Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare: Edicioni i 43-të

By: Kult Plus
5 August 2025 at 15:55

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbajë edicionin e 43-të nga data 18 deri më 29 gusht 2025 në Prishtinë, nën organizimin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Kjo ngjarje shkencore është një ndër ngjarjet më të rëndësishme akademike në fushën e albanologjisë, që nga themelimi e deri sot, duke bashkuar studiues, gjuhëtarë, letrarë, pedagogë dhe studentë nga mbarë bota, të cilët ndajnë interesin e përbashkët për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Seminaristët pritet të arrijnë më 17 gusht, ndërsa hapja solemne do të bëhet më 18 gusht 2025, në orën 11:00. Temat bosht të këtij edicioni përqendrohen në zhvillimet aktuale lidhur me leksikun e shqipes, shqipen në rrjetet sociale, si dhe postmodernizmin në letërsinë shqipe, transmeton KultPlus.

Programi bazë i Seminarit përfshin kurse intensive të mësimit të gjuhës shqipe në tri nivele (fillestar, i mesëm dhe i avancuar), ligjërata të veçanta të gjuhësisë, ligjërata për letërsinë shqiptare, referime shkencore dhe ligjërata të përgjithshme. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e seminarit është edhe programi kulturor plotësues, i cili do t’i njohë pjesëmarrësit me bukuritë natyrore, veprimtaritë kulturore dhe trashëgiminë shqiptare.

Në ditët e fundit të seminarit do të mbahet sesioni shkencor përmbyllës, ku do të prezantohen punime dhe përfundime studimore. Seminari mbetet një platformë e fuqishme për përhapjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe për nxitjen e bashkëpunimeve akademike në nivel ndërkombëtar./KultPlus.com

Berisha: Shtypi ndërkombëtar flet për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin

By: Oldi
29 July 2025 at 12:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ngjarjet e fundit politike, duke e cilësuar zgjedhjen e 11 majit 2025 si një “farsë elektorale”. Berisha kritikoi ashpër mediat shqiptare, duke theksuar se ato heshtin për pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit, ndërkohë që media ndërkombëtare ka raportuar gjerësisht për ndikimin e karteleve të drogës në vend. Ai […]

The post Berisha: Shtypi ndërkombëtar flet për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin appeared first on BoldNews.al.

SPAK godet një rrjet ndërkombëtar droge, mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara, 16 persona nën hetim

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka goditur një rrjet për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Sipas SPAK, rrjeti ndërkombëtar ka trafikuar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro, ndërsa 16 persona janë nën hetim.

“Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

Sipas SPAK-ut, këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), njoftoi sot se me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nëntë) shtetasve të dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 (shtatë) personave në hetim, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr. 77, datë 25.07.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim: A. H., K. H., E.N., E. A., P. D., I. Ll.

Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.

Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

Shuma monetare në total: Euro: 43,470 €, franga zvicerane: 5,000 CHF, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan. Mjet lundrues: 1 skaf luksoz i markës “Hull Works Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar. Armë zjarri: 3 pistoleta, me krehër dhe fishekë. Ora të luksit: 1 orë Rolex, model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68. Telefona celularë: 16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive. Karta bankare dhe dokumente financiare: 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.

Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

Pajisje elektronike: 1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës. 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili. 1 NVR Hikvision. 2 radio komunikimi Baofeng. Dokumentacion identifikimi dhe pronësie: Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar. Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese. Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë. Etj.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

Spanjë – shkurt 2020
Sekuestruar 400 kg.

Belgjikë – prill 2020
Sekuestruar 989.1 kg.

Kanali (Francë – Mbretëri e Bashkuar) – prill 2020
Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.

Holandë – qershor 2020
Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro

Holandë – tetor 2020
Sekuestruar 1484.07 kg.

Episode të sekuestrimit të hashashit

Rimini, Itali – korrik 2020
Sekuestruar 275 kg.

Bari, Itali – mars 2021
Sekuestruar 400 kg.

