Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Zjarret, Vengu: Kemi blerë dy avionë, po trajnojmë ekipin e pilotëve

13 August 2025 at 20:40

TIRANË, 13 gusht/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri të ditur sot se Shqipëria ka blerë dy avionë që do të shërbejnë për menaxhimin e situatave që krijohen nga zjarret në vend, ndërkohë po trajnohet edhe ekipi i pilotëve që do të veprojnë në të tilla raste.

Në një prononcim për mediet nga Delvina, Vengu informoi mbi situatën aktuale të zjarreve në vend, ndërsa u ndal tek investimet e parashikuara nga qeveria për forcimin e kapaciteteve operacionale.

“Avionët janë blerë, ka një procedurë standarde se si bëhen këto investime dhe procedura po zbatohet. Avionët duhet të prodhohen që të vijnë në Shqipëri. Është një proces që merr kohë. Ne po kërkojmë të prodhohen sa më shpejt. Jemi në këto kushte, i keni shifrat në Thesarin e Shtetit. Nuk kemi bërë disbursimin sepse nuk kemi lidhur kontratë. Kjo ka të bëjë me planin e investimeve të qeverisë shqiptare”, shtoi ai për mediet.

Ndërkohë, Vengu theksoi se ajo që duhet të realizohet me shpejtësi është formimi i pilotëve të këtyre mjeteve.

“Nga viti 2007 Shqipëria nuk ka pilotë avionësh. Ky është realiteti që duam të transformojmë. Prandaj kemi hapur edhe një shkollë aviacioni, që pritet të fillojë të operojë në qershor 2026 në Vlorë”, shtoi ai.

Duke folur për operacionet nga ajri, ministri bëri të ditur se në datën 15 gusht bëhen dy muaj që kur helikopterët janë ngritur për të menaxhuar kriza në mbarë vendin.

“Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore të dedikuara”, shtoi ai, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e marrë nga vendet partnere në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Europiane.

Duke folur për investimet në menaxhimin e krizave, Vengu veçoi ngritjen e katër qendrave rajonale të Mbrojtjes Civile.

“Ajo që ne kemi përgatitur si pjesë e programit qeverisës Shqipëria 2030 ka të bëjë me një element të ri, me faktin se ne duhet të kemi qendra rajonale që të menaxhojnë elementët zjarrfikës në zonat pyjore dhe malore. Forca të dedikuara, të specializuara. Fatmirësisht jemi në kushte që të mund të rindërtojmë flotën kombëtare të tokës, dhe të vijojmë të investojmë në flotën ajrore. Këto qendra do të shërbejnë për të dislokuar helikopterë dhe për t’i furnizuar po ashtu”, shtoi ai.

/a.f/r.e/

The post Zjarret, Vengu: Kemi blerë dy avionë, po trajnojmë ekipin e pilotëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret. Ministri Hoxha: Janë shtuar zjarrvëniet e qëllimshme

By: redi
13 August 2025 at 19:30

Situata me zjarret në Delvinë është ende shumë e rrezikshme. Nga aty ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se qeveria është duke blerë dy avionë që në të ardhme të ketë mundësi të përballojë më mirë situata të ngjashme. Vengu vlerësoi Mekanizmin Evropian, që këtë herë ka sjellë avionë dhe helikopterë për të ndihmuar Shqipërinë edhe kur në vende e tyre ka pasur problematike të ngjashme.

Source

Threads ka 400 milionë përdorues

13 August 2025 at 18:30

Aplikacioni Threads i Metës tani mund të krenohet me mbi 400 milionë përdorues aktivë në muaj, ka konfirmuar drejtuesi i Instagramit, Adam Mosseri.

Në një postim që shënonte këtë sukses, Mosseri u ndal te rrugëtimi dyvjeçar nga “një ide e çmendur për të konkurruar me Twitter-in” deri te një platformë që synon një bisedë të hapur dhe të civilizuar.

Threads u lançua në korrik të vitit 2023 dhe arriti 100 milionë përdorues brenda vetëm pesë ditësh. Angazhimi i hershëm ra shpejt, por aplikacioni u rikuperua me një rritje të qëndrueshme. Deri në mesin e vitit 2024 arriti në 175 milionë përdorues, 300 milionë në dhjetor dhe 350 milionë në prill.

Megjithëse mbresëlënëse, Threads ende mbetet pas X (ish-Twitter), i cili ka rreth 650 milionë përdorues aktivë në muaj. Ky hendek është ngushtuar falë integrimit me Instagramin, që u mundëson përdoruesve të importojnë lehtësisht ndjekësit e tyre.

