Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Regjimet nuk rrëzohen me zgjedhje’, Tritan Shehu: Narko-qeveria deformoi rezultatin brenda dhe jashtë vendit

1 July 2025 at 15:29

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një intervistë televizive, theksoi se Sali Berisha vazhdon misionin për të mbrojtur dhe vendosur demokracinë në Shqipëri.

Sipas Shehut, Berisha është përfshirë në një luftë kundër deformimit të zgjedhjeve dhe narko-qeverisë që, sipas tij, ka manipuluar procesin elektoral brenda vendit dhe për emigrantët.

Ai theksoi se ata që kundërshtojnë Berishën, në fakt dobësojnë opozitën dhe përpjekjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shehu nënvizoi rëndësinë e rolit të Berishës në denoncimin e farsës zgjedhore dhe mbrojtjen e demokracisë.

Tritan Shehu: Prej vitesh, Sali Berisha ndodhet në një komplot. Berishën e izoluan në shtëpi dhe ai e çau izolimin nga kati i tetë, nga banesa ku ai jeton. Berisha po vazhdon të denoncojë farsën elektorale. Zgjedhjet brenda vendit, por edhe për emigrantët ishin të deformuara. Zgjedhjet janë deformuar nga narko-qeveria. Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe Berisha e ka thënë këtë edhe në Asamblenë e OSBE-së në Portugali. Regjimet nuk lejojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

 

Regjimet në një formë apo tjetër deformojnë rezultatin e zgjedhjeve. Një regjim nuk shembet me një proces votimi. Pse duhet të japë dorëheqje Sali Berisha? Berisha është përfshirë në një proces për të denoncuar zgjedhjet e pandershme në vend. Ai ka një mision sot për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri. Ata që nuk duan Berishën, duan të dobësojnë luftën opozitare, që PD po realizon nën drejtimin e Berishës, për të nxjerrë në pah deformimin zgjedhor në Shqipëri.

The post ‘Regjimet nuk rrëzohen me zgjedhje’, Tritan Shehu: Narko-qeveria deformoi rezultatin brenda dhe jashtë vendit appeared first on Sot News | Lajme.

‘Qeveria po i shërben Vuçiçit’, Shehu akuza në Kuvend: Po ndërtojnë një Serbi të madhe në rajon

26 June 2025 at 13:08

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, akuzoi mazhorancën për vendosjen e një “regjimi obskurantist” në Shqipëri, që sipas tij po minon themelet e demokracisë në vend. Shehu u shpreh se përpjekjet e qeverisë për të krijuar “tymnaja” për të fshehur të vërtetën janë të kota dhe se përgjegjësia për situatën aktuale është “e paimagjinueshme”.

“Përgjegjësia e tyre është e madhe për shkatërrimin e sigurisë rajonale dhe për përpjekjen për të ndërtuar një Serbi të madhe e të re në rajonin tonë”, deklaroi ai.

Deputeti demokrat theksoi se Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Berisha kanë qenë për vite mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dhe integrimit evropian të Ballkanit. Ai shtoi se qeveria aktuale ka rrënuar parimet themelore të stabilitetit dhe ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Këto marrëdhënie sot janë në nivelin më të keq historik, duke i bërë shërbimin më të madh Vuçiçit dhe Serbisë,” përfundoi Shehu.

Shehu: 

Këta vendosën një regjim obskurantist në Shqipëri i cili po shkatërron çdo bazë dhe çdo të demokracisë shqiptare.
Sado përpiqen të krijojnë tymnaja, nuk munden, përgjegjësia e tyre është e paimagjinueshme, për atë që krijuan.
Dhe përgjegjësia e tyre është e madhe edhe për shkatërrimin pikërisht të sigurisë rajonale, për shkatërrimin e rolit të Shqipërisë në rajon dhe për ndërtimin e një Serbie të madhe e të re në këtë rajonin tonë.

