Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 August 2025Main stream

Linda e AKSHI-t sfidon SPAK, i jep 8.3 mln euro Ermal Beqirit pas kontrollit të zyrave nga BKH

By: Ardit
23 August 2025 at 21:00

Tenderi për “Përmirësimin e Sistemit të Thesarit” nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shkaktuar reagime për shkak të mënyrës së shpalljes së fituesit dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve COMMUNICATION PROGRESS (në pronësi të Gentian Likaj dhe Enkeleidi Zoraqi) dhe HORIZON (në pronësi të Ermal Beqirit), […]

The post Linda e AKSHI-t sfidon SPAK, i jep 8.3 mln euro Ermal Beqirit pas kontrollit të zyrave nga BKH appeared first on BoldNews.al.

Kërcënimi i gazetarit nga Lul Morina, Bardhi: Vetëm në shtetet mafioze ndodhin! Të veprojë Prokuroria

By: Ardit
23 August 2025 at 16:20

Deputeti i PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kërcënimin e gazetarit Almer Toska nga ana e biznesmenit Julian Morina, pas publikimit të një investigimi të publikuar në Timoni.al. Në një postim në Facebook, Bardhi ka dënuar kanosjen dhe shkruan se kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij, tregojnë se […]

The post Kërcënimi i gazetarit nga Lul Morina, Bardhi: Vetëm në shtetet mafioze ndodhin! Të veprojë Prokuroria appeared first on BoldNews.al.

Mario Roshi, mesfushori që la gjurmë te KF Tërbuni

By: danieli
23 August 2025 at 16:27

Me fanellën e Tërbunit, ai u aktivizua në ndeshje të Kategorisë Superiore dhe të Kupës së Shqipërisë, ku tregoi përkushtim dhe shpirt gare. Edhe pse nuk spikati me gola, Roshi u veçua për lojën e tij të palodhur në mesfushë dhe aftësinë për të balancuar lojën mes mbrojtjes dhe sulmit. Përkrah shokëve të skuadrës, ai dha kontribut të rëndësishëm në përballjet e forta të Tërbunit me ekipet më të…

Source

Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit

By: M C
23 August 2025 at 16:22

Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona të qytetit janë përfshirë nga stuhi të shoqëruara me erë të fortë dhe breshër.

Stuhia ka zgjatur rreth 20-30 minuta, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në disa segmente të rrugëve. Po ashtu, reshjet e dendura kanë çuar në krijimin e përmbytjeve të menjëhershme, pasi sistemi i kolektorëve të ujërave nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të shiut.

Era e fortë ka shkaktuar dëmtim të pemëve përgjatë rrugëve kryesore, duke rritur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet.

The post Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit appeared first on Albeu.com.

Edona Llalloshi shkëlqen në të kuqe, në një dukje glamuroze gjatë një ahengu

23 August 2025 at 13:55

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi po vazhdon të jetë shumë e angazhuar gjatë verës me dasma e koncerte të shumta.

Në disa fotografi të fundit të publikuara në rrjetin social, ku shihet e veshur me një fustan të kuq të mrekullueshëm, duke pozuar në një mjedis elegant dhe të bukur, përpara një liqeni dhe në një vend që reflekton gjithë lavdinë e ngjarjeve të mëdha që ajo merr pjesë.

Krahas koncerteve, Llalloshi po tregohet aktive edhe në politikë, si deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky është mandati i saj i parë në Kuvendin e Kosovës.

Edona ka arritur të bashkojë pasionin për muzikën dhe politikën në mënyrë të mrekullueshme.

Në këto momente, pas angazhimeve të shumta në jetën e saj profesionale dhe publike, ajo vazhdon të shkelqejë si një grua e fortë dhe e suksesshme që përpiqet të ndihmojë shoqërinë përmes muzikës dhe politikës.