Kundërthëniet e X-it nën drejtimin e Elon Musk, nga funksionet me pagesë deri te moderimi më i lehtë, i kanë shtyrë disa përdorues të kërkojnë alternativa. Threads është mbështetur në këtë duke u prezantuar si një alternativë më e qetë, megjithëse kritikët thonë se ende i mungon një identitet i qartë, duke paralajmëruar se rrezikon të shihet thjesht si një “Instagram me tekst”.

Ndërkohë, Bluesky, i mbështetur nga bashkë-themeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey, promovon decentralizimin dhe kontrollin e përdoruesit – ka një bazë shumë më të vogël, por në rritje, me rreth 10 milionë përdorues. Edhe Mastodon dhe platforma të tjera vazhdojnë të tërheqin përdorues. /Telegrafi/

The post Threads ka 400 milionë përdorues appeared first on Telegrafi.

Shqipëria mes flakëve të zjarrit

13 August 2025 at 16:27

Shqipëria është përfshirë nga zjarre të mëdha ditët e fundit. Situata paraqitet e vështirë në disa zona ku janë urdhëruar shpërngulje teksa të paktën një person ka humbur jetën.

Zjarret dolën nga kontrolli në Gramsh pasditen e së martës dhe po kështu ditën e sotme duke nxitur autoritetet të largonin banorët e tetë fshatrave: Nartë, Skënderbegas, Kullolas, Bletëz, Menkollarë, Ërmenj, Harunas dhe Zenelas.

Në mbrëmje situata u bë kritike edhe në Delvinë, ku u urdhërua gjithashtu largimi i banorëve. Njësoj, në Poliçan u urdhëruan edhe banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, pesë helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, tre në Gramsh, dy në Delvinë.

Ministria e Mbrojtjes raportoi të mërkurën për 10 mijë forca në terren duke u përballur me 24 vatra aktive zjarresh të 24 orëve të fundit.

Shqipëria në flakë

Temperaturat e larta dhe thatësia e gjatë e kësaj vere ka ndihmuar në përhapjen e zjarreve, ku në disa raste ato kanë qenë edhe të qëllimshme.

Vatrat e para u raportuan më 12 qershor në Qeparo, pasuar nga mali i Krastës më 18 qershor.

Vetëm gjatë atij muaji, sipas ministrisë së Mbrotjjes pati 134 raportime zjarresh në të gjithë vendin: Tiranë, Durrës, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Në korrik, numri u trefishua në 373 dhe prirja e lartë e zjarreve vijoi edhe gjatë muajit gusht, favorizuar edhe nga temperatura ekstreme mbi 40 gradë celsius.

Deri të mërkurën, 13 gusht, situata u cilësua kritike me rreth 210 vatra zjarri, ndërsa pati edhe një viktimë në fshatin Skënderbegas, ku zjarri dogji edhe shtëpi.

Ministri i Brendshmëm Ervin Hoxha deklaroi se gjatë muajit gusht ka pasur 59 zjarre të mëdha dhe 961 të vogla.

Kodi Penal në fuqi, përkatësisht neni 206/a parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale.

Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg”, thuhet në Kodin Penal.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në vitin 2025, deri më tani policia ka proceduar 120 persona për zjarrvënie të qëllimshme dhe ka arrestuar vetëm 21 persona.

Shqipëria pa kapacitete për parandalimin e zjarreve

“Janë rreth 10 mijë forca të angazhuara në terren”, u shpreh Ministri i Brendshëm Hoxha të martën nga Gramshi, ndërsa ishte në ndjekje të situatës së renduar nga zjarret.

Përpos premtimeve për të zgjeruar kapacitete për emergjencat civile, Shqipëria nuk ka në dispozicion avionë për fikjen e zjarreve. Në terren janë vetëm zjarrfikësit dhe skuadrat e emergjencës, të cilat vuajnë nga mungesa e mjeteve dhe veshjeve të duhura.

Edhe këtë vit, Shqipëria është mbështetur në Mekanizmin Evropian, duke marrë ndihmë përmes avionëve “Canadair”, të posaçëm për fikjen e zjarreve.

Ky shqetësim është përcjellë edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një komunikimi në rrjetin social Twitter e relativizoi situatën me vendet e tjera fqinje.

“Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, […] i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se çdo vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?”, u shpreh Kryeministri në Twitter.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

Në fshatrat e Gramshit, të cilat u përfshinë nga flakët janë djegur rreth 40 banesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka edhe në kullota dhe fonde pyjore.

