Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2025Main stream

Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër

23 July 2025 at 13:49

Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketing”. Një 26-vjeçar është arrestuar gjatë një operacioni në zhvilluar në Gjirokastër, pasi është zbuluar se shiste online mallra kontrabandë.

I riu është kapur në flagrancë duke transportuar në banesën e tij, mallrat. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babai i të riut, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Më tej, nga kontrolli në banesën e 2 shtetasve, u gjetën mallra të tjera, për të cilat ata gjithashtu nuk kishin fatura.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

/abcenews.al/

Trafiku emigrantëve, Britania sanksionon shqiptarin/ Bledar Lala drejtonte një bandë nga Belgjika

23 July 2025 at 13:33

Britania i ka vendosur sanksione bandave që trafikojnë emigrantë të paligjshëm. Mes tyre është edhe shqiptari Bledar Lala.

Lala, ka rezultuar si një nga personat që kontrollonte, “operacionet belge” të një grupi të organizuar kriminal që kontrabandon emigrantë nga Belgjika përmes Kanalit Anglez në Mbretërinë e Bashkuar.

/vijon…

U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë

23 July 2025 at 13:22

Një shtetase holandeze ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht.

23 vjeçarja të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, fatkeqësisht ka ndërruar jetë, për shkak të dëmtimeve të marra.

Gjithashtu e plagosur ka mbetur edhe një 18-vjeçare, shtetase franceze si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes. 18-vjeçarja është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/

EMRI/ U gjet i vdekur në një zonë të pyllëzuar, 59-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu

23 July 2025 at 12:58

Gjirokastër- Gëzim Hasimi është gjetur pa shenja jete, në zonën e pyllëzuar të fshatit Alipostivan.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 59-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e vetëplagosjes aksidentale, në këmbë, me armën e gjahut artizanale që përdorte për gjueti.

Në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.

/abcnews.al/

Asnjë ndryshim, vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon seanca për konstituimin e Kuvendit

23 July 2025 at 11:41

Ka dështuar sërish seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë herë duket se deputetët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke bërë që mbledhja e sotme të mos janë asnjë rezultat.

Por në ndryshim nga herë të tjera, këtë të mërkurë nuk është hedhur fare në votim konstituimi i Kuvendit, kjo pasi pati një përplasje mes kreut të Kuvendit Avni Dehari dhe deputetes së PDK Ganimete Musliu. Dehari mbylli seancën duke thënë se nuk ka kushte për vazhdimin e saj.

Ndërkohë vazhdimi i radhës është caktuar për të premten në orën 11:00.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh.

Pas tri ditësh, përfundon afati 30-ditor i Kushtetueses që e caktoi për konstituimin e Kuvendit në aktgjykimin e 26 qershorit.

/abcnews.al/

Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve u raportuan 22 vatra, 11 prej tyre ende aktive

23 July 2025 at 11:31

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri nga të cilat 11 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Vlorë, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Devoll, Korçë, Pustec, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Fier, Berat, Tiranë, Dimal, Malësi e madhe dhe  Kukës.

Ndërkohë aktualisht mbeten aktive vatra zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, bashkia Dibër ku vazhdon zjarri që po zhvillohet në tre vatra, por me intensitet të ulët gjatë natës. Vatrat janë aktive mbi fshatin Gurë Lurë, rreth Liqenit të Zi dhe në Fushën e Pelave.

–              Në fshatin Ulëz, bashkia Mat, situata është shumë e vështirë pasi zjarri po zhvillohet në drejtim të pyjeve. Për shkak të terrenit dhe përmasave të zjarrit, forcat operacionale nuk kanë mundur të vënë nën kontroll.

–              Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi”, një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah. Relievi shkëmbor dhe shumë i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Ditën e djeshme në terren u angazhuan 40 forca bashkiake dhe 30 efektivë nga FA, 1 avion Canadair nga shteti Italian.

–              Në vendin e quajtur “Maja e Pliskës, mbi fshatin Dukat, bashkia Vlorë, zjarr është shumë intensiv në sipërfaqe shkurre, kullotë dhe pylli me pishë. Flakët të ndihmuara nga era përfshinë edhe kurorat e pishës, duke e bërë problematike gjendjen. Ditën e sotme vazhdon operacioni me forcat 32 operacionale të ndihmuar me 80 forca ushtarake, 2 helikopter të FA-së.

–              Në Qarkun Lezhë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe pemë lisi, në afërsi të tunelit të Shkopetit, në rrugën Shkopet-Burrel. Është shmangur përhapja drejt banesave.

–              Në fshatin Vernik, bashkia Devoll, vijon puna për shuarjen e zjarrit të  rënë në një sipërfaqe me shkurre.