Partia Demokratike dhe Berisha, kanë qenë në gjithë këto vite mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, mbështetësit më të mëdhenj të integrimit evropian të rajonit tonë dhe mbështetësit më të mëdhenj të stabilitetit të rajonit, i cili u shkatërrua tërësisht nga këta, nga ky narkoshtet që ngritën, duke rrënuar këto parime themelore dhe duke arritur që edhe marrëdhëniet tona me Kosovën në këto momente të jenë në nivelin më të keq historik të tyre, duke i bërë shërbimin më të madh Vuçiçit dhe Serbisë.

The post ‘Qeveria po i shërben Vuçiçit’, Shehu akuza në Kuvend: Po ndërtojnë një Serbi të madhe në rajon appeared first on Sot News | Lajme.

‘Regjimi do të përmbyset me lëvizje popullore’, Tritan Shehu: Nuk ka rrugë tjetër

14 May 2025 at 20:55

Tritan Shehu, i vetmi kandidat fitues nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Gjirokastrës, ka reaguar pas takimit në selinë e Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat, Shehu u shpreh se rruga për të përmbysur regjimin është vetëm përmes një lëvizjeje popullore.

“Regjimi do përmbyset me lëvizje popullore. Nuk ka rrugë tjetër,” deklaroi ai, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme për të rikthyer vullnetin e lirë të qytetarëve.

Deklarata e Shehut vjen në një moment tensioni dhe reflektimi për opozitën, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, ku PD arriti të siguronte vetëm 50 mandate, duke mbetur rreth 200 mijë vota pas Partisë Socialiste. Në qarqe të rëndësishme si Elbasani, Fieri dhe Vlora, PD nuk arriti të siguronte të gjithë emrat në listat e mbyllura, duke thelluar edhe më tej krizën brenda partisë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm me drejtuesit politik të 12 qarqeve, për të diskutuar rreth rezultateve dhe strategjisë së mëtejshme të opozitës.

The post ‘Regjimi do të përmbyset me lëvizje popullore’, Tritan Shehu: Nuk ka rrugë tjetër appeared first on Sot News | Lajme.

“Gjithmonë në anën e demokracisë”/ Kandidati i PD-së, Shehu: Komunitet i vuajtur, i persekutuar nga ky regjim…

12 May 2025 at 22:48

Lidhur me rezultatin aktual të votimeve shpreh falënderimet për zonën e Lazarati, Kandidati demokrat për qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu në një reagim në rrjete sociale.

Demokrati thekson se kjo zonë ka qenë gjithnjë një zonë e përndjekur dhe e vuajtur nga regjimi i Edi Ramës dhe PS. Shehu thotë se Lazarati i Gjirokastrës votoi bindshëm për Partinë Demokratike, me 1529 vota kundër 138 votave që mori PS-ja në këtë zonë.

Postimi i Tritan Shehut:

Lazarati, gjithmonë në anën e demokracisë dhe të vlerave. Në mbështetje të zhvillimit, lirisë dhe progresit.

Lazarati votoi me 1528 vota për PD-në dhe opozitën, përballë 138 votave që mori PS-ja në atë zonë.

Jam i bindur se dhe votat e lazaratasve nga emigracioni i perkasin pothuajse teresisht PD.

Faleminderit, Lazarat!

Një komunitet i mençur, me kapacitete të veçanta intelektuale, njerëzore dhe një dashuri të thellë për atdheun pergjate viteve te historise. Por edhe një komunitet i vuajtur, i përndjekur e i përsekutuar nga ky regjim. Qe gjithmone ka drejtuar “fytyren” nga ana e te drejtes dhe dinjitetit.

The post “Gjithmonë në anën e demokracisë”/ Kandidati i PD-së, Shehu: Komunitet i vuajtur, i persekutuar nga ky regjim… appeared first on Sot News | Lajme.

Gjirokastra mes votuesve historikë dhe të zhgënjyerve nga politika

By: Oldi
7 May 2025 at 09:44

Në hyrje të qytetit të Memaliajt, përpara një dyqani të tregëtimit të mishit, pronari dhe dy miqtë e tij të sapodalë në pension janë shtruar për një bisedë të qetë paraditen e 1 majit. Por tonet e tyre nxehen pasi u kërkon që të flasin për fushatën, aq sa nëse dikush që nuk do të […]

The post Gjirokastra mes votuesve historikë dhe të zhgënjyerve nga politika appeared first on BoldNews.al.

