Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qeveria përpjekje për ndërtimin e qyteteve të zgjuara përmes inovacionit dhe digjitalizimit

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Qeveria shqiptare po ndjek një strategji të qartë drejt forcimit të shërbimeve digjitale dhe zhvillimit të qyteteve të zgjuara, duke synuar krijimin e mjediseve më funksionale, më të qëndrueshme dhe të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset.

Në këtë kuadër, u zhvillua sot në Sarandë, një takim me përfaqësues nga Albania Investment Corporation (AIC), VISA dhe organizata INNVEST, ku u diskutuan hapat konkretë për të avancuar nismat që mbështesin inovacionin, teknologjinë dhe përfshirjen financiare si baza të rëndësishme për qytetet e së ardhmes.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e përfshirjes së institucioneve publike, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve lokalë në këtë proces transformimi.

Gjatë takimit u trajtuan tema thelbësore si rritja e përdorimit të pagesave digjitale, zhvillimi i zgjidhjeve të zgjuara për lëvizshmërinë urbane (smart mobility), qeverisja e bazuar në të dhëna dhe përfshirja financiare për të gjithë shtresat e shoqërisë.

Këto nisma synojnë jo vetëm modernizimin e shërbimeve publike, por edhe krijimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës ku inovacioni dhe teknologjia të jenë në funksion të përmirësimit të jetës së përditshme në qytetet shqiptare.

 

/a.f/

The post Qeveria përpjekje për ndërtimin e qyteteve të zgjuara përmes inovacionit dhe digjitalizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City Albania”, që u zhvillua në Tiranë.

Ibrahimaj tha se, kjo është një nismë tjetër që tregon se sa shumë po ndryshon realiteti i të rinjve në Shqipëri drejt krijimit të sipërmarrjeve të reja përmes ideve dhe inovacionit.

“Ne si qeveri kemi mbështetur ekosistemin e startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit, me grante direkte dhe trajnime për më shumë se 200 startup-e”, tha ministrja.

“Kemi ndërtuar Strategjinë për Sipërmarrjen Inovative, kemi sjellë mentorë ndërkombëtarë dhe kemi promovuar rritjen globale të startup-eve shqiptare. Do të vijojmë punën tonë për të bërë të mundur që çdo ide të ketë hapësirën e duhur për t’u rritur”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo e cilësoi këtë nismë një hap më shumë për konsolidimin dhe mbështetjen ndaj rinisë inovatore shqiptare, teksa i uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve që prezantuan idetë e tyre inovatore në këtë takim. /j.p/

1 nga 3

The post Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Shqipëria prezantohet në VivaTech si destinacion në rritje për investime në teknologji

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Sipërmarrjet shqiptare që operojnë në sektorin e inovacionit, prezantohen në edicionin e radhës së VivaTech, konferencës më të madhe në Europë për startup-et, bizneset inovatore dhe teknologjitë e avancuara, që mbahet nga data 11 deri më 14 qershor, në Paris, Francë.

Të pranishëm në këtë event janë edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku si pjesëmarrës të tjerë të fushës.

Ibrahimaj, tha se, Shqipëria prezantohet në VivaTech Paris 2025 si një destinacion në rritje për investime në teknologji, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ajo vuri në dukje se “me mbështetjen e qeverisë dhe vizionin e ekosistemit tonë të startup-eve, po promovojmë talentet e reja dhe vendin vendi tonë si një pikë referimi për investitorët ndërkombëtarë”.

Stenda e Shqipërisë në VivaTech Paris gjendet në Salla 2, Korridori V, Stenda N05 (deri më 14 qershor).

Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit marrin pjesë katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik: dy parqet teknologjike Durana dhe TEDA, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) dhe AIDA. /j.p/

1 nga 3

The post Ibrahimaj: Shqipëria prezantohet në VivaTech si destinacion në rritje për investime në teknologji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fuqizimi i grave në biznes, 2 sipërmarrëse shqiptare në “EXPO Capital Quest” në Kopenhagë

Tiranë, 5 qershor/ATSH/ Fuqizimi i grave në sipërmarrje dhe roli i tyre në zhvillimin ekonomik ishin në fokus të aktivitetit ndërkombëtar “EXPO Capital Quest”, ku mori pjesë edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Ngjarja e organizuar nga UN Women dhe rrjeti i investitorëve EBAN në Kopenhagë, mblodhi gra sipërmarrëse, investitorë dhe përfaqësues të ekosistemit të biznesit nga rajoni.

Shqipëria u përfaqësua nga dy sipërmarrëset Nadiela Ahmeti nga Living App, dhe Erisa Hysi nga Lingua Serve.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të grave në ekonomi, duke theksuar se “kur gratë ecin përpara në biznes, ecën bashkë me to edhe e gjithë shoqëria”.

