Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Zjarret, Ambasada e Greqisë: Solidaritet me mjete ajrore zjarrfikëse

13 August 2025 at 22:24

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Ambasada e Greqisë në Shqipëri shprehu sot solidaritetin me vendin tonë për përballjen me situatën e zjarreve, ku aktualisht po kontribuon me mjete ajrore zjarrfikëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e Greqisë në Shqipëri shpreh mbështetjen e saj të sinqertë për vendin mik dhe fqinj, Shqipërinë, ndërsa shprehet se “po monitoron situatën me frontin e gjerë të zjarreve në vend”.

“Në frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit, Greqia, brenda kuadrit të kapaciteteve të saj, kontribuon në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh. Mendimet tona janë me popullin shqiptar”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Greqisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit u regjistruan 34 vatra aktive zjarri, nga të cilat 13 janë izoluar dhe shuar.

/m.m//a.f//r.e/

The post Zjarret, Ambasada e Greqisë: Solidaritet me mjete ajrore zjarrfikëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

34 vatra aktive, 13 të shuara, Rama: Gatishmëri maksimale, ndihmë edhe nga partnerët

13 August 2025 at 22:01

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit kishte 34 vatra aktive zjarri, nga të cilat 13 janë izoluar dhe shuar.

Kryeministri e konsideroi “një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin”.

Rama bëri të ditur se në operacione janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura.

“Po ashtu janë angazhuar mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare. 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë”, shtoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se në përballje me situatën e zjarreve janë angazhuar qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve.

“Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës”, theksoi ai.

Rama siguroi se gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë

/m.m//a.f//r.e/

The post 34 vatra aktive, 13 të shuara, Rama: Gatishmëri maksimale, ndihmë edhe nga partnerët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti i DASH për Shqipërinë: Qeveria, hapa të besueshëm për të ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje

13 August 2025 at 21:48

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e ri për të drejtat e njeriut, ku për Shqipërinë theksohet se gjatë vitit 2024 ”nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut”.

Raporti vlerëson se “qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”.

Lidhur me lirinë e shtypit, raporti nënvizon se “Kushtetuta parashikon lirinë e shprehjes, duke përfshirë edhe për anëtarët e shtypit dhe mediet e tjera, dhe qeveria zakonisht i respektonte këto të drejta, megjithëse shpifja ishte një vepër penale”.

“Në prill, parlamenti krijoi një komision ad hoc për dezinformimin dhe në takimet e tij fillestare komisioni ftoi anëtarët e organizatave të medias dhe organizatave joqeveritare (OJQ) të merrnin pjesë dhe të monitoronin punën e komisionit. Media dhe shoqëria civile i panë këto veprime si një hap pozitiv drejt mbrojtjes së lirisë së shprehjes”, thuhet në raport.

Në raport theksohet se “ligji dhe kushtetuta ndalonin arrestimin dhe paraburgimin arbitrar dhe parashikonin të drejtën e çdo personi për të kundërshtuar ligjshmërinë e arrestimit ose paraburgimit të tij në gjykatë dhe qeveria në përgjithësi i respektoi këto kërkesa”.

“Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve vonoi procedurat penale. Burimet e kufizuara materiale, mungesa e hapësirës, menaxhimi i dobët i kalendarit gjyqësor, stafi i pamjaftueshëm dhe mosparaqitja e avokatëve dhe dëshmitarëve gjithashtu e penguan sistemin gjyqësor të gjykonte çështjet në kohën e duhur. Sipas PBB-së, procesi i verifikimit të sistemit të drejtësisë e përkeqësoi situatën dhe çoi në vende të lira në gjykata dhe prokurori”, citon raporti.

Lidhur me marrëdhëniet e punës, raporti nënvizon se “ligji parashikonte një pagë minimale për të gjithë sektorët, dhe paga minimale kombëtare ishte më e lartë se pragu kombëtar i varfërisë”.

Për sa i përket mbrojtjes së refugjatëve, raporti vlerëson se “qeveria bashkëpunoi me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe organizata të tjera humanitare në ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës për refugjatët, refugjatët e kthyer ose azilkërkuesit, si dhe persona të tjerë të shqetësuar”.

Lidhur me situatën për të drejtat e njeriut raporti thotë se “nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit”.

“Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte të besueshme për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, duke përfshirë autocensurën e gazetarëve. Qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”, thuhet në raport.

Lidhur me lirinë e shtypit, raporti thekson se “qytetarët ishin të lirë të kritikonin hapur qeverinë, duke përfshirë mediet tradicionale dhe sociale, dhe ata e bënë këtë”.

/m.m/r.e//a.f/

The post Raporti i DASH për Shqipërinë: Qeveria, hapa të besueshëm për të ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Vengu: Kemi blerë dy avionë, po trajnojmë ekipin e pilotëve

13 August 2025 at 20:40

TIRANË, 13 gusht/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri të ditur sot se Shqipëria ka blerë dy avionë që do të shërbejnë për menaxhimin e situatave që krijohen nga zjarret në vend, ndërkohë po trajnohet edhe ekipi i pilotëve që do të veprojnë në të tilla raste.

Në një prononcim për mediet nga Delvina, Vengu informoi mbi situatën aktuale të zjarreve në vend, ndërsa u ndal tek investimet e parashikuara nga qeveria për forcimin e kapaciteteve operacionale.

“Avionët janë blerë, ka një procedurë standarde se si bëhen këto investime dhe procedura po zbatohet. Avionët duhet të prodhohen që të vijnë në Shqipëri. Është një proces që merr kohë. Ne po kërkojmë të prodhohen sa më shpejt. Jemi në këto kushte, i keni shifrat në Thesarin e Shtetit. Nuk kemi bërë disbursimin sepse nuk kemi lidhur kontratë. Kjo ka të bëjë me planin e investimeve të qeverisë shqiptare”, shtoi ai për mediet.

Ndërkohë, Vengu theksoi se ajo që duhet të realizohet me shpejtësi është formimi i pilotëve të këtyre mjeteve.

“Nga viti 2007 Shqipëria nuk ka pilotë avionësh. Ky është realiteti që duam të transformojmë. Prandaj kemi hapur edhe një shkollë aviacioni, që pritet të fillojë të operojë në qershor 2026 në Vlorë”, shtoi ai.

Duke folur për operacionet nga ajri, ministri bëri të ditur se në datën 15 gusht bëhen dy muaj që kur helikopterët janë ngritur për të menaxhuar kriza në mbarë vendin.

“Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore të dedikuara”, shtoi ai, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e marrë nga vendet partnere në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Europiane.

Duke folur për investimet në menaxhimin e krizave, Vengu veçoi ngritjen e katër qendrave rajonale të Mbrojtjes Civile.

“Ajo që ne kemi përgatitur si pjesë e programit qeverisës Shqipëria 2030 ka të bëjë me një element të ri, me faktin se ne duhet të kemi qendra rajonale që të menaxhojnë elementët zjarrfikës në zonat pyjore dhe malore. Forca të dedikuara, të specializuara. Fatmirësisht jemi në kushte që të mund të rindërtojmë flotën kombëtare të tokës, dhe të vijojmë të investojmë në flotën ajrore. Këto qendra do të shërbejnë për të dislokuar helikopterë dhe për t’i furnizuar po ashtu”, shtoi ai.

/a.f/r.e/

The post Zjarret, Vengu: Kemi blerë dy avionë, po trajnojmë ekipin e pilotëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shërbimi Veterinar nis groposjen e kafshëve të ngordhura nga zjarri në Gramsh

13 August 2025 at 19:32

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Shërbimi Veterinar i Elbasanit dhe bashkia e Gramshit kanë nisur punën në terren për evidentimin e kafshëve të ngordhura dhe procesin e groposjes së tyre, me qëllim që të mos përhapen sëmundjet tek banorët.

Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur.

Drejtori i Shërbimit Veterinar në DRVMB Elbasan, Spiro Hunçi, së bashku me stafin veterinar të Zyrës Vendore të Veterinarisë Gramsh, nën drejtimin e përgjegjësit të sektorit veterinar Fatmir Ozuni, ndodhen sot në njësinë administrative Skënderbegas, ku po zhvillohet procesi i evidentimit dhe inventarizimit të kafshëve të ngordhura, të djegura apo asfiksuara si pasojë e zjarrit.

Zyrtarët konfirmuan se po bëhet groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i kafshëve, në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare të mbrojtjes së mjedisit.

