Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vajzat e Gen Z po zgjedhin meshkuj më të mëdhenj dhe kjo nuk ka të bëjë me paratë

By: gaze tare
6 August 2025 at 20:26

Një trend i ri po tërheq vëmendjen në marrëdhëniet romantike: gjithnjë e më shumë vajza të reja po lidhen me partnerë më të rritur në moshë. Por ndryshe nga çfarë mendohet zakonisht, arsyeja nuk janë përfitimet materiale.

Sipas një raporti nga Psychology Today, vajzat e brezit Gen Z po tërhiqen nga burrat më të mëdhenj për maturinë, qartësinë në komunikim dhe qëndrueshmërinë që ata ofrojnë. Në një realitet ku “ghosting”-u, “breadcrumbing”-u dhe këshillat virale të TikTok-ut janë bërë pjesë e përditshmërisë, pjekuria dhe qasja e shëndetshme emocionale po bëhen më të rëndësishme se kurrë.

“Nuk është një trend ‘sugar daddy’. Është një ndryshim në mënyrën si kërkojmë përputhshmëri,” – shkruan artikulli.

Ndërkohë që disa kritikë e shohin këtë si një formë interesi të maskuar, shumë vajza thonë se nuk bëhet më fjalë për lojëra, por për lidhje me themel dhe komunikim të sinqertë.

The post Vajzat e Gen Z po zgjedhin meshkuj më të mëdhenj dhe kjo nuk ka të bëjë me paratë appeared first on iconstyle.al.

Sindroma e “Zemrës së Thyer” po i vret burrat dyfish më shumë se gratë

By: gaze tare
5 August 2025 at 11:03

Ndërsa gratë përbëjnë shumicën e rasteve të diagnostikuara me sindromën e njohur si “zemra e thyer” (83%), janë burrat ata që po humbin jetën më shpesh për shkak të saj: 11.2% krahasuar me 5.5% për gratë.

Kjo gjendje mjekësore, e quajtur Takotsubo kardiomiopati, shkaktohet nga trauma të forta emocionale si humbja, stresi ekstrem apo ndonjë ndërhyrje kirurgjikale. Por pse burrat janë më të rrezikuar? Ekspertët thonë se arsyeja qëndron tek mungesa e mbështetjes emocionale, reagimi fizik ndaj stresit dhe faktorët hormonalë.

Mjekët kërkojnë më shumë ndërgjegjësim për këtë gjendje që shpesh ngatërrohet me një atak kardiak dhe nevojitet trajtim urgjent.

The post Sindroma e “Zemrës së Thyer” po i vret burrat dyfish më shumë se gratë appeared first on iconstyle.al.

A mund të jenë burrat dhe gratë vetëm miq?

By: gaze tare
31 July 2025 at 15:31

Pyetja është po aq e vjetër sa marrëdhëniet njerëzore: A mund të ruajnë një burrë dhe një grua një miqësi vërtet platonike, pa hyrë në lojë qëllime romantike ose seksuale ? Ndërsa përvoja e përditshme sugjeron që burrat dhe gratë bashkëjetojnë miqësisht në grupe, punë dhe mjedise shoqërore, shkenca ka një pikëpamje të ndryshme. Sipas një studimi të ri, të dy gjinitë mund ta perceptojnë të njëjtën miqësi në mënyra krejtësisht të ndryshme.

Në një eksperiment të habitshëm, 88 miqësi mashkull-femër u testuan individualisht për ndjenjat e tyre të fshehta. Rezultati? Burrat kishin dukshëm më shumë gjasa të ndiheshin të tërhequr nga shoqet e tyre femra dhe – edhe më interesante – besonin se tërheqja ishte e ndërsjellë, edhe pse nuk ishte e tillë. Gratë, nga ana tjetër, besonin se miqtë e tyre meshkuj nuk ndienin asgjë më shumë dhe vetë gaboheshin. Kjo krijon një “pikë të verbër” klasike në miqësitë mashkull-femër, e cila mund të çojë në keqkuptime dhe rrugë pa krye emocionale.

