Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SKOCI – Mijëra njerëz kalojnë natën e dytë pa energji elektrike në vendin e goditur nga stuhia “Floris”

6 August 2025 at 17:12

EDINBURG, 6 gusht /ATSH-DPA) – Mijëra njerëz kanë kaluar natën e dytë pa energji elektrike pasi  stuhia “Floris” përfshiu të hënën Skocinë.

Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike pas erërave të forta në fillim të javës.

Kompania e shpërndarjes së Rrjeteve të Energjisë Elektrike Skoceze  tha se që nga ora 8:30 e mëngjesit (07:30 GMT) e ditës së sotme, 68 000 njerëzve  ju  është siguruar  energjia elektrike.

Puna vazhdon për të rilidhur 3 900 njerëz të tjerë që janë ende pa energji.

Ajo tha se 95% e personave  që humbën furnizimin me energji elektrike  për shkak të stuhisë “Floris” kanë marrë sërish shërbim.

Andy Smith, drejtori i operacioneve të klientëve të “SSEN” për veriun e Skocisë, tha mbrëmë se “stuhia Floris ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme, veçanërisht për një stuhi në këtë kohë të vitit”.

“Janë rrëzuar shumë pemë që kanë duruar disa stuhi të mëparshme dhe janë  shkaktuar disa dëme në rrjet”, tha ai. “Dua të falënderoj klientët tanë për mirëkuptimin dhe durimin e tyre ndërsa ne vazhdojmë këtë detyrë të madhe; po bëjmë çmos për t’u dhënë njerëzve vlerësime realiste dhe të informuara se kur do t’u rikthejmë energjinë elektrikee”, shtoi ai.

“U jam gjithashtu mirënjohës ekipeve nga partnerët tanë të kontratës dhe operatorët e tjerë të rrjetit për mbështetjen e përpjekjeve tona”, theksoi Smith.

Stuhia shkaktoi gjithashtu ndërprerje të konsiderueshme në rrjetin hekurudhor të Skocisë.

Rrjeti Hekurudhor njoftoi se ekipet kanë punuar “pa u lodhur” për të riparuar dëmet në infrastrukturë. /Ad.Ab./

 

The post SKOCI – Mijëra njerëz kalojnë natën e dytë pa energji elektrike në vendin e goditur nga stuhia “Floris” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

By: Ela
6 August 2025 at 10:17

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të avokatit Bardhi Koçi dhe shtetases Pranvera Meshi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Sipas SPAK, Bardhi Koçi, me profesion avokat dhe në kohën e kryerjes së veprave penale i punësuar si auditues në Kontrollin e Lartë […]

The post Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi appeared first on BoldNews.al.

METEO – Skocia goditet nga stuhia “Floris”, me erëra të forta të pazakonta për stinën e vitit

4 August 2025 at 16:55

EDINBURG, 4 gusht /ATSH/- Autoritetet në Skoci anuluan transportin hekurudhor, mbyllën parqet dhe paralajmëruan banorët të lidhnin trampolinat e oborreve, pasi një stuhi e rrallë verore solli erëra potencialisht shkatërruese në Britaninë veriore, sipas AP.

Zyra Meteorologjike e Britanisë së Madhe lëshoi sot një paralajmërim (të verdhë) për goditjen e Skocisë nga stuhia “Floris” – që do të thotë se ekziston një rrezik potencial për jetën dhe pronën, veçanërisht nga valët e mëdha në zonat bregdetare.

Rrjeti Hekurudhor i Skocisë njoftoi erëra me shpejtësi deri në 145 km/orë.

Era dhe shiu i rrëmbyeshëm po godasin në kohën më të ngarkuar të vitit për turizmin, me qindra mijëra turistë që dynden në Festivalin e Edinburgut “Fringe”dhe evente të tjera arti.

“Edinburgh Military Tattoo”, një nga atraksionet më të mëdha turistike të qytetit, tha se po anulonte performancën e planifikuar sot në natyrë, në Kështjellën e Edinburgut.

Kompanitë hekurudhore anuluan shërbimet në pjesën më të madhe të Skocisë dhe disa kalime tragetesh u anuluan gjithashtu.