–              Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri vazhdon të përhapet në drejtim të verilindjes drejt Ҫardhakut, i ndihmuar nga era dhe bimësia e shumëllojshme.

–              Në fshatin Pustec, bashkia Pustec ka rënë zjarrin e rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve  dhe sot vijon puna për izolimin dhe fikjen përfundimtare të tij.

–              Në fshatin Kosinë, bashkia Përmet, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Në fshatin Kutal janë përqendruar pjesa më e madhe e forcave për shuarjen e zjarrit, pasi është ende aktiv. Rrezik për banesa nuk ka.

–              Në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre ka marrë përmasa dhe rrezikon banesat e fshatit Mamëz. Sot vijon operacioni me forcat operacionale dhe me 100 forca ushtarake për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë situata vijon të jetë në monitorim, në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë,  zjarri i riaktivizuar ka kaluar në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, dhe po monitorohet nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 1 automjet zjarrfikës dhe 8 efektivë dhe 8 forca bashkiake.

Si pasojë e zjarreve të rënë,  kryesisht në sipërfaqe me bimësi e pyjore janë djegur rreth 17 hektarë.

Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 635 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 190 forca nga FA me 19 mjete dhe 2 Helikopterë, 2 avionë Canadair nga shteti Grek dhe 1 nga shteti Italian. Gjatë ditës sotme janë në operacione 345 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 1 automjet zjarrfikëse me efektivin përkatës.

Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve: Sipas informacionit të nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC),  sot nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Për zjarret në pyje sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet, ndërsa në qarqet Durrës dhe Shkodër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Rrezik “I LARTË” pritet gjithashtu nё zona tё lokalizuara të qarkut Shkodër (Jug)  dhe qarkut Durrës (Jug Lindje).

/abcnews.al/

Zbulohet skema e mashtrimit/ Vodhën mbi 400 mijë euro në subjektin ku punonin, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

23 July 2025 at 11:09

TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Doublefront”. Një skemë mashtrimi është zbardhur nga Policia e Tiranës pas rreth 6 muajsh hetime.

Nga hetimet ka rezultuar se një 37-vjeçar, që ishte edhe shpërndarës i porosive në subjektin që shiste tekstile me metrazhe, në bashkëpunim me një 30-vjeçare, financiere , kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve rreth 409 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për deputetin e PD

23 July 2025 at 10:50

GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani me akuzën e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas SPAK Dogjani ka fshehur mënyrën e pagesës për blerjen e një  apartamenti me sipërfaqe 100 m 2.

Vetë Dogjani ka pretenduar se ai e ka përfituar pronën në baze të një marrëveshje në këmbim të shërbimit te konsulencës juridike.

Por sipas hetimeve te SPAK, rezulton se Dogjani e ka blerë apartamentin 126 mije euro duke i paguar paratë cash.

/abcnews.al/

Matrikulluan bagëti të kontrabanduara, arrestohen 4 veterinerë në Korçë, në kërkim kontrabanduesi

23 July 2025 at 10:41

Korçë- Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Matrikulli”.

Katër veterinerë janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë, të kontrabanduara.

Gjithashtu është shpallur në kërkim një 39-vjeçar që dyshohet se ka kontrabanduar bagëtitë dhe gjedhët, nga Greqia.

Sakaq janë proceduar penalisht 3 shtetas që mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët.

Të gjitha këto veprime janë kryer në shkelje të urdhrit të ministrit së Bujqësisë, për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të imta.

/abcnews.al/

Alarmi për krizën humanitare në Gaza, Izraeli: 950 kamionë me ndihma presin të shpërndahen

23 July 2025 at 09:19

Pavarësisht kritikave nga organizatat humanitare, Izraeli deklaroi se furnizimet kryesore janë gati për t’iu dorëzuar palestinezëve.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit Nadav Shoshani, ndau një foto ku njoftoi se 950 kamionë me ndihma, të cilat siç thotë ai  janë për organizatat ndërkombëtare që t’i marrin dhe t’ua shpërndajnë civilëve në Gaza.

“Kjo ndodhi pasi Izraeli lehtësoi hyrjen e ndihmave në Gaza”, shton ai.

Agjencitë e ndihmës nuk e kundërshtojnë faktin se brenda Gazës ka ndihmë, por këto organizata pretendojnë se u është “bllokuar qasja ose shpërndarja e tyre” nga kufizimet e qeverisë izraelite.

Megjithatë, Izraeli thotë se sistemi i drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës që nga maji, parandalon vjedhjen e furnizimeve nga Hamasi.

/abcnews.al/

OBSH: Situata në Gaza është shqetësuese, “uria masive” po përhapet me shpejtësi

23 July 2025 at 09:13

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. Kriza humanitare ke prekur qindra mijëra njerëz, dhe më të rrezikuar janë edhe fëmijët.