Algeciras, Spanjë –mars-shtator 2020

Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

Francë – shkurt 2020
Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi:

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare.”

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Poshtë tyre vepronin bashkëpunëtorë që siguronin logjistikën dhe transportin. Këta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferë – shpesh shtetas rumunë – dhe përgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra të ligjshëm si lëndë drusore apo kakao. Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në terren, në vendet e destinacionit, funksiononte një tjetër hallkë e grupit – ajo e shpërndarjes. Këtu përfshiheshin persona që prisnin sasitë e drogës, siguronin dorëzimin, dhe shpërndanin lëndën narkotike sipas porosive lokale. Këta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit në Britaninë e Madhe dhe Evropën Perëndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Në aspektin e kryerjes së pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala. Ky mekanizëm mundësonte transferimin e shumave të mëdha parash midis vendeve të ndryshme pa kaluar përmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kështu gjurmët zyrtare të transaksioneve. Kjo formë pagesash përdorej për të fshehur origjinën dhe destinacionin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Verifikimi i shumave bëhej përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike që funksiononin si “token” për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës në pikën përkatëse.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.  Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi, nënvizojnë se: “ky hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese partnere në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ofruan mbështetje përmes një analize të thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor. Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuara nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet ende e vlefshme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore. Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave penale të rënda, të të dyshuarve, si dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal”.

/e.i/ /gj.m/

The post SPAK godet një rrjet ndërkombëtar droge, mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara, 16 persona nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni “The Wanted”, pritet gjatë ditës ekstradimi nga Dubai i të akuzuarit për vrasje

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit vijon operacionin policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Abu Dhabi dhe me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, pritet që gjatë ditës së sotme të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç, shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

The post Operacioni “The Wanted”, pritet gjatë ditës ekstradimi nga Dubai i të akuzuarit për vrasje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Një 35-vjeçar turk i dënuar për mashtrim financiar është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Morinë, ndërsa tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Shtetasi Kadir Kuçukologu, banues në Turqi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi ishte dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, për veprën penale “Vjedhje me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare në Morinë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, të cilat kishin siguruar informacion për përpjekjen e Kuçukologut për të hyrë në Shqipëri.

Pas kapjes, ndaj tij u mor masa e arrestit me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Interpol Tirana është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke për finalizimin e procedurave ligjore.

/e.i/j.p/

The post Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur ‘PrizrenFest’ vjen me edicionin e katërt

By: Kult Plus
18 July 2025 at 20:23

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur PrizrenFest do të mbahet sivjet nga data 21 deri më 28 korrik në Prizren.

Për tetë ditë, njëmbëdhjetë lokacione të shpërndara gjithandej qytetit do të shndërrohen në skena teatrore për të pritur mbi 20 shfaqje e performanca nga Palestina, Franca, Anglia, Italia, Greqia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Kosova.

Programi i sivjetëm i festivalit përpos që i bën konak botës në Prizren, na fton ta imagjinojmë dhe pranojmë teatrin në të gjitha mënyrat e bërjes së tij, por mbi të gjitha ta njohim e ta ritheksojmë fuqinë e shprehjes teatrore për të krijuar hapësira të përbashkëta për reflektim shoqëror.

Edhe në këtë edicion, nderojmë trashëgiminë kulturore e historike të qytetit tonë, duke e shndërruar atë në një skenë teatri dhe duke e sjellë teatrin e botës në të.  

Prej formave më klasike të shprehjes teatrore deri tek ato më alternative e eksperimentale, ky program që ju flet të gjitha grupeve të audiencave, navigon nëpër tema që lidhen me luftën, shërimin, kujtesën, identitetin, rezistencën, heshtjen, shëndetin mendor, ambientin e dhunën shtetërore.

