Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Uzurpimi i News24/ Ambasada Holandeze: Media e lirë dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore

By: Ardit
13 August 2025 at 14:39

Katër ditë pas ndërprerjes së transmetimit të TV News24 dhe uzurpimin e godinave të Focus Media Group nga policia dhe ushtria, ka reaguar Ambasada e Holandës në Shqipëri. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada e Holandës thekson se për Mbretërinë e Holandës, liria e medias dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore, […]

The post Uzurpimi i News24/ Ambasada Holandeze: Media e lirë dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore appeared first on BoldNews.al.

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

By: Ardit
13 August 2025 at 14:31

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza se Ardi Veliu, të cilin e quajti një kriminel të damkosur, ka zbatuar urdhrin për të plaçkitur laptopët ku ndodhen dosjet e Ballukut dhe qeveritarëve të korruptuar. Berisha tha se ky akt është i drejtuar direkt nga Edi Rama. “Kurse urdhëri i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç […]

The post Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar appeared first on BoldNews.al.

Shkelet vendimi i Gjykatës, gazetarët nuk lejohen të futen në godinën e Panoramës (VIDEO)

By: Ardit
13 August 2025 at 14:18

Një ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi që t’i rikthejë godinën Grupit Panorama, komapania KAYO dhe policia ushtarake kanë refuzuar të zbatojnë vendimin. Drejtuesit e Panorama dhe gazetarët prej 3 orësh u pengohet hyrja brenda godinës që iu është dhënë me vendim gjykate, ndërsa KAYO vazhdojnë ta mbajë të uzurpuar në shkekje flagrante të ligjit. Gazetarët, […]

The post Shkelet vendimi i Gjykatës, gazetarët nuk lejohen të futen në godinën e Panoramës (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve

By: Ardit
13 August 2025 at 12:29

Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar për herë të parë lidhur me mbylljen e TV News24 dhe bastisjen e godinave të Focus Media Group. BE thekson se është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të […]

The post Mbyllja e News24/ Delagacioni i BE: Të mos cënohet liria e gazetarëve appeared first on BoldNews.al.

Bllokimi i News 24, BE kërkon të mos cënohet puna e gazetarëve

13 August 2025 at 12:18

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë reagoi të mërkurën për bllokimin e punës së televizionit News24, pas kalimit të godinës ku ky televizion funksiononte në pronësi të një kompanie publike. Duke kërkuar ndjekjen e procedurave ligjore, Zyra e BE-së në Tiranë theksoi në një deklaratë të shkurtër publike se nuk duhet të ndërmerren veprime që […]

The post Bllokimi i News 24, BE kërkon të mos cënohet puna e gazetarëve appeared first on Reporter.al.

Mbyllja e News24 TV në Shqipëri dërgon një sinjal shqetësues

13 August 2025 at 11:40

Më 9 gusht, policia shqiptare rrethoi godinën e Focus Media Group, ku ndodhen News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe media të tjera të lidhura, ndërpreu energjinë elektrike dhe pengoi stafin të hynte brenda, sipas gazetarëve. News24 iu ndërpre sinjali në orën 07:36 të mëngjesit. Transmetimi i kufizuar rifilloi në YouTube, por transmetimi televiziv mbetet i […]

The post Mbyllja e News24 TV në Shqipëri dërgon një sinjal shqetësues appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

Bastisja e News 24: Gazetarët përballë sekuestrimit të materialeve

12 August 2025 at 17:19

Dy ditë pas fikjes së sinjalit të News 24, ndërhyrja ndaj “Fokus Media Group” ka përshkallëzuar. Forca ushtarake, me mbështetjen e “Policisë së Shtetit” ndërhynë në godinën e sekuestruar të televizionit (nr. kadastral 10/300), duke marrë materialet dhe sendet personale nga redaksitë e gazetarëve.

“Grabitje e redaksisë”

Të paprecedentë, e kanë cilësuar vetë gazetarët e News 24, mësymjen e forcave policore dhe ushtarake në boshatisjen e ambienteve të një prej godinave të “Fokus Media Group”.