Ajo nënvizoi se fuqizimi i grave është në zemër të politikave për inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ministrja konfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur gratë sipërmarrëse përmes politikave të dedikuara, fondeve të reja, mundësive për mentorim dhe mbështetjes në çdo cep të Shqipërisë. /j.p/

The post Fuqizimi i grave në biznes, 2 sipërmarrëse shqiptare në “EXPO Capital Quest” në Kopenhagë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Nxisim ura bashkëpunimi për Shqipërinë qendër rajonale të inovacionit

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishte pjesë e këtij samiti, për të folur mbi të ardhmen, një të ardhme ku inovacioni, teknologjia dhe bashkëpunimi janë në themel të zhvillimit të vendit tonë.

Sipas Ibrahimajt, gjashtë startup-et finaliste, sollën idetë e tyre novatore në këtë samit, ndërsa “çmimi prej 50 000 euro shkoi për insectintel një dëshmi e qartë se kur mbështetet talenti, lindin zgjidhje me ndikim real”.

“Kjo është arsyeja pse besojmë se bashkëpunimi mes startup-eve dhe botës së korporatave duhet forcuar edhe më shumë, për më shumë financim, mbështetje dhe zbatim të ideve të reja”, tha Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi faktin se “përmes Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sipërmarrjes Inovative, po nxisim këto ura bashkëpunimi dhe më shumë sinergji të reja, duke mbështetur sektorët strategjikë të ekonomisë tonë, për të kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të inovacionit, ku të rinjtë dhe sipërmarrësit kanë hapësirën për të krijuar, zhvilluar dhe pasur sukses”.

“ACT NOW 2025” u organizua si pjesë e vizionit për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për teknologji, inovacion dhe digjitalizim, me synim të qartë që të ndërtojë ura mes talenteve lokale dhe investimeve ndërkombëtare.

Konferenca bëri bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, të cilët trajtuan temat më të rëndësishme të kohës si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë kuantike, zhvillimi i startup-eve dhe investimet teknologjike në rajon. /j.p/

Nga punimet e samitit ACT NOW 2025
1 nga 13

The post Ibrahimaj: Nxisim ura bashkëpunimi për Shqipërinë qendër rajonale të inovacionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Rritje eksponenciale e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Konferenca, e cila ka bërë bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, trajton temat më të rëndësishme të kohës si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë kuantike, zhvillimi i startup-eve dhe investimet teknologjike në rajon.

Në fjalën e saj gjatë konferencës, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj theksoi rëndësinë e veprimit të menjëhershëm në këtë fazë të zhvillimit teknologjik që po përjeton vendi.

“Ne sot mbase nuk jemi në kulm, por jemi në një pozicion shumë të mirë sa i përket teknologjisë së informacionit. Ky është momenti që të veprojmë tani, ndaj thirrja juaj është më e gjetura për gjërat që duhet të bëjmë bashkë”, theksoi ajo.

Ministrja shprehu bindjen se rezultatet konkrete nuk do të mungojnë.

“Ju keni treguar që dini të krijoni produkte dhe jam e sigurt që në një vit nga tani do të kemi jo një, por disa produkte që do të vijnë nga aktivitetet si ky. Potenciali është i jashtëzakonshëm, numrat flasin qartë”, deklaroi ministrja.

Ajo nënvizoi se kompanitë shqiptare në fushën e teknologjisë janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë viteve të fundit, duke përfaqësuar jo vetëm një burim krenarie, por edhe një mundësi të madhe për të ardhmen ekonomike të vendit.

Samiti “ACT NOW 2025” vjen si pjesë e vizionit për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për teknologji, inovacion dhe digjitalizim, me synim të qartë që të ndërtojë ura mes talenteve lokale dhe investimeve ndërkombëtare.

Konferenca do të ndiqet nga një ceremoni ekskluzive çmimesh për bizneset dhe projektet më inovative dhe me impakt nga Shqipëria dhe Diaspora. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë aplikantët e përzgjedhur nga juria e ACT NOW 2025.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, fituesi i ACT NOW Grand Prize do të mbështetet me një shumë prej 50 mijë euro për projektin më inovativ, si dhe do të vlerësohet gjithashtu projekti rinor më origjinal dhe inovativ dhe ekipi fitues i Cyber Drill Challenge. /j.p/

The post Ibrahimaj: Rritje eksponenciale e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministrja Ibrahimaj: Rritje eksponenciale e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë

By: redi
30 May 2025 at 21:35

Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Konferenca, e cila ka bërë bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, trajton temat më të…

Source

Ibrahimaj: Rritja ekonomisë, historike krijimi i Bankës Kombëtare të Zhvillimit

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Ekonomitë e Vendeve të Ballkanit dhe Evropës Lindore (EBEEC 2025), organizuar në Tiranë.

Ibrahimaj tha se, qeveria ka tashmë vizion të qartë, për një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe konkurrues, teksa vuri në dukje se, gjatë takimit u diskutua mbi sfidat strukturore që përballojnë ekonomitë e rajonit, si dhe rëndësinë e ndërtimit të institucioneve që orientojnë rritjen drejt të ardhmes.