“Stuhia “Floris”, gjithashtu mund të godasë pjesë të Irlandës së Veriut, Uellsit dhe Anglisë veriore”, tha Zyra Meteorologjike. //a.i/

 

The post METEO – Skocia goditet nga stuhia “Floris”, me erëra të forta të pazakonta për stinën e vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja prezanton para kineastëve strategjinë për krijmtarinë audiovizuale

29 July 2025 at 17:03

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si dhe kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, zhvilluan sot një takim me kineastët shqiptarë mbi vizionin dhe hapat konkretë të strategjisë së re për zhvillimin e sektorit audiovizual në Shqipëri.

Ministri Gonxhja e cilësoi si një moment te rëndësishëm për të ndarë me komunitetin e industrive kreative prioritetet për të ardhmen, duke vendosur në qendër transparencën, rritjen e standardeve profesionale dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Gjatë takimit, së bashku me përfaqësues të QKK-së dhe ekspertë ndërkombëtarë të ftuar nga British Council, u prezantuan pikat kryesore të strategjisë së re për audiovizualin, e ndërtuar mbi nevojat dhe potencialin e tregut vendas dhe ndërkombëtar, rregulloren e re të aplikimit në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, e cila synon të thjeshtojë procedurat dhe të krijojë më shumë hapësira për projekte cilësore si dhe mundësitë konkrete që ofron Media Desk i Creative Europe për përfshirjen e kineastëve shqiptarë në rrjete dhe bashkëprodhime evropiane.

“Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe me partneritete të qëndrueshme, mund të ndërtojmë një ekosistem të fortë për krijimtarinë audiovizuale në Shqipëri, një sektor që jo vetëm përfaqëson identitetin tonë kulturor, por edhe ka potencial real për zhvillim ekonomik dhe diplomaci kulturore”, u shpreh kreu i MEKI-t, Blendi Gonxhja.

/r.e/

The post Gonxhja prezanton para kineastëve strategjinë për krijmtarinë audiovizuale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SKOCI – SHBA dhe BE arrijnë një marrëveshje për tarifat

TURNBERRY (Skoci), 27 korrik /ATSH-AFP-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot pasdite se ”arritëm një marrëveshje me BE-në për tarifat”.

Edhe burime nga BE-ja thanë se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arritën një marrëveshje për të zgjidhur një mosmarrëveshje tregtare mbi rritjen e tarifave.

Marrëveshja i jep fund negociatave disamujore midis Brukselit dhe Uashingtonit.

Pati një pritje të madhe nëse bisedimet do të rezultonin në një marrëveshje.

Trump e kishte kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa prej 30% për importet evropiane duke filluar nga 1 gushti.

Detajet rreth marrëveshjes nuk ishin menjëherë të disponueshme, por Trump tha gjatë takimit me von der Leyen në resortin skocez të golfit Turnberry se BE nuk mund të presë një normë tarifore më të ulët se 15%./ a.jor.

The post SKOCI – SHBA dhe BE arrijnë një marrëveshje për tarifat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në flakë/ Deputeti i PS, Petro Koçi: Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve

By: M C
26 July 2025 at 20:24

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë thuasje gjithë Shqipërinë.

Socialisti Petro Koçi shprehet se duhen dënuar me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve dhe maleve.

Kujtojmë se vendi ynë prej disa javësh është përfshirë nga flakët për shkak të temperaturave të larta, ngjarjeve aksidentale apo dhe të qëllimshme. Zjarrfikësit, banorë të zonave të prekura nga zjarret po luftojnë çdo ditë me flakët.

The post Shqipëria në flakë/ Deputeti i PS, Petro Koçi: Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve appeared first on Albeu.com.

Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit

By: armand
26 July 2025 at 09:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nisur një vizitë katërditore në Skoci, duke u ndalur fillimisht në resortin e tij në Turnberry. Pas uljes së Air Force One në aeroportin Prestwick, pak para orës 20:30 të së premtes, Trump u prit nga Sekretari Shtetëror për Skocinë, Ian Murray, dhe ambasadori amerikan në Mbretërinë […]

The post Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Trump mbërrin në Skoci për bisedime dypalëshe

25 July 2025 at 22:42

LONDËR, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti sot në mbrëmje në Skoci për një vizitë katërditore.

