Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zjarret në Memaliaj/ Nën monitorim vatra në malin e Sopotit, ende aktive flakët në majën e Golikut

By: D Marku
14 August 2025 at 09:54

Në fshatin Koshtan, njësinë administrative Qesarat në Memaliaj zjarri i rënë më herët është mbajtur nën monitorim duke mos lejuar riaktivizimin e tij.

Situata është e qetë, por mbetet në vëzhgim.

Në bashkinë Tepelenë në zonat e raportuara më parë, Koder, Lekel dhe Hormovë, nuk ka më vatra aktive.

Në lartësitë mbi fshatin Peshtan, ndërhyrja nga toka nga trupat komando dhe MZSH Tepelenë, e mbështetur nga një helikopter, ndaloi përhapjen e flakëve.

Megjithatë, në majën e Golikut mbetet aktive një vatër zjarri, në terren të thyer e të vështirë për ndërhyrje.

Në bashkinë Dropull, forcat zjarrfikëse dhe trupat e FA kanë vepruar nga lartësitë e fshatit Goricë deri në fshatin Haskovë, duke shuar flakët dhe shmangur rrezikun e kalimit të zjarrit nga Delvina në Dropull.

Në bashkinë Gjirokastër në malin e Sopotit, pranë antenave, forcat zjarrfikëse banorët dhe vullnetarët ndaluan përparimin e zjarrit që po afrohej nga Delvina drejt Gjirokastrës.

Operacioni, i zhvilluar në terren të vështirë, përfundoi me sukses, dhe zona po mbahet nën monitorim.

Në ndihmë të operacionit morën pjesë edhe MZSH e Dropullit dhe trupat e FA.

Gjithashtu, për të mbështetur Bashkinë Delvinë, janë dërguar një mjet zjarrfikës nga Dropulli dhe një nga Gjirokastra.

The post Zjarret në Memaliaj/ Nën monitorim vatra në malin e Sopotit, ende aktive flakët në majën e Golikut appeared first on Albeu.com.

Memaliaj, arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras

13 August 2025 at 12:51

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Policia në Memaliaj identifikoi dhe arrestoi autorin e zjarrvënies në fshatin Iliras, nga i cili u dogjën territori i fshatit Koshtan, 3 banesa, 400 pemë frutore dhe mjedis pyjor.

Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar të fshatit Iliras, konkretisht në vendin e quajtur “Hams”, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. L., 62 vjeç, banues në këtë fshat.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën territori i fshatit Koshtan, sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, rreth 400 pemë frutore dhe 3 banesa (aktualisht të pabanuara).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon sërisht, për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me pasoja penale.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

The post Memaliaj, arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident i rëndë në Memaliaj, 10-vjeçari humb jetën nga përplasja e dy automjeteve! 3 persona të plagosur rëndë

By: M C
26 July 2025 at 16:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrit në Memaliaj.

Burime për media bëjën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa viktimë ka mbëtur një fëmijë 10 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se xhipi tip Range Rover, me targa shqiptare AB700SF, është përplasur me atë tip ‘Mercedes Benz’, me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e policisë ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Memaliaj, 10-vjeçari humb jetën nga përplasja e dy automjeteve! 3 persona të plagosur rëndë appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Memaliaj! Humb jetën 7-vjeçari, 4 të plagosur

By: Ela
26 July 2025 at 16:14

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”. Në aksident janë përfshirë dy automjete tip SUV, një Range Rover me targa shqiptare AB700SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Për pasojë, një fëmijë 7-vjeç ka humbur […]

The post Aksident i rëndë në Memaliaj! Humb jetën 7-vjeçari, 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

I zhdukur prej gati një muaji/ Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 23-vjeçarit: Së fundi ka qenë në Francë

By: Rovena
13 July 2025 at 13:53

Një 23-vjeçar rezulton i zhdukur prej më shumë se një muaji, ndërsa familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Memaliajt për ndihmë në gjetjen e tij.