Në këtë kuadër, Ibrahimaj, prezantoi gjetjet e studimit e saj mbi rolin e bankave të zhvillimit në tërheqjen e kapitalit ndërkombëtar dhe nxitjen e rritjes ekonomike, një temë që lidhet drejtpërdrejt me vendimin historik për të krijuar për herë të parë Bankën Kombëtare të Zhvillimit në Shqipëri.

“Ky institucion i ri do të mbështesë sektorët strategjikë si bujqësia, SME-të dhe inovacioni, duke përmirësuar aksesin në financa dhe duke forcuar kapacitetin tonë për të përthithur më shumë fonde europiane për zhvillim afatgjatë”, deklaroi Ibrahimaj.

EBEEC 2025 mblodhi bashkë akademikë, liderë të industrisë, studiues, studentë, organe qeveritare dhe organizata joqeveritare, që prezantuan rrugë të reja për diskutime të frytshme dhe gjetjen e zgjidhjeve inovative me ndikim në ekonomi.

1 nga 4

/a.f/

The post Ibrahimaj: Rritja ekonomisë, historike krijimi i Bankës Kombëtare të Zhvillimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD protestë në Samitin e Europës, Ibrahimaj: Gjest i shëmtuar

By: redi
13 May 2025 at 18:24

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj komenton protestën që ka paralajmëruar Partia Demokratike më 16 maj. ”Mendoj që është një gjest i shëmtuar. Në një ditë të tillë, kur e gjithë Europa vjen në Shqipëri, edhe për shkak të përmirësimit të imazhit të vendit tonë dhe punës së mirë të bërë nga qeveria Rama për të arritur në këtë ditë, unë besoj që është shumë i…

Source

FOTO/ Jorida Tabaku merr mbështetje edhe nga dy kundërshtarët e saj socialistë

7 May 2025 at 15:41

Jorida Tabaku është një prej kandidateve më aktive të në listën e hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, gjatë fushatës për zgjedhjet elektorale për 11 Majit. Por, veç mbështjetjes nga qytetarët, Tabaku duket se ka marrë mbështetjen edhe nga dy kundërshtarët e saj të Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për Erion Braçen dhe Delina […]

The post FOTO/ Jorida Tabaku merr mbështetje edhe nga dy kundërshtarët e saj socialistë appeared first on BoldNews.al.

Ibrahimaj: Mbështetje bizneseve me certifikime për të zbatuar standardet e BE-së

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar sot nisjen e programit të ri “BE në dyert tuaja”, i cili ka për qëllim trajnimin dhe mbështetje për bizneset shqiptare në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Ky program do t’i ndihmojë bizneset të kuptojnë dhe zbatojnë standardet e BE-së, duke i orientuar për certifikimet e nevojshme për të eksportuar produktet në tregun europian.

Në takimin me përfaqësues të biznesit të vogël në Shkodër, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri, njëherazi edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ajo theksoi se ky program është një mundësi për të rritur konkurrencën dhe kapacitetin e bizneseve shqiptare, duke përforcuar rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Ajo theksoi gjithashtu se programi është një hap i rëndësishëm për të siguruar që bizneset të mund të shfrytëzojnë mundësitë e tregut të përbashkët europian, që ka 450 milionë banorë.

Ministrja shtoi se gjatë katër viteve të ardhshme, do të punohet ngushtë me çdo biznes për të arritur këto standarde, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe trajnime të specializuara për t’u mundësuar atyre një zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

Ibrahimaj, deklaroi sot se ekonomia shqiptare ka përjetuar një transformim të rëndësishëm në vitet e fundit.

Shkodra, vijoi ajo, me traditën dhe kulturën e saj tregtare, ka bërë hapa të mëdhenj për të zhvilluar sektorin e turizmit, një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi.

Ibrahimaj foli dhe për statistikat e Shkodrës dhe të vendit në përgjithësi, duke theksuar se numri i bizneseve ka pësuar një rritje prej 60%, ndërsa të ardhurat e bizneseve janë rritur më shumë se dyfish. Ajo e cilësoi teknologjinë e informacionit si një komponent kyç të zhvillimit të bizneseve, duke shtuar se shumë kompani në Shkodër kanë filluar të aplikojnë e-commerce dhe kanë parë ndryshime të dukshme pozitive në mënyrën e funksionimit të tyre.

Në lidhje me ekonominë shqiptare, Ibrahimaj përmendi se gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka kaluar nga një ekonomi që prodhonte 9.6 miliardë euro në vit, në një ekonomi që sot prodhon 25 miliardë euro.

Ajo theksoi gjithashtu rritjen e PBB-së për frymë, nga 3300 euro në mbi 10,300 euro, dhe synimin për të arritur 15,000 euro deri në vitin 2030.