Çfarë ka treguar shkenca rreth marrëdhënieve miqësore midis gjinive

Gjetjet e shkencëtarëve zbulojnë qartë se burrat dhe gratë nuk i shohin miqësitë e tyre me njerëz të seksit të kundërt në të njëjtën mënyrë. “Pafajësia” e marrëdhënies platonike duket se është tronditur, të paktën nga ana mashkullore.

Përfundimet kryesore të hulumtimit:

-Burrat kanë më shumë gjasa të ndiejnë tërheqje romantike ose seksuale ndaj një shoqeje femër.

-Gratë supozojnë se shoqet e tyre nuk kanë mendime të tilla – dhe gabohen.

-Burrat shpesh e mbivlerësojnë reciprocitetin e tërheqjes . Nëse u pëlqen një shoqe, mendojnë se edhe asaj i pëlqejnë ata.

-Gratë e nënvlerësojnë dimensionin romantik , duke e konsideruar gjithçka si plotësisht miqësore.

-Burrat janë më të gatshëm të “provojnë” diçka më shumë , edhe nëse e dashura e tyre është në një lidhje.

The post A mund të jenë burrat dhe gratë vetëm miq? appeared first on iconstyle.al.

Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton

27 July 2025 at 23:59

Hannah Hampton ka shkruar një kapitull të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit evropian, duke u bërë heroinë e Anglisë në finalen e Euro 2025 kundër Spanjës.

Portierja 24-vjeçare, e cila në fëmijëri u këshillua nga mjekët të mos luante kurrë futboll për shkak të një problemi serioz në sy, sot i udhëhoqi “Luaneshat” drejt titullit, duke pritur dy penallti vendimtare.

E diagnostikuar me strabizëm që në lindje dhe pas disa operacioneve për të përmirësuar shikimin, Hampton kurrë nuk ka pasur një perceptim të plotë të thellësisë – një problem serioz për çdo sportist, e veçanërisht për një portiere. Por ajo refuzoi të dorëzohej dhe e ktheu çdo pengesë në motivim.

 

Hannah Hampton was once told she’d never play football due to a serious eye condition, undergoing multiple operations as a child.

She’s just saved two penalties to win England the Euros. An inspiration to all 🏆❤ pic.twitter.com/FRV2XjRR2j

— Football on TNT Sports (@footballontnt) July 27, 2025

“Nga e vogël më është thënë se futbolli nuk ishte për mua. Por gjithmonë kam dashur të provoj të kundërtën”, kishte deklaruar Hampton para turneut.

Dhe sot, ajo e vërtetoi më shumë se kurrë. Në një finale dramatike që u vendos pas penalltive, Hampton priti goditjet e Mariona Caldentey dhe Aitana Bonamati, ndërsa Salma Paralluelo fjuajti jashtë, duke e mbyllur serinë me vetëm një gol të pësuar dhe duke siguruar titullin e dytë radhazi për Anglinë në Evropë.

 

🧱 England’s hero: Hannah Hampton 🧱 pic.twitter.com/czoi59vDJ5

— B/R Football (@brfootball) July 27, 2025

Rrugëtimi i saj deri këtu ka qenë i mbushur me sfida. E përjashtuar për një kohë nga kombëtarja pas triumfit në Euro 2022, Hampton kaloi momente të vështira edhe jashtë fushës. U përball me kritika për sjelljen dhe për pak sa nuk u tërhoq nga sporti. Por në vend që të dorëzohej, ajo punoi në heshtje dhe riktheu vetëbesimin nën drejtimin e trajneres Emma Hayes te Chelsea.

Me një sezon të jashtëzakonshëm në klub – ku ndihmoi Chelsean të fitojë tripletën pa asnjë humbje – Hampton u rikthye fuqishëm në kombëtare dhe në maj u konfirmua si portierja numër një e Anglisë, duke trashëguar dorezat nga legjenda Mary Earps.

