Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

Ushtria izraelite godet kampin me civilë në Gaza, 13 të vdekur, mes tyre gra e fëmijë

By: gaze tare
22 July 2025 at 12:35

Të paktën 13 palestinezë humbën jetën dhe mbi 25 u plagosën pasi forcat izraelite sulmuan një kamp të zhvendosurish pranë detit në perëndim të Gazës.

Kampi strehonte civilë të evakuuar nga veriut. Ndërkohë, OBSH thotë se ofensiva ka kompromentuar ndihmat, pasi objektet e saj u sulmuan, ndërsa OKB akuzon ushtrinë izraelite për sulme ndaj stafit të saj dhe për “këputjen e litarëve të fundit të shpëtimit” për Gazën.

Deir al-Balah ndodhet aktualisht në qendër të operacionit më të madh izraelit që nga nisja e luftës.

The post Ushtria izraelite godet kampin me civilë në Gaza, 13 të vdekur, mes tyre gra e fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Forcat izraelite nisin sulmet tokësore dhe ajrore në Gazën Qendrore

21 July 2025 at 10:25

Siç edhe paralajmëruan një ditë më parë, Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore.

Kjo ka shkaktuar valë të reja zhvendosjeje të civilëve.

Operacioni filloi herët të hënën, vetëm disa orë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime për evakuim për banorët e gjashtë blloqeve të banimit në pjesën jugperëndimore të qytetit.

Zona është aktualisht e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur nga Rafah dhe Khan Younis, në Gazën jugore.

/abcnews.al/

UKRAINË – Zelensky: Rusia kreu mbi 300 sulme ajrore gjatë natës

19 July 2025 at 11:37

KIEV, 19 korrik  /ATSH-DPA/ – Forcat ruse kanë kryer më shumë se 300 sulme me dronë dhe mbi 30 sulme me raketa ndaj qyteteve ukrainase gjatë natës, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.

Zelensky publikoi foto që tregonin dëmet në një bllok banimi në Odessa, pranë Detit të Zi, ku sipas raportimeve zyrtare, një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Sipas tij, rajonet Dnipropetrovsk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia janë goditur nga sulmet, ndërsa infrastruktura kritike është shkatërruar në Sumy, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike.

“Në qiell ka ende dronë”, tha Zelensky, duke shtuar se mbrojtja ajrore ukrainase po i rrëzon dhe se shërbimet emergjente janë në veprim.

Në qytetin Pavlohrad të rajonit Dnipropetrovsk, një bllok banimi dhe objekte infrastrukturore të rëndësishme janë dëmtuar rëndë. Zelensky e përshkroi situatën si shumë të rëndë.

Guvernatori ushtarak rajonal Serhiy Lysak e quajti një “natë ferri” dhe tha se ishte sulmi më i rëndë deri më tani ndaj qytetit, i cili ndodhet në lindje të Dnipro-s.

“Një shpërthim pas tjetrit. Terroristët rusë sulmuan me raketa dhe dronë”, shkroi ai në Telegram.

Numri i sulmeve ishte ndjeshëm më i lartë se ditët e fundit, ndërsa Moska nuk u ndikua aspak nga një raund i ri sanksionesh të Bashkimit Evropian të miratuara të premten.

Zelensky përsëriti thirrjen e tij ndaj aleatëve të Ukrainës për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore.

Ai theksoi nevojën për objekte për prodhimin e përbashkët të armëve, investime në prodhimin e dronëve dhe furnizimin me sisteme mbrojtëse ajrore.

“Të gjitha këto do të shpëtojnë jetë dhe janë veçanërisht të nevojshme për Ukrainën tani”, shtoi ai.

Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt 2022./ /Ad.Ab./

The post UKRAINË – Zelensky: Rusia kreu mbi 300 sulme ajrore gjatë natës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreu i Kishës Katolike, Dodaj: Trishtim për sulmin e Famullisë Latine në Gaza nga bombardimet izraelite

By: redi
17 July 2025 at 18:32

Kreu i Kishës Katolike shqiptare, Imzot Arjan Dodaj dënon sulmin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, 17 korrik, ndaj Famullisë Latine të Familjes së Shenjtë në Gaza. Në reagimin e tij, Imzot Dodaj i bashkohet trishtimit të shprehur nga Papa Leoni XIV. “Nuk u kursye nga bombardimet as Famullia Latine e Familjes së Shenjtë”, thekson Dodaj për ”Tv Klan”. ”Ne si Kishë Katolike…

Source

SIRI – Sulme izraelite pranë Shtabit të Përgjithshëm në Damask

16 July 2025 at 14:24

TEL AVIV/DAMASK 16 korrik  /ATSH-DPA/  – Ushtria izraelite tha  sot se avionët e saj luftarakë sulmuan hyrjen e selisë së udhëheqjes ushtarake të Sirisë, pranë Damaskut.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në BM, tha se Izraeli nisi dy sulme ajrore të njëpasnjëshme pranë selisë së Shtabit të Përgjithshëm në Damask, duke plagosur dy persona.

Ushtria izraelite tha se operacioni ishte një përgjigje ndaj trazirave në Sirinë jugore, ku forcat qeveritare janë akuzuar për shtypje të dhunshme kundër pakicës druze.

Izraeli tha se po monitoronte veprimet e qeverisë siriane dhe synonte të mbështeste komunitetin druze, duke i përshkruar ata si aleatë.

Shumë druzë shërbejnë vullnetarisht në ushtrinë izraelite.

Sipas observatorit, forcat kanë ekzekutuar civilë druzë gjatë shtypjes.

Monitoruesi vlerëson se rreth 250 njerëz janë vrarë në dhunë që nga e diela.

Që nga fillimi i vitit, observatori ka dokumentuar 70 sulme izraelite në territorin sirian, 60 nga ajri dhe 10 nga toka, duke synuar ose dëmtuar rreth 102 vende, duke përfshirë depo armësh, pozicione ushtarake dhe automjete./  /Ad.Ab./

The post SIRI – Sulme izraelite pranë Shtabit të Përgjithshëm në Damask appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZË/ Sulmet izraelite lënë pas mbi 90 të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë

By: gaze tare
15 July 2025 at 23:09

Mbi 90 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit si pasojë e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës, njoftojnë autoritetet shëndetësore palestineze. Viktimat përfshijnë dhjetëra gra e fëmijë, ndërsa sulmet kanë goditur edhe zona të mbipopulluara si kampet e refugjatëve dhe lagje civile.

Në kampin e refugjatëve Shati, një ndërtesë ku strehoheshin civilë u shkatërrua nga një goditje ajrore, duke i marrë jetën një ligjvënësi 68-vjeçar të Hamasit dhe tetë anëtarëve të një familjeje, dy prindër dhe gjashtë fëmijët e tyre, sipas burimeve nga Spitali Shifa në Gaza.

Një tjetër sulm shkatërrues ndodhi në lagjen Tel al-Hava të qytetit të Gazës të hënën në mbrëmje, ku një shtëpi u rrafshua plotësisht, duke lënë të vdekur 19 anëtarë të një familjeje, përfshirë tetë gra dhe gjashtë fëmijë.

Ndërkohë që shifrat e viktimave rriten, imazhet nga terreni dëshmojnë një krizë humanitare që thellohet nga ora në orë.

The post GAZË/ Sulmet izraelite lënë pas mbi 90 të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

By: Ardit
15 July 2025 at 22:21

Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, […]

The post Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Rusia intensifikon sulmet me 600 dronë dhe 26 raketa ndaj Ukrainës

By: Elva
12 July 2025 at 13:21

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se gjatë natës Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore deri tani, duke lëshuar gjithsej 623 mjete ajrore, përfshirë 597 dronë dhe 26 raketa kruiz, në zonën e Kievit. Nga këto sulme, sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore arriti të neutralizojë 344 prej tyre, përfshirë 319 dronë dhe 25 […]

The post Rusia intensifikon sulmet me 600 dronë dhe 26 raketa ndaj Ukrainës appeared first on BoldNews.al.