Shehu në Gjirokastër: Nga 11 Maji, PD do të nisë zbatimin e programit mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare

By: redi
19 April 2025 at 19:11

Drejtuesi politik i PD në Gjirokastër Tritan Shehu ka zhvilluar një takimi me gra të këtij qyteti. ”Nga 11 Maji, Partia Demokratike do të nisë zbatimin e programit, një mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare”, shkruan Shehu në një postim në facebook. Postimi i plotë Sot me Aidën, duke pirë kafen e mëngjesit me zonjat e nderuara të këtij qyteti kaq të veçantë. Nga 11 Maji…

Source

Gjirokastra, bunkeri socialist përforcohet me makinerinë e ish-LSI (Infografikë)

18 April 2025 at 07:31

Qytetarët e qarkut Gjirokastër pritet të votojnë më 11 maj për zgjedhjet parlamentare dhe vota e tyre do të prodhojë katër mandate deputetësh, ndërsa historiku i zgjedhjeve sugjeron se socialistët do ta kenë jo fort të vështirë që të fitojnë shumicën e tyre. Qarku ka qenë gjithmonë me prirje nga Partia Socialiste, ku rezultati më […]

The post Gjirokastra, bunkeri socialist përforcohet me makinerinë e ish-LSI (Infografikë) appeared first on Reporter.al.

Shehu: Siguria ushqimore është shkatërruar! Salmonela e rrezikshme për jetën e njeriut

By: Ela
1 April 2025 at 16:00

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka folur për ushqimet e kontaminuara në vendin tonë. Shehu tha se është shkatërruar siguria ushqimore në vend. Ai shtoi se salmonela është e rrezikshme për jetën e njeriut. Shehu thekson se sistemi i shëndetësisë sot është me parullën “paguaj ose vdis”. “Është shkatërruar siguria ushqimore. Kjo lidhet me korrupsionin, që […]

The post Shehu: Siguria ushqimore është shkatërruar! Salmonela e rrezikshme për jetën e njeriut appeared first on BoldNews.al.

Fitorja e Merz në Gjermani/ Tritan Shehu: Një “erë” e re po fryn në kontinent për ta shkundur Shqipërinë më 11 maj

By: V K
24 February 2025 at 09:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka komentuar fitoren e Friedrich Merz dhe CDU/CSU në zgjedhjet e fundit në Gjermani, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për të ardhmen e Europës dhe Shqipërisë.

Shehu theksoi se fitorja e Merz, është një fitore për sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe vlerat universale të Europës, duke e cilësuar atë si një mundësi për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se Merz, si lider i CDU/CSU, është një garanci e fortë për forcimin e lidershipit të Gjermanisë në BE dhe për rritjen e kohezionit të Europës në vitet që vijnë. Në këtë kontekst, Shehu e vlerësoi Merz si një lider të madh dhe të hapur, që mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Gjermanisë dhe të Europës.

Në përfundim, Shehu paralajmëroi se një “erë e re” po fryn në Europë, që mund të ndihmojë për “shkundur” Shqipërinë më 11 maj, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme në vend.

Postimi i deputetit të PD Tritan Shehu:

Gjermania dhe Europa me te sigurta me Merz kancelar, me CDU/CSU!

Fitorja e tyre eshte fitorja e Gjermanise, Europes se Bashkuar, vlerave universale, lirive, zhvillimit ekonomik dhe sigurise se metejshme.

Urimet per kete fitore historike si “motrave” tone te grupit te PPE, Kancelarit Merz.

Ky eshte dhe nje shans i Shqiperise, e Ballkanit Perendimor per shpejtimin e procesit te integrimit europian.

Merz eshte nje garanci e forte per pozicionimet e metejshme te Gjermanise ne lidershipin europian, per forcimin e kohezionit e rolin real te BE ne vitet qe vijne.