 

back to back. pic.twitter.com/UztquqXGcL

— Hannah Hampton (@hannahhampton_) July 27, 2025

Fitorja e Anglisë 3-1 në penallti ishte fryt i një përpjekjeje ekipore, por ishte guximi, qetësia dhe reflekset e Hannah Hampton që vendosën ndeshjen. Nga një vajzë që iu tha të mos luante kurrë futboll, në simbol të qëndresës, inspirimit dhe suksesit – ky është rrëfimi i një kampioneje të vërtetë. /Telegrafi/ 

The post Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton appeared first on Telegrafi.

EURO 2025 – Anglia mbretëresha e re e futbollit femëror evropian

BAZEL, 27 korrik /ATSH/ – Anglia u shpall sonte kampione e Evropës, pasi mundi me penallti (3-1) në finale ekipin e Spanjës, sipas pamjeve televizive.

E gjithë ndeshja, së bashku me shtesat u mbyll në barazim 1-1.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin ”St. Jacob Park” të Bazelit, nën drejtimin e arbitres franceze, Stephanie Frappart, ishin spanjollet që shënuan të parat.

Në pjesën e parë Caldentey shënoi me kokë në minutën e 25-të.

Anglezet u kundërpërgjigjën po me një gol me kokë në minutën e 57-të me anë të Russos./  a.jor.

 

 

The post EURO 2025 – Anglia mbretëresha e re e futbollit femëror evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Finalja është Spanjë-Angli/ Europiani i femrave, “furitë e kuqe” kalojnë Gjermaninë

By: xhir jeta
24 July 2025 at 13:08

Duan t’i shtojnë punës deri në fund.

Spanja jo më kot është kampione e botës në fuqi në futboll për femra, dhe këtë e tregoi në fitoren ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.

Kjo sfidë në katërshe ishte një tabu e vërtetë për “Furitë e Kuqe”, pasi nuk kishin fituar asnjë ndeshje ndaj këtij kundërshtari në histori.

Kjo u ndje gjatë 120 minutave, pasi u deshën kohët shtesë për të përcaktuar fituesin.

E kuptueshme, sepse përballë patën një ekip që është 8 herë kampion I kontinentit.

Spanja luajti më mirë, mbajti topin plot 67 për qind, besnike e filozofisë së famshme iberike të zotërimit të lojës, siç ndodh edhe tek djemtë, një traditë e Barcelonës.

Edhe gjuajtjet ishin më shumë për kampionet e botës, 22 ndaj 15, e në kuadrat 9 me 4.

Gjithsesi, u deshën edhe pritet e portieres Kati që të shmangej humbja dhe eliminimi.

Në fushë, “Furitë e Kuqe” ishin me disa nga yjet më të rëndësishëm si Putejas apo Aitana Bonmati, që të dyja katalanase, dhe ishte pikërisht kjo e fundit që të shënonte golin e fitores në minutën e 113-të.

Finalja do të jetë Angli-Spanjë, ashtu siç ndodhi edhe në Kampionatin e fundit Botëror kur iberiket u shpallën kampione të planetit.

Spanja – Anglia, finalja e madhe e Kampionatit Evropian për femra

23 July 2025 at 23:50

Ekipi kombëtar i Spanjës në futbollin e femrave është kualifikuar për herë të parë në finalen e Kampionatit Evropian, pas një fitoreje dramatike 1-0 ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale, duke iu bashkuar Anglisë.

Ndeshja u zhvillua në Cyrih para 22 mijë tifozëve dhe u vendos në minutën e 113-të nga Aitana Bonmati, pas kohës shtesë.

Spanjollet, kampione në fuqi të botës, dominuan ndeshjen, por nuk arritën të kalonin portieren gjermane Ann-Katrin Berger gjatë 90 minutave të rregullta.