Një grua ka bërë kallëzim në Policinë e Memaliajt, pasi kërkon ndohmë për gjetjen e djalit të saj 23-vjeç. Ajo ka deklaruar se që prej 10 qershorit ka humbur kontaktet me djalin e saj, sipas saj i riu ka qenë së fundmi në Francë, por prej atëherë nuk ka pasur asnjë komunikim me ta.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe për gjetjen e të riut./abcnews.al

Rama: Gjimnazi “Sali Nivica” në Memaliaj, kushte moderne për nxënësit dhe komunitetin

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Nxënësit e shkollës e gjimnazit “Sali Nivica” në Memaliaj do të kenë kushte më të mira në vitet e shkollimit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e shkollës, të cilat janë drejt përfundimit.

“Gjimnazi “Sali Nivica” në Memaliaj po rilind me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se  “ky investim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Bashkia Memaliaj garanton kushte moderne jo vetëm për nxënësit por për gjithë komunitetin”.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë gjatë këtij viti investimet për transformimin e infrastrukturës arsimore.

Me buxhetin e 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 – 25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

Në vitin 2024 u rehabilituan apo nisën procesin e rehabilitimit më shumë se 100 shkolla dhe u vendosën 216 laboratorë smart.

/k.s/j.p/

The post Rama: Gjimnazi “Sali Nivica” në Memaliaj, kushte moderne për nxënësit dhe komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në aksin Krahës-Memaliaj/ Kamioni përplaset me motomjetin, përfundon në spital 65-vjeçari

By: V K
12 June 2025 at 12:52

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, ku një kamion është përplasur me një motomjet i drejtuar nga një 65-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar i moshuari i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, automjeti kamion me drejtues shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Qesarat.

Si pasojë është dëmtuar 65-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Krahës-Memaliaj/ Kamioni përplaset me motomjetin, përfundon në spital 65-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Krahës-Memaliaj/ Kamioni përplas motoristin, përfundon në spital

12 June 2025 at 12:26

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, ku një kamion është përplasur me një motomjet i drejtuar nga një 65-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar i moshuari i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, automjeti kamion me drejtues shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Qesarat.

Si pasojë është dëmtuar 65-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Krahës-Memaliaj/ Kamioni përplas motoristin, përfundon në spital appeared first on Sot News | Lajme.

Memaliaj plot ngjyra/ “Vjosa n’Fest”, aktivitete kulturore e panaire të shumta

31 May 2025 at 20:32

MEMALIAJ– Qyteza e Memaliajit u gjallërua me ngjyra nga aktivitetet kulturore të organizuara në kuadër të edicionit të festivalit “Vjosa n’Fest”.

Në qendër të këtij eventi ishte promovimi i vlerave natyrore dhe kulturore që ofron kjo zonë e pasur.

Panairi bashkoi prodhime bio, punime artizanale dhe kuzhinë tradicionale nga zona të ndryshme të Shqipërisë së jugut, duke krijuar një atmosferë festive dhe mikpritëse.

Në panair morën pjesë artizanë nga shumë qytete të jugut, duke sjellë me vete prodhime autentike dhe unike.

Emigerta Elmazi, sekretare e përgjithshme në Bashkinë e Memaliajit, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve për turizmin lokal.

Lumi i Vjosës, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, kohët e fundit është shpallur Park Kombëtar dhe po tërheq çdo ditë e më shumë turistë të huaj.

Vizitorët vijnë për të eksploruar këtë mrekulli natyrore, duke ushtruar sporte si rafting, i cili po fiton popullaritet dhe rritje nga viti në vit.

Kjo jo vetëm që promovon turizmin, por edhe ndërgjegjëson për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit unik të kësaj zone./abcnews.al

Kullotat e Memaliajt përfshihen nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

By: M C
27 May 2025 at 22:57

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Burimet për mediat bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë kullotat në fshatin Anë Vjosë, duke i djegur komplet.

Gjithashtu menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur fikjen e flakëve dhe pas shumë vështirësisë ata ia dolën t’i neutralizonin.

Ndërkohë, mësohet se vënia e flakëve ka qenë e qëllimshme nga një bari i zonës, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Kullotat e Memaliajt përfshihen nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on Albeu.com.

Hapet Muzeu Etnografik Memaliaj, një tjetër hapësirë kulturore dhe destinacion për turistët

By: Kult Plus
26 May 2025 at 10:03

Në qytetin e Memaliajt ka hapur dyert një tjetër qendër me rëndësi kulturore dhe historike, Muzeu Etnografik, një iniciative e Bashkisë Memaliaj që synon të ruajë, promovojë dhe të bëjë të njohur trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të zonës.