Sipas legjislacionit shqiptar ka dy raste kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme: kur kemi cenim të rendit publik dhe kur kemi emergjence civile në territore të caktuara.

Edhe pse vendi ynë ka përjetuar situata të vështira për shkak të situatave që lidhen me zjarret apo përmbytjet, asnjëherë qeveria nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Shpallja e saj do të aktivizonte të gjitha strukturat shtetërore dhe mund të kërkonte rishikim të buxhetit.

Përvoja e përmbytjeve në Shkodër tregon se mungesa e shpalljes pengon dëmshpërblimin e qytetarëve.

Në një situatë të ngjashme me zjarret, ku dëmet dhe pasojat janë të rënda për qytetarët që gjithçka kanë është shtëpia dhe bagëtia, mosbesimi se do të dëmshpërblehen qëndron aty.

The post Shqipëria mes flakëve të zjarrit appeared first on Citizens.al.

Situata e zjarreve, Rama: Kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Shqipëria prej dy ditësh po përballet me zjarre intensive në disa zona të vendit, ndërkohë që situata po vihet nën kontroll falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe shuarjes së tyre nga ajri me avionë.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale iu përgjigj debateve në medie lidhur me blerjen e avionëve zjarrfikës nga qeveria.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por…”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!”

“Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës;  helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë pa diskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët”, tha Rama.

/k.s/j.p/

The post Situata e zjarreve, Rama: Kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

By: el da
13 August 2025 at 10:43

Nga Eduard Zaloshnja

Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë, sasia e karburantit të zhdoganuar është rritur vetëm 30%…

Mesatarisht një automjet aktiv më 2005 konsumoi rreth 1450 litra karburant në vit. Ndërsa sot sasia e karburantit të konsumuar mesatarisht nga një automjet aktiv është përtej përgjysmuar – ka zbritur në rreth 630 litra karburant në vit (630 milionë litra të zhdoganuara janë konsumuar nga 1 milion automjete aktive).

Në qoftë se të dhënat zyrtare janë të sakta dhe nuk ka patur evazion fiskal në dogana, i bie që ose është dyfishuar efikasiteti i përdorimit të karburantit, ose janë përgjysmuar kilometrat e përshkuara  mesatarisht nga çdo automjet.

Në fakt, të dyja këto hipoteza nuk qendrojnë.

Së pari, është e vërtetë që përmirsimet në cilësinë e karburantit dhe në cilësinë e automjeteve sjellin rritje të efikasitetit në konsumin e karburantit. Por edhe vendet më të përparuara nuk kanë arritur të kenë rritje të efikasitetit më shumë se 10% përgjatë dy dekadave. Ndërsa ne e paskemi dyfishuar efikasitetin e përdorimit të karburantit brenda dy dekadave!!!

Së dyti, kilometrat e përshkuara mesatarisht nga një automjet aktiv nuk kanë si të jenë përgjysmuar, krahasuar me vitin 2005. Gjatë kësaj kohe janë shtuar dhe përmirësur ndjeshëm rrugët në mbarë Shqipërinë, e si rrjedhim janë shtuar ndjeshëm udhëtimet turistike brenda vendit si në verë edhe në dimër (numri i dhomave të hoteleve është trefishuar në gjithë vendin).

Krahasuar me 2005-ën, automjetet mund të kenë përshkuar mesatarisht më shumë kilometra, e jo t’i kenë përgjysmuar ato…

Analiza e mësipërme na çon tek shtegu më i mundshëm: evazoioni fiskal në dogana.

Për të furnizuar 1 milion automjetet aktive nevojitet shumë më tepër karburant se sa zhdoganohet. Se sa më tepër nuk mund të matet me saktësi, sepse duhen të dhëna të hollësishme mbi markat dhe vjetërsinë e automjeteve, si dhe mbi kilometrat e përshkuara nga to./kb

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

By: el da
13 August 2025 at 09:00

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më shumë një sfidë e vështirë. Beteja me zjarret nuk fitohet në gusht. Sado heronj t’i kemi zjarrfikësit – të cilët në fakt i kemi të patrajnuar dhe të papajisur me mjetet e duhura – sado avionë apo helikopterë të marrim, nuk do t’ia dalim dot. Beteja me zjarrin duhet të kthehet jo vetëm në kulturë kombëtare, por edhe në strategji kombëtare.