“Po kryhet groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i trupave të kafshëve, në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare dhe mbrojtjes së mjedisit. Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në këtë operacion po merr pjesë edhe kryetari i bashkisë Gramsh, Besian Ajazi, së bashku me strukturat vendore të emergjencave dhe banorët e zonës.

/m.m//a.f//r.e/

The post Shërbimi Veterinar nis groposjen e kafshëve të ngordhura nga zjarri në Gramsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten dy përdorues mjetesh në Dhërmi dhe Ksamil

13 August 2025 at 18:24

TIRANE, 13 gusht/ATSH/ Pas një denoncimi të bërë për një automjet që qarkullonte me shpejtësi dhe në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kryen menjëherë verifikimet dhe identifikuan automjetin.

Nga veprimet e kryera rezultoi se automjeti tip “Audi”, në pronësi të një subjekti privat, kishte kryer parakalim në një kthesë me fushëpamje të kufizuar, duke hyrë në sens të kundërt, në aksin rrugor Dhërmi–Himarë.

Për këto shkelje, u vendos masa administrative 52 000 lekë në zbatim të Kodit Rrugor.

Në një rast tjetër, pas një denoncimi se një automjet taksi kishte kryer parakalim të gabuar, duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore Sarandë bënë menjëherë të mundur identifikimin e drejtuesit të tij, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte kryer parakalim të gabuar, duke hyrë në sens të kundërt, në aksin rrugor Sarandë–Ksamil.

Për këto shkelje, u vendos masa administrative 40 000 lekë në zbatim të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht në zonat turistike ku lëvizshmëria është e lartë gjatë sezonit veror.

/m.m//a.f//r.e/

The post Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten dy përdorues mjetesh në Dhërmi dhe Ksamil appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beteja me zjarret, në operim edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

13 August 2025 at 16:14

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë ‘Black Hawk’ të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot se helikopterët po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve.

Gjeneral brigade, Mudhafar Al Amri, drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikjes, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu-Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit.

Ai theksoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Ҫako e falënderoi për ndihmën konkrete, që po jep rezultat në terren.

Gjatë orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive, ndërkohë që vijojnë operacionet nga toka dhe nga ajri për neutralizimin e zjarreve.

/m.m/r.e//a.f/

The post Beteja me zjarret, në operim edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim

By: Ela
13 August 2025 at 14:57

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij të ri mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ka vlerësuar se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kufizuara liria e shprehjes dhe liria së medias. Po ashtu, është konstatuar se presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, me sulme […]

The post Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim appeared first on BoldNews.al.

Kur të vë flakën vota dhe syzekuqi

By: Ela
13 August 2025 at 14:26

Nga Basir Çollaku Të mbytyr në ujë të djegur në flakë. Zjarret bëhen edhe filma do thoshte Elisa, Avionë kanë gjithandej dhe zjarret nuk po shuhen dërdëllit online syzekuqi Rama. Fshatra po digjen, po humbasin jetë njerëzish. Banorë e të sëmurë marrin arratinë me ilaçe në kurriz. Bagëtinë se ndihmon dot as Bibla e Kurani […]

The post Kur të vë flakën vota dhe syzekuqi appeared first on BoldNews.al.

Reforma/ Zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat e transferuan pa fonde

By: Ela
13 August 2025 at 14:20

Sektori i zjarrfikësve në Shqipëri, që prej Reformës Territoriale të vitit 2015, është transferuar nën administrimin e bashkive, por pa fonde dhe mjete shtesë, duke lënë shumë prej tyre pa mjetet dhe pajisjet e nevojshme për reagim efikas. Një drejtues i sektorit të zjarrfikësve në një nga bashkitë e mëdha të vendit tha në kushtet […]

The post Reforma/ Zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat e transferuan pa fonde appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes

By: Ela
13 August 2025 at 14:15

Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dy helikopterë të Ushtrisë së Malit të Zi po shuajnë vatrat e zjarrit që rrezikojnë njerëzit dhe shtëpitë në territorin e Podgoricës, njoftoi më 13 gusht Ministria […]

The post Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes appeared first on BoldNews.al.

