Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

6 August 2025 at 18:57

Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve. Kështu zbulon gazeta The Guardian në një hetim të përbashkët me revistën +972 dhe Israeli Local Call. Sipas raportit, një pasdite në fund të vitit 2021, CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me kreun e “Njësisë 8200” të ushtrisë izraelite, një […]

The post Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve appeared first on BoldNews.al.

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

5 August 2025 at 08:42

PRISHTINË, 5 gusht/ATSH/Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se e ka nisur një hetim lidhur me thirrjet antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë gjatë fundjavës.

“Në këtë fazë, jemi duke mbledhur raportet dhe deklaratat përkatëse, duke punuar në përputhje të ngushtë me federatat kombëtare të përfshira, si dhe me autoritetet lokale dhe forcat e rendit”, tha FIBA për REL.

Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.

FIBA tha se e dënon pa rezerva dhe me vendosmëri gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë diskriminimi apo gjuhe raciste.

“Ne promovojmë në mënyrë aktive krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe me respekt për të gjithë lojtarët, ekipet dhe tifozët, si një përparësi kryesore në sport”, tha ajo.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – ku shqiptarët përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh – ndodheshin në sallë gjatë ndeshjes.

Incidenti ka shkaktuar gjithashtu reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri, vende me popullsi kryesisht shqiptare.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, një nga zyrtarët që morën pjesë në ndeshje, dënoi “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike” në një deklaratë më 4 gusht, dy ditë pas ndeshjes.

Ai tha se, ndonëse ishte i pranishëm në arenë, “nuk i kishte vënë re” thirrjet e tifozëve, duke pretenduar se ato ishin bërë nga “një grup i vogël njerëzish”.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Partia shqiptare në opozitë në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tha se në këtë ngjarje “u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve”.

Ministri i Sportit i Maqedonisë së Veriut, Borko Ristovski, tha se kjo Ministri nuk mund të reagojë konkretisht ndaj kësaj ngjarjeje, “sepse nuk vjen nga ndonjë subjekt sportiv – vjen nga tifozë në tribunë – dhe nuk kemi asnjë kompetencë për të reaguar kur bëhet fjalë për tifozët”.

“Megjithatë, le ta shfrytëzoj këtë rast për të bërë një apel: në Maqedoni nuk ka nevojë për brohoritje të tilla, as nga njëra anë, as nga tjetra, nga askush, nga cilado anë që të vijë”.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.

“Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani.

Komiteti Olimpik i Kosovës i dënoi thirrjet antishqiptare gjatë ndeshjes në Kumanovë në një reagim në Facebook të hënën, duke thënë se “veprimet e tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat themelore të lëvizjes olimpike, të cilat promovojnë respektin, barazinë dhe solidaritetin mes popujve”.

“KOK u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, që të ndërmarrin masa konkrete ndaj gjuhës së urrejtjes dhe autorëve të këtyre sjelljeve të dënueshme, që nuk kanë vend në ngjarjet sportive”, thuhet në reagim.

Kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali, i cilësoi si të papranueshme thirrjet fyese ndaj shqiptarëve.

“Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit”, tha ajo. /REL/

The post FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Skandal në Maqedoni! Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski

3 August 2025 at 20:27

Thirrje raciste anti-shqiptare janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në sallën e sporteve në Kumanovë, në kohën kur po zhvillohej ndeshja kualifikuese e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Thirrjet dyshohet se kanë ardhur nga tifo grupi i quajtur Kumani. Edhe pse thirrjet raciste anti-shqiptare dëgjoheshin qartë, autoritetet e pranishme në sallë nuk ndërhyri për […]

The post “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Skandal në Maqedoni! Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski appeared first on BoldNews.al.

Beci: 393 aplikime për vendet vakante në administratën vendore

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur sot se për vendet vakante në administratën vendore kanë ardhur në total 393 aplikime.

“393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes sonë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës vendore”, u shpreh Beci.