Ministrja përmendi gjithashtu mbështetjen që ka marrë biznesi i vogël përmes politikave fiskale, si dhe lehtësimin e taksave që nga viti 2021, me një prag të ri për tatimin mbi fitimin prej 140 mijë eurosh. Ajo vuri në dukje se kjo politikë ka ndihmuar rreth 99 mijë biznese dhe ka lënë rreth 66.5 milionë euro më shumë në xhepat e bizneseve çdo vit.

Në mbyllje, Ibrahimaj theksoi se, falë këtyre politikave dhe transformimeve, papunësia është ulur nga 17.9% në 8.8%, dhe Shqipëria synon të arrijë një normë papunësie prej 6.6%, sa është mesatarja e BE-së, deri në vitin 2030. /j.p/

The post Ibrahimaj: Mbështetje bizneseve me certifikime për të zbatuar standardet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paqe fiskale apo dorëzim i shtetit/ Ç’përmban oferta e Ramës për biznesin

By: user 4
24 April 2025 at 19:12

Amnistia fiskale, projekti për të cilin Edi Rama u refuzua kategorikisht nga ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është rikthyer si premtim i fushatës së 11 Majit, nën kamuflimin e një nisme që qeveria e quan “paqe fiskale” dhe që u prezantua si një ofertë ekskluzive për biznesin.

Si në çdo fushatë, është normale që partitë politike të shfrenohen në premtime për të ngrëna me lugë floriri, por kjo paqe me të cilën kryeministri Rama i shkel syrin biznesit nga Elbasani, është në realitet një dorëzim total i shtetit përkundrejt biznesmenëve pehlivanë, që deri tani kanë shmangur detyrimet tatimore dhe kanë kryer evazion fiskal.

Oferta ka si përfitues kryesorë biznesmenët realisht të mëdhenj, elementë të krimit të organizuar që menaxhojnë biznese apo politikanë të korruptuar që nëpërmjet bizneseve të familjarëve të tyre, nëpërmjet ryshfetit apo ndikimit politik kanë pasur mundësi të bëjnë para në mënyrë të paligjshme, t’i shmangen detyrimeve shtetërore, kanë fshehur bilancet reale, kanë grumbulluar shuma të mëdha parash në paligjshmëri dhe që sot kanë shansin t’i pastrojnë, duke u  duke paguar një taksë disa herë më vogël.

1) Biznesi e vendos vetë fitimin që deklaron

Sipas propozimit që u bë në takimin me biznesmenë të vegjël në Elbasan, nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, një biznes mjafton të bëjë marrëveshje me administratën tatimore, dhe mund të paguajë si tatim fitimi, një mesatare të tre viteve të fundit. Pas kësaj nuk do të ketë më kontrolle në dyert e tij.

Rama nuk tërhiqet nga Amnistia Fiskale: Paragjykimet nuk i pranojmë

Amnistia fiskale/ Ambasadorja e BE: Ramës i kemi treguar “vijat e kuqe”

Por ky propozim shoqërohet edhe nga një shkelje syri për ata, që deri tani e kanë fshehur një pjesë të fitimit, që mjafton të paguajnë 5% (nga 15% që është tatimi për fitimin) dhe mund ta shtojnë sa të duan fitimin e tyre.

“Nëse biznesi vendos që do të deklarojë një fitim më të lartë se sa ai i dakortësuar me administratën tatimore, përfitimi shtesë do të tatohet me 5%” tha Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi.

Me këtë deklaratë, Ministrja e Financave ka hedhur në erë të gjithë ato aksione tatimore që qeveria e Ramës ka ndërmarrë në vitet e shkuara, për deklarim të kuponit tatimorë dhe për pajisjen me kasa fiskale, të shoqëruara me kërcënime, kontrolle dhe gjoba nga tatimet. Kuptohet se mundësia që i jepet biznesit për ta deklaruar sa të dëshirojë fitimin, i hap rrugën opsionit për pastrimin e parave të pista.

2) Biznesi korrigjon bilancet e viteve të shkuara

Paqja fiskale vec të tjerave parashikon edhe një rishikim të bilanceve të biznesit në vitet e kaluara. Çdo “sipërmarrës” që ka punuar në të shkuarën me bilance të rreme, do të ketë mundësinë t’i bëjë një korrigjim zërave të viteve të shkuara. Për shtesat dhe korrigjimet do të paguajë vetëm 5% tatim mbi fitimin.

“I gjithë biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të mund që në paqe të ecë në të ardhmen i sigurtë. Janë shumë biznese që hyjnë në këtë kategori” u shpreh Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të paqes fiskale.

Kjo pikë e dytë e “paqes” është një mundësi e drejtpërdrejtë që bizneset të legjitimojnë paratë e fituara nga shmangia e tatimeve apo të deklarojnë në sistem fitime që nuk i kanë realisht nga biznesi i tyre. Me pak fjalë, një mundësi e artë për të gjithë ata që kanë para për të pastruar, mjafton që të paguajnë një shumë prej 5% si tatim i korrigjuar në bilancet e një biznesi.

