Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2025Main stream

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

By: Ela
24 July 2025 at 11:56

Siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura me shërbimet sekrete serbe. Arrestimet e fundit ngrenë shqetësime për përmasat e kërcënimit dhe gatishmërinë institucionale për t’u përballur me të. Veprimet e spiunazhit rrezikojnë drejtpërdrejt rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, thotë prokurori […]

The post Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

U kap me armë, Gjykata e Elbasanit “fal” vëllain e deputetit të PS, vendos “detyrim paraqitje”

By: Ela
24 July 2025 at 11:44

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Denis Hasallës dhe Bledar Çullhajt. Të dy janë vënë nën hetim pas një kontrolli të ushtruar nga Prokuroria dhe Policia në banesat e tyre, në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të elbasanit, ku u gjetën armë […]

The post U kap me armë, Gjykata e Elbasanit “fal” vëllain e deputetit të PS, vendos “detyrim paraqitje” appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Selenicë, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

By: Ela
24 July 2025 at 11:34

Zjarri ka përfshirë zonën e Sevasterit në Bashkinë e Selenicës paraditen e sotme. Raportohet se zjarri ka prekur një sipërfaqe të konsiderueshme toke. Ndërhyrja për të shuar flakët është bërë edhe më e vështirë për shkak të terrenit të thepisur. Ndërkohë, deri më tani nuk ka rrezik për zonat e banuara.

The post Zjarr në Selenicë, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit appeared first on BoldNews.al.

S’ka përsëritje zgjedhjesh, Kolegji “vulos” rezultatin e 11 Majit për Elbasanin

By: Ela
24 July 2025 at 11:03

Kolegji Zgjedhor vulosi sot rezultatin e 11 Majit për Elbasanin, duke rrëzuar ankimin e PD për pavlefshmërinë e rezultatit. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor erdhi pas hapjes së kutive në Gramsh e Peqin, ku PD pretendonte për farsë e manipulim përmes trenit bullgar. Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot edhe për rezultatin e Durrësit dhe Fierit.

The post S’ka përsëritje zgjedhjesh, Kolegji “vulos” rezultatin e 11 Majit për Elbasanin appeared first on BoldNews.al.

Projektet luksoze të Trump dhe Alabbar/ Çmimet referencë në Sazan dhe Durrës arrijnë 2.000 euro/m2

24 July 2025 at 11:48

Nga Gazeta ‘SI’- Nisma e qeverisë për të rivlerësuar pronat është shoqëruar dhe me rritje të çmimeve të referencës nga veriu në jug.

Zona e ish-Bllokut në Tiranë kryeson listën me çmim referencë 228 mijë lekë për metër katror ose 2.2 mijë euro.

Pas kryeqytetit, zonat më të shtrenjtë janë ishulli i Sazanit dhe porti i Durrësit, ku një metër katror tokë kushton 200.000 lekë ose 2 mijë euro. Çmimet e rritura duket të jenë të lidhura me dy projektet luksoze që pritet të zhvillohen në Sazan nga familja Trump dhe në Durrës nga miliarderi arab Mohammed Alabbar.

Tabela e miratuar nga ministria e Financave tregon një rritje të konsiderueshme të çmimeve përgjatë të gjithë bregdetit. çmimet e reja për Himarën kapin 1.4 mijë euro/m2.

Drafti i qeverisë thotë se Këshilli Bashkiak mund të miratojë shkallë të taksës brenda kufijve +30% (plus tridhjetë për qind) -30% (minus tridhjetë për qind). Sipas metodologjisë çmimeve mesatare referuese janë bazuar mbi shitblerjet e 4 viteve të fundit, vendndodhjen dhe sistemin urban dhe një parashikim për tendencat e ardhshme të tregut imobiliar.

Mungesa e referencave të pronave për të gjitha bashkitë e vendit po mbante peng dhe Rivlerësimin, që qeveria e kishte projektuar prej dy vitesh. Referencat e reja u miratuan në korrikun e vitit 2023 vetëm për Tiranën, e cila është e ndarë në 32 zona ku çmimi çmimet u rritën deri në 76 për qind në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Qeveria Rama ka njoftuar se ky do të jetë Rivlerësimi i fundit në vend, të paktën nën qeverisjen e socialistëve.

The post Projektet luksoze të Trump dhe Alabbar/ Çmimet referencë në Sazan dhe Durrës arrijnë 2.000 euro/m2 appeared first on Gazeta Si.

