Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 August 2025Main stream

Trazirat në Serbi, qeveria kundër protestuesve, dënon tubimet në Beograd dhe Novi Sad

15 August 2025 at 16:36

SERBI- Qeveria serbe është e koordinuar në qëndrimin e saj kundër protestuesve. Kryeministri serb Đuro (GJURO) Macut ka dënuar ashpër trazirat në Beograd dhe Novi Sad

Sipas tij ne vend nuk po zhvilloheshin protesta paqësore, por ka vetëm grumbullime huliganësh, qëllimi i të cilëve është prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Kur sulmon policinë, sulmon shtetin tha Macut, duke shtuar se nuk do të lejojnë qe ata që kanë mbrojtur me përgjegjësi dhe përkushtim sigurinë e qytetarëve të fyhen dhe të poshtërohen. Kjo sjellje meriton çdo dënim, theksoi kryeministri serb.

Ndërsa Ministri Ivica Daçiç iu drejtua qytetarëve për herë të dytë gjatë natës dhe tha se të paktën 42 oficerë policie u plagosën, disa prej të cilëve rëndë, dhe se deri më tani janë arrestuar me shume se 30 persona, ndërsa operacionet për kapjen e tyre vazhdojnë.

Sipas Dacic, një prej njerëzve më të besuar të presidentit Aleksandër Vucic, organizimi i fundit ishte një nga sulmet më të dhunshme ndaj policisë këto vite, ndërsa mes te arrestuarve ishte edhe një shtetas kroat, duke ngritur edhe njëherë pretendimin e tyre se këto protesta janë të sponsorizuara nga jashtë.

Protestuesit ne Novi Sad kane sulmuar edhe zyrat e Partisë Progresive Serbe, ndërsa tubime janë regjistruar edhe ne qytete si Nish apo Kraleve. Që prej 1 nëntorit 2024, kur u shënua tragjedia e Novi Sad, me 16 viktima, protestuesit nuk janë ndalur me kërkesën e tyre për zgjedhje të reja dhe rrëzimin e qeverise së korruptuar.

/abcnews.al/

VIDEO/ Zjarri në Mirditë, prej orësh avioni italian “Canadair” ka ndërhyrë për të shuar flakët

15 August 2025 at 15:55

Ekipet zjarrfikëse janë ende të angazhuara për të neutralizuar plotësisht vatrat e zjarrit në Mirditë.

Përveç ndërhyrjes nga toka, është ndërhyrë edhe nga ajri. Prej disa orësh avioni italian “Canadair” operon në zonë për të shuar zjarret.

Ndërkohë situata me zjarret orët e fundit është përmirësuar. Në 24 orë janë raportuar 28 vatra zjarri , nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim.

/abcnews.al/

VIDEO/ Digjet banesa në Përrenjas, shpëtojnë mrekullisht familjarët

15 August 2025 at 15:48

Një banesë është djegur plotësisht pasi është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godovush në Prrenjas.

Familja prej tre personash kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/

Prag samiti SHBA-Rusi, Zelensky: Ne po mbështetemi te Amerika, ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës

15 August 2025 at 15:27

Sytë e botë janë kthyer në takimin që pritet të mbahet në Alaskë mes presidentit Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Zhvillimet ndiqen hap pas hapi deri në një pritje përfundimtare të këtij takimi, pasi shpresat janë të mëdha për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti Volodymir Zelensky në prag të këtij Samiti është shprehur i qartë se Ukraina mbështetet te SHBA. Ndonëse më herët ka kritikuar Rusinë dhe presidentin rus Vladimir Putin se qëllimi i tij kryesor nuk është paqja, por të fitojë sa më shumë kohë. Presidenti ukrainas nuk është i ftuar në këtë takim që do zhvillohet mbrëmjen e sotme në Alaskë.

“Gjëja kryesore është që ky takim të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë dhe një diskutimi thelbësor midis udhëheqësve në një format trepalësh – Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe pala ruse.  Është koha për t’i dhënë fund luftës dhe Rusia duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm. Ne mbështetemi te Amerika. Ne jemi të gatshëm, si gjithmonë, të punojmë sa më produktivisht të jetë e mundur.”, tha ai.