 

🇪🇸 Spain are in the #WEURO2025 final! 💪 pic.twitter.com/8Yi8SAwcH1

— UEFA Women’s EURO 2025 (@WEURO2025) July 23, 2025

Kapitenja Irene Paredes ishte pranë golit në pjesën e parë, kur goditi shtyllën në minutën e 40-të.

Finalja do të luhet më 27 korrik në Bazel dhe do të jetë një përballje mes Spanjës dhe Anglisë – një ripërsëritje e finales së Kupës së Botës 2023, ku Spanja fitoi 2-1.

Anglia, që mposhti Italinë 2-1 pas kohës shtesë në gjysmëfinalen tjetër, do të luajë finalen e katërt në histori dhe të dytën radhazi. Deri më tani, anglezet kanë triumfuar vetëm një herë – në vitin 2022.

 

🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 England book their place in the #WEURO2025 final! 👏 pic.twitter.com/pcB1d358Wd

— UEFA Women’s EURO 2025 (@WEURO2025) July 22, 2025

Ndërkohë, kjo do të jetë finalja e parë evropiane për Spanjën. /Telegrafi/ 

The post Spanja – Anglia, finalja e madhe e Kampionatit Evropian për femra appeared first on Telegrafi.

A ke qarë ndonjëherë për një skenë filmi? Ja pse kjo s’është aspak e çuditshme

By: gaze tare
19 July 2025 at 19:03

Studimet tregojnë se gratë që preken nga skenat emocionale kanë nivele më të larta empatie dhe inteligjence emocionale.

Truri yt ndjen thellë, edhe kur bëhet fjalë për histori të trilluara dhe kjo s’është dobësi, është ndërlidhje njerëzore.

Pra nëse ke qarë ndonjëherë për një personazh vizatimor apo je ndier e goditur nga një romancë në film nuk je vetëm.

Në fakt, kjo të bën emocionalisht më të mençur se ç’mendon.

The post A ke qarë ndonjëherë për një skenë filmi? Ja pse kjo s’është aspak e çuditshme appeared first on iconstyle.al.

Spanja e nis si kampione/ “Furitë e Kuqe” fitojnë 5-0 derbin femëror me Portugalinë

By: xhir jeta
4 July 2025 at 12:41

Nuk janë kampione të kontinentit, por diçka më shumë. Kombëtarja e femrave të Spanjës në futboll është kampione e botës në fuqi, dhe me këtë status është padyshim favorite për të fituar Kampionatin Europian për vajza.

Pretendimet e iberikeve u konfirmuan që në ndeshjen e parë në grup, atë ndaj Portugalisë që e fituan 5-0. Një diferencë e frikshme, dhe “Furitë e Kuqe” sikur morën hakun e kombëtares së djemve që u mund nga “luzitanët” e Ronaldos në finalen e Ligës së Kombeve pak javë më parë.

Ester Gonzales u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes në stadiumin “Vankdorf” të Bernës, ku jo më kot biletë kishin blerë më shumë se 29 500 tifozë.

Golat e tjerë u shënuan nga Viki Lopez, Aleksia Putejas dhe Kristina Martin-Prieto. Vajzat e trajneres Montserrat Tome mbajtën topin 72 për qind si dhe patën 22 gjuajtje ndaj 7 të rivaleve, me kornet që ishin në kontrastin e thellë me shifrat 10-1.

Në pritje të Anglisë e Gjermanisë, Spanja ishte me të vërtetë e frikshme. Shumë më pak entuziazmuese Italia, por që gjithsesi e bëri detyrën. Vajzat e kaltra fituan 1-0 ndaj Belgjikës, në një sukses të merituar edhe pse të vështirë.

Goli I vetëm I ndeshjes u shënua nga Ariana Karuzo në fund të pjesës së parë. Italia nuk ka emrin e Spanjës, të Gjermanisë apo të Shteteve të Bashkuara, duke qenë se prej gati 30 vitesh nuk njeh suksese në arenën ndërkombëtare.

