Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Main stream

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: Ela
28 July 2025 at 22:56

Dashi Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni ta shfrytëzoni sa më shumë çdo mundësi që do iu jepet për ta shijuar jetën sa më shumë. Nëse keni një lidhje, Venusi do ju mbështesë për çështjet e zemrës dhe gjërat kanë për t’iu ecur akoma dhe më mirë nga më parë. Nëse keni pasur debate të […]

The post Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

By: Ela
28 July 2025 at 22:47

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri ‘Remind Me’ që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me përdoruesit beta në Android dhe lejon vendosjen e kujtesave për mesazhe individuale në çfarëdo bisede. Ideja e kësaj është që ju mos të humbisni ose të harroni t’i përgjigjeni diçkaje të rëndësishme në bisedat […]

The post Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh! appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

By: Ela
28 July 2025 at 22:27

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arrest për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët si autor i dyshuar i vrasjes së 52 vjeçares, Kozeta Teço. Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar autorësinë për krimin, por policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat […]

The post Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën robotike, për çfarë do përdoret “spiunja”

By: Ela
28 July 2025 at 22:14

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Pekinit vendosën një kontrollues në trurin e bletëve për t’i shndërruar me sukses për herë të parë në “robotë”. Bletët mund të mbajnë nektarin që peshon rreth 80 përqind të masës së trupit të tyre për 5 km (3 milje) pa pushuar, kështu që ato nuk kanë problem të mbajnë […]

The post Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën robotike, për çfarë do përdoret “spiunja” appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 28 July 2025Main stream

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

By: Ela
28 July 2025 at 21:42

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka vijuar akuzat ndaj Partisë Socialiste dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për atë që e cilëson “farsë elektorale të 11 majit”. Ai deklaroi se vetëm nga qarku i Tiranës janë depozituar 570 video në vetëm dy ditë, ndërsa pritet publikimi i pamjeve të tjera zyrtare nga vetë KQZ për zonat më […]

The post 11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale appeared first on BoldNews.al.

‘Delvina shkrumb e hi sipas dronëve të Reuters’/ Berisha: Dronët e Ramaduros me vakanca

By: Ela
28 July 2025 at 21:29

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën skandaloze me zjarret në Shqipëri, ku sipërfaqe të tëra janë djegur nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim përgjatë javëve të fundit. Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shpërndarë pamjet e Delvinës të shkrumbuar pas zjarreve prej ditësh të publikuara nga prestigjozia […]

The post ‘Delvina shkrumb e hi sipas dronëve të Reuters’/ Berisha: Dronët e Ramaduros me vakanca appeared first on BoldNews.al.

”Veliaj të hetohet për vrasjen e Ardit Gjoklajt”, Koka: Bashkëpunëtorët do e ‘shesin’ një nga një

By: Ela
28 July 2025 at 21:12

Gazetari Bledian Koka shprehet se Erion Veliaj duhet të hetohet për vrasjen e Ardit Gjoklajt. Ai deklaron se secili prej atyre që kanë bashkëpunuar me Veliajn, do ta shesin një nga një. Koka thekson se Veliaj sot është duke u gjykuar për çdo gjë tjetër përveçse për të këqijat që ka bërë. “A nuk i […]

The post ”Veliaj të hetohet për vrasjen e Ardit Gjoklajt”, Koka: Bashkëpunëtorët do e ‘shesin’ një nga një appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi: Nga borxhi i burrit te humbja e makinës. Skema e fajdes që më detyroi të largohem nga Shqipëria

By: Ela
28 July 2025 at 20:54

Një grua nga Tirana ka denoncuar një rast të rëndë të fajdes, mashtrimit dhe zhvatjes përmes kërcënimeve, ku humbi makinën e saj me vlerë rreth 4 milionë lekë, pasi bashkëshorti i saj mori një borxh prej vetëm 1 milion lekësh. Sipas rrëfimit të saj, i publikuar edhe në një emision investigativ, burri i saj kishte […]

The post Denoncimi: Nga borxhi i burrit te humbja e makinës. Skema e fajdes që më detyroi të largohem nga Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2025, ja ku renditet Shqipëria

By: Ela
28 July 2025 at 19:52

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave më “të fuqishme” në botë, domethënë dokumenteve që ju lejojnë të vizitoni numrin më të madh të vendeve të mundshme pa pasur nevojë për vizë ose thjesht duke plotësuar një formular për ta marrë atë kur […]

The post Pasaportat më të fuqishme në botë për 2025, ja ku renditet Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA

By: Ela
28 July 2025 at 19:37

Marrëveshja tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara ka nxitur reagime të ashpra nga disa shtete anëtare të BE-së dhe sektorë industrialë, të cilët pretendojnë se marrëveshja është e pabalancuar dhe se BE-ja duhet të kishte këmbëngulur për kushte më të mira. Laurent Saint Martin, zëvendësministri francez për tregtinë, deklaroi se marrëveshja “nuk është […]

The post Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA appeared first on BoldNews.al.