Sipas tij, “fakti që morëm 393 aplikime është një dëshmi e besimit dhe gatishmërisë së qytetarëve për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e qytetit dhe të njësive tona administrative”.

Beci njoftoi se nga dita e hënë, 4 gusht, nis procesi i intervistave, i cili do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Shkodër.

“Të gjithë aplikantët do të njoftohen individualisht për datën dhe orën e intervistës së tyre.
Ky është vetëm fillimi i një procesi për të ndërtuar një administratë më të hapur, më funksionale dhe më pranë qytetarëve. Faleminderit për besimin dhe angazhimin tuaj për Shkodrën”, u shpreh ai.

Thirrja për aplikime për vendet në administratën vendore u çel pas analizës së performancës së institucioneve vendore dhe një sërë dorëheqjesh nga pozicione të ndryshme.

/m.m/j.p/

The post Beci: 393 aplikime për vendet vakante në administratën vendore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka hapur thirrjen për përzgjedhjen e ekipit shqiptar që do të marrë pjesë në ‘European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025’, që zhvillohet nga 6 deri më 10 tetor në Varshavë, Poloni.

Sipas njoftimit të AKSK-së, ECSC është një garë prestigjioze ndërkombëtare për të rinjtë e moshës 14–24 vjeç, e organizuar nga ENISA, Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike, ku ekipe nga mbi 40 vende përballen në sfida praktike të fushës.

Sfidat përfshijnë garat për sigurinë e faqeve dhe shërbimeve web, sigurinë e aplikacioneve mobile, cryptography, reverse engineering dhe forensics.

‘European Cyber Security Challenge 2025’ është një mundësi për të rinjtë që duan të testojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në sigurinë kibernetike, në skenën më të madhe evropiane të kësaj fushe.

Ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të përbëhet nga 10 të rinj, të cilët do të përzgjidhen përmes këtij aplikimi në adresën https://aksk.gov.al/aplikim-per-perfaqesim-ne-european…/

/e.i/ /gj.m/

The post AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Durrës fton profesionistët të aplikojnë për vakancat në administratën publike

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përcolli sot thirrjen për profesionistë nga të gjitha fushat, që duan të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit duke u bërë pjesë e administratës publike.

Në thirrjen e bërë publike në rrjetet sociale, Sako tha se “të gjithë ata arkitektë, urbanistë, inxhinierë, ekonomistë, IT, juristë, profesionistë të shkencave sociale, pedagogë, profesionistë të sektorit të bujqësisë dhe mjedisit, etj të cilët dëshirojnë të japin kontributin e tyre në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit janë të ftuar të shprehin interesin e tyre”.

Të interesuarit mund të dërgojnë në email jetëshkrimin e tyre dhe një letër për shprehje interesi.

Adresa elektronike është profesioniste@durres.gov.al.

“Kjo dritare komunikimi do të shërbejë për të dërguar kërkesa, në çdo periudhë të vitit”, tha Sako, ndërkohë që u shpreh se janë hapur thirrjet për disa vende vakante në bashkinë e Durrësit.

/e.i/j.p/

The post Bashkia Durrës fton profesionistët të aplikojnë për vakancat në administratën publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Papa Leone thirrje për paqe në Lindjen e Mesme: Jepini fund barbarisë së luftës në Gaza

By: V K
20 July 2025 at 15:59

Ditë e sotme, pas lutjes së Engjëllit, Papa Leo XIV, në një mesazh të fuqishëm përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund “barbarisë së luftës” në Gaza, ndërsa shprehu dhimbjen e thellë për sulmin izraelit ndaj kishës së vetme katolike në Gaza, ku humbën jetën tre civilë të pafajshëm.

Ati i Shenjtë lexoi me zë të lartë emrat e viktimave të sulmit të ndodhur të enjten – Saad Issa Kostandi Salameh, Foumia Issa Latif Ayyad dhe Najwa Ibrahim Latif Abu Daoud – duke theksuar se; “pas çdo viktime qëndron një histori dhe një familje që nuk duhet harruar”.