Duke pasur rastin te takohem disa here me Merz, e konsideroj ate nje lider te madh, njerezor, te hapur e pa paragjykime.

Personalitetin, qe i duhet Gjermanise e Europes ne keto momente te veshtira e komplekse.
Per krijimin e te cilave ka luajtur nje rol thellesisht negativ e majta, qe ka qeverisur deri me sot ate vend te madh.

Dhe qe elektorati i mencur e i pergjegjshem gjerman, i dha pergjigjen e merituar ne keto zgjedhje.

Nje “ere” e re, tashme e konsoliduar fort, po fryn mbi Kontinentin tone.

Per te “shkundur” edhe Shqiperine me 11 Maj.

The post Fitorja e Merz në Gjermani/ Tritan Shehu: Një “erë” e re po fryn në kontinent për ta shkundur Shqipërinë më 11 maj appeared first on Albeu.com.

“Nuk dënon gjenocidin serb”/ Shehu: Mbrojtja që i bën Rama UÇK-së, hipokrizi

By: Ardit
21 December 2024 at 19:17

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka deklaruar se mbrojtja që tenton ti bëjë kryeministri Rama, krerëve të UÇK, që akuzohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është thjeshtë një hipokrizi. I ftuar në një lidhje direkte në Syri TV, Shehu tha se në një kohë që Rama refuzon të njohë gjenocidin serb në Kosovë, i […]

The post “Nuk dënon gjenocidin serb”/ Shehu: Mbrojtja që i bën Rama UÇK-së, hipokrizi appeared first on BoldNews.al.

Shehu: Ky është një buxhet i fasadës dhe i korrupsionit

18 November 2024 at 18:15

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi sot se, sistemi shëndetësor shqiptar është më i varfri në Evropë.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku po diskutohet pr/buxheti 2025, Shehu u shpreh se, “ky është buxheti i fundit populist që vjen në Shqipëri, i një të majte populiste të dështuar”.

“Ashtu siç ka dështuar kudo tashmë dhe po dështon në të gjithë botën. Ashtu siç rryma e re e të djathtës dhe konservatorizmit po përhapet. Të jeni të bindur që buxheti tjetër do të vijë në këtë parlament do të jetë realist, do të jetë i mbështetur mbi të vërtetën, do të jetë në funksion të qytetarëve”, tha ai.

Shehu theksoi se, ky buxhet vetëm në funksion të qytetarëve nuk është.

“Ky është një buxhet i fasadës dhe i korrupsionit. Ky është elementi kryesor i buxhetit që ju keni”, tha deputeti demokrat.

Këtë, shtoi ai, e demonstron më mirë se çdo gjë tjetër, sektori i shëndetësisë.

“Në këto premtime që erdhët në 2013-ën ju deklaruat shëndetësi falas. Sot jemi në nocionin dhe elementin në shëndetësi ose paguaj ose vdis, po nuk pagove je i destinuar të vdesësh”, tha ai.

“Sistemi shëndetësor shqiptar”, nënvizoi ai, “është më i varfri në Evropë”.

“Nuk matet me vlerën absolute me 2013-ën, se duhet ta masim pastaj me 1938-ën, por matet në funksion të prodhimit bruto dhe sot ka 2%, flas për shëndetësinë, jo për mbrojtjen sociale, 2% të GDP-së, plus 0.8% që vijnë nga kontribute direkte, pra jo nga buxheti. Është tjetër gjë dhe normalisht nuk duhet të llogaritet në buxhet, por e llogarisim dhe shkon 2.85% të GDP, që ka afërsisht 9% të buxhetit”.

Ndërkohë, shtoi ai, “rekomandimi i OBSH-së për vende si i yni është që buxheti nuk mund të jetë nën 4% të prodhimit bruto dhe jo nën 12% të buxhetit për të qenë minimalisht i pajtueshëm me nevojat e një popullate si ne”, tha ai.

Pra shtoi ai, “ne jemi vendi më i varfër në Evropë. Hapni të gjithë indekset, shikoni të gjitha vendet evropiane dhe do të shikoni që Shqipëria në shëndetësi është vendi më i varfër në Evropë”.