Gjendet një person i pajetë pranë Urës së Drinit të Zi

By: Ela
28 July 2025 at 19:09

Një person është gjetur i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, pasditen e sotme, rreth orës 16:00. Policia bën të ditur se trupi i pajetës është i gjinisë mashkullore. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia po vijon hetimet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Rreth orës 16:00, Salla Operative […]

The post Gjendet një person i pajetë pranë Urës së Drinit të Zi appeared first on BoldNews.al.

Çfarë nuk shkon me ushqimin tonë? Obesiteti, industria ushqimore dhe barnat e shtrenjta

By: Ela
28 July 2025 at 19:04

Në dy libra të fundit, njëri me ton shkencor e njerëzor dhe tjetri polemik e i zjarrtë, David Kessler dhe Stuart Gillespie analizojnë shkaqet e thella të krizës globale të obezitetit, duke vënë në qendër ushqimin e përpunuar, varësinë dhe rolin e industrive të mëdha. David Kessler, ish-drejtor i FDA-së dhe figurë me ndikim në […]

The post Çfarë nuk shkon me ushqimin tonë? Obesiteti, industria ushqimore dhe barnat e shtrenjta appeared first on BoldNews.al.

OVL e UÇK-së kritikon Qeverinë për pagesat e mbrojtjes për të akuzuarit në Hagë

By: Ela
28 July 2025 at 17:50

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kritikuar Qeverinë në detyrë të Kosovës lidhur me pagesat për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë. Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, tha se i është drejtuar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për këtë çështje, […]

The post OVL e UÇK-së kritikon Qeverinë për pagesat e mbrojtjes për të akuzuarit në Hagë appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet krimi në Pogradec/ 52-vjeçarja kishte 8 vite e lidhur me vrasësin, i riu i kishte marrë 20 mln lekë

By: Ela
28 July 2025 at 17:22

52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet pa shenja jete në banesën e saj mëngjesin e sotëm në një kohë kur shtëpia ishte përfshirë nga flakët. Fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga asfikësia, por më pas u zbuluan shenjat e thikës në qafë, të cilat zbuluan se bëhet fjalë për vrasje. Kozeta Teço është vrarë […]

The post Zbardhet krimi në Pogradec/ 52-vjeçarja kishte 8 vite e lidhur me vrasësin, i riu i kishte marrë 20 mln lekë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy

By: Ela
28 July 2025 at 16:55

Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e flotës ajrore me avionë zjarrfikës nuk janë çështje retorike, por çështje jetike. Megjithatë premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm […]

The post Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy appeared first on BoldNews.al.

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti.

Kryeministri e konsideroi këtë një investim të rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.

Rruga është 6,5 km e gjatë, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

Shirokë-Zogaj bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, janë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/m.m/r.e/

The post Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shqipëria, potencial për t’u bërë destinacion i rëndësishëm për turizmin arkitektonik

TIRANË, 28 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se synimi i qeverisë është që Shqipëria të bëhet destinacion nga më të rëndësishmit në Europë për turizmin arkitektonik.

Rama ishte sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes ku u prezantua një start up i disa të rinjve shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit.

Rama u ndal te prania e projekteve të arkitektëve të huaj në Shqipëri, që e konsideroi si një potencial për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nuk është çështja thjesht e marrjes së një arkitekti dhe një klienti, por është marrja e sjelljes së një kulture komplet tjetër të të parit të gjërave, e një kulture pune dhe një shkolle të jashtëzakonshme për të gjithë arkitektët tanë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se rëndësinë e kësaj baze të re të krijuar me këtë rrjet arkitektësh ndërkombëtarë, që sipas tij, “të koncentruar në një vend si këtu, nuk e ka asnjë vend tjetër”.

Ndërkohë, arkitektët shqiptarë, sipas tij, “duke punuar me këta mjeshtra marrin zanatin jo më nga bankat e shkollës, por duke punuar me ta në kohë reale”.

“Për të shkuar për të bërë një stazh në studio e atyre arkitektëve është e pamundur. Faktikisht është ëndrra e çdo studenti në Europë dhe Amerikë që të mund të bëjnë një stazh në studiot e tyre. Ndërkohë që ne kemi krijuar kushtet që të gjitha studiot e arkitektëve tanë lokalë të zhvillojnë një stazh real, në kohë reale”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se në 5 apo 10 vitet e ardhshme Shqipëria pa diskutim do të ketë të paktën 1 ose 2 emra të mëdhenj në arkitekturën botërore.

“Shqipëria ka talente, por shkolla jonë e arkitekturës nuk është ndër më të mirat në Europë. Edhe sikur të ishte, atë që e mëson në praktikën e përditshme duke punuar me investitorë dhe duke punuar me ndërtues me projekte të këtyre përmasave nuk e mëson kurrë në bankat e shkollës”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se “është detyra jonë e përbashkët që këta njerëz t’i mbajmë lidhur me vendin tonë”.