Zjarri përfshin ish-fushën e mbetjeve në Lushnje, flakët shumë pranë banesave

By: Ela
13 August 2025 at 14:04

Një zjarr ka përfshirë ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnje. Zjarri i ka dalë nga kontrolli një fermeri i cili po digjte mbeturina në tokën bujqësore dhe është përhapur me shpejtësi nga era e fortë. Përmasat e zjarrit u rritën frikshëm duke mbuluar të gjithë ish-fushën e mbetjeve urbane të qytetit e cila […]

The post Zjarri përfshin ish-fushën e mbetjeve në Lushnje, flakët shumë pranë banesave appeared first on BoldNews.al.

Pirro Vëngu fshihet pas propagandës! Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

By: Ela
13 August 2025 at 12:51

Në një kohë kur Shqipëria po kalon një situate dramatike për shkak të zjarreve të favorizuara nga temperatuarat ekstremisht të larta dhe avionët zjarrëfikës të ardhur nga vendet e BE-së nga flota e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile po ndihmojnë Shqipërinë të përballojë situatën, zyrtarët e lartë duket se po “fshihen” pas propagandës duke maskuar të vërtetën mbi […]

The post Pirro Vëngu fshihet pas propagandës! Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës appeared first on BoldNews.al.

Ndezën zjarre në Berat dhe Dimal, 4 të arrestuar. Kamerat filmojnë një nga zjarrvënësit/ EMRAT

By: Ela
13 August 2025 at 12:34

Policia e Beratit ka arrestuar 4 persona pasi ndezën zjarr në në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë. Si pasojë e këtyre zjarreve, janë rrezikuar banesa, sera, dhe janë shkatërruar sipërfaqe toke dhe pemë frutore. Autorët janë identifikuar si: – Shefqet Dodoveci, 49 vjeç, autorë i zjarrëvënies në lagjen Uznovë, Berat; – Zaçe Merkaj, […]

The post Ndezën zjarre në Berat dhe Dimal, 4 të arrestuar. Kamerat filmojnë një nga zjarrvënësit/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Banori mes lotëve në Gramsh: Më dridhen gjunjët, Zoti na shpëtoftë

By: Ela
13 August 2025 at 12:14

Banorët e fshatit Nartë në Gramsh po largohen sot nga banesat e tyre të tmerruar, pasi zjarri po u djeg banesat. Me lot në sy, ata shprehen sesa të tronditur janë nga zjarri. “Më dridhen gjunjët, zoti na shpëtoftë. Motrën e kam atje lart”- thotë një nga banorët i përlotur. Disa prej tyre mundohen të […]

The post Banori mes lotëve në Gramsh: Më dridhen gjunjët, Zoti na shpëtoftë appeared first on BoldNews.al.

I vihet tritol një banese në Durrës

By: Ela
13 August 2025 at 12:04

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës. Policia bën me dije se shpërrthimi është raportuar në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së […]

The post I vihet tritol një banese në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Meteorologia tregon kur ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet

By: Ela
13 August 2025 at 11:53

Ndërkohë që vendi ynë po përballet me një valë te nxehti dhe temperatura ekstreme deri në 42 gradë celsius, meteorologia Tanja Porja njofton se nga sot ka nisur ulja e temperaturave, e cila sipas saj do të vijojë të ulet gradualisht gjatë ditëve në vijim. “Kemi temperatura prej 42 grade celsius sot ka rënie të […]

The post Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Meteorologia tregon kur ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

By: Ela
13 August 2025 at 11:41

Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol, ku përplasja e dy motoçikletave ka rezultuar me humbjen e jetës së një personi. Urim Çaze, 70 vjeç, banues në Konispol, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes. Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës tjetër, shtetasi Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur […]

The post Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

By: Ela
13 August 2025 at 10:59

Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e ka lënë Evropën në një pozicion të vështirë. Bashkimi Evropian, ashtu sikurse shumica e vendeve evropiane, po tenton ta parandalojë rënien e Shteteve të Bashkuara “në kurth”, teksa përkrahin Ukrainën në aspektin diplomatik dhe përgatiten për më […]

The post REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI

By: Ela
13 August 2025 at 10:57

Një shqiptar, i identifikuar si Fabjan Koko, humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Greqi. Sipas policisë lokale, automjeti që drejtohej nga Fabjan Koko, 34 vjeç, po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli […]

The post Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

❌
❌