Së pari, Shqipëria duhet të shikojë urgjent mundësinë e një investimi të madh për t’i bërë malet e saj të përshkueshme me rrugë emergjence. Nuk po them rrugë të asfaltuara apo të shtruara për vetura, por rrugë emergjence të gjera që përshkruajnë, sipas një studimi antizjarr, linjat ku duhet të bllokohet zjarri sa herë që bie. Malet shqiptare janë ndër më të papërshkueshmet në Evropë. Malet e jugut janë thuajse pa asnjë rrugë, ndërsa malet e veriut kanë patur dikur disa rrugë të ndërtuara nga industria minerare, të cilat me siguri janë degraduar, por gjurma ekziston. Këto rrugë duhen rivitalizuar urgjentisht, ndërsa në jug duhet një projekt profesional për ndërtimin e rrugëve që përshkruajnë faqet e maleve. Rrugë të thjeshta, të hapura me eskavatorë, që shërbejnë si brez antizjarr dhe si pritë ku zjarrfikëset mund t’i dalin përballë zjarrit.

Së dyti, në çdo fshat dhe qytet, ashtu siç ka qenë në kohën e komunizmit, duhet të rikthehet i famshmi “brez i zjarrit” – një brez i qethur pa bimësi dhe i prekshëm nga mjetet dhe njerëzit që ndajnë qendrat e banuara nga pylli. Kjo nuk do shumë investim. Thjesht e kemi harruar që e kemi patur në çdo fshat dhe qytet. Ka qytete ku ende mund të shihen gjurmët e këtij brezi, sidomos në ato të braktisurat e pashfrytëzuara për ndërtime. Mos prisni ta shihni në Vlorë, Durrës apo Sarandë, por në Delvinë apo Rrogozhinë mund ta gjeni diku.

Nga ana tjetër, duhet një strategji e qartë e burimeve hidrike në funksion të zjarreve, dhe duhen ndërtuar rezervuarë e liqene aty ku ka mundësi, në faqet e maleve. Tani e tutje, beteja me zjarret do të jetë e përvitshme dhe gjithnjë e më e egër. Është lufta e re e njeriut me natyrën në shekullin XXI, dhe nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Sado piromanë të kemi, ka edhe plot arsye të tjera pse do kemi zjarre, ndaj të mos fokusohemi vetëm tek dënimet, por edhe tek parandalimi.

Së treti, kultura antizjarr duhet futur në çdo shkollë, në çdo institucion shtetëror, në çdo leje ndërtimi dhe planifikim urban të çdo fshati, qyteti apo zone turistike. Në një vend ku jepen leje për kulla, aq më tepër duhet të ketë një studim për efektet e zjarrit në to – sepse tek ne mund të rezultojë fatale, me zjarrfikëset e prishura që kemi. Pra, beteja kryesore është beteja e infrastrukturës kundër zjarrit.

Pastaj vjen beteja tjetër – ajo e luftës me zjarrin vetë. Kjo është më e njohura dhe më e thjeshta, vetëm se do shumë para. Shqipëria ka nevojë të kontraktojë një flotë zjarrfikësesh nga ajri dhe të shtojë në mënyrë urgjente flotën e zjarrfikësve tokësorë, që mund ta menaxhojnë vetëm nëse arrijmë të ndërtojmë atë që thashë më sipër: rrjetin e përshkueshëm të maleve me rrugë emergjence, sipas një studimi profesional të bllokimit të zjarrit.

Shtimi maksimal i zjarrfikësve në tokë dhe blerja e orëve të fluturimit të avionëve zjarrfikës dhe helikopterëve është një kosto e lartë, por e domosdoshme. Pasi të kemi ndërtuar infrastrukturën kundër zjarrit dhe mjetet kundër zjarrit, atëherë duhet të fokusohemi tek dënimet ligjore për zjarrin. Këtu policia duhet t’u kthehet metodave të survejimit dhe identifikimit në terren të personave problematikë – piromanë, barinj të papërgjegjshëm që mendojnë se duke djegur kullotat shpëtojnë delet (ndërkohë që djegin delet dhe fshatin), si dhe zjarrvënës të qëllimshëm që shpesh frymëzohen nga politika.

Por kjo është e fundit që duhet të bëjmë. Para kësaj, na duhet të ndërtojmë një infrastrukturë të tërë kundër zjarreve, një flotë të fuqishme për t’i fikur dhe pastaj një legjislacion e rrjet policor kundër piromanëve, që mezi presin të kënaqen duke parë si përpijnë flakët Shqipërinë./kb

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

By: el da
13 August 2025 at 08:32

Nga Ermal Mulosmani

Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por, gjithsesi, janë të menaxhueshme nga pikëpamja e riskut financiar.

Në një botë normale kapitaliste, zjarret masive të pyjeve dhe shtëpive duhej të tmerronin më së shumti Kompanitë e Sigurimeve.

