Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur që përfolet se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

By: V K
22 August 2025 at 13:45

Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa detaje ekskluzive rreth projekteve dhe planeve të saj.

E pyetur për mundësinë e një dissi muzikor, ajo e lidhi përgjigjen me përmendjen e “Big Brother VIP”, duke pranuar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e formatit.

“Mua më ka ardhur një ftesë edhe vjet, por unë nuk isha gati. A jam gati tani? Nuk e di, do ta zbuloj kur të më vijë ftesa”, shprehet këngëtarja.

Edhe pse nuk dha një konfirmim të prerë, Lore e la të hapur mundësinë për t’u parë në edicionin e ardhshëm të reality show-t më të ndjekur në vend, ç’ka do ishte një surprizë për publikun.

The post Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″/ Zbuloni personazhin e njohur që përfolet se do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi (EMRAT+FOTO)

By: V K
22 August 2025 at 13:18

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.

Sipas mediave greke, krimi ndodhi në ndërtesën ku jetonte familja, në rrugën Konstanda.

Mësohet se sherri mes tyre filloi brenda apartamentit dhe vazhdoi në hyrje të ndërtesës.

Ai qëlloi me thikë për vdekje Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.

 

The post Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi (EMRAT+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Arrestohet vajza e Eli Farës/ Kapet me k*kainë në Vorë, ja çfarë tha në polici

By: V K
22 August 2025 at 12:48

Ditën e sotme, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, policia e Tiranës, ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina Fara.

Marina Fara, emrin në dokumente e ka Roxhensa Kapurani.

Në njoftimin e policisë, thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës, i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.

Njoftimi:

U arrestua shtetasja R. K., 39-vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Mësohet se policia i ka gjetur Marina Farës 4 doza kokaine, në total 4.4 gram.

Lënda narkotike i është gjetur në automjet. Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës, u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.

Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak./ B.W

 

 

The post Arrestohet vajza e Eli Farës/ Kapet me k*kainë në Vorë, ja çfarë tha në polici appeared first on Albeu.com.

Aksidenti në aksin Lin-Pogradec, 62-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës

By: V K
22 August 2025 at 12:40

Këtë të premte, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore, të cilat më momentin e aksidentit po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës.

Sipas informacioneve, mësohet se fatkeqësisht e moshuara M.Gjoka, ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës.

Mësohet se e moshuara ishte nga Durrësi dhe kishte ardhur për pushime në Pogradec.

The post Aksidenti në aksin Lin-Pogradec, 62-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

By: V K
22 August 2025 at 12:33

Pak më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Kombionatit.

Sipas informacioneve, raportohet se si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar, megjithatë ende nuk janë të qarta rrethant e ngjarjes.

Mësohet se autoritetet policore kanë identifikuar auatorin dhe se po punophet për kapjen e tij.

The post Të shtëna me armë zjarri në Kombinat appeared first on Albeu.com.

Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO)

By: V K
22 August 2025 at 12:15

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

News24, ka siguruar pamje nga arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë vetëm pak minuta më parë.

Në video shihet se si tre persona janë të shtrirë në tokë, ndërsa forca të shumta procedojnë me arrestimin e tyre.

 

The post Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

By: V K
22 August 2025 at 11:29

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, me të cilën kishte katër fëmijë dhe më pas është arratisur.

Sipas mediave greke, krimi ndodhi në ndërtesën ku jetonte familja, në rrugën Konstanda.

Mësohet se sherri mes tyre filloi brenda apartamentit dhe vazhdoi në hyrje të ndërtesës.

Më pas 40-vjecari dyshohet se e vrau gruan e tij, gjithashtu shqiptare, me një mjet të mprehtë dhe menjëherë më pas u largua nga vendi i ngjarjes, duke vrapuar përmes rrugës Gladstonos.

Ndërkohë Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policore dhe në vendngjarje ndodhen gjithashtu ambulanca dhe mjeku ligjor.

Sipas raportimeve nga protothema.gr, nuk kishte histori të dhunës familjare midis çiftit.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë shkaqet që çuan në këtë vrasje të një gruaje.

 

The post Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë appeared first on Albeu.com.

Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, bie në pranga një person

By: V K
22 August 2025 at 11:14

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

Sipas burimeve paraprake, ndërhyrja është kryer vetëm pak momente më parë dhe lidhet me kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të ndaluarit.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihet se forcat e policisë kanë bllokuar një automjet tip “Audi”, nga i cili është nxjerrë një person dhe është shoqëruar nga uniformat blu.

Raportohet se ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.

The post Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, bie në pranga një person appeared first on Albeu.com.

Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk/ Arrestohet një person, një tjetër shpallet në kërkim

By: V K
22 August 2025 at 11:10

Policia e Tiranës, ka arrestuar një person dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 2 gusht 2025 në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, Juglen Abazi.

Në pranga ka rënë shtetasi A. D., 30-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi D. H. Të dy dyshohen për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të ndihmuar autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin Klevis Caka (Lusha) i cili aktualisht ndodhet në kërkim.

Vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes dhe të bashkëpunëtorit të tij.

Njoftimi i policisë:

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, në Fresk, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. D., 30-vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. H., për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit J. A., 28-vjeç, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin K. C.(L.), i cili është shpallur në kërkim”,– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk/ Arrestohet një person, një tjetër shpallet në kërkim appeared first on Albeu.com.

A ishit edhe sot vullnetarisht në SPAK? Arbër Veliaj del nga SPAK, nuk prononcohet për mediat (VIDEO)

By: V K
22 August 2025 at 10:42

Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbër Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi qëndroi vetëm 5 minuta aty.

Pasi ka dalë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ai nuk ka folur për mediat.

Sipas disa burimeve, ai ka dorëzuar disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Arbër Veliaj dorëzoi dokumentet, pas marrjes në pyetje për pesë orë me radhë.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.

 

The post A ishit edhe sot vullnetarisht në SPAK? Arbër Veliaj del nga SPAK, nuk prononcohet për mediat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kanosi kushëririn me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës (EMRI)

By: V K
22 August 2025 at 10:38

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor Enis Keta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

The post Kanosi kushëririn me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vrasësi shqiptar poston video në TikTok nga qelia/ Daily Mail: Kërkon të dërgohet në Shqipëri

By: V K
22 August 2025 at 10:36

Një shqiptar i akuzuar për vrasje ka shpërndarë një video në TikTok nga qelia e tij në një burg britanik, duke u lutur të transferohet në një burg në Shqipëri, në mënyrë që të mund të shohë familjen dhe t’i shpëtojë siç thotë ai “ushqimit të tmerrshëm”.

Eugert Merizaj, 32-vjeç, ka postuar vazhdimisht në rrjetet sociale që nga momenti kur në maj të vitit 2022 u dënua me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të trafikantit rival të drogës, Hemawand Ali Hussein.

Përdorimi i telefonit celular brenda burgut është i paligjshëm, por rojet në burg duken të paaftë për ta ndalur Merizajn, shkruan Daily Mail, i cili madje ka dalë video live duke luajtur lojëra online për të fituar para.

Në videon e tij më të fundit, të postuar këtë muaj, Merizaj pretendon se autoritetet britanike po e pengojnë të transferohet në Shqipëri për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit atje.

Kur u pyet se kur e pret që do të dërgohet në shtëpi, ai u përgjigj: “I kam bërë të gjitha aplikimet. Më duket se ne që kemi dënime të përjetshme nuk po lëvizim fare”.

Një marrëveshje për transferimin e të burgosurve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë hyri në fuqi në maj të vitit 2023.

Ajo synon të kursejë paratë e taksapaguesve dhe lejon transferimin e çdo shtetasi shqiptar që vuan një dënim mbi katër vite në burgjet britanike, në mënyrë që të përfundojë pjesën tjetër të dënimit në Shqipëri.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes është vonuar dhe një burim nga Shërbimi i Burgjeve të Shqipërisë i tha “Daily Mail” se deri tani vetëm 10 të burgosur shqiptarë janë transferuar.

Në një bisedë më të hershme në TikTok ku diskutonte mundësinë për t’u kthyer në atdhe, Merizaj shprehu ankesat e tij ndaj sistemit britanik të burgjeve.

“Ndoshta nuk do të kem telefon atje në një burg shqiptar, por e di që mund ta siguroj. Nuk e kam parë familjen time prej shtatë vitesh. Flas me ta çdo ditë, por nuk i kam takuar fizikisht. Ushqimi në këtë burg është i tmerrshëm.

Nuk mund të flasësh shqip këtu – vetëm anglisht. Mendoj… kushedi, ndoshta do të jetë më keq në Shqipëri. Por arsyeja kryesore që dua të kthehem është për të parë familjen time. Kjo ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër”.

Megjithëse rrallëherë ndiqet penalisht, posedimi ose përdorimi i telefonit celular në burg pa leje përbën vepër penale.

Merizaj filloi të ndante video nga qelia e tij në vitin 2023 dhe madje ka postuar video ku shihet duke fituar para në lojëra online.

Ai ka marrë pjesë gjithashtu në “Live Matches” të TikTok-ut, ku përdoruesit filmojnë veten duke biseduar me përdorues të tjerë për pesë minuta, ndërsa i kërkojnë shikuesve donacione online.

Përmbajtja e tij në rrjetet sociale sugjeron se Merizaj po shijon një jetë të rehatshme brenda qelisë, thotë Daily Mail me një video të publikuar nga qelia e tij vitin e kaluar, ku shfaqen një televizor, altoparlant, lojëra si dhe një koleksion librash në gjuhën shqipe.

Ai gjithashtu, është fotografuar në Instagram me atlete të markës Dolce & Gabbana që kushtojnë 550 paund, dhe foto me mbishkrimin në shqip: Më i fortë se kurrë.

Qeveria britanike është e interesuar të ulë numrin e të huajve në burgjet britanike, për të lehtësuar barrën financiare ndaj taksapaguesve, të cilët paguajnë rreth 40,000 paund në vit për çdo vend në burg.

Sipas skemës aktuale për largim të hershëm, të dënuarit e huaj të çdo kombësie mund të deportohen, pasi të kenë vuajtur 50% të dënimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo përqindje pritet të ulet në 30% në muajin shtator. Kushdo që deportohet në bazë të kësaj skeme është i lirë sapo të mbërrijë në vendin e tij të origjinës dhe nuk kërkohet të vuajë pjesë të mëtejshme të dënimit atje.

Në burgjet e Anglisë dhe Uellsit vitin e kaluar ndodheshin 1,099 shqiptarë, duke i bërë shqiptarët grupin më të madh të të burgosurve të huaj në këto burgje, sipas Daily Mail.

Merizaj ishte pjesë e një grupi që mashtroi trafikantin e kanabisit, Hemawand Ali Hussein, duke e tërhequr në një shtëpi në Hartlepool në vitin 2019, ku më pas u qëllua me armë gjahu.

Ai u kap në Belgjikë pas vrasjes dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar. Tre anëtarë të tjerë të bandës shqiptare u dënuan për vrasje pa paramendim.

Gjatë gjykimit në vitin 2022, gjykatësi Justice Lavender pranoi se Merizaj nuk e kishte qëlluar viktimën dhe nuk ndodhej brenda në shtëpi kur ndodhi vrasja, por ai ishte i përfshirë ngushtë në planifikimin e saj dhe kishte blerë armë, përfshirë edhe një sëpatë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë britanike tha: “Shumica e deportimeve ndodhin përmes Skemës së Largimit të Hershëm dhe jo përmes Marrëveshjeve të Transferimit të të Burgosurve.

Marrëveshjet për transferim janë vetëm një ndër mënyrat për të larguar kriminelët e huaj nga burgjet tona. Që nga marrja e detyrës, kjo qeveri ka deportuar 4,532 kriminelë të huaj një rritje prej 14% krahasuar me 12 muajt e mëparshëm”.

Ministria e Brendshme (Home Office) nuk pranoi të komentojë. TikTok është kontaktuar nga Daily Mail për një reagim.

The post Vrasësi shqiptar poston video në TikTok nga qelia/ Daily Mail: Kërkon të dërgohet në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Lin-Pogradec/ Makina përplas të moshuarën dhe një vajzë të mitur, 62-vjeçarja në gjendje të rëndë

By: V K
22 August 2025 at 10:25

Pak minuta më parë, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore, të cilat më momentin e aksidentit po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës.

Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.

Aktualisht, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Pogradec/Informacion paraprak:

Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset M. Gj., rreth 62-vjeçe dhe G. Gj., rreth 11-vjeçe.

Këto dy shtetase janë transportuar në spitalin e Pogradecit, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Lin-Pogradec/ Makina përplas të moshuarën dhe një vajzë të mitur, 62-vjeçarja në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

By: V K
22 August 2025 at 09:55

Këtë të premte, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Veliaj, është paraqitur sërish në SPAK. Ai ishte dhe ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas disa burimeve, ai do të dorëzojë disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se Arbër Veliaj ka dorëzuar dokumentet, pas marrjes në pyetje për pesë orë me radhë.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash.

Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.

The post Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK appeared first on Albeu.com.

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

By: V K
22 August 2025 at 09:30

Pas samitit të Ukrainës në Uashington, Evropa premton të luajë rolin e saj në një proces paqeje për Ukrainën. Po a do t’i përmirësojë ky premtim marrëdhëniet me SHBA-në? ​​

Bilanci i takimit në Uashington të krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane në Shtëpinë e Bardhë del mjaft i balancuar.

Nga njëra anë, Evropa, kontinenti i kjetër mori frymë lirisht: nuk pati asnjë konfrontim midis Volodymyr Zelenski dhe Donald Trumpit, siç pati shkurtin e kaluar – apo edhe një shkëputje të marrëdhënies transatlantike.

Nga ana tjetër, Donald Trump, nuk i përmbushi kërkesat kryesore evropiane – para së gjithash, kërkesën për një armëpushim përpara se të fillonin negociatat e paqes për Ukrainën.

Niklas Ebert përgjegjës për programin e sigurisë në institutin Marshall Fund thotë, se evropianët në kushtet aktuale arritën më të mirën e mundshme.

Por Evropa duhet të përgatitet për faktin se marrëdhënia transatlantike, nuk është më ajo që ishte dikur.

Uashingtoni nuk është një partner mbi të cilin mund të mbështetesh gjithmonë, paralajmëron Ebert.

Edhe Anthony Gardner, ish-ambasador i SHBA-së në BE gjatë administratës së Barack Obamës dhe tani këshilltar, nuk është shumë optimist se takimi i Uashingtonit do të përmirësojë marrëdhëniet transatlantike, kjo pasi. “Trump ende e sheh Evropën si kryesisht të parëndësishme”, thekson Gardner.

Edhe pse politikanët evropianë arritën ta ndryshonin disi narrativën në favor të Ukrainës, takimi nuk arriti të prodhonte ndonjë rezultat domethënës.

Gardner gjithashtu pret që evropianët do duhet ta përsërisin këtë, pasi Trump ndryshon mendje “çdo orë”. Në fund të fundit, qëllimi i presidentit aktual të SHBA-së është të arrijë një marrëveshje që është e favorshme për të.

Evropa do të japë kontributin e saj për paqen

Megjithatë, gatishmëria e SHBA-së për të marrë pjesë në të ashtuquajturat garanci sigurie për Ukrainën konsiderohet përparimi i ditëve të fundit.

Flitet për premtime mbrojtjeje të ngjashme me ato në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, ku shkruhet mbi detyrimin për të ofruar ndihmë nëse sulmohet një nga aleatët.

Në Uashington, delegacioni evropian kërkoi të theksonte gatishmërinë e tij për të dhënë kontributin e vet.

Për shembull, Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua Presidentit të SHBA-së: “Mund të jeni të sigurt se Evropa është shumë e vetëdijshme për të dhënë kontributin e saj të drejtë në këto garanci sigurie për Ukrainën – në fund të fundit, siguria e saj është qartësisht në rrezik”.

I ashtuquajturi “koalicion i të vullnetshmëve”, së bashku me forcimin e ushtrisë ukrainase, ka të ngjarë të jetë një element qendror i garancive të sigurisë në të ardhmen.

Cili është “Koalicioni i të Vullnetshmëve”?

“Koalicioni i të Vullnetshmëve”, u krijua disa muaj më parë nga Franca dhe Britania e Madhe. Tani thuhet se ka rreth 30 anëtarë.

Sipas Presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, përveç vendeve evropiane, në një konferencë telefonike të këtij grupi morën pjesë edhe Kanadaja, Turqia, Japonia dhe Zelanda e Re.

Pas përfundimit të luftimeve në Ukrainë, do të vendosen “trupa sigurie”, që kanë për qëllim të ndihmojnë në rindërtimin e forcave tokësore ukrainase dhe të sigurojnë hapësirën detare dhe ajrore të Ukrainës, njoftoi bashkëkryetari Keir Starmer në korrik.

Eksperti Ebert e sheh “koalicionin e të vullnetshmëve” si një “sinjal politik ndaj Uashingtonit” se Evropa është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi dhe të kundërshtojë narrativën amerikane se evropianët po mbahen në kurriz të SHBA-së.

Ish-ambasadori Anthony Gardner, pohon se nga evropianët “po vijnë veprat pas fjalëve tanimë”. Kjo është e rëndësishme, por gjithashtu kërkoi shumë kohë.

Sjellja e Evropës ndoshta nuk është pa interes. Eksperti i sigurisë Ebert thotë se motivi tjetër i evropianëve është gjithashtu t’i mbajnë amerikanët në anën e tyre.

Pa SHBA nuk ka zgjidhje

Një gjë është e qartë: Pa amerikanët, garancitë e sigurisë të lartpërmendura do të jenë të vështira të realizohen, nëse jo të pamundura. Analisti politik Ebert i tha DW se evropianët janë të varur nga SHBA-të si për mbrojtjen ajrore dhe raketore, edhe misionin e zbulimit dhe transportin strategjik ajror. Pra ata kanë nevojë për amerikanët si siguri.

Evropa nuk është në gjendje të mobilizojë një forcë mjaftueshëm të madhe për të mbrojtur në mënyrë efektive një armëpushim të mundshëm. Prandaj, duhet të jetë e qartë, se SHBA-të do të ndërhyjnë nëse ndodh diçka, thekson Ebert.

Aktualisht, po punohet për të formuluar garancitë e sigurisë. Sipas burimeve britanike, një takim midis SHBA-së dhe përfaqësuesve të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” është planifikuar të zhvillohet në ditët në vijim.

Trump pret trupa tokësore evropiane

Një çështje e ndjeshme këtu janë “trupat në terren”, pra a duhet të ketë trupa tokësore evropiane në Ukrainë.

Ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer, ka deklaruar qëllimin e tij për të dërguar trupa në Ukrainë, qeveria gjermane ende nuk ka marrë një qëndrim përfundimtar për këtë çështje. Rusia kundërshton vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë.

Ish-ambasadori amerikan Gardner kritikoi faktin se, ndonëse është folur shumë për këtë çështje duket sikur do të bëhet fjalë në fund për shumë më pak.

Edhe pas shumë muajsh, është ende e paqartë se për çfarë është e gatshme të kontribuojë Evropa.

Duke e varur tek njëri-tjetri gatishmërinë e tyre për të vepruar evropianët dhe amerikanët po e zhvendosin përgjegjësinë sa andej këtej.

Në një intervistë me televizionin amerikan Fox News, Donald Trump i bëri të qarta pritjet e tij nga Evropa: Ai pret që Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe të dërgojnë trupa tokësore. SHBA-të janë të përgatitura të ofrojnë mbështetje, për shembull, nga ajri. Çështja e trupave tokësore mund të jetë, pra, testi i radhës për marrëdhëniet transatlantike./DW

The post A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington? appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Pejë/ Makina përplaset me shtyllën, humb jetën një person

By: V K
22 August 2025 at 09:01

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:20, një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një person.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se viktima është se shoferi i makinës. Mjeti mësohet se ka goditur shtyllën e ndriçimit.

Si pasojë e plagëve shoferi ka ndërruar jetë në spital. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:20.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugorë, si pasojë e këtij vetaksidenti ngasesi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Rugova.

The post Aksident i rëndë në Pejë/ Makina përplaset me shtyllën, humb jetën një person appeared first on Albeu.com.

Reshjet e shiut në Kukës shkaktojnë rrëshqitje dherash në disa akse, shuhen zjarret në Fushë Arrëz

By: V K
22 August 2025 at 08:54

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kukësi është përfshirë nga moti i keq me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu.

Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme.

Shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë, duke përfshirë jo vetëm Kukësin, por të gjithë zonën veriore të vendit.

Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, të cilat prej ditësh kishin qenë një shqetësim serioz për banorët dhe strukturat e emergjencës, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit.

Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth.

Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze.

Autoritetet lokale janë në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për largimin e gurëve e dherave nga rruga.

The post Reshjet e shiut në Kukës shkaktojnë rrëshqitje dherash në disa akse, shuhen zjarret në Fushë Arrëz appeared first on Albeu.com.

Norvegjia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16-vjeç

By: V K
22 August 2025 at 08:44

Qeveria norvegjeze, ka bërë të ditur se nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16-vjeç, duke përmendur shqetësimet në rritje për rreziqet shëndetësore të lidhura me konsumin e tepërt.

Ministri norvegjez i Shëndetësisë, Jan Christian Vestre, tha se vendimi ka për qëllim mbrojtjen e të rinjve.

“E dimë që konsumi i tepërt i pijeve energjike çon në shqetësim, probleme me gjumin dhe vështirësi në përqendrim. Mund të çojë gjithashtu në dëmtime të sistemit kardiovaskular dhe sistemit nervor qendror”, tha ai.

Qeveria e paraqiti propozimin për herë të parë në pranverë, duke e nxjerrë atë për konsultim. Drejtoria e Shëndetësisë mbështeti planin, ndërsa Shoqata Mjekësore Norvegjeze dhe Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik kërkuan një kufi moshe më të rreptë prej 18-vjeç.

Kreu i bordit profesional të Shoqatës Mjekësore, Stale Onsgard Sagabraten, tha se është zhgënjyese që “qeveria zgjedh të injorojë këshillat e qarta profesionale dhe zgjedh një kufi moshe prej 16-vjeç”.

“Ne prisnim një politikë më ambicioze të shëndetit publik, në përputhje me parimin paraprak”, tha ai.

Ministri Vestre e mbrojti këtë veprim, duke theksuar se qeveria bëri një “vlerësim gjithëpërfshirës”.

“Ka argumente për vendosjen e kufirit të moshës në 18-vjeç. Por ne besojmë se shumë 16-vjeçar janë mjaftueshëm të pjekur për të bërë zgjedhje të informuara dhe të mira. Kjo është arsyeja pse e kemi vendosur kufirin në 16-vjeç”, tha ai.

Vendimi ka tërhequr kritika edhe nga industria e pijeve. Erlend Vagnild Fuglum, drejtor i Shoqatës Norvegjeze të Birrave dhe Pijeve, tha se masa ishte e panevojshme.

“Ne pajtohemi me Autoritetin Norvegjez të Sigurisë Ushqimore, i cili beson se një kufizim moshe nuk është as i nevojshëm dhe as proporcional”, tha Fuglum.

Ai argumentoi se qeveria duhet të kishte pritur për të parë ndikimin e një ndalimi të ri për marketingun e ushqimeve dhe pijeve të pashëndetshme për fëmijët, i cili mbulon edhe pijet energjike.

The post Norvegjia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16-vjeç appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Vlorë/ Ministria e Mbrojtjes: U ndezën nga një grup kriminal, arsyeja pse zgjodhën të vepronin natën

By: V K
22 August 2025 at 08:38

Disa vatrja zjarri përfshinë mbrëmjen e djeshme zonat e Dukatit, Drashovicës në qarkun e Vlorës. Zjarret raportohet se ishin të qëllimshme dhe kjo ngriti alarm tek autoritetet dhe banorët lokalë.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka dhënë detajet e fundit se si paraqitet situata.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, dyshohet që zjarret janë shkaktuar nga një grup i strukturuar kriminal, që ka vepruar me qëllim dhe në mënyrë të koordinuar.

Konkretisht zjarret u shfaqën mes orës 20:15 dhe 22:15, në një periudhë kohe që konsiderohet kritike për shkak të pamundësisë për ndërhyrje ajrore.

Dukat i Ri ishte një nga vatrat më të rrezikshme, por falë reagimit të menjëhershëm të emergjencave civile, zjarri u izolua dhe u shmang çdo rrezik për banesat.

Ndërkohë, tre vatra aktive në lartësitë e Drashovicës dhe dy të tjera në Vajzë mbeten ende të pakontrolluara.

Reagimi:

Sonte, mes orës 20:15 dhe 22:15, është shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë. Pas reagimit të shpejtë të emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara. Ndërkohë, 3 vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive.

Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie. Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri. Forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve.

The post Zjarret në Vlorë/ Ministria e Mbrojtjes: U ndezën nga një grup kriminal, arsyeja pse zgjodhën të vepronin natën appeared first on Albeu.com.

Miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor/ Nga ndalimi i celularëve, te masat kundër bullizmit

By: V K
22 August 2025 at 08:11

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në sistemin arsimor parauniversitar.

Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore.

Fillimisht në udhëzim, përcaktohet se regjistrimet e nxënësve në Institucionet Arsimore Parauniversitare (IAP), të bëhen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi që përcakton moshën dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Për shpërndarjen e testeve shkollore udhëzimi përcakton se drejtoritë e IAP-ve duhet të afishojnë në vend të dukshëm listën e teksteve shkollore, ku të shënohen titulli, shtëpia botuese, çmimi i tekstit për çdo klasë, vendi ku do të shpërndahen tekstet, si dhe periudha e shpërndarjes sipas një grafiku për çdo klasë.

Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, drejtuesit e IAP-ve dhe mësuesit të ndjekin me përgjegjësi procesin e shpërndarjes dhe të shitjes së teksteve shkollore për të gjithë nxënësit para fillimit të procesit mësimor dhe të pajisjes me tekste shkollore në përdorim falas për klasat I–IX të arsimit bazë.

Po ashtu, kërkohet që prej institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare të marrin masa për zbatimin e legjislacionit në fuqi për ndalimin e përdorimit të telefonit celular në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

Prioritet mbetet edhe masat kundër dhunës dhe bullizimit, ku u është kërkuar ZVAP-ve dhe drejtoritë e shkollave të zbatojnë me prioritet Planin Kombëtar të Veprimit “Për fuqizimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune e bullizimi dhe rritjen e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare”, miratuar me urdhrin nr. 32, datë 21.1.2025.

Ndër masat konkrete të kërkuara janë: zbatimi i Kodit të Etikës së mësuesit (gusht 2025), planifikimi i veprimtarive ndërgjegjësuese për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit, ngritja e këndit “Stop dhunës në shkollë” dhe ekipeve “antibulling” në çdo shkollë.

Gjithashtu, theksohet nevoja për monitorimin e komisioneve të etikës dhe disiplinës, si dhe organizimi i veprimtarive sensibilizuese më 21 nëntor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës në Shkollë./Monitor

The post Miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor/ Nga ndalimi i celularëve, te masat kundër bullizmit appeared first on Albeu.com.

❌
❌