Por, u shpreh Shehu, përveç se vendi më i varfër, sistemi shëndetësor shqiptar është dhe sektori më antisocial në Evropë.

“Farmaceutika e hapur importon çdo vit rreth 230 milionë euro medikamente. Ky është importi që ka farmaceutika e hapur. Ju rimbursoni rreth 120 milionë euro medikamente, pra afërisht pak më shumë se 50% e saj. Në Evropë, në BE, në Evropën e qytetëruar rimbursimi nuk mund të jetë nën 90%”, tha ai.

The post Shehu: Ky është një buxhet i fasadës dhe i korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA do të forcohen gjatë presidencës së Trump

14 November 2024 at 16:09

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi sot se, Shqipëria i ka të forta marrëdhëniet me SHBA-në dhe këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të presidentit Donald Trump.

Në një reagim ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili kërkoi që Kuvendi të bëjë një deklaratë për të përshëndetur fitoren e Donlad Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, Balla tha se kuvendi nuk ka mbajtur ndonjëherë në këto 30 vite një deklaratë për të përshëndetur fitoren e një presidenti

“Unë nuk mbaj mend ndonjëherë që Kuvendi i Shqipërisë në këto 30 vite të ketë bërë një deklaratë për të përshëndetur fitoren e një presidenti apo të një kandidati për kancelar apo kryeministër në një vend tjetër”, tha Balla.

Por, shtoi ministri, “është fakt publik, kryeministri Rama ka qenë ndër udhëheqësit e parë evropianë që ka uruar presidentin Trump për fitoren e tij të shquar. Di që një pjesë e madhe e kolegëve të mi ministra, unë personalisht e kam bërë një gjë të tillë, siç e keni bërë dhe ju. Në fund të fundit është një moment i rëndësishëm, Presidenti i SHBA-ve është një aktor i rëndësishëm i politikës globale.

“Në këto 102 vite marrëdhëniesh të ngushta Shqipëri-SHBA ne nuk harrojmë asnjëherë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në krijimin e shtetit shqiptar dhe rolin e pazëvendësueshëm të Presidentit Wilson dhe gjithashtu të falënderojmë të gjithë presidentët amerikanë prej vitit 1990 e këtej, nga presidenti Bush (babai), e më pas presidentin Clinton, e më pas përsëri presidentin Bush, i cili vizitoi Shqipërinë dhe ishte një president që mbështeti fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për të vazhduar me presidentin Obama, për të vazhduar me presidentin e 45-të që ishte presidenti Trump, me presidentin e 46-të, presidentin Biden dhe përsëri presidentin e 47-të presidentin Trump”, tha Balla.

Balla nënvizoi se, “Shqipëria marrëdhëniet me SHBA-në i ka të forta dhe këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të presidentit të 47-të z. Trump”, tha Balla.

Balla u shpreh se gjithashtu ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar sekretarin e propozuar Sekretar i Shtetit, Marco Rubion. Gjithashtu ai vetë ka uruar Drejtorin e ri të CIA-s, John Ratcliffe për pozicionin  që ka marrë.

“Është një gjë e mirë që në administratën e re të presidentit Trump që po konfigurohet pothuajse e plotë, ka duke filluar nga presidenti Trump dhe pozicione të tjera ka shumë, shumë njerëz personalitete që njohin shumë mirë Shqipërisë, që e njohin shumë mirë Ballkanin perëndimor dhe kjo është një mundësi për ta forcuar dhe për të shkuar tek ajo që tha dhe kryeministri Rama kur uroi presidentin Trump që marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej sa i përket këtij raporti strategjik”, u shpreh Balla.

Deputeti Tritan Shehu në përgjigje ndaj ministrit Balla tha se, “sado lojëra fjalësh të bëhen nuk arrihet dot të hidhet tymnajë mbi të vërtetat dhe mbi ngjarjet që po ndodhin dhe po përgatiten për botën mbarë”.