Avioni presidencial, “Air Force One”, u ul në aeroportin Prestwick në Ayrshire, ku Trump u prit nga sekretari i Shtetit  Ian Murray.

Pas mbërritjes, ai u drejtua menjëherë drejt helikopterit presidencial “Marine One”, me destinacion në fushën e tij të golfit në Turnberry.

Gjatë qëndrimit në Skoci, presidenti do të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, kryministrin skocez, John Swinney dhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Trump mbërrin në Skoci për bisedime dypalëshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takim në Skoci, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump do të diskutojnë tarifat tregtare BE-SHBA

By: Elva
25 July 2025 at 21:43

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se do të takohet të dielën në Skoci me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të diskutuar mbi marrëdhëniet tregtare transatlantike. Lajmi u bë i ditur nga vetë Von der Leyen përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku shkroi: “Pas një bisede të mirë […]

The post Takim në Skoci, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump do të diskutojnë tarifat tregtare BE-SHBA appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Trump viziton Skocinë, pritet të takohet me kryeministrin britanik Starmer

25 July 2025 at 17:01

EDINBURGH/LONDËR, 265 korrik /ATSH/ – Presidenti amerikan Donald Trump udhëton sot drejt Skocisë në një vizitë që përfshin vajtjen në fushat e tij të golfit dhe takime politike kryesisht larg syrit të publikut.

Trump planifikon të vizitojë resortin e tij të golfit në Turnberry, në bregun lindor të Skocisë, ku të hënën do të takohet me kryeministrin britanik Keir Starmer, para se të shkojë në pronën tjetër të tij në Aberdeen, rreth 320 kilometra në perëndim, për të hapur një fushë të dytë golfi të emërtuar në nder të nënës së tij Mary Anne MacLeod, e lindur në një ishull skocez para se të emigronte në SHBA.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, vizita është “një udhëtim pune që përfshin një takim bilateral me kryeministrin Starmer për të ratifikuar marrëveshjen historike të tregtisë  mes SHBA-sëd dhe Britanisë së Madhe”. .

Marrëdhënie më të thella me Britaninë

Vizita e presidentit Trump, fillimisht e quajtur “private”, i jep atij dhe kryeministrit Starmer mundësinë për të forcuar marrëdhëniet, me tema si lufta në Ukrainë dhe situata në Gaza në rendin e ditës.

Zyrtarë britanikë janë inkurajuar nga ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Rusisë dhe Ukrainës kohët e fundit.

Gjithashtu, Starmer ka shprehur shqetësimin për krizën humanitare në Gaza, duke e cilësuar situatën “të papranueshme dhe të pafalshme”, dhe ka kërkuar lejimin e ndihmave humanitare në enklavën palestineze. Më shumë se 100 persona kanë vdekur nga uria, sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza.

Marrëveshja tregtare dhe tarifat

Që nga zgjedhja e tij, Starmer ka ruajtur një qasje pragmatike ndaj Trump-it, duke theksuar rëndësinë e aleancës së sigurisë me SHBA-në dhe shmangur kritikat e drejtpërdrejta për tarifat e presidentit Trump.

Kjo qasje ndihmoi në maj të këtij viti që Britania  e Madhe të siguronte një marrëveshje për uljen e tarifave, duke eliminuar tarifat për sektorin ajror, po duke lënë në fuqi tarifat për çelikun.

Starmer pritet të kërkojë heqjen e tarifave për çelikun, por një marrëveshje gjatë kësaj vizite nuk është e sigurt.

Takime dhe protesta në Skoci

Trump gjithashtu mund të takohet me liderin skocez John Swinney, i cili ka mbështetur hapur kundërshtaren e Trump-it, Kamala Harris, në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Edhe pse Trump e ka përshkruar Skocinë si një “vend shumë të veçantë” dhe ka bërë një vizitë të ngjashme atje në vitin 2016, pritja këtë herë nuk pritet të jetë e ngrohtë,  sipas një sondazhi të Ipsos në mars, 70% e skocezëve kanë opinion negativ për të, ndërsa vetëm 18% kanë opinion pozitiv.

Policia skoceze po përgatitet për protesta në Aberdeen dhe Edinburg.