Papa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të respektojë ligjin humanitar, të mbrojë civilët dhe të ndalojë ndëshkimin kolektiv, përdorimin pa dallim të forcës dhe zhvendosjen me dhunë të popullsive.

The post Papa Leone thirrje për paqe në Lindjen e Mesme: Jepini fund barbarisë së luftës në Gaza appeared first on Albeu.com.

Hapet thirrja për përzgjedhjen e filmit që do të garojë në “International Feature Film” në Oscars 2026

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) shpalli zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e kandidaturave shqiptare në kategorinë “International Feature Film”, për edicionin e 98-të të çmimeve OSCAR, që do të zhvillohet në vitin 2026.

QKK fton të gjitha shtëpitë kinematografike dhe producentët shqiptarë që të dorëzojnë filmat e tyre pranë institucionit, si pjesë e procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit zyrtar të Shqipërisë për këtë kategori prestigjioze.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 1 gusht 2025, dhe aplikimi duhet të bëhet pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, sipas kritereve dhe dokumentacionit të parashikuar.

/a.f//r.e//a.f/

The post Hapet thirrja për përzgjedhjen e filmit që do të garojë në “International Feature Film” në Oscars 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët!

By: Oldi
15 July 2025 at 12:41

Ish-kandidati i opozitës për deputet Lefter Maliqi ka bërë thirrje urgjente për analizimin e humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Maliqi denoncon faktin se vartësit e Berishës dhe drejtuesit politik nëpër qarqe nuk punuan për fitoren dhe për këtë duhet të ketë riorganizim të opozitës. Maliqi bën thirrje që […]

The post Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët! appeared first on BoldNews.al.

Memolla: Vatër aktive zjarri në fshatin Zambishë, 70-80 hektarë bimësi e djegur

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Vatra e zjarrit që ka rënë para tre ditësh në fshatin Zambish e cila u përhap në disa fshatra të tjerë, vazhdon të jetë aktive.

Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla.

Ai falënderon Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse të Bashkisë Rrogozhinë, punonjësit e shërbimeve, banorët e zonës, Prefekturën e Tiranës dhe ndihmat nga ajri pasi terreni për ndërhyrje është shumë i vështirë.

Sipas Memollës, “aktualisht zjarri vazhdon të jetë aktiv i përhapur në disa vatra dhe po monitorohet nga forcat që janë në terren, nuk ka banesa të dëmtuara por rreth 70-80 ha sipërfaqe me bimësi të djegur”.

“Pavarësisht temperaturave të larta, zjarri nuk nis nga hiçi. Në këto kushte ju bëj thirrje të tregoni kujdes të shtuar sepse pakujdesia po rrezikon mundin e bashkëqytetarëve në tokat e mbjella dhe në rastin më të keq mund të përhapet duke rrezikuar banesa dhe jetë njerëzish”, tha Memolla.

“Merrni përgjegjësi qytetare dhe përtej dënimit penal tregohuni njerëzor nëse dikush ka vepruar qëllimisht”, përfundon ai.

Nga aksioni për shuarjen e vatra të zjarrit në fshatin Zambishë
1 nga 8

/e.i//a.f/

The post Memolla: Vatër aktive zjarri në fshatin Zambishë, 70-80 hektarë bimësi e djegur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OBSH bën thirrje për rritjen e çmimeve për sheqerin, alkoolin dhe duhanin

By: user7
3 July 2025 at 08:05

Organizata Botërore e Shëndetësisë po u bën presion vendeve që të rrisin çmimet e pijeve me sheqer, alkoolit dhe duhanit me 50% gjatë 10 viteve përmes taksimit, në shtytjen më të madhe deri më tani për të ashtuquajturat “taksa mbi mëkatin” për të ndihmuar në trajtimin e problemeve kronike të shëndetit publik dhe për të mbështetur buxhetet qeveritare të shëndetit.

Agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara tha se ky veprim mund të ndihmojë në uljen e konsumit të produkteve që kontribuojnë në sëmundje të tilla si diabeti dhe disa lloje kanceri, si dhe në rritjen e shpenzimeve në një kohë kur ndihma për zhvillim është ulur në mënyrë drastike dhe borxhi publik po rritet.