Gazetari Osman Stafa ka raportuar ditën e djeshme, pasditen e 11 gushtit, sesi kamionë të mbuluar kanë sekuestruar materiale private, kompjuterë dhe sende personale në redaksitë e gazetareve.

“Rrezikohet të dekonspirohen burimet, duke i vënë këta të fundit në rrezik, së bashku me familjet e tyre”, u shpreh Stafa.

Forcat policore në nisje të operacionit janë konfliktuar me gazetarët, teksa këta të fundit kërkonin bazën ligjore me të cilën po veprohej.

“Ilir Proda duhet të mbajë përgjegjësi që punonjësit e tij nuk tregojnë bazën ligjore mbi të cilën po veprojnë”- u shpreh gazetari dhe kreu i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) Isa Myzyraj.

Redaksia e televizionit News 24 i është drejtuar gjithashtu ambasadave të huaja, institucioneve ligjzbatuese, deputeteve të Parlamentit dhe kryetareve të partive politike, që të ndërhyhet menjëherë për të ndaluar konfiskimin e materialeve nga redaksitë.

Në reagimin zyrtar redaksia theksoi se në pajisjet kompjuterike ndodhen informacione të rëndësishme nga investigime mbi korrupsionin, të cilat jo vetëm që përbëjnë prova të mundshme kundër abuzimeve, por edhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e gazetarëve.

“Te godina e parë janë materialet e emisioneve investigative, si përshembull emisioni “Veting”, apo “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala”- tregon gazetari Klevin Muka për Citizens.al.

Ai thotë se zyrtarisht nuk i është komunikuar asnjë njoftim për ndonjë orar apo hapësirë, ku gazetarët mund të merrnin sendet personale.

“Nuk e dimë as çfarë po ndodh te godina e dytë, sepse është fushëpamja e zënë dhe ambienti është i rrethuar. Nuk kemi akses as atje!”- përmbyll ai.

Osman Stafa tregon për Citizens se sipas njoftimit të marrë nga kompania shtetërore e prodhimit të armëve KAYO, materialet e sekuestruara janë zhvendosur në Rrashbull, në afërsi të një strukture që përmban rezerva shtetërore.

Të papaguar, por me shpresë për rikthim

Edhe pse gazetarët e News 24, dhe mediave të grupit “Focus”, kanë disa muaj pa paga dhe sigurime, ata nuk e kanë ndalur misionin e tyre të informimit qytetar.

Momentalisht News24 po vijon operimin në qiell të hapur, duke transmetuar në kushtet më minimale materiale bruto nga një kamera.

“Teknikët kanë gjetur një format që të jemi në kanalin e News 24, por duke mos pasur asnjë lloj aksesi për editim, por vetëm transmetojmë live” – shpjegon gazetari Osman Stafa.

Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës e cilësoi sot si të paligjshëm ndërprerjen e punës dhe vendosi shoqëria KAYO duhet t’i garantojë punonjësve aksesin në godinën e gazetës Panorama, e cila ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2033, si edhe t’i kthejë me inventar të gjitha materialet e marra nga godina e sekuestruar, përfshirë sendet personale të gazetarëve dhe kompjuterët e punës brenda 48 orëve.

Përshkallëzimi i ngjarjes ka sjellë reagimin edhe të Irfan Hysenbelliu, pronari i “Focus Group” i News24 dhe Panorama TV, Gazeta Panorama dhe Panorama Sport, Panorama Online, Gazeta Shqiptare Online. Ai e ka cilësuar jo një “incident të zakonshëm”, por një akt brutal dhe që përbën një shkelje flagrante të lirisë së shtypit dhe të drejtës themelore të qytetarëve për t’u informuar.

“News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket”- u shpreh Hysenbelliu.

Ndërsa Hysenbelliu nuk ka komentuar në lidhje me pagat e prapambetura të stafit të tij, gazetarët e News 24 e kanë artikuluar këtë problematikë edhe në protestën e mbajtur dje, 11 gusht, protestë e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH).

“Një media e lirë nuk mund të ekzistojë pa gazetarë të mbrojtur në ambientin e tyre të punës, me sigurime dhe paga korrekte për punën e tyre”- tha gazetari Endri Xhafo gjatë fjalës së tij.