“Urimi që i është bërë presidentit Trump nga lideri juaj ishte i njëjtë me urimin që mund t’i bëhej presidentit të Argjentinës në zgjedhjen e tij. Kaq. Asgjë më shumë. Duhet t akuptoni këtë gjë, merremi me politikë dhe i kuptojmë këto gjëra”, tha Shehu.

Së dyti, shtoi Shehu, “ju të nderuar zotërinj të mazhorancës, a distancoheni nga thëniet e dikurshme të liderit tuaj për z. Trump që është turp i njerëzimit apo i qëndroni akoma asaj. Është një element që duhet sqaruar, duhet përballuar, sepse politika kërkon transparencë dhe kërkon t’i themi gjërat si janë”.

/a.f/

The post Balla: Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA do të forcohen gjatë presidencës së Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehu: Telefonata e Trump me Vuçiçin, ngjarje shqetësuese. Minxhozi: Në sondazhet e fundit, Serbia ka dalë shteti më pro Trump

By: lia rda
11 November 2024 at 21:06

Ish kryetari i PD-së dhe ish ministri i Jashtëm, Tritan Shehu e ka konsideruar shumë shqetësuese telefonatën e Donald Trump me Aleksandër Vuçiç.

Ai ka thënë në emisionin “Real Story” se tashmë qendra e gravitetit të rajonit është Serbia. Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi i ka shpjeguar arsyen e kësaj telefonate, duke theksuar se ndodhi pasi në sondazhet e fundit, Serbia ka dalë shteti më pro Trump.

“Mos të harrojmë që në 2005, Berisha erdhi prapë në pushtet dhe ndejti 8 vjet. Edhe Bushi erdhi në Tiranë dhe nga Tirana shpalli pavarësinë e Kosovës, hyrjen në NATO të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Pra, Shqipëria u bë qendra e stabilitetit të rajonit tonë. Mos ta harrojmë këtë gjë. Po ai Berishë ishte. E shikon që gjërat ndryshojnë dhe shpejt.

Sot çfarë ndodhi? Një ngjarje shumë shqetësuese. Trump foli në telefon me Vuçiçin. Mendoj që qendra e gravitetit të rajonit tonë është Serbia, sepse Rama e ka bërë këtë gjë, me politikat e tij”, u shpreh Shehu.

“Ju si Ministër i Jashtëm e dini peshën, vërtetë nuk ka ardhur Xhorxh Bush po të jemi objektiv, por Tirana ka organizuar disa evente jo të vogla dhe në rang europian. Rol drejtues në rajon Shqipëria nuk ka pasuar asnjëherë. Ajo është çështje miliona popullsie. Po ju rikujtoj që Serbia e ka marrë atë telefonatën nga Trump sepse në sondazhet e fundit ka dalë shteti më pro Trump në këtë garën e madhe Harris Trump. Është një realitet i ndryshëm gjeopolitik dhe e ka mirë politikën me Kinën, Rusinë, është një shtet që mundohet të hajë nga të gjithë krahat. Realisht një telefonatë duhet të na fusë në mendime, sepse me sa di unë telefonata ishte e Trump për Vuçiç dhe jo e Vuçiç për Trump. Drejtimi i telefonatës mua më bën të mendoj që ka pasur një vullnet nga Uashingtoni”, tha Minxhozi./abcnews.al

Përfundon votimi në degën e Dropullit, ja kush zgjidhet drejtuesi i ri i PD-së (Emri)

By: sara fuga
10 November 2024 at 09:29

Kryetari i degës së PD-së, në Dropull është zgjedhur Pandeli Kuromeno.
Lajmin e ka dhënë deputeti i demokrat, Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i Tritan Shehut:

Dropulli zgjedh drejtuesit e deges se PD.
Perfundon procesi i votimit ne Dropull.
Kryetar i Deges se PD zgjidhet Z.Pandeli Kuromeno ndaj rivalit te tij Z.Qirjako Zoto.
Perfundon edhe procesi i zgjedhjes se Kryesise se kesaj dege.
Urimet me te mira te gjithe te zgjedhurve.
Te gjitha antareve te kesaj dege te sapo krijuar te PD.