Përndryshe, ajo anash nuk po i lë as projektet e reja muzikore për fansat e muzikës së saj. /Telegrafi/

The post Edona Llalloshi shkëlqen në të kuqe, në një dukje glamuroze gjatë një ahengu appeared first on Telegrafi.

Horoskopi ditor, e shtunë 23 Gusht 2025

By: Elva
22 August 2025 at 23:08

Dashi Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të ndiheni të demotivuar nga sjelljet tuaja, kështu që mundohuni që të rigjeni entuziazmin. Po ashtu mundohuni që të rrini me miq që i keni përzemër dhe mos u pushtoni nga […]

The post Horoskopi ditor, e shtunë 23 Gusht 2025 appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Me kallash në duar në mes të kryqëzimit, goditet makina e Kurteshit në Kombinat pas rr*hjes në rrugë

By: Elva
22 August 2025 at 22:59

Nga Elton Qyno “Ora News” ka siguruar pamjet ekskluzive të goditjes me armë ndaj një automjeti tip “Golf 7” mesditën e sotme në Kombinat, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Pamjet filmike tregojnë autorin e krimit që zbret nga një automjet me automatik në dorë dhe del në kryqëzimin e rrugës “Petraq Leka” […]

The post VIDEO/ Me kallash në duar në mes të kryqëzimit, goditet makina e Kurteshit në Kombinat pas rr*hjes në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Miku i tij shqiptar u v*a në Belgjikë, Van Damme bën shqiponjën në nder të tij

By: Elva
22 August 2025 at 18:02

Ndue Mylyshi, një 61-vjeçar shqiptar, humbi jetën tragjikisht disa ditë më parë pas një përleshjeje me qiramarrësin e tij në lagjen Itterbeek të Anderlecht, Belgjikë. Ai ishte pronari i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë aktorin e famshëm Jean-Claude Van Damme. Nga një spital në Francë, ku po […]

The post Miku i tij shqiptar u v*a në Belgjikë, Van Damme bën shqiponjën në nder të tij appeared first on BoldNews.al.

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

By: Ela
22 August 2025 at 12:19

Nga Boldnews.al Një skandal i rëndë, që tregon fytyrën e vërtetë të “Reformës në Drejtësi”, është konsumuar në fund të korrikut të vitit 2025. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), një strukturë nën drejtimin, por edhe kontrollin e plotë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka lejuar kandididimin e Genta Bungo (Tafa) për […]

The post Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

E premte 22 gusht, mot me reshje shiu të herëpashershme

22 August 2025 at 07:30

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Shërbmi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh me këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Përgjatë orëve të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë territorin ndërsa në orët e mbrëmjes ka ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje  – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/30 Re shi diell
Kukës 19/30 Diell re shi
Lezhë 18/30 Re shi diell
Dibër 15/29 Diell re shi
Durrës 21/30 Re shi diell
Tiranë 23/32 Re shi diell
Elbasan 22/31 Diell re shi
Berat 18/32 Diell re shi
Vlorë 22/31 Diell re shi
Korçë 15/28 Diell re shi
Gjirokastër 16/33 Diell re shi
Sarandë 22/31 Diell re shi

 

The post E premte 22 gusht, mot me reshje shiu të herëpashershme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

22 August 2025 at 07:15

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, në orët e pasdites mot me vranësira të pakta kryesisht në veri të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në veriperëndim – perëndim dhe pjesërisht në qendër (qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë) reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët deri mesatar.

Gradualisht pas orëve të mesditës reshjet e shiut humbasin intensitet, duke mbetur prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët. Në mbrëmje do të ketë ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Pak ditë pasi i vdiqën prindërit, vdes edhe 19 vjeçari nga aksidenti në Llapushnik

21 August 2025 at 21:28

Fatlum Gashi, 19-vjeçari që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

I riu ishte duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, ku gjendja e tij ishte kritike.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi.

Tragjedia është edhe më e rëndë, pasi në të njëjtin aksident ditë më parë humbën jetën edhe prindërit e tij.