Gjithsesi, objektivi është çerekfinalja, dhe më pas çdo gjë do të ishte bonus./abcnews.al

Zvicra e femrave humbet 7-1 ndaj djemve 14-vjeçarë, federata u përpoq të fshihte rezultatin

By: armand
26 June 2025 at 20:32

Kombëtarja zvicerane e futbollit për femra pësoi një humbje të rëndë 7-1 në një ndeshje miqësore kundër ekipit të moshave të deri 14-vjeç të Luzernit të djemve, në një ndeshje që ishte e mbyllur për publikun. Edhe pse ndeshje të tilla janë pjesë e përgatitjeve të rregullta për gara të mëdha si Kampionati Europian i […]

The post Zvicra e femrave humbet 7-1 ndaj djemve 14-vjeçarë, federata u përpoq të fshihte rezultatin appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Meshkujt bien në dashuri më shpejt se femrat

By: gaze tare
25 June 2025 at 10:13

Një studim i fundit nga Australian National University ka zbuluar se meshkujt priren të bien në dashuri dukshëm më herët se femrat.

Në një anketë me 808 të rinj nga 33 vende të ndryshme, u vu re se burrat zakonisht shprehin fjalët “Të dua” që brenda muajit të parë të lidhjes, ndërsa femrat presin pothuajse dyfishin e kohës për të ndarë të njëjtën ndjenjë.

Megjithatë, studimi tregon se femrat kanë tendencën të përjetojnë ndjenja më të thella dhe të mendojnë më shpesh për partnerin, pasi bien realisht në dashuri.

Sipas ekspertëve, këto rezultate lidhen jo vetëm me biologjinë, por edhe me pritshmëritë shoqërore që ndikojnë në mënyrën si secili gjini përjeton dhe shpreh ndjenjat.

The post Studimi: Meshkujt bien në dashuri më shpejt se femrat appeared first on iconstyle.al.

97.8 meshkuj për 100 femra, gratë po dominojnë raportin gjinor në Shqipëri

15 June 2025 at 13:55

Për çdo 100 femra, sot në vendin tonë ka 97.8 meshkuj. Të dhënat e fundit për popullsinë, të nxjerra nga INSTAT, flasin për një raport pothuajse të balancuar, megjithatë në raport me vitet e kaluara, po vihet re një thyerje e balancës në favor të femrave.

Dy vite më parë, në vitin 2023, të dhënat nga censusi i popullsisë treguan se në Shqipëri kishte afërsisht 1.36 milionë burra dhe 1.39 milionë gra. Kjo përkthehet në një raport prej 102 grash për çdo 100 burra, që do të thotë se kishte rreth 2% më shumë gra sesa burra.

Nëse e krahasojmë me Bashkimin Europian, më 1 janar 2023, në BE kishte 229 milionë gra dhe 219 milionë burra. Kjo korrespondon me një raport prej 104.6 gra për 100 burra.

Gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me rritjen më të lartë të raportit gjinor në favor të grave.

Ajo çka vihet re ndër vite është se, edhe pse në norma të qëndrueshme, raporti i meshkujve dhe femrave në vendin tonë po shfaq ulje nga viti në vit. Kjo mund të jetë si pasojë e disa faktorëve, si ulja e lindshmërisë dhe emigrimi i gjinisë mashkullore.

The post 97.8 meshkuj për 100 femra, gratë po dominojnë raportin gjinor në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Cilat janë vendet më të mira evropiane për gratë për të punuar dhe jetuar në vitin 2025?

By: gaze tare
12 June 2025 at 22:53

Tre vende nordike kryesojnë listën për gratë ku mund të punojnë dhe jetojnë, ndërsa dy vende të Evropës Jugore janë në fund, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Një studim i ri zbuloi se Danimarka, Finlanda dhe Suedia janë tre vendet e para midis 16 vendeve evropiane të renditura për nga favorizimi i tyre ndaj grave në vendin e punës dhe kushtet e jetesës në vitin 2025.