Përfaqësuesi i OBSH në Bregun Perëndimor dhe Gaza Dr. Rik Peeperkorn nënvizoi se kequshqyerja “është në rritje të ndjeshme” në Gaza.

Sipas raportimeve vetëm gjatë vitit 2025 janë gati 30,000 fëmijë që janë të kequshqyer dhe mungesa e furnizimeve me bazën e ushqimeve po i prek të gjithë.

Në 48 orë 33 persona kanë humbur jetën nga kequshqyerja, sipas ministrisë së drejtuar nga Hamasi.

/abcnews.al/

Temperaturat e larta/ Blerina Bombaj: Si të mbajmë në “kontroll” zorrët gjatë udhëtimeve

23 July 2025 at 09:09

Me stinën e verës ku temperaturat mbetet të larta kujdesi për shëndetin duhet të jetë edhe më i shtuar. Një situatë shqetësuese mori vëmendje në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku gjatë intervistë me dietologen Blerina Bombaj u dhanë këshilla se si të kujdesemi dhe të shmangim problematikat me zorrët. Shumë persona e gjejnë eten në vështirësi gjatë udhëtimeve. Gjatë intervistës, dietologia renditi edhe disa nga arsyet që sistemi tretës “ndalet” kur jemi në udhëtim.

“Mungesa e fibrave, hidratimi i pamjaftueshëm e gjithashtu edhe mungesa e lëvizjes fizike, janë disa nga arsyet”, u shpreh ajo.

Një tjetër situatë që e hasim shpesh gjatë sezonit të plazhit është edhe djegia e lëkurës, për të cilat dietologia theksoi domosdoshmërinë për të treguar kujdes të jashtëzakonshëm.

“Vitaminat, A , E , C dhe D janë shumë të rëndësishme gjatë kësaj periudhe”, shtoi ajo.

/abcnews.al/

Shuhet zjarri në Kapshticë, izolohet edhe vatra e zjarrit në malin e Moravës

23 July 2025 at 08:57

Zjarri që përfshiu prej disa ditësh sipërfaqe toke në fshatin Verrnik duke u përhapur edhe drejt Kapshticës është fikur këtë të mërkurë.

Ndërkohë edhe zjarri në malin e Moravës në Korçë është izoluar falë ndërhyrjeve të ekipeve zjarrfikëse dhe pritet që të neutralizohet plotësisht gjatë ditës së sotme.

Studimi: Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta

23 July 2025 at 08:34

Banorët e Evropës dikur kanë pasur flokë të errëta, sy të errët dhe lëkurë të errët. Deri në Epokën e Hekurit, rreth 3,000 vjet më parë, njerëzit me flokë të çelët, sy të çelët dhe lëkurë të bardhë ishin përjashtim. Kështu thuhet në hulumtimin e Silvia Ghirotto të Universitetit të Ferrarës në Itali.

Sipas këtij studimi, gjenet përgjegjëse për lëkurën, flokët dhe sytë me ngjyrë më të çelëta ishin shumë të rralla tek evropianët e hershëm rreth 14,000 vjet më parë, gjatë fazës së vonë të periudhës paleolitike.

Sot ka rajone në Evropën Veriore, në vende si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, ku mbi 80% e popullsisë është bjonde. Në pjesën tjetër të Evropës, flokët bjonde janë më tepër përjashtim, sepse shumica e evropianëve kanë flokë ngjyrë kafe. Në të gjithë botën, vetëm rreth 2 përqind e njerëzve janë me ngjyra bjonde.

Sipas studimit, lëkura e çelët përfaqësonte një avantazh të madh për gjuetarët e hershëm. Në rrezet e diellit më të dobët, ata mund të kenë qenë në gjendje të marrin më shumë vitaminë D, e cila është e nevojshme për kocka, dhëmbë dhe muskuj të shëndetshëm.

Megjithatë, ngjyra më e çelët e syve nuk kishte ndonjë avantazh të madh. Sipas Ghirottos, sytë blu ose jeshilë janë për shkak të rastësisë gjenetike ose përzgjedhjes seksuale.

Ekipi i Ghirottos ka analizuar 348 mostra ADN-je nga vende arkeologjike në 34 vende në Evropën Perëndimore dhe Azi. Mostra më e vjetër, 45,000-vjeçare, vjen nga individi Ust’-Ishim, i zbuluar në Siberinë Perëndimore në vitin 2008.

Mostra e ADN-së nga individi SF12 afërsisht 9,000-vjeçare nga Suedia ishte gjithashtu shumë me rëndësi për studimin.