Është vendi këtu për ta përmendur: Siguracioni modern ka lindur si mënyrë për të përballuar Zjarrin e Madh të Londrës të vitit 1666. Aty u dogjën 13.000 shtëpi dhe ishte një katastrofë e përmasave të papara.

Ajo ngjarje e tmerrshme i bëri njerëzit të reflektonin dhe të krijonin një fond sigurimesh. Rreth 5,000 shtëpi u siguruan fillimisht dhe kjo shifër erdhi çdo vit në rritje.

Në botën e sotme perëndimore një shtëpi e pasiguruar është një çmenduri.
Në atë botë katastrofat natyrore janë më së shumti katastrofa financiare të Kompanive të Sigurimeve.
Kur ndodhi tërmeti i vitit 2019, ato pak shtëpi që ishin të siguruara, ishin të parat fare që u rimbursuan.

50 milionë Euro u paguan brenda vitit te pronarët e atyre shtëpiave. Pjesa më e madhe e tyre u paguan nga risigurimet- pra nga sigurimet që kompanitë shqiptare kishin bërë për klientët e tyre në Kompanitë më të mëdhaja ndërkombëtare. Sepse asnjë Kompani nacionale nuk ka kapacitetin për të përballuar dëmtime kaq të mëdhaja. Prandaj, edhe ato sigurojnë veten e tyre.

E njëjta gjë do të ndodhte edhe me zjarret. Nëse Bashkitë do të kishin siguruar zonat kadastrale, pyjet, nëse banorët do të siguronin shtëpitë nga zjarri, sot Kompanitë e Sigurimeve do të ishin të vetmet që do paguanin. Njerëzit as do të thonin “faleminderit” sepse ata do të merrnin shpërblimin e largpamësisë së tyre.

Ndërsa tani të gjithë sytë janë nga shteti. Si gjithmonë, ata duhet të na rindërtojnë shtëpitë, të na japin ushqim, të na strehojnë deri sa të bëhet shtëpitë. Mundësisht edhe të na japin ndonjë para për tronditjen që pësuam.

Përsa kohë do të vazhdojë kjo logjikë, do të vazhdojnë zjarrvëniet e qëllimshme dhe masive. Pasuria e shtetit trajtohet si e askujt.

Ah, nëse rreziku do të shkonte te Sigurimet, atëherë do të ishin ato të interesuara për ruajtjen e pyjeve. Sepse do paguanin për to.

Ky ishte fillimi i një logjike tjetër. Por….

Cuca me nishana

By: el da
13 August 2025 at 08:30

Nga Edison Ypi

Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza, mbush bucela, prashit nëpër ara, asnjë djalë katundi nuk i del përpara, sytë i ka me shkëndia.

Kështu thotë kënga për Cucën e Radomirës të kohës së Kooperativës, kur lumjani kafshonte shkëmbin dhe pula hante gurë.

Kush e di sa ka përparuar sot Radomira prej kohës së cucës me nishana, tashmë kur kooperativa nuk ekziston, kooperativisti është i lirë, buka, bulmeti, mishi, zarzavatet, janë me bollëk, dhe bio.

Nga Bulqiza te Ura e Cerenecit, Rruga e Arbërit shkon përgjatë një lugine të gjerë.

Në të majtë, rrëzë malit, fshatra strukur nëpër gryka si në përralla.

Në të djathtë, përroin e luginës e ndjek harlisja, hazdisja, çartallosja e blertë më mahnitës në botë.

Nga Ura e Cerenecit mundesh me u nis në tre drejtime, njëri më mahnitës se tjetri:

Djathtas, në Librazhd përmes panoramave frymëndalëse të Martaneshit, Fushë-Studës, Parkut Kombëtar të Shebenikut.

Majtas, rruga e vjetër për Peshkopi duke kaluar nga Shupenza. Ëmbëlsira në fund. Këtë rrugë do ta bëj në kthim.


Drejt, nga Ura e Cerenecit deri ku kthen rruga për Bllatë, pak para Maqellarës, është rruga e re me ta heq trurin e kokës. Mjaltë e qumësht e tëra. Disa kilometra, asnjë kthesë. Spango e tendosur. Në njërin krah e tërheq një dibran i Zerqanit. Në tjetrin, një i Maqellarës. Një mrekulli autostradale në të dy anët. Si e pikturuar, si pamje që i ke parë nëpër filma. Fusha, fshatra, ara të mbjella, gjelbërim, përrenj. Kur ke dalë në Maqellarë, revoltohesh, rebelohesh pse mbaroi, pse kaq e shkurtër, a isha në ëndërr?

