Përplasi për vdekje 57-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 21-vjeçari
Ngjarja e djeshme, e ndodhur në Dimal, në urën e re mbi lum, ku një automjet përplasi për vdekje në rrugë 57-vjeçaren Thëllëza Caushi dhe më pas u largua nga vendngjarja, është zbardhur në një kohë rekord nga policia e Beratit.
Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, Gramoz Lala, konfirmon se,gjatë gjithë natës janë marrë e këqyrur pamjet e çdo kamere sigurie (shtëpije, biznesi dhe rruge) përreth vendit të aksidentit dhe nëpërmjet tyre, është bërë i mundur identifikimi i autoriit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Autori i aksidentit që i mori jetën një 57-vjeçareje që po kalonte me delet në rrugë është shtetasi 21 -vjeçar me inicialet A.O,banues në fshatin Rroshnik në Berat, i cili ka qënë në drejtimin e një automjeti me ngjyrë të zezë.
Ai është sjellë në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Aksidenti me vdekje ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dimal, në urën e re mbi lum.
Viktima Thëllëza Caushi, ishte duke kaluar rrugën me delet, kur është shtypur nga nga automjet.
Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që automjeti u largua nga vendngjarja.
The post Përplasi për vdekje 57-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Albeu.com.