Sipas të dhënave zyrtare nga departamenti i Policisë së Trafikut, numri i aksidenteve me fatalitet në nivel vendi, në 6 muajt e parë të këtij viti është është 44.

Një vit më herët, në vitin 2024, numri i personave të vdekur në aksidente komunikacioni ishte 97 dhe prej tyre 27 këmbësorë të vdekur.

The post Pak ditë pasi i vdiqën prindërit, vdes edhe 19 vjeçari nga aksidenti në Llapushnik appeared first on Telegrafi.

“Isha në jug”/ Gazetarja: Kamerat e sigurisë e regjistruan Daniel Shimën në tunelin e Elbasanit

By: Elva
21 August 2025 at 14:28

Detaje të reja janë zbardhur mbi zhdukjen e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, për rreth 10 orë. Shima kishte thënë se ishte në jug të vendit, por kamerat e sigurisë e regjistruan në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala në News 24, deklaroi se Shima është një person që di shumë informacione, ndaj zhdukja […]

The post “Isha në jug”/ Gazetarja: Kamerat e sigurisë e regjistruan Daniel Shimën në tunelin e Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

By: Elva
21 August 2025 at 14:14

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg 61-vjeçarin Shkëlqim Krrashi, i arrestuar dy ditë më parë në Yzberisht, pas kapjes së një laboratorit të përshtatur për përgatitjen e drogës. Policia bëri me dije se në banesën e Krrashit u gjetën rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis çokollatë, e ndarë në 69 paketime, […]

The post U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

By: Elva
21 August 2025 at 13:44

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në News24 mbi zhdukjen për rreth 10 orë të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, ngjarje që ka ngritur shumë pikëpyetje. Sipas Lalës, Shima konsiderohej si “truri kryesor” i AKSHI-t dhe kishte dijeni për çështje të rëndësishme që mund të çonin në hetime të reja. Ajo tha se nuk beson se […]

The post Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë appeared first on BoldNews.al.

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

By: Elva
21 August 2025 at 13:32

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp komentoi zhdukjen për rreth 10 orësh të ish-zv/drejtorit të AKSHI, Daniel Shima, dhe lidhjet e tij me tenderat e kompanive private në këtë agjenci. Berisha u ndal në mënyrën se si Gerond Meçe, përmes kompanisë ABS, ka fituar 46 milionë euro tendera, duke përfshirë […]

The post “Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

By: Elva
21 August 2025 at 13:05

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat u ndal tek rasti i ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, i cili dje humbi kontaktet me familjen për rreth 10 orë. Sipas Berishës, Shima është një person që “dinte shumë gjëra” dhe ndodhej në qendër të ndërthurjes së interesave mafioze. Ai përmendi emra si […]

The post Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës appeared first on BoldNews.al.

KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja

By: Elva
21 August 2025 at 12:46

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka urdhëruar anulimin dhe rishpalljen e tenderit 6.2 milionë euro të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgjet e vendit. Vendimi u mor pas konstimit se procedura ishte zhvilluar në shkelje të ligjit, pasi nuk ishte argumentuar pse kontrata ishte […]

The post KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja appeared first on BoldNews.al.

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

By: Elva
21 August 2025 at 12:16

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Belsh, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të marrë me qira nga një shtetas tjetër. I arrestuari është Leonidha Dervishi, banues në Belsh. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa Dervishi akuzohet për veprën penale “Vjedhja”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, […]

The post I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh appeared first on BoldNews.al.

“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

By: Elva
21 August 2025 at 12:02

Nga Boldnews.al Nëse do të shkoni tek klinika “Dental Turk” në Tiranë për shërbime stomatologjike, duhet të mbani në vëmendje se të dhënat tuaja personale dhe sensitive nuk janë aspak të sigurta. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka zbuluar se klinika me aktivitet shumë-vjeçar në kryeqytet ka problem të theksuar me respektimin e […]

The post “Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