I sjellim këto tema në skenat e sivjetme të PrizrenFestit, jo për të rikonfirmuar atë që tashmë e dijmë për gjendjen në të cilën ndodhet sot bota përreth nesh, por për të treguar se ashtu siç brengat dhe tragjeditë shoqërore nuk njohin kufij, njëlloj nuk njeh kufij as këmbëngulja dhe shpresa jonë për t’u bërë bashkë nëpërmjet teatrit – gjuhës që ne e flasim më së miri.  Pra ne, së bashku, nuk i frikësohemi territ që e kemi përreth nesh, por i bëjmë ballë me publikun dhe artistë nga anembanë botës, për të nderuar tregimet që na bëjnë bashkë.

Programi i sivjetëm i PrizrenFest përmban shfaqje për të rritur e për fëmijë si dhe një program edukativ e diskursiv. Gjithashtu, sivjet afrohemi me publikun, jo vetëm nëpërmjet skenave të ngritura nëpër qytet dhe formave tradicionale të tij, por edhe duke e dërguar teatrin tek ata që nuk mund të vijnë në teatër dhe duke e bërë teatrin të qasshëm për të gjithë, nëpërmjet një programi të posaçëm në shtëpinë e të moshuarve, me shfaqjen “La Beauté du Souvenir” nga Franca si dhe nëpërmjet teatrit me gjuhë të shenjave me shfaqjen e programit për fëmijë “Three”.

PrizrenFest 2025 nis më 21 korrik nga ora 21:00 në Teatrin mbi Lumë, me shfaqjen e baletit “Muzg” nën koreografinë e balerinit shqiptar të njohur ndërkombëtarisht Eno Peçi, ndërsa përmbyllet me shfaqjen “Monologët e Gazës” nën regjinë e artistes palestineze Iman Aoun më 28 korrik nga ora 21:00 në Teatrin mbi Lumë.

Përgjatë tetë ditëve të festivalit, në Teatrin “Bekim Fehmiu” të Qytetit të Prizrenit do të jipen shfaqjet “Komedia e zezë” nga Kosova, “5 fytyrat e heshtjes” nga Shqipëria, “Unë jam vet grua” nga Kosova, “Drunks” nga Bullgaria.

Skena e ngritur në oborrin e Kishës së Zojës Ndihmëtare do të bëhet nikoçire e shfaqjeve “Elettra” nga Italia dhe “P’tit Jean Le Géant” nga Franca.

Në Amfiteatrin e Autostradës Bienale do të jipet shfaqja “Oedipus Rex” nga Greqia ndërsa “8%” nga Maqedonia e Veriut jipet në Autostrada Hangar.

Lidhja e Prizrenit do të bëhet skenë për shfaqjen “Oranges and Stones” nga Palestina, e Burgu i qytetit të Prizrenit për shfaqjen “Bëje ose vdis” nga Kosova, ndërsa që në Kejin pranë xhamisë së Sinan Pashës do të zë vend shfaqja “Unboxed – Unpacking Prejudice” nga Anglia.

Ekspozita “Teatri Ilegal” gjithashtu do të jetë e hapur përgjatë gjithë festivalit në hollin e Teatrit “Bekim Fehmiu”. Të gjitha shfaqjet e programit për fëmijë do të jipen në Teatrin mbi Lumë.

Hyrja në të gjitha ngjarjet e edicionit të sivjetëm të PrizrenFest është falas! Ndërsa pas përfundimit të shfaqjeve, për çdo mbrëmje mblidhemi e festojmë bashkë me muzikë të përzgjedhur në pikëtakimin e festivalit në Kejin e Sinan Pashës.

Nga 21 deri më 28 korrik, shihemi në skenat e ngritura teatrore të PrizrenFestit!

Për më shumë detaje në lidhje me programin e sivjetëm, lokacionet dhe oraret, mund të ndiqni faqet në rrjetet sociale në Instagram – PrizrenFest dhe Facebook – PrizrenFest./ KultPlus.com

Nis sot edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës

By: Kult Plus
27 June 2025 at 19:45

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës çel sot edicionin e tij jubilar të 20-të pranë katedrales “Shën Luçia”.