Trump do të rikthehet sërish në Britani nga 17 deri më 19 shtator për një vizitë shtetërore të organizuar nga Mbreti Charles, duke u bërë i vetmi lider botëror modern me dy vizita shtetërore në Britani. Ai u prit për herë të parë nga Mbretëresha Elizabeth në një vizitë tre-ditore në qershor 2019.  /Ad.Ab./

The post FOKUS – Trump viziton Skocinë, pritet të takohet me kryeministrin britanik Starmer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mediumi britanik “Metro” shkruan për protestën e avokatit Arianit Koci: Me makinë rroje kundër ngërçit politik në Kosovë

21 July 2025 at 19:02

Mediumi i njohur britanik Metro i ka kushtuar një artikull veprimit simbolik të avokatit Arianit Koci, i cili protestoi para Kuvendit të Kosovës duke nxjerrë një makinë rroje para gazetarëve.

Me këtë akt, ai denoncoi dështimin e vazhdueshëm të institucioneve për të formuar Kuvendin e ri, tashmë për herë të pesëdhjetë radhazi.

“Një avokat nxori një makinë rroje para gazetarëve për të protestuar kundër dështimit të qeverisë së tij për të krijuar një asamble për herë të pesëdhjetë radhazi”, shkruan Metro, duke theksuar mesazhin e fortë të kësaj proteste të pazakontë.

Koci e cilësoi veprimin e tij si një akt simbolik, për të tërhequr vëmendjen ndaj asaj që e konsideron krizë të thellë institucionale dhe kërcënim për vetë shtetësinë e Kosovës.

“Shtetësia jonë në Kosovë po kërcënohet gjithashtu. Miqtë dhe armiqtë po bindën se ne nuk jemi të aftë të mbajmë një shtet”, deklaroi ai para mediave.

Ndërkohë, edhe pse protestën e shoqëroi me një akt që mund të duket i pazakontë – rruajtjen e flokëve – Koci u përball me përkrahje dhe reagime të fuqishme nga qytetarët në rrjete sociale.

“Ju jeni ndërgjegjja e pastër e kombit! Çdo veprim i juaji më mbush me shpresë dhe më jep mesazhin se ky vend nuk ka fund”, u shpreh një qytetar.

Një tjetër komentoi: “Respekt. Mos u ngatërroni me këta budallenj.”

Protesta e Kocit vjen në një kohë tensionesh në rritje, ndërsa kriza politike ka hyrë në muajin e gjashtë.

Kosova ka mbetur pa një Kuvend funksional që nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt, me 162 ditë të humbura në përpjekje të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Partia Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila doli fituese në zgjedhje, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për konstituimin e institucioneve, duke shkaktuar një bllokadë të zgjatur.

Kurti po akuzohet nga opozita për përmbysje të rendit kushtetues dhe zhbërje të institucioneve demokratike.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se “162 ditë nuk janë shumë për Albin Kurtin sepse për të, kjo kohë është pjesë e një plani. Për përmbysjen e rendit kushtetues, për delegjitimizimin e demokracisë dhe institucioneve dhe për zhbërjen e vetë ADN-së së shoqërisë sonë”.

“Nuk do të keni sukses sepse kjo nuk është vetëm një krizë politike, është një krizë morale dhe ne duhet ta ndalojmë atë.”

The post Mediumi britanik “Metro” shkruan për protestën e avokatit Arianit Koci: Me makinë rroje kundër ngërçit politik në Kosovë appeared first on Telegrafi.

“Pa Kuvend s’ka shtet” – Koci qeth flokët në shenjë proteste për bllokadën politike

21 July 2025 at 11:16

Avokati Arianit Koci ka protestuar sërish sot para Kuvendit të Kosovës, si rezultat i mungesës së konstituimit të tij.

Koci bëri një akt simbolik duke i qethur flokët.

“Po na rrezikohet shtetësia e Kosovës e miq e armiq tanë po binden se ne nuk jemi të aftë me majtë një shtet. Kjo nuk është më politik, po hyn në kategorinë e parapolitikës. Kërkoj që sot menjëherë të formohet Kuvendi”, tha Koci.