OBSH-ja e paraqiti iniciativën, të cilën e quajti “3 deri në 35” në Samitin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Sevilje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo iniciativë tatimore mund të gjenerojë 1 trilion dollarë deri në vitin 2035, bazuar në të dhënat nga taksat shëndetësore në vende si Kolumbia dhe Afrika e Jugut.

OBSH-ja ka mbështetur taksat mbi duhanin dhe rritjen e çmimeve për dekada të tëra dhe ka kërkuar taksa mbi alkoolin dhe pijet me sheqer vitet e fundit, por kjo është hera e parë që ka propozuar një rritje të synuar të çmimeve për të tre produktet. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i tha Samitit se taksat mund t’i ndihmojnë qeveritë të përshtaten me realitetin e ri dhe të forcojnë sistemet e tyre shëndetësore me paratë që mbledhin.

Për shembull, kjo mund të nënkuptojë që një qeveri në një vend me të ardhura të mesme do të rriste taksat mbi këto produkte për ta çuar çmimin nga 4 dollarë sot në 10 dollarë deri në vitin 2035, duke marrë parasysh inflacionin, tha ekonomisti i shëndetit i OBSH-së, Guillermo Sandoval.

Gati 140 vende kanë rritur tashmë taksat e duhanit dhe kështu çmimet me një mesatare prej më shumë se 50% midis viteve 2012 dhe 2022, shtoi OBSH-ja. Sandoval tha gjithashtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton gjithashtu lëshimin e rekomandimeve për një taksim më të gjerë, duke përfshirë edhe ushqimet ultra të përpunuara.

The post OBSH bën thirrje për rritjen e çmimeve për sheqerin, alkoolin dhe duhanin appeared first on Lapsi.al.

OBSH bën thirrje për rritje të çmimeve të sheqerit, alkoolit dhe duhanit, zbulohet arsyeja

2 July 2025 at 22:22

Agjencia e shëndetësisë e OKB-së tha se një rritje e tillë mund të ndihmojë në uljen e konsumit të produkteve që kontribuojnë në sëmundje të tilla si diabeti dhe disa lloje kanceri, si dhe në rritjen e shpenzimeve në një kohë kur ndihma për zhvillim po bie ndjeshëm dhe borxhi publik po rritet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po u bën presion vendeve që të rrisin çmimet e pijeve me sheqer, alkoolit dhe duhanit me 50% gjatë 10 viteve përmes taksimit, në shtytjen më të madhe deri më tani për të ashtuquajturat “taksa mbi mëkatin” për të ndihmuar në trajtimin e problemeve kronike të shëndetit publik.

OBSH-ja e paraqiti iniciativën, të cilën e quajti “3 deri në 35”, në Samitin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo iniciativë tatimore mund të gjenerojë një trilion dollarë deri në vitin 2035 bazuar në të dhënat nga taksat në vende të tilla si Kolumbia dhe Afrika e Jugut.

The post OBSH bën thirrje për rritje të çmimeve të sheqerit, alkoolit dhe duhanit, zbulohet arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

By: Oldi
27 June 2025 at 18:35

Kompania “ONE” ka rënë në kolaps. Gjatë ditëve të fundit klientët kanë mbushur me ankesa kompaninë telefonike se po i vjedh duke mos i dhënë shërbimin e domosdoshëm të internetit. Dhjetëra abonentë të “ONE” kanë denoncuar ndërprerjen e internetit në telefon prej më shumë se një muaji, edhe pse paguajnë për plane pa limit si […]

The post Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Parisi & Berlini & Londra: Irani të mos ndërmarrë veprime që destabilizojnë rajonin

PARIS, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i bënë thirrje sot Iranit “të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme që ka të ngjarë të destabilizojnë rajonin” në përgjigje të sulmeve amerikane që synojnë vendet e tij bërthamore.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të angazhohet në negociata që çojnë në një marrëveshje që adreson të gjitha shqetësimet që lidhen me programin e tij bërthamor. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për këtë qëllim në koordinim me të gjitha palët”, shtuan të tre udhëheqësit në një deklaratë të përbashkët.

Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Keir Starmer u zotuan të vazhdojnë “përpjekjet e përbashkëta diplomatike për të ulur tensionet dhe për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet ose përhapet më tej”.

Ministrat e jashtëm të tre vendeve ishin takuar tashmë me homologët e tyre iranianë në Gjenevë të premten për të provuar të rifillonin negociatat, por qasja e tyre u konsiderua menjëherë e kotë nga Donald Trump.

Ndërsa Parisi kishte shprehur më parë “shqetësim” në lidhje me sulmet amerikane, deklarata nuk dha gjykime mbi veprimin e SHBA-së.

Të tre udhëheqësit evropianë përsëritën se kishin qenë “të qartë se Irani nuk do të pajiset kurrë me një armë bërthamore dhe nuk do të përbëjë më kërcënim për sigurinë rajonale”.

“Objektivi ynë mbetet të parandalojmë Iranin nga pajisja me një armë bërthamore”, përsëritën ata./ a.jor.

The post FOKUS – Parisi & Berlini & Londra: Irani të mos ndërmarrë veprime që destabilizojnë rajonin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani

By: Ardit
19 June 2025 at 21:11

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u larguar nga Irani, që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane. Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt në vendbanimin tuaj ose një ndërtesë të sigurt. Koha po mbaron”, thuhet në mesazhin […]

The post DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani appeared first on BoldNews.al.

Ministri gjerman thirrje Iranit: Nuk është vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave

By: user7
18 June 2025 at 15:01

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul u bëri thirrje udhëheqësve të Iranit të japin siguri të besueshme se nuk do përdorin armë bërthamore. Wadephul gjithashtu theksoi se Irani duhet të tregojë se janë të gatshëm të gjejnë një zgjidhje të negociuar, në mes të një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak me Izraelin.

“Ne jemi ende të gatshëm të negociojmë një zgjidhje. Megjithatë, Irani duhet të veprojë urgjentisht… nuk është kurrë vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave nëse dikush vjen me qëllime të sinqerta”, tha ai.

Wadephul shtoi se frika e Izraelit se Irani do të zhvillojë armë bërthamore është e justifikuar dhe se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje.

“Vendimi izraelit për të ndërmarrë diçka kundër këtij kërcënimi është i kuptueshëm”, tha ai, duke shtuar se vdekjet e civilëve nga të dyja palët ishin për të ardhur keq pas sulmeve ajrore midis dy vendeve.

The post Ministri gjerman thirrje Iranit: Nuk është vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave appeared first on Lapsi.al.

Peleshi-opozitës: Janë 20 akte për t’u miratuar deri në mbylljen e Parlamentit, bëni punën tuaj

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi iu drejtua sot deputetëve të opozitës nga foltorja e Kuvendit, duke u kërkuar që të jenë të pranishëm në komisione për të ecur përpara me agjendën e Parlamentit deri në mbylljen e punimeve.

Peleshi tha se në Konferencën e Kryetarëve nuk pati konsensus për miratimin e agjendës së punimeve të Parlamentit, ndërsa grupi parlamentar i PS-së është pro ecjes përpara me një agjendë të ngarkuar në 2-3 seancat e fundit të mbetura, përpara se Kuvendi të fillojë pushimet.

“Janë 20 akte për t’u miratuar. Parlamenti nuk fillon dhe mbaron në këtë foltore, por gjatë gjithë javës. Ju nuk jeni në komisione, pastaj kërkoni pse nuk futen nisma të tjera, projektligje. Kemi 20 projektakte, i bëjmë 40 po të doni, por duhet punë. Dikush duhet të punojë, të vijë në mbledhje, jo për kuorum, por për të marrë pjesë në procesin e projektakteve”, tha Peleshi.

Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij, se grupi i PS-së e bën vetë gjithë procesin në mungesë të opozitës.

“Duhet ta dinë edhe qytetarët, ju nuk vini në komisione dhe në sa komisione që nuk krijohet kuorum, kjo vjen sepse shumë pak anëtarë të opozitës marrin pjesë nëpër komisione. Hajde t’i miratojmë projektaktet. Por, ne me apo pa ju do ta mbyllim me sukses këtë Kuvend për të filluar në shtator”, u shpreh ai.

/e.i/ /a.g/

The post Peleshi-opozitës: Janë 20 akte për t’u miratuar deri në mbylljen e Parlamentit, bëni punën tuaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ndalimi i agresionit të Izraelit”/ Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë

16 June 2025 at 11:56

Tre vendet evropiane, të cilat dje u vunë në dispozicion për bisedime me Teheranin, “duhet t’i kishin dënuar shumë qartë krimet e regjimit sionist, veçanërisht kundër centralit bërthamor të Natanzit”, shtoi zëdhënësi.

Zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm iranian, Esmaeil Baqaei, i ka kërkuar Britanisë, Francës dhe Gjermanisë të përqendrohen në “ndalimin e agresionit të Izraelit” dhe mbajtjen e tij si përgjegjës.

The post “Ndalimi i agresionit të Izraelit”/ Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë appeared first on Sot News | Lajme.

Identifikohen 7 ferma me sëmundjen/ Zgjerohet harta e zonave të prekura nga Murtaja e Bagëtive, ja thirrja e AKVMB

13 June 2025 at 13:26

Deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 𝟕 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐢𝐯𝐞 në 5 vatra shpërthimi krerët e të cilave po asgjësohen sipas 𝐩𝐫𝐨𝐭𝐨𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐢𝐤𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐫𝐢𝐧𝐚𝐫𝐞, për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Zgjerohet harta e zonave të prekura nga murtaja e bagëtive në vendin tonë. AKVMB bën thirrje urgjente për bashkëpunim të plotë nga fermerët!

𝐌𝐨𝐬 𝐥ë𝐯𝐢𝐳𝐧𝐢 𝐤𝐚𝐟𝐬𝐡ë𝐭!

𝐌𝐨𝐬 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐧𝐢 𝐬𝐡𝐢𝐭-𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐭ë 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚!

𝐑𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐛𝐢𝐨𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐟𝐞𝐫𝐦ë

Ky është një 𝐡𝐚𝐩 𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐭𝐮𝐟𝐚𝐯𝐞 dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐣𝐢𝐭ë𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐮𝐞𝐬𝐞 për blegtorinë.

Veterinerët tanë janë në terren, në 𝐠𝐚𝐭𝐢𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢 𝐭ë 𝐩𝐥𝐨𝐭ë dhe përkrah fermerëve për:

Marrjen e mostrave për analizë

Monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore

Informimin dhe ndërgjegjësimin e fermerëve mbi 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐤𝐥𝐢𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐏𝐏𝐑-𝐬ë (temperaturë e lartë, rrjedhje nga hundët dhe sytë, diarre, vështirësi në frymëmarrje, ulje të oreksit).

Të gjithë së bashku, me 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢, mund të ndalojmë përhapjen e PPR-së dhe të 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐦ë 𝐛𝐥𝐞𝐠𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞!

The post Identifikohen 7 ferma me sëmundjen/ Zgjerohet harta e zonave të prekura nga Murtaja e Bagëtive, ja thirrja e AKVMB appeared first on Sot News | Lajme.

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

By: Mirgen
8 June 2025 at 21:29

Papa Leoni XIV kritikoi rritjen e lëvizjeve politike nacionaliste ne bote, teksa përsëriti thirrjet e tij për dialog. Ne meshën e se dielës ne Sheshin e Shen Pjetrit, kërkoi shembjen e mureve dhe zhdukjen e urrejtjes. “Ku ka dashuri, nuk ka vend për paragjykime, për zona ‘sigurie’ që na ndajnë nga fqinjët tanë, për mendësinë […]

The post Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