Ky festival, tashmë i njohur për nivelin e lartë profesional dhe artistik të koncerteve do të prezantojë përgjatë një muaji zhanre të ndryshme të muzikës së dhomës.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako tha se festivali do të vijojë deri në 21 korrik dhe do të sjellë në zemër të qytetit bregdetar, në katedralen “Shën Luçia”, një udhëtim të pasur përmes muzikës së dhomës.

“Artistë nga mbi 10 vende, formacione të njohura, projekte të reja artistike dhe bashkëpunime ndërkombëtare, në një festival që bashkon traditën dhe risinë, tingujt klasikë dhe emocionin e drejtpërdrejtë”, tha Sako.

Sipas programit, festivali nis sot me koncertin e trios “Amadeus”, grupi i njohur që vjen nga Austria, ndërsa performanca e fundit e parashikuar në datën 21 korrik do të jetë një koncert piano kuartet me artistë nga Shqipëria, Amerika dhe Italia.

Festivali zhvillohet nga shoqata Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare, që u krijua me iniciativën e disa artistëve durrsakë, të cilët kanë studiuar e kaluar një pjesë të veprimtarisë së tyre në Itali. Qëllimi i kësaj shoqate ka qenë dhe është bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me të huaj, këmbimi i eksperiencave të kulturave të vendeve të ndryshme.

Gjatë aktivitetit të këtyre viteve kjo shoqatë ka organizuar mjaft koncerte në Durrës, Tiranë dhe Itali të cilat kanë përcjellë në publik një nivel të lartë interpretimi artistik.

Sipas organizatorëve ky festival u krijua pikërisht me qëllimin për të siguruar një vazhdueshmëri jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj., por edhe me dëshirën e madhe për t’u ballafaquar me këto kultura dhe kjo nëpërmjet shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë.

Një tjetër synim i këtij aktiviteti është pjesëmarrja e artistëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë./atsh/ KultPlus.com

E para grua në histori/ Kirsty Coventry merr drejtimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

By: armand
24 June 2025 at 15:46

Kirsty Coventry ka marrë zyrtarisht drejtimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, duke pasuar në këtë post Thomas Bach. Kristy Coventry është e para grua që merr drejtimin e organizmit më të lartë Botëror të Olimpizmit. Në zgjedhjet e mbajtura më 20 mars, Coventry mori 49 vota, në garën mes 7 kandidatëve për Presidencën e Komitetit Olimpik. […]

The post E para grua në histori/ Kirsty Coventry merr drejtimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar appeared first on BoldNews.al.

Nis Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Valleve, 400 artistë nga Evropa në Durrës

By: Kult Plus
22 June 2025 at 13:31

Amfiteatri Antik i Durrësit është kthyer në një skenë ndërkombëtare të kulturës dhe traditave popullore.

Mbrëmjen e së enjtes nisi Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Valleve, ku rreth 400 artistë nga vende të ndryshme të Evropës pritet të sjellin muzikën, vallet dhe kostumet tradicionale të vendeve të tyre, si dhe një atmosferë të bukur në qytet.

“Ky festival e ka nisur rrugëtimin në Durrës që nga viti 2016. Çdo vit kemi më shumë pjesëmarrës që sjellin kulturën e tyre dhe njohin atë shqiptare. Sivjet kemi vendosur të sjellim edhe një edicion tjetër në Sarandë, në muajin tetor”, tha Zoran Strezovski, organizator i festivalit.

Në natën e parë të festivalit u ngjitën në skenë grupet nga Polonia, Bullgaria, Lituania, Rumania dhe Shqipëria.

“Jemi nga Polonia, përfaqësohemi me dy grupe. Është hera e dytë që vijmë këtu dhe na pëlqen shumë atmosfera”, artist nga Polonia.