Peshkopia tashmë është një qytet i pastër, i rregullt, i vetmjaftueshëm, qytet i mirëmbajtur nga dibranët nikoqirë me nam. Veç t’i hedhësh një sy. Rregull, pastërti, seriozitet. I ka kaluar në çdo pikëpamje qytetet e tjera të kësaj madhësie knejna dhe anejna kufirit.

Drejt Kuksit panoramat bëhen lot-ndjellëse. Aq të bukura, aq sublime, aq sugjestive sa po i pe gjatë, ose po ndale për të bërë foto, të lagen sytë.

Parakalojnë me radhë:

Nga e majta, Muhurri. Këmbët rrëzë malit sapo kalon lumin. Koka nja 30 kilometra më tutje mbi Qaf-Muhurr afër Matit. Pastaj ushtria e maleve, regjimentet e shkëmbinjve, repartet e luginave, kuadratet e pyjeve, të gjitha drejt Lurës së bukur, me të cilën të gjithë dashurohen me shikim të parë, të cilës, të gjithë, sapo e shohin, nuk e përshëndesin mirdita apo mbrëma. As nuk e pyesin, a bëre boll qejf, a fjete rehat mbrëmë me Thethin a Korabin, me Tomorrin apo Gramozin. Cili ishte më interesanti ? por pa pik turpi i ulurasin: I love you Lura.

Nga e djathta, Sohodoll, Kastriot, Shumbat, Sllovë, Vleshë, etj. Pas pak duhet me u kthy djathtas për ku jam nisë.

Te e bukura, e freskëta, kufitarja, Radomirë.

Prej ku mbaron asfalti i Radomirës, të gjitha shtigjet të çojnë në Korab. Te shtigjet ku më parë kalonin vetëm kufitarët me çizme dhe qen me zinxhir, sot ngjiten me litarë dhe ganxha turista dhe alpinista.

Hap sa të duash harta, çfleto atlasa, guida, shih dokumentarë, filma, po deshe shih dhe ëndrra. Kurrkund në botë s’ke me pa male më thepisje shkëmbore që grisin qiellin, më të egra, më të hazdisura, më të çartallosura se ato të Korabit.

Radomira është një vend aq i bukur sa nuk mund të rrëfehet. Në Radomirë fjala s’del, fjala ngec, gjuha trashet, syri zmadhohet, këmbët ngadalësohen, busulla hallakatet, laptopi dhe celulari heshtin, bëhen të tepërt, të panevojshëm, duhet me i hedh në përrua, me i shkel me këmbë, ose me i përplas pas shkëmbit.

Radomira ka shumë shtëpi të ndrequra ose të reja, por pak, fare pak banorë. Ata pak që kanë mbetur, rrinë nëpër veranda ulur nëpër shezlonga me kurriz nga Korabi, sytë kah lugina duke pritur të fermentohet whiskey.

Për Cuca me ose pa nishana, s’bëhet fjalë. Por Poeti nuk rren. Shqiptarët dhe shqiptaret me nishana, ose quka, vijnë nga shkartisja shekullore e bullgarëve sllavë kontinentalë me shqiptarët mesdhetarë. E provon fakti se pothuaj të gjithë janë nga Dibra në Pogradec. Një Cucë me nishana, në Radomirë është më se e mundshme.

Lumjanët e Radomirës nuk janë si mirditorët, lezhjanët, shkodranët, që nisin me folë e s’dinë me ndalë. Lumjanët flasin pak, ose aspak. Gojët e lumjanëve janë si kasaforta me xhevahire brenda që çelësat ua kanë hedhur në det.

I pyet për diçka. Nuk përgjigjen. Stepen. Bishtnojnë. Nisin e mendojnë si duhet të përgjigjen. Çfarë s’duhet të thonë, e çfarë duhet të thonë, e si duhet ta thonë.

Megjithatë, nëse u drejtohesh si duhet, edhe kasafortat e shurdhëta me çelsa në fund të detit nisin e flasin.