/abcnews.al/

Shoqëruesit e dy presidentëve, delegacione të nivelit të lartë në Alaskë

15 August 2025 at 15:17

Në tryezën e negociatave SHBA – Rusi këtë të premte në Alaska nuk do të diskutohet vetëm fundi i luftës në Ukrainë, por gjithashtu edhe një sere çështjesh dy palëshe në lidhje me marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit.

Ndonëse Trump dhe Putin do të mbajnë një takim kokë më kokë këtë të premte, të dy presidentët janë të shoqëruar nga delegacionet e tyre. Shtëpia e Bardhë zbuloi në nisje të avionit presidencial drejt Alaskës se Donald Trump po shoqërohet në këtë udhëtim nga Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme Stevce Witkoff, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick si dhe kreu I CIA-s John Ratcliffe.

Pjesëtarë të tjerë të delegacionit Amerikan janë edhe sekretarja e Shtypit për Shtëpinë e Bardhë Karoline Leavittt, Susie Wiles shefe e stafit presidencial si dhe këshilltarë politik  dhe anëtarë të tjerë të zyrës së shtypit.

Me disa përjashtime të vogla, pothuajse të njëjtën strukture ka edhe delegacioni Rus sipas asaj që kanë zbuluar mediat ndërkombëtare. Vladimir Putin është i shoqëruar në këtë udhëtim nga Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov, ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov, Ministri i Mbrojtes Andrei Belousov dhe Ministri I financave Anton Siluanov. Pjesë e delegacionit të Moskës sipas fotove të publikuara është edhe Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, i sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përhapje të propagandës Ruse.

Përbërja e dy delegacioneve sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare tregon se mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të ketë diskutime sa i përket marrëdhënies ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve. Vetë Vladimir Putin hodhi te enjten  idenë e një marrëveshjeje të re për kontrollin e armëve bërthamore, për të zëvendësuar traktatin e fundit ekzistues, që skadon në shkurt të vitit të ardhshëm.

Kreu i Kremlinit ndonëse se pranon, vijon te jetë i shqetësuar mbi pasojat që sanksionet Perëndimore kanë lënë mbi ekonominë e vendit të tij.

Ndërsa vetëm disa orë na ndajnë nga takimi i cili ka marrë vëmendjen e mbarë botës, do të jetë konferenca e mundshme për Shtyp mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ajo që do të tregojë marrëveshjet e arritura mes palëve.

Turizmi rrit punësimin, Banka Botërore: Më shumë zhvillim në Berat, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë

15 August 2025 at 15:12

Turizmi ka përmirësuar gjendjen ekonomike të komuniteteve të ndryshme në Shqipëri por edhe ka krijuar një sërë vendesh pune.

Në një raport të fundit Banka Botëror thekson se Mundësia e krijuar nga zhvillimi i turizmit të trashëgimisë sidomos në Shqipërinë Jugore dhe investimet e sektorit privat kanë përmbysur gjithashtu rënien e popullsisë së rajonit, duke vepruar si një magnet për tërheqjen e të rinjve apo të  kthyerve nga emigrimi.

Sipas Bankës Botërore Turizmi në Shqipëri  po lulëzon, ndërsa referuar të dhënave Shqipëria pati një rritje prej 82% të mbërritjeve turistike në vitin 2024 krahasuar me vitin 2019. Në jug të Shqipërisë, shifrat janë edhe më mbresëlënëse, me Beratin që ka parë gati katër herë më shumë turistë në të njëjtën periudhë kohore dhe gjashtë herë më shumë që vizitojnë Gjirokastrën.

Ky fluks, i inkurajuar nga përpjekjet e udhëhequra nga sektori publik, po tërheq investime më të mëdha në sektorin privat. Sipërmarrja lokale po lulëzon, me familjet që i shndërrojnë shtëpitë historike në hotele me mëngjes, duke lançuar përvoja kulinare dhe kulturore, dhe madje duke investuar në infrastrukturë të re si shtigje për ecje dhe biçikleta, autobusë elektrikë, varka dhe së shpejti zipline-e funksionale, të cilat po nxisin rritjen në fusha si turizmi aventuresk dhe rekreacioni në natyrë.