3) Biznesit i falen detyrimet dhe kamatvonesat

Pika e tretë e paqes fiskale, nënkupton edhe falje të detyrimeve, gjobave dhe kamatvonesave për ato bizneseve që kanë vonuar për më shumë se 5 vjet detyrimet. Ky propozim parashikon që kush paguan në një këst detyrimet e prapambetura do të përfitojë madje, ulje me 50% të shumës së detyrimit.

Përfitimet kryesore në këtë rast janë për biznesin e madh, që nëpërmjet ndikimit politik apo ryshfetit arrin të shmangë vit pas viti kontrollet tatimore.

Në anën tjetër, dekurajohen të gjithë ata biznesmenë të ndershëm, që këto vite janë treguar aq budallenj sa të jenë korrektë me shtetin dhe të mos vonojnë asnjë pagesë.

Disa vite më parë, kryeministri Rama bëri një tentativë për të bërë amnisti fiskale, duke i dhënë mundësinë emigrantëve, biznesmenëve dhe shtetasve të huaj, që nëpërmjet pagesës së një përqindjeje të caktuar mund të pastronin deri në 2 milion euro të padeklaruara.

Pas reagimit të fortë të Bashkimit Europian dhe të FMN, kryeministri Rama u tërhoq, por duket se në fushatën për 11 Majin e ka modifikuar ofertën duke e quajtur “paqe fiskale”, realisht një moment kur shteti ngre flamurin e bardhë të dorëzimit përballë grykësisë së biznesit të madh, për të bërë më shumë para në kurriz të atyre që i binden ligjit./ Nga Dorian Kodra për Lapsi.al

The post Paqe fiskale apo dorëzim i shtetit/ Ç’përmban oferta e Ramës për biznesin appeared first on Lapsi.al.

Rishikimi vullnetar i pasqyrave financiare, Ibrahimaj: Vetëm 5% tatim, pa gjoba dhe interes

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria do t’i ofrojë mundësi biznesit që në 5 vitet e fundit nuk ka deklaruar saktësisht bilancet apo pasqyrat financiare, t’i riplotësojë vullnetarisht ato kundrejt një mase të reduktuar tatimi prej vetëm 5%, pa gjoba dhe interesa, ndërsa nuk do të ushtrohet kontroll tatimor për këtë periudhë.

Gjatë një bashkëbisedimi me biznesin në Elbasan, ku u prezantua “Plani i paqes” për biznesin në mandatin e ardhshëm qeverisës, në prani edhe të kryeministrit Edi Rama, njëherazi kreu i PS-së, Ibrahimaj deklaroi se nisma e re e qeverisë do të krijojë një marrëdhënie të re bashkëpunimi mes biznesit dhe administratës tatimore.

Sipas ministres, edhe pse shumica e bizneseve janë të formalizuara dhe raportojnë rregullisht, një pjesë e konsiderueshme prej tyre ka operuar në ekonomi informale gjatë dekadave të kaluara dhe ka detyrime të papaguara që datojnë më shumë se 10 vjet më parë.

“Një pjesë e madhe e bizneseve, edhe pse të formalizuara dhe që deklarojnë rregullisht, kanë pasur periudha ku nuk kanë deklaruar, dhe në fakt shumica e bizneseve hyjnë në këtë kategori”, theksoi Ibrahimaj.

Ministrja informoi se përmes “Planit të paqes” propozohet një mundësi për të gjitha bizneset që dorëzojnë një bilanc ose deklaratë tatimore për të rishikuar deklaratat e tyre për 5-vjeçarin e fundit, duke paguar vetëm 5% tatim për çdo diferencë që rezulton pas rishikimit.

“Biznesit i jepet e drejta e rishikimit të pasqyrave financiare deri në 5 vite më parë. Tatim vetëm 5% për ndryshimet e deklaruara. Pa gjoba, pa interesa, dhe pa kontrolle tatimore për vitet e rishikuara. Qëllimi është i qartë dhe i pastër: të mbyllet historia e së kaluarës dhe bizneset të mund të ecin përpara në mënyrë të sigurt dhe të qetë,” shtoi Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se kjo nismë synon rritjen e standardeve të bashkëpunimit mes tatimeve dhe bizneseve, duke marrë si model shtetet me administrata tatimore efikase si Norvegjia dhe Suedia.

“Ky është standardi që duam të arrijmë. Forcat tona duhet të përqendrohen në investime, rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit, dhe integrimin në zinxhirët e vlerës europiane”, theksoi ajo.

Ministrja Ibrahimaj përfundoi duke theksuar se nuk mund të mendojmë më për të kaluarën dhe për mënyrat se si të shmangim shtetin, por duhet të fokusohemi në një bashkëpunim të ndershëm dhe të qëndrueshëm për të dyja palët. /j.p/

The post Rishikimi vullnetar i pasqyrave financiare, Ibrahimaj: Vetëm 5% tatim, pa gjoba dhe interes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paqja fiskale”, Ibrahimaj: Fshirje e borxheve dhe kamatëvonesave për bizneset

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Qeveria shqiptare ka prezantuar një paketë të re të quajtur “Paqe fiskale”, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra biznese dhe të mbyllë njëherë e mirë historinë tatimore të së kaluarës.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj gjatë bashkëbisedimit me bizneset në Elbasan ku i pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama, deklaroi se sot kjo nismë do të krijojë një marrëdhënie të re bashkëpunimi midis biznesit dhe administratës tatimore.

