Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Në kërkim për disa vjedhje, arrestohet skifteri në Vlorë/ EMRI

By: Ela
26 August 2025 at 11:02

Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Dritan Bardhi, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim si autor i disa vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjes të kryera gjatë vitit 2025. Vjedhjet e kryera nga 37-vjeçari: • më datë 25.02.2025, ka hyrë me forcë në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, ku ka vjedhur […]

The post Në kërkim për disa vjedhje, arrestohet skifteri në Vlorë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 25 August 2025Main stream

Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë

By: Ela
25 August 2025 at 14:00

Një bandë grabitësish shqiptarë në Greqi janë arrestuar nga policia të cilët rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos. 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit. Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro. Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua […]

The post Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT)

By: V K
24 August 2025 at 08:35

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përplasën me armë me Policinë.

Dy të rinjtë, që më 20 gusht kishin vjedhur një automjet në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, e kishin përdorur më pas për një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, në datën 21 gusht, rreth orës 03:40.

Mjeti i vjedhur u lokalizua nga patrullat e Policisë rreth orës 01:00 të natës së sotme.

Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, duke u drejtuar drejt Shijakut.

Nga brenda makinës autorët hapën zjarr ndaj efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur 28-vjeçari A. D., banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, 27-vjeçari L. Ç., po ashtu nga Bilalasi, u arrestua pasi rezistoi me armë ndaj Policisë.

Ata janë shtetasit Lorenc Çali dhe shtetasi i plagosur Ardit Domi.

Nga vendi i ngjarjes, forcat e rendit sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra fishekësh.

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.

DINAMIKA E NGJARJES

Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.

The post Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vidhte gjësende dhe më pas ia shiti dy të dyshuarve, Policia jep detaje të rastit në Ferizaj  

23 August 2025 at 13:15

Policia e Kosovës bën të ditur se Njësia e hetimeve pas një pune intensive në terren ka arritur që ta identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale të ‘vjedhjeve’ në Ferizaj.

Në raportin policor bëhet e ditur se gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se senet e vjedhura ua kishte shitur dy të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë intervistuar për kryerjen e veprës penale te lartcekur.

“Lidhur me rastin janë siguruar prova dhe janë sekuestruar sendet e vjedhura dhe janë deponuar në dhomën e dëshmive deri te dorëzimi i pronarëve të ligjshëm”, thuhet në raport.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari për veprën penale “Vjedhje” është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Vidhte gjësende dhe më pas ia shiti dy të dyshuarve, Policia jep detaje të rastit në Ferizaj   appeared first on Telegrafi.

I dënuar me mbi 9 vite burg, kapet në Bulqizë 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

By: Ela
22 August 2025 at 09:28

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar këtë të premte në Bulqizë. Shtetasi me iniciale K.H., është dënuar me 9 vite e 3 muaj burg nga autoritetet italiane për vjedhje. “Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë […]

The post I dënuar me mbi 9 vite burg, kapet në Bulqizë 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia appeared first on BoldNews.al.

Autor i 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë shqiptari, ekstradohet në Milano

By: Ela
21 August 2025 at 21:33

Një 36-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për të paktën 12 vjedhje banesash, është ekstraduar nga Spanja drejt Italisë dhe është dorëzuar dje në mëngjes në aeroportin e Milano Linate nga autoritetet spanjolle. Për 36-vjeçarin u lëshua një mandat evropian arresti, i lëshuar nga Prokuroria e Milanos, për veprat penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, […]

The post Autor i 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë shqiptari, ekstradohet në Milano appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, kapet në Fier 28-vjeçari/ EMRI

By: Ela
21 August 2025 at 20:26

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, është lokalizuar dhe prangosur nga policia e Fierit ditën e sotme (21 gusht). I prangosuri është Haki Xhindi, banues në Roskovec, ndaj të cilit kishte masë sigurie në mungesë “arrest me burg”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë […]

The post Në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, kapet në Fier 28-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

By: Elva
21 August 2025 at 14:00

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane. Bëhet fjalë për Mërgim Brutin, i cili ishte dënuar me 27 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. “U kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u […]

The post EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës appeared first on BoldNews.al.

I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë

By: Elva
21 August 2025 at 10:50

Një 36-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje banesash dhe përvetësim të mallrave të vjedhura, u kap në Spanjë dhe u dorëzua mëngjesin e së mërkurës autoriteteve italiane. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u shoqërua nga policia në Aeroportin Linate të Milanos dhe më pas dërgua […]

The post I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë appeared first on BoldNews.al.