Koci u shpreh se kjo protestë nuk është veç për politikanë dhe deputet por edhe për krejt popullin që ka rënë në gjumë

“Pa Kuvend nuk ka demokraci, nuk ka shtet e as zhvillim ekonomik e social”, tha ai. /Telegrafi/

The post “Pa Kuvend s’ka shtet” – Koci qeth flokët në shenjë proteste për bllokadën politike appeared first on Telegrafi.

SKOCI – Trump në vizitë zyrtare, sërish takim me Starmer

18 July 2025 at 12:21

UASHINGTON, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të udhëtojë në Skoci javën e ardhshme, konfirmuan zyrtarë në Uashington.

”Trump pritet të shkojë në Turnberry  dhe Aberdeen nga 25 deri më 29 korrik”, tha zëdhënësja e tij Karoline Leavitt.

“Gjatë vizitës, presidenti Trump do të takohet përsëri me kryeministrin Keir Starmer për të rafinuar marrëveshjen tregtare që u ndërmjetësua mes Shteteve të Bashkuara  të  Amerikës dhe Britanisë së Madhe”, shtoi Leavitt.

Marrëveshja me BM-në  ishte e para me një partner të madh tregtar që nga vendosja gjithëpërfshirëse e tarifave nga Trump në fillim të prillit dhe mbetet një nga të paktat deri më sot.

Leavitt konfirmoi gjithashtu udhëtimin e Trump të njoftuar më parë në BM nga 17 deri më 19 shtator.

”Gruaja e tij, Melania do ta shoqërojë atë në këtë vizitë të dytë shtetërore vërtet të pashembullt”, shtoi ajo.

”Presidenti amerikan është i nderuar dhe mezi pret të takohet me mbretin Charles III në Windsor”, tha Leavitt.

Gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë, në fund të shkurtit, Starmer i paraqiti Trump një ftesë nga mbreti Charles III për një vizitë shtetërore./  /Ad.Ab./

The post SKOCI – Trump në vizitë zyrtare, sërish takim me Starmer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Piramidat e fshehta mbretërore të Skocisë

By: Kult Plus
17 July 2025 at 15:55

Të fshehura thellë në pyjet e Balmoralit, pronës mbretërore skoceze të dashur për Mbretëreshën Viktoria, ndodhen 11 gurë memorialë që përfshijnë një piramidë gjigante prej graniti.

Të ndërtuara për të përkujtuar momente të rëndësishme mbretërore dhe humbje personale, ato tregojnë një histori të heshtur dashurie, pikëllimi dhe ndërtimi kombëtar.

Kur Mbretëresha Viktoria vizitoi për herë të parë Kalanë Balmoral në Aberdeenshire-in, më 8 shtator 1848, gjashtë vjet pas vizitës së saj të parë në Skoci, ajo mori kohë për të shijuar pyjet, kopshtet dhe malet e valëzuara përreth.

“Gjithçka dukej se rrezatonte liri dhe paqe, dhe të bënte të harroje botën dhe shqetësimet e saj të trishta,” shkroi ajo në ditarin e saj. Së shpejti, ajo pronë u bë një vend i përhershëm për pjesën tjetër të jetës së saj dhe mbetet një strehë për Familjen Mbretërore Britanike edhe sot.

Ka shumë histori të fshehura në Kalanë Balmoral, por ndoshta asnjë nuk është aq intriguese sa ajo e “piramidave” sekrete të pronës, gurët memorial që ngjasojnë me murana. Ka 11 të tillë, të shpërndarë thuajse me pak kujdes në pronën prej gati 50,000 hektarësh. Më i madhi është një monument prej guri që përngjan më shumë me ndërtimet dinastike të Egjiptit të Lashtë sesa me ndonjë strukturë skoceze, ndërsa të tjerët janë të shpërndarë si të ishin pjesë të një misteri më të madh, përcjellë KultPlus.

Pse u krijuan këto struktura memoriale?

Sipas Ewen Cameron, profesor i historisë skoceze në Universitetin e Edinburgut, shumica u ndërtuan me porosi të Mbretëreshës Viktoria për të përkujtuar ngjarje të rëndësishme në jetën e familjes së saj, përfshirë martesat e nëntë fëmijëve të saj. Gurët përkujtojnë Princin Albert Edward, Princeshën Alice, Princin Arthur dhe Princeshën Beatrice ndër të tjerë, duke formuar një lloj harte familjare përmes kodrave të pyllëzuara.