KIEV – Rusia lëshon 623 dronë dhe raketa kundër Ukrainës

12 July 2025 at 09:53

KIEV, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia kreu një valë sulmesh me raketa dhe dronë gjatë natës në Ukrainën perëndimore, duke goditur zona larg vijës së frontit, njoftuan sot mediet dhe zyrtarë ukrainas.

Sipas tyre, numri i kombinuar i dronëve dhe raketave ishte 623.

Sipas gazetës “The Kyiv Independent” ka pasur shpërthime në qytetin Lviv, pranë kufirit me Poloninë, dhe në Chernivtsi, afër kufirit me Rumaninë.

Gjithashtu, transmetuesi publik “Suspilne” njoftoi për një shpërthim të fuqishëm në qytetin veriperëndimor të Lutskit.

”Në Lviv, një ndërtesë u përfshi nga flakët pas sulmeve”, bëri të ditur kryebashkiaku Andriy Sadovyi përmes një postimi në Telegram.

”Forcat ajrore ukrainase kishin paralajmëruar më herët për raketa balistike dhe dronë që po vinin nga Rusia drejt perëndimit”, raportoi “The Kyiv Independent”.

Sipas burimeve zyrtare, dronë u panë gjithashtu duke iu afruar rajoneve Ternopil dhe Volyn.

Polonia, fqinja perëndimore e Ukrainës, ngriti avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve, njoftuan Forcat e Armatosura Polake në platformën X./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post KIEV – Rusia lëshon 623 dronë dhe raketa kundër Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulm ajror izraelit pranë një qendre mjekësore në Gaza: Mes viktimave 10 fëmijë

By: gaze tare
10 July 2025 at 23:56

Një sulm ajror izraelit ka goditur të enjten zonën pranë një qendre mjekësore në Deir al-Balah, në Rripin e Gazës, duke lënë të vrarë 16 persona, mes tyre 10 fëmijë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Pamjet e verifikuara tregojnë trupa fëmijësh dhe grave të shtrirë në gjak, ndërsa dëshmitarët përshkruajnë skena rrëqethëse.

Ushtria izraelite deklaroi se shënjestra ishte një militant i përfshirë në sulmin e 7 tetorit, por tha se po heton raportimet për viktima civile.

Ndërkohë, bisedimet për një armëpushim 60-ditor vazhdojnë në Katar, pa ndonjë përparim të dukshëm. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, shprehu shpresë për një marrëveshje të afërt, ndërsa Izraeli sugjeron se një zgjidhje nuk është pranë.

The post Sulm ajror izraelit pranë një qendre mjekësore në Gaza: Mes viktimave 10 fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Masakër në Gaza: Izraeli vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore

By: Elva
10 July 2025 at 22:11

Të paktën 15 palestinezë, mes tyre 8 fëmijë dhe 2 gra, u vranë nga një sulm ajror izraelit në Deir al-Balah, Gaza qendrore, teksa po prisnin për të marrë ndihma ushqimore pranë një klinike shëndetësore. Spitali “Al-Aqsa Martyrs” konfirmoi viktimat, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes treguan trupat e fëmijëve të shtrirë në dysheme dhe […]

The post Masakër në Gaza: Izraeli vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore appeared first on BoldNews.al.

Vijon lufta/ Sulmet ruse në Kiev vrasin dy persona

By: Ardit
10 July 2025 at 08:58

Dronët rusë e kanë sulmuar Kievin në orët e para të 10 korrikut duke vrarë dy njerëz dhe duke nxitur nisjen e zjarreve, kanë thënë zyrtarët, teksa sirenat janë aktivizuar në më shumë se gjysmën e shtetit për t’i paralajmëruar qytetarët për sulmin. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Rusia i ka […]

The post Vijon lufta/ Sulmet ruse në Kiev vrasin dy persona appeared first on BoldNews.al.