Ceremonia e përurimit të muzeut u zhvillua në prani të qytetarëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe të ftuarve të tjerë.

Kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj vuri në dukje rëndësinë që ka kjo nismë për jetën kulturore të qytetit dhe për ruajtjen e identitetit.

“Vizitorët e parë patën mundësinë të udhëtojnë në kohë përmes objekteve, veshjeve tradicionale, veglave të punës dhe kujtimeve që flasin për jetën dhe zakonet e paraardhësve tanë”, deklaroi Malaj.

Ai theksoi gjithashtu se ky muze përfaqëson një dritare të hapur drejt historisë dhe mënyrës së jetesës së brezave të kësaj treve.

Muzeu Etnografik i Memaliajt përmban një koleksion të pasur objektesh tradicionale, përfshirë veshje popullore, vegla të përdorura në punët bujqësore, elementë të jetës së përditshme dhe dekorime që pasqyrojnë trashëgiminë dhe zakonet vendase.

Kjo hapësirë synon jo vetëm të ruajë këto objekte me vlerë, por edhe të shërbejë si një mjet edukimi për brezat e rinj dhe një atraksion për turistët që dëshirojnë të njohin më nga afër trashëgiminë kulturore të Memaliajt.

Kryetari i Bashkisë ftoi qytetarët e Memaliajt, si dhe turistët vendas e të huaj, të vizitojnë muzeun, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një identiteti më të fortë kulturor dhe promovimin e vlerave autentike të qytetit.

Ky zhvillim i ri kulturor vjen pas hapjes së Muzeut të Minatorit rreth një vit më parë dhe tashmë është kthyer në një prej atraksioneve më të vizituara të qytetit. Ky muze u kushtohet minatorëve të Memaliajt dhe historisë së industrisë minerare që ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e zonës. Vizitorët aty mund të shohin nga afër objekte origjinale të përdorura gjatë dekadave të punës në minierë, dokumente arkivore, uniforma, fotografi dhe materiale të tjera që pasqyrojnë përditshmërinë dhe sfidat e punëtorëve të nëntokës.

Me këto dy institucione të rëndësishme, Muzeun Etnografik dhe atë të Minatorit – Memaliaj po afirmohet si një pikë referimi për turizmin kulturor në jug të Shqipërisë, duke ofruar jo vetëm histori dhe kujtesë kolektive, por edhe një mundësi për të reflektuar mbi rrënjët, traditat dhe zhvillimin e një komuniteti me histori të pasur./atsh/KultPlus.com

I riu nga Memaliaj braktis makinën me 2 klandestinë, policia nis kërkimet

By: user 5
23 May 2025 at 20:05

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga Antitrafiqet e Policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet se është përfshirë në trafik të klandestinëve nga vendet e treta, drejt zonës së BE-së.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve njoftuan sot (23 maj) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim F. M., banues në Memaliaj, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se ka qenë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

“Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thanë burime zyrtare.

The post I riu nga Memaliaj braktis makinën me 2 klandestinë, policia nis kërkimet appeared first on Lapsi.al.

Akuzohet se braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

By: M C
23 May 2025 at 19:23

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga Antitrafiqet e Policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet se është përfshirë në trafik të klandestinëve nga vendet e treta, drejt zonës së BE-së.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve njoftuan sot (23 maj) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim F. M., banues në Memaliaj, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se ka qenë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

“Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thanë burime zyrtare.

The post Akuzohet se braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Shpallet në kërkim 30-vjeçari i dyshuar/ Braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj

23 May 2025 at 17:25

Antitrafiqet e Policisë së Gjirokastrës shpallin në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është përfshirë në trafik të klandestinëve nga vendet e treta, drejt zonës së BE-së.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve njoftuan sot (23 maj) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim F. M., banues në Memaliaj, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se ka qenë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

“Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thanë burime zyrtare. Kërkimet për 30-vjeçarin po vijojnë nëpërmjet gjurmimit.

The post Shpallet në kërkim 30-vjeçari i dyshuar/ Braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj appeared first on Sot News | Lajme.