Sigurimi i detyrueshëm/ Sa do të paguajnë shqiptarët për banesat? Shërbimin e ofron privati!

24 July 2025 at 11:12

Nga Gazeta ‘SI’ – Projektligji i ri i qeverisë për sigurimin e detyrueshëm të banesave përcakton edhe masën e dëmshpërblimit të mbuluar në raste katastrofe.

Në draft thuhet se pronari i banesës do të mbulojë deri në 2% të dëmit dhe pjesa tjetër nga shteti me anë të parave që paguhen nga qytetarët si sigurim i detyrueshëm. Primi do të llogaritet sipas një metodologjie ku përfshihen lloji i ndërtesës dhe nëse shtëpia është e ndërtuar në një zonë shumë sizmike apo jo. Dëmshpërblimi do të jepet brenda 3 muajve.

Këto para shkojnë në Fondin për Tërmetet, që parashikohet të vihet në funksion pas miratimit të draftit.

Edhe pse e gjithë skema parashikohet të jetë shtetërore, ka vend edhe për kompanitë private. Ato do të jenë “ndërmjetësit” që i ofrojnë qytetarëve produktin dhe paratë ia kalojnë shtetit. Kompanitë e sigurimit, në këmbim, do të përfitojnë një komision. Për shtresat sociale në nevojë, do të jetë shteti ai që do të financojë primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet. Ky sigurim do të mbulojë vetëm dëmet në pronë dhe jo ato që lidhen me jetën.

Në të njëjtin projektligj, qeveria thekson se kush refuzon të paguajë sigurimin, do t’i mohohen shërbime kadastrale, shërbime nga e-Albania dhe QKB.

The post Sigurimi i detyrueshëm/ Sa do të paguajnë shqiptarët për banesat? Shërbimin e ofron privati! appeared first on Gazeta Si.

Tragjedi në Rusi! Rrëzohet avioni i pasagjerëve me 49 persona në bord/ VIDEO

By: Ela
24 July 2025 at 09:43

Në rajonin Amur, një avion pasagjerësh An-24 u rrëzua. Parashikohet që 49 persona në bord kanë humbur jetën. Dyshohet se shkaku mund të jetë gabim i ekuipazhit ose një defekt teknik. “Gjatë operacioneve të kërkimit, helikopteri Mi-8 i Administratës Federale të Aviacionit zbuloi trupin e djegur të aeroplanit. Shpëtuesit po përpiqen të arrijnë në vendin […]

The post Tragjedi në Rusi! Rrëzohet avioni i pasagjerëve me 49 persona në bord/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Rama mbledh sot kabinetin qeveritar

By: Ela
24 July 2025 at 09:13

Edi Rama do të mbledh këtë të enjte kabinetin qeveritar në një takim pune që po zhvillohet në periferi të Tiranës. Mbledhja sipas informacioneve do të mbahet me dyer të mbyllura për median dhe është fokusuar në analizën e performancës së ministrive. Ministrat pritet të raportojnë për ecurinë e punës në sektorët përkatës dhe për […]

The post Rama mbledh sot kabinetin qeveritar appeared first on BoldNews.al.

Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit

By: Ela
24 July 2025 at 09:11

Përse presidenti amerikan Donald Trump është kaq i duruar me Vladimir Putin? Ata njihen prej një kohe të gjatë. Përse Trump është treguar kaq i sjellshëm me Putin deri tani? Si e shpjegoni ju? Anne Applebaum: Njerëzit ja bëjnë këtë pyetjes vetes prej një dekade tashmë. Pati një hetim madhor gjatë presidencës së parë të […]

The post Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit appeared first on BoldNews.al.

Cilësia e jetës, në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

By: Ela
24 July 2025 at 08:52

Pensionistët në zonat rurale e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet tregojnë të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në nivel kombëtar, koha mesatare e gëzimit të pensionit arriti 22.4 vite në vitin 2024 me një rënie të lehtë me 4 muaj në krahasim me 2023-n. […]

The post Cilësia e jetës, në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet appeared first on BoldNews.al.

Njihet si Visi i garave, kush është shënjestra e shpërthimit me tritol në Tiranë

By: Ela
24 July 2025 at 08:31

Elvis Kosova është pronari i garazhit, që iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në portën hyrëse të garazhit të 39 vjeçarit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara. Një emër i njohur për policinë, Elvis […]

The post Njihet si Visi i garave, kush është shënjestra e shpërthimit me tritol në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 23 July 2025Main stream

Blushi: Varfëria po thellohet, ushqimet bazë më shtrenjtë se në BE

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi sot për nivelin e varfërisë në vend, ndërsa u shpreh se “numri i familjeve të rrezikuara nga varfëria pritet të rritet ndjeshëm këtë vit”.