Sipas ministres, pavarësisht se sot pjesa më e madhe e bizneseve janë të formalizuara dhe raportojnë rregullisht, një pjesë e konsiderueshme e tyre ka operuar në ekonomi informale në dekadat e kaluara dhe mbart detyrime të papaguara që datojnë më shumë se 10 vite më parë.

Një element kyç i kësaj amnistie fiskale është edhe fshirja e borxheve, interesave dhe kamatëvonesave për bizneset që kanë detyrime më të vjetra se 10 vite.

“Për borxhet që datojnë nga 5 deri në 10 vite më parë, do të fshihen të gjitha kamatëvonesat dhe interesat për ato biznese që vendosin të shlyejnë detyrimin kryesor me një këst të vetëm – dhe në këtë rast, do t’u falet edhe 50% e detyrimit. Ndërsa për ata që nuk kanë mundësi financiare për të kryer pagesën menjëherë, do të ofrohet mundësia për të lidhur një marrëveshje pagese 12-mujore, me falje të 25% të detyrimit kryesor”, tha Ibrahimaj.

Për sa i përket borxheve të krijuara nga bizneset në 5 vitet e fundit, që lidhen me goditjet e njëpasnjëshme si tërmeti, pandemia dhe kriza e çmimeve, qeveria do të ofrojë falje të gjobave dhe kamatëvonesave për të gjitha bizneset që shlyejnë plotësisht detyrimin kryesor.

“Elementi i fundit i faljes lidhet me bizneset të cilat kanë borxhe nga 1-5 vite, që janë ato biznese të cilat janë goditur nga këto kriza të njëpasnjëshme. Ne do tu japim mundësinë atyre bizneseve që paguajnë detyrimin të plotë për ti falur gjobat dhe kamatvonesat”, deklaroi ministrja.

Ministrja theksoi se qëllimi i këtij propozimi është krijimi i një mjedisi të qartë dhe të drejtë fiskal, që i jep bizneseve mundësinë të ecin përpara pa frikë dhe të fokusohen te rritja dhe zhvillimi.

“Në një situatë të tillë si kjo ku ndodhemi sot, besoj fort që shumica e bizneseve duhet të përfitojnë nga ky propozim, të ndërtojnë një marrëdhënie të re me tatimet dhe të shikojnë përpara. Ne e shohim biznesin si partner dhe jemi të interesuar që ai të rritet,” përfundoi Ibrahimaj. /j.p/

The post “Paqja fiskale”, Ibrahimaj: Fshirje e borxheve dhe kamatëvonesave për bizneset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbështetja për të rinjtë, Ibrahimaj: 10 milionë euro financim për startup-et

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës deklaroi sot, “se të rinjtë janë përfshirë në projekte novatore të startupe-ve që janë në shërbim të komunitetit”.

E pranishme në takimin që u zhvillua në Tiranë “Vizioni për rininë për Shqipërinë 2030”, Ibrahimaj tha se, “në këto 4 vite qeveria ka ndërmarrë nisma në mbështetje të nismave dhe ideve novative të të rinjve që nxisin biznese dhe sipërmarrje të reja”.

“Qeveria ka alokuar në dispozicion të startup-eve 10  milionë euro gjatë tre viteve të fundit”, tha Ibrahimaj.

“Unë kam dy vite që merrem me sipërmarrjen dhe nxitjen e sipërmarrjes, por dua të evidentoj se qeveria në tre vitet e fundit ka alokuar një fond prej 10 milionë euro për mbështetjen e startupe-ve”, u shpreh ministrja, teksa nënvizoi se, edhe gjatë vitit 2025 do të financohen idetë novatore dhe projektet startup-e të të rinjve. /j.p/

The post Mbështetja për të rinjtë, Ibrahimaj: 10 milionë euro financim për startup-et appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Ekonomia rritje të qëndrueshme, e mbështetur nga investimet në infrastrukturë

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot ekonomia shqiptare do të vijojë të ketë rritje të qëndrueshme, e mbështetur nga investimet në infrastrukturë të qeverisë por edhe vetë biznesit.

Gjatë një takimi të mbajtur në Lezhë me sipërmarrës të kësaj zone, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, ministrja foli për rritje të numrit të bizneseve si dhe të të punësuarve në këtë qark.

“Gjatë 10 viteve të fundit kemi pasur së bashku jo pak sfida. Trashëguam një ekonomi, e cila nuk ishte e qëndrueshme, me borxh të lartë, rritje rreth 1%, e informalitetit”, tha ministrja.