Ky festival është tashmë një ngjarje e përvitshme që ka zënë vend të rëndësishëm në kalendarin kulturor të qytetit dhe synon të vazhdojë edhe gjatë verës, duke e kthyer Durrësin në një pikë takimi të kulturave botërore./euronews.al/ KultPlus.com

“Kartolina nga tjetërkund”, edicioni i 8 i festivalit ndërkombëtar “Ekrani i Artit”

19 June 2025 at 17:10

Me titullin “Kartolina nga tjetërkund”, ka startuar në ambientet e Kinemasë “Republika” edicioni i 8-të i festivalit ndërkombëtar “Ekrani i Artit”.

111 projekte vizuale, përfshirë 40 premiera shqiptare dhe tre ekspozita të vendosura në hapësira të ndryshme kulturore të qytetit të Shkodrës do të prezantohen përgjatë 5 ditëve.

“Ekrani i Artit” dhe këtë vit nuk do të japë çmime, ndërsa synon të  ofrojë një hapësirë reflektimi, dialogu dhe eksperimentimi artistik.

Filmi që hapi festivalin ishte “Arsa” nga MASBEDO, një projekt i regjisorit italian Iacopo Bedogni, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes.

“Është një festival shumë dinamik dhe i rëndësishëm. Marr pjesë për herë të dytë. Filmi “Arsa” është shfaqur në kinematë italiane në muajin prill. Ndihem shumë mirë që gjendem këtu midis jush”, thotë Iacopo Bedogni, regjisor.

Festivali do të vijojë deri më 22 qershor, me një program të pasur dhe prezenca artistësh të njohur nga vendi dhe bota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kartolina nga tjetërkund”, edicioni i 8 i festivalit ndërkombëtar “Ekrani i Artit” appeared first on Euronews Albania.

Parisi përjashton kompanitë izraelite të armëve nga panairi ndërkombëtar/ Armët furnizojnë ushtrinë për operacionet…

17 June 2025 at 11:39

Pesë kompani, përfshirë Israel Aerospace Industries (IAI), Rafael dhe Elbit Systems, u përjashtuan nga ekspozita. Stendat e tyre u mbuluan me struktura të zeza dhe u izoluan nga pjesa tjetër e panairit. Sipas organizatorëve, vendimi u mor pas një rishikimi të produkteve të ekspozuara që rezultuan jashtë kritereve të lejuara për ekspozim.

Organizatorët e Panairit Ajror Ndërkombëtar të Parisit kanë ndaluar pjesëmarrjen e disa kompanive izraelite të industrisë së mbrojtjes, me arsyetimin se produktet e tyre përfshinin “armë sulmuese”, në kundërshtim me rregullat e panairit.

Sipas Al Jazeera, kompanitë izraelite të përjashtuara furnizojnë ushtrinë izraelite me teknologji të avancuar ushtarake, si dronë dhe sisteme raketore, të përdorura në operacionet në Gaza.

Një përfaqësues i kompanisë Rafael shprehu indinjatë, duke deklaruar se nuk ishte paralajmëruar për përjashtimin. Edhe Ministria izraelite e Mbrojtjes reagoi ashpër, duke e quajtur vendimin “një akt diskriminues dhe skandaloz”, i diktuar – sipas saj – nga arsye politike dhe ekonomike, jo teknike.

Ngjarja ndodh në një moment me rritje të presionit ndërkombëtar mbi Izraelin për veprimet ushtarake në Gaza dhe përdorimin e armëve izraelite në sulme që kanë shkaktuar viktima mes civilëve.

The post Parisi përjashton kompanitë izraelite të armëve nga panairi ndërkombëtar/ Armët furnizojnë ushtrinë për operacionet… appeared first on Sot News | Lajme.

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

10 June 2025 at 19:12

Banka Botërore parashikoi një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike botërore, përfshirë Shqipërinë për vitin 2025 dhe për dy vitet në vijim, bëhet e ditur në raportin e fundit Perspektiva ekonomike botërore që u publikua të martën. Ekonomia botërore do të rritet me 2.3% këtë vit, sipas parashikimit të ri, “me ngadalësim në shumicën e […]

The post Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike appeared first on Reporter.al.

Zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

By: V K
5 June 2025 at 15:36

Në kuadër të zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, i cili do të mbahet në Tiranë, autoritetet kanë njoftuar për bllokime rrugore më 5 qershor 2025.

Sipas njoftimit, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, do të bllokohen disa akse rrugore në qytet për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë eventit.

Banorët dhe drejtuesit e automjeteve apelohen të marrin parasysh këto kufizime dhe të planifikojnë itineraret e tyre përkatëse në mënyrë që të shmangin vonesat dhe vështirësitë në qarkullim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, ju informojmë se do të bllokohen akset:

nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.

Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.

The post Zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda mori pjesë në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it që po zhvillohet në  Athinë, ku po trajtohet kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar.

Konferenca drejtohet nga zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Peter de Buysscher, dhe pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të krimit, siç janë trafikimi i drogës dhe armëve, abuzimi seksual me të mitur, si dhe ndërlidhja midis krimit të organizuar dhe terrorizmit, me qëllim gjetjen e formave të reja për t’i parandaluar dhe luftuar këto fenomene.

Gjithashtu, konferenca e këtij viti përqendrohet dhe në kërcënimet moderne, në zhvillim e sipër të sigurisë, “anën e errët” të inteligjencës artificiale, si dhe në identifikimin dhe rikuperimin e aseteve të nxjerra nga aktivitetet kriminale, përmes programit pilot të INTERPOL-it, “Silver Notice”.

Policia shqiptare përfaqësohet në këtë konferencë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, drejtues madhor Ilir Proda dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, drejtues i Lartë Pëllumb Seferi.

Konferenca treditore, e cila vijon punimet, bashkon më shumë se 150 përfaqësues të lartë të autoriteteve policore nga Evropa dhe nga e gjithë bota, me qëllim adresimin e sfidave më të rëndësishme për policimin evropian dhe ndikimin e krimit ndërkombëtar në rajon. /j.p/

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda në Konferencën e 52-të...
1 nga 2

The post Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

By: Oldi
4 June 2025 at 10:02

Gazetari Bledian Koka ka komentuar pas zgjedhjeve të fundit, duke ngritur disa shqetësime të rëndësishme mbi procesin zgjedhor. Ai e theksoi se kryeministri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që do të duhej të ishte garancia kryesore për një proces të pastër dhe të drejtë, ka dështuar në disa aspekte kyçe të administrimit të zgjedhjeve. Sipas Kokës, […]

The post Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare appeared first on BoldNews.al.

Sabri Behramaj shpallet fitues i konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin

By: Kult Plus
1 June 2025 at 17:13

Komuna e Ulqinit sot ka shpallur fituesit e konkursit ndërkombëtar monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ku fitues i këtij projekti është shpallur Sabri Behramaj, shkruan KultPlus.

“Komuna e Ulqinit ka përmbyllur me sukses konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 17 punime nga autorë të ndryshëm, të cilat kanë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara në shpalljen e konkursit”, thuhet në njoftim.

Në bazë të kritereve të përcaktuara në detyrën projektuese, komisioni ka shpallur punimet fituese si më poshtë:

🥇Vendi i parë: Shifra 2030 – autor Sabri Behramaj

🥈Vendi i dytë: Shifra 54 – autor Vasil Rakaj

🥉Vendi i tretë: Shifra PHOENIX – autor Agron Ujkashi

Të gjitha punimet janë shqyrtuar dhe vlerësuar me përkushtim nga një komision profesional vlerësues në përbërje:

Prof. Gazmend Leka, piktor

Prof. Adem Rusinovci, skulptor

Prof. Dejan Duraković, skulptor

Prof. Muhamet Mala, historian

Gazmir Pulti, arkitekt

Komuna e Ulqinit ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre krijues dhe profesional në këtë proces të rëndësishëm për identitetin kulturor dhe historik.

