Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 July 2025Main stream

Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

By: Oldi
22 July 2025 at 17:26

Në Livadhja të Vlorës, një 49-vjeçar ka goditur me gotë qelqi bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime. Policia ka arrestuar dhunuesin e dyshuar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Finiq, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi në […]

The post Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

22 July 2025 at 09:37

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në kufirin e Ventimiglia-s, teksa po kthehej nga Franca. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me thikë një 30-vjeçar, bashkëqytetarin e tij, po ashtu shqiptar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 16 Korrikut në parkingun e qendrës tregëtare Gran Reno, […]

The post Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 21 July 2025Main stream

”Unë jam vetë grua” në turne në pesë qytete të Kosovës

By: KultPlus
21 July 2025 at 15:15

 Shfaqja “Unë jam vetë grua” nga Doug Wright, me regjisorin Kushtrim Koliqi dhe me aktorin Adrian Morina, rikthehet pas disa viteve, kësaj radhe me turnenë “Zgjerimi i skenës për barazi – Unë jam vetë grua” në pesë qytete të Kosovës dhe atë në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren.

”Unë jam vetë grua” përqëndrohet në jetën e jashtëzakonshme dhe me shumë dritëhije të Charlotte von Mahlsdorf, transgjinores nga Gjermania që i ka mbijetuar sistemit Nazist dhe Stasit.

Shfaqja fituese e çmimit “Pulitzer” dhe e çmimit “Toni” është shfaqje që bazohet në bisedat dhe intervistat e Doug Wright me transigjinoren gjermane, njëherit tregtaren e antikuareve Charlotte von Mahlsdorf, si dhe në autobiografinë e Charlotte të vitit 1992, të titulluar ‘I am my own wife’. 

Për portretizimin e plotë të Charlotte, gjatë periudhës naziste dhe regjimit komunist pasues, ndërsa jetonte haptazi si transgjinore, shfaqja kërkon që aktori i saj i vetëm të luajë rreth tridhjetë role të ndryshme.

Titulli i shfaqjes ka dalur nga një anekdotë që Charlotte e tregon: kur ajo ishte dyzet vjeç, nëna e saj duke mos pasur asnjë ide, i tha “Boll luajte dhe u pispillose. Je bërë burrë tani. Kur ke ndër mend të martohesh?” së cilës pyetje Charlotte iu përgjigj “Kurrë, mama. Unë jam martuar me veten”.

Sipas Wright, në fillim Charlotte paraqitet si një heroinë e vërtetë – një e mbijetuar nga nazistët dhe komunistët në Gjermaninë Lindore. Sidoqoftë, po ashtu bëhet e qartë se mbijetesa e saj në atë klimë të pasigurtë kërkonte bërjen e shumë zgjedhjeve të dyshimta morale. Për të kontekstualizuar këtë aftësi për të mbijetuar, shfaqja “Unë jam vetë grua” jo vetëm që kronikon jetën e Charlottes, por sipas Hedy Weiss të Chicago Sun-Times, ajo gjithashtu krijon “një portret të qartë të Gjermanisë në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, një përrallë morale komplekse për atë që i duhet bërë një njeriu për të mbijetuar dhe një meditim intrigues për gjithçka.

Ky tekst është shqipëruar nga Artur Lena, skenografe dhe kostumografe e këtij prodhimi është Njomëza Luci, kompozitor Trimor Dhomi, asistent regjisor Bashkim Ramadani, video realizator Lum Çitaku dhe dizajner i dritave Skender Latifi.

 “Unë jam vetë grua” e ka pasur premierën në vitin 2019 në Prishtinë dhe që nga atëherë ka marrë pjesë në shumë festivale teatrore. Eshtë realizuar nga Integra në bashkëprodhim me Miza n’skenë, në bashkëpunim me CDF, The Global Fund, Rockefeller Brother Funds, Teatrin Dodona dhe Komunën e Prishtinës dhe është mbështetur nga ‘Kultura për ndryshim’ që është financuar dhe menaxhuar nga Bashkimi Evropian ndërsa është implementuar nga Qendra Multimedia e Goethe Institute. 