The post Përfundon votimi në degën e Dropullit, ja kush zgjidhet drejtuesi i ri i PD-së (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet në Amerikë dhe shqiptarët/ Tritan Shehu: Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë në vëmendjen e SHBA

5 November 2024 at 18:27

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News komentoi zgjedhjet në amerikë dhe çfarë pritet të ndryshojë pas 5 nëntorit në frontet e konflikteve.

Gjatë intervistës u ndal edhe tek rëndësia që kanë për Shqipërinë. Shehu nënvizoi se SHBA është vendi lider, dhe mbështetja më e madhe në proceset zhvilluese të botës, ndërsa shtoi se është partneri numri një i Shqipërisë. Sipas tij kushdo që do të jetë presidenti i SHBA, marrëdhëniet mes vendeve do të jenë të ngushta.

“Janë zgjedhjet shumë të rëndësishme sepse janë në SHBA që është vendi lider, barriera kryesore e demokracisë, dhe mbështetja më e madhe në proceset zhvilluese të botës. Presidenti amerikan është si numri një i botës demokratike. Ka rëndësi edhe për Shqipërisë, pasi janë partneri numri një i Shqipërisë. Është e kuptueshme që shqiptarët ta ndjejnë veten shumë të përfshirë. Nga sondazhet shikoj që janë shumë të ngushta rezultatet, është shumë e vështirë të bësh kalkulime dhe të flasësh për një fitues. Marrëdhëniet tona me SHBA do vazhdojnë të jenë të ngushta dhe nuk besoj që vëmendja ndaj Shqipërisë dhe Kosovës do të bjerë. Mos harrojmë edhe vëmendjen që pati nga ana e Trump. Ishte ai që shtyu Kosovën të bëjë një hap pozitiv që hapi ambasadën e parë në Jeruzalem. Një veprim simbolik amerikan. Lidhjet, forca bashkëpunimi do të vazhdojnë normalisht, kushdo që do të jetë presidenti i Amerikës. Është në planin shumë më të gjerë strategjik të tyre për të pasur vëmendjen jo vetëm në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Gjatë intervistës, Shehu theksoi qoftë në luftën në Ukrainë, apo konfliktin në Lindjen e Mesme, të dy palët kushdo që të zgjidhet, do përpiqen të vendosin paqe,

“Na mandatin e parë nuk pati luftëra sepse diti të realizojë bllokimin e luftërave, dhe vendosi presione dhe diplomaci. Mendoj që në plane të përgjithshme të dy palët do përpiqen të vendosin paqe, kushdo të jetë. Qoftë në Ukrainë… Sa i përket Lindjes së Mesme, Trump do të jetë aktiv në këtë drejtim për të vendosur disa ekuilibra më të qarta, mos harrojmë që edhe presidenti Biden ka qenë shumë aktiv në mbështetje të Izraelit. Pra në tërësinë e saj SHBA do vazhdojë të jetë një partner i Izraelit”, u shpreh më tej Shehu.

/abcnews.al/

“Tumoret shërohen, por jo nga një shëndetësi në agoni”- Deputeti i PD: Janë të pamjaftueshme mundësitë e diagnostikimit të shpejtë! Jemi i vetmi vend në Europë që…

5 November 2024 at 16:33
Deputeti demokrati Tritan Shehu përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësime në lidhje me sistemin shëndetësor, kryesish për spitalin e Onkologjikut. Shehu shprehet duke thënë se Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku mungon një regjistër për kombëtar i tumoreve dhe sipas tij kjo është bëhet me qëllim për të fshehur realitetin tragjik

Tritan Shehu: Qytetarët po protestojnë për gjendjen e rëndë që po kalon vendi

By: Ardit
29 October 2024 at 17:58

Tritan Shehu thotë se qindra qytetarë të revoltuar kanë dalë sot në protestë për të protestuar për gjendjen e rëndë që po kalon vendi. “Qytetarët po protestojnë me dinjitet. Qindra qytetarë të revoltuar kanë dalë në mënyrë të vullnetshme për të protestuar për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, ekonominë e shkatërruar, varfërinë, shkeljen […]

The post Tritan Shehu: Qytetarët po protestojnë për gjendjen e rëndë që po kalon vendi appeared first on BoldNews.al.