Ai përmbylli se protesta, nuk është vetëm për të kundërshtuar një veprim policor, por dhe për të thënë se të drejtat bazike të punonjësve të medias duhet të mbrohen çdo ditë, nga vetë gazetarët në radhe të parë, përpara se të arrihet në momente si ky.

Ekspertët: “Situata më shqetësuese që kemi parë ndonjëherë”

Kryetari  i “Këshillit Shqiptar te Medias” Koloreto Cukali e cilëson konfiskimin e materialeve të gazetarëve të News 24 të papranueshëm, por dhe si situatën më shqetësuese prej shumë kohësh.

“ Unë di që kur dikush nxirret nga përmbarimi jashtë ndërtesës, të gjitha objektet nxirren në oborr. Nuk merren dhe cohen nëpër vende që s’dihet se ku, aq më tepër kur janë materiale sensitive” – shprehet Cukali.

Cukali thekson se ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë procesverbal të mbajtur për materialet e marra.

“Nuk është problemi te një media, apo një kompjuterë, apo 40 dosje, por te çfarë vjen më mbrapa. Kjo është një demonstrim i hapur force, që ja ç’të gjen kur i kundërvihesh kryeministrit” – shton ai.

Sipas tij problematike është dhe mos mbulimi i kësaj çështje nga mediat e tjera dhe kjo tregon kryekëput një media tradicionale të kapur.

“Kur mediat injorojnë këtë lajm, kjo është një shenjë e keqe jo për median, kjo është një shenjë e keqe për publikun shqiptarë dhe kjo na lë të kuptojmë shumë qartë dinamikat pas kësaj” – përmbyll Cukali.

Ngjarja është denoncuar edhe nga 27 organizata ndërkombëtare dhe kombëtare të lirisë së medias, të cilat me anë të një deklarate të përbashkët kanë adresuar problematikat dhe kërkesat jo vetëm ndaj grupit “Focus Media Group”, por edhe ndaj institucioneve shqiptare.

Ndërhyrjen e 11 gushtit, organizatat e kanë cilësuar  “mbi baza ligjore të paqarta”, ku ligjshmëria dhe proporcionaliteti i këtij veprimi policor vendosen seriozisht në pikëpyetje.

Lexo gjithashtu:

Policia ndalon punën e News 24: Godina e saj do të jepet për fabrikë armësh

Gazetarët solidarizohen kundër bllokimit të “News24”

The post Bastisja e News 24: Gazetarët përballë sekuestrimit të materialeve appeared first on Citizens.al.

“Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve

12 August 2025 at 18:43

Gjykata e Tiranës e vlerësoi si joporpocionale ndërhyrjen ndaj gazetarëve të grupit mediatik “Focus Media” dhe urdhëroi marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e integritetit të tyre profesional përmes kthimit të sendeve të tyre personale dhe pajisjeve të punës, sipas një vendimi për sigurim padie që BIRN e disponon. Në vlerësimin e saj, Gjykata […]

The post “Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve appeared first on Reporter.al.

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Plaçkitja, akt banditesk! Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar

12 August 2025 at 16:59

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sulmin e Qeverisë ndaj News 24, së cilës i fiku sinjalin, si dhe vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës, e cila e konsideroi si të paligjshme marrjen e sendeve personale të gazetarëve dhe që godina e dytë e “Panorama Group” t’i rikthehet grupit mediatik “Focus Media Group”, pasi ka […]

The post Sulmi ndaj News24, Lubonja: Plaçkitja, akt banditesk! Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar appeared first on BoldNews.al.

Gjykata rrëzon Qeverinë: Panoramës t’i rikthehet godina, gazetarëve t’u kthehen sendet personale

12 August 2025 at 16:21

Pas disa orësh seancë, Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës ka pranuar pjesërisht kërkesën e “Focus Meida Group”, në lidhje me fikjen e sinjalit të transmetimit të televizionit News24, rrethimin e godinës dhe ndërhyrjen e Policisë dhe Ushtrisë në sendet personale dhe profesionale të gazetarëve. Më konkretisht, togat e zeza kanë vendosur që “Panorama Group” […]

The post Gjykata rrëzon Qeverinë: Panoramës t’i rikthehet godina, gazetarëve t’u kthehen sendet personale appeared first on BoldNews.al.