“Murana e Princeshës Louise ka ndoshta historinë më interesante,” tha Cameron, studiues i historisë, për mediat ndërkombëtare. “Ajo ishte fëmija i gjashtë dhe vajza e katërt, dhe u martua me John Campbell, Dukën e 9-të të Argyllit. Kjo ndihmoi në forcimin e lidhjeve të familjes me Highlands, që ishte kaq i rëndësishëm për Mbretëreshën Viktoria. Ka një ironi të caktuar që një pasardhëse e Shtëpisë së Hanoverit u magjeps nga ky imazh romantik i Skocisë.”

Një tjetër monument u ndërtua pas vdekjes së Princit Albert në dhjetor 1861. Kjo solli ndërtimin e memorialit më të madh të pronës, në formën e një piramide prej graniti, shpjegoi Gordon Casely. E fshehur në majën e kodrës Craig an Lurachain, me një panoramë mahnitëse të Parkut Kombëtar të Cairngorms, ajo kërkon më shumë përpjekje për t’u arritur dhe shpesh quhet “Piramida e Madhe e Skocisë”.

“Gurët memorial janë një shtesë e mrekullueshme, edhe pse e papritur, për pronën,” tha Casely. “Janë tepër intriguese, pasi secila ka historinë dhe dizajnin e vet, dhe nuk më çudit që gjithnjë e më shumë vizitorë po i kërkojnë. Legjendat e tyre vlejnë të tregohen.”

Mirëpo në gjithë këto mistere pamja e Piramdës së Princit Albert, gati 11 metra e gjatë, perkufizon bukurinë natyrore. Piramida, e ftohtë dhe e gurtë, përfaqëson një version të papritur të Highlands-it, ndryshe nga ai që shumica ëndërrojnë.

Edhe në një vend të mbushur me gurë të lashtë, vendbanime neolitike dhe histori të mistershme, ky ndërtim viktorian mbetet një mrekulli./KultPlus.com

Anxhelo Koci publikon këngën e re “Ma Belle” me Livia Brungën në klip

16 July 2025 at 20:58

Anxhelo Koci ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Ma Belle”.

Një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për melodinë dhe tekstin, por edhe për praninë e një fytyre tashmë të njohur për publikun shqiptar: Livia Brunga, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4.

Kënga, e cila përkthehet si “E bukura ime” nga frëngjishtja, sjell një frymë romantike të shoqëruar me ritme të buta dhe një atmosferë intime.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë është fakti se teksti dhe produksioni muzikor janë realizuar nga vetë Koci, duke e dëshmuar edhe një herë si një artist të kompletuar që zotëron kontroll të plotë mbi krijimtarinë e tij.

Videoklipi është realizuar nga Magic Pro, një studio që tashmë njihet për cilësinë e lartë të produksioneve muzikore.

Foto: Screenshot/YouTube

Pamjet janë të kuruara me kujdes dhe e përcjellin bukur historinë emocionale të këngës, me Livian në rolin kryesor. Ajo shfaqet në skena që ndërthurin ndjeshmërinë me estetikën, duke sjellë një imazh të fortë vizual që përforcon mesazhin e këngës.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, ku premton të jetë një hit veror. /Telegrafi/

The post Anxhelo Koci publikon këngën e re “Ma Belle” me Livia Brungën në klip appeared first on Telegrafi.

“Arrogantë, mospërfillës dhe…”/ Shpërthen deputeti ndaj ‘spastrimeve’ të Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë

5 July 2025 at 10:40

Sipas Koçit, një ndër problemet më të mëdha të administratës qëndron pikërisht te drejtuesit lokalë që kanë mbetur të njëjtët prej vitesh, pavarësisht ndryshimeve të ministrave e deputetëve. Ai i cilëson ata si “arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar”.

‘Spastrimet’ e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’ e quan Koçi në një postim në Facebook, ndërsa jep edhe arsyet e tij se përse e mbështet këtë nismë të Ramës.

Koçi kujton se edhe në vitin 2020, kur mori drejtimin e PS në Fier, ndërmori një betejë të ashpër ndaj administratës së korruptuar. Ai thekson se ndonëse kjo u interpretua si përçarje, rezultati i zgjedhjeve të 2021 në Fier tregoi se qytetarët kërkonin shërbim dhe ndëshkim të korrupsionit.