Më poshë gjeni fotografitë e projektit fitues:

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona nga Italia dhe Greqia

By: user 11
31 May 2025 at 16:39

Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar dhe ekstraduar drejt Shqipërisë nga Greqia dhe Italia. Në Greqi u arrestua një 34-vjeçar me inicialet N. K., alias N. T., ndaj të cilit Gjykata e Matit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet si bashkëautor në kultivimin e bimëve narkotike në një parcelë në zonën e Ulëzës, Dibër, në vitin 2022. Pas ndalimit të tij nga autoritetet greke, u krye me sukses ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, në Milano të Italisë, u kap dhe u ekstradua një 44-vjeçar me inicialet O. J., alias O. Ç. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kapja e tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

The post Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona nga Italia dhe Greqia appeared first on Lapsi.al.

Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike (infografikë)

29 May 2025 at 15:30

Ekonomia kombëtare e Shqipërisë ka performuar vazhdimisht nën potencialin e rritjes të vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke akumuluar përgjatë viteve një hendek prej miliarda eurosh mes asaj që është dhe asaj që duhej të ishte. Të dhënat statistikore të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi ecurinë faktike dhe llogaritjet teorike se sa do të ishte ekonomia […]

The post Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike (infografikë) appeared first on Reporter.al.

Operacioni ndërkombëtar me Italinë, SPAK: 52 masa sigurimi, miliona euro të sekuestruara

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar së bashku me Prokurorinë e Barit në Itali dhe mbështetjen e Europol.

“Në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”, njofton SPAK.

SPAK nënvizoi se “operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht: 29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri; 1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme; 22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali”.

Sipas SPAK “në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglia-s, Itali.

“Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës”, njoftoi Prokuroria e Posaçme.

SPAK nënvizoi se “një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë”.

Sa i përket sekuestrimit të pasurive, sipas SPAK, “janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë: Në Shqipëri: 2 kompani ndërtimi, 4 shoqëri tregtare dhe restorante, 1 agjenci pasurish të paluajtshme, 1 TV kabllor, automjete luksoze, para cash, etj.  Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në Itali: 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare, 3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive””.

SPAK njoftoi se “hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë”.

“Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro”, njoftoi SPAK.

Gjithashtu, vijon më tej Prokuroria e Posaçme “është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokainë që nisej nga Guayaquil, Ekuador”.

“Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv”, njoftoi SPAK.

/r.e/

The post Operacioni ndërkombëtar me Italinë, SPAK: 52 masa sigurimi, miliona euro të sekuestruara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mafia shqiptare forcë e madhe”/ Kryeprokurori i Barit për operacionin antidrogë: Kam besim tek SPAK, do ta luftojë…

21 May 2025 at 11:50

Si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, një operacion i madh ndërkombëtar antidrogë ka çuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve.

Në një konferencë për shtyp, Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, vlerësoi punën e përbashkët me SPAK dhe e cilësoi mafian shqiptare si një forcë të madhe ndërkombëtare. Ndërsa shprehu besim të plotë në aftësinë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar.

Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi:

Jam i kënaqur që jam këtu për luftën kundër krimit në Shqipëri dhe në Itali. Kemi punuar e vazhdojmë prej 10 vitesh për të arritur objektivat e përbashkëta, për të luftuar krimin në Shqipëri dhe në Itali.

Autoritetet e zbatimit të ligjit në Shqipëri e veçanërisht SPAK është tepër e aftë në luftën ndaj krimit. Mafia shqiptare është forcë ndërkombëtare e madhe. Jam i sigurt se populli shqiptar dhe autoritetet do ta luftojnë këtë kancer. Jemi të sinkronizuar dhe kemi bashkëpunim perfekt.

The post “Mafia shqiptare forcë e madhe”/ Kryeprokurori i Barit për operacionin antidrogë: Kam besim tek SPAK, do ta luftojë… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