Turneja “Zgjerimi i skenës për barazi – Unë jam vetë grua” realizohet nga Integra dhe mbështetet përmes projektit më të gjerë “Së bashku për barazi LGBTIQ+”, të udhëhequr nga Qendra për Edukim Qytetar (CCE) në partneritet me ERA – Shoqata për të Drejtat e Barabarta LGBTI për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Queer Montenegro, Queer Center Skopje, Tuzla Open Center, Open Mind Spectrum Shqipëri dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD nga Kosova. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

 “Zgjerimi i skenës për barazi – Unë jam vetë grua” fillon rrugëtimin në Prizren si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur PrizrenFest 2025 dhe do të shfaqet të premten, më 25 korrik, 2025, në Teatrin “Bekim Fehmiu”, duke filluar prej orës 20:00. Hyrja është gratis.

Before yesterdayMain stream

Itali/ Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja, mjekët përpiqen të shpëtojnë foshnjën

By: Oldi
13 July 2025 at 20:43

Një grua shtatzënë, gati nëntë muajshe shtatzënë, ra nga kati i dytë i një ndërtese në Terni të Italisë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ia doli të mbijetonte ndërsa gruaja ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Hetuesit ngrenë dyshime se gruaja ka tentuar vetëvrasjen, ndërsa incidenti ndodhi të dielën […]

The post Itali/ Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja, mjekët përpiqen të shpëtojnë foshnjën appeared first on BoldNews.al.

Tentoi që të përdhunojë një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

By: Ardit
7 July 2025 at 12:36

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjës pasi ka tentuar që të përdhunojë një grua. Ai dyshohet se ka hyrë pa leje në banesën e një 35-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve […]

The post Tentoi që të përdhunojë një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

E dije? Të flesh në krah të një burri mund të të lodhë më shumë

By: gaze tare
5 July 2025 at 19:08

Një studim nga Universiteti i Michigan-it tregon se shumë gra flenë më keq kur ndajnë shtratin me një burrë.

Pse ndodh kjo?
Meshkujt kanë tendencë të lëvizin më shumë gjatë natës dhe të gërhasin më shpesh, dy gjëra që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit.

Gjithashtu, truri i gruas mbetet më i “zgjuar” gjatë natës, për shkak të një instinkti biologjik që e mban në gadishmëri edhe kur është në gjumë.

Pra nëse ke ndjerë ndonjëherë se zgjohesh më e lodhur kur fle me dikë në krah… tashmë e ke një shpjegim!

The post E dije? Të flesh në krah të një burri mund të të lodhë më shumë appeared first on iconstyle.al.

Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra

30 June 2025 at 15:35

Dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës në Shqipëri. Referuar statistikave të Policisë çdo ditë rreth 7 persona denoncojnë dhunë në marrëdhëniet familjare. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, janë regjistruar 1260 denoncime të kësaj natyre, duke e kthyer këtë fenomen në një alarm social. Denoncimet pasohen me […]

The post Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Grabiti argjendarinë e ish-gruas në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

22 June 2025 at 15:50

Policia e Shtetit ka raportuar ekstradimin nga Greqia të një personi të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare që prej vitit 2021. Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri shtetasi Armando Mevlani, 45 vjeç. Ai akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, ka vjedhur bizhuteri në […]

The post EMRI/ Grabiti argjendarinë e ish-gruas në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë

20 June 2025 at 22:41

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Astirit. News24 raporton se i ka shkuar në banesë ish-bashkëshortes, ku ajo jetonte aty së bashku me vajzën 15-vjeçare. Ai aty ka gjetur dy persona të tjerë, të cilët frekuentoheshin me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij. Ai është konfliktuar fizikisht me ata, […]

The post VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

By: Ardit
17 June 2025 at 21:10

Një zonjë nga Peshkopia është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi në datën 5 qershor, siç ajo tregon, është dhunuar bashkë me bashkëshortin nga komshiu Ekrem Fida. Sipas denoncueses, ky qytetar është kunati i vëllait i cili qëndron në ndërtesën që e ka vëllai i saj. Ajo thotë se është bërë […]

The post “I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari zbulon pse vrau gruan në Itali: Për të shpëtuar fëmijët

By: user 8
15 June 2025 at 17:24

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës qytetin Tolentino, në provincën e Maceratës, ku një shqiptare 45-vjeçare, Gentiana Hudhra, u vra me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra.