KAYO shkresë administratorit të Focus Media News: Materialet e gazetarëve mund të tërhiqen pranë Rezervave të Shtetit

12 August 2025 at 14:22

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Administratori i kompanisë shtetërore KAYO, Ardi Veliu njoftoi sot se “lirimi i ndërtesës së shoqërisë ‘Focus Media News sh.p.k.’ është kryer në kushte të larta sigurie, në prani të Forcave të Armatosura, duke dokumentuar me procesverbal çdo send të ndodhur brenda saj”.

Në një letër drejtuar administratorit të shoqërisë “Focus Media News sh.p.k.”, Veliu u shpreh se pretendimet për fshirjen e materialeve të gazetarëve janë të pabazuara dhe të pavërteta.

“Materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit u dërguan pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish-Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës”, thuhet në letër

Veliu bëri të ditur se administratori i “Focus Media News sh.p.k.” duhet të paraqitet personalisht pranë Rezervave të Shtetit si i vetmi person i autorizuar, për të marrë sa më parë sendet e gjetura dhe të inventarizuara në objekt.

Në këtë drejtim, kompania shtetërore “KAYO” i ka bërë thirrje administratorit që t’i tërheqë të gjithë bazën materiale.

/m.m/

The post KAYO shkresë administratorit të Focus Media News: Materialet e gazetarëve mund të tërhiqen pranë Rezervave të Shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Organizatat dënojnë ndërhyrjen pa procedurë të rregullt ndaj Focus Media Group

By: BIRN
12 August 2025 at 12:36

Njëzeteshtatë organizata lokale dhe ndërkombëtare të lirisë së medias dënuan njëzëri më 12 gusht ndërhyrjen e fortë të Policisë shqiptare ndaj grupit mediatik Focus Media Group, duke shkaktuar ndërprerjen prej tre ditësh të sinjalit të televizionit informativ, News 24. Sipas deklaratës së përbashkët, ndërhyrja është bërë mbi baza ligjore të paqarta dhe pa respektuar procedurën […]

The post Organizatat dënojnë ndërhyrjen pa procedurë të rregullt ndaj Focus Media Group appeared first on Reporter.al.

Shqipëri: Nevojiten urgjentisht përgjigje mbi pengimin e berë ndaj Focus Media Group dhe të drejtën e gazetarëve për të ushtruar detyrën

By: FAKTOJE
12 August 2025 at 10:50

DEKLARATË E PËRBASHKËT

12 Gusht 2025

Ne, Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat shqiptare për lirinë e medias, shprehim shqetësimin e përbashkët mbi pengimin policor dhe ngjarjet pasuese që prekën Focus Media Group: News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe media të tjera të lidhura me të.

Në orët e para të 9 gushtit, Policia e Shtetit rrethoi ndërtesën në Tiranë ku ushtrojnë veprimtarinë këto media, ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe pengoi qasjen për gazetarët dhe stafin. Kjo ndaloi transmetimin televiziv të News24 në kohë reale. Sipas Focus Media Group, nuk ishte dhënë asnjë paralajmërim paraprak për ndërprerjen efektive të sinjalit të transmetimit.

Veprimi i policisë buron nga një mosmarrëveshje më e gjerë pronësie midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Focus Media Group mbi qiratë dhe procedurat. Megjithatë, ndërhyrja e fortë e policisë është kryer mesa duket deri tani mbi baza ligjore të paqarta dhe pa respektuar procedurën e rregullt ligjore. Në mungesë të një baze ligjore të publikuar, vendimve gjyqësorë dhe urdhrave ekzekutues, ose një afati dhe hapash të qartë për vijimin e procesit, ligjshmëria dhe proporcionaliteti i veprimit vendosen seriozisht në pikëpyetje.

Si pasojë, që nga data 9 gusht një nga transmetuesit kryesorë të lajmeve në Shqipëri në nivel kombëtar, News24, ka qenë jashtë transmetimit. Deri më 12 gusht 2025, ende nuk ka asnjë qartësi se kur do të rifillojë transmetimi, as mbi të ardhmen e gazetarëve, punonjësve të medias dhe stafit mbështetës të Focus Media Group. Kjo pasiguri minon besimin e publikut, dobëson pluralizmin dhe rrezikon të krijojë një efekt frikësues mbi lirinë e medias.