Koçi thekson se mbështetja për nismën e Ramës nuk është thjesht politike: “Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën më të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ia ul legjitimitetin”, ndërsa përmend edhe aferën 5D me drejtorët në Bashkinë e Tiranës.

Petro Koçi:

“Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës së Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata! Arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar. Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administratën në vartësi vendore dhe qendrore. Disa të korruptuar politikë u përpoqën ta përkthejnë këtë qëndrim thuajse të përditshëm si përçarje. Por, rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njësitë e tjera të qarkut që u zhytën në rënie të qartë mori një rezultat që ruajti votat e 2017-ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak të fletëve ngatërruese të votimit.

Ky rezultat kur ne kishim në dorë vetëm çelesat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se me kishte dërguar Edi Rama pikërisht për të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort. Por përçarësit e vërtetë e të korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbështeste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.

Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS ti behej like sepse përndryshe e pësoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetarët vendorë, por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër. Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qëndrim publik denoncova skemën me të cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderët e prokurimet e enteve shtetërore në territorin tonë/

Kryetarët e PS të Njësive Administrative u urdhëruan qe te mos vinin në mbledhjen e radhës qe thirrej rregullisht prej meje. Vetëm 2 prej tyre nuk iu përgjigjën urdhrit te korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt me dëmtonte mua. Në fakt ky qe një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi. Në atë kohë nuk e bëra publik, por kërkova që të ndërhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autorëve të ngjarjes politike kur kishte marrë vesh më vonë atë akt paçavureje.

Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferën 5D. Fatkeqësisht ka edhe sot nga këta “socialistët” e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përçarje që dëmton unitetin. Prandaj e mbështes fort këtë nismë të Edi Ramës. Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqë qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar te votave preferenciale për kandidatet, këtë shëmti te politikes aq të vjetër sa vetë prostitucioni”.

The post “Arrogantë, mospërfillës dhe…”/ Shpërthen deputeti ndaj ‘spastrimeve’ të Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë appeared first on Sot News | Lajme.

“Po i kërkoj falje gomarëve që kanë ardh nga Istogu” – Arianit Koci proteston në mënyrë të pazakontë para Kuvendit

3 July 2025 at 10:57

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë tentativën e 41-të me radhë për konstituim. Para fillimit të kësaj seance, avokati Arianit Koci ka protestuar sërish.

Koci kësaj radhe ka vendosur që protestën e tij ta bëjë në një mënyrë tjetër më simbolike, duke sjellë gomarët para Kuvendit.

“I kemi marrë me simbolikë, me tregu se kush po na udhëheq, dhe të njëjtit po mendojnë që na jemi gomar. Protesta është e qetë. Po i kërkoj falje këtyre gomarëve që kanë marrë rrugë nga Istogu deri këtu”, tha Koci.

Koci tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka përcaktuar se fajtorë është Albin Kurti.

“Nuk po du me qenë faktor që i thellon ndasitë, por dua të jem faktor i unitetit Kam vërejtje të madhe edhe për PDK, LDK, AAK e Nisma, sepse po sillen sikur me qenë qyqana”, tha Koci.

Ai tha se nuk po e kupton policinë qysh po shqetësohen nga katër gomarë e nuk po shqetësohen nga gomarët brenda.

“E papranueshme, sidoqoftë ne do të respektojmë urdhrat”, tha Koci.

E miku i tij i cili solli gomarët nga Istogu në Prishtinë, ironizoi duke thënë se “ky i vogli ka nevojë për sigurim shëndetësorë – nuk po i ofendoj nënat as fëmijët. Është një i ri që ka nevojë për shkollim adekuat e mirëqenie”. /Telegrafi/

The post “Po i kërkoj falje gomarëve që kanë ardh nga Istogu” – Arianit Koci proteston në mënyrë të pazakontë para Kuvendit appeared first on Telegrafi.

“Berisha po zvarrit procesin e ‘Partizanit’”/ Petro Koçi: Të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen

2 July 2025 at 13:46

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se Sali Berisha po zvarrit procesin për dosjen “Partizani”. Në një intervistë Koçi u shpreh se Berisha duhet të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen.