– Posta e Kufirit ishte në mes të fshatit. Ajo shtëpia me gurë në mes të arës me misra. Ajo shtëpia si U. Si U-ja e prangave që ua vinin shqiptarëve që deshën me ikë, se ata matanë s’erdhën kurrë në këtë anë. Kjo ishte posta e madhe, posta kryesore. Përgjatë kufirit kishte posta më të vogla, posta bijëza, me kalashnikova, fisheku në gojë, me tel me gjëmba, me qen, me kazan groshe, me të gjitha. Ne lumjanët jemi punëtorë të mëdhenj. “Dru me pre”, ata me sharrë e sëpatë në sup, ishin lumjanë. Na çonin me bë lloj-lloj punësh nëpër krahina të tjera. Sidomos me hapur rrugë të reja. Parrulla jonë ishte: “Bukë e kripë e grosh e kep”, pra na jep bukë e kripë e grosh, t’i bëjmë shkëmbinjtë thërrime. Por tani kemi ikur. Na ke në Bathore dhe në Londër. E kam zaptuar një copë tokë në Tiranë në ’92-shin. Ende s’kam ndërtuar mbi atë tokë. Kam vënë një tabelë “Tokë e Xanun”. Me ardh një tiranas, një skraparlli, apo një lab me zaptu një copë truall në Radomirë, lumjani vjen për gjithë natën nga Edinburgu dhe ta pret fytin me thikën e bukës. Dikë që erdhi nga Tirana për me u arratis, e kuzhinieri i postës majë Korabit, një mallakastriot nga fshari Kremenar, i cili, pasi pa bluzën e bardhë dhe dyshemenë mbytur me gjak shqiptar, bërtiti, uluriti, vajti volli. Donin t’i jepnin 15 ditë leje shpërblim për vrasjen. Nuk mundën. Iku nga fiqiri. E mbyllën në çmendinën e Vlorës, si më afër familjes. Ushtari ose oficeri i kufirit që e dashuroi Cucën me nishana dhe ngriti këngën e famshme ishte një kolonjar nga Rehova. Një tip e kundërta jote. Ti kolonjar që ke dashur gjithë jetën të arratisesh. Ai kolonjar që ka dash gjithë jetën me të vra. Poeti vrasës, dashuruesi i Cucës me nishana, në një moment asocimi absurd idesh, nishanat mbi faqet e cucës i janë dukur nishana mbi surratin tënd që deshe të arratiseshe në botën perëndimore të degjenerimit, molepsjes, të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Dhe një rrugë e dy punë. Dashuroi cucën, dhe të vrau ty me aq plumba në surrat sa cuca kishte nishana në faqe. Ju duk emocionuese, ekzaltuese, artistike, poetike. Dhe shkroi e pavdekësoi makabritetin në një këngë me cucë, nishana, korrje gruri, flokë kaçurrela, shtiza, bucela, sy me shkëndia, e të tjera e të tjera. A po jam i qartë?

Po je i qartë e i kthjellët si uji i përroit të Radomirës, dhe i bardhë si bora e Korabit. Halli se çunat dhe cucat lumjane kanë ndërruar Parajsën e Lumës me mish e qumësht bio, faqet me nishana, me ferrin e metropoleve me lavazhe, llaç e tulla, shtëpi bari, fytyra të zbehta si lugata.

S’e zgjata. Me përmend kufirin në Radomirë, si me kujtu varrin në shtëpinë e të vrarit.

Kështu përfundoi ky udhëtim i paharrueshëm në një vend kreshnikësh. Ku, përtej shkaqeve, arsyetimeve, justifikimeve, serbi i vrau, bullgari u la emrin e katundit, turku u ndërroi besimin, Mbreti s’i kishte në asnjë tefter, Partia e Punës i fukarallepsi, i armiqësoi, i degjeneroi, i pështyu në fytyrë, i pshurri mbi kokë, i la pa Fe e pa Atdhe, dhe kreshnikët ikën nga sytë këmbët.

Kthimi nga Shupenza ishte i shijshëm si fshirja me një çapë buke e një pjate që sapo e zbraze në një gosti mbretërore./kb

 

Yesterday — 12 August 2025Main stream

Ky iPhone i rremë në fakt funksionon me Android

12 August 2025 at 18:30

Sot nuk është e vështirë të gjenden telefona të rremë që imitojnë markat e njohura.

Megjithatë, ky shembull është i veçantë. Sonny Dickson ka ndarë fotografi të një kloni të supozuar të iPhone 17 Pro, i cili përdor një version të Android-it të modifikuar për të ngjarë me softuerin e iPhone.

Me shumë gjasë, bëhet fjalë për një version të vjetër të softuerit të iPhonet.

iPhone 17 Pro i vërtetë, sigurisht, do të funksionojë me iOS 26 — një sistem i ridizajnuar plotësisht që nuk mund të ngatërrohet me iOS 18, sipas 9to5Mac.

Të paktën, kanë qëlluar me sfondin, që është e vetmja gjë në Android që të kujton iOS 26.