Por shumë nga mostrat e ADN-së të ekzaminuara ishin aq të dëmtuara ose të paplota (“të degraduara”) saqë studiuesit nuk mund të përcaktonin drejtpërdrejt karakteristikat e pigmentimit (si lëkura, flokët dhe ngjyra e syve).

Rreth 50,000 deri në 60,000 vjet më parë, Homo sapiens i parë erdhi dhe mbeti përgjithmonë në Evropë. Gjenetikisht, ata ende nuk ishin larguar shumë nga paraardhësit e tyre modernë në Afrikë, që do të thotë se ata mbanin kryesisht gjenet për lëkurën, flokët dhe sytë e errët.

Mendohet se përjashtime ka pasur, por shumica e njerëzve në Evropë kishin lëkurë të errët dhe flokë të errëta, madje edhe gjatë Epokës së Bakrit rreth 5,000 vjet më parë.

Sipas mostrave të ADN-së, 63 përqind e evropianëve të hershëm kishin lëkurë të errët, ndërsa vetëm 8 përqind kishin lëkurë të çelët.

Në Evropën Veriore, siç është Suedia, kishte një përqendrim njerëzish me flokë dhe sy të çelët rreth 3,000 vjet më parë. Por se si ndodhi ky grupim – për shembull, nëse zhvillimi i pigmentimit më të çelët lidhet me ndryshimet klimatike apo me migrimet në Evropë, nuk dihet sakt. Kjo kërkon studime të mëtejshme.

Përparësitë eventuale të evolucionit të ngjyrës së lëkurës, flokëve dhe syve, nga të errët në të çelët, ende nuk janë sqaruar përfundimisht.

Yesterday — 22 July 2025Main stream

Begaj pret në takim përfaqësues përfaqësues të rrjetit “Albanian Chevening Alumni” dhe të ambasadës britanike

22 July 2025 at 15:10

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim përfaqësues të rrjetit Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë.

Presidenti Begaj vlerësoi iniciativën e këtij rrjeti për të ndërtuar ura komunikimi me institucionet shqiptare dhe u shpreh mjaft i interesuar për të shkëmbyer mendime mbi mbështetjen e të rinjve shqiptarë të arsimuar jashtë vendit dhe kthimin e tyre në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen me bursat Chevening dhe theksoi: “Këto bursa kanë rendësi të veçantë jo vetëm për numrin e studimeve cilësore që mbulojnë, por edhe për krijimin e një rrjeti cilësor profesionistësh e intelektualësh me lidhje të forta me një vend mik si Mbretëria e Bashkuar”.

Presidenti Begaj theksoi se potenciali i të rinjve të mirëshkolluar që kthehen në atdhe duhet shfrytëzuar në të mirë të përparimit të vendit.

Kreu i Shtetit dëgjoi me vëmendje shembujt konkretë të kontributit të profesionistëve të këtij rrjeti në Shqipëri dhe diskutoi me ta për hapa konkretë mbështetës të iniciativave të tyre.

Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

22 July 2025 at 13:57

Një i ri është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme në qytet.

22-vjeçari u arrestua në lagjen “Hajro Çakëri” në Vlorë, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjetën edhe 12 doza kokainë gati për shitje.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

“Berisha përmes korrupsionit mund të arrijë gjithçka”/ Demalia: PD-në e ka si “biznes” të vetin

22 July 2025 at 13:39

Analisti Ilir Demalia është shprehur me kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Demalia theksoi se Berisha sipas tij, njihet për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar vendit, duke rikujtuar edhe ngjarjet e 21 janarit, si edhe Gërdecin.

Sa i përket ndikimit të Berishës tek opozita, në intervistën në “News Line” në ABC News, Demalia tha se Partinë Demokratike e ka kthyer në biznes të vetin.

“Asnjë pritje më të mirë. Fakti që një njeri që ka qenë 13 vite në pushtet dhe ka bëma të mëdha gjakësore, duke nisur me vrasjet në Bulevard, Gërdecin, drejtësia për mendimin tim le të bërtasë “Duman Duman”, por duhet t’i japë përgjigje pyetjeve, çfarë bëhet me dosjen 21 janari dhe Gërdeci? Si ka mundësi një Fatmir Mediut “rrotullon” gjithë hallkat. Janë 27 vetë të vrarë. Si lejohet kjo dosje, Sali Berisha? Si lejohet Shkëlzen Berisha? Si? Këto tolerohet. Atëherë kam të drejtë të dyshoj që me fuqinë e parasë që ka Berisha, bën tollovi? Ku keni parë në botë që ai që është i akuzuar të vendosë si do bëhet procesi gjyqësor? Ka ardhur një kohë që duhet t’i thuhet mjaft dhe të merren masa emergjente”, tha ai.

/abcnews.al/

❌
❌