“Duhet përshëndetur SPAK dhe GJKKO në qëndrimin konsistent në rastet për figura të larta politike, si zotin Berisha dhe zotin Meta. Ka figura të tjera të PS, që janë nën hetim, në gjykim. Kemi angazhim institucional të rëndësishëm të këtyre dy institucioneve të drejtësisë së re. Procesi është sunduar nga një përpjekje e zotit Berisha për ta zvarritur procesin. Ai nuk iu bind gjykatës për t’u paraqitur para SPAK. Ne duhet të përshëndesim drejtësinë e re në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin. Zoti Berisha ka çështje të tjera për të cilat duhet të hetohet, 21 janari, Gërdeci gjithashtu. E dhe shumë gjëra të tjera.”, theksoi ai.

The post “Berisha po zvarrit procesin e ‘Partizanit’”/ Petro Koçi: Të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen appeared first on Sot News | Lajme.

“PD, rënie në zgjedhje prej Berishës”/ Petro Koçi: Rinumërimi tregoi që nuk ka pasur manipulim

By: Re Nato
2 July 2025 at 13:22

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ishte e pritshme rezultati i zgjedhjeve më 11 maj, ku fitues dolën socialistët.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se PD pësoi rënie të madhe, për shkak të Sali Berishës.

Koçi shtoi se rinumërimi i votave tregoi se nuk ka pasur manipulim të zgjedhjeve.

“Është komplet e pritshme, PD në këto zgjedhje pësoi rënie të madhe. Aryseja është Sali Berisha. Nuk pritet diçka tjetër. PS duhet t’i qëndrtojë me shumë seriozitet asaj që ka ndodhur me deformimin e votës personale. Numëruesit kanë qenë më rigorozë për votat e subjekteve politike. Ajo që ndryshon në rastin e Fierit, është vota individuale. Në përgjithësi, nga rinumërimi është konfirmuar rezultati në numërimin fillestar. Ne mund të themi këtë që pretendimi i PD për zgjedhje të manipuluara, pëson një goditje të re. Në pretendimin e PD ka vulgaritet dhe bëhet vetëm për interesin e Sali Berishës. Ai e ka për efekte të brendshme, i duhet që të mos japë dorëheqjen. Ai kërkon që demokratëve t’u mbushë mendjen se ka manipulim dhe se nuk duhet të lëvizë nga karrigia e kryetarit. Nuk ka asnjë shenjë reflektimi. Nuk ka zëra të tjerë. Një pjesë prej tyre e kanë dashur këtë humbje, që ai të mbante përgjegjësi. Por duke mos pasur përgjegjësi, ata bëjnë lojë teatrore.”, theksoi ai./abcnews.al

Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në operë në Drenicë

29 June 2025 at 23:20

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në operën “Syrigana” të artistit Petrit Halilaj, e cila u shfaq sonte në Drenicë.

Në një reagim publik, Koci ka akuzuar Kurtin se po e shpërfill gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, ndërkohë që, sipas tij, Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar.

“E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë. Për më tepër, pas shfaqjes – erdhi edhe në ndejë! Turp!”, ka shkruar Koci.

Ai shtoi se Kosova ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme dhe se qytetarët po përballen me varfëri, ndërsa kryeministri merret me evente kulturore.

“Nuk i ke rendet me shku ndejave. Së paku jo ti – që e ke blloku shtetin. Më mirë puno. Ama puno për së mbari”, ka theksuar avokati.

Megjithatë, në fund të reagimit, Koci u shpreh krenar për Drenicën, duke e cilësuar si epiqendrën e kulturës evropiane për një natë.

Tutje theksoi mikpritjen që iu bë Kurtit në këtë zonë, pavarësisht bindjeve politike të banorëve.

“Drenica e ime – edhe pse nuk e voton – e priti z. Kurti me respekt, si çdo mysafir tjetër. Ky vend e ka zemrën e madhe!”, shkroi ai, duke përfunduar me një mesazh uniteti: “Sa jam drenicak, jam edhe llapjan, dukagjinas dhe banor i çdo pëllëmbe të tokës së Kosovës!”

The post Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në operë në Drenicë appeared first on Telegrafi.

❌
❌