Vjedhja që tronditi botën: Zhdukja e Mona Lisës në Paris, 21 gusht 1911

By: gaze tare
21 August 2025 at 09:49

Paris, 21 gusht 1911. Mëngjes herët, ndërsa Muzeu i Luvrit pushonte në heshtjen e zakonshme të së hënës, një nga veprat më të njohura të artit botëror, Mona Lisa e Leonardo da Vinçit, u zhduk pa lënë gjurmë. Askush nuk e pa, askush nuk e dëgjoi. Thjesht… nuk ishte më.

Një ditë më vonë, piktori Louis Berou, i cili kishte ardhur të pikturonte vetë Mona Lisën, zbuloi boshllëkun në mur dhe ngriti alarmin. Fillimisht, mendohej se piktura ishte zhvendosur për mirëmbajtje apo fotografim. Por ndërsa orët kalonin dhe da Vinçi nuk po gjendej, muzeu u përfshi nga paniku. Ajo që dukej e pamundur ishte bërë realitet: dikush kishte vjedhur Mona Lisën.

Skandal në Paris: Dyshohet Picasso!

Pas hetimeve të para, policia nisi të hetojë botën e artit dhe shumë shpejt dyshimet ranë mbi emra të mëdhenj. Ndër të arrestuarit u përfshi edhe një artist i ri dhe i guximshëm, një farë Pablo Picasso. Ai dhe poeti Guillaume Apollinaire u morën në pyetje për lidhje me një tjetër vjedhje arti, por mungesa e provave i çliroi.

Misteri i vjedhjes së Mona Lisës vazhdoi të mbetej i pazgjidhur për më shumë se dy vjet, duke ndezur teori të shumta konspirative, nga vjedhje e porositur nga koleksionistë të fshehtë, te rrëmbime me sfond politik.

Rikthimi i papritur dhe një “hajdut patriot”

Në dhjetor të vitit 1913, në një zyrë të qetë arti në Firence, Italia mori frymë ndryshe. Një burrë i panjohur i quajtur Vincenzo Perugia, ish-zdrukthëtar në Luvër, u shfaq me një ofertë të pabesueshme: të shiste Mona Lisën.

Piktura u verifikua si origjinale dhe Perugia u arrestua menjëherë. Në hetim, ai deklaroi se kishte vepruar nga ndjenja patriotike, Mona Lisa, krijuar nga një mjeshtër italian, sipas tij, i takonte Italisë, jo Francës.

Akti i tij i guximshëm kishte qenë i thjeshtë: veshur si punonjës muzeu, ai hyri herët në mëngjesin e 21 gushtit, hoqi pikturën nga muri, e futi në përparësen e tij dhe u largua pa u vënë re.

Një kthim triumfal dhe një famë e pavdekshme

Pas arrestimit të Perugias, piktura u ekspozua me entuziazëm në Galerinë Uffizi në Firence, ku mijëra italianë e pritën si një fitore kombëtare. Më pas, në janar të vitit 1914, ajo u rikthye në shtëpinë e saj në Paris, nën siguri të rreptë.

Perugia u dënua me vetëm një vit e 15 ditë burg. Por për shumë italianë ai nuk ishte hajdut, ishte hero. Në të vërtetë, ai kreu vetëm 7 muaj burg.

Nga një vepër e çmuar në ikonë botërore

Paradoksalisht, ishte kjo vjedhje që bëri Mona Lisën të pavdekshme. Përpara vitit 1911, ajo ishte një vepër e njohur, por jo legjendare. Pas zhdukjes, ajo u kthye në një ikonë kulturore globale, një simbol i misterit, artit dhe magjepsjes njerëzore.

Një vjedhje. Një legjendë. Një emër: Mona Lisa.

The post Vjedhja që tronditi botën: Zhdukja e Mona Lisës në Paris, 21 gusht 1911 appeared first on iconstyle.al.

Në kërkim për plagosje në Maltë, arrestohet një 20-vjeçar belg në Rinas

By: Elva
14 August 2025 at 13:51

Një shtetas belg, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, është arrestuar në pikën kufitare të Rinasit me qëllim ekstradimin drejt Maltës. I arrestuari është A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë. Sipas burimeve zyrtare, ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Malta, pasi ndaj tij Gjykata e Magjistratëve në Maltë kishte lëshuar […]

The post Në kërkim për plagosje në Maltë, arrestohet një 20-vjeçar belg në Rinas appeared first on BoldNews.al.

Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë

By: Ardit
14 August 2025 at 13:01

Një tjetër rast shqetësues ka nxjerrë në pah problemet me sigurinë në kompleksin luksoz “Valamar” në Gjirin e Lalzit, i cili ruhet 24 orë nga kompania private “ARB Security”. Disa ditë më parë, një vilë e kyçur të një emigranti në kompleksin luksoz “Valamar”, në Gjirin e Lalzit, ra pre e një grabitjeje spektakolare, teksa […]

The post Skifterët godasin sërish në Valamar/ ARB SECURITY në gjumë appeared first on BoldNews.al.

Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua

By: Elva
11 August 2025 at 16:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Milano, ku një grua 71-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një makinë me targa franceze, e cila më pas rezultoi se ishte vjedhur. Incidenti ndodhi rreth mesditës në lagjen Gratosoglio, në rrugën Via Saponaro. Gruaja italiane po kalonte rrugën kur u përplas nga automjeti. Në […]

The post Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Arrestohet 42-vjeçari që u vidhte sendet personale në shezllone pushuesve në Durrës

10 August 2025 at 12:49

Policia e Durrësit ka arrestuar një person, i cili akuzohet se vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve, teksa ai rezultonte i shpallur në kërkim edhe për vjedhje të tjera të kryera më parë. Në kuadër të operacioni policor t koduar “Sendet” është vënë në pranga shtetasi Indrit Beqja, 42 vjeç, banues në […]

The post EMRI/ Arrestohet 42-vjeçari që u vidhte sendet personale në shezllone pushuesve në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Bënin “namin” me vjedhje në Lezhë dhe Laç, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

10 August 2025 at 12:25

Policia e Lezhës dhe Kurbinit ka zbadhur një sërë vjedhjesh dhe tentativash, duke arrestuar një prej autorëve dhe duke shpallur në kërkim tjetrin. Në kuadër të operacionit të koduar “Last Door” është arrestuar shtetasi F. D., 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. D., 26 vjeç, të dy banues në […]

The post Bënin “namin” me vjedhje në Lezhë dhe Laç, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Autor i disa vjedhjeve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

By: D Marku
10 August 2025 at 10:31

Një 25-vjeçar autor i disa vjedhjve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.

Gjatë kontrollit fizik blutë i gjetën Françesko Doçit edhe një sasi lënde kokainë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë-Kurbin/ Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh dhe tentativa vjedhjesh në zonën e Lezhës dhe Laçit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Door”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua shtetasi në kërkim:

F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas dyshohet për një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi e marketingu.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

The post EMRI/ Autor i disa vjedhjeve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Autori i një sërë vjedhjesh/ Arrestohet “skifteri” në Lezhë, në kërkim bashkëpunëtori

By: Rovena
10 August 2025 at 10:17

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi është autor i një sërë vjedhjesh.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. D. është autor i: disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave; tentativave për vjedhje në lokale në lagjet dhe zonat përreth Lezhës; disa vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në zonën e Laçit”, njofton policia.

Në kërkim është shpallur edhe 26-vjeshpallur edhe 26-vjeçari M. D., banues në Kurbini dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale.

Gjithashtu, po punohet për dokumentimin e veprave të tjera penale të dyshuara të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Autor i disa vjedhjeve, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës/ EMRI

By: Ela
7 August 2025 at 09:55

Një 40-vjeçar, i identifikuar si Gentian Llana, është arrestuar nga Policia e Durrësit pas një sërë vjedhjesh të ndodhura në automjete, banesa dhe motoçikleta. Operacioni policor i koduar “Pamjet” çoi në identifikimin dhe kapjen e tij, falë analizimit të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera. I dyshuari ishte shpallur më herët në kërkim për […]

The post Autor i disa vjedhjeve, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Blerje votash/ SPAK çon për gjykim 5 persona, mes tyre Shkëlqim Hoxha, kandidat i PD-së për kryetar

By: redi
4 August 2025 at 18:07

SPAK ka dërguar për gjykim pesë persona të akuzuar për blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2023. Ata janë Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara dhe Shkëlqim Hoxha. Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se: Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë…

Source

Vjedhje në një vilë në rezidencën “Valamar” në Gjirin e Lalëzit

By: Ela
4 August 2025 at 09:55

Një vilë në Bllokun D të kompleksit rezidencial “Valamar”, pranë fshatit Hamallaj në Gjirin e Lalëzit, është vjedhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:40. Vila e vjedhur është vila D35, ndërsa dëmi ekonomik ende nuk është bërë i ditur. Sipas dëshmive të banorëve, kompania private e sigurimit nuk ka reaguar në kohë, […]

The post Vjedhje në një vilë në rezidencën “Valamar” në Gjirin e Lalëzit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