Ndikimi mbi punonjësit e medias është i menjëhershëm dhe serioz. Rreth 230 të punësuar, gazetarë, punonjës të medias dhe staf mbështetës tani përballen me rrezikun e papunësisë, ndërsa shumë prej tyre prej disa kohësh po përjetojnë vonesa në pagesat e rrogave dhe mosshlyerje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Me ndërtesën e bllokuar dhe veprimtarinë e ndërprerë, mjetet e tyre të jetesës dhe e ardhmja e tyre profesionale janë në rrezik.

Prandaj, ne u bëjmë thirrje të përbashkët autoriteteve shqiptare që të garantojnë të drejtën e gazetarëve për të punuar, sigurinë e tyre, dhe:

  • të ofrojnë një shpjegim të plotë dhe publik mbi bazën ligjore, domosdoshmërinë dhe urgjencën e operacionit të ndërmarrë në orët e para të së shtunës, më 9 gusht 2025, duke përfshirë kohën e zhvillimit, metodat e përdorura, proporcionalitetin dhe nëse janë marrë parasysh alternativa më pak kufizuese;
  • të heqin kordonin policor, të rikthejnë furnizimin me energji elektrike dhe të lejojnë hyrje të lirë dhe pa pengesa në redaksi dhe vendet e raportimit, pa frikësim ose ndërhyrje;
  • të mbrojnë materialet dhe infrastrukturën gazetareske, duke u përmbajtur nga çdo sekuestrim ose dëmtim dhe duke siguruar akses të sigurt në pajisje, arkiva dhe lidhjet e transmetimit;
  • të mbrojnë të drejtat e punës gjatë ndërprerjes, duke bashkëpunuar me Inspektoratin e Punës që pagat dhe kontributet shoqërore të shlyhen dhe të mundësohen ambiente të përkohshme dhe masa për vazhdimësinë e punës;
  • të ofrojnë garanci efektive ligjore duke publikuar bazën ligjore dhe urdhrat, duke përcaktuar afatin dhe kushtet për heqjen e masave, duke siguruar një mundësi të qasshme për ankim me efekt pezullues kur është e zbatueshme, si dhe duke bashkëpunuar me AMA-n duke përdorur mjetet më pak kufizuese për të ruajtur vazhdimësinë e shërbimit të lajmeve;
  • të hetojnë çdo pengesë ndaj gazetarëve dhe të sigurojnë llogaridhënie dhe të komunikojnë rregullisht me publikun.

Ndërkohë, ne u bëjmë thirrje pronarëve dhe drejtuesve të Focus Media Group:

  • të veprojnë me urgjencë për të mbrojtur mjetet e jetesës dhe të drejtat e punonjësve, të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore dhe kontraktuale, si dhe të sigurojnë ambiente të përkohshme dhe plane vazhdimësie për të mbrojtur stafin dhe për të ruajtur aksesin e publikut në informacion;
  • të angazhohen në mënyrë konstruktive me autoritetet për të zgjidhur mosmarrëveshjen në mënyrë ligjore dhe transparente, me sa më pak ndërprerje të jetë e mundur në punën gazetareske dhe në të drejtën e publikut për t’u informuar;
  • të sigurojnë shlyerjen e rrogave dhe kontributeve shoqërore, aksesin e sigurt në pajisje dhe të dhëna, si dhe të mos ndërmarrin masa hakmarrëse ndaj stafit gjatë kësaj ndërprerjeje;
  • të ofrojnë transparencë të plotë mbi situatën ligjore dhe kontraktuale, në mënyrë që punonjësit dhe publiku të kuptojnë bazën e mosmarrëveshjes.

Kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje kontraktuale. Kjo situatë ngre çështje thelbësore lidhur me respektimin e procedurave të rregullta, proporcionalitetin, lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias. Të gjitha palët duhet të veprojnë shpejt, në mënyrë transparente dhe në interes të publikut për të siguruar që këto të drejta të respektohen dhe mbrohen.