Ukraina nën sulme intensive: 7 civilë humbin jetën, mbi 150 dronë sulmuan gjatë natës

By: gaze tare
6 July 2025 at 11:49

Të paktën shtatë civilë janë vrarë në Ukrainë pas një vale të re bombardimesh nga forcat ruse. Pesë prej viktimave u raportuan në Donetsk dhe Kherson, ndërsa dy të tjerë humbën jetën në qytetin e Kharkivit.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë natës Rusia ka lëshuar të paktën 157 dronë dhe 4 raketa S-300, duke goditur 19 zona të ndryshme. Forcat ajrore ukrainase njoftuan se kanë rrëzuar 98 dronë, ndërsa disa të tjerë kanë rënë në zona të pabanuara apo nuk janë kapur nga radarët.

Objektivat e sulmeve përfshinë infrastrukturën kritike, zonat e banimit dhe objektet sociale, duke shkaktuar dëme në 5 pallate, 6 shtëpi private dhe disa ndërtesa të tjera. Edhe porti i Mykolaivit u godit rëndë nga dronët, por pa viktima të raportuara.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet vazhdojnë punën për të përballuar pasojat e sulmeve dhe për të forcuar mbrojtjen ajrore në zonat më të ekspozuara.

The post Ukraina nën sulme intensive: 7 civilë humbin jetën, mbi 150 dronë sulmuan gjatë natës appeared first on iconstyle.al.

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

4 July 2025 at 22:52

Të paktën 35 palestinezë humbën jetën të premten, 4 korrik, në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve ajrore izraelite dhe të shtënave pranë zonave të shpërndarjes së ndihmave, kanë raportuar burime spitalore lokale. Sipas morgut të spitalit Nasser, 15 persona, mes tyre tetë gra dhe një fëmijë , u vranë në sulme ajrore të […]

The post Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza appeared first on BoldNews.al.

UKRAINË – Sulme masive ruse me dronë në Kiev

KIEV, 4 korrik /ATSH/ – Kryeqyteti ukrainas është sulmuar nga dhjetëra dronë luftarakë rusë, njoftuan sot autoritetet e Kievit.

“Sipas informacioneve paraprake, ka patur disa zjarre në lagjen Solomianskyi”, shkroi në Telegram Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake në qytet.

Të gjitha zjarret përfshinë ndërtesa banimi në kryeqytetin ukrainas, i cili është shtëpia e tre milionë njerëzve.

Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, ushtria ruse vendosi gjithashtu të paktën një raketë hipersonike Kinzhal. Përveç kësaj, raketat balistike u lëshuan në objektiva në Kiev dhe zonat përreth.

Raporte të pakonfirmuara sugjeruan se një objektiv kryesor ishte aeroporti ushtarak Vasylkiv, në jug të kryeqytetit.

Më herët, guvernatori i rajonit të Donetskut, Vadym Filashkin raportoi se të paktën pesë persona ishin vrarë dhe 12 të tjerë ishin plagosur nga sulmet ruse në rajonin lindor të Ukrainës. /Ad.Ab./ /a.i/

 

The post UKRAINË – Sulme masive ruse me dronë në Kiev appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 65 të vrarë në Gazë pasi forcat izraelite godasin një kafene dhe turmën që po kërkonte ushqim

By: Ardit
30 June 2025 at 21:16

Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 67 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, duke kryer sulme ajrore në pjesë të ndryshme të territorit palestinez, thanë dëshmitarët, spitalet dhe zyrtarët shëndetësorë. Një sulm ajror goditi kafenenë Al-Baqa në qytetin e Gazës, kur ajo ishte e mbushur me gra dhe fëmijë, tha Ali Abu Ateila, […]

The post Mbi 65 të vrarë në Gazë pasi forcat izraelite godasin një kafene dhe turmën që po kërkonte ushqim appeared first on BoldNews.al.

Iran, shkon në 935 numri i viktimave nga sulmet 12 ditore të Izraelit

30 June 2025 at 15:15

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir tha se numri i civilëve që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Iran është rritur në 935.  Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Jahangir në një konferencë për media iu përgjigj pyetjeve në lidhje me situatën aktuale.