Modeli i vërtetë me gjasë do të ketë një sfond specifik për pajisjen, por shfaqja e pajisjeve të rreme vetëm në bazë të informacionit të rrjedhur dhe thashethemeve nuk është diçka e zakonshme. /Telegrafi/

The post Ky iPhone i rremë në fakt funksionon me Android appeared first on Telegrafi.

Sharon Stone mahnit në një paraqitje të rrallë me tre djemtë e saj të adoptuar në premierën e “Nobody 2”

12 August 2025 at 14:34

Sharon Stone bëri një paraqitje të veçantë dhe të rrallë në tapetin e kuq të Hollywood-it, e shoqëruar nga tre djemtë e saj të adoptuar, Roan (25 vjeç), Laird (20 vjeç) dhe Quinn (19 vjeç) – për premierën në Los Angeles të filmit të saj të ri “Nobody 2”.

Aktorja 67-vjeçare, e nominuar për çmimin Oscar, luan rolin e Lendinës në komedinë e zezë të Universal Pictures.

E veshur me një fustan blu të errët që i rrinte për mrekulli, me flokët biondë të lëshuar dhe syze dielli elegante, ylli i “Basic Instinct” mahniti publikun me elegancën e saj, shkruan DailyMail.

Pamja e saj u shoqërua nga një atmosferë familjare e ngrohtë, pasi djemtë e saj rrallë shihen në evente publike.

Stone ka folur shpesh hapur për sfidat dhe emocionet e amësisë, duke rrëfyer se ka humbur nëntë shtatzëni nga aborte spontane.

Ajo ka theksuar rëndësinë e empatisë dhe kujdesit për shëndetin e grave, duke kritikuar mungesën e hapësirave për të diskutuar humbje të tilla.

Në “Nobody 2”, Stone luan krah aktorëve Christopher Lloyd, Bob Odenkirk, Connie Nielsen dhe Colin Hanks, në një histori që përzien dramën, aksionin dhe misterin, ndërsa një ish-vrasës përballet me të kaluarën e tij të errët pas një pushtimi shtëpie. Filmi doli në kinema më 15 gusht. /Telegrafi/

The post Sharon Stone mahnit në një paraqitje të rrallë me tre djemtë e saj të adoptuar në premierën e “Nobody 2” appeared first on Telegrafi.

Pse duhet të jemi kaq të veçantë për të prodhuar një budallallëk?

By: Ke Si
12 August 2025 at 12:22

Nga Petro Koçi

Kjo estrada serioze me Pilincin eshte vertet per te qeshur me dhimbje. Them me dhimbje sepse eshte e pamundur te mos turperohesh per kete produkt te lajthitjes made in Albania. Pse dreqin ndodh kjo ne shoqerine tone? Te pakten une nuk di qe te kete bere vakí diku tjeter. Pse duhet te jemi kaq te veçante per te prodhuar nje budallallek ku perzihet groteskja spektakolare me naivitetin pasionant.

Ku na shpie mushka te ciles i kane vene edhe ca fjongo me ngjyrat dhe simbolet e flamurit amerikan?

E pertej kesaj, traplleku arrin majat kur qeverria teknike eunuke, por e paligjshme pretendon se do beje arrestime e nderkohe nuk e kupton kjo qeverri qe ne fakt eshte duke kryer nje veper penale. Nje grup privat qe pretendon nje “grusht qesharak shteti”. Per me teper qe ky grushti pilinciar i shtetit do shtrihet ne 3 shtete njekohesisht, pra ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni te Veriut.

I vetmi grusht i vertete shteti qe pati sukses njevjecar ishte ai i Saliut ne 26 Maj 96. Sepse ai i 14 Shtatorit deshtoi brenda dites.

Ky pilinciari eshte nje venie publike ne skene e nje vepre me subjektin e nje grushti shteti e shkruar ne nje psikiatri sociale nga me shume se 1 autor.

Si kjo qeveri teknike mund te ngrihen disa dhjetera ne mendje te percartura bashkeatdhetare.
Nese prokuroria do vepronte ligjerisht me siguri qe do humbisnim nje shfaqje me humor nga me seriozet.

Humori gjithmone e ka privilegjin e amnistise sociale.

Sidoqofte eshte ceshtje zgjedhjeje, jo zgjedhjesh./e.t

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

By: mirseda
11 August 2025 at 22:41
Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga fëmijët. Pjesëmarrëset raportuan nivele stresi mesatarisht 8.5 nga 10, ndërsa gati gjysma thanë se partneri kontribuon më shumë në stresin e tyre të përditshëm sesa prindërimi Shkaku kryesor? Pabarazia në ndarjen e përgjegjësive të shtëpisë dhe ngarkesa mendore […]
❌
❌