Pamjet e filmuara pak çaste pas krimit po qarkullojnë me shpejtësi në mediat italiane dhe dëshmojnë momentet dramatike pas ngjarjes makabre.

Në një foto të shkrepur nga lart, shihet trupi i pajetë i Gentianës i shtrirë në një pellg gjaku, ndërsa pranë saj, ulur në një stol, ndodhet ish-burri, i cili qëndron i palëvizur, me sytë drejt vendit ku kreu krimin.

Autori i dyshuar u shoqërua menjëherë në komisariat nga Karabinierët, ku iu nënshtrua një marrjeje të gjatë në pyetje nga prokurori i çështjes. Ditën e nesërme pritet të zhvillohet seanca për vërtetimin e arrestit.

gentiana hudhra nikollaq hudhra

Sipas mediave italiane, gjatë marrjes në pyetje menjëherë pas arrestimit, burri ka deklaruar se e kreu krimin “për të shpëtuar fëmijët e tij”.

Si ndodhi ngjarja

Sipas rindërtimit paraprak të policisë, ngjarja ndodhi pak pas orës 20:00, në viale Benadduci, në qendër të qytetit. Burri dyshohet se ka arritur aty me një monopatinë elektrike, ka ndjekur ish-bashkëshorten dhe e ka goditur disa herë me thikë në qafë dhe shpatulla.

Edhe pasi ajo kishte rënë në tokë, ai ka vazhduar ta godasë. Më pas, pa thënë asnjë fjalë, është ulur në stol dhe ka pritur forcat e rendit, që e gjetën ende në vendngjarje.

Autori është me banim në Passignano sul Trasimeno, në provincën e Perugias. Ai nuk rezulton të ketë pasur më parë ndonjë urdhër mbrojtjeje apo precedentë penalë për dhunë, as ndaj ish-bashkëshortes dhe as për probleme të natyrës psikike.

Gjatë hetimeve do të vlerësohet nëse ka pasur më parë raste të dhunës apo shqetësime të tjera ndaj viktimës. Aktualisht ndodhet në burgun e Montacuto në Ankona.

Çifti kishte dy vajza të moshës 21 dhe 23 vjeçe, dhe autoriteti Shëndetësor Lokal (AST) ka ofruar menjëherë mbështetje psikologjike për ta.

Ndërkohë, vendi ku ndodhi krimi është kthyer në një pikë pelegrinazhi për banorët. Lule, shënime ngushëllimi dhe fjongo të kuqe janë vendosur mbi trotuar, ku njolla e gjakut është ende e dukshme.

Mes luleve, bie në sy një kartolinë e bardhë me një mesazh prekës mbi të shkruar me dorë, e ngjitur në një trëndafil të kuq: “R.I.P. Gentiana. Nga qielli, mbroji fëmijët e tu.”

The post Shqiptari zbulon pse vrau gruan në Itali: Për të shpëtuar fëmijët appeared first on Lapsi.al.

Një grua gjendet pa shenja jete në Gurrakoc të Istogut, prokuroria jep detaje

10 June 2025 at 11:43

Një grua është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar te autoritetet dhe se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi. Sipas të dhënave preliminare, dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi prej rreth 7-8 metrash dhe nga hetimet fillestare dyshohet për vetëvrasje,” ka deklaruar Nikqi./Telegrafi/

The post Një grua gjendet pa shenja jete në Gurrakoc të Istogut, prokuroria jep detaje appeared first on Telegrafi.

Gruaja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, 41-vjeçari ngre alarmin! Policia në kërkim të 25-vjeçares

7 June 2025 at 11:39

Një 41-vjeçar ka ngritur alarmin në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa së bashku me fëmijët e mitur.

Denoncimi është bërë nga 41-vjeçari me iniciale S. T., ditën e djeshme. Ndërsa policia po punon për gjetjen e 25-vjeçares me iniciale K. T., dhe dy fëmijëve të denoncuar të zhdukur.

“Më datë 06.06.2025, shtetasi S. T., 41 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij shtetasen K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete dhe dy fëmijët e tyre. Punohet për gjetjen e tyre”, njoftoi policia.