Hulumtimi nga një kompani lojërash fati online, CasinooftheKings, mblodhi të dhëna nga Eurostat, OECD, Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Instituti Evropian për Barazi Gjinore për të analizuar treguesit ekonomikë dhe socialë të lidhur me gjininë në 16 vende.

10 treguesit kryesorë përfshijnë hendekun gjinor të pagave, pronësinë e llogarisë bankare dhe pjesën e grave që janë sipërmarrëse. Danimarka kryeson listën, me një rezultat jetësor prej 83, duke reflektuar boshllëqe më të vogla në punësim dhe barazi të lartë gjinore.

Vendi ofron lejen më të gjatë të lehonisë në renditje, me 18 muaj, dhe ka një indeks të lartë të barazisë gjinore prej 0.78. Danimarka ka gjithashtu hendekun më të vogël gjinor në pozicionet menaxheriale, me 27.9%.

Në vendin e dytë është Finlanda, me një rezultat jetësor prej 80. Vendi ka më shumë sipërmarrëse femra sesa Danimarka, me 1.9%, dhe hendekun më të vogël të punësimit në renditje, me 1.5%. Megjithatë, ajo mbetet prapa në disponueshmërinë e lejes së lindjes dhe hendekun gjinor të pagave.

Suedia renditet e treta në listën e vendeve më të mira për gratë për të punuar dhe jetuar në vitin 2025, duke marrë 79 pikë. Vendi ka hendekun më të gjerë gjinor në pozicionet menaxheriale në 10 vendet e para, me 42.3%, por dallohet me një hendek të vogël pagash prej 7.3% dhe një vit të plotë leje lindjeje.

Nga ana tjetër, Italia dhe Greqia janë në fund të listës, me rezultate jetese prej 52 dhe 56. Italia ka hendekun më të lartë të punësimit midis të gjitha vendeve të analizuara, e ndjekur nga Greqia.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka përqindjen më të vogël të grave sipërmarrëse, dhe Franca ka hendekun më të gjerë mesatar të pagave gjinore, me 22.2%.

The post Cilat janë vendet më të mira evropiane për gratë për të punuar dhe jetuar në vitin 2025? appeared first on iconstyle.al.

Arsenali mposht Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve për femra

24 May 2025 at 21:15

Përpjekjet e ekipit të femrave të Barcelonës për të triumfuar për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, janë ndalur nga Arsenali.

Ekipi i udhëhequr nga Pere Romeu hyri në finale që u zhvillua në Portugali si favorit i fortë për të fituar finalen pas një tjetër sezoni ku dëshmuan dominimin e tyre.

Gjiganti katalanas e mbrojti titullin në Liga F si dhe në Superkupën e Spanjës, teksa do të luajnë finale e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit.

Sidoqoftë, nuk do të ketë një ripërsëritje të vitit 2024 ku fituan katër trofe, pasi vashat e Arsenalit befasuan të gjithë në kryeqytetin portugez duke fituar me rezultat 1-0.

CHAMPIONS OF EUROPE. THE ONLY IN THE LAND ❤ pic.twitter.com/6HELAUEn23

— Arsenal Women (@ArsenalWFC) May 24, 2025

Disfata që pësuan ndaj Arsenalit do të thotë se Barcelona Femeni mbetet me tre tituj të Ligës së Kampionëve të fituar në 2021, 2023 dhe 2024.

Kjo i mban katalanasit si ekipin e tretë më të suksesshëm në histori të kësaj gare mbrapa Eintracht Frankfurtit me katër dhe Lyonit me tetë sosh.

Barcelona do të ketë edhe dy ndeshje më shumë për t’i luajtur këtë sezon, pasi do të përballen me Real Madridin më datë 7 qershor në Kupën e Mbretit në Huesca./Telegrafi/

THE CROWNING MOMENT IN N5 🏆 pic.twitter.com/MCWvYVmulg

— Arsenal Women (@ArsenalWFC) May 24, 2025

The post Arsenali mposht Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve për femra appeared first on Telegrafi.