Në një deklaratë për mediet, Blushi theksoi se “rritja e kostos së jetesës për qytetarët shqiptarë, më të varfërit në Europë, vijon me ritme dramatike të pandalshme”.

“Sipas Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1% e mesatares së vendeve të BE-së, që do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët në rajon, por paguajnë më shumë edhe se qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian”, theksoi ai.

Rritja e kostos së jetesës, sipas Blushit, nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave të në të njëjtën masë.

“Sipas të dhënave të Eurostat, ndërkohë që çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32 pikë përqindje relativisht me mesataren e BE-së, të ardhurat për frymë janë rritur me 7 pikë për qind. Që do të thotë se shqiptarët i paguajnë ushqimet njësoj me vendet e BE-së, ndonëse të ardhurat i kanë 3 herë më të ulëta se europianët”, shtoi ai.

Kostot e larta të jetesës bazë dhe rritja thuajse e papërfillshme e të ardhurave, sipas Blushit “i mbajnë familjet shqiptare të mbërthyera në shpenzimet e mbijetesës”.

“Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka sot, përqindjen më të lartë të familjeve të rrezikuara nga varfëria. Ndaj dhënia fund e këtij modeli të dështuar ekonomik, të orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve, është më shumë se kurrë një emergjencë kombëtare, jo vetëm që prodhimi vendas të mos përfundojë në kanal, por në tezgat dhe kuzhinat e shqiptarëve, por edhe që ekonomia familjare të marrë frymë lirisht”, theksoi ai.

Blushi tha se “modeli ekonomik që i duhet Shqipërisë, janë 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, për 4 milion shqiptarë plus, që jo vetëm i japin fund dramës së madhe të shpopullimit, por edhe e shndërrojnë Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon”.

/m.m/j.p/

The post Blushi: Varfëria po thellohet, ushqimet bazë më shtrenjtë se në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Antikorrupsioni” diskuton draftin për konfliktin e interesit, Xhafaj: Rekomandim nga BE

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Parandalimi i konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike ishte në fokus të një tryeze të organizuar sot nga komisioni i posaçëm Antikorrupsion.

Projektligji i ri i prezantuar në këtë tryezë zëvendëson ligjin e vjetër të vitit 2005, dhe sipas propozuesve forcon integritetin e zyrtarëve dhe institucioneve publike.

“Ky projektligj i rëndësishëm, përkon edhe me një rekomandim të BE-së. Është ligj prioritar që duhet t’i kalojë shteti shqiptar. Asistohemi nga Këshilli i Evropës”, tha kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj.

Drafti është ende në hapat paraprakë, dhe ekspertët kërkuan jo pak rregullime të draftit. Një prej tyre solli në vëmendje se ligji nuk parashikonte adresimin e konfliktit të interesit për kreun e SPAK.

“Pse nuk është vendosur drejtuesi i SPAK”, pyeti Juelda Lamçe, këshilltare Ligjore e Kabinetit në SPAK. “Do të plotësohet, drejtuesi i SPAK, çështje harrese”, sqaroi ekspertja e Komisionit Anti-Korrupsion, Migena Leskoviku.

“Ky ligj duhet të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale dhe dinjitetin e zyrtarëve”, tha Besnik Dervishi, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Aldo Merkoci, këshilltar në Ministrinë e Pushtetit vendor tha se ”kufizimi kaq ekstrem demotivon ata që janë të suksesshëm në jetën e tyre e që duan të japin kontribut, ndërsa një tjetër rrezik është që i shtyn zyrtarët ‘shkelës të ligjit’ drejt fshehjes së konfliktit të interesit”.

Pasi të konsultohet me të gjitha grupet e interesit, projektligji do të jetë një nga prioritetet e legjislaturës së re të Kuvendit në muajin shtator.

Drafti i projektligjit “Për parandalimin e Konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” përcakton se konflikti i interesit duhet të deklarohet 30 ditë nga data e fillimit të detyrës pranë ILDKPKI.

Ai vendos kufizimet për zyrtarët e lartë, që nga deputeti, Kryeministri, të zgjedhurit vendorë apo njerëzit e drejtësisë, të cilët me marrjen e detyrës nuk mund të jenë drejtues ose anëtarë të organeve drejtuese të organizatave jofitimprurëse, të ushtrojnë̈ veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e tregtarit, shoqërisë tregtare, apo të çdo forme tjetër.

