstra çdo vit.

“Dhe për t’ju dhënë një shembull, nëse BE në gjithë këto vite ne na ka dhënë një miliardë e diçka më shumë euro nga të cilat 90% kredi, duke hyrë në BE një miliardë e diçka më shumë euro do t’i marrim çdo vit, nga të cilat 90% do të jenë grant, domethënë fonde të falura. Ajo që ka mbase rëndësi më të drejtpërdrejtë për ju është, jo vetëm fakti që, me hyrjen në BE mundësitë tona si shtet, si qeveri, si buxhet do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur shumë më tepër njerëzit, por me hyrjen e Shqipërisë në BE, gjithsecili, çdo shqiptar, çdo shqiptare, kudo ku është do të marrë pasaportën europiane”, theksoi Rama.

Për kreun e PS-së, pasaporta europiane e BE nuk është një tjetër dokument udhëtimi, nuk ngjan as në formë as në përmbajtje me pasaportën që shqiptarët kanë sot.

“Është një status, është një status i ri qytetarie, një status që për ne si banorë më të vjetër të këtij kontinenti, që mbase, si askush tjetër kemi ngrwnë dynjanë për të ngritur kokën dhe për të ardhur deri këtu, do të na japë mundësinë që me atë pasaportë të kemi dinjitet të plotë dhe të barabartë me çdo italian, me çdo gjerman, me çdo francez dhe me këdo tjetër”, deklaroi kryesocialisti Rama. /j.p/

The post Rama: Të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj me misionin e BB: Mbështetje në 6 sektorë kryesorë të Bujqësisë

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi në Tiranë një takim me misionin e Bankës Botërore për projektin “Qëndrueshmëria ndaj Klimës dhe Zhvillimit të Bujqësisë”.

Denaj tha se, gjatë takimit, u diskutua mbi ecurinë dhe hapat në vijim për zbatimin e këtij projekti.

Sipas saj, ky projekt me një vlerë rreth 65 milionë euro synon mbështetje në 6 sektorë kryesor të bujqësisë.

“Projekti synon të ofrojë zgjidhje konkrete për përballimin e sfidave klimatike dhe ndikimeve të tyre në sektorin bujqësor, duke forcuar qëndrueshmërinë dhe sigurinë ushqimore, në rrugën drejt “Shqipëria 2030″”, deklaroi Denaj.

Sipas saj, sektorët që do të mbështesë ky projekt janë: përmirësimi dhe modernizimi i sistemeve të ujitje-kullimit; krijimi i “Clustereve” për Vaj Ulliri dhe Fruta-Perime për të rritur standardet e eksportit dhe marketingut të vajit të ullirit si një produkt “Premium”; krijimi i Qendrave Ushqimore për grumbullimin, përpunimin, paketimin dhe shpërndarjen e produkteve bujqësore për tregje si HoReCa; dixhitalizimin e bujqësisë për përmirësimin e prodhimit bujqësor; rritjen e sigurisë ushqimore dhe modernizimin e Pikave të Kontrollit Kufitar. /j.p/

 

1 nga 5

The post Denaj me misionin e BB: Mbështetje në 6 sektorë kryesorë të Bujqësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria mes 33% të institucioneve financiare në botë që adopton ISO 20022

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Banka e Shqipërisë hedh një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit financiar, duke u bërë pjesë e listës së institucioneve financiare në shkallë botërore që zbatojnë standardin e ri të pagesave ISO 20022.

Ky standard ndërkombëtar modern synon të përmirësojë shkëmbimin e të dhënave në transaksionet e pagesave, duke rritur sigurinë, transparencën dhe efikasitetin në sektorin bankar.

Nga data 10 mars 2025, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e rrjetit të vendeve që zbatojnë ISO 20022 për transaksionet ndërkufitare dhe raportimin financiar (Cross-Border and Reporting Plus – CBPR+). Kjo e rendit vendin tonë ndër të parët në rajon që e implementon këtë standard, madje në një kohë rekord, përpara afatit zyrtar global të caktuar në nëntor 2025.

Banka e Shqipërisë është institucioni i parë financiar në vend dhe në rajon që është plotësisht i përgatitur për përpunimin e pagesave ndërkombëtare sipas këtij standardi. Ky fakt e vendos atë mes 33% të institucioneve financiare në botë që kanë adoptuar tashmë ISO 20022, sipas të dhënave të publikuara nga SWIFT.com.