Protestuesit kërkojnë lirimin e Sali Berishës- Tritan Shehu: Qindra qytetarë të revoltuar! Po protestojnë me dinjitet

29 October 2024 at 17:53
Tritan Shehu thotë se qindra qytetarë të revoltuar kanë dalë sot në protestë për të protestuar për gjendjen e rëndë që po kalon vendi. Në një prononcim për mediat Shehu tha se qindra qytetarë të revoltuar kanë dalë në mënyrë të vullnetshme për të protestuar për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, ekonominë e shkatërruar,

Tritan Shehu refuzoi pyetësorin e OSBE-së për deputetët, ironizon aktivistja: Sanço Shehu kërkon ndihmë te Don Berisha

25 October 2024 at 09:21

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me një pyetësor të publikuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, i cili është shpërndarë deputetëve të Kuvendit për të deklaruar pjesëmarrjen gjinore. Në një postim në Facebook, ai e konsideron si të pavend që në këtë moment politik delikate, OSBE-ja të shpërndajë një pyetësor të tillë.

Shehu e quajti provokative opsionin “të tjera” për gjininë, duke theksuar se ligjet e vendit njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Ai njoftoi se do të refuzojë të plotësojë këtë pyetësor.

Ndërsa në këtë vazhdë, ka reaguar me ironi aktivistja Xheni Karaj, e cila shprehet se Sanço Shehu (Tritan Shehu), i lodhur dhe i pagjumë nga një natë e tërë ankthi për shkak të pyetësorit famëkeq të OSBE-së, shkon të kërkojë ndihmë te lideri i tij shpirtëror, Don Berisha (Sali Berisha).

Reagimi i plotë nga Xheni Karaj:

Komedi: Akti i parë dhe i vetëm

Sanço Shehu, i lodhur dhe i pagjumë nga një natë e tërë ankthi për shkak të pyetësorit famëkeq të OSBE-së, shkon të kërkojë ndihmë te lideri i tij shpirtëror, Don Berisha.

I gjunjëzuar para padronit të tij, Sanço, me sytë e kuq dhe pyetësorin në dorë, thotë:“Ah, zotëria im, nuk kam mundur të fle gjithë natën. Ky pyetësor më ka shkatërruar! Si guxojnë të më pyesin nëse ka një ‘opsion tjetër’ për gjininë? A nuk është ky një provokim ndaj kombit, ndaj burrërisë sonë tradicionale?”

Don Berisha, duke marrë pozën e një kalorësi të madh, ngre dorën nga dritarja dhe, me zërin e tij epik, përgjigjet: “Tritan, mos u tremb! Kjo nuk është asgjë më shumë se një mashtrim modern! Këta mullinj erërash të OSBE-së përpiqen të shpërqendrojnë mendjet tona të kthjellëta me këto opsione të çuditshme gjinore. Ne do t’i luftojmë ashtu siç kemi luftuar gjithmonë korrupsionin; me ndershmëri, besnikëri dhe traditat tona të shenjta prej konservatorësh!”

Sanço Shehu, i frymëzuar nga padroni i tij dhe i mbushur me një ndjenjë të re heroizmi, ngrihet në këmbë dhe thotë:“Po, komandant! Do ta rrëzojmë këtë pyetësor si një përbindësh të mashtrimit modern! E si guxojnë të na përqeshin me këto ‘opsione gjinore të tjera’? Kjo është lufta jonë e shenjtë!”

Dhe kështu, pas bekimit të padronit të tij, Sanço Shehu niset në një betejë imagjinare për të mbrojtur… jo demokracinë, por kufijtë e ngushtë të mendësisë së tij, duke lënë mënjanë të gjitha problemet e vërteta me të cilat po përballej fshati.

The post Tritan Shehu refuzoi pyetësorin e OSBE-së për deputetët, ironizon aktivistja: Sanço Shehu kërkon ndihmë te Don Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