Ibrahimaj vuri në dukje se qeveria ndërmori një sërë politikash dhe reformash për të stabilizuar treguesit makroekonomik.

“Kemi arritur të stabilizojmë ekonominë. Kemi rritur me 2,5 herë PBB-në, nga 9,6 miliardë euro, në 2024-ën PBB shkoi 25 miliardë euro”, u shpreh ministrja.

Nga ana tjetër, Ibrahimaj theksoi se edhe të ardhurat për frymë janë trefishuar. Sipas saj, nga 3300 euro, që ishin 10 vite më parë, sot ato kanë shkuar mbi 10 mijë euro.

“Ekonomia rritet me rreth 4% dhe ka perspektivë rritjeje. Kjo do të vijojë, sepse është e mbështetur nga investimet infrastrukturore të qeverisë, në porte, aeroporte, rrugë dhe hekurudha, por edhe nga investimet e vetë biznesit. Shqipëria po integrohet në tregjet e BE-së”, deklaroi ministrja.

Ibrahimaj u ndal dhe në shifrat e turizmit, teksa theksoi se turizmi nuk është thjeshtë një numër, por sjell edhe zhvillim dhe punësim.

Sipas saj, nëse në 2013-n të ardhurat nga ky sektor llogariteshin 1 miliard euro, sot ato kanë shkuar në 5 miliardë euro.

Po ashtu, Ibrahimaj tha se politikat e qeverisë mbështetën biznesin e vogël.

“Nga politikat e qeverisë biznesi ka përfituar 17 milionë euro në vit“, deklaroi ajo.

/a.f/r.e/

The post Ibrahimaj: Ekonomia rritje të qëndrueshme, e mbështetur nga investimet në infrastrukturë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Progres i madh i industrisë prodhuese në Shqipëri

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Prodhimi i veshjeve të sportit profesionist për tregun europian është një sektor që po njeh rritje të konsiderueshme në Shqipëri, duke u shndërruar në një shembull konkret dhe pozitiv të progresit që ka bërë industria prodhuese shqiptare vitet e fundit.

Ky zhvillim lidhet me përmirësimin e kapaciteteve teknike dhe teknologjike dhe rritjen e standardeve të cilësisë për përshtatjen me kërkesat e tregjeve ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj vizituan sot në Kashar, Tiranë fabrikën e “DBS Group”, një nga katër kompanitë më të mëdha në Europë në tregun global të veshjeve sportive, ku Shqipëria e cila përbën një nga bazat kryesore të grupit, po kthehet në qendrën e tij.

Ministrja Ibrahimaj informoi se 800 punëtorët e kësaj kompania kanë pagë mesatare neto mbi 700 euro.

“Nuk ka asnjë punëtor që paguhet më pak se 700 euro neto. Kanë një sistem shumë të mirë të bonusit dhe të ecjes në karrierë, që do të thotë se një punonjës që fillon sot punë në këtë kompani ka një perspektivë për tu rritur”, u shpreh ministrja.

Ajo foli edhe për eficencë të kompanisë për shkak të automatizimit të procesit.

“Kompania ka automatizuar proceset dhe ndjek një sistem efikas pune. Ka arritur që të kursejë 11% të kostove të veta, që përkthehet në 20 mijë euro në ditë më pak shpenzime vetëm nga automatizimi i proceseve”, tha ajo.

Rama e cilësoi këtë kompani si një shembull pozitiv i progresit të madh të industrisë prodhuese në Shqipëri.

“Një vend ku punohet sipas standardeve europiane në shtatë departamente të ndryshme, për prodhimin e veshjeve të sportit profesionist për tregun europian, si edhe një shembull pozitiv i progresit të madh të industrisë prodhuese në Shqipëri dhe i trajtimit europian të 800 punonjësve”, theksoi ai.

Nga ana e tij, drejtuesi i kësaj kompanie, një ndër 4 kompanitë më të mëdha në prodhimin e veshjeve sportive, foli për zgjerim të aktivitetit të tij, ndërsa paralajmëroi edhe shtrirjen e aktivitetit të tij në Rumani, me blerjen e një kompanie atje.

Fabrika ofron një gamë të gjerë produktesh për meshkuj, femra dhe fëmijë, duke përfshirë veshje sportive si kostume për çiklizëm, vrap, det dhe pishinë, si dhe veshje të brendshme me cilësi të lartë. Ajo bashkëpunon me marka të njohura ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama viziton një kompani prodhimi të veshjeve sportive
1 nga 6
Kryeministri Edi Rama viziton një kompani prodhimi të veshjeve sportive

/a.f/

The post Rama: Progres i madh i industrisë prodhuese në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Ekonomia rritje të qëndrueshme, çmimet e shportës rritje më të ulët se në vendet e BE-së

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot ekonomia shqiptare është në rritje të qëndrueshme.

Gjatë një interviste në medie, Ibrahimaj foli për rritje ekonomike të vazhdueshme. “Ekonomia shqiptare rritet me 4%. Çmimet e shportës janë rritur më pak se në vendet e europiane. Kemi treguar stabilitet të rritjes ekonomike”, tha ajo.