Po ashtu ata nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare të çdo forme etj, si dhe përcakton vlerat e gjobave me të cilat zyrtarët do të përballen në rast të shkeljes së këtij ligji.

/m.m/j.p/

The post “Antikorrupsioni” diskuton draftin për konfliktin e interesit, Xhafaj: Rekomandim nga BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet grupkapitulli i fundit BE-Shqipëri

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Shqipëria po shkon drejt përmbylljes së hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave me BE-në.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi sot Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Ky zhvillim i rëndësishëm i hap rrugën organizimit të Konferencës Ndërqeveritare në muajt në vijim, duke përmbyllur hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave për Shqipërinë.

Ky vendim konfirmon vlerësimin e BE-së për përgatitjen teknike, institucionale dhe ekonomike të Shqipërisë, si dhe angazhimin e saj ndaj perspektivës evropiane.

Rëndësia e Grupkapitullit 5 është thelbësor për ekonominë shqiptare, pasi përfshin fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm, mbështetjen e fermerëve dhe peshkatarëve, dhe sigurinë ushqimore.

Grupkapitulli 5 përbëhet nga 5 kapituj: Kapitulli 11 (Bujqësia dhe Zhvillimi Rural); Kapitulli 12 (Siguria Ushqimore, Politika Veterinare dhe Fitosanitare); Kapitulli 13 (Peshkimi); Kapitulli 22 (Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore) dhe
Kapitulli 33 (Dispozitat financiare dhe buxhetore).

Negociatat e këtij Grupkapitulli do të nxisin reforma për modernizimin e bujqësisë, përmirësimin e standardeve të prodhimit ushqimor dhe forcimin e politikave të kohezionit.

Shqipëria synon të hapë të gjithë kapitujt e negociatave gjatë vitit 2025 dhe të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, me synimin për t’u anëtarësuar në BE deri në vitin 2030.

/m.m/j.p/

The post Hapet grupkapitulli i fundit BE-Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

e-SPAK e-albania e-agasi e-rama

By: Ela
23 July 2025 at 15:28

Nga Basir Çollaku Duket se vetëm këto 4-E janë në qarkullim natyrisht të lidhura me të fundit. Me marrjen të pandehur zyrtarisht të Erion Veliajt dje e-Spak duhet të kishte shkuar më tej se një formalitet ptocedurial. Mundej të kërkonte ndërprerjen e ligjshkeljes nga e-rama ku i pandehuri në një lloj amnistie të re qëndron […]

The post e-SPAK e-albania e-agasi e-rama appeared first on BoldNews.al.

Ndërtonin pa leje dhe ndotën lumin Zhullima, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

By: Ela
23 July 2025 at 15:23

Policia e Tiranës ka goditur një rast të krimeve mjedisore në zonën e fshatit Mushqeta, pranë lumit Zhullima, ku një objekt po ndërtohej pa leje dhe ishin hedhur inerte që ndotnin mjedisin dhe pengonin rrjedhën natyrore të lumit. Në pranga u vu S. Ç., 52 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi […]

The post Ndërtonin pa leje dhe ndotën lumin Zhullima, arrestohet një person, një tjetër në kërkim appeared first on BoldNews.al.

KQZ ndan mandatet e 11 majit për qarkun e Tiranës

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ndau sot  37 mandatet e qarkut të Tiranës, sipas tabelës së rezultateve zgjedhore të 11 majit.

Bazuar në rezultatin zgjedhor të 11 majit, 19 mandate janë për Partinë Socialiste, 13 për Partinë Demokratike, 2 për “Mundësia”, 1 për Partinë Socialdemokrate, 1 për “Lëvizjen Bashkë” dhe 1 për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Më poshtë lista e plotë emërore e shpërndarjes së mandateve në Tiranë:

PS: 19 mandate
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj

Nga lista e hapur:
Blendi Gonxhja
Erion Braçe
Ervin Hoxha
Fatmir Xhafaj
Ornaldo Rakipi
Anila Denaj
Olta Xhaçka

PD: 13 mandate
Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Tedi Blushi
Jozefina Topalli
Fatmir Mediu
Edi Paloka
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Klevis Balliu
Besart Xhaferi

Nga lista e hapur: Jorida Tabaku

Partia Mundësia: 2 mandate
Agron Shehaj
Erald Kapri

Lëvizja Bashkë: 1 mandat

Redi Muçi

PSD: 1 mandat

Tedi Mula

Nisma Shqipëria bëhet: 1 mandat

Kleana Xhuveli

/m.m/j.p/

The post KQZ ndan mandatet e 11 majit për qarkun e Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konsultime për draftprojektligjin e financimit të partive politike, Xhafaj: Duhet të ruajmë standardet më të mira

TIRANË, 23 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj vlerësoi sot rëndësinë e hartimit të një drafti lidhur me çështjen e financimit të partive politike.