Një hap drejt modernizimit të sistemit financiar

Përfshirja e Shqipërisë në këtë standard është pjesë e një procesi më të gjerë modernizimi të infrastrukturës së pagesave dhe përafrimi me praktikat më të mira globale në sektorin financiar. ISO 20022 ofron përmirësime të dukshme në cilësinë dhe përpunimin e të dhënave financiare, duke rritur efikasitetin dhe sigurinë e transaksioneve.

Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm për përfshirjen më të gjerë të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare financiare dhe për të forcuar besueshmërinë e institucioneve vendase në sistemin global të pagesave.

Ky sukses konfirmon angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të ndjekur dhe implementuar risitë teknologjike dhe rregullatore që sigurojnë një sistem financiar më të sigurt, më të shpejtë dhe më të standardizuar për të gjithë përdoruesit.

/r.e//a.f/

The post Shqipëria mes 33% të institucioneve financiare në botë që adopton ISO 20022 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BB mbështetje Shqipërisë në transformimin digjital: Akses, transparencë dhe efikasitet

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Një programi mbi transformimin e shërbimeve digjitale i qeverisë shqiptare, i mbështetur nga Bankës Botërore po sjell ndryshime në Shqipëri, duke nxitur një qeverisje më inteligjente dhe shërbime të orientuara drejt qytetarëve.

Zyra e BB në Tiranë, ndau një video mesazh të Simon O’meally, ekonomist i lartë për sektorin publik në grupin e BB, i cili dha disa informacione mbi programin e BB, që po transformon sektorin publik në Shqipëri.

O’meally, tha se, “Jam shumë i lumtur sot, të ndaj me ju disa informacione mbi programin e BB, që po transformon sektorin publik në Shqipëri”.

Sipas tij, ky program ka të bëj me qytetarët dhe qeverisjen inteligjente. Ai kombinon reformat inovative në sektorin publik me ndryshimet në sjellje dhe mjete digjitale, për të siguruar shërbime publike më efikase, më transparente në shërbim të qytetarëve.

“Lajmi i mirë është se programi tashmë po sjell ndryshime për më shumë shërbime online me cilësi më të lartë. Janë 3 milionë përdorues të regjistruar në e- Albania dhe 95% e shërbime janë online.

Mijëra fëmijë të shkollave fillore, 35 mijë nxënës aktualisht përfitojnë dhe mund të përmirësojnë aftësitë e tyre mbi leximin, numërimin dhe dijet digjitale përmes SmartLabs, (216 smartlabs që janë aktualisht). Grupet e cenueshme si personat me aftësi të kufizuara, po marrin ndihmën e duhur për të përfituar nga transformimi digjital.

Të rinjtë shqiptar do të përfitojnë aftësi digjitale që kërkon tregu i ri i punës në ekonominë digjitale. Kjo do të mundësohet përmes qendrave të inovacionit për të rinjtë që do të funksionojnë së shpejti”, u shpreh O’meally

Ai vuri në dukje se, Shqipëria po ecën më tej në këtë drejtim.

“Së bashku me qeverinë kemi zgjeruar më tej programin. Jam i lumtur të njoftoj se së fundi Bordi Ekzekutiv i BB miratoi një fond shtesë prej 80 milionë usd për këtë program.

Ky program financimi do të arrijë tri rezultate të rëndësishme: rritjen e aksesit të qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet qeveritare në nivel vendor; së dyti, rritjen e transparencës dhe efikasitetit në prokurimet publike, duke sjellë më shumë përfitime ekonomike dhe së treti, përmirësimin e financave publike që paratë e taksapaguesve të përdoren më mire. Ky është një program i guximshëm dhe ambicioz, por puna e vërtetë fillon tani”, tha ai.

O’meally, deklaroi se “BB do të vazhdojë të punojë dhe në vitet e ardhme përkrah qeverisë shqiptare për të siguruar shërbime cilësore të qëndrueshme për të gjithë qytetarë shqiptarë”

/a.f/

The post BB mbështetje Shqipërisë në transformimin digjital: Akses, transparencë dhe efikasitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