Ibrahimaj foli edhe për mbështetjen e bujqësisë nga fondet e BE-së.

Sipas saj, Shqipëria ka përfituar rreth 250 milionë euro nga fondet IPA të BE-së, për bujqësinë, që prej nisjes së procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Ibrahimaj theksoi se në momentin që hyjmë në BE, Shqipëria merr 1 miliard euro.

“Ka një element teknik dhe një element politik që lidhet me qasjen që ka BE ndaj nesh për të na pranuar në këtë moment. Mbështetja që BE do të na japë ne deri në anëtarësim do të jetë në këto nivele. Në momentin që anëtarësohemi fodnet shumëfishohen”, deklaroi ministrja.

Nga viti 2027 kur ne planifikojmë që detyra jonë teknike të përfundojë, theksoi Ibrahimaj, çdo vit është i mundshëm për tu anëtarësuar.

Dy ditë më parë, në Luksemburg, Shqipëria nisi negociatat për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së.

Brenda këtij grupi përfshihen kapitujt që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, lirinë e lëvizjes së punonjësve, të drejtën e themelimit dhe ofrimin e shërbimeve, lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtën e kompanive, pronësinë intelektuale, politikat e konkurrencës si dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit.

Shqipëria ka hapur në 5 muaj 3 grup-kapituj me 16 kapituj dhe qeveria parashikon që të përfundojë procesin e negociatave brenda vitit 2027. /j.p/

The post Ibrahimaj: Ekonomia rritje të qëndrueshme, çmimet e shportës rritje më të ulët se në vendet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në BE, ministrat Mazniku dhe Ibrahimaj tregojnë se çfarë ndodh nëse anëtarësohemi

By: redi
17 April 2025 at 21:58

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë fushatë të jetë vetë protagonist, duke kërkuar mandatin e katërt qeverisës. Në retorikën e tij në fushatën zgjedhore ai ka zgjedhur si armë të tijën shpatën që pretendon se ia ka dhënë drejtësisë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030. Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Ministrja për Sipërmarrjen…

Source

Ibrahimaj: Eksportet e shërbimeve të IT rritje me gati 30 herë, paga mesatare 2500 euro

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë dhe informacionit janë rritur me gati 20 herë, ndërsa eksportet e shërbimeve në këtë fushë me gati 30 herë.

Ibrahimaj zhvilloi sot një takim, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, në kompaninë RITECH, e cila sot jo vetëm zhvillon, por edhe eksporton shërbime.

Sipas saj, RITECH është një kompani model e zhvillimit të teknologjisë së informacionit, ku punohet për Amerikën dhe Europën, me 300 të punësuar në Shqipëri dhe 650 në Kosovë e Maqedoni.

“Besoj se është një nga shembujt konkretë se si është zhvilluar teknologjia e informacionit në vend. Nëse ne do të vinim në një kompani të tillë 10 vite më parë, do të shikonin të rinj e të reja, në një call center, me nga një palë kufje, duke bërë thjeshtë telemarketim dhe do të kishin pagë mesatare rreth 300 euro”, tha ajo.

Sot, vijoi Ibrahimaj, te kjo kompani e mijëra kompani që janë zhvilluar në 10-vjeçarin e fundit, në teknologjinë e informacionit, paga mesatare është 2500 euro.

“Pagat shkojnë edhe më shumë. Bëhet fjalë për një punë të shumëmirëpaguar. Bëhet fjalë për një kompani që prodhon dije, eksporton dhe zhvillon talent”, shtoi ministrja.

Sipas saj, eksportet e shërbimeve të teknologji-informacionit kanë arritur në 210 milionë euro, nga 8 milionë euro 10 vite më parë.

“Eksporti i shërbimeve të IT është më shumë se 20-fishuar në 10-vjeçarin e fundit. E kemi nisur kur eksportoheshin 8 milionë euro dhe kishte 250 biznese në këtë sektor, me 1 mijë të punësuar. Sot ekspotohen shërbime me vlerë 210 milionë euro dhe janë 4200 biznese që operojnë me gati 18 mijë të punësuar”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje se ky zhvillim i shpejtë i këtij sektori ka ardhur edhe falë mbështetjes me politika nga ana e qeverisë.

“Ky është një sektor që ne e kemi nxitur, për hir të së vërtetës, jo vetëm me investimet në infrastrukturën digjitale, që kanë dhënë punë për sektorin e IT, por edhe me politika fiskale të lehtësuar”, shtoi ajo.

RITECH, informoi ministrja, ka bërë aplikim për t’u bërë pjesë e parkut teknologjik DURANA, për të zhvilluar akoma më tej teknologjinë e informacionit, ekonominë e dijes dhe talentet shqiptare.

/a.f//r.e/

The post Ibrahimaj: Eksportet e shërbimeve të IT rritje me gati 30 herë, paga mesatare 2500 euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