Volejboll femra/ Tirana shpallet kampione e Shqipërisë, zbret nga froni Skënderbeun

By: armand
3 May 2025 at 08:58

Tirana u shpall kampione e Shqipërisë në volejboll për femra për sezonin sportiv 2024-2025. Bardheblutë mposhtën në finalet play off ish-kampionet e Skënderbeut, që dorëzuan titullin pikërisht në fushën e tyre. Finale të dominuara nga Tirana, që i fituan të trija takimet me meritë, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë e këtij sezoni. […]

The post Volejboll femra/ Tirana shpallet kampione e Shqipërisë, zbret nga froni Skënderbeun appeared first on BoldNews.al.

Përse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat?

By: gaze tare
27 April 2025 at 21:25

Nëse flini më shumë se partneri juaj në baza ditore, shkenca po vjen të konfirmojë se ju keni nevojë për më shumë gjumë se ai. Në të vërtetë, studiuesit në Qendrën e Kërkimit të Gjumit në Universitetin Loughborough të Britanisë arritën në përfundimin se gratë përdorin më shumë mendjen e tyre dhe, për rrjedhojë, kanë nevojë për më shumë gjumë.

Konkretisht, siç tha drejtori i qendrës kërkimore, Jim Horne: “Truri i grave është i programuar ndryshe, kështu që ato kanë nevoja më të mëdha për gjumë”. Ata priren të kryejnë shumë detyra dhe të jenë fleksibël, kështu që përdorin një pjesë më të madhe të trurit të tyre sesa meshkujt.”

Efekti i gjumit në funksionin e trurit ende nuk është kuptuar plotësisht, megjithatë mungesa e tij ndikon në funksionet më të larta mendore si vendimmarrja dhe kontrolli i emocioneve dhe sjelljes. Gjumi i pamjaftueshëm gjithashtu duket se prek më shumë gratë: në një studim nga Horne me 210 gra dhe burra të moshës së mesme, ai ishte i lidhur më ngushtë me ata me nivele të larta stresi , agresioni , nervozizmi dhe depresioni.

Por sa më shumë gjumë u duhet femrave? Rreth 20 minuta më shumë në ditë, përgjigjen studiuesit. Mund të duket pak, por në baza javore përkthehet në dy orë e njëzet minuta.

The post Përse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat? appeared first on iconstyle.al.

Basketboll femra/ Flamurtari mund Tiranën në “Asllan Rusi”, një fitore larg titullit

By: armand
19 April 2025 at 21:03

Flamurtari në basketboll për femra i afrohet edhe më shumë titullit kampion për sezonin sportiv 2024-2025. Skuadra vlonajte fitoi 78-69 ndaj Tiranës të shtunën në “Asllan Rusi” dhe udhëheq 2-0 serinë e finaleve. Mikeshat nga Vlora u shkëputën 24-15 që në periodën e parë dhe më pas administruan avantazhin deri në fund dhe janë një […]

The post Basketboll femra/ Flamurtari mund Tiranën në “Asllan Rusi”, një fitore larg titullit appeared first on BoldNews.al.

Basketbolli për femra, Flamurtari mposht Tiranën në finalen e parë

By: armand
17 April 2025 at 21:44

Flamurtari në basketboll për femra e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë e finaleve për titullin kampion, duke triumfuar përballë Tiranës në shtëpi. Vlonjatet e mbyllën duelin në shifrat 68-53, duke hedhur një hap përpara në luftën për titull. Skuadra vendëse luajti mirë që në nisje të sfidës, duke realizuar 22 pikë në […]

The post Basketbolli për femra, Flamurtari mposht Tiranën në finalen e parë appeared first on BoldNews.al.