Gjatë një tryeze konsultimi të draftit paraprak të projektligjit “Për financimin e partive politike”, Xhafaj tha se kjo mbetet një çështje tejet e rëndësishme pasi lidhet me shtyllën antikorrupsion dhe është përcaktuar si prioritet në Planin e Veprimit.

Kjo, sipas tij, përkon njëkohësisht edhe me disa detyrime që ka Shqipëria në kuadrin e procesit të negociatave.

“Ky draft është kusht i përcaktuar nga BE, që do të duhet të jetë në listën e projekt-akteve që janë detyrim i shtetit shqiptar për t’u hartuar dhe miratuar”, tha Xhafaj, ndërsa pranoi se kjo është një vendimmarrje e vështirë.

Xhafaj nënvizoi se ky është një projekt shumë i vështirë, edhe për shkak se eksperienca është minimaliste dhe interesat në këtë aspekt janë shumë të forta.

“Këtu subjekte të drejtpërdrejta janë partitë politike. Por edhe për shkak të disa praktikave jo të shëndetshme që mendohen ose perceptohen që janë të pranishme sidomos kur bëhet fjalë për financimin e fushatave zgjedhore. Por ne nuk duam ta shohim çështjen e financimit vetëm në aspektin zgjedhor, por duam ta shohim shumë më gjerë”, shtoi Xhafaj.

Dilema, sipas tij, ka të bëjë me faktin nëse do të duhet të bëhen ndryshime në kuadrin ligjor ekzistues që ka vendi, apo të bëhet një ligj i ri që është i dedikuar vetëm për financimin e partive politike.

“Natyrisht edhe ne kemi këndvështrimet tona të cilat janë të diskutueshme, të debatueshme dhe kjo është arsyeja kryesore që ne kërkuam të kemi këtë tryezë sot për të tërhequr mendime nga ky auditor dhe në vijimësi edhe nga ekspertët ndërkombëtarë”, tha Xhafaj.

Sipas tij, “Bashkimi Europian ja ka deleguar Këshillit të Europës përgjegjësinë për të na asistuar edhe për shkak të eksperiencës të dedikuar dhe ekspertizës shumë të mirë që ka Këshilli i Europës në në këtë fushë”.

“Ndaj do të duhet të hartojmë një draft paraprak për ta parë me këtë ekspertizë. Ne do shohim se cila është më e përshtatshme, një ligj i posaçëm, i dedikuar për këtë çështje apo një amendim i legjislacionit ekzistues. Pasi të kemi zgjidhur këtë vendimmarrje do të kalojmë në hartimin e draftit. Më e rëndësishmja është të bëjmë diçka me standardet më të mira”, shtoi ai.

/m.m/j.p/

The post Konsultime për draftprojektligjin e financimit të partive politike, Xhafaj: Duhet të ruajmë standardet më të mira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Bëj s*ks me politikanë dhe klientë VIP, paguajnë dyfishin”, rrëfehet transgjinorja shqiptare/ VIDEO

By: Ela
23 July 2025 at 13:58

Rebeka, transgjinorja që ushtron profesionin e eskortës prej disa vitesh, në një rrëfim për “Panorama.al” ka treguar për jetën e saj, klientët VIP e politikanë, si edhe dëshirën për të kryer transformimin nga djalë në vajzë, një operacion që kushton mbi 20 mijë euro për heqjen e organit gjenital. “Rebeka” ka rrëfyer se kryer marrëdhënie […]

The post “Bëj s*ks me politikanë dhe klientë VIP, paguajnë dyfishin”, rrëfehet transgjinorja shqiptare/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Korçë, plagosen çifti i bashkëshortëve dhe një këmbësore

By: Ela
23 July 2025 at 13:35

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur shoferi dhe pasagjerja të cilët janë çift bashkëshortësh. Ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur e […]

The post Aksident në Korçë, plagosen çifti i bashkëshortëve dhe një këmbësore appeared first on BoldNews.al.

❌
❌