Nënshkruar,

Rrjeti SafeJournalists

  •  Shoqata e Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
    • Shoqata e Gazetarëve të Kosovës
  •  Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
  •  Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë
  •  Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
  •  Sindikatë e Medias e Malit të Zi

Reporterët pa Kufij  (RSF)

Partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR)

  •  Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)
  •  Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF)
  •  ARTICLE 19 Europe
  •  Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI)
  •  Shtyp i Lirë Pa Kufizim (FPU)

Organizata të shoqërisë civile në Shqipëri:

  • Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
  • Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
  • Asociacioni e Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
  • Gruaja Shqiptare në Audiovizual (AWA)
  • Amfora
  • Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJA)
  • Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM)
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit (AHC)
  • Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
  • Rrjeti Ballkanik për Raportim Hulumtues Shqipëri (BIRN Albania)
  • Faktoje
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptar (UGSH)
  • Shoqata e Gazetarëve Europian, Seksioni shqiptar
  • Qendra Citizens Channel
  • Qendra Respublica

The post Shqipëri: Nevojiten urgjentisht përgjigje mbi pengimin e berë ndaj Focus Media Group dhe të drejtën e gazetarëve për të ushtruar detyrën appeared first on Faktoje.al.

Bastisja e News24, gazetari ironizon Ardi Veliun: Më kthe xhaketat se kompjuterin s’di ta përdorësh

By: Ardit
12 August 2025 at 08:52

Prej ditës së djeshme godina e News24, është boshatisur nga policia ushtarake. Përmes një statusi në Facebook, gazetari i News24 Klevin Muka ka ironizuar drejtuesin e këtij operacioni Ardi Veliun. Gazetari shkruan se ka disa xhaketa dhe kollare në redaksi dhe pret që t’ia sjellë Veliu, ndërsa kompjuterin ta mbajë, se s’di ta përdorë. Postimi […]

The post Bastisja e News24, gazetari ironizon Ardi Veliun: Më kthe xhaketat se kompjuterin s’di ta përdorësh appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

BIRN: Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News24

By: M C
11 August 2025 at 17:04

Organizatat ndërkombëtare të medias e cilësuan bllokimin e godinave të përdorura nga Focus Media Group dhe ndërprerjen e transmetimit të News 24 si joproporcional dhe i kërkuan autoriteteve të jepnin shpjegime të qarta ligjore mbi veprimet e kryera.

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias kanë reaguar ndaj bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit më 9 gusht ndaj redaksisë së televizionit informativ, News 24 si dhe mediave të tjera të grupit, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, IPI, u shpreh në një postim në X “i alarmuar nga bllokada e policisë” dhe kërkoi “sqarim të menjëhershëm të bazës ligjore” për këtë veprim, të cilin e cilësoi si pengim të punës së gazetarëve.

“Kërkojmë që autoritetet të shpjegojnë menjëherë arsyet ligjore për këtë veprim, i cili ka penguar punën e gazetarëve,” tha IPI në deklaratë publike.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ECPMF, e quajti ndërhyrjen “masë joproporcionale” nga autoritetet shqiptare. “Pengimi i gazetarëve për të hyrë në ndërtesë, ndërprerja e energjisë elektrike dhe ndalimi i sinjalit televiziv janë masa të tepruara,” theksoi ECPMF duke iu referuar situatës.

Edhe rrjeti rajonal SafeJournalists shprehu “shqetësim të thellë” për operacionin, duke theksuar se “çdo veprim që ndikon në punën e mediave duhet të ndjekë procesin e rregullt ligjor, të bazohet në një mandat të qartë dhe të sigurojë ndërhyrje minimale në punën e gazetarëve dhe të drejtën e publikut për t’u informuar”. Organizata kërkoi gjithashtu që autoritetet të japin kohë të mjaftueshme për zhvendosjen e redaksive në raste të tilla, për të shmangur ndërprerjen e punës.

Ndërtesa e përdorur nga Focus Media Group u bllokua mëngjesin e 9 gushtit nga policia. Kjo e fundit rrethoi godinën në Shkozë, ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe ndaloi hyrjen e gazetarëve, duke ndërprerë transmetimin e News24 në orën 07:36. Më vonë, televizioni rifilloi transmetimin vetëm përmes YouTube. Godina, e cila përdorej nga televizioni përmes një kontrate qiraje është objekt i një mosmarrëveshjeje gjyqësore.

Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, e cila menaxhon pronat publike, këmbuguli se bllokimi me polici i godinës ishte i ligjshëm dhe bazohej në vendim gjykate, ndërsa u ankua se kompanitë mediatike nuk kishin paguar qiratë. “MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt të plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes. Por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim ose si mekanizëm për të gëzuar padrejtësisht pronën publike dhe për të shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale,” deklaroi MEKI./BIRN

The post BIRN: Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News24 appeared first on Albeu.com.

Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni

11 August 2025 at 16:34

Nga Andi Bushati Sado i rëndë që të jetë vendimi personal i Edi Ramës për të mbyllur televizionin News 24 ka edhe një krim më të shëmtuar që po konsumohet në sytë e publikut: ai ka të bëjë me heshtjen e pothuajse të gjitha televizioneve të vendit, e sidomos atyre dy kombëtarëve, që janë sjellë […]

The post Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni appeared first on BoldNews.al.

Bllokimi i “Focus Media News”, gazetarët në protestë

By: FAKTOJE
11 August 2025 at 16:44

Pas bllokimit të sinjalit të televizionit News 24 nga ndërhyrja e policisë dhe forcave ushtarake, dhjetëra gazetarë protestuan duke kërkuar lirimin e ambientëve dhe funksionimin normal të medias.

Sebi Alla

Ora 07.36, dt 09.08.2025, sinjali televiziv u shkëput, kur forca të shumta policore dhe ushtarake, bllokuan ambientet e televizionit News 24, agjencisë së lajmeve Balkanëeb, Gazetës Panorama, Gazetës Panorama Sport dhe Radio Rash. Mbyllja u bë pas një urdhri të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Invovacionit e cila sipas saj, duke iu referuar vendimeve gjyqësore, kaloi hapësirat e marra në shfrytëzim nga “Focus Media News”, tek Agjencia Shtetërore e Prodhimit dhe Tregtimit të Armëve KAYO.sha. Ndërsa pretendimet e palëve shtet-subjekt privat janë të ndryshme, 230 punonjës të medias, gazetarë, operatorë dhe staf mbështetës teknik, kanë mbetur pa punë prej tre ditësh dhe nuk lejohet që të futen në zyrat e tyre, duke mos kryer misionin parësor: “informimin e publikut”.

Protesta

Ditën e sotme dhjetëra gazetarë të “Focus Media News” dhe shumë kolegë nga media të tjera protestuan me parkarta në duar ky binte në sy disa të tilla si: “Media nuk mbyllet, por mbrohet”; “Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici dhe ushtri”, apo “Liria e medias nuk është negociatë”. … “Të shtunën në mëngjes, pa paralajmërim, u ndërpre sinjali ynë dhe u bllokua hyrja e gazetarëve në vendin e tyre të punës. Na u tha se ishte një çështje kontrate qiraje, por të gjithë e dimë se marrëdhëniet kontraktuale nuk mund dhe nuk duhet të shërbejnë si pretekst për të mbyllur një zë të lirë informimi. Konfliktet civile zgjidhen në gjykata, jo duke fikur ekranin e një televizioni që i shërben publikut”-tha drejtoresha e informacionit në News 24, Anila Jole. Ndërsa shtoi se “…kjo që ndodhi nuk është vetëm një çështje e News24, është çështje që prek çdo media dhe çdo gazetar në Shqipëri, pasi sot është News24, nesër mund të jetë çdo zë tjetër kritik”.

Konflikti

“Focus Media News” prej më shumë se dy dekadash është vendosur në godina shtetërore nëpërmjet kontratave të qirasë të nënshkrruara në disa vite me kohë zgjatje të ndryshme shfrytëzimi. Një nga godinat është me kontratë të përfunduar që në vitin 2023, por në procese të vazhdueshme gjyqësore, ndërsa godina tjetër me kontratë qiraje në fuqi deri në vitin 2033. “Nëse shoqëria Kayo do të kishte një vendim gjyqësor për lirimin e godinës do të kishte një njoftim paraprak nga përmbaruesi dhe më pas lirimin e ambienteve e bën përmbaruesi. Në këtë rast nuk ka asnjë vendim gjyqësor dhe asnjë përmbarues”, u shpreh avokati i kompanisë, Erjon Kanxheri. Ndërsa në përgjigjen e saj zyrtare, Ministria e  Ekonomisë, Kulturës dhe Invovacionit thotë se ka ndjekur të gjithë procedurat ligjore. “Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a”. Mësohet se IKMT ka prishur në orët e para të mëngjesit të sotëm një tunel lidhës mes dy objekteve, godinës A që është sekuestruar dhe pretendohet se i ka përfunduar kontrata dhe godinës B e cila ka leje shfrytëzimi deri në vitin 2033. “Focus Media News” shprehet se gjatë ndërhyrjes janë dëmtuar një pjesë e teknikës, duke rrezikuar arkiven dhe serverat. Megjithëse institucionet shtetërore nuk kanë sekuestruar godinën B, sërish punonjësit nuk lejohet të futen brenda atyre ambienteve, me pretendimin se për të shkuar deri aty “shkelin në pronë shtet”. Përvecc forcave të policisë që qëndrojnë në perimetrin e jashtëm të objeteve, në brendësi janë forcat ushtarake të cilët janë udhëzuar për të mos lejuar asnjë punonjës të futet.  

Reagimet

Organizatat mediatike vendase dhe të huaja reaguan me shqetësim në lidhje me bllokimin e sinjalit të transmetimit të “Focus Media News”, duke e cilësuar ndërhyrjen me forca policore dhe ushtarake si të papranueshme dhe cënim i lirisë së medias. Qëndrime pati sot edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Rrjeti Global për Mediat e Pavarura (IPI). Në reagimet e tyre theksohet se nevojiten veprime të menjëhershme nga autoritetet shtetërore për rikthimin e plotë të funksionimit të mediave, përfshirë sinjalin e News24, dhe për të ofruar arsyetim ligjor për pengimin e aksesit të publikut në përmbajtjen mediatike. Edhe Faktoje.al bashkohet me qëndrimin se bllokimi, cënimi i lirisë dhe veprimet që lënë të papunë dhe në pasiguri mbi 200 punonjës të medias, gazetarë dhe staf mbështetës, janë të papranueshme, pavarësisht konflikteve dhe pretendimeve institucione shtetërore-subjekt privat.

The post Bllokimi i “Focus Media News”, gazetarët në protestë appeared first on Faktoje.al.

Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News 24

11 August 2025 at 16:12

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias kanë reaguar ndaj bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit më 9 gusht ndaj redaksisë së televizionit informativ, News 24 si dhe mediave të tjera të grupit, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, IPI, u shpreh në një postim në X  “i alarmuar nga bllokada e […]

The post Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News 24 appeared first on Reporter.al.

Gazetarët protestojnë kundër mbylljes së sinjalit të News 24

11 August 2025 at 15:45

Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, gazetarë dhe punonjës të “Fokus Media Group”, si dhe përfaqësues të partive politike opozitare u mblodhën të hënën për të protestuar ndaj rastit të paprecedentë të bllokimit të zyrave dhe fikjes së sinjalit të televizionit News 24. “Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një […]

The post Gazetarët protestojnë kundër mbylljes së sinjalit të News 24 appeared first on Reporter.al.

Gazetarët në protestë për News 24, Ministria e Ekonomisë: Nuk ka paguar qira që prej 2017

By: redi
11 August 2025 at 15:56

Pas protestës së zhvilluar sot në mesditë para godinës së News 24, kundër mbylljes së sinjalit të transmetimit dhe moslejimit të gazetarëve të punojnë në ambientet e punës, ka ardhur një reagim nga Ministria e Ekonomisë. Në njoftimin e shpërndarë, bëhet me dije se kjo shoqëri nuk ka paguar qira dhe kamatvonesat që shkojnë në vlerën e 2 milionë eurove, ndaj kontrata është ndërprerë.

Source

❌
❌