Ai theksoi se 935 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, të cilat zgjatën 12 ditë, dhe se identiteti i këtyre personave u konfirmua nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Jahangir tha se 38 nga ata që humbën jetën janë fëmijë ndërsa 102 gra.  Zyrtari iranian nuk dha informacione lidhur me numrin e të plagosurve.

Në një deklaratë nga Ministria iraniane e Shëndetësisë më 25 qershor thuhej se numri i viktimave ishte rritur në 627 ndërsa numri i të plagosurve në 4.870.

Të paktën 72 të vrarë në Gazë gjatë 24 orëve të fundit mes përshkallëzimit të luftimeve

By: gaze tare
30 June 2025 at 09:19

Të paktën 72 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Gazës, mes përshkallëzimit të ofensivës ushtarake izraelite në këtë territor. Burime lokale raportojnë se 47 nga viktimat janë regjistruar në qytetin e Gazës, shumë prej tyre në afërsi të qendrave të shpërndarjes së ndihmave humanitare.

Situata humanitare në Gazë vijon të përkeqësohet, ndërsa operacionet ushtarake janë intensifikuar ndjeshëm që prej rifillimit të sulmeve më 18 mars, pas një ndërprerjeje të përkohshme të luftimeve në fillim të vitit. Autoritetet izraelite kanë njoftuar se ofensiva rifilloi pas dështimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje të re armëpushimi.

Që nga 18 maji, forcat tokësore izraelite kanë hyrë në një fazë të re të operacionit të koduar “Qerrat e Gideonit”, me synimin për të dobësuar strukturat dhe kapacitetet ushtarake të Hamasit. Ushtria izraelite njofton se ka marrë nën kontroll disa zona strategjike dhe ka goditur objekte të konsideruara si pjesë e infrastrukturës së grupit palestinez.

Ndërkohë, përfaqësues të Hamasit dhe aleatët e tij kanë akuzuar Izraelin dhe SHBA-në për thyerjen e armëpushimit dhe nxitjen e mëtejshme të konfliktit.

The post Të paktën 72 të vrarë në Gazë gjatë 24 orëve të fundit mes përshkallëzimit të luftimeve appeared first on iconstyle.al.

Rindizet konflikti, Rusia kryen sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e luftës

By: Ardit
29 June 2025 at 10:50

Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës përgjatë natës, ka thënë një zyrtar ukrainas të dielën, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press. Për sulmet raportohet teksa përshkallëzohet fushata e bombardimeve ruse kundër Ukrainës, çka i shuan edhe më tepër shpresat për dhënie fund të luftës trevjeçare. Rusia i ka nisur 537 armë […]

The post Rindizet konflikti, Rusia kryen sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e luftës appeared first on BoldNews.al.

Një tjetër apel për paqe nga Trump, por realiteti në Gaza mbetet i zymtë

By: gaze tare
29 June 2025 at 10:13

Donald Trump, ka rikthyer thirrjen e tij për një marrëveshje paqeje në Gaza, mes përshkallëzimit të konfliktit dhe humbjeve të shumta njerëzore. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu shqetësimin e tij për situatën, duke bërë të ditur se është hera e dytë gjatë fundjavës që bën një apel të tillë.

Megjithatë, përpjekjet diplomatike për paqe mbeten të paqarta dhe larg një zgjidhjeje konkrete. Ndërkohë, sulmet ajrore izraelite kanë lënë të paktën 72 të vrarë vetëm në orët e fundit në Rripin e Gazës, sipas burimeve nga terreni.

Bisedimet për armëpushim kishin ngecur që prej muajit mars, kur raundi i fundit i negociatave u ndërpre pas një sulmi izraelit në territorin palestinez. Mosmarrëveshjet mbi vijimësinë e marrëveshjes ishin arsyeja kryesore e ndërprerjes.

Që atëherë, përpjekjet për rifillim të dialogut kanë qenë të pjesshme dhe pa ndonjë rezultat të dukshëm.

The post Një tjetër apel për paqe nga Trump, por realiteti në Gaza mbetet i zymtë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