Titulli në basketboll për femra, Flamurtari mposht Tiranën në finalen e parë

17 April 2025 at 20:08

Flamurtari në basketboll për femra e ka nisur në mënyrën më të mirë setin e finaleve për titullin kampion, duke triumfuar përballë Tiranës në shtëpi. Vlonjatet e mbyllën duelin në shifrat 68-53, duke hedhur një hap përpara në luftën për titull.

Skuadra vendëse luajti mirë që në nisje të sfidës, duke realizuar 22 pikë në periodën e parë kundrejt 16 të kundërshtarit, ndërsa e ruajti ritmin deri në fund, ku dhe u kurorëzua fituese, por asgjë nuk ka mbaruar.

“Kjo fitore na jep shumë moral, entuziazëm dhe në ndeshjen e dytë që kemi ditën e shtunë do jemi me këtë optimizëm, me këtë dëshirë dhe themi se edhe ndeshjen në Tiranë do e fitojmë”, tha trajneri i Flamurtarit, Agim Dalipi.

Ndërkohë, trajnerja e Tiranës, Mirza Alibegaj, ka theksuar se ka ende ndeshje në vijim për të përcaktuar skuadrën kampione.

“Fitoi ekipi që luajti më mirë, ishte më mirë në fushë. Ne na mungojnë dy nga lojtarët tona kryesore, janë të dëmtuara. U munduam të jepnim maksimumin tonë, nuk arritëm të fitonim. Do mundohemi në ndeshjen e dytë të japim maksimumin tonë”, u shpreh ajo.

Takimi i dytë final mes Flamurtarit dhe Tiranës do të luhet ditën e shtunë në kryeqytet.

The post Titulli në basketboll për femra, Flamurtari mposht Tiranën në finalen e parë appeared first on Euronews Albania.

Kanceri testikular tek të rinjtë/ Ekspertët: Në rritje, shkaqet konsumimi i kanabisit dhe stili i jetesës

30 March 2025 at 14:51

SHQIPËRI- Kanceri testikular hyn tek tumoret që ne i shohim rrallë në popullatë, megjithatë tepër i shpeshtë te grupmosha 15-35 vjeç e meshkujve. Nga viti në vit shifrat kanë ardhur në rritje dhe sipas specialistëve përveç riskut që vjen nga faktori gjenetik i trashëgimisë familjare, faktorët e tjerë të drejtpërdrejtë është konsumi i kanabisit dhe stili i jetesës.

“Mesatarisht në një vit kemi rreth 50 raste të reja. Faktorët lidhen kryesisht me historinë familjare, nëse babai apo vëllai janë të diagnostikuar me këtë tumor edhe mundësia është më e lartë, histori personale nëse ka pas një tumor të tillë, mundësia për tu prekur testikuli tjetër është më e lartë,, faktor gjenetik, faktorët e infertilitetit në përgjithësi lidhen me të. Faktorë të jashtëm si ekspozimi ndaj estrogjeneve, pesticideve, konsumi i kanabisit, apo një stil jo i mirë jetese, mungesa e aktivitetit fizik, etj”

Sipas mjekëve kanceri testikular hyn tek tumoret më të trajtueshme me 98% të rastit, por, shqetësuese për bluzat e bardha mbetet stigma në shoqëri për kontrollet periodike në diagnostikim të hershëm.

“Atë që shohim ne është stigma, djemtë jo shumë të prirur për të ardhur në stad të hershëm. Apeli për vetëkontroll mujor, për të parë simptomat e shenjat si enjtja e testikulit”

Problematika më e madhe që vjen nga kancerit testikular mund të jetë mundësia për t’u bërë baba, dhe për këtë mjekët e kanë një zgjidhje,

“Trajtimi që përdoret kanë një ndikim në infertilitetin. Pas trajtimit testkiluar”

Përveç simptomave klasike që mund të jetë një dhimbje ose enjteje e testikulit, mjekët këshillojnë që mos të neglizhohet një dhimbje mesi, apo një dhimbje në fund të barkut, pasi mund të çojnë në diagnostikim të kancerit të testikulit/abcnews.al

❌
❌