”Vjosa n’fest” në Memaliaj, Kumbaro: Promovim potencialeve turistike të zonës

TIRANË, 21 maj/ATSH/ ”Vjosa n’fest” rikthehet për të katërtin vit këtë fundjavë më 23 dhe 24 maj në Memaliaj, Tepelenë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale një video informuese për këtë festival.

“Memaliaj do të kthehet në një skenë emocionuese aktivitetesh artistike e kulturore që promovojnë potencialet e jashtëzakonshme për turizëm të krejt zonës. Këtë fundjavë jehona e  Lumit Vjosa na thërret t’i shkojmë pranë e të festojmë së bashku në Memaliajn turistik”, theksoi Kumbaro.

Vjosa N’Fest 2025 është një festival që mbahet në zemër të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.

Ky festival ka për synim promovimin dhe mbrojtjen e një prej thesareve natyrore më të rralla të vendit tonë, lumin Vjosë. Kjo festë bashkon kulturën tradicionale me ritmet moderne, natyrën me krijimtarinë, dhe njerëzit me Vjosën, lumin e fundit të egër në Europë.

Gjatë dy ditëve ka koncerte live, art, panaire lokale, aktivitete për të gjitha moshat etj.

/k.s/a.f/

The post ”Vjosa n’fest” në Memaliaj, Kumbaro: Promovim potencialeve turistike të zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon numërimi i votave në bashkitë Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë

By: V K
12 May 2025 at 14:13

Në bashkinë Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë të qarkut Gjirokastër, ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bashkinë Këlcyrë, janë ka përfunduar numërimi në të 16 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste, ka marrë 1702 vota, ose 58.87 % të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 965 vota, ose 33.38 % të votave, Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 101 vota ose 2.49% e votave.

Në bashkinë Memaliaj, ka përfunduar numërimi në të 27 qendrat e votimit, Partia Socialiste, ka marrë 3003 vota ose 63.66%, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka marrë 1444 ose 30.61% të votave.

Në bashkinë Tepelenë, ka përfunduar numërimi në të 22 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste, ka 3214 vota ose 68.15% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1003 vota ose 21.27% të votave, Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 149 vota ose 3.16% të votave.

 

 

The post Përfundon numërimi i votave në bashkitë Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë appeared first on Albeu.com.

Përfundon numërimi i votave në Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë, ja rezultatet

By: user7
12 May 2025 at 10:33

GJIROKASTRA- Rezultati i numërimit është si më poshtë:

Memaliaj/ PD – 1444 : PS – 3003

Libohove/ PD – 768 : PS – 1231

Këlcyrë/ PD – 965 : PS – 1702

The post Përfundon numërimi i votave në Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë, ja rezultatet appeared first on Lapsi.al.

Memaliaj/ Patronazhisti Ilir Ruka kapet duke orientuar votuesit në qendrën e votimit – VIDEO

By: Ela
11 May 2025 at 14:15

Komisionerët e opozitës kanë kapur në flagrancë patronazhistin Ilir Ruka, punonjës i ISHSH Gjirokastër, në një qendër votimi. Sipas raportimeve, Ruka ishte duke orientuar deri në kutinë e votimit 10 persona për të votuar për Partinë Socialiste. Ky veprim është një shkelje flagrante e ligjit dhe mund të ndikojë negativisht në integritetin e procesit zgjedhor. […]

The post Memaliaj/ Patronazhisti Ilir Ruka kapet duke orientuar votuesit në qendrën e votimit – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Komisionerët e PD-së në Memaliaj kapin në flagrancë “patronazhistin” duke orientuar votuesit (EMRI)

By: V K
11 May 2025 at 14:52

Komisionerët e Partisë Demokratike, pretendojnë se kanë kapur në flagrancë në një qendër votimi, patronazhistin Ilir Ruka, punonjës të ISHSH Gjirokastër.

Sipas raportimeve të tyre, Ruka ishte duke orientuar deri në kutinë e votimit 10 persona, për të votuar për Partinë Socialiste dhe ky veprim është një shkelje flagrante e ligjit dhe mund të ndikojë negativisht në integritetin e procesit zgjedhor.

Komisionerët e PD-së, kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të hetuar këtë ngjarje dhe për të siguruar një proces të ndershëm dhe të drejtë zgjedhor.

The post Komisionerët e PD-së në Memaliaj kapin në flagrancë “patronazhistin” duke orientuar votuesit (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌
❌