The post Gruaja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, 41-vjeçari ngre alarmin! Policia në kërkim të 25-vjeçares appeared first on Sot News | Lajme.

Gjendet arma me të cilën fqinji plagosi burrë dhe grua në Gosë, arrestohet autori

By: Besnik
6 June 2025 at 18:45

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të premte në fshatin Gosë, ku burrë dhe grua mbetën të plagosur nga fqinji i tyre.

Sipas policisë, konflikti ndodhi për motive të dobëta, ndërsa në një njoftim të pasdites thuhet se efektivët kanë gjetur armën e krimit dhe kanë arrestuar autorin e ngjarjes, 56-vjeçarin Sh.O.

Arma u gjet e fshehur në një mur dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale pistoleta, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit Sami dhe Nadire Disha.

Njoftimi i plotë

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet arma me të cilën fqinji plagosi burrë dhe grua në Gosë, arrestohet autori appeared first on Euronews Albania.

Shisnin kànabis, vihen në pranga burrë e grua dhe bashkëpunëtori i tyre në Korçë

By: user 11
2 June 2025 at 09:47

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, mes tyre një çift bashkëshortësh, pasi shisnin kanabis të ndarë në doza në qytet. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, 2 automjete, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

“Në vijim të goditjeve ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Next”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Z. Ç., 55 vjeç dhe J. Ç., 43 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë;

O. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin O. Sh. dhe pasagjer shtetasi Z. Ç., dhe gjatë kontrrollit fizik ndaj tyre, kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash. Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Ç., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Shisnin kànabis, vihen në pranga burrë e grua dhe bashkëpunëtori i tyre në Korçë appeared first on Lapsi.al.

Aksident fatal në Fushë Kosovë/ Vdes një grua dhe vajza e mitur…

20 May 2025 at 09:40

Si pasojë e një aksidenti rrugor kanë humbur jetën dy persona, një grua dhe një vajzë e mitur. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, më 19 maj 2025. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një vetaksident ku është përfshirë një veturë që drejtohej nga një grua me shtetësi kosovare.

Pas aksidentit, si drejtuesja e automjetit ashtu edhe pasagjerja, e cila gjithashtu ishte shtetase kosovare, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Për fat të keq, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre si pasojë e plagëve të rënda.

Me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

The post Aksident fatal në Fushë Kosovë/ Vdes një grua dhe vajza e mitur… appeared first on Sot News | Lajme.

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

16 May 2025 at 10:32

Një grua është vënë nën hetim nga Policia e Vlorës, pas denoncimit të një gruaje tjetër, se i ndërhynte në jetën private. Më konkretisht është proceduar penalisht shtetasja E. B., 40 vjeçe, pasi shtetasja R. R., 43 vjeçe, pretendon se 40-vjeçarja i ka ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në jetën private, nëpërmjet telefonatave dhe e-mail-eve. […]

The post “Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim appeared first on BoldNews.al.

Gjendet e vrarë brenda makinës një grua në Tiranë, çfarë dyshohet

16 May 2025 at 08:54

Një grua është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti tip “Volvo” në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një 38-vjeçare, e dentifikuar si shtetasja Erelina. Xh. teksa ngjarja ka ndodhur në zonë e Liqenit të Thatë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë. Ende nuk […]

The post Gjendet e vrarë brenda makinës një grua në Tiranë, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë

16 May 2025 at 08:49

Një grua është gjetur e pajetë brenda një automjeti në zonë e Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Sipas policisë, 38-vjeçarja është gjetur e vetëvrarë brenda një makine tip Volvo.

Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë me babanë në makinë në momentin e ngjarjes, e ulur në vendin e pasagjerit.

Ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar policinë për atë që ka ndodhur.

Ende janë të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë appeared first on Euronews Albania.

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

15 May 2025 at 09:16

Disa prej kandidatëve të Partisë Socialiste në listat e hapura, edhe pse kanë marrë votat e mjaftueshem për t’u bërë deputet, nuk do ta marrin dot mandatin për shkak se penalizohen nga gratë kandidate që janë poshtë tyre, të cilat do të futen në Kuvend të favotizuara nga kuotat gjinore. Një situatë e tillë është […]

The post Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore appeared first on BoldNews.al.

❌
❌