“Bëhet fjalë për një kapacitet të jashtëzakonshëm, një kapital i jashtëzakonshëm njerëzor që është akumuluar dhe duhet t’i mbajmë lidhur duke punuar besnikërisht me ta. Duke mos e tradhtuar atë dëshirë edhe gjithë atë energji dhe atë punë që ata bëjnë për projektet këtu, duke devijuar nga projektet”, shtoi Rama.

Përtej faktit që kjo është një shkelje e ligjit, kryeministri theksoi se “është edhe një shkelm që i jepet një krijese që ka potencial të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

“Nëse ne arrijmë t’i realizojmë ato projektet besnikërisht Shqipëria do të bëhet destinacion nga më të rëndësishmit në Europë për turizmin arkitektonik. Një godinë bëri Bilbao dhe ndryshoi ekonomia e atij qyteti. Nëse ne arrijmë që projektet që kemi futur në proces t’i realizojmë do të jetë një gjë e jashtëzakonshme për kulturën, trashëgiminë dhe për ekonominë tonë”, shtoi kryeministri Rama.

/r.e/

The post Rama: Shqipëria, potencial për t’u bërë destinacion i rëndësishëm për turizmin arkitektonik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konispol/ Vatër e re zjarri në fshatin Janjar, pranë kufirit me Greqinë

By: Ela
28 July 2025 at 15:54

Një vatër zjarri është ndezur në fshatin Janjar, Bashkia Konispol. Vatra e zjarrit është pranë kufirit me Greqinë. Në terren për të shmangur zjarrin operojnë 5 zjarrfikës dhe 3 roje pyesh. Është komunikuar edhe me shërbimin zjarrfikës të Filatit në Greqi, si vendi në kufi me Janjarin. Raportohet se ata u treguan menjëherë të gatshëm […]

The post Konispol/ Vatër e re zjarri në fshatin Janjar, pranë kufirit me Greqinë appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Prishtinës dënon me nga 15 vjet burgim dy serbë për dhunë seksuale dhe krime të tjera

By: Ela
28 July 2025 at 15:42

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 15 vjet burgim Ivica Rajkoviqin dhe Dragan Deniqin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë për dhunë seksuale gjatë luftës. Gjykimi ndaj tyre është mbajtur në mungesë. Ata akuzohen se kanë dhunuar seksualisht një grua shqiptare gjatë luftës dhe kanë marrë pjesë në dëbimin e […]

The post Gjykata e Prishtinës dënon me nga 15 vjet burgim dy serbë për dhunë seksuale dhe krime të tjera appeared first on BoldNews.al.

Rama paralajmëron ndëshkim për arkitektët: Do të krijojmë treg të ri imobiliar, jo klering dhe shitje në gropë!

28 July 2025 at 14:46

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ndëshkuese edhe për arkitektët që i bashkohen ndërtuesve në shkeljet e tyre.

Duke ripërmendur se do të krijohet një “Listë e Zezë” me ndërtuesit që kanë abuzuar, kreu i qeverisë tha se dhe arkitektët do të vendosen përballë përgjegjësisë ligjore në rast se ndërtimi ka devijuar nga projekti për të cilin është dhëna leja.

Rama e cilësoi një ndër problemet më të mëdha në vend, theksuar se ndërtuesve u jepet leja dhe më pas ndërtimi shkon në drejtim të paditur. 

“Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë, si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht. Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për ti filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Kjo nuk është çështje masash ligjore, por vetëdije nga ana e investuesve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë”, tha Rama.

Ai shtoi se ndërtuesit që kanë abuzuar nuk do të mund të marrin më leje ndërtimi.

 “Karrota nga një ana, shkopi nga ana tjetër, në të kundërt e kemi të pamundur, mund të humbasim shans historik dhe s’do afrohet njeri për të financuar. Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek kleringu dhe blerësit e rastit brenda vendit. Listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje”, tha Rama.

Në takim, kreu i qeverisë së bashku me një grup të rinjsh, u prezantuan ndërtuesve edhe një formë të re financimi, që sipas Ramës shmang nevojën për shitjet në gropë.

“Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek kleringu dhe blerësit e rastit brenda vendit. janë projektet të financuara nga institucione dhe nga fonde investimesh që nuk janë banka drejtpërdrejtë dhe që përfaqësojnë investitorë të interesuar, që nga investitorë të mëdhenj, deri te investitorë fare të vegjël, që janë investitorë që duan të blejnë një apartament apo duan të blejnë një shtëpi në plazh”, tha Rama. 

The post Rama paralajmëron ndëshkim për arkitektët: Do të krijojmë treg të ri imobiliar, jo klering dhe shitje në gropë! appeared first on Gazeta Si.

❌
❌