Banka Botërore në një analizë të bërë për  investimet e kryera në Shqipëri për këtë sektor  thekson se në partneritet me Qeverinë, ka ndihmuar në restaurimin e vendeve historike, përmirësimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e shërbimeve turistike – duke sjellë mundësi të reja ekonomike dhe vende pune për komunitetet përreth qyteteve të Beratit, Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës.

/abcnews.al/

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Nuk duhet t’i nënshtrohemi logjikës së armëve dhe konfliktit

15 August 2025 at 14:21

Ndërsa sytë janë kthyer tek samiti që do të mbahet në Alaskës, në takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, një reagim për situatën e luftës ka bërë edhe Papa Leoni XIV.

Ai ka bërë thirrje që vendet të mos i nënshtrohen logjikës së armëve dhe konfliktit.

“Mjerisht, sot ndihemi të pafuqishëm përballë përhapjes së dhunës në botë, gjithnjë e më të shurdhër dhe të pandjeshëm ndaj çdo impulsi njerëzor. Por pavarësisht kësaj nuk duhet të humbasim shpresën. Duhet të lutemi për paqe”, ka thënë ai.

Nga Castek Gandolfo, Papa Leoni XIV bëri thirrje që jeta njerëzore të vlerësohet dhe që askush të mos humbë në rrugën e së keqes.

/abcnews.al/

Britania: Takimi SHBA-Rusi hapi i parë drejt negociatave serioze për paqe

15 August 2025 at 14:16

Takimi midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin rreth luftës në Ukrainë mund të jetë hapi i parë drejt negociatave serioze për paqe, tha sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey.

“Fundi i çdo konflikti duhet të vijë nga diplomacia”, tha Healey përpara takimit të dy udhëheqësve në Alaskë.

Udhëheqësit evropianë janë përgatitur për takimin dhe kanë shprehur shpresën për perspektivën e një armëpushimi të mundshëm – pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Trump, në fillim të kësaj jave.

“Mësimi i parë është se ushtria dhe luftimet nuk zgjidhin asgjë në fund, dhe se fundi i luftës duhet të vijë përmes bisedimeve, duhet të vijë nga diplomacia”, tha më tej Healey për BBC.

“Travel and Tour World”: Transformimi ekonomik i Shqipërisë Jugore, ndikimi i turizmit të trashëgimisë

15 August 2025 at 14:14

Shqipëria Jugore ka përjetuar një kthesë të jashtëzakonshme ekonomike në vitet e fundit, falë investimeve të konsiderueshme si nga Banka Botërore ashtu edhe nga bashkitë lokale, sipas “Travel and Tour World”.

Qytete kyçe si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda kanë përjetuar një zhvillim, të nxitura nga transformimi i sektorëve të tyre të turizmit.

Trashëgimia e pasur kulturore e zonës, e kombinuar me përmirësimet strategjike të infrastrukturës, ka rezultuar në një ndryshim dinamik, duke i shndërruar qytetet dikur të qeta në qendra të gjalla të aktivitetit ekonomik.

Restaurimi i trashëgimisë nxit rritjen e turizmit

Për vite me radhë, Shqipëria Jugore ka përjetuar një zhvillim të ngadaltë ekonomik dhe rënie të ndjeshme të popullsisë, veçanërisht në mesin e brezit të ri që kërkon mundësi pune jashtë vendit.

Megjithatë, investimet e fundit e kanë përmbysur këtë trend. Një nxitës kryesor i këtij ndryshimi ka qenë Projekti i Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turistik (PIUTD), një iniciativë e nisur në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe Bankën Botërore.

Fokusi i projektit ka qenë restaurimi i monumenteve historike, përmirësimi i infrastrukturës përreth dhe rritja e shërbimeve që lidhen me turizmin.

Vendet ikonike të trashëgimisë si Kalaja e Beratit, Kalaja e Gjirokastrës dhe shëtitorja e Qafës së Pazarit në Sarandë kanë përfituar të gjitha nga këto përpjekje, duke i bërë ato më të arritshme për turistët.

Restaurimi i gati 200,000 metrave katrorë hapësirë publike ka përfshirë përmirësimin e rrugëve me kalldrëm, ndërtimin e trotuareve të reja, instalimin e ndriçimit dhe shtimin e ambienteve për vizitorët si pikat e informacionit.

Këto ndryshime kanë ndihmuar në transformimin e rajonit në një destinacion turistik të nivelit të lartë, duke tërhequr një numër gjithnjë e në rritje vizitorësh çdo vit.

Një bum turizmi në jug të Shqipërisë

Shifrat flasin vetë. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), vendi përjetoi një rritje marramendëse prej 82% të mbërritjeve turistike në vitin 2024 krahasuar me vitin 2019.

Në pjesën jugore të vendit, rritja ka qenë edhe më e rëndësishme. Qytete si Berati kanë përjetuar një rritje të numrit të turistëve pothuajse katërfish, ndërsa numri i vizitorëve në Gjirokastër është gjashtëfishuar.

Kjo rritje e vizitorëve jo vetëm që i ka sjellë dobi sektorit të turizmit, por ka pasur edhe një efekt në bizneset lokale, duke krijuar mundësi të reja në të gjitha industritë.

Investimet e sektorit publik kanë luajtur një rol vendimtar në tërheqjen e sipërmarrësve të sektorit privat, veçanërisht në industritë e turizmit dhe mikpritjes.

Shumë vendas kanë shfrytëzuar mundësinë për të shndërruar shtëpitë e tyre historike në hotele  ose për të nisur përvoja kulinare dhe kulturore.

Për më tepër, rajoni po përjeton një bum në turizmin e aventurës, me shtigje të reja për ecje dhe çiklizëm, autobusë elektrikë dhe madje edhe “zip line-t” që po futen për të tërhequr adhuruesit e aktiviteteve në natyrë.

Krijimi i vendeve të punës dhe përfshirja ekonomike

Një nga rezultatet më të rëndësishme të përpjekjeve të rimëkëmbjes është rritja e konsiderueshme e mundësive të punësimit, veçanërisht në sektorët e mikpritjes, turizmit dhe transportit.

Janë krijuar mijëra vende të reja pune dhe një shifër e jashtëzakonshme prej 50% e këtyre pozicioneve janë plotësuar nga individë që më parë ishin të përjashtuar nga tregu i punës, duke përfshirë gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse jo vetëm që ndihmon në diversifikimin e ekonomisë lokale, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin social të rajonit.

Ndërsa bizneset e reja lindin për të përmbushur nevojat e popullsisë turistike në rritje, mundësitë e punësimit po zhvillohen.

Përveç kësaj, shumë ish-banorë të rajonit, të cilët më parë kishin kërkuar punë jashtë vendit, po kthehen në qytetet e tyre të lindjes, të nxitur nga mundësitë e krijuara rishtazi.

Këta të kthyer, shpesh duke sjellë me vete ekspertizë të vlefshme, kanë qenë të dobishëm në nxitjen e investimeve dhe inovacionit të mëtejshëm.

Rijetësimi i këtyre qyteteve është një produkt si i investimeve të jashtme ashtu edhe i një kthimi të talenteve lokale, duke krijuar një cikël të qëndrueshëm rritjeje dhe zhvillimi.

Një model për zhvillim të qëndrueshëm

Projekti PIUTD nuk ka të bëjë vetëm me turizmin dhe infrastrukturën – por ka të bëjë edhe me qëndrueshmërinë.

Restaurimi i vendeve historike, së bashku me zhvillimin e iniciativave të ekoturizmit, pasqyron një angazhim të fortë për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit.

Kjo qasje siguron që përfitimet e turizmit do të vazhdojnë të rrjedhin në zonë për vitet që vijnë, duke minimizuar ndikimin mjedisor të zhvillimit të shpejtë.

Projekti u ka mundësuar bashkive të krijojnë njësi turistike përgjegjëse për zhvillimin afatgjatë të sektorit.

Këto njësi do të sigurojnë që sektori i turizmit i Shqipërisë Jugore të vazhdojë të evoluojë në një mënyrë të qëndrueshme, duke balancuar rritjen ekonomike me ruajtjen e aseteve të pasura kulturore të zonës.

Duke investuar si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen, Shqipëria po hedh themelet për një sektor turizmi të begatë dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

Shqipëria Jugore, një histori suksesi në turizëm

Transformimi i Shqipërisë Jugore, veçanërisht në rajonet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës, qëndron si një dëshmi e fuqisë së turizmit të trashëgimisë.

Suksesi i projektit PIUTD thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke nxitur njëkohësisht rritjen ekonomike.

Duke tërhequr investime ndërkombëtare, duke promovuar sipërmarrjen lokale dhe duke krijuar mundësi punësimi gjithëpërfshirëse, Shqipëria ka vendosur një standard të ri për zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e turizmit.

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë/ Mesazhi i presidentit amerikan para takimit me Putin në Alaskë

15 August 2025 at 14:08

Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe tashmë do të udhëtojë për në Alaskë. Pak para Samitit në Alaskë, presidenti amerikan ndau një mesazh lidhur me bisedimet që do të zhvillojë me presidentin rus Vladimir Putin.

Në mesazhin e tij Trump ka nënvizuar se takimi me Putin do të jetë shumë i rëndësishëm.

Në platformën e tij online në Truth Social ai shkruan “High stakes”.

“Ruhuni nga piromanet verbale”, Rama u përgjigjet kritikëve për zjarret dhe Berishës

15 August 2025 at 14:01

Kryeministri Edi Rama ka një replikë me zjarrvënësit, ata realë por dhe verbalë. Për të krahasuar situatën, Rama ka publikuar një zjarr masiv nga Patra në Greqi, ndërsa shton se këto çështje shkojnë përtej të akuzuarit qeverinë se pse s’ka avionë.

“Për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë”, tha Rama.
Por një apel, kryeministri Rama e ka për qytetarët. Ai i këshillon që në këto ditë të nxehta e të vështira, të ruhen jo vetëm nga zjarrvënësit e vërtetë, por edhe ata verbal. Për këtë, u jep jo një përgjigje të vetën por atë të ChatGBT.

“Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal”, shkruan Rama.

Për këta të dytët, Rama shprehet i bindur se bëhet fjalë për akuzatorët e opozitës, me në krye Sali Berishës, sipas tij, humbësa kronikë që nuk kanë çfarë humbasin më.

Vlorë/ Festa e Shën Marisë, Pelegrinazh në Manastirin e Zvërnecit

15 August 2025 at 14:00

Besimtarë ortodoksë nga  i gjithë vendi, por dhe turistë të huaj  çdo 15 gusht mblidhen në manastirin e Zvërnecit për të festuar një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin e  krishterë, ditën e Shën Marisë.

Besimtarët ndezin qirinj dhe i luten Shën Marisë për paqe, shëndet e mbarësi. Manastiri i Zvërnecit, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në jug të vendit u kthye  në një vend pelegrinazhi.

At Jani Tereziu thotë se kjo është një nga ditët më të rëndësishme ku  mbahen mesha  për problemet e njerëzve.

Këtë vit  lutjet  shkuan për të gjithë ata që u prekën nga zjarret që përfshinë vendin  javën e fundit.

Besimtarët ortodoks e cilësojnë këtë ditë si pashka e vogël pasi sipas tyre Shën Maria u ngjit në qiell pranë birit të saj e lutet për njerëzimin.

VIDEO/ U bllokuan në malin e Gomenit, shpëtohen turistët nga Australia

15 August 2025 at 13:53

Një çift turistësh nga Australia janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuar në një terren të vështirë në malin e Gomenit.

Pas thirrjes për ndihmë autoritetet ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shpëtimin e turistëve pas disa orësh kërkimesh intensive.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

VIDEO/ Një tjetër ditë e vështirë për Spanjën, beteja me flakët vazhdon, shkon në 7 numri i viktimave

15 August 2025 at 13:49

Spanja po përjeton një tjetër ditë të vështirë nga zjarret. Zjarrfikësit janë në luftë në paktën 14 fronte zjarri. Numri i viktimave nga zjarret ka shkuar në shtatë, ndërsa më shumë se 1.5 milion hektarë janë djegur.

Vala e të nxehtit gjithashtu ka përfshirë vendin dhe kjo ka vështirësuar edhe më shumë punën e zjarrfikëseve, ndihmuar edhe nga era e forta, flakët kanë qenë të vështira për t’u neutralizuar.

Në pjesën perëndimore të vendit situata është jashtëzakonisht shqetësuese, paralajmërojnë autoritetet.

 

🇪🇸🔥Smoke mixed with the summer sun to turn the skies above #Spain‘s northwestern #Zamora province orange-red on Thursday as the country faced one of its worst summers for fires in 20 years.
Spain’s #wildfires are being fanned by one of the longest #heatwaves since records began. pic.twitter.com/XKKvT8HZYr

— ShanghaiEye🚀official (@ShanghaiEye) August 15, 2025

Gjirokastër, transportuan emigrantë të paligjshëm, 3 të arrestuar

15 August 2025 at 12:25

Gjatë 24 orëve, janë finalizuar operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1”, kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Nga të dyja operacionet janë arrestuar 3 shtetas që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.

Gjithashtu janë sekuestruar 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.

Në pranga ranë Agustin Rreshpja, Redjan Shushaku dhe Fjorildo Staka.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Trump letër Begajt/ Presidenti i SHBA: Bashkëpunim për një të ardhme të sigurt

15 August 2025 at 11:46

Donald Trump thyen akullin për Shqipërinë. Presidenti amerikan i ka dërguar një letër homologut të tij në Shqipëri, Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Në letër, Tramp i shkruan Begajt se pret me kënaqësi të vazhdojë bashkëpunimin për një të ardhme të sigurt e të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen permes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën.

Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshm edhe me të suksesshme”.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Donald Tramp thekson angazhimin e tij si President i SHBA për të vijuar këtë bashkëpunim, bazuar tek miqësia shqiptaro-amerikane, aleanca mes dy vendeve dhe idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

Kjo është letra e parë zyrtare që Donald Tramp dërgon për Shqipërinë pas zgjedhjes së tij për herë të dytë si President i Shteteve të Bashkuara.

Letrën ai ia dërgon homologut të tij, Bajram Begaj, i cili më herët i dërgoi po një letër Donald Tramp, një mesazh urimi për 249 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vrasja e 14-vjeçarit në Korçë, familjarët e autorit largohen nga banesa për arsye sigurie

15 August 2025 at 11:35

Ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në fshatin Pirg në Korçë. Dy të mitur u përfshinë një sherr banal me një tjetrin që degradoi në përdorimin e thikës. Si pasojë njëri prej 14-vjeçarëve humbi jetën.

ABC News mëson se familja e autorit ka mbyllur shtëpinë dhe është larguar për arsye sigurie. Ndërsa kryefamiljari është i arrestuar.

Po ashtu edhe lokali ku ndodhi ngjarja është mbyllur, megjithëse kanë përfunduar veprimet hetimore të këqyrjes së vendit të ngjarjes, sot ka qenë i mbyllur.

Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qenë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”,etj që çoi në përdorimin r thikës që 14-vjeçari posedonte.

14 vjeçari i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çfarë ka penguar deri tani marrjen ne pyetje nga grupi hetimor. Pritet që sot, në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të sigurohet dëshmia e autorit të dyshuar të krimit, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me dashje.
Sipas raportit të ekspertizës mjeko- ligjore, vdekja e 14-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër. Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.

/abcnews.al/

VIDEO/ Rama: Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza”

15 August 2025 at 11:26

Shkodra, me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në destinacion mjaft të kërkuar për vizitorët vendas, por edhe për turistët e huaj.

Promovimi i potencialit turistik që ofron kryeqendra e veriut, mbetet pika e fortë e numrit gjithnjë e në rritje të turistëve të huaj që zgjedhin këtë destinacion.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ajo që e cilësoi “mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin ‘Nënë Tereza’”, një tjetër gjetje për të promovuar “ngjyrat” e qytetit tek turistët e huaj.

“Një pikë takimi për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shkodrën për të shijuar bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, shkruan Rama, krahas videos ku turistët marrin ftesën e parë për të vizituar Shkodrën sapo mbërrijnë në Aeroportin “Nënë